Agjencioni floripress.blogspot.com

2013/09/22

Në Gjakovë promovohet romanin më i Jusuf Buxhovit t"Jeniçeri i fundit"


Në Gjakovë, shkrimtari dhe historiani Jusuf Buxhovi promovoi romanin më të ri "Jeniçeri i fundit". Këtë promovim, që zgjoi interesim të madh në Gjakovë, autori tha se ua kushtoi dy shkrimtarëve të njohur Teki Dërvishit dhe Ali Podrimjes, krijimtaria letrareve e të cilëve arrin kulmet e letërsisë shqipe. Autori, po ashtu, në mënyrë të veçantë, nderoi edhe këngëtarin Ismet Peja, të cilin e quajti "bilbil të Çabratit", zëri i të cilit i dha ngjyrime të veçanta muzikës sonë popullore.

Pasi që shpjegoi motivet që e kanë shtyrë të shfrytëzojë një fakt historik, siç ishte ai i fundi tragjik të rendit të jeniçerëve e bashkë me të edhe të Bektashinjve - si inspirues kryesor të këtij formacioni të njohur ushtarak, Buxhovi tha se me anën e imagjinatës artistike është përpjekur të futet dhe të ndriçojë sado pak dilemën pse shqiptarët ishin të suksesshëm në këtë rend ushtarak, dhe po ashtu të gjejë lidhjet shpirtërore të një pjese të mirë të shqiptarëve me rendin Bektashi.

Krahas kësaj, në këtë promovim, Buxhovi pjesën më të madhe ia kushtoi raporteve të shqiptarëve me Perëndimin, duke i parë ato në një kontekst historik, por edhe shpirtëror dhe kulturor, të lidhur me themelet e këtij qytetërimi. Por, sipas autorit, kjo e vertetë historike u kontestua dhe vazhdoi të kontestohet nga vendet fqinje (sllavo-ortodokse) qysh nga fillimet e shekullit XIX, me libra antishkencore, me anën e të cilave shqiptarët shiheshin si popull endacak, pa histori dhe ç'është më keq, ata shiheshin edhe si mbetje islamike në Europën Juglindore, që do ta rrezikonin atë po qe se do t'u jepej shteti i pavarur në përputhje me të drejtën etnike dhe historike. Buxhovi tha se Rilindja kombëtare ia doli që të shqiptarët t'i lirojë nga këto hipoteka me anën e nxjerrjes në shesh të vërtetës historike për përkatësinë e tyre perëndimore që nga themelimet e antikitetit, gjë që ndikoi që të pranohej pavarësia e Shqipërisë (qoftë si e përgjysmuar), ndërkohë që mbi këtë platformë, pas një shekulli, të pranojë edhe shtetin e Kosovës, për nxjerrjen e të cilit, nga pushtimi serb, në vitin 1999 SHBA-të bashkë me vendet e NATO-s përdori edhe ndërhyrjen ushtarake.

Por, sipas Buxhovit, klasa e tanishme politike, me sjelljen e papërgjegjshme thuajse në të gjitha fushat, ka filluar ta rrezikojë këtë të arritur të madhe historike. Asaj po i ndihmon edhe heshtja e çuditshme e intelegjencës shqiptare, e cila duke u treguar indeferente ndaj keqpërdorimit të lirisë fetare për qëllime politik, që po inicohet nga veprimtaria e rrymave ekstremiste fundamentaliste, të cilat nuk ngurrojnë të shkelin mbi vlerat kombëtare shqiptare dhe shtyllat e identitetit historik dhe kulturor të tij, ka filluar ta humb kompasin shpirtëror në raport me civilizimin perëndidmor dhe vlerat e tij.

Buxhovi në fund theksoi se do të jetë fatale për ne nëse sillemi kështu, ngaqë ata që deri më dje kanë trumbetuar se ne jemi "mbetje fundamentaliste islamike" në Evropë, këtë do ta shfrytëzojnë që Perëndimin ta nxisin kundër nesh, gjë që në rrethana e ndonjë krize politike me të cilat Evropa është plot e përplot, Serbisë dhe aleatëve të tyre sllavo-ortodoks, mund t'u jipet "e drejta" për ta "mbrojtur qytetërimin evropian nga ky rrezik.

