Agjencioni floripress.blogspot.com

2013/01/27

Nip e dajë udhëheqin ndërmarrje publike


Nip e dajë udhëheqin ndërmarrje publike

Bekim Jashari thotë se u tërhoq nga votimi dhe se nuk ndikoi kur nipi i tij Bahri Nuredini mori votat për Kryeshef Ekzekutiv në mbledhjen e Bordit të Drejtorëve të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës. Dy pozitat kryesore të kësaj ndërmarrje udhëhiqen nga njerëz me afërsi familjare. Agjencia Kundër Korrupsion vlerëson se kjo situatë paraqet nepotizëm. Po ashtu edhe Kodi i Etikës për Ndërmarrjet Publike parasheh kufizime për punësimin e njerëzve të cilët paraprakisht kanë një të afërm të punësuar në një ndërmarrje.
Bahri Nuredini mban pozitën e Kryeshefit Ekzekutiv të Aeroportit Ndërkombëtar Prishtinës, përkatësisht pjesës që menaxhohet nga shteti, e që ka përgjegjësinë e kontrollit të trafikut ajror.
Për punën e tij ai i raporton djalit të dajës i cili është më i lartë në hierarkinë e kësaj ndërmarrjeje publike.
Bekim Jashari, daja i Kryeshefit Ekzekutiv, mban pozitën kryesore në kompani. Atë të Kryetarit të Bordit Drejtorëve. Të ardhurat vjetore nga kjo pozitë bazuar në deklarimin e pasurisë së tij në Kundër-Korrupsion janë mbi 13 mijë euro.
Kryetari dhe anëtarët tjerë të bordit janë anëtarë jo-rezident të ndërmarrjes dhe paguhen për mbledhjet periodike që i mbajnë.
Kjo trupë vendosi javën e tretë të këtij muaji që nipin e kryetarit të bordit ta emërojë për Kryeshef Ekzekutivë të kompanisë, një pozitë që paguhet mbi 36 mijë euro në vit.
Më 17 janar Zyra për Media e ANP-së dërgoi një njoftim ku tregonte se Bordi i Drejtorëve kishte emëruar katër zyrtarët më të lartë të ndërmarrjes.
Në këtë kumtesë thuhej se Bordi i Drejtorëve kishte vendosur që Bahri Nuredinin ta zgjedhë për Kryeshef Ekzekutivë ndërsa Valon Grabovcin për zyrtar kryesor financiar dhe të thesarit, Xhyldane Kiçmarin zyrtare për auditim të brendshëm si dhe Valmir Hylenajn për sekretar kompanie.
“Kjo përzgjedhje është bërë pas një procesi shumë transparent të udhëhequr nga Bordi i Drejtorëve të ANP ‘Adem Jashari’ SH.A. dhe në përputhje të plotë me Ligjin për Ndërmarrjet Publike”, thuhej në njoftimin e Zyrës për Media të kësaj ndërmarrje.
“Kjo përzgjedhje është bërë pas një procesi shumë transparent të udhëhequr nga Bordi i Drejtorëve të ANP" ANP
Në fakt, Nuredini veç ishte ushtrues detyre ushtrues detyre i Kryeshefit Ekzekutiv të ANP’së deri më 17 janar kur u emërua zyrtarisht në postin kryesor menaxherial të kompanisë.
Ai më 5 prill të vitit 2011 ishte emëruar U.D i Kryeshefit Ekzekutiv të ANP-së, përkatësisht pjesës që ka mbetur nën menaxhim shtetëror, që ka të bëjë me trafikun e kontrollit ajror
Një ditë më herët, më 4 prill të vitit 2011, pjesa komerciale e ANP-së kaloi për një periudhë 20 vjeçare tek “Limak e Aeroport de Lyon”, që fitoi të drejtën e koncesionimit të këtij aseti publik për një periudhë 20 vjeçare.
Koncesionari i ka ofruar Qeverisë së Kosovës një mesatare prej 39,42 për qind të të ardhurave bruto gjatë 20 vjetëve të ardhshëm. Po ashtu, marrëveshja Qeveri-Koncesionar parasheh investimin e 100 milionë eurove nga menaxhuesit turko-francezë për modernizimin dhe zgjerimin për 25 mijë metra katrorë të pjesës komerciale të kësaj ndërmarrje publike.

Jashari: “Abstenoj kur votohet për nipin tim”

Vendimin për emërimin e nipit të tij, kreu i bordit të drejtorëve, e ka vlerësuar si të ligjshëm dhe etik. Ai thotë se në këtë rast është evituar konflikti i interesit dhe se ai nuk ndikoi që Nuredini të zgjedhet në postin e Kryeshefit.
“Unë jam deklaruar para anëtarëve tjerë se nuk mund të votojë për Bahri Nuredinin në momentin kur emri i tij është propozuar nga komisioni intervistues për Kryeshef Ekzekutiv. Nuk e kam cekur decidivisht që e kam djalë të hallës, por mjafton të raportohet në vija të trasha se ke afërsi me dikend”, thotë Jashari.
Nuredini, sipas tij, ka marrë votat e anëtarëve tjerë për tu emëruar në këtë pozitë përmes konkursit të hapur dhe të zhvilluar ligjshëm.
"Nuk e kam cekur decidivisht që e kam djalë të hallës, por mjafton të raportohet në vija të trasha se ke afërsi me dikend” Bekim Jashari
“Nëse do të votoja unë atëherë do të ishte konflikt interesi”, thotë Jashari.
Ai thotë se konkursi është bërë publik në dy gazeta ditore, ashtu siç kërkohet. Po ashtu, sipas tij, konkursi është zhvilluar me kërkesë të Njësisë për Monitorim të Ndërmarrjeve Publike që operon në kuadër të MZHE-së.
“Ata kanë kërkuar që të shpallet konkursi dhe të emërohet Kryeshefi Ekzekutiv pasi ndërmarrja nuk bën që të rrijë më shumë se sa gjashtë muaj me Ushtrues Detyre ”, thotë Jashari.
Sipas tij, Nuredini ishte më i përgatitur sesa tre të tjerët që ishin në garë. Në fakt, Nuredini është ekonomist i diplomuar dhe ka përvojë menaxheriale nga puna si Drejtor Financiar në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës. Ai kishte marrë këtë pozitë në ndërmarrje para katër vitesh.
Njëjtë, thotë Jashari, kishte bërë edhe para katër vitesh më 2009. Jashari kishte ardhur në pozitën e Kryetarit të Bordit të Drejtorëve në korrik të vitit 2008. Vitin pasues, Bahri Nuredini kishte konkurruar për pozitën e Drejtorit të Financave në ndërmarrje.
Kjo vlerësohet si një prej pozitave më të rëndësishme në kompani për të cilën vendos Bordi i Drejtorëve.
“Nuk më kujtohet saktë se kur është vendosur për të (Bahri Nuredinin) por ka ardhur përmes konkursit të hapur dhe unë pata deklaruar se kam konflikt të interesit dhe nuk mund të votoj për emërimin e tij. Por, anëtarët tjerë të bordit patën votuar pro emërimit të tij”, tha Jashari.
Ndërkohë Bahri Nuredini, i emëruar Kryeshef Ekzekutiv, nuk ka dhënë një përgjigje për Gazetën Jeta në Kosovë kur është pyetur se si ka ardhur në pozita drejtuese në këtë ndërmarrje publike.
Nuredinit i janë dërguar edhe pyetje me shkrim, por ai nuk ka dhënë një shpjegim gjatë javës së kaluar edhe përkundër premtimit që ka dhënë përmes Zyrës për Media.
Kundër Korrupsioni: “Është nepotizëm”
Mbajtja e pozitave kryesore në një ndërmarrje publike nga njerëz me afërsi familjare vlerësohet si nepotizëm nga Agjencia Kundër-Korrupsion.
“Sa i përket emërimit te Drejtorit Ekzekutiv te Aeroportit, e padiskutueshme është qe ka elemente të familjarizimit-nepotizmit”, thotë Hasan Preteni.
Drejtori i Kundër Korrupsionit shton se Ligji për Parandalimin e Konfliktit të Interesit fatkeqësisht nuk precizon çështjet që kanë të bëjnë me familjarizimin.
“Familjarizimi ka të bëjë me etikën dhe moralin. Fatkeqësisht të gjitha raportet po na flasin se shërbimi civil ne Kosovë është plot familjarizim, klientelizëm dhe shumë politik”, thotë Preteni.
Ndërkohë Ramadan Sejdiu, drejtor i Njësisë për Monitorimin e Ndërmarrjeve Publike që operon në kuadër të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, thotë se procesi ligjërisht ka shkuar mirë, por nuk ka dhënë përgjigje kur është pyetur se a është etike përzgjedhja e nipit të kryetarit të bordit për Kryeshef Ekzekutiv.
“NJPMNP-MZHE është njoftuar me procedurën e përzgjedhjes që nga shpallja publike e konkursit e deri në vendimin e Bordit mbi përzgjedhjen e zyrtarëve të lartë dhe tërë procesi është finalizuar në bazë të proceduarve teë parapara me ligj”, thotë Sejdiu.

