Agjencioni floripress.blogspot.com

2016/01/27

KËNGA E TËRBAÇIT, THESAR I FOLKLORIT SHQIPTAR


 Albert HABAZAJ, studiues
Kur ishim të vegjël, shikonim më të rriturit që mblidheshin grupe - grupe dhe i dëgjonim si këndonin aq mirë, aq bukur, aq natyrshëm. Na dukej se konkuronin me biblibat e malit. M’u kujtua një burrë i asaj kohe. Pa sy qe. Po Zoti, në vend të gurmazit, i kishte vënë një bilbil në fyt, thoshnin pleqtë. Prënjo Xhaka quhej. Ishte biblbil gjyzar, siç thoshnin lisat e moçëm në vitet ’65 -‘70 të shekullit XX për këtë banor të Tërbaçit, që s’ kishte sy, po zë kënge si ai s’kam dëgjuar deri më sot. Ata burra, kur bëheshin tok, sidomos pasdarkeve apo nëpër dasma e festa tradicionale, këndonin këngë të shtruara, në shtrat, këngë tabani, këngë burimi, që të kënaqnin shpirtin me atë karakterin e tyre sinkretik, që e bën folkorin krijimtari artistike specifike. Me ato fjalë që ngjitnin, që zinin vend e mbaheshin mend, që i krijonin në moment, si të zgjedhura me dorë, si bleta zgjedh nektarin nëpër lule, vargje të atypëratyshme, sa të thjeshta aq sublime, me bukuri estetike, me melodi të pëlqyeshme, me një akustikë magjike, me veshjen karakteristike, që u kishte hije, në atë mjedis, në atë kohë dhe hapësirë praktikmi, kënga e atyre burrave të lartë e hijerëndë më dukej se vinte tek ne e kulluar nga një burim hyjnor. Me të drejtë gjeniu Kadare (vetëm burokratikisht ende i pashpallur si Nobelist nga Akademia Suedeze) e cilëson folkorin shqiptar “Autobiografia e popullit në vargje” (1971, 1980, 2002). Kur ishim të vegjël e të rriturit na merrnin pas, dëgjonim që flisnin për Këngën Himarioçe, për Këngën smokthinjoçe dhe për këngën Tërbaçioçe. Kuptuam më vonë që, në vijë kronologjike, se këto tre variante, melodi, apo avaze, si flitej nëpër lokalitetet përkatës, ishin tre stilet muzikore që e pasuruan dhe e ngritën artistikisht këngën labe në veçanti dhe shtuan një shufër floriri në minierën e artë të Folkorit Shqiptar. Në atë kohë, (ende pa dalë televizioni) Radio Tirana kishte një program, Radio Posta quhej dhe jepte këngë që të zbukuronin botën e brendshme, të mbushnin shpirtin me dashuri, me ndjenja të larta se ishin kënëg të ngrohta, të bukura si thëllëza, jo si ca laraska e sorra që dalin fatkeqësisht sot (edhe ndër këto vise), kishte një emision me këngë popullore, i cili realizohej dhe me një nënndarje të titullura: Këngë labçe, vënçe, himarioçe, që më vonë nga studiuesit e folkorit u emërtuan këngë polifonike labe (Spiro Shituni, Agron Xhagolli, 1986: ndër figurat më të spikatura të folkoristikës shqiptare, me që kënga labe këndohet nga shumë zëra - shën im: A. H). Këngët labe himariote të Neço Mukës deri te Dhimitër Varfi, ato smokthinjote të Qazim Ademit deri te Hysen Ruka dhe Këngët labe tërbaçiote të Kujtim Micit me Sinan Hoxhën e Syrjat Hodon janë tre maja malesh me trëndelinë në diell e suferinë, në Vargmalin Folkorik Madhështor të Folklorit Shqiptar, që shkëlqen në Etnokulturën Kombëtare. Shkëlqyen në ato vite stile e variante, si një mozaik ylberor, që e ngritën në nivele artistike të larta këngën labe me grupe të mëdha nga pesha specifike, si grupi i Pilurit me të madhin Lefter Çipa, i Bënçës me Maliq Lilën e paharruar, i Vranishtit me Muhamet Tartarin e papërtuar, i Tragjasit me Hamdi Pulon vargbrilant, “Violinat” e Lapardhasë me ustain e labërishtes Feti Brahimi. Në sotshmëri është grupi i Dukatit me Fatosh Likën etnopërbashkues që është ngjitur në majë të Malit Folklorik. Dhe të tjerët ecin, fushave, brinjave, kodrave të shpirtit të gjerë të Folkorit Shqiptar, që kemi si visar ne labët, si pjesë e së tërës etnokulturore. Të gjithë ë eduan majën, por jo të gjithë arrijnë. E rëndësishme është që rrjedh e nuk shteron kurrë ujët e kulluar nga Gurra Popullore.
***
- Janë mbi 400 këngë të kënduara nga grupi i Madh i Tërbaçit, ku përveç teksteve të Dragoit të Këngës Kujtim Mici - Mjeshtër i Madh, këndohen këngët e bardëve të traditës edhe të autorëve të njohur jotërbaçiotë.
- Grupi i parë që bëri emër doli në skenë në vitin 1967, si vijim i grupit të vjetër të Riza Beqirit, Sefer Bilbilit, Tahir Lilos me shokë.
- Grupi i valleve qe një meteor që shndriti me Mujo Gjondedën, Mejdi Skëndon, Kujtim Micin, Rexhep Abazin, Abaz Abazin, Qazim Çelon, Ago Rustemin (Beqiri), Qazim Abazin, Asllan Nikën dhe Izet Skëndon e Rrapush Mehmetin që mbyllin Harkun e Vetëtimave me 11 valltarë sa 11 male, që mbetën të paharrueshëm, të papërsëritshëm, të paarritshëm!
- Kur flasim për këngën polifonike, në qoftë se është një Tërbaç (për këngën), gjysma është një Nebi Xhakë.
- Syrja Hodo është pasuri kombëtare.