“Ferri” ( “Inferno”)i Dan Brown

Teksa thrilleri i ri i Dan Brown, “Inferno”, ka dalë në shitje, vlerësimet e para e cilësojnë atë si një libër të lexueshëm e të rrjedhshëm, por pa asnjë shans për të fituar ndonjë çmim letrar.

“Edhe pse e dija që ishte një vrimë në ujë që nga fillimi në fund, nuk mund të mos e lexoja”, shkruan kritikja An Wilson në të përditshmen britanike “Daily Mail”.

“Inferno” është novela e katërt e Brown që ka si protagonist profesorin e simbologjisë në Universitetin e Harvardit, Robert Langdon.

Historia bën fjalë për Langdon që përpiqet të ndalojë përhapjen e një virusi vdekjeprurës. Historia fillon me profesorin që zgjohet në një spital italian dhe nuk i kujtohet përse ndodhej atje.

Me një vrasës profesionist që i qepet pas, Langdon lëviz në rrugët dhe rrugicat e Firences për të zbërthyer disa kode që përkojnë me vargjet e poetit italian Dante dhe “Ferrit” të tij klasik.

“Mënyra sesi është shkruar libri është shumë e ngjashme me atë të “The Da Vinci Code”, vetëm se është një rrugë më e gjatë”, shprehet më tej kritikja Wilson, e cila shton:

“Dan Brown thotë se ka depërtuar thellë në historinë filozofike, teologjike dhe letrare për këtë libër, por nëse ai e ka bërë këtë, atëherë nuk ka lënë asnjë gjurmë të këtyre kërkimeve të thella në “Inferno”. Janë të gjitha dokrra, por të paktën janë dokrra argëtuese”.

“Terrori i Serbisë pushtuese mbi shqiptarët 1844 – 1999” edhe në duart e Dick Martyt

Libri arkivor-historik “Terrori i Serbisë pushtuese mbi shqiptarët 1844-1999” i autorit prof.dr. Nusret Pllana tani ka bërë udhën e gjatë në të gjitha kontinentet që nga Amerika, Evropa dhe Australia e largët për të prezantuar me fakte relevante orët vrastare deri në shkallë të gjenocidit që ka kryer Serbia ndër vite ndaj popullit shqiptar dhe Kosovës.

Autori Nusret Pllana ka theksuar se librin e tij voluminoz dhe faktik që përmbledh masakrat dhe kasaphanën serbe ndaj shqiptarëve do t`ia dorëzojë edhe Dik Martyt, Asamblesë së Këshillit të Evropës dhe institucioneve të tjera evropiane, që të shohin me sytë e tyre siç thuhet katrahurën shekullore të orëve vrastare të regjimit serb mbi shqiptarët dhe Kosovën. “Me këtë akt tonin, deputeti evropian dhe këto institucione evropiane të mendojnë mirë dhe të mos bien pre e kurtheve të kurdisura nga qarqet antishqiptare serbe dhe përkrahësve të këtyre krimeve”, theksoi autori Pllana, duke shtuar se libri ka shumë fakte relevante me afro 600 fotografi nga masakrat e njohura ndaj shqiptarëve të Kosovës.

Libri “Terrori i Serbisë pushtuese mbi shqiptarët 1844-1999”, transmeton ina, kohë më parë me nismën e LQSHA-së së Joe DioGuardi dhe të SHSHA-së në Çikago është i pranishëm edhe në sirtarët e Bibliotekës Ndërkombëtare të Kongresit Amerikan në Uashington.

Për këto njëqind vjet te pushtimit dhe te ripushtimit te Kosovës nga regjimet vrastare dhe antishqiptare te Serbisë, ajo me tere mekanizmat e saj diplomatik dhe përmes asociacioneve tjera te fushës se propagandës, i pat afruar këso kohe materiale me përmbajtje të thellë antishqiptare në Ballkan dhe rreth Kosovës.