Kodi i Etikës nuk lejon punësimin e familjarëve

Por, përkundër asaj që Sejdiu nuk jep një përgjigj nëse emërimi përben shkelje etike, është një dokument i publikuar nga Njësia për Monitorimin e Ndërmarrjeve Publike që tregon se cilat raste përbejnë konflikte të interesit në ndërmarrje publike.
Kjo Njësi... ka Kodin e Etikës për Qeverisjen Korporative, një dokument që Ndërmarrjet Publike obligohen ta respektojnë.
Bazuar në këtë dokument termi “Anëtarët e familjes” nёnkupton tё afёrmit e drejtorit, zyrtarit apo tё ndonjë tё punёsuari nё Ndërmarrje, nё veçanti: i/e fejuari/a, gruaja apo burri; fёmiu natyral apo i adoptuar, djali ose vajza e burrit apo gruas, mbesat dhe nipat, prindërit dhe gjyshërit; motrat, vёllezёrit, (nёna, babai, vëllezёrit dhe motrat); axhallarёt, dajallarët dhe kushërinjtë.
Neni 7 i Kodit.. flet për Konfliktin e Interesave. Kjo situatë sipas përshkrimeve në këto pika mund të paraqitet kur një punëtor - “ka njё anёtar tё familjes nё Ndërmarrje dhe ai person ose anëtar i familjes ёshtё drejtor apo zyrtar i ndёrmarrjes”.
Një shembull tjetër thotë se konflikt interesi mund të përbejë situata kur dikush ka pёr qёllim tё aplikojё pёr pozitёn e drejtorit apo zyrtarit tё ndёrmarrjes dhe veç e ka
tё punёsuar nё ndërmarrje njё anёtar tё familjes.
Po ashtu, konflikt interesi mund të përbëjë edhe situata kur një punëtor ka njё anёtar tё familjes tё punёsuar nga ndërmarrja dhe nёpunёsi mban pozitёn nё tё cilёn ai/ajo mund tё influentojё natyrёn dhe kushtet e punёs sё anёtarёve tё familjes.
Ndërkohë neni 12.3 i Kodit... flet për punësimin e të afërmve.
“Pёr tё shmangur konfliktet e interesave aktuale apo tё dyshuara, Ndёrmarrja nuk e lejon
punësimin e personit i cili ёshtё anëtar i familjes sё ndonjë punëtori i cili aktualisht punon nё tё njëjtin departament ose divizion ku ka vende tё lira pune”, thuhet në këtë nen.
Ndërkaq 10 i këtij Kodi.. i referohet mundësive të barabarta në punësim.
“...Ndërmarrja nuk do të përzgjedhë punëtorët bazuar në ndikimin politik, nepotizmin ose ndonjë ndikim tjetër të jashtëm apo të brendshëm, dhe secila procedurë e përzgjedhjes/selektimit duhet të jetë e udhëhequr në bazë të drejtë, të ndershme dhe të paanshme”.

Safet Hoxha, kryetar i Komisionit Rregullativ i Prokurimit Publik në Këshillin Drejtues të PDK-së




Safet Hoxha, kryetar i Komisionit Rregullativ i Prokurimit Publik është zgjedhur para pak çastesh në Këshillin Drejtues të PDK-së.

Safet Hoxha, i cili kryeson një funksion të lartë publik, me këtë rast ka hapur debatin për konflikt interesi.
Institucione të tilla të pavarura nuk guxojnë të menaxhohen nga njerëz partiak, pasi rrisin mundësinë e keqpërdorimit financiar dhe të abuzimeve partiake. Ja lista për miratim, në mesin e të cilëve mund të refuzojnë pozitën partiake, Jakup Krasniqi dhe fatmir Limaj.

Arsim Bajrami, Arsim Xhelili, Avni Kastrati, Azem Syla, Bajram Mulaku, Bajram Rexhepi, Bajrush Xhemajli, Basri Musmurati, Bedri Halimi, Bedri Hoxhaj, Behar Selimi, Bekim Haxhiu, Berat Buzhala, Berat Luzha, Besim Beqaj, Besim Ilazi, Bislim Zogaj, Blerand Stavileci, Blerim Rexha, Blerta Deliu-Kodra, Dasava Peci,Daut Xhemajli, Defrim Rifa, Dhurata Nixha, Drita Kadriu, Drita Statovci, Drilon Lajçi, Edi Sejdiu, Elmi Reçica, Emin Krasniqi, Enver Hoxhaj, Fadil Demaku, Fatmir Sopi, Fatmir Xhelili, Fatmir Limaj, Fehmi Mujota, Fevzije Berisha, Fitim Selimi, Flora Brovina, Gani Buçinca, Gani Sylaj, Ganimete Musliu, Genc Prelvukaj, Gëzim Kasapolli, Hajdar Beqa, Halil Ajvazi, Hajredin Iseni, Hajredin Kuçi, Halil Selimi, Halil Isufi, Halit Krasniqi, Hasime Krasniqi, Ibrahim Shala, Ibush Vishi, Idriz Blakaj, Idriz Vehapi, Ilir Beqiri, Isak Shabani, Ismajl Syla, Ismet Neziraj, Ismir Zeka, Jakup Krasniqi, Jehona Shyti, Kadri Veseli, Latif Gashi, Laura Zherka, Lirak Çelaj, Lumnie Rama, Lumnie Morina, Memli Krasniqi, Menir Krasniqi, Muhamet Latifi, Nait Hasani, Naim Fetahu, Naim Ismajli, Naim Zeqiri,Naser Grajçevci, Nerxhivane Dauti, Nexhat Demaku, Nexhmedin Arifi, Njazi Kryeziu, Nimon Tropaj, Njazi Idrizi, Petrit Kelmendi, Petrit Selimi, Qazim Qeska,
Qemajl Mustafa, Ramadan Avdiu, Ramadan Muja, Ramë Buja, Ramë Vataj, Ramiz Lladrovci, Rexhep Hoti, Rexhep Morina, Rifat Blaku, Rrustem Musa, Rrustem Mustafa, Ruzhdi Morina, Sabedin Kadriu, Safet Hoxha, Safete Hadergjonaj, Sala Shala, Sabrie Mustafa, Sami Lushtaku, Selimi Bllaca, Selvije Halimi, Shaip Muja, Shemsi Veseli, Shukri Buja, Skënder Murati, Sokol Bashota, Sylë Zhitia, Jehona Mulliqi, Valbona Dibra, Vlora Çitaku, Xhabir Morina, Xhabir Haliti, Xhelal Sanziba, Xhevahire Izmaku, Xhevat Bislimi, Ylber Çitaku, Sanije Isufi, Zenun Pajaziti, Isuf Gashi dhe Agim Zogaj.

Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Hydajet Hyseni i ka thënë Radio Dukagjinit se ka qenë kërkesa e tij personale që ai të mos futet në listën për Këshill Drejtues të Partisë Demokratike të Kosovës. Ai ka theksuar se lidhur me këtë, sot është kontaktuar me telefon nga zyrtarët e PDK-së.
Ai i ka dëshiruar mbarëvajtje të mëtutjeshme Konventës së PDK-së.
I pyetur nëse është koha e duhur që të flas lidhur me arsyet e bojkotit, ai ka thënë se është ende herët dhe se do të ishte jo e hijshme po të flitej për këto gjëra përderisa Konventa është duke i zhvilluar punimet.


Hashim Thaçi, si i vetmi kandidat, u rizgjodh kryetar i PDK-së duke marrë 718 vota të delegatëve, por një ishte kundër.
Duket se Klan Kosova e ka gjetur se kush ishte kundër, ai është Mirsad Shkreta, stomatolog-kirurg oral.
Sipas faqes zyrtare të Komunës së Hanit të Elezit, Shkreta është udhëheqës i grupit të këshilltarëve të PDK-së, në këtë komunë.