- Sinan Hoxha është themeli i këngës së re të Tërbaçit.
- Endri S. Hodo duket si filiz i gjelbër i këngës labe.
***
E di që këto rreshta që po shkruaj për Tërbaçin dhe këngën e tij janë më të thjeshta se sa e ndiej unë brenda shpirtit polifoninë labe të vendlindjes time. Nisa një ndërmarrje të vështirë, por duke qenë i bindur se një punim sado modest për këngën e madhe Tërbaçiote është kurdoherë më i dobishëm se heshtja nuk ngurrova  t’i përvishem një diskutimi të tillë nëpërmjet këtij studimi në maket, i cili shpresoj të ngjallë interesim. Kënga si transmetuese gojore, zanore e traditave, zakoneve, e vlerave njerëzore, e mënyrës së jetesës bëhet zëdhënëse në breza, duke realizuar një mision të lartë fisnik sa që mund të përdoret seriozisht si një dëshmi historike me ngjarje, data, personazhe, periudha e bëma të të parëve tanë. Vini re sa qartë, në pak fjalë na kthjellon origjinën tonë kënga e Tërbaçit të Kujtim Micit (është fjala për këngën “Lindi luania luanë” kënduar në Festivalin Folklorik Kombëtar të Gjirokastrës më 1973, me tekst të Kujtim Micit, kënduar nga grupi i burrave me marrës Sinan Hoxhën e papërsëritshëm, kthyes Rexhep Abazin me famë, sepse futi për herë të parë të kthyerit me grykë në Tërbaç, me hedhës Bilbil Xhakën e mrekullueshëm, që çeli një periudhë të artë të hedhjes së këngës së Tërbaçit sikurse Sinan Hoxha, duke kujtuar e ngritur në një stad të ri hedhjen hyjnore himarjote të incizuar në pllakat disqet “Pathe” të Parisit, qysh në vitet 1929 dhe 1930 me Koço Çakallin, Neço Muko (H. Marjoti), Tula Paleologu, Tefta Tashko, Llambi Turtulli, Kleo Georga, Dhimitri Rumbo, P. Kokaveshi, A. Bala*, që u dritëroftë shpirti atje ku prehen të qetë si fisnikë të trëndafiltë të këngës së shkëlqyeshme lirike që bënë! Të rikthehemi tek kënga e Tërbaçit të Kujtim Micit që thotë: “Nëna shqipëtare,/ Mbes’e ilireshës,/ Ke lind’ e ke rritur/ Trima dhe të besës”. Ja si bëhet kënga e popullit e respektuar dhe e vlerësuar jo vetëm nga komuniteti qytetar, por e përfillur, edhe nga elita intelektuale, studiues, historianë e gjuhëtarë, sepse ka peshën e vërtetë të një burimi autentik. Nëna shqiptare është mbesë e ilireshës. E thotë qartë, saktë dhe e sigurt kënga faktin historik, prejardhjen tonë ilirjane. Gjuha u mbrujt bashkë me këngën dhe të dyja mbajtën njëra-tjetrën. Kur plagosej gjuha luftonte kënga, dhe, atje ku kënga mundohej të vritej, gjuha lëshonte ilaçin e shërimit e të mbijetesës. Për fat kënga “Lindi luania luanë” është e regjistruar edhe nga Instituti i Kulturës Popullore: Bob. 982/6. Po e japim për lexuesin tonë dhe dashamirësit e polifonisë si buqetë këtë këngë të transkriptuar nga specialistët e folklorit shqiptar: (Shih: Neço Muko (H)Marjoti: Zemra kërkon miqësinë: Vepra letrare, përgatitur prej Andrea Varfit;Tiranë: Toena, 1996). Në guidën folklorike “Vlora nëpër festivale” - Festivali Folklorik Kombëtar Gjirokastër, 2004 bëhet edhe një paraqitje e shkurtër e grupeve pjesëmarrëse të qarkut të Vlorës. Në këtë festival, gjë që plotëson historikun e këngës popullore të trevës. Ndër të tjerë, patjetër që jep profilin edhe të grupit tonë. Në këtë manual shkruhet “Grupi i Tërbaçit është një nga grupet më të hershme të polifonisë labe të trevës së Vlorës. Kënga për ta ka qenë si ushqim i shpirtit. Rapsodët e mirënjohur të këtij grupi që nga Xhebro Gjika, Arshi Xhelili, Hyso Salati, Sinan Mullahu, Izet Skëndo e deri tek i mirënjohuri Kujtim Mici kanë qenë furnizuesit kryesorë me tekste po në këtë grup. Grupi është pjesëmarrës pothuajse në të gjithë Festivalet Folklorike Kombëtare dhe në disa prej tyre dhe është vlerësuar me çmime e medalje. Vlen të përmendet marrësi kryesor i këtij grupi Syrja Hodo, i cili me zërin e tij kumbues dhe mjaft melodioz di të transmetojë emocionet e këtij repertori të shumtë që ruan ky grup” (Shih: “Vlora nëpër festivale”, Vlorë: Triptik; 2004, f. 18). Kuptohet që ndryshimet e sistemit pas viteve ’90 shkaktuan edhe çorientime deri në prishjen e traditës së organizimit të Festivaleve që bëheshin në kalanë e Gjirokastrës një herë në pesë vjet, ku tundej kalaja e gjëmonte Mali i Gjerë. Përveç një harrese të plote 7 vjeçare për visaret e folklorit, edhe sofra e festivalit u zhvendos nga kalaja e Gjirokastrës në atë të Beratit. Edhe pse Vlora nuk u vlerësua (nuk po merremi me arsyet e ditura apo të paditura) por Vlora polifonike e shfaqi përsëri gjallërinë, freskinë dhe origjinalitetin e folklorit të trevave të saj, saqë në koncertin përfundimtar në Tiranë, në Pallatin e Kongreseve, nga grupi i Vlorës u muarën shtatë materiale muzikore, nga më të mirat kur rrethet e tjera kishin vetëm nga një apo fare asnjë. Viti 2000 na gjen përsëri në kalanë e Gjirokastrës, por në bazë Prefekture këtë radhë, ku Vlorës i shtohen Saranda, Delvina dhe rrethinat e tyre. Në guidën që cituam përmendet një fakt interesant, që të bën të ndihesh mirë e krenar për vlerat e pashtershme të gurrës sonë popullore. “Nëse Vlora çoi në festivalin Folklorik të Gjirokastrës një sasi vlerash të spikatura, shkruhet në këtë historik - në Vlorë mbetën po aq vlera të tjera”. (Shih: “Vlora nëpër festivale”, vep. e cit., f. 13). Ky fakt na kujton një thënie lapidare të enciklopedistit Sami Frashëri:...”Banorët e Labërisë, kanë prirje dhe aftësi natyrore për poezi dhe këngë...”