Agjencioni floripress.blogspot.com

2013/01/27

Hashim Thaçi rizgjedhet Kryetar i PDK-së

Kryetari i porsazgjedhur i PDK-së, ka propozuar Sekretarin e kësaj partie, Jakup Krasniqin dhe Fatmir Limajn për Këshillin Drejtues.

Propozimi i tij është miratuar nga të gjithë delegatët e partisë.

Ky propozim vjen edhe përkundër mos-pjesëmarrjes së dy emrave të propozuar për Këshillin Drejtues në Konventën e VI-të të PDK-së.

Ndërkaq, PDK edhe zyrtarisht është profilizuar si parti e Qendrës së Djathtë, pas votimit unanim nga delegatët e Konventës.
Në votimin për Kryetar të PDK’së kanë marrë pjesë 719 delegatë, nga ta 718 kanë votuar pro kandidaturës së Hashim Thaçit, derisa vetëm 1 delegat ka votuar kundër. 

Në fjalën e tij para delegatëve, Thaçi i ka falënderuar për besimin e dhënë.

“Ju falënderoj për besimin që ma keni dhënë”, ka thënë ai.

“Në këto 13 vite PDK ka kaluar neper sfida dhe ka qenë përballë vendimeve të rënda, por bashkërisht i kemi tejkaluar këto situata. Kjo është vlerë e PDK’së”, ka pohuar Kryetari i PDK’së.

Më pas, ai i ka siguruar ata se partia, nën udhëheqjen e tij, do t’i fitojë zgjedhjet.

“Të nderuar delegatë, ju siguroj se si Kryetar i PDK’së do t’i fitojmë zgjedhjen lokale dhe nacionale”.


Një fjalë të shkurtër ka mbajtur edhe zëvendësi i deritashëm i Thaçit, Hajredin Kuçi.

“Jemi me fat që kemi një Lider që reflekton unitetin e partisë”, tha ai.

Tani delegatët kanë dalë në pauzë, për t’u kthyer më pas për procesin e zgjedhjes së Këshillit Drejtues të PDK’së. 




12:42 Hashim Thaçi është zgjedhur Kryetar i PDK’së, unanimisht, me aklamacion.

Nis Kongresi i PDK’së, zgjidhet Kryesia e Punës

12:14 Kryesia e Punës ka hapur diskutimin për delegatët e PDK’së.

Aktualisht po flet Arsim Bajrami, derisa më herët të pranishmve iu ka drejtuar Rexhep Hoti.

Ai ka thënë se Jakup Krasniqi duhet të jetë i pranishëm në strukturat udhëheqëse të partisë, pavarësisht se refuzoi të jetë pjesë e Kongresit Zgjedhor.

“Nëse nuk përfshihen gjithë figurat kyçe të PDK’së, nuk kemi bërë asgjë”, tha Hoti, i cili në mandatin e kaluar ishte deputet i PDK’së për një kohë të shkurtër.

11:40 

Para pak çastesh ka nisur punimet Kongresi i  6 -të Zgjedhor i Partisë Demokratike të Kosovës.

Hapjen e punimeve e ka bërë Basri Musmurati, i cili ka prezantuar Raportin e Punës së Këshillit dhe Kryesisë së PDK’së.

Më pas është zgjedhur Kryesia e Punës.

Për këtë detyrë janë zgjedhur Enver Hoxhaj, Hajredin Kuçi, Flora Brovina, Vlora Çitaku, Xhavit Haliti, Ganimete Musliu, Arsim Bajrami, Drita Kadriu dhe Ramë Buja.

Në agjendën e Kongresin tash janë miratimi i ndryshimeve statutare, derisa në mesditë pritet të zgjidhet Kryetari i partisë dhe më pas do të votohet për Këshillin Drejtues.

Deri më tash Hashim Thaçi është kandidati i vetëm për postin e të parit të PDK’së.




Ndaj kryeministrit Thaçi ka një simpati të veçantë. Është në koalicion me të qe 12 vjet dhe thotë se ai nuk e ka tradhtuar kurrë. E mirëkupton edhe pse nuk e ka marrë në qeveri. “Nuk është se nuk do, por nuk ka mundësi ta bëjë këtë”. Veç kësaj Haxhi Zylfi Merxha, prijësi i romëve në Kosovë, rrëfen se si njëherë e kishte vartës të tij liderin e LDK-së, Isa Mustafën, pse nuk e do ish-presidentin francez Nichola Sarkozy, liderin e Vetëvendosjes Albin Kurtin dhe pse ia ka marrë inati Adem Demaqit. Po ashtu, ai tregon se si kishte ndikuar që Ibrahim Rugova të merrte votat e duhura për President të Kosovës.
Thaçi: Që sot ne mund të fitojmë!
Vitet e gjata si punëtor i tekstilit kanë ndikuar që të duket pedant, edhe me moshën që e ka, gati 79 vjeç.

Në fillim paraqitet më serioz, por kah mesi i bisedës shakatë janë të paevitueshme nga ky politikan i njohur por që vitet e fundit nuk është parë shpesh në media pasi nuk është deputet i legjislaturës së fundit.