Zhaku: Dashuria ime me Dakar, muzikantin gjerman dhe ëndrrat e realizuara


Jonida Hitoveizi

Inida Gjata, ose Zhaku siç e njohim të gjithë, vjen në këtë intervistë shumë të gjallë duke na rrëfyer çdo gjë për projektet e saj, të cilat janë shumë. Ajo që na tërhoqi vëmendjen më tepër, veç pjesëmarrjes së saj në “Dancing with the stars”, është albumi dhe kënga e re që ajo po përgatit me të dashurin e saj bavarez, Dakar, i cili është muzikant. Zhaku tregon për punën e saj në BBF, projektet në film, dokumentar dhe TV, si dhe një pjesë të jetës së saj jashtë kamerave, si vajzë e vogël e njëkohësisht si një femër e lirë. Në këtë intervistë për “Mapo”-n Inida Gjata vjen si asnjëherë tjetër.  
Zhaku, keni një kohë të gjatë që jeni “zhdukur” disi nga vëmendja mediatike. Mund të na thoni përse keni preferuar këtë heshtje, ta quajmë?
Në fakt, është zhdukur vëmendja mediatike nga unë. Unë nuk kam qenë aspak në heshtje, në asnjë çast. Unë “heshtjen” e asgjësoj me krijimtari, punë, dashuri, miqësi, reflektim, këndim, aktrim, shkrim, lexim,gatim etj. Ndërsa “heshtja” mua më asgjëson me mungesën e zhurmës.  Dhe zhurmën në rastin e bën media, jo unë. Unë bëj punën time. Kur më bëhen të tilla pyetje, apo konstatime, ku vihet në dukje mungesa ime në media, me bëhet qejfi që ndihet mungesa ime në ekran, radio apo shtyp. Bindem dhe sigurohem edhe më shumë mbi rrënjët e mia në këtë vend. Por, ama, nuk e ndiej aspak këtë mungesë. Të them të drejtën, nuk e kam ndjerë heshtjen as mungesën për të cilën ju flisni. Nuk dua tani të marrë pozicione e të filloj “Jo po unë kam bërë e kam stërbërë…”, por veprat e mia këto kohë nuk kanë qenë të pakta. Kam realizuar një dokumentar mbi diktaturën dhe nënshtrimin, që titullohet HIÇ, kam krijuar një patentë mode që quhet “HARAXHUKU”, kam realizuar nja rreth 20 këngë të reja në një projekt tërësisht timin muzikor ku jam autore e muzikës, produksionit dhe teksteve. Gjithashtu, me të dashurin tim, një muzikant i njohur gjerman, Dakar,  i cili ka ardhur të jetojmë bashkë në Tiranë, jemi duke punuar mbi albumin tonë, i cili do të jetë një produksion europian. Me këtë po merret Dakar, por me tekste dhe interpretim shqip, me të cilat po merrem unë. Kam realizuar së bashku me një koreograf shumë të veçantë dhe të talentuar, Fatjon Sulstarova, një shfaqje shumë të veçantë Dance Theater “Për Trupin nga Koka”. Pra, t’i përgjigjem më në fund pyetjes suaj: Shitësit e mediave në përgjithësi më kanë konsideruar një personazh që nuk shet (megjithëse realiteti vërteton të kundërtën), ndaj dhe nuk i kanë ndjekur me vëmendje punët e mia këto kohët për të cilat ju mendoni se unë kam qëndruar në heshtje. Por, unë, sidoqoftë, nuk jam ndjerë asnjëherë e harruar prej gazetarëve, të cilët vazhdimisht më kanë kërkuar intervista apo kolegëve që drejtojnë “talk shou” të ndryshëm, të cilët vazhdimisht e kanë kërkuar pjesëmarrjen time si opiniondhënëse. Si dhe të njerëzve, kudo, të cilët më japin shumë dashuri dhe përkrahje. Madje, ndihem shumë e suksesshme edhe pse nuk bëj aq para sa duhet, apo nuk jam nëpër media aq sa pritem.
Ku janë të fokusuara projektet tuaja artistike, veç punës si regjisore në një televizion muzikor?
Puna ime në BBF është një tjetër befasi që më ndodhi këto kohë. Kurrë nuk duhet thënë kurrë. Unë në BBF, e paimagjinueshme. E paparashikueshme. Por ndodhi dhe ndihem shumë e realizuar dhe me fat. Edhe profesionalisht, edhe personalisht. Unë në “Max Production” bëj skenarët, casting dhe regjinë skenike, por edhe çfarë të më dalë përpara dhe duhet të bëhet. Vazhdoj bëj muzikë. Jam në përfundim të videos sime dhe të Dakar, ku për herë të parë do të shfaqemi bashkë edhe si çift me këngën tonë të parë që titullohet “E Paparaparë”. Krijoj veshjet e markës sime “HARAXHUKU”, kam shkruar një tragjedi satirike që titullohet “Me/Pa Lumturinë”, kam krijuar një format televiziv shumë komik dhe inteligjent, një reality shou mes vipash që do të konkurrojnë mes njëri-tjetrit nën pyetjen njëherësh edhe titull të programit “Çfarë ka dashur të thotë autori?!”. Tani, vërtet që më ngel vetëm pyetja legjendare, historike, autentike, tipike dhe komike “A doni më për Belulin?!” (qesh).
Zhaku, keni qenë pjesë e televizionit dhe e botës së artit në përgjithësi. Si e shihni sot këtë botë?
E shoh siç e kam parë gjithmonë. Megjithëse brenda saj, e shoh këtë botë nga larg. Si mish i huaj.
Gjithmonë ju ka karakterizuar jo vetëm sensi i lirisë, por edhe një ndjenjë rebelimi shpesh. A ka ndryshuar kjo gjë në karakterin tuaj?
Unë nuk e kam parë veten kurrë të rebelohem. Realitetin ama, shpeshherë e kam dëshmuar të rebelohet kundër meje, nevojave, interesave të mia. Edhe kur ka qenë e padrejtë, për mendimin tim, unë kam reaguar për pasojë. Kam protestuar, nuk jam rebeluar. Unë nuk i jam vënë kundër askujt dhe asgjëje me iniciativën time. Por ama, kur dikush apo një fenomen vendoset kundër meje apo interesave të mia dhe kjo vjen nga NJERËZIT dhe jo nga “FATKEQËSITË NATYRORE”, unë reagoj. Përsa i përket sensit të lirisë, njëherë që e kupton vërtet çfarë do të thotë liri, nuk njeh më kufij. Në karakterin tim ndiej se ka ndryshuar vetëm niveli i urtësisë. Ajo shtohet vetvetiu. Se dhe mosha bën të vetën dhe unë këtë vit bëj 30. Sa për të tjerat, d.m.th. cilësitë,  më duket sikur, thjesht, vazhdojnë të rriten me mua.
Cilat janë gjërat që nuk duroni dot të themi? Çfarë ju rebelon së tepërmi?
Idiotësirat i kam shumë zët. Humbja e kohës dhe budallallëku më nxehin shumë. Absurditeti, i cili, paradoksalisht, është jo vetëm acarues por edhe subjekt frymëzimi për cinizmin tim, i cili është një tipar që gjithashtu po zhvillohet shumë, falë jetës në ALBANIA.
Zhaku, si do ta quanit angazhimin tuaj në shoqërinë civile? A mjafton shpesh vetëm një zë?
Angazhimi im në çështje publike dhe shoqërore ka të bëjë me parimet e mia personale mbi shoqërinë dhe drejtësinë në një “të ashtuquajtur” shoqëri e lirë, demokratike dhe e barabartë. Të jeni të sigurt se nuk jam unë “ky zëri i vetëm”. Ka me qindra dhe mijëra aktivistë apo profesionistë të ndryshëm që reagojnë dhe përpiqen për të drejtën apo lirinë në mënyra të ndryshme, vazhdimisht. Si aktivistë që duket sikur heshtin, por në fakt veprojnë. Dhe meqenëse media është e zhdukur nga këta njerëz, meqë edhe ata besoj se “sipas shitësve nuk do të shisnin”, duket sikur nuk janë, por në fakt ka shumë, shumë qytetarë që janë shumë të vëmendshëm ndaj abuzimit me të drejtat në një shoqëri të “ashtuquajtur” të lirë dhe demokratike.
Megjithëse duhet thënë që sa herë ka tema që kanë të bëjnë me të drejtat apo liritë, ju jeni përherë prezente…
Jam, kam qenë dhe do të mbetem.
Zhaku së fundi kemi mësuar se do të provoni veten edhe në kërcim. Çfarë ju bindi që të jeni një nga yjet që kërcejnë?
Kënaqësia për të bërë diçka që më pëlqen shumë, siç është kërcimi dhe interpretimi. Si dhe kënaqësia që do të punoj me artistë që vlerësoj shumë dhe miq të vjetër, me të cilët kemi pasur përvoja të hershme televizive. Dhe sigurisht, që do të rishfaqem në “Vizion plus”, ku kam realizuar programe të suksesshme si “Metropolitan Show” apo “Shatrapatra” dhe që do të punoj sërish me të njëjtin staf.
Ia keni idenë kërcimit, apo e mendoni si një sfidë të lodhshme?
Unë ia kam idenë ritmit, interpretimit, plastikës dhe dëfrimit. Të tjerat, të shohim. Nuk e mendoj si një sfidë të lodhshme. Mami e sheh si të tillë, dhe e ka me merak. Unë jo. Unë kam formim të pasur artistik, ku bën pjesë edhe kërcimi, por në rastin e dancit sportiv nuk e kam provuar veten. Të shohim.
Keni provuar shumë zhanre, shumë gjini, regjisore, aktore, prezantuese, keni provuar të këndoni, jeni pedagoge… Cila nga këto është dashuria juaj më e madhe?
Vetë jeta ime është dashuria ime. Këto që ju i quani prova janë çaste të rëndësishme të jetës sime me të cilat kam lindur, jam rritur dhe nuk do të ndahem derisa të vdes.
Zhaku, kush ka qenë influenca juaj më e madhe drejt kësaj  bote?
Të gjithë njerëzit me të cilët kam pasur të bëj, duke nisur nga prindërit e mi. Njeriu është qenie e influencueshme dhe influenca e rrit dhe për influencë përpiqet. Ndaj është shumë e rëndësishme të ndeshësh në jetë njerëzit e duhur. Unë besoj se ia kam dalë mbanë me sukses dhe kam njohur ata që do kisha dashur të kisha pas njohur, nëse nuk do t’i kisha njohur…
Si ka qenë fëmijëria juaj, a mund të na kujtoni ndonjë copëz të saj?
Ka qenë një fëmijëri si gjithë të tjerat. Ndonjëherë na duket sikur tjetri është alien, por në fakt tjetri është njëlloj si ne, si ty, si të gjithë, si të tjerët. Dhe kur e kupton këtë,  më shumë të duket alien vetvetja sesa tjetri (qesh). Fëmijëria ime ka qenë shumë e bukur, dhe e pasur me kujtime nga më të dashurat, nga më të bukurat. E vetmja gjë që e bën të veçantë fëmijërinë time nga e të tjerëve, është mënyra sesi e kam përjetuar unë atë. Ka qenë kaq e jashtëzakonshme, sa që më duket se po të nis ta shpreh me fjalë do ta përçudnoj. Ndaj dhe më mirë s’po e zgjas më, sepse ka disa ndjesi që nuk bëhen dot fjalë. Ato janë kujtimet.
Përse jua shkulnin veshët më tepër?
Asnjëherë nuk m’i kanë shkulur veshët. Nuk do ia lejoja askujt.
A e imitonit shpesh nënën tuaj kur ishit fëmijë?
Jo aq sa e imitoj tani që jam grua. Ajo është një femër e rrallë, e jashtëzakonshme. Ndonjëherë mendoj se e gjithë bota duhet të ishte krijuar nga prindërit e mi. Por, menjëherë bëhem xheloze dhe nis të ndihem me shumë fat që jam i vetmi fëmijë i tyre.
Çfarë ëndrrash ushqenit në atë kohë, a i mbani mend?
Ushqeja ëndrrën për një “Kinder sorpresa”, për një banane, për letra të jashtme, për rroba të bukura. Natyrisht që i mbaj mend, madje shkrihem së qeshuri me to kur i kujtoj.
Sot, sa e realizuar ndiheni? Çfarë do të donit më tepër?
Sot ndihem shumë e realizuar. Tashmë e vetmja gjë që më ka ngelur të bëj është të bëj aq shumë para sa të mund t’i pres me gërshërë. Dhe pasi ta realizoj edhe këtë ëndërr, do vdes e qetë.
Zhaku, thuhet se e keni gjetur dashurinë e zemrës suaj dhe ai nuk është shqiptar. Është e vërtetë kjo gjë?
Po, është e vërtetë. Zemra ime e ka gjetur dashurinë e saj dhe ka nisur të rrahë sipas ritmit gjerman (qesh).
Përse pikërisht një mashkull joshqiptar? Mendoni dhe ju se meshkujt shqiptarë janë  të “ngurtë” me femrat?
Unë kam pasur fat në këtë aspekt dhe kam njohur vetëm meshkujt më interesantë që dikush mund të njohë në jetë. Nuk jam mësuar me të tillë dhe as nuk kam nevojë për meshkuj të “squllët” si femrat. Përkundrazi… Madje unë ata të butët nuk para i kam shumë qejf. Christian (a.k.a Dakar) është bavarez, artist, në të njëjtën shenjë me mua, Dashi. Është e çuditshme sesi, megjithëse kaq të kundërt në mënyrën sesi jemi rritur, vendet, kulturat, gjuhët, vitet, përvojat etj… ne jemi kaq të përputhshëm dhe në harmoni me njëri-tjetrin. Dhe të mendosh që unë gjithmonë kam menduar se vetëm me një të huaj që nuk do të fliste shqip nuk do të kisha jetuar. Por ja që jeta është krejt e paparashikueshme dhe unë befas sot jetoj në Shqipëri me një të huaj, që më jep mundësinë të ndihem një femër e lumtur, pavarësisht nga gjuha që flasim.
Veç karrierës, e cila duket se po ecën më se miri, kur mendoni të krijoni familjen tuaj?
Unë familjen time e kam, edhe pse pa qenë nënë. E kam dhe e dashuroj, kështu, si vajzë, si grua. Një fëmijë, në të ardhmen e largët vetëm sa do ta plotësonte edhe më shumë. Por fatmirësisht, familja ime është me mua, edhe pse pa pasur fëmijë.
A është martesa në planet tuaja të afërta?
Jo në të afërtat dhe nuk e shoh si të domosdoshme.
Zhaku, na thoni pak cila është çmenduria më e madhe që keni bërë në jetë?
Nuk kam bërë ende një çmenduri që të mund të konsiderohet si “e jetës”.
Cila është muzika juaj e preferuar?
Muzika në përgjithësi. Çdo gjë që dëgjoj dhe që më shoqëron. Çdo gjë që krijoj unë apo Dakar, çdo muzikë që rastis të dëgjoj. Unë jam shumë përzgjedhëse në muzikën që dëshiroj të dëgjoj, por zakonisht më qëllon të jem e detyruar të dëgjoj diçka nga puna, nga radiot, nga TV, klubet, DJ etj… Zakonisht çdo lloj muzike më dëfren.
Çfarë ju bën melankolike?
Asgjë. Melankolia është një emocion mediokër, që nuk i shkon karakterit tim ekstremist.
Forca juaj më e madhe cila është?
Vetvetja.
Jeni më shumë e ëmbël apo pikante?
As e ëmbël as pikante. Thjesht një vajzë elegante.
Ju pëlqen të gatuani?
Jo gjithmonë, por, dreqi ta hajë, gatuaj aq mirë, saqë kur gatuaj unë, të gjithë mendojnë se unë e kam vendin në kuzhinë.
Ushqimi i preferuar…
Buka, djathi, çaji i malit, patatet, çokollatat, frutat, sidomos shegët…
Je seksi, e dëgjon shpesh këtë fjalë?
Jo dhe aq sa e kam parë të shkëlqejë si vlerësim në sytë e meshkujve që gjatë gjithë jetës sime kam ndeshur.