. Grupit polifonik të Tërbaçit i ra shorti të hap tiparin për grupin e prefekturës së Vlorës. Kënga “O shokë do zëmë një këngë” vjen si një oshtimë nga malet e Labërisë si një shpalosje e fustanellës labe, me zërin plot kumbim të këngëtarit të mirënjohur e poetit Syrja Hodo” shkruhet në këtë historik të Vlorës së Festivaleve Kombëtare të Folklorit. (Po aty, f.13). Janë kuptim plotë vargjet e kësaj kënge që ka bërë Sinan Mullahu:” O shokë, do zëmë një këngë, /Do ma mbani a ta lëmë!/ Medet ne për mëndjen tënë,/ Mbetëm shamata e grënjë./ Nga e gjithë puna që bëjmë,/ Një metër vend do zëmë/ Dhe ajo gur e shkëmbënjë,/ O baltë e kuqe këlkënjë./ Këngët-o, dertet – o/ Këngë e derte pambarim...”.Kjo është bëra para një gjysmë shekulli e më shumë, që më 1945, pra 65 vjet më parë. E këndoi grupi polifonik i Tërbaçit në Festivalin Folklorik Kombëtar të Gjirokastrës. Sa aktuale, ç’mesazhe të qarta që na përcjell. As ke ç’u shton, as ke ç’tu heqësh edhe pse 65 vjet s’janë pak. Lum kush ka fat të gdhendë vargje të tilla. Faleminderit, xha Sinan! (Shih: gazeta “Labëria”. Albert Habazaj: “Një tufë me lule”, data 15 gusht 2002, f. 7, 11). Edhe në FFK Gjirokastër 2004, së bashku me grupet e tjera pjesëmarrëse të Qarkut të Vlorës, Tërbaçi u paraqit siç i ka hije. Ja çfarë shkruan studiuesi e poeti Kozma Billa: “Me mjeshtëri të pazakontë vjen tema e atdhetarisë, e cila përcillet bukur me vargjet e Çajupit të madh “Mëmëdheu”, nga grupi i mirënjohur i Tërbaçit. Ajo ka një vlerë të madhe dhe aktuale edhe sot ku një pjesë e madhe e popullsisë ka emigruar. Dihet që historia përsëritet dhe si e tillë kjo këngë është një grishje, një thirrje e fortë popullore, ku në refren të çdo strofe ajo të ngjeth dhe të krijon një emocion të thellë për ta dashur dhe për të mos e harruar mëmëdheun” (Shih: “Guida e situar, f. 21). Sipas Prof. Dr. Bardhosh Gaçes - Mjeshtër i Madh: “Vlora dhe Shkodra janë dy qytete shqiptare të kënduara më shumë nga bardët popullorë dhe kjo edhe nga ndikimi i vjershërimit të Ali Asllanit e të Gjergj Fishtës....Në vitet 1990-2000, vargjet poetike të Ali Asllanit kanë marrë një përhapje edhe më të gjerë në jetën folklorike labe...Edhe kënga: “Më lejon ta puth njëherë” është kënduar nga grupi polifonik i Tërbaçit, sipas vargjeve të poezisë me të njëjtin titull...(Shih: Gaçe, Bardhosh: “Përkime poetike midis poezisë popullore dhe poezisë së shkruar shqipe; Vlorë: Triptik, 2010). Përveç teksteve të Pelivan Bajramit, që është tërbaçiot me rrënjë, grupi i Tërbaçit ndër vite ka kënduar tekste të autorëve të njohur, por jo tërbaçiotë. Fjala vjen kënga “O ju nëna tërbaçiote” është e Lefter Çipës - Mjeshtë i Madh dhe e këndon si shenjë mirënjohjeje grupi i Tërbaçit. Kjo tregon që përveçse këto këngë janë futur natyrshëm në Tërbaç dhe kanë fituar autoktonicitet në të tëra përmasat, Kujtim Mici si udhëheqës vizionar i grupit e si autor i fuqishëm e i pazëvendësueshëm për këngën e madhe të grupit të tij tekstet mbresëlënëse që i kanë dhuruar miqtë e mëdhenj të këngës si Lefteri etj. Kjo tregon botën e begatë shpirtërore, frymën e hapur përfshirëse që ka tërbaçioti dhe Tërbaçi ynë. Kënga “Dy vajza, të dyja labe” kushtuar heroinave Persefoni Kokëdhima e Bule Naipi është tekst i Kujtim Micit, që e mirëpriti dhe e këndoi me grupin e Himarës bilbili Dhimitër Varfi  në Festivalin Kombëtar të Gjirokastrës në vitin 1973, vit kur Vlora fitoi çmimin e parë për folklorin. Shumë këngë të tij janë interpretuar nëpër skena lokale e kombëtare edhe nga grupi i Bratit, Bolenës e janë transmetuar mbarë Labërisë... I frymëzuar nga këto vlera të padiskutueshme, shkruaj në kohë të reja himnin e Tërbaçit në një trajtë të re: “Marr frymë Tërbaçi/ të ngrohtë, të ëmbël,/ një mëllë kulaçi,/ një rreze për ëndërr./ Lavdia merr qiell/ mirësisë tënde./ O Tërbaç, me diell/ i mbush këto vende./ Ne - trojet spërkatur/ me dritë dashurie,/ o Tërbaç i dashur,/ o vëlla me yje!/ Foleja e Shpresës,/ buza e besimit,/ o gurra e besës,/o drita e Trimit!