Aktualisht është Ambasador i Paqes për Kosovë, Ballkan dhe Evropë dhe kryetar, siç thotë, i përjetshëm i Partisë së Romëve të Bashkuar.

“Si parti e vetme për romët në Kosovë, kemi bërë shumë. I kam 35 studentë që marrin edhe bursa në fakultete. Kam punësuar të rinj nga Fushë Kosova, Prizreni”, thotë Merxha.

Ai thotë se partia që udhëheq nuk është e madhe, por, sipas tij, përpiqet për të ndihmuar. “Sa e kemi jorganin, aq i shtrijmë këmbët”.
PDK profilizohet si  Parti e Qendrës së Djathtë
Haxhi Zylfi Merxha, ish-deputet i parlamentit të Kosovës, është i lumtur që jeton në Kosovë dhe mendon se Kosova është vendi model ku respektohen të drejtat e pakicave, më mirë se në Evropë e Amerikë.

“Kam qenë tri herë në Amerikë, e kam pa atje qysh shkon jeta, ata janë shumë prapa nesh sa i përket të drejtave të pakicave”, thotë ai.

Jeta e tij, prej kur i përfundoi mandati si deputet ka ndryshuar. Ishte deputet në tri mandate legjislative dhe shpesh ishte kapur nga kamerat televizive duke fjetur në seancë parlamentare.

Tash punon më pak, por si kryetar partie që është, vijnë dhe e informojnë për zhvillimet në politikë.

Ndaj kryeministrit të Kosovës ka një simpati të veçantë, dhe mjaftë besnike. “Thaçin e kam lavdëruar, edhe prapë e lëvdoj sepse Thaçi vërtet e bënë punën e vet. Pse s’ka mundur ta ketë në qeveri edhe një rom nuk them që ai s’na do, por nuk ka mundësi”, thotë Merxha.

“Një herë jam nënshkruar para 12 vjetëve, edhe s’kam mendjen të lëvizë më, edhe këtë vit jam prapë në koalicion me të”, thotë ai.

Ndërsa mendon se Vetëvendosje është një grup që po ia prish imazhin Kosovës. “Në zyrën tonë ka shumë fotografi të Albinit me Adem Demaçin. Ata kanë qenë gjithmonë mysafirët e mi, mirëpo tash nuk më pëlqejnë gjestet që i bënë Albini (protestat)”.

Ndërkohë për Demaçin thotë se prej se është rehatuar nga Qeveria, e cila i kishte dhënë veturë e pagë, më nuk i ka ardhur për vizitë.

Historitë me Sarkozyn, Rugovën dhe Isa Mustafën

Kushti kryesor për pavarësi e shumë vendime të mëdha politike për Kosovën kanë qenë pakicat, thotë Merxha.

Ai përmend shumë takime të mbajtura në Vjenë e vende të tjera të Evropës ku ka qenë pjesëmarrës. “Më kanë pyetur shumë herë nëse kemi të drejta në Kosovë, e unë u thosha që askund në botë nuk ka vende të sigurta sikur ne që i kemi në parlament”.

Nga këto takime, kishte edhe momente të veçanta që ai nuk i harron.
Thaçi propozon Krasniqin e Limajn për Këshillin Drejtues
Qeshet me faktin se si një kohë e kishte vartës kreun e tanishëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës. “Kur kam qenë në Vjenë, këshilltar imi ka qenë Isa Mustafa, shkoni pyetni kë të doni. Ai akademik, unë me shkollë të lartë (qesh)”.

Ka pasur raste kur është treguar i ngutshëm, por me krenari tregon se si e ka ndërruar situatën.

“Kam qenë në Parlament të Rumanisë, atëherë kur Sarkozy i përzuri 20,000 rumunë dhe atje e qova zërin. Thash kam kujtuar që Hitleri ka vdekur, tash paska ardhur një Hitler i ri e ai është kryetari i Francës”, kujton Merxha.

Të nesërmen e kishte ftuar ambasada e Francës në takim, kujton ai, për fjalët e rënda që i kishte thënë. “Ju drejtova me gisht dhe ju thashë: ‘unë popullin e Francës e dua shumë, mirëpo kryetarin e juaj nuk e dua’. E për këtë që s’e dua Sarkozinë, le të më paditë e të shkojmë në gjyq...edhe ata veç më shikonin”, kujton Haxhia.

Edhe ish-presidenti Ibrahim Rugova ishte në zor për Haxhi Merxhen.

Duke parë që për dy herë me radhë nuk i mori votat e deputetëve të Parlamentit, i kishte dërguar disa njerëz tek Haxhia.

“Erdhën në mes të natës, dhe më morën. Unë ia lashë djalit targat e kerrit, dhe përshkrimin e personave, e i thashë nëse nuk kthehem brenda dy orëve, shko lajmëro në polici zhdukjen time”, tregon ai se si ishte frikësuar për këtë vizitë të papritur.