Inida Gjata - Zhaku - Tju rrefej disa sekrete?




Inida Gjata


Inida Gjaten jemi mesuar ta njohim te gjithe me emrin e saj Zhaku qe shumekush mendon se eshte emri i saj i artit. Historia e emrit te saj eshte paksa e ndryshme nga gjetjet e emrave artistike. Ermira dhe Leonardi, prinderit e saj duke qene vazhdimisht te zene me pune e ndodhte qe nje pjese te dites ta linin Iniden e tyre tek komshinjte. Ne ate kohe jepej nje film francez me nje djale te vogel jetim per te cilin kujdesej e gjithe lagja dhe ndodhi qe ky djale i vogel e kishte emrin Zhaku. Keshtu lindi dhe Zhaku i Gjatajve qe sigurisht nuk ishte jetime, por qe komshinjte filluan ti therrisnin Zhaku. Zhaku francez i cau vete rruget e jetes dhe arriti te behej nje njeri i suksesshem dhe i njohur. Te njejtin fat pati dhe Zhaku i Gjatajve.

K omplimenti me i bukur: Ti e ke filluar rebelimin tënd që kur ke ndryshuar emrin tënd.
- Gjëja më e pakëndëshme që të kanë thënë
Unë nuk i fiksoj gjërat e pakëndëshme, nuk mbaj asgjë në mëndje pasi nuk i kushtoj rëndësi.
- Ngjyrat e preferuara: bluaja e kuqja
- Para pasqyrës ka dhe momente që i bëj komplimenta vetes sime: O Zot kush është kjo gjë e mrekullueshme që kam përballë
- Mendimi i parë në mëngjes: Çfarë do të vesh sot


Inida Gjatën jemi mësuar ta njohim të gjithë me emrin e saj Zhaku që shumëkush mendon se është emri i saj i artit. Historia e emrit të saj është paksa e ndryshme nga gjetjet e emrave artistikë. Ermira dhe Leonardi, prindërit e saj duke qenë vazhdimisht të zënë me punë e ndodhte që një pjesë të ditës ta linin Inidën e tyre tek komshinjtë. Në atë kohë jepej një film francez me një djalë të vogël jetim për të cilin kujdesej e gjithë lagja dhe ndodhi që ky djalë i vogël e kishte emrin Zhaku. Kështu lindi dhe Zhaku i Gjatajve që sigurisht nuk ishte jetime, por që komshinjtë filluan ti thërrisnin Zhaku. Zhaku francez i çau vetë rrugët e jetës dhe arriti të bëhej një njeri i suksesshëm dhe i njohur. Të njëjtin fat pati dhe Zhaku i Gjatajve.
Fillimisht ajo paraqitet para publikut në moshën 16 vjeçare në ekranin e Alba Tv për të prezantuar Hit-parade. Më pas prezanton Këngët e Stinës, një eksperiencë që do të kalojë nga viti në vit për tre vjet me rradhë. Është ngjitur dhe në skenën e Mikrofonit të Artë si prezantuese e tij në edicionin e parë dhe si këngëtare në edicionin e dytë. Vargje ka filluar të shkruajë qysh e vogël. Për herë të para ajo prezantohet para lexuesit me librin e titulluar thjeshtësisht Zhaku. Ndërsa poemën e jetës sime -thotë ajo - e kam titulluar Madhërisht dhe përkon me gjashtë etapa të jetës sime. Kjo është mënyra më e vërtetë për të treguar veten time. Në këtë poemë i jam dedikuar vetes në detajet më të hollësishme.