SYTË E SINTAKSËS MBUSHEN ME LOT


Nderim për mikun tim, gjuhëtarin, pedagogun, prof. dr. Thoma Dhima (4.04.1952-20. 01. 2016)


Image result for Albert HABAZAJ


Nga Albert HABAZAJ

U tkurra trishtuar si një fije bari,
Kur mora vesh një nekrolajm,
Si ai bari në të ftohtët e janarit,
Janarit, që na mori gjuhëtarin me pjalm.

Me pjalmin e sintaksës ngarkuar,
Si bletët që mbartin pjalmin ndër lule,
Thoma Dhima si burim yjor zbukuruar
Në amshim shkon. Na hidhëron tek ulet…

Nuk e kisha kushëri, s’e kisha vëlla,
Për dritën e guximit e nderoja fort.
Më loton vargu, profesor Thoma,
Sytë e sintaksës mbushen me lot.

Vlorë, e premte 22 janar 2016




Pak fjalë për një libër që meriton shumë “Përkthimi – një histori pasioni” i Prof.Dr. Eshref Ymerit



 Dr. Andon Dede, Nju York


Në një cikël emisionesh për historinë e Kinematografisë, që e pata ndjekur vite më parë, jepej një detaj tepër interesant e domethënës. Duke bërë fjalë për një dokumentar për peshkatarët, autori theksonte se ”ai peshk që ju hani në restorant apo në shtëpi, në një mjedis komod dhe e shijoni për shtatë palë qejfe, ndofta as që ju shkon në mëndje se sa mund e djersë është derdhur, për të përfundar ai peshk tek pjata juaj…”. Dhe autori, përmes një retrospektive, kthehej tek gjuetia e peshkut në një ditë jo të zakonshme, por në një det me dallgë e stuhi që e bënte peshkimin aq të vështirë sa që të rrezikonte dhe jetën e peshkatarëve. Më pas ai tregonte rrugën që bënte peshku i zënë deri sa përfundonte tek pjata jonë.


Prof. Dr. Eshref Ymeri



M’u kujtua kjo histori tek po lexoja librin e Prof. Dr. Eshref Ymerit, botuar tani vonë, me një titull tepër tërheqës: ”Përkthimi, një histori pasioni”.