“E kur mbërrimë në Prishtinë, Rugova na shërbeu me raki e cigare...ai pinte shumë, e unë si Haxhi nuk e kam shti në gojë qe 40 vjet”, rikujton Haxhia.

“Më tha, ‘Haxhi nëse edhe kësaj here nuk zgjidhem, kurrë nuk do të zgjidhem...’”.

“Të nesërmen, ishte mbledhja e radhës e parlamentit, dhe unë u ngrita në këmbë dhe thash votat e minoriteteve i shkojnë Ibrahim Rugovës. Të gjithë aplauduan”, kujton si me krenari këtë veprim.

Kjo kishte ndikuar që Rugova të merrte votat e duhura për tu zgjedhur nga parlamenti në postin e Presidentit të Kosovës, më 2004.


Komuna e Prishtinës e cila udhëhiqet nga Lidhja Demokratike e Kosovës përmes një deklarate për shtyp ka akuzuar televizionin publik RTK se ka injoruar fatkeqësinë kombëtare të aksidentimit të nxënësve, duke i dhënë përparësi transmetimit të kongresit të Partisë Demokratike (PDK).

Për Komunën e Prishtinës, aksidentimi i autobusit me rreth 60 nxënës dhe arsimtarë të Shkollës së Muzikës ‘Prenk Jakova’ në Prishtinë, që ndodhi të shtunën, paraqet një fatkeqësi kombëtare dhe “të gjithë qytetarët e Prishtinës dhe mbarë Kosovës i kishin sytë kah këta fëmijë dhe luteshin e uronin që nuk kishte ndodhur më e keqja”.

“Në momentin kur të afërmit dhe qytetarët e tjerë të Kosovës pritnin të merrnin lajmin detal në lajmet qendrore të ditës në televizionin e tyre publik RTK, se sa prej fëmijëve janë lënduar, sa rëndë janë lënduar dhe kush janë të lënduarit, RTK vendosi të transmetoj drejtpërdrejt kongresin e partisë në pushtet. Për më tepër, edhe kur emisioni i lajmeve filloi me shumë vonesë, qytetarëve iu servua kongresi i partisë në pushtet. Sipas politikës redaktuese të RTK-së, fatkeqësia kombëtare ku aksidentohet autobusi me 60 fëmijë, nuk merituaka të transmetohet para kongresit të partisë në pushtet”, thuhet në deklaratë.

Komuna e Prishtinës shpreh indinjatën e thellë për këtë politikë redaktuese të RTK-së.

“Komuna e Prishtinës pret që RTK të kryejë misionin e tij si televizion publik në shërbim të qytetarëve dhe publikut, e jo në shërbim të partive politike dhe pushtetit. Qytetarët e Kosovës e njohin RTK si televizion publik, e jo televizion shtetëror që vihet në shërbim të pushtetit”, thuhet në deklaratë.

Komuna e Prishtinës përkujton RTK-në se po shpenzon 8.2 milion euro taksa të qytetarëve të varfër të Kosovës për të qenë në shërbim të tyre.

Komuna e Prishtinës i bën thirrje Kuvendit të Kosovës të mbikëqyrë se si po keqpërdoren këto mjete nga RTK me këtë politikë redaktuese, që është jashtë çdo etike profesionale dhe në kundërshtim me qëllimin e themelimit dhe funksionimit të RTK-së si televizion publik.

“Flaka e Janarit 2013-Gjilan”




Flaka e Janarit është një manifestim letrar që mbahet në Gjilan, në shenjë respekti për atdhetarin dhe shkrimtarin disident Jusuf Gërvallën. Flaka Janarit ka traditë mbi 12 vjeçare. Laureat e shpërblimit Flaka e Janarit janë shumë shkrimtarë.



“Flaka e Janarit” u themelua për t’i bërë homazh të përjetshëm punës së palodhshme, vendosmërisë e vetëmohimit dhe sidomos rënies heroike të Kadri Zekës, Jusuf e Bardhosh Gërvallës, Rexhep Malës e Nuhi Berishës më 1982 dhe 1984, kështu është thënë në Akademinë e Flakës së Janarit.

Kjo akademi është organizuar nën patronatin e kryeministrit të vendit, Hashim Thaçi. Ndonëse ishte e paralajmëruar pjesëmarrja e tij, ai nuk ishte prezent, për shkak të një takimi që kishte me anëtarët e shteteve të Quintit.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Qemajl Mustafa në hapje të akademisë tha se “Flaka e Janarit” u mbajt nën kushte të jashtëzakonshme për disa vite, por ajo pavarësisht vështirësive ajo gjithmonë u mbajt në mënyrë të dinjitetshme.
flaka
Mustafa ka thënë se mirënjohja kryesore dhe respekti i pakufishëm u takon atyre që na e mundësuan themelimin, rritën, krijimin dhe shijimin e Flakës së Janarit e që janë heronjtë dhe dëshmorët tanë Kadri Zeka, Jusuf e Bardhosh Gërvalla, Rexhep Mala e Nuhi Berisha dhe të gjithë dëshmorët e hapësirës shqiptare.