E madhe si..
Bota kur është e madhe.
Ka dhe botë të padukshme.
Dhe është kaq e trishtueshme kur je pjesë e saj.
Një njeri i dukshëm në një botë të padukshme.
Në çdreq bote jeton

Unë zmadhohem për të mos qenë e vetme - thotë ajo - por njëkohësisht bëhem dhe e papërshtatëshme për të tjerët.
Ndërsa pas kësaj poeme të vërtetë ajo është në kërkim të kalit për të plotësuar vetveten në romanin e saj me të njëjtin titull. E dija se duhet ta titulloja kështu por deri më tani nuk kam arritur ta gjej akoma kalin e romanit tim, megjithatë unë e ndjej që ai egziston.

- Zhaku tashmë ne jemi mësuar që të të shikojmë të marrësh pjesë në fusha të ndryshme të artit. Ku ndjehesh më mirë
- Është e vërtetë që jam përfshirë në fusha të ndryshme të artit si në muzikë, regjizurë, si prezantuese madje edhe si top modele për një periudhë të caktuar për Anila Zaimin, Enada Atnikollën etj. Unë bëj gjithmonë atë që kam dëshirë të bëj por më mirë ndjehem në teatër dhe në të shkruar. Jam shumë e lidhur emocionalisht me këto të dyja. Duke patur një mardhënie shumë të hapur me veten, kam kuptuar gjithmonë atë që duhet të bëja.
- Çka në gjakun e Inidës nga prindërit
- Gjithçka. Unë jam një përftim i mrekullueshëm i prindërve të mi dhe për këtë jam e lumtur.
- Ju u shkëputët për një periudhë kohe nga Shqipëria për të vazhduar studimet për juridik në Itali. Çfarë ju shtyu të largoheshit
- Ishte një moment që në Shqipëri po përballesha me një realitet mediokër. Kjo ishte një gjë që më kishte përfshirë dhe mua duke më bërë pjesë të tij. Ishte diçka që unë doja ta evitoja. Kështu shkova të studioja në Itali për juridik dhe atje u përballa me një realitet krejt tjetër por që përbëhej përsëri nga ato gjërat e zakonshme që lanë pas dore anën time kreative. Duhet ti rifilloja gjërat nga e para, të rifilloja një jetë timen që më kushtoi shumë lodhje nervore. Duke qenë se dhe punoja gjatë asaj kohe, u lodha si psiqikisht ashtu dhe fizikisht, por u bëra shumë e përgjegjëshme. Kur u ktheva nw Shqipëri, fillova Akademinë e Arteve. Kam përshtypjen se dhe për disa vjet të tjera unë do të vazhdoj të qëndroj me shumë dëshirë në Shqipëri.
- Çfarë mendoni kur dilni në skenë
- Mendoj që janë shumë sy që më shikojnë dhe shumë njerëz të ndryshëm që presin nga unë diçka që tu pëlqejë dhe që tu përshtatet, ndaj dhe unë mundohem të përmbush dëshirat e të gjithëve duke përfshirë brenda meje një larmi të madhe komportimesh.


- Veset dhe virtytet e Inidës
- Unë kam mjaft vullnet dhe kam një forcë të madhe për të përmbushur dëshirat e mija. Gjërat i shikoj gjithmonë në sensin poetik të tyre. Ndërsa gjërat që mendoj se janë më pak të admirueshme tek unë.. mosdëshira për të ngrënë. Unë nuk e kuptoj se përse duhet të hajë një njeri. (qesh dhe thotë se kjo ishte thjeshtë një shaka për të njohur tipin e saj).

Gjithashtu nuk admiroj dot tek vetja pafuqinë time për të ndryshuar gjërat. Megjithatë unë jam munduar të gjej një rrugë të mesme: Meqë jam e pafuqishme për të ndryshuar realitetin, të paktën të bëj diçka për të ndikuar në të. Dicka tjetër është rënia ime në zakonshmëri. Kjo ndodh rrallë por është diçka që nuk e admiroj tek vetja.


- Çvend zë opinioni në jetën tuaj
- Unë brenda vetes kam një fëmi shumë të madh artisti që sa vjen dhe rritet më shumë. Por duke qenë se unë kam gjithmonë domosdoshmërinë e të treguarit se çfarë bëj, është e nevojshme që unë të kem audiencë dhe opinioni ka të bëjë me audiencën. Është shumë e rëndësishme ajo çka të tjerët mendojnë. Në qoftë se opinionet jepen nga personat e duhur, atëherë domosdo që unë i marr parasysh.
- E njeh kompromisin me veten
- Për të ruajtur gjithmonë marrdhënie të mira me njerëzit që unë i dua dhe i vlersoj, jam e detyruar që të bëj kompromise për gjëra të vogla me veten, por që rregullojnë mardhëniet e mija. Unë nuk gjykoj asnjëherë dhe fal shumë. Falja është gjëja më e bukur që arrij të bëj. Kam një dashuri shumë të madhe brenda vetes dhe nuk hakmerrem kurrë. Nuk e kuptoj se përse njerëzit hakmerren.. Do të vuaja vetëm unë dhe askush tjetër në qoftë se do të mendoja për hakmarrje. Nuk ka asgjë më të shenjtë se sa dashuria që jap.


- Je e dashuruar
- Po.
- Çfarë ka të veçantë i dashuri juaj
Ai është një njeri jashtëzakonisht i aftë për të superuar realitetet që jetojmë. Kështu, duke qenë se unë shikoj sensin poetik të gjërave, ai i superon realitetet konkrete dhe kemi një mardhënie shumë të larmishme. Prej tij unë kam kuptuar shumë gjëra tek vetja.

- Xheloze
- Jam xheloze për ato gjëra që unë i konsideroj shumë të rëndësishme. Xhelozinë e përjetoj shumë momentale dhe më pas mendoj se çdo njeri është i lirë që ti bëjë gjërat ashtu siç dëshiron. Unë jam shumë xheloze për njerëzit. Mendoj se përtej realitetit që ofrohet, egziston një realitet tjetër për çdo person. Kjo është ajo që më pëlqen tek njerëzit. Çdo njeri e shikoj me idenë e të papriturës. Unë kam bindjen se çdo njeri merr atë që jep në jetë.
- Si e shikoni figurën e mashkullit në jetën tuaj
- Vetëm mashkulli mund të më ofrojë mua mundësinë për të kuptuar se çfarë jam, çfarë gëzoj prej femre, gjë që është shumë e rëndësishme. Në momentin që unë dua të vlerësohem si femër në kompleks të gjërave që unë kam, atëherë këtë gjë mund të ma bëjë të mundur që ta kuptoj vetëm mashkulli. Gëzon një rol shumë të rëndësishëm në jetën time.
- Cila është mardhënia juaj me instiktet
- Unë i ndjek instiktet e mija. Jam besnike e tyre dhe ato gjithmonë më kanë qëndruar besnike. Kurrë nuk më ka rezultuar diçka e gabuar kur kam ndjekur instiktet.
- Çfarë ju lumturon më shumë
- Unë lumturohem në varësi të predisopozitës sime të momentit. Në qoftë se jam enuziaste, unë lumturohem dhe me një gjë shumë të vogël, ndërsa në qoftë se nuk jam e predispozuar, duhet të jenë gjëra shumë të mëdha për të më bërë të ndjehem mirë.

- Si reagoni kur jeni e mërzitur
- Kur jam e mërzitur dhe e kam të pamundur të komunikoj, thjeshtë qaj. Më pas e kaloj këtë gjendje duke menduar dhe e qara ia ka vlejtur.
- Kur pendohesh
- Asnjëherë. Jam me atë idenë që njeriu është ai që është në sajë të së kaluarës së tij dhe unë e vlerësoj shumë veten kështu siç jam. E di që po të ndryshoja diçka në të kaluarën time, do të më mungonin shumë gjëra të së tashmes, ndaj dhe nuk jam penduar kurrë.


- Endrra juaj
- Të mos ngelin vetëm në kuadrin e ëndrrave synimet e mija.
- Si e mendon veten pas shumë vjetësh
- Nobeliste, me dy deri në tre fëmijë. Njëri do ta ketë emrin Pol, tjetra Minimi ndërsa tjetra do ta ketë emrin Gloria. Gloria do të jetë violinçeliste, Poli piktor kurse Minimi do të jetë pak nga të tëra ashtu si unë. Unë e di që do të jenë shumë të famshën në specifikat e veta. Realizimi i kësaj familje do të jetë gjëja më e bukur që do të kem bërë ndonjëherë.