Lexuesi, me të drejtë, mund të habitet nga kjo përqasje: e ç’lidhje ka peshkimi me përkthimin? Në vështrim të parë edhe unë bashkohem me të. Por, më lejoni ta shpalos deri në fund idenë që më lindi nga përqasja e mësipërme. A nuk kënaqemi dhe ne, tek lexojmë një roman, përmbledhje me poezi apo tregime, në mos dhe çdo libër të ndonjë fushe tjetër dhe, ndofta, jo për fajin tonë, as që na shkon ndër mend se atë kënaqësi po na e jep jo vetëm autori por dhe ai që e ka sjellë aq bukur, natyrshëm në gjuhën tonë sa ne jo vetëm që e kuptojmë plotësisht por dhe e shijojmë estetikisht. Për hir të së vërtetës duhet thënë se jo gjithmonë i jemi mirënjohës edhe përkthyesit krahas autorit, ndonëse ai, për të na e sjellë në gjuhën tonë, ka derdhur mund e djersë, në mos sa ai peshkatari në dallgë e stuhi, por shpirtërisht e mendërisht, është lodhur e cfilitur jo më pak se ai. E, pra, me punën krijuese por dhe të vështirë e të mundimëshme të përkthyesve, pse jo dhe me heroizmin e heshtur të tyre, na njeh libri i sipërcituar. Autori shkruan diku se : “njëlloj siç njohim arrtistin e madh  në secilin prej roleve që ai luan, po ashtu edhe në çdo vepër të përkthyer gjejmë se cili është përkthyesi i shquar që domosdoshmëisht duhet të jetë një mjeshtër i vërtetë i  fjalës artistike me artin që prodhon pena e vet.” Më tej ai shtjellon bindshëm idenë se për një përkthim cilësor është e domosdoshme jo vetëm zotërimi mjeshtëror i gjuhës burimore por dhe i shqipes, çka nënkupton njohjen me themel jo vetëm të pasurisë leksikore por dhe të strukturës gramatikore të të dyja gjuhëve, të cilat mund të mos kenë përputhje me njera tjetrën.Ajo çka mund të shprehet me mjete morfologjike në një gjuhë, në tjetrën mund të kompensohet me mjete leksikore.
Por, ky aspekt i përkthimtarisë është vetëm njera nga trajtesat e shumta që përmban libri. Autori e ka parë këtë veprimtari intelektuale në shumë plane e prerje, horizontale e vertikale. Ai e nis shtjellimin e kësaj teme që nga orgjina e lashtë, si lindi vetë termi përkthim, si një nga llojet e hershme të veprimtarisë së njeriut dhe, kapitull pas kapitulli, vjen deri në ditët tona. Ndërkohë që je duke lexuar librin, ti iu je përgjigjur një sërë pyetjeve që edhe mund t’i kesh pasur që më parë në mëndje apo që t’i ofron vetë autori si fjala vjen, pse lindi nevoja e përkthimit; sa lloj përkthimesh kemi; a ka dallim midis përkthimit të një vepre artistike dhe të një tjetre tekniko-shkencore, të biznesit e të tregëtisë, diplomacisë apo të gazetarisë e të publicistikës. Po në vetë letërsinë artistike, a  përdoren të njëjtat mjete e rrugë për të sjellë në gjuhën tonë prozën e poezinë? A e vlen të ripërkthehen veprat e përkthyera tashmë, qoftë dhe nga mjeshtër të shquar të fjalës shqipe, si Fan Noli, Mitrush Kuteli, Skënder Luarasi e plot të tjerë?  Parë në këtë prizëm libri, krahas kënaqësisë që të jep të pasuron edhe me një informacion të bollshëm. Për të qënë sa më bindës autori nuk mjaftohet thjesht me shpalosjen e mendimevet të veta por iu hap derën dhe krijuesve e përkthyesve të tjerë për të plotësuar sa më gjerë e sa më thellë përgjigjet për pyetjet që shtruam më sipër e për shumë të tjera që gjallojnë në faqet e këtij libri.
Do të mjaftonte gjithë sa thamë më lart për të përligjur botimin apo dhe leximin e tij. Por, po ta linim me kaq do të bënim një mëkat të madh se libri përmban dhe shumë e shumë informacione e trajtesa të tjera, njera më interesante se tjetra. Autori përveç shtjellimit teoriko-shkencor të kësaj veprimtarie të vyer intelektuale e sheh atë edhe në një sërë planesh psiko-sociale. Ai ndalet gjerësisht tek puna kolosale, po, po e përsëris, kolosale e një brezi të tërë përkthyesish që kanë sjellë në gjuhën tonë kryevepra botërore, jo vetëm të letersisë artistike por dhe politiko-shkencore-shoqërore dhe që jo vetëm nuk u shpërblyen materialisht për atë stërmundim prej sizifi por, për arsyet që merren me mënd nga ne që e kemi jetuar atë kohë, emri i tyre nuk është vënë as në ballinën e shumë e shumë botimeve voluminoze. Le të përmendim, fjala vjen përktheysit e veprave të klasikëve të Marksizëm-Leninizmit. Mos e paragjykoni nga përmbajtja apo konotacioni i keq që mori kjo rrymë e shkencave shoqërore me dështimin e utopisë komuniste. Por, a e merrni dot me mend se ç’punë e madhe është bërë për të sjellë në gjuhën tonë vepra të tilla si “Kapitali”, “Teoritë e Mbivlerës” e plot të tjera, kur edhe terminologjia e përdorur në to thuajse mungonte fare. Parë në këtë prizëm, autori, që është edhe vetë një përkthyes i njohur, i bën një homazh të shkëlqyer atij brezi që punoi pa u lodhur, me sakrifica të mëdha, për të pasuruar fondin e literaturës tonë politiko-shoqërore, apo dhe atë të terminologjisë përkatëse. Është kjo arsyeja që autori, këtë libër, siç e pohon vetë që në faqet e para të tij, ua blaton “të gjithë atyre Njerëzve të Shquar të Kombit Shqiptar, që ia kushtuan jetën artit të përkthimit, duke dhënë një kontribut të paçmueshëm për pasurimin e kulturës sonë kombëtare me thesare të kulturës botërore, paçka se disave prej tyre, si pasojë e luftës së klasave që e ushtroi me aq dhunë diktatura komuniste, ose thjesht për tekat autoritariste të kësaj të fundit, emrat nuk u figurojnë në ballinat e veprave të përkthyera dhe ata mbetën heronj të heshtur.” S’ka si të mos ndjesh dhimbje në shpirt kur lexon një nga rrëfimet e sjella në libër të një koleges së tyre, Violanda Canko: “Fatkeqësia është se ndokënd nga përkthyesit e përkryer të asaj kohe, e ndesh rrugës, të katandisur mos më keq, në një pleqëri të mjerë ekonomikisht dhe të mbaruar shpirtërisht.”
Me shumë interes janë dhënë nga autori apo dhe nga ata që ia kanë përcjellë atij mbrest e tyre, portretet e shumë përkthyesve të shquar, duke nisur me Gjon Shllakun që solli në shqip “Iliadën” e Homerit, e deri tek Isuf Vrioni që përktheu në frengjisht Kadarenë.