Regjimi serb në këto 14 vite nuk ndaloi propagandën antishqiptare dhe ndaj Kosovës, me skenarë të njohura të propagandave të ndryshme. Në kuadër të këtyre skenarëve doli edhe eurodeputeti zviceran Dick Marty, i përfaqësuar në Asamblenë e Këshillit të Evropës dhe ku si përfaqësues i këtij institucioni u përfshi në fushatën serbe kundër shqiptare për gjoja trafikim organesh nga shqiptarët gjatë luftës së vitit 1999, ku si viktima dolën serbët. Kësaj fushate i`u dha një fushatë intensive e publicitetit të paguar, ku u përfshinë shumë debate dhe media.

Libri i p Prof.Dr.Pllanës me titull "Terrori i Serbisë Pushtuese mbi Shqiptarët 1844- 1999"promovohet edhe në Kanada

Nga Flori Bruqi


description

Në fillim të këtij muaji në Toronto të Kanadasë bëhet promovimi i "Terrori i Serbisë Pushtuese mbi Shqiptarët 1844- 1999", i dr. Nusret Pllanës. Organizatorët e këtij libri ishin "Qendra Shqiptare" në Hamilton, Shoqata Shqiptaro- Kanadeze e Torontos, personalitete të biznesit dhe të artit dhe institucione të tjera. Shumë nga figurat e njohura që morën pjesë në këtë promovim thanë fjalë miradije për studimin e Pllanës, sipas të cilëve, libri ka një vlerë të madhe historike, duke sjellë dëshmi mbi masakrimin e më shumë se gjysmë milioni njerëz në periudhën e viteve 1844 - 1999, nga ana e shtetitserb. Në këtë promovim është shfaqur edhe filmi dokumentar 'Rrugëtimi i një libri nëpër botë'. U lexuan edhe pjesë nga ditari i Pllanës, 'Ditar lufte'. Për librin foli humanistja italiane Izabelle Bellet.



Libri arkivor-historik “Terrori i Serbisë pushtuese mbi shqiptarët 1844-1999” i autorit prof.dr. Nusret Pllana tani ka bërë udhën e gjatë në të gjitha kontinentet që nga Amerika, Evropa dhe Australia e largët për të prezantuar me fakte relevante orët vrastare deri në shkallë të gjenocidit që ka kryer Serbia ndër vite ndaj popullit shqiptar dhe Kosovës.

Autori Nusret Pllana ka theksuar se librin e tij voluminoz dhe faktik që përmbledh masakrat dhe kasaphanën serbe ndaj shqiptarëve do t`ia dorëzojë edhe Dik Martyt, Asamblesë së Këshillit të Evropës dhe institucioneve të tjera evropiane, që të shohin me sytë e tyre siç thuhet katrahurën shekullore të orëve vrastare të regjimit serb mbi shqiptarët dhe Kosovën.


“Me këtë akt tonin, deputeti evropian dhe këto institucione evropiane të mendojnë mirë dhe të mos bien pre e kurtheve të kurdisura nga qarqet antishqiptare serbe dhe përkrahësve të këtyre krimeve”, theksoi autori Pllana, duke shtuar se libri ka shumë fakte relevante me afro 600 fotografi nga masakrat e njohura ndaj shqiptarëve të Kosovës.

Libri “Terrori i Serbisë pushtuese mbi shqiptarët 1844-1999” kohë më parë me nismën e LQSHA-së së Joe DioGuardi dhe të SHSHA-së në Çikago është i pranishëm edhe në sirtarët e Bibliotekës Ndërkombëtare të Kongresit Amerikan në Uashington, i cili po lexohet me vëmendje nga shumë lexues zyrtar të Departamentit të Shtetit dhe të fushave tjera politike dhe të diplomacisë.

Për këto njëqind vjet te pushtimit dhe te ripushtimit te Kosovës nga regjimet vrastare dhe antishqiptare te Serbisë, ajo me tere mekanizmat e saj diplomatik dhe përmes asociacioneve tjera te fushës se propagandës, i pat afruar këso kohe materiale me përmbajtje të thellë antishqiptare në Ballkan dhe rreth Kosovës.