I pari i komunës ka thënë se “Flaka e Janarit”, u themeluar edhe për një arsye tjetër, atë të angazhimit për lirinë e vendit.



“Flaka e Janarit u themelua edhe për një arsye tjetër të madhe e që ishte përçuarja e mesazhit kristalt zëshëm dhe qartë te okupatori se rruga dhe angazhimet tona për liri e kishin marrë hovshëm dhe seriozisht shpejtësinë e vet dhe kjo nuk do të ndalej më kurrë deri në realizim”, ka thënë Mustafa.

Ndërkaq, Ismajl Syla këshilltar politik i Hashim Thaçit tha se Flaka e Janarit u ndez para 31 vitesh në Gjermani atje ku vepronin e punonin Kadri Zeka e vëllezërit Gërvalla.

Syla ka folur për dimensionin politik, kulturor e arsimor të Zekës e familjes Gërvalla.

“Ata kishin si synim bashkimin dhe unifikimin e njerëzve. Këta heronj të kohës fuqizuan indin intelektual, andaj me të drejtë do të themi se “Flaka e Janarit” pasqyron pjesën e ardhme të historisë moderne shqiptare” ka theksuar Syla.

Një fjalë rasti mbajti edhe akademiku, Mehmet Halimi, i cili tha se “Flaka e Janarit” e këtillë si është e dizajnuar me dinjitet po pasqyron vlerat tona kombëtare e çlirimtare.

Kjo akademi është organizuar nën patronatin e kryeministrit të vendit, Hashim Thaçi, gjë që ka gëzuar udhëheqësit komunal që është futur kjo nën ombrellën e Qeverisë së Kosovës.

Ky është edicioni i 22-të i “Flakës së Janarit” që nga themelimi i saj më 1991.

Ndryshe, këto aktivitet kanë filluar me 11 janar, ndërsa do të përfundojnë me 26 janar.

********
folk flaka
Rreth 200 poezi dhe 37 tregime kanë mbërritur në adresë zyrtare të Komunës së Gjilanit për konkursin anonim letrar të “Penës së Flakës” e cila mbahet në kuadër të “Flakës së Janarit 2013”, rezultatet e të cilave do të publikohen me rastin e mbajtjes së Orës së madhe letrare, thanë përgjegjës së shtyllës së artit letrar të këtij manifestimi.
folk flaka 3
Sabit Rrustemi, anëtar i Këshillit të Flakës dhe përgjegjës për artin letrar, tha se në konkursin anonim letrar për poezi dhe tregim të shkurtër, përmes postës me kopje fizike dhe postës elektronike, kanë ardhur rreth 200 poezi dhe 37 tregime, të cilat janë në proces të vlerësimit nga juria profesionale.

“Në këtë konkurs ka prurje të shumta nga të gjitha trevat shqiptare, Kosova, Shqipëria, Maqedonia dhe mërgata të cilët i ka bashkuar ‘Flaka e Janarit’.

folk flaka 2
Mundësia e dërgimit të punimeve edhe me postë elektronike e ka shtuar interesimin e pjesëmarrësve e me këtë edhe konkurrencën dhe cilësinë”, tha Rrustemi. Duke folur për punimet e pranuara, Rrustemi tha se ka edhe autorë që janë joserioz, pasi kanë konkurruar me shumë punime dhe se nuk kanë respektuar kriteret e konkursit. Shpërblimet e këtij konkursi përfshijnë tri çmime për poezi dhe tri çmime për tregim të shkurtër si dhe çmimi “Pena e Flakës”, që jepet për poezinë më të mirë të lexuar në Orën e madhe letrare.


Në Drejtorinë për Kulturë, Rini e Sport (DRKS) në Gjilan, thonë se çdo gjë është gati për fillimin e manifestimit tradicional “Flaka e Janarit 2013’, që hapet më 11 dhe mbyllet më 25 janar. 

Veton Nevzadi, drejtor për Kulturë, ka thënë se manifestimi hapet me homazhe te Varrezat e Dëshmorëve dhe  një pritje për familjet e dëshmorëve, që organizon kreu i komunës. Në mbrëmje ndizet edhe flakadani i Flakës, në ballinën e Tetarit të Qytetit. 
Ditën e parë zhvillohet edhe Festivali i muzikës për fëmijë “Xixat e Flakës” si dhe turneu i futbollit “Rexhep Mala e Nuhi Berisha”. 

Manifestimi vazhdon më 15 janar, me koncertin e muzikës folklorike “Folk Flaka” për të vazhduar më 17 janar, me akademinë e “Flakës...” dhe  ekspozitën e arteve pamore “Peneli i Flakës”.

Nga data 19-23 janar, për pesë net rresht, zhvillohet Festivali i Dramës Shqipe “Talia e Flakës”. 

Me 24 janar mbahet “Pena e Flakës”, ku do të bëhet shpallja e rezultateve të konkursit letrar në poezi dhe tregim të shkurtër si dhe organizohet Ora e madhe letrare. 