Por, edhe me këtë parantezë që bëmë nuk i treguam gjithë shtigjet që ka çarë autori për të plotësuar tablonë e përkthimtarisë në vendin tonë. Jo pa qëllim e theksojmë këtë aspekt se ne, ndryshe nga tërë bota, edhe në këtë fushë kemi specifikën tonë. Brezi im nuk e ka vështirë ta marrë me mend se përse e kemi fjalën. A ju kujtohen veprat “madhore” të diktatorit që përktheheshin e botoheshin në tërë ato gjuhë të botës? Me siguri që iu kujtohet por jo të gjithë e dinë se si është punuar për to dhe sa kanë kushtuar. Në libër jepet një tablo e saktë dhe e plotë e tërë asaj pune të jashtzakonshme që kanë bërë përktheysit e Shtëpisë Botuese “8 nëntori” për t’i përkthyer ato jo më nga një gjuhë e huaj në shqip por në drejtim të kundërt. Vetëm kush është marrë sadopak me të tilla punë mund ta kuptojë se sa e mundimëshme ka qënë ajo. Jo vetëm kaq, por siç vë në dukje autori, mjaft prej atyre “veprave të shquara”, duhet të përktheheshin shumë shpejt se “mezi i priste proletariati botëror e marksist-leninistët në tërë rruzullin për t’u njohur me përvojën e shkëlqyer shqiptare dhe me mendimin teorik të udhëheqësit të shquar ku i pat drejtuar sytë gjithë bota”. Ato vepra, thekson autori, duhet të përfundonin në duart e antarëve të grupeve dhe të partive M-L, të cilat kishin për mision të “zgjonin proletariatin botëror për tu çuar peshë në këmbë që të hidhej në revolucion, për të marrë pushtetin me grykën e pushkës.” Pohime të tilla janë njëkohësisht tragjike e komike kur mendon se sa mund e djersë është derdhur për to e, bashkë me to dhe paret e një populli ekstremisht të varfër që s’ngopej as me bukë. Kujtojmë me këtë rast, se ato libra u botuan me letër shumë të shtrenjtë, me kapak të fortë e me lidhje speciale, pra bëhet fjalë për miliona e miliona dollarë. Tragjizmi merr përmasa edhe më të mëdha kur njihesh me fatin e tyre, shumica e të cilave, në mos të gjitha, përfundonin në koshin e plehrave.
Duke qënë shef i asaj redaksije, autori ndjen keqardhje për  atë punë që i qe ngarkuar. Ja si shprehet ai: “Më vjen keq për kolektivin e redaksisë që punonte duke gogësitur mbi makinat e shkrimit, që raskapitej me orar aq të stërzgjatur dhe në fund të pesëmbëdhjetëditëshit, (siç paguheshin rrogat asokohe), nuk merrte asnjë shtesë mbi rrogën. Ajo ishte një grabitje e pastër e punës intelektuale, të cilën, përveç mohimit të mbishpërblimit material, shteti e shoqëroi edhe me mohimin e pronës intelektuale, duke mos lejuar shënimin e emrave të përkthyesve dhe të redaktorëve në ballinat e librave të përkthyer.”
Por autori nuk bije në pozita qaramane, por sheh me objektivitet dhe anën tjetër të medaljes se, siç thotë një fjalë e urtë, çdo e keqe e ka dhe një të mirë. Mund të them me bindje të plotë, - pohon ai, -  se puna në atë Redaksi  ka qënë një “kudhër” e vërtetë, një “universitet i dytë”, siç e quan me shumë të drejtë përkthyesi i njohur Edmond Tupja. Pra, ajo djersë e derdhur atje për gati dy dhjetvjeçarë, nuk shkoi dëm për përgatitjen e gjithanshme shkencore të përkthyesve, të cilët, pas shpërbërjes së Shtëpisë Botuese, u larguan me disa gjuhë të përvetësuara dhe me një bagazh të admirueshëm kulturor e profesional, çka bëri të mundur që ata të gjenin veten pa vështirësi në kushtet e reja të ekonomisë së tregut.
Në libër është pasqyruar edhe puna e vëllimshme që është bërë jo vetëm në atë shtëpi botuese por dhe në Radion e Jashtëme e në ATSH.
Libri nuk është vetëm një pasqyrë e përkthimtarisë tek ne dhe as një paradë e sukseseve të saj por, në të njëjtën kohë, edhe një vështrim kritik për të meta e dobësi që vërehen në këtë fushë, veçanërisht të theksuara këto pas ndryshimit të sistemit. Me të drejtë autori vë në dukje se shumë shtëpi botuese, që mbas ’90-ës mbinë si kërpudhat pas shiut, tashmë janë të lira të përkthejnë e të botojnë ç’të duan, mjafton që të tërheqin vëmëndjen e lexuesve e të shesin libra, duke shkelur me këmbë parimet aq të domosdoshme për një përkthim dinjitoz, siç e vumë në dukje më lart. Ne të gjithë jemi dëshmitarë të kësaj të vërtete të thjeshtë. Të më falë lexuesi që po rrëfej një përjetim timin: sa herë që shkoj në  Shqipëri, mbushem me libra të autorëve të ndryshëm. Pa ekzagjerim mund të them se më ka ndodhur disa herë që librat e përkthyer nga ato gjuhë që nuk i zotëroj, të botuara në shqip, nuk i kam marrë vesh, jo më fraza e paragrafe por jo rrallë edhe pjesë të tëra të librit. Ndaj, me të drejtë në veprën që po diskutojmë, tërhiqet vëmëndja se përkthime të tilla jo vetëm që i bëjnë një shërbim të keq autorit të përkthyer por dhe vetë lexuesve me shijen e keqe që iu lënë. Gjuha shqipe, - shprehet në një intervistë autori i librit, - është shpirti dhe zemra e kombit shqiptar, “dritarja” përmes së cilës, nëpërmjet përkthimit, thesaret e kulturës botërore, në lëmin e letërsisës artistike, vijnë e bëhen pjesë e pandarë e  thesarit të kulturës sonë kombëtare se,  siç thotë një nga teoricienët e shquar të praktikës dhe të teorisë së përkthimit, J.I.Recker, “ Përkthyesi ka për detyrë të përcjellë me mjetet e një gjuhe tjetër, në mënyrë tërësore dhe të përpiktë, përmbajtjen e orgjinalit, duke respektuar veçoritë e tij stilistikore dhe shprehëse”.
Për të evidentuar bukurinë e Shqipes autori ka paraqitur tre fragmente veprash artistike, nga tre autorë të ndryshëm, të sjella në gjuhën tonë nga tre përkthyes të njohur. Këtu, thekson ai, kemi të bëjmë  me një lidhje të goditur martesore të gjuhës së huaj me atë amtare.
Edhe pse voluminoz, libri me atë mozaik formash e polifoni zërash që  përmban, paraqitet tepër i larmishëm dhe si i tillë lexohet me një frymë, nga fillimi në fund. Autori ka kombinuar bukur memoristikën e përsiatjet e veta me intervista të të tjerëve, me kuriozitete nga tërë bota që lidhen me këtë temë. Aty këtu, në funksion të ideve që hedh, ka futur citate e aforizma që të ngelen në mëndje për nga forca përgjithësuese e tyre. Ai ka shpalosur në të edhe përvojën e tij të pasur, jo vetëm si përkthyes por dhe si pedagog i përkthimit në Universitetin e Tiranës. Pa e tepëruar,  mund të themi se ai është si një enciklopedi që hedh vështrimin në tërë aspektet që lidhen me përkthimtarinë.
Ne e pamë këtë libër nga këndvështrimi i lexuesit por ai është në të njëjtën kohë dhe një manual i vyer për përkthyesit e rinj, nëse duan t’i përkushtohen kësaj veprimtarie sa të vlertë aq dhe të bukur e të vështirë njëkohësusht. Siç vë në dukje Mira Meksi, në parathënien e librit, ky libër  i Prof.Dr. Eshref Ymerit përmban një informacion shkencor tejet të pasur të nivelit erudit për problemet e përkthimit dhe bart vlera të jashtazakonshme njohëse. Kam bindjen, përfundon ajo, që kjo vepër e përmasave encikopedike do të jetë një traktat plot vlerë për studentët e degëve të gjuhëve të huaja”.