Erleta Hoti: Jeta ime me Nian pas divorcit me Kastro Zizon2

Jonida Hitoveizi



Ajo është vajza e dy personaliteteve mjaft të njohur, si veprimtari Ukshin Hoti dhe nëna e saj, Edi Shukriu, prej një kohe të gjatë një nga prezantueset më të njohura të televizionit kosovar. Erleta Hoti, në Shqipëri veçanërisht, u bë e njohur mediatikisht për lidhjen e saj me Kastro Zizon, një martesë që përfundoi sapo vajza e lindur nga kjo dashuri mbushi një muaj e gjysmë. Si ka qenë jeta e saj, marrëdhënia me botën e televizionit, por edhe sfida e të qenit nënë e vetme pa përkrahjen e njeriut me të cilin u dashurua. Siç thotë Erleta Kastro, e braktisi bashkë me detyrimet për të bijën, duke arritur deri në atë pikë sa të largohej bashkë me lekët që ajo kishte hequr për vajzën e tyre.
Erleta, prindërit e tu janë mjaft të njohur në gjithë trojet shqiptare. Babai juaj Ukshin Hoti, një veprimtar i njohur dhe nëna juaj Edi Shukriu, një femër e spikatur e botës së letrave. Si kanë ndikuar ata në formimin tënd?


kastroo-o
Fillimisht, ndjehem mirë që ceke babain tim, Ukshin Hoti, meqë fatkeqësisht, për shkak të sistemit famëkeq komunist, ai nuk njihet dhe aq shumë në Shqipëri. Ishte politikan dhe politolog i viteve ‘70-‘80, lider shpirtëror i të gjithë shqiptarëve të Kosovës e më gjerë, si dhe një ndër studiuesit e parë të Universitetit të Harvardit, pas Fan Nolit. Fatkeqësisht, për shkak të pikëpamjeve të tij publike politike në lidhje me bashkimin e trojeve shqiptare, si dhe refuzimin që i bënte pushtetit të asokohshëm jugosllav për t’u emëruar ambasador i këtij shteti, u burgos politikisht, kur unë isha vetëm 6-muajshe. Më ka rënë rasti shumë pak ta përjetoj si baba, por letrat e tij të karakterit politik që kam lexuar kur ia dërgonte nënës nga burgu, më kanë ndihmuar shumë për vetëdijesimin tim në këtë aspekt. Për këtë arsye vendosa që edhe vetë të përfundoja Fakultetin e Shkencave Politike.
Sa i përket nënës, përveçse është e njohur për krijimtarinë e saj letrare, është edhe Dr. e parë e Shkencave të Arkeologjisë në Kosovë, si dhe ndër veprimtaret e para të luftës paqësore për çlirimin e Kosovës. Duke pasur përballë prindër të tillë, e kam ndjerë dhe akoma e ndjej veten shumë të vogël sa i përket formësimit personal. Më duhet të punoj dhe të kem një bagazh të madh pas krahëve që të bëhem sa gjysma e tyre. Kur e di që në botë ka shumë fëmijë çiftesh intelektualë që llastohen pa masë, të paktën kam modestinë dhe përpjekjet vetjake për të arrirë diçka në jetë, pa shfrytëzuar fare emrin e prindërve.

Ju jeni një gazetare dhe pjesë e botës së mediave në Kosovë. Si e shihni rolin e saj gjatë viteve?
Mendoj se roli i medias në Kosovë është mjaft i rëndësishëm, por vetëm në rastet kur nuk është i politizuar nga pushteti. Dukuri kjo që është shumë e theksuar kohëve të fundit si në Kosovë, po ashtu dhe në Shqipëri. Por në vetëdijesimin e popullit, në çfarëdo aspekti mund të ndikosh edhe përmes programeve argëtuese, siç kam bërë unë me emisionin tim muzikor “Top RTK” me vite të tëra dhe që ka bërë shumë bujë.
Për çfarë ka bërë bujë më tepër emisioni juaj?
Edhe pse kam përfunduar Shkencat politike, sa i përket medias, në këtë rast televizionit, që nga viti 2000 isha e përkushtuar tek programet argëtuese dhe veçanërisht ato muzikore. Mbase për arsye se kam përfunduar dhe shkollën e muzikës për piano dhe doja t’i ikja frymës politike që më kishte kapluar gjithë jetën. Por prapë nuk më zinte vendi vend. Ishte fjala për këngëtarët shqiptarë që vidhnin këngë të shteteve të tjera të Ballkanit, veçanërisht ato serbe dhe po me ato këngë popullarizoheshin pa masë. Bëja rubrika me komente qesharake për këto këngë, gjithnjë me përkrahjen e shikuesve dhe i transmetonim drejtpërdrejtë këto këngë dhe këngëtarët që i interpretonin. Edhe pse me reagime të shumta rigoroze nga disa prej tyre, me kohë dukuria e vjedhjes së këngëve u zbeh në Kosovë dhe viteve të fundit filluan këngëtarët fqinjë të vidhnin muzikën shqipe, ndërsa këngëtarët tanë e reduktuan këtë veti.
Edhe pse nga familje e njohur, në Shqipëri jeni bërë e njohur veçanërisht pas martesës me Kastron. Ka ndikuar për mirë apo për keq ky fakt tek ty?
Në fakt, jo vetëm se vij nga një familje e njohur, por në Kosovë kam qenë e njohur edhe nga ekrani këto 12 vitet e fundit. Interesante është se në vitin 2009, ende pa e njohur Klevisin apo Kastron janë publikuar shkrime për mua në Shqipëri nga disa gazetarë, që tashmë i kam miq. E vërteta qëndron se as asokohe nuk dëshiroja të isha e njohur në Shqipëri. Aty vija dhe akoma e vizitoj vetëm për të përjetuar ndjenjën e të qenit si në vendin tim dhe jo të popullarizohem në ndonjë aspekt.
Është interesante se për personat publikë në Kosovë, njerëzve shumë pak u duket interesante kur i shohin në rrugë, ndërsa në Shqipëri jeta e tyre përcillet me më shumë vëmendje. Sa i përket ngjarjes me Kastron, më shumë më vjen keq që jam bërë e njohur për këtë gjë. Që nga fillimi kam qenë kundër publikimit të lidhjes sonë, por edhe durimit i erdhi fundi kur dëgjova të pavërteta të publikuara nga babai i fëmijës sim dhe sidomos kur deklaroi se në Kosovë kishte ardhur “për ta spastruar racën njerëzore”

.
Çfarë diference vëreni mes spektakleve në Kosovë dhe atyre që bëhen në Shqipëri?
Një pyetje me shumë vend, që doemos do dhe përgjigje objektive. Spektaklet televizive që realizohen në Shqipëri janë shumë më të avancuara se ato që bëhen në Kosovë. Mbase këtu ndikon dhe interesimi i sponsorëve për këto spektakle, gjë që në Kosovë nuk është shumë i madh. Këtu të gjithë dëshirojnë të shohin ndonjë spektakël marramendës, por askush nuk ndihmon për ta mundësuar këtë. E metë e spektakleve në Shqipëri është se, pothuajse të gjitha ato spektakle të famshme janë “të huazuara” nga ndonjë kanal televiziv i huaj (këtu nuk po flas për programet që kanë të drejtën e autorit), por “huazohen” kaq mirë sa të detyrojnë t’i shikosh. Në Kosovë, edhe nëse mundohen të imitojnë, prapë se prapë nuk ia dalin. Edhe sa kam njohuri nga përvoja personale; në Shqipëri punohet më shumë në punë ekip, ndërsa në Kosovë të realizosh një spektakël duhet ta luash i/e vetme rolin e autorit, organizatorit, producentit, prezantuesit, kabllomanit etj.
A do të pëlqente të provoje të ishe pjesë e një produksioni shqiptar si prezantuese?


Më shumë do më pëlqente të isha pjesë e një produksioni shqiptar si producente e jo si prezantuese, meqë këtë pozicion e kam tani në Televizionin Publik të Kosovës. Vitin e kaluar kam përfunduar specializimin për produksion televiziv dhe njëkohësisht kam punuar në televizionin publik të Japonisë, NHK, në Tokio dhe atje kam mbetur pa mend sesi puna në ekip dhe përkushtimi mund të arrijë sukses, edhe botëror madje. Dukja në ekran nuk është shumë e rëndësishme për mua, por cilësia se çfarë transmeton kanali se ku unë punoj.
Ju jeni në kontakt përherë me personazhet e njohur të muzikës dhe të ekranit. Ç’mendim keni për mënyrën sesi konceptohet fama në vendin tonë?
Më duket se fama dhe personazhet publikë tek ne vlerësohen më shumë sesa duhet, duke përjashtuar këtu disa raste që me të vërtetë ia vlen të respektohen. E thashë dhe më herët se në Kosovë është më ndryshe. Njerëzit sillen më natyrshëm me të famshmit që i takojnë. Në Shqipëri, kam përshtypjen se 2 apo 3 herë të shfaqesh në TV të konsiderojnë si të famshëm dhe nuk ndalen mediat duke të komentuar. Më ka rastisur që në Shqipëri të shoh shumë personalitete, që për shkak të antivlerave nuk ia vlen të promovohen në media, ndërsa në Kosovë personave të tillë nuk iu lejohet hapësirë as në media vizive e as në ato të shkruara.
A jeni rikthyer në punë pas lindjes së Nias, apo ende?
Në 11 nëntor përfundoj 6-mujorin e pushimit të lindjes. Mbase do isha kthyer më herët, por mungesa e dy prindërve që i përkushtohen fëmijës më bën të rikthehem më vonë nga sa e kisha planifikuar.
Si jua ka ndryshuar jetën Nia?
Po të më pyesnin vite më parë, do tmerrohesha nga koncepti i të qenit nënë. Mendoja se a do të dija ta rrisja dhe edukoja në mënyrën e duhur, a do i mungojë ndonjë gjë që unë nuk mund t’ia siguroja etj. Por tani e shoh se këtë frikë e kisha të kotë. Ardhja në jetë e fëmijës, sidomos pozita e të qenit nënë të bën shumë më të lumtur, më optimiste, si dhe më të fuqishme për t’u ballafaquar me jetën.
Dëshirat që ushqeni, cilat janë?