Më 25 janar, me mbrëmjen e muzikës popullore “Fest Flaka”, përmbyllet ky manifestim, i cili pritet të tubojë në Gjilan, si gjithmonë deti tani, qindra artistë e artdashës nga të gjitha trevat shqiptare, për ta shndërruar këtë qytet të Kosovës, në një kryeqendër të kulturës mbarëshqiptare.


“Flaka...” është  ndër më të rëndësishmit në trojet shqiptare, që mbahet prej më shumë se njëzet vitesh, në nderim të heronjve, dëshmorëve dhe martirëve të historisë sonë kombëtare.

“Flaka...” është bërë tashmë identitet kulturor i Gjilanit, ka thënë Nevzadi.





Vlenë theksuar se në ketë enviniment kulturor nuk janë ftuar shkrimtaret me të afirmuar te trevave shqiptare....


Abdullah Konushevci





Manifestimet letrare

Më pyeti një mik nga Shqipëria se ç’është “Flaka e janarit”? I thashë se më duket që është një manifestim provincial, që organizohet në Gjilan. U detyrova të lexoj pak dhe të mësoj se është manifestim letrar, muzikor e ku di unë çka tjetër. I tregova se kurrë nuk jam ftuar në këtë manifestim, si në shumë manifestime të tjera të tilla dhe se për këtë jam pak edhe krenar. Ka shumë shpirtligësi dhe dashakeqësi tek organizatorët e këtyre manifestimeve, që janë, për fat të keq, jo rrallë disa mediokër letrarë, që gjejnë kënaqësi, prehje të mos përfillin krijuesit e vërtetë.

Bekim Kqiku

Bekim Kqiku: eshte kohe e pa koke,kur ndytesirat notojne mbi uje!



Rrok Berishaj

Rrok Berishaj:... po kam dhimbje per organizatoret, sipas tyre letersia shqipe duhet kufizuar me zona ! Pjesemarrja e poeteve nga trevat shqiptare do ia kishte rrit vlerat ketij manifestimi dhe do kishte nderuar organizatoret. Keshille per organizatoret, mos luani dhe mos injoroni vlerat letrare shqipe....





*****
14 vjec dhender

Shfaqja “14 vjeç dhëndër”, e regjisores Elma Dorezi, u vlerësua me tre çmime në Festivalin Mbarëkombëtar të Teatrove “Flaka e janarit” në Gjilan të Kosovës.

Jo vetëm që u përzgjodh si shfaqja më e mirë e këtij festivali, por regjisorja Elma Dorezi mori çmimin “Realitet i ri teatror”, ndërsa aktori Devis Muka u vlerësua si aktori më i mirë i festivalit për rolin e Gjinos.
Teatri i Metropolit u përfaqësua në këtë festival me komedinë e Çajupit, që nën interpretimin e aktorëve Devis Muka, Marsela Lena, Lorenc Kaja, Erjona Kaçeli, Alban Musa, etj, sjell një komedi që flet përmes groteskut.

Festivali u hap me shfaqjen premierë “Kopshti me lule” i Teatrit të Gjilanit, me regji të Iliriana Arifit. Pjesë e festivalit ishin dhe shfaqjet “Frigoriferi”, e teatrit “Adriana Abdullahu” nga Ferizaj, me regji të Fatmir Hysenit, “Shtëpia në erë”, nga Teatri i Tetovës, nën regjinë e Kushtrim Bekteshit, ndërsa Tetari Kombëtar i Kosovës u prezantua me shfaqjen “Shtëpia në ankand”, me autor e regjisor Fadil Hysaj. Ky është edicioni i 22-të i Festivalit Mbarëkombëtar që mblodhi trupat teatrore nga gjithë trevat shqipfolëse.
flaka_janarit601
Në ndryshim nga filmi, regjisorja Dorëzi ka menduar që shfaqjen “14 vjeç dhëndër” ta mbajë në grotesk, duke bërë një adaptim të tekstit, i bazuar tek Çajupi me të njëjtët personazhe, por duke sjellë skena dhe karaktere të ndryshëm dhe interesant.

Një nga trajtimet e personazheve është ndryshimi i gjinive jo tek aktorët, por në interpretimin e personazheve, që do të thotë, gratë do të sillen si burra dhe burrat si gra, gjë që vihet re kryesisht tek dyshja kryesore, Tanë dhe Vangjel apo dhe tek dyshja Gjino- Marigo.

Flori Bruqi
Situata në Luginën e Preshevës pas heqjes arbitrare të pllakës përkujtimore të dëshmorëve të UÇPMB-së, nga xhandarmëria serbe mbetet edhe më tej e tensionuar.



Baki Rexhepi - Preshevë



Grupi i ashtuquajtur i unitet ndër shqiptarë, që nga mbajtja e protestës gjithëpopullore nuk ka pas ndonjë takim për të shqyrtuar mundësin e tejkalimit të gjendjes në Luginë. Ndërkohë, përkundër paralajmërimeve nuk janë zhvilluar as takime me ndërkombëtarë.
Lugina në tension, paralajmërohen protesta në Bujanoc
Shaip Kamberi, nënkryetar i Partisë për Veprim Demokratik, grupin e unitetit e quan “ad hoc” mekanizëm, i cili i krijuar në rrethana të jashtëzakonshme nuk mund të jetë efikas, por sipas tij, duhet jetësuar funksionimin e Kuvendit gjithëshqiptarë të Luginës, në mënyrë që krahas deklaratave të koordinohet edhe veprimi.