Reforma në drejtësi: Do të mbarset mali dhe do të pjellë një mi



Nga Prof.dr. Eshref Ymeri



Sa për kujtesë ambasadorit të nderuar amerikan Donald Lu

Presidenti amerikan Franklin Ruzvelt (FranklinRoosevelt - 1882-1945), më 06 janar 1941, ka pasë deklaruar për katër liritë themelore:
“Ne shpresojmë të shohim një botë të mbështetur mbi katër liri themelore: e para - lirinë e fjalës dhe të shprehjes, e dyta - të drejtën që kushdo mund të nderojë Zotin sipas dëshirës dhe besimit, e treta - zhdukjen e varfërisë, e katërta - çlirimin nga frika.

Vetvetiu shtrohet një pyetje e thjeshtë:

Ku është klasa politike shqiptare në raport me zhdukjen e varfërisë gjatë këtyre 25 vjetëve të pluralizmit politik?

Përgjigjja, po ashtu, është fare e thjeshtë:

Klasa politike ka bërë ç’është e mundur për t’u vetëpasuruar, çka ka sjellë si pasojë varfërimin e pandalshëm të pjesës dërrmuese të popullsisë dhe sidomos të më shumë se një gjysmë milioni pensionistësh.

U bë kaq kohë që po diskutohet për reformën në drejtësi. Madje për këtë problem është folur dhe stërfolur kaq shumë, saqë mbarë qytetarëve të thjeshtë sikur ka filluar t’u bëhet bozë. Një fjalë e urtë thotë: Atje ku bëhet dasmë e madhe, merr lugë të vogël!Sepse qytetarët kërkojnë vepra dhe jo fjalë. Që kjo reformëështë shumë e rëndësishme, kjo as që mund të vihet në dyshim.

Më ka bërë përshtypje të jashtëzakonshme roli që po luan ambasadori i nderuar amerikan Donald Lu për kryerjen e kësaj reforme. Në një dalje të paradokohshme në publik, ai ka deklaruar:
“Të gjithë ne në Ambasadën Amerikane jemi të përqendruar në reformën në drejtësi për shkak të udhëzimit direkt nga zyrtarë të lartë në Shtëpinë e Bardhë dhe në Departamentin e Shtetit. Ata na kanë thënë qartësisht se prioriteti numër një i Qeverisë Amerikane në Shqipëri është të mbështesë reformat e nevojshme për pranimin e Shqipërisë në BE” (Citohet sipas:“Donald Lu: SHBA s’do gjejë qetësi për reformën në drejtësi, kemi udhëzim direkt nga Shtëpia e Bardhë”. Marrë nga faqja e internetit “syri.net”. 06 janar 2016).

Ne, qytetarët e Shqipërisë Londineze, u jemi dhe do t’u jemi mirënjohës në jetë të jetëve Shteteve të Bashkuara të Amerikës për kontributin e jashtëzakonshëm që kanë dhënë për mbijetesën tonë si shtet. Sepse në dy raste, mbijetesa jonë ka qenë në zgrip.

Së pari, ujqit evropianë, në Konferencën e Paqes në Paris të vitit 1919, pas përfundimit të Luftës së Parë Botërore, patën hartuar plane ogurzeza për ta zhdukur nga harta e Evropës edhe atë ngastër Shqipërie që kishte mbetur pas vendimeve kriminale të Kongresit të Berlinit të vitit 1878 dhe të Konferencës së Londrës të vitit 1913. Por ndërhyrja vendimtare e Presidentit Uillson qe shpëtimtare për vendin tonë. Ky ishte shpëtimi i parë i Shqipërisë nga ana e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Shpëtimi i dytë erdhi në vitin 1997, në kushtet kur shteti shqiptar ishte shpërbërë tej e ndanë. Pikërisht në atë situatë tragjike ku e katandisën vendin “bejlerët” e politikës shqiptare, shovinizmi grekokaragjoz, përmes kryeministrit të vet,i kërkoi leje Sekretares së Shtetit, zonjës së nderuar Medlin Ollbrajt, për të futur trupat në Shqipërinë e Jugut, me arsyetimin gjoja për të mbrojtur minoritetin grek. Por zonja Ollbrajt i tha se mund t’ju dalin probleme me Turqinë. Dhe kryeministri grek u tërhoq me bishtin ndër shalë. Dy vjet më vonë, në pranverën e vitit 1999, pikërisht Shtetet e Bashkuara, me Presidentin Klinton në krye, duke pasur edhe mbështetjen e fuqishme tëKryeministrit britanik Toni Bler, për 78 ditë rresht, zhvilluan fushatën e bombardimeve kundër Serbisë, për shpëtimin përfundimtar të popullit shqiptar të Kosovës nga tirania mbinjëshekullore e shovinizmit serbomadh.