Të jem një nënë e përkryer sa i përket rritjes së Nias dhe të jem një femër e pathyeshme në shoqërinë patriarkale, në të cilën jetojmë.
Pas divorcit keni marrë përsipër ta rrisni e vetme vajzën tuaj. A i trembeni kësaj sfide?
Të jem e sinqertë, përsipër nuk kam marrë asgjë, por të gjitha i kemi planifikuar së bashku me Klevisin. Fëmija nuk lindet dhe lihet në mëshirë të fatit pa asnjë strehë mbi kokë. Vendimi që ta rrit e vetme nuk ishte personal, por përgjegjësia dhe dashuria ime për të më detyruan që ta rrit dhe përkujdesem për të e vetme. Vështirësive nuk u trembem, por e natyrshme është që ndonjëherë të më kaplojë brengosja se si do t’ia shpjegoj realitetin si është braktisur. A më duhet t’ia fsheh, ta gënjej, apo t’i tregoj të vërtetën mbi fatin e saj? Këto janë pyetjet që më frikësojnë.
Është e vështirë të jesh një nënë single?
Është shumë e vështirë, sidomos kur materialisht dhe fizikisht përkujdesesh për të. Nga njëra anë je e vetëdijshme që duhet të punosh për mirëmbajtjen e saj dhe tënden, e në anën tjetër, edhe në punë do e kesh mendjen; si është gjendja e saj momentale dhe si do përfundoni në të ardhmen të dyja së bashku.
Cili ka qenë momenti më i vështirë që keni përjetuar pas ardhjes në jetë të Nias?
Këtë e kam thënë edhe më herët, por më duhet që të shtoj diçka. Ishte momenti kur Nia ishte 1-muajshe e gjysmë dhe kuptova që babai i saj na la përfundimisht e iku duke i marrë fshehurazi edhe paratë që i kisha kursyer për vajzën e tij.
Në një intervistë keni thënë se nga historia me Kastron keni mbetur e lënduar. A do të pranoni në vazhdim që ai të vijë ta vizitojë vajzën?
E thashë më lart. Një baba që vjedh dhe vajzën e tij njëmuajshe, nuk do të ketë vend në jetën e saj, deri sa këtë ta vendosë sistemi gjyqësor.
Nëse një ditë ai do të kërkonte kujdestarinë e saj, a do të frikësoheshit?


Nuk e besoj. Përkundrazi. Ai fakt do më bënte të qeshja. Ajo që do e hedh në gjyq jam unë, jo për kujdestari, po për përgjegjësi ndaj saj. Çdo njeri që sjell një fëmijë në këtë botë ka përgjegjësi ndaj tij, qoftë i kurorëzuar apo jo. Kjo është e shkruar edhe me ligj. Dashuria ndaj fëmijës nuk shprehet përmes medias e as këngës. Dashuria ndaj fëmijës shprehet përmes përgjegjësisë, gjë që Klevisi nuk e bën dhe nuk e ka në plan ta bëjë. Më vjen keq që e them këtu, por këtë Klevisi nuk e ka bërë as për djalin e tij të parë. Ish-gruaja e tij e luste t’i dërgonte para, dhe po ashtu edhe unë e lusja që paratë për mirëmbajtjen e djalit t’ia dërgoja unë nëse puna ishte aq keq, vetëm që ai për djalin të mos ndjehej keq, duke mos besuar se një fat i tillë do të na kaplonte edhe mua e Nian.
A do të mundnit ta falnit një ditë vetëm për hir të vajzës?
Mbase do e falja që një 24-orësh ta kalonte me vajzën e tij, por jo me mua.

Kujt i ngjan më tepër Nia?
Edhe nëse sadopak deri më tani jam shprehur subjektivisht, vetitë e Nias nuk do i mohoj. Fizikisht ka sytë e babait të saj dhe pjesën tjetër timen. Si karakter është kokëfortë, ashtu siç jemi ne gjithë shqiptarët (qesh).
Sa kohë në ditë ju merr kujdesi për vajzën?
Të them 24 orë do të duket e pabesueshme për femrat që nuk kanë fëmijë dhe ato të cilat nuk janë në pushim të lindjes. Më duhet t’i shfrytëzoj 30-1. 50 minuta të gjumit të saj të ditës për të kryer punë të tjera.
Vazhdoni ta frekuentoni jetën e natës?
Po, vazhdoj dhe nuk besoj se do e lë ndonjëherë. Të jesh nënë, nuk do të thotë ta privosh veten nga të drejtat e tua, por vetëm t’i reduktosh paksa ato. Nuk e frekuentoj rregullisht siç bëja më parë, por kur është dakord nëna ime që të kujdeset për Nian, atëherë unë dal. Apo edhe kur kujdeset ndonjë kujdestare, tek e cila kam besim.
Për çfarë jeni penduar deri më sot?
Jam penduar për modestinë që kam dhe që jam e turpshme për kërkesat e arsyeshme që duhet t’i bëja para lindjes së vajzës.
Kujt do të donit t’i kërkonit falje dhe çfarë do t’i thoshit?
Falje do u kërkoja vetëm prindërve të mi, që më kanë edukuar të sillem në mënyrë aq të pavarur. Aq sa ndonjëherë e kam keqshfrytëzuar pavarësinë time në zgjedhjet që kam bërë, ndonjëherë të pagabuara e ndonjëherë shumë të gabuara. Në anën tjetër do të të falënderoja personalisht ty për kohën dhe hapësirën e shprehjes që më dhe.

. Erleta Hoti kërcënon Arian Çanin




Prezantuesja e Radio Televizionit të Kosovës, Erleta Hoti, duket të jetë mllefosur shumë me showmanin nga Shqipëria Arian Çani. Ajo në një postim të sajin në Facebook, të cilin ja ka dedikuar Arian Çanit, e kërcënon atë, se po vazhdoi me siç thotë ajo me budallallëqe të tilla, do të ketë për dhuratë publikimin e mëkateve që Çani i paska bërë sa herë ka ardhur në Kosovë.“Dedicated to Arian Cani. Po vazhdove me këto budallallëqe televizive, do kesh dhurate për Vit te Ri një storie ekskluzive për te gjitha mëkatet e tua qe ke bere ne Kosove. Jo ketë vit, por sa here qe ke qene ketu. Me foto, fakte dhe data. Kaq!”, shkruan Erleta në postimin e saj në Facebook.

Dihet se Erleta para pak muajsh është ndarë nga martesa me këngëtarin Kastro Zizo, i cili është mik i Arian Çanit, dhe njëri nga protagonistët më të shpeshtë të showt të tij televiziv Zonë e Lirë.

Në fakt, siç shkruan reporteri, edhe ndarja e Erletës me Kastro Zizon, pat ndodhur pikërisht pas pjesëmarrjes së këtij të fundit në Zonë e Lirë, ku Zizo kishte bërë sjellje të pahijshme, të cilat ishin vlerësuar si të papranueshme nga Erleta.
kastroo-o
Zizo kishte kërkuar falje për sjelljet e tij, por siç duket Erletës i ishte mbushur kupa dhe nuk kishte pranuar kthim prapa.