Regjimi serb në këto 14 vite nuk ndaloi propagandën antishqiptare dhe ndaj Kosovës, me skenarë të njohura të propagandave të ndryshme. Në kuadër të këtyre skenarëve doli edhe eurodeputeti zviceran Dik Marty, i përfaqësuar në Asamblenë e Këshillit të Evropës dhe ku si përfaqësues i këtij institucioni u përfshi në fushatën serbe kundër shqiptare për gjoja trafikim organesh nga shqiptarët gjatë luftës së vitit 1999, ku si viktima dolën serbët. Kësaj fushate i`u dha një fushatë intensive e publicitetit të paguar, ku u përfshinë shumë debate dhe media

Letërsia shqipe ka mungesë të filologëve



Përkthimi i letërsisë në Shqipëri e në Kosovë është shndërruar në biznes, ka thënë shkrimtari Ardian Haxhaj

Përkthimi i veprave letrave të huaja në gjuhën shqipe kurrë nuk ka qenë më i madh sesa viteve të fundit. Lexuesi shqiptar në tërë hapësirë e tij, pa ndonjë problem, mund të gjejë në shqipe pothuajse të gjitha veprat e njohura të letërsisë botërore. Kjo karakterizon edhe tregun e librit në Kosovë.

Përkthime me nguti

Studiuesi Avni Rudaku, në një prononcim për "Kosova Sot", është shprehur se letërsia e përkthyer nga përkthyesit e Shqipërisë dominon letërsinë shqipe në Kosovë, mirëpo edhe përkthimet në Kosovë kanë filluar të shtohen. Sidoqoftë, ka thënë ai, që të arrihet cilësia e përkthimeve te ne mbetet vështirësi e madhe, për shkak se ndonjëherë bëhen përkthime dosido, me nguti, por edhe pa u ngjizur njohja e letërsisë me njohjen e gjuhës së huaj. "Për shembull, nëse ju e përktheni një libër nga letërsia frënge, ju nuk duhet të dini vetëm gjuhën frënge, por edhe rrjedhën zhvillimore të letërsisë frënge, sepse letërsia për dallim nga shkenca, mbetet problem i madh i përkthimit të besueshëm i metaforave, figuracioneve, të cilat mund të jenë të kontekstit kulturoro-psikologjik të mjedisit prej nga vjen autori i tillë", ka thënë ai. "Shpesh ndodh që vetëm pse merr pagesën një përkthyes për një libër të përkthyer, e merr përgjegjësinë, ndonëse nuk ka përkushtim profesional. Ka përkthyes që dëmtojnë shumë vlerën artistike-letrare të një libri dhe mund të përçojnë gabimisht përshtypjen te lexuesit", ka pohua Rudaku.

Sipas kërkesave të botuesve

Shkrimtari Ardian Haxhaj, kryetar i Klubit të Shkrimtarëve të Kosovë, është shprehur se përkthimi i letërsisë së huaj në gjuhën shqipe në Kosovë është shumë i rrallë dhe shtëpitë botuese të Kosovës sikur janë pajtuar në heshtje, duke u lënë hapësirën botuesve nga Shqipëria. "Dikur, para më shumë se dy dekadave, ishte Prishtina qendra e përkthimeve të literaturës së mirëfilltë botërore, por tash është e kundërta", ka thënë Haxhaj. Sipas tij, cilësia e përkthimit sot është krejtësisht në dorë të përkthyesit, që nënkupton mungesën e redaktorëve dhe shqyrtimin e përkthimit nga ekipet e tjera. Madje, përkthimi i letërsisë në Shqipëri e në Kosovë është shndërruar në biznes, ku, siç është shprehur Haxhaj, përkthimi bëhet me normë, që nënkupton vetëm domosdonë e përkthimit, por jo edhe të cilësisë. "Sot letërsia shqipe ka mungesë të filologëve që e përjetojnë secilën fjalë dhe fjali të librit që është i shkruar në një gjuhë e që duhet të përkthehet në gjuhën shqipe", ka thënë ai.