Tani, kur në vendin tonëështë krijuar një gjendje pa rrugëdalje, për shkak të sundimit të një klike kriminale oligarkike, e cila pjesën dërrmuese të popullit tonë e ka katandisur në kufijtë e varfërisë, për shkak të së cilës, gjatë një viti, vendin e kanë braktisur mbi 100 mijë qytetarë dhe, sipas mjeteve të informimit masiv, rreth 200 mijë të tjerë kanë aplikuar për lloton amerikane, Shqipëria ka nevojë për një shpëtim të tretë nga ana e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Tani problemi shtrohet fare thjesht, edhe për ambasadorin e nderuar Donald Lu: kush do ta kryejë reformën në drejtësi? Mos vallë këta oligarkë të politikës, të cilët, në kurriz të qytetarëve të thjeshtë, janë pasuruar në një mënyrë marramendëse, duke filluar nga krerët e oligarkëve të politikës qendrore, deri te oligarkët e politikës vendore? Kjo duket krejtësisht e pabesueshme. Le të ndalemi në disa fakte konkrete, të cilat janë bërë publike përmes mjeteve të informimit masiv.

Ish-deputeti i LSI-së, zotëria Dritan Prifti, dikur ka pasë deklaruar publikisht nga foltorja e Kuvendit:
“A ka shqiptar,kolegë deputetë, që beson se zoti Edi Rama është i pastrehë? Ai në deklaratën etij të pasurisë thotë që është i pastrehë dhe ne të gjithë e dimë që Edi Ramaështë pronar i fshehtë i mbi 200 apartamenteve në Tiranë, sepse flasinndërtuesit. Taksa e tij e jashtëligjshme është 30 euro për metër katror për çdoleje ndërtimi që ka dhënë nga viti 2000 e deri sot”(Citohet sipas: “PS: Padi penale për Priftin, shau kryetarin socialist Rama”. Marrë nga faqja e internetit “Info Arkiva. Arkiva mediatike Shqiptare”. 15 korrik 2010).

Kjo deklaratë është transmetuar edhe në TV “Top Channel”, në emisionin e lajmeve të orës 15:30 (Citohet sipas: “Pasuria 1.8 mln euro, Prifti: Shita aksionet”. Marrë nga faqja e internetit “top-channel.tv”. 15 korrik 2010).

Sipas një raporti të OSBE-së, thuhet se Kryeministri Edi Rama “ka një pasuri prej 200 milionë eurosh” (Citohet sipas: ““200 mln euro”! Një përshkrim psikologjik për Ramën”. Marrë nga faqja e internetit e gazetës “Mapo”. 12 shtator 2015).

Para do kohësh, gazetarja e Zërit të Amerikës, zonja Ardita Simiçia, i mori një intervistë kryetarit të Kuvendit, zotërisë Ilir Meta, gjatë kohës që ky ndodhej për një vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Këtu janë shkëputur vetëm dy pyetje mjaft domethënëse të gazetares dhe dy përgjigje fort kuptimplote të kryetarit të Kuvendit:

Ardita Simiçia: “…Meqë përmendët nevojën që vendi të ketë një zhvillim sa më të barabartë, të sjellë një ndarje sa më të barabartë të përparimit që do të realizohet, desha t’ju bëja një pyetje disi personale për klasën politike në Shqipëri që shpalos një mënyrë jetese dhe një luks të jashtëzakonshëm. A ndiheni ndonjëherë nën presionin e publikut, këtij publiku që ikën përditë, që ka një minimale të jetesës te 5-dolarrëshi në ditë, a ka ndonjëherë diçka që ju prek, ju kap në gjithë këtë shpalosje luksi dhe ekstravagance do të thosha?...

Ilir Meta: Nuk e di për çfarë luksi e keni fjalën…

Ardita Simiçia: Pyetja e vetme që marrim ekskluzivisht për çdo politikan këtu është: klasa politike shqiptare duhet të largohet, ata po e mbajnë peng këtë vend pasi janë të gjithë të korruptuar. Dhe nga ana personale, a e ndieni ndonjëherë presionin, a ju vjen ndonjëherë siklet nga gjithë ajo që thuhet? A e ndieni dëshirën për të thënë: mjaft më! Dua të sqarohem dhe të lahem…

Ilir Meta: Shqipëria e paska të zgjidhur problemin e korrupsionit se mund t’u marrë juve t’ju vërë prokurore të përgjithshme dhe ju e zgjidhni në emër të popullit” (Citohet sipas: “Meta në VOA: Emri im në aferën CEZ? Nisni gazetarinë nga e para”. Marrë nga faqja e internetit e gazetës “Shqiptarja.com”. 29 tetor 2015).

Nënkuptohet që gazetarja e nderuar Ardita Simiçia, është nisur nga disa fakte konkrete kur zotërisë Ilir Meta i pati drejtuar dy pyetjet e mësipërme për luksinku jeton, në kushtet kur mjerimi ekonomik ka pllakosur pjesën dërrmuese të qytetarëve të vendit për faj të oligarkëve të politikës, mes të cilëve edhe kryetari i Kuvendit zë kryet e vendit.

Është vërtet e çuditshme se si është e mundur që zotëria Ilir Meta kërkon t’i bishtënojë përgjigjes për pyetjen e gazetares, duke u shtirur sikur nuk e kuptuakej se për çfarë luksi e kishte fjalën gazetarja, sikur vetë ai nuk jetuaka në mes të luksit dhe sikur nuk qenkej ai që organizoi një pritje me salltanete të mëdha me rastin e 45-vjetorit të