Erleta Hoti: Ju rrëfej momentet dramatike të ndarjes me Kastro Zizon


“Ai nuk përgjigjet financiarisht për vajzën”
Para dy muajve ajo ishte në një rrëfim për suplementin ”Panorama plus”, në të cilën fliste mbi lidhjen e saj me këngëtarin Klevis Bega (Kastro Zizo), por vetëm një ditë më pas u komentua ndarja e çiftit. Edhe këtë radhë vajza e njohur e ekranit kosovar, Erleta Hoti (e bija e veprimtarit të njohur Ukshin Hoti), vjen përsëri me një rrëfim, kësaj here për ndarjen dhe përjetimet e saj mbi këtë lidhje. Çfarë ka përjetuar gjatë kohës që ka qenë me Kastron, kërcënimet dhe ofendimet nga ana e tij dhe shumë gjëra të tjera, Erleta i tregon në vazhdim…
Po fillojmë aty ku e kishim lënë në intervistën e fundit, vetëm disa ditë më pas është shkruar se ju ishit ndarë nga Klevis Bega. Mund të na tregoni arsyen e ndarjes?
Po e vazhdojmë intervistën, por tani me më shumë objektivitet dhe jo në mënyrë emotive, ashtu si para disa muajve. Me shumë kërcënime, por sërish me guxim, siç jam gjithmonë. Është e vërtetë që jemi ndarë me Klevisin ende pa i mbushur vajza 2 muaj. Arsyeja e ndarjes nuk është ajo që interpretohej në media, për shkak të paraqitjes së tij tek emisioni ”Zonë e lirë”. E vërteta është se vetë Klevisi një natë para se të paraqitej në këtë program, më dërgoi një mesazh nga Tirana, duke më informuar se çdo gjë mes nesh ka mbaruar, pa asnjë arsye apo shpjegim konkret.
E keni përshkruar si burrë ‘’ideal’’, kishit probleme ato ditë kur jepej intervista apo dëshiroje ta mbroje këtë lidhje?
Klevisi deri kur qëndronte në shtëpi me mua, me të vërtetë ishte një burrë ideal që përmbushte çdo nevojë dhe dëshirë që kisha, por pas lindjes së Nias, daljet e tij të mbrëmjes filluan të shpeshtoheshin çdo ditë e më shumë. Dhe problem kyç në lidhjen tonë u bënë gjestet, provokimet e ofendimet me fjalë që m’i bënte kur ishte në gjendje të dehur. Jo vetëm mua, por të gjithë rrethit tim. Duke marrë parasysh se isha shumë e ndjeshme në gjendje lehonie, këto veprime më lëndonin në mënyrë të dyfishtë.
Po më herët gjatë lidhjes keni pasur grindje dhe acarime apo si të gjitha çiftet?
Në fazat e para të lidhjes sonë e dashuronim njëri- tjetrin më shumë se kur vendosëm të bashkëjetonim. Por ishte dhe një sfidë e madhe që duhej ta ballafaqonim dhe asnjëri nga ne nuk pati sukses në këtë drejtim. Ishte kjo faza kur mbeta shtatzënë dhe lidhjen më shumë e mbanim nga distanca sesa qëndronim afër njëri-tjetrit. Klevisi në Tiranë ndërsa unë në Prishtinë, meqë nuk doja ta ndërprisja punën. Më ndodhte të dëgjoja shumë bëma të Klevisit në Tiranë, të cilat më bënin të ndihesha shumë keq, duke marrë parasysh gjendjen që isha.



Ishe e lumtur me Klevisin?
Isha e lumtur dhe shumë e dashuruar me të. Por me lindjen e vajzës kuptova se dashuria është diçka më e madhe se përjetimi i kënaqësisë që ke me partnerin. Dashuria kërkon dhe kontribut, qoftë moral apo financiar. Fryti i dashurisë sonë nuk kuptonte fjalët ”të dua apo më mungon”, por i përjetont ato përmes përkujdesjes dhe sigurimit të jetesës së saj, gjë që nuk ndodhi nga ana e Klevisit, i cili nuk pranoi t’i merrte përgjegjësitë e tij si baba. Kështu që tani rolin e nënës dhe të babait e bëj e vetme. Dhe mbase kjo është arsyeja kryesore që ndjenja e dashurisë sime të zbehej dhe të zhdukej.
Sa kohë u bënë që nuk jeni bashkë?
Kanë kaluar 3 muaj që nga ndarja jonë definitive.
Keni kontaktuar më nga ajo ditë?

kastroo-o
Po, kontakte kemi mbajtur më së shumti në lidhje me vajzën tonë. Por me kohë edhe ato i kam ndërprerë, meqë nuk më dukej e arsyeshme që unë të raportoja se si është vajza, përderisa Klevisi bridhte rrugëve të Shqipërisë dhe Serbisë, pa u munduar asnjëherë të na ndihmojë financiarisht.
Flitet se jeni ndier e fyer nga  gjestet e tij tek emisioni ‘’Zonë e lirë’’, si është e vërteta?
E natyrshme është që të më fyenin ato gjeste. Por çka më pengonte më shumë, ishte gjendja e tij e dehur dhe e pakontrolluar, në veçanti fjalët e tepërta vend e pa vend. Edhe po të mos isha në lidhje me të, asokohe do mendoja se kush është ky njeri dhe çfarë interesi ka që bën këtë rol të kotë në një emision televiziv. Mbase jam naive dhe e prapambetur, nëse ende mendoj se njeriu nuk duhet të turpërojë veten e familjen vetëm për të arritur një lloj ”fame” që askush nuk do ia dijë për nder. Klevisi është munduar të arsyetohet përmes mediave të shkruara, siç jam e informuar edhe tek ju, por mënyra komerciale e pendesës më bëri që edhe më shumë të zhgënjehesha nga ky person.



Me çfarë merrej ai në Prishtinë, se shpesh deklaronte se ishte shumë i zënë me punë dhe obligime?
Në realitet obligimet e tij i kam mësuar përmes medias, kur ai u largua për në Tiranë. Lexoja se ishte drejtor i një kompanie mediatike në Prishtinë e më pas që do kishte dhe bashkëpunim me Bob Sinclar. Por në realitet, asgjë nga këto nuk është e vërtetë. Sa rrinte në Prishtinë, e vetmja gjë që bëri është inicimi i një show televiziv, projekt i cili dështoi dhe asgjë më shumë. Kohën më të madhe e kalonte në shtëpi apo me miq nëpër kafeteri, përveç një rasti kur incizoi një këngë me disa kolegë, këngë e cila po ashtu  nuk u realizua si videoklip.
Si ka reaguar në momentin që i keni kërkuar ndarjen?
Të them të drejtën, ndarjen nuk ia kam kërkuar unë, por ai. Dhe pas dy ditësh ndërroi mendje. Por për mua ishte vonë. Aq më duhej, kisha vajzën njëmuajshe, shtëpinë, si dhe vetveten për të cilat përkujdesesha dhe nuk doja që askush të jetonte si parazit mbi shpinën time. Edhe po t’i kisha milionat, nuk do kisha pranuar një jetesë të tillë e lëre më në kushtet që ne jetojmë.
Keni debatuar për këtë çështje?


Kemi debatuar shumë shpesh, që nga momenti që zbulova se Klevisi as që ishte lodhur të mendonte se së shpejti do të bëhej me fëmijën e dytë në jetën e tij dhe të kursente diçka për të dhe për fillimin e bashkëjetesës sonë. I kam dhënë dhe kohë që të gjente një lloj pune modeste, në mënyrë që të përballeshim me krizat financiare. Por as këtë nuk e bëri, përveçse vazhdonte të premtonte se së shpejti gjërat do rregullohen. Kjo vazhdoi derisa e gjeta veten në falimentim të plotë financiar dhe vendosa që së bashku me vajzën të kthehesha te familja ime.
Ka ardhur ndonjëherë në Prishtinë që t’ju takojë?
Po, ka ardhur para disa ditëve me një shumë simbolike parash për vajzën e tij dhe qëllimin që të më takojë. Vajzën e ka parë, por unë e kam evituar këtë takim, meqë këtë çështje dua ta zgjidh  së shpejti përmes sistemit gjyqësor.
Po për vajzën e mer malli, kërkon që ta shohë?
Ai thotë se e mer malli për ne të dyja, por siç e ceka më herët, në rastin e Klevisit kuptova se dashuria nuk nënkupton vetëm fjalë të kota, por edhe vepra.
Do ia mohoje të drejtën për të takuar vajzën?
Përderisa merr përgjegjësinë dhe obligimin e tij si baba i vajzës, të drejtën për ta takuar nuk do t’ia mohoj. Por nëse do tentojë sërish të vijë e ta vizitojë vetëm si një kukull që e sheh në vitrinë dhe i pëlqen e dëshiron që ta shohë sërish, nuk do e lejoj. Mbase më mirë këtë rast do e zgjidhë gjykata e jo unë.
Po familjarë të tij kanë kërkuar që t’i mbajnë ende kontaktet me ty për shkak të vajzës?
Po, e vërteta është se kanë telefonuar disa herë për të dëgjuar se si është Nia, por nga e gjithë situata e krijuar, stresi dhe mbingarkesa që kisha dhe kam për vajzën e njomë, nuk ma donte zemra të shërbeja si informatore për askënd.



Je penduar që je ndarë?
Përkundrazi, tani po shoh më mirë, si të më hiqej mjegulla nga sytë. Kam jetuar në një gënjeshtër të krijuar nga Klevisi, gënjeshtër që jo vetëm më kaploi mua, por gjithë rrethin tim.
Në disa intervista Klevisi shpesh ka dashur të japë shenja se është bërë djalë i mirë dhe është përmirësuar shumë në jetën e tij. Do riktheheshe tek ai nëse ta kërkonte këtë gjë?
Kërkesat e tij ende nuk kanë të ndalur, por përgjigjja ime definitive është mohuese. Këto premtime të kota i kam përjetuar shumë herë dhe nuk do i besoja më. E mbase në këtë aspekt luan shumë rol përsëritja e veprimeve në media, gjëra që i ka bërë edhe para njohjes me mua, atëherë kur ishte me gruan e parë.
Duke ditur që punoni vetë prej shumë vitesh, çfarë sakrifice bën një nënë për të rritur një fëmijë, është e vështirë besoj, si e ke përballuar?
Është shumë e vështirë, sidomos kur duhej të luaj rolin e nënës dhe babait në të njëjtën kohë. Kam fatin që edhe një muaj jam në pushim të lindjes, si dhe që kam nënën time pranë që më ndihmon pa masë. Se në të kundërtën, nuk e di se si do ta përballoja këtë situatë. Por dita-ditës po e shoh se për mirëqenien e fëmijës, një nënë është në gjendje të bëjë të pamundurën dhe atë do përpiqem të bëj edhe unë për vajzën time.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...