Krijuesi Reshat Sahitaj është shprehur se përkthimi i veprave të huaja në gjuhën shqipe është duke u bërë sipas kritereve dhe kërkesave të botuesve, që sipas tij kemi vepra shumë të mira, por kemi edhe të tilla që nuk janë të nevojshme. "Mendoj se romanet janë duke u përkthyer shumë profesionalisht, kurse tekstet shkencore si të psikologjisë, filozofisë, etj. përkthehen aq dobët sa që studentët në vend se të mësojnë siç duhet ata mësojnë gabimisht, sepse përkthimi ashtu ua imponon", ka pohuar ai. "Pavarësisht përkthimet janë të domosdoshme, sepse ndihmojnë që edhe ne të jemi në trend të zhvillimeve kulturore botërore", ka thënë Sahitaj.
I. Vatovci

Skenarët e filmave fqinjë me gjuhë të urrejtjes




Fqinjët tanë prej vitesh kanë bërë filma me gjuhë urrejtjeje ndaj shqiptarëve, por në këtë drejtim filmbërësit tanë, sidomos skenaristët, janë treguar shumë të kujdesshëm dhe nuk kanë rënë në nivelin e kolegëve të tyre serbë dhe maqedonas. Njerëzit e filmit përmendin filmat si "Opasni trag" (Gjurmë e rrezikshme), "Doktor Eshalon", "Iza kuçe moje majke" (Prapa shtëpisë së nënës sime), filma këta që janë bërë kundër shqiptarëve.

Ndikimi i politikës

Regjisori dhe aktori Sunaj Raça, i cili ka aktruar edhe në filmin shumë të suksesshëm "Kolona", i cili do të marrë pjesë edhe në garën prestigjioze "Oskar", thotë se serbët dhe maqedonasit filmat e tyre kryesisht i kanë "nderuar" me gjuhë urrejtjeje ndaj shqiptarëve. "Shtetet fqinje, si Serbia e Maqedonia, e kanë ndërtuar historikun e filmit të tyre me gjuhën e urrejtjes dhe atë kundrejt shqiptarëve. Mjafton t'i përmendim disa tituj të filmave, si "Gjurma e rrezikshme", "Doktor Eshalon", "Prapa shtëpisë së nënës sime" etj. Sigurisht se këtu ka pasur ndikim edhe politika", tha Sunaj Raça. Ai shton se në filmat që ka bërë Kosova nuk përdoret fare gjuha e urrejtjes. "Në Kosovë nuk ka gjuhë të urrejtjes, të paktën jo deri në atë masë sa do të kishte secili vend që ka dalë nga lufta. Nëse flasim për gjuhën e urrejtjes nacionale në filma, ajo është e pranishme në shumë filma, sidomos në shtetet sllave, ku shqiptari është personazhi, në të cilin ata kryesisht shfryjnë mllefin dhe urrejtjen", mendon Raça. Ai tutje u bën thirrje filmbërësve që ta pengojnë gjuhën e urrejtjes. "Gjuha e urrejtjes duhet penguar dhe nuk duhet lejuar që edhe ne të krijojmë kinematografi në bazë të gjuhës së urrejtjes, sepse kjo vetëm sa e zbeh vlerën e filmit. Por, armiku, krimineli, vrasësi nuk duhet ledhatuar apo kursyer, ne nuk duhet të krijojmë heronj nga ta", u shpreh Raça.

Gjuha e urrejtjes nga padituria

Skenaristi Arian Krasniqi tha se filmat tanë nuk e kanë problem gjuhën e urrejtjes dhe kjo është një përparësi për kinematografinë tonë. "Në skenarët e filmave tanë nuk shihet ndonjë tendencë e shprehjes së urrejtjes së qëllimshme ndaj popujve të tjerë dhe veçmas fqinjëve. Mendoj se në këtë aspekt skenaristët e kinematografisë sonë dallojnë prej atyre të kinematografisë së disa vendeve të rajonit, të cilët provojnë t'i shfaqin ambiciet e tyre politike nëpërmjet veprave kinematografike. Përjashto cilësinë e filmave tanë, që është e diskutueshme, në pikën e urrejtjes nuk do të kemi ndonjë rrezik dhe që nesër pasnesër të kishim telashe në rrugëtimin e kinematografisë sonë. Domethënë, pavarësisht që cilësia është e diskutueshme sa i përket këtij aspekti, nuk mund të ndodhë që ndonjë film yni të stagnojë në sukseset ndërkombëtare sa i përket gjuhës së urrejtjes", tha ai. Ndërkaq skenaristi Naser Shatrolli thotë se gjuha e urrejtjes vjen nga padituria. "Urrejtja vjen nga padituria, nga kompleksi naiv, nga amatorizmi, pra ky koncept shfaqet nga individë që besojnë se janë përfaqësues popullorë. Urrejtja nga profesionisti shfaqet kur thuhet saktë, besueshëm dhe arsyeshëm ngjarja. Nëse tregohet një vrasje, përse do të duhej dramatizuar atë vrasje. Por, problemi vjen nga padituria se si të ndërtohet një fabul apo përrallë reale", mendon Shatrolli.

B. ZYBERI

Prezantim i biografisë autoktone të kësaj treve

description


Ndryshe nga promovimet tradicionale të librave që bëhen sipas një klisheje të krijuar tash e sa kohë, të shtunën në Gjakovë, Jusuf Buxhovi ka zgjedhur një formë krejtësisht tjetër të promovimit të romanit të tij më të ri, “Jeniçeri i fundit”. Ai parapëlqeu që këtë promovim ta shndërrojë në një bashkëbisedim me lexuesin e pranishëm, në bashkëbisedim me intelektualët dhe atë jo vetëm për librin në fjalë, por edhe për aktualitetet kulturore, politike, shoqërore.

Vendosja e një rendi të ri ushtarak

Duke iu përgjigjur interesimit të të pranishmëve, Buxhovi ka theksuar që promovimin e këtij libri, të cilin ai vetë e quan “Libër për vetveten”, ua dedikon tre personave, Ali Podrimjes,Teki Dervishit dhe legjendës së gjallë të muzikës shqiptare, Ismet Pejës, duke e nderuar këngëtarin Peja me një komplet veprash të veta. Ndërkaq, duke folur për librin “Jeniçeri i fundit”, autori i tij ka potencuar se jo vetëm ky roman, por edhe të tjerët të shkruar para tij, paraqesin prezantim të biografisë autoktone të kësaj treve. “Ngjarja e romanit zhvillohet në kohën e masakrës së madhe që e bëri (në Stamboll) Sulltan Mahmuti i Dytë më 1826, kur vrau rreth 10-15 mijë jeniçerë, që ishte hapje e rrugës për t’u vendosur rendi i ri ushtarak. Ky libër përshkruan të dhënat historike të asaj kohe si dhe faktin se Rilindja Kombëtare inspirimin shpirtëror e ka marrë nga rendi i bektashinjve”, është shprehur Buxhovi.

Roli i intelektualëve shqiptarë

“Ky libër nuk është një film historik, pasi në të trajtoj edhe konceptin filozofik “Pranimi i Gjakut të Dijës, nuk nënkupton përjashtimin e Dijës së gjakut”. Nëse bëjmë një ndërlidhje të së kaluarës me aktualitetin, del se edhe Kosova është një shtet i kompromisit me faktorin ndërkombëtar, prandaj ne vazhdojmë të mbesim një shtet që mund të trajtohet si problem i problemeve”, ka thënë Jusuf Buxhovi, i cili, një pjesë të bashkëbisedimit të tij me lexuesin, ia ka kushtuar rolit aktual të klasës së intelektualëve shqiptarë me theks të posaçëm të atyre kosovarë. ”Numri më i madh i intelektualëve tanë e kanë humbur identitetin intelektual duke u bërë, në një mënyrë, vasalë të politikës. Ka filluar të krijohet një klimë e patolerueshme, sipas së cilës anatemohen të gjithë ata që insistojnë në prezantimin e drejtë të traditës, të së kaluarës dhe të gjenezës sonë”, ka thënë Buxhovi. B.Vula

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...