Kamberi, madje paralajmëron protestë në Bujanoc me qëllim të ngritjes së zërit për padrejtësitë që po i’u shkaktohen shqiptarëve në Luginë.

Përfaqësuesi i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇPMB-së, Edmond Isufi, problemin kryesor të gjendjes së krijuar në Luginë e sheh pikërisht në mos bashkimin e qëndrimeve të shqiptarëve të këtushëm.

Prandaj, sipas tij, përderisa mungon bashkëpunimi, liderët nuk mund të presin përkrahje nga populli e as nga Organizata e Veteranëve të Luftës e aq më pak, sipas tij nga Kosova, Shqipëria dhe Bashkësia Ndërkombëtare.

Në protestën e organizuar me rastin e kidnapimit të pllakës përkujtimore të dëshmorëve të UÇPMB-së, liderët politik shqiptarë të Luginës, parashtruan disa kërkesa, përmbushja e të cilave do të stabilizonte gjendje në këtë rajon.

Por, mungesa e unitetit e shprehur nga vet liderët e Luginës dëshmon për vazhdimin “status quos”, e cila tash e 13 vite po mbretëron në Luginën e Preshevës.

Më shumë monografi se romane

ISA VATOVCI


Për pak vite ka rënë interesimi për të shkruar romane

Në këtë mes kemi edhe të tillë që shkruajnë për tema kombëtare, respektivisht nga lufta. Këto dhjetë vjetët e fundit, krijuesit tanë më shumë janë koncentruar rreth monografive të ndryshme dhe kjo bën që ata për pak vite ta humbin interesin për të shkruar romane”, ka thënë kritiku Sahitaj
Prodhimtaria e vogël dhe mungesa e marketingut kanë bërë që krijuesit e romanit, sot në Kosovë, në të shumtën e rasteve të jenë jashtë vëmendjes së audiencës. Madje është krijuar një përshtypje se ky zhanër është lënë fare pas dore, edhe ku zhvillohet nuk është atraktiv dhe interesant për lexuesin. Në fakt, në Kosovë, gjatë një viti prodhohen pak romane. Shqetësues mbetet fakti i distribuimit të tij në tregun e librit jashtë Kosovës, posaçërisht në Shqipëri, ku romanet e autorëve shqiptarë nga Kosova vërehen pak, për të mos thënë fare. Romani shqip në Kosovë, edhe pse në sasi më të vogël kultivohet, edhe ai ka një nivel artistik të kënaqshëm dhe nuk është më poshtë se ata të rajonit. Ndërsa, depërtimi i tij me vështirësi në tregun e librit, në Shqipëri më shumë ka të bëjë me mungesën e marketingut. Kështu janë shprehur krijuesit dhe studiuesi kosovarë. Sipas tyre, të thuash se në Kosovë nuk ka zhvillim të romanit apo romane të nivelit artistik, do të thotë se nuk ke lexuar asnjë roman.
Shkrimet për temat sociale

Në një prononcim , studiuesi Reshat Sahitaj ka thënë se të gjithë ata që mendojnë se në Kosovë nuk shkruhet romani dhe se ai nuk depërton në Shqipëri, ose nuk kanë lexuar romane të autorëve tanë e që ka mjaft, ose nuk dëshirojnë t’i vlerësojnë, që sipas tyre, këtë e bëjnë për shkaqe banale, siç është shprehur ai, ngase nuk i takojnë klanit të tyre, ose thjeshtë vetë dëshirojnë të dominojnë, duke e ulur çdo roman tjetër. Sipas tij, krijuesit e plejadës më të moshuar, më së shumti shkruajnë për temat sociale dhe aty-këtu kombëtare, e ata të, sipas tij, të rinj, shkruajnë tema të dashurisë, por që pakkush prej tyre ka arritur nivelin letrar-artistik. “Në këtë mes kemi edhe të tillë që shkruajnë për tema kombëtare, respektivisht nga lufta. Këto dhjetë vjetët e fundit, krijuesit tanë më shumë janë koncentruar rreth monografive të ndryshme dhe kjo bën që ata për pak vite ta humbin interesin për të shkruar romane”, ka thënë ai. Ndërsa, sa i përket depërtimit të tij në tregun e Shqipërisë, Sahitaj është shprehur se Shqipëria e refuzon romanin tonë në mënyrë shumë perfide. “Nëse një roman yni nuk e ka një lektor, redaktor tiranas, libraritë refuzojnë ta marrin për shtije. Kur shkruajnë për ndonjë krijues nga Kosova, ata në kryetitull e shkruajnë shkrimtar nga Kosova”, ka thënë ai, duke shtuar se krijuesit kosovarë shkruajnë romane të mira, që edhe lexuesit e Tiranës do të kishin kënaqësi t’i lexonin. Ai nuk ka lënë pa kritikuar edhe klanizimin e krijuesve, që sipas tij, më shumë janë duke i dëmtuar zhvillimet dhe promovimin e letërsisë.
Mungesa e marketingut

Edhe krijuesi Ardian Haxhaj ka mendim pak a shumë të njëjtë sikurse Sahitaj. Haxhaj ka thënë se krahasuar me gjinitë e tjera letrare, zhvillimi i romanit në kuptimin sasior është shumë më i vogël. “Shkrimi i romanit kërkon një pjekuri të plotë profesionale nga ana e krijuesit. Besoj se nuk është fjala te ngecja e zhvillimit të romanit në Kosovë, por te produksioni i vogël i tij”, ka thënë ai, duke shtuar se temat që prekin autorët kosovarë janë të ndryshme. Brezi më i ri i shkrimtarëve, sipas tij, është shumë më i lirshëm në trajtimin e temave të ndryshme. Ai ka pohuar se mungesa e romaneve të autorëve kosovarë në tregun e librit në Shqipëri, është çështja e mungesës së marketingut dhe mungesës së lojalitetit në mes të tregut tonë letrar dhe atij të Shqipërisë. Madje, te ne, ka vazhduar ai, ka ndjenjë të dyfishtë inferioriteti; në njërën anë bëhemi inferiorë dhe lajkatarë ndaj letërsisë që shkruhet dhe botohet në Shqipëri, duke e nënvlerësuar herë me qëllim e herë pa qëllim romanin që krijohet në Kosovë, dhe botuesit në Shqipëri e shikojnë me inferioritet letërsinë e Kosovës në përgjithësi, e në këtë rast edhe zhvillimin e romanit.

Niveli artistik

Edhe studiuesi Ag Apolloni në një prononcim për “Kosova Sot” ka thënë se, mungesa e depërtimit të romaneve të autorëve nga Kosova në Shqipëri, është pasojë e mungesës së marketingut. Ndërsa, ka thënë se edhe pse shkruhen pak në krahasim me zhanret, niveli i tij artistik nuk qëndron më poshtë se ato që kultivohen në Shqipëri. “Kjo është më shumë punë e menaxhimit. Autorët nga Tirana, në Kosovë vazhdimisht promovohen përmes promovimeve, organizimit të promovimeve të romaneve të tyre apo formave tjera”, ka thënë Apolloni.

Temat, të ndryshme

“Shkrimi i romanit kërkon një pjekuri të plotë profesionale nga ana e krijuesit. Besoj se nuk është fjala te ngecja e zhvillimit të romanit në Kosovë, por te produksioni i vogël i tij”, ka thënë Haxhaj, duke shtuar se temat që prekin autorët kosovarë janë të ndryshme.

LDK-ja ka financuar stërvitjet ushtarake të Adem Jasharit

Ani pse parti që kundërshtonte luftën, Lidhja Demokratike e Kosovës ka menduar për mundësinë e konfrontimit të armatosur me Serbinë qysh në fillim të viteve 1990. Madje, me të hollat që ka mbledhur partia e Ibrahim Rugovës në Perëndim, nga mërgimtarët shqiptarë atje, përmes Fondit për Vetëmbrojtje, është financuar stërvitja e luftëtarëve të Kosovës, përfshirë komandantin legjendar, Adem Jashari. 

Kështu thotë Hafiz Gagica, ish-drejtues i LDK-së për Gjermani dhe koordinator i saj për diasporë, në një intervistë për emisionin “Pressing” të KTV-së, të transmetuar të shtunën mbrëma.

Mirëpo Gagica ka edhe fjalë kritike për partinë e tij, dhe nuk ngurron që edhe ato t’i shpalosë. Në emision ai ka folur edhe për dyshimet në lidhje me menaxhimin e Fondit të Republikës së Kosovës, të njohur si Fondi i 3-përqindëshit, ndërsa ka lansuar edhe kritika të ashpra për mënyrën se si udhëhiqet partia e tij sot. Ai ka ka folur edhe për rolin e mërgatës shqiptare në vitet e rezistencës paqësore dhe luftës për çlirim të Kosovës nga Serbia, ndërsa ka theksuar se ekziston një mungesë e respektit dhe njohjes së këtij kontributi të diasporës nga ana e institucioneve në Kosovë.

Gagica, i cili vite të tëra ka qenë kryetar i LDK-së për Gjermani, si dhe kryetar i kolegjit të degëve të kësaj partie për tërë Evropën Perëndimore, SHBA-në dhe Australinë, ka shpalosur detaje të shumta edhe për organizimin e veprimtarisë së komunitetit shqiptar në diasporë, në kuadër të LDK-së por edhe jashtë saj, ndërsa ka theksuar se në Kosovë tani pak flitet për rolin e mërgatës për çështjen kombëtare politike dhe patriotike, por edhe të mërgimtarëve shqiptarë të Kosovës, në përgjithësi.

“Integrimet Plus” është një OJQ e themeluar më 2004 nga Mentor Shala e Mufail Limani.

Kuvendi i Kosovës nuk pritet të ketë rrjedhë normale të punës as javën që vjen. Kjo për faktin se deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës nuk do të tërhiqen nga kërkesa për ta shfuqizuar votimin e anëtarëve të Bordit të RTK-së.

E gjasat që kjo gjë të ndodhë, nëse seanca udhëhiqet nga kryeparlamentari, Jakup Krasniqi, janë minimale, shkruan sot Koha Ditore. 

Sipas gazetës, burime brenda kësaj partie kanë bërë të ditur se strukturat drejtuese të partisë nuk janë të kënaqura me rezultatin që ka sjellë votimi i së enjtes, pasi nga ky proces ka dalë një anëtar që dyshohet të jetë i afërt me AAK-në dhe ka mbetur jashtë një anëtar tjetër që është i pranueshëm për partinë. 

I afërt me AAK-në është cilësuar Faton Mehmetaj, kurse i pranueshëm për PDK-në, Murat Musliu. 

“Siç dihet, të enjten janë zgjedhur për anëtar të Bordit të RTK-së Besa Bytyqi dhe Faton Mehmetaj. E para është e pranueshme, por jo edhe Mehmetaj. PDK-ja ka dashur që të zgjidhet edhe Murati, por ai tash ka mbetur jashtë lojës”, ka thënë zyrtari i PDK-së.  

Problem, sipas tij, paraqet fakti se edhe dy kandidatët që kanë mbetur për t’iu nënshtruar votimit, asnjëri nuk shihet si i afërt me PDK-në. Është fjala për Mustafë Halilin dhe Blerta Zeqirin.

“Integrimet Plus” është një OJQ e themeluar më 2004 nga Mentor Shala e Mufail Limani. Ata kanë pozitat kyç në RTK – i pari drejtor i përgjithshëm e i dyti kryeredaktor i televizionit. Shumë projekte të organizatës, të financuara nga donatorë të ndryshëm, janë implementuar brenda televizionit. Projektet ishin të larmishme – nga shpërndarja e kondomëve, deri te promovimi i integrimeve evropiane.

Qeveria ia ka ndarë këtë numër regjistrimi organizatës: 5110014-3. Bazuar në Statutin e kësaj organizate, përfaqësues i autorizuar i saj në Kosovë është Mentor Shala. 

Koha Ditore nuk ka mundur të marrë një informatë nga Shala nëse vazhdon të jetë përfaqësues akoma, apo nëse vazhdon të realizojë projekte me organizatën. Prej dy ditësh ai nuk u është përgjigjur telefonatave të gazetës, dhe as kërkesave për prononcim, që i janë bërë në nëpërmjet porosive të shkruara.

As Limani nuk u është përgjigjur telefonatave. 

Një shkresë që ka siguruar gazeta tregon se si Limani autorizon Shalën “që të nënshkruajë të gjitha dokumentet në emër të OJQ ‘Integrimet plus’”. Këtu përfshihen marrëveshjet e OJQ-së me ndonjë palë tjetër, regjistrimi i automjeteve të OJQ-së, dhe të gjitha dokumentet e tjera që kanë të bëjnë me këtë OJQ. 

KONGRESI I PDK - DITA E DYTE -


Filloi punimet dita e dytë e Kongresit të PDK-ës
Ka filluar punimet dita e dytë e kongresit zgjedhor të PDK-ës,hapjen e punimeve e ka bërë Basri Musmurati, derisa më pas është zgjedhur Kryesia e Punës.
Për këtë detyrë janë zgjedhur Enver Hoxhaj, Hajredin Kuçi, Flora Brovina, Vlora Çitaku, Xhavit Haliti, Ganimete Musliu, Arsim Bajrami, Drita Kadriu dhe Ramë Buja.
Në agjendën e Kongresin tash janë miratimi i ndryshimeve statutare, derisa në mesditë pritet të zgjidhet Kryetari i partisë dhe më pas do të votohet për Këshillin Drejtues.
Deri më tash Hashim Thaçi është kandidati i vetëm për postin e të parit të PDK’së.
* * * * *
Konventa zgjedhore e PDK-së i vazhdon punimet sot ku priten të zgjedhet kryetari dhe Këshilli Drejtues i PDK-së. Dje në pjesën solemne e Konventës së Gjashtë të PDK-së, përveç drejtuesve të partisë, folën edhe më shumë se 20 përfaqësues të subjekteve politike nga të gjitha trojet shqiptare.
“Shteti i Kosovës dhe unë do të vazhdojmë të mbesim gardian të mbrojtjes së të drejtave të shqiptarëve në Maqedoni, Luginë të Preshevës e në Mal të Zi, tha kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi në hapjen solemne të Konventës së Gjashtë Zgjedhore të Partisë Demokratike të Kosovës.
Thaçi tha se bashkimin e kombit e kanë vulosur dëshmorët, ndërsa bashkimi do të ndodhë në BE.
Ai theksuari tha se PDK-ja nuk është lodhur me qeverisje dhe se do të vazhdojë ta qeverisë Kosovën edhe në të ardhmen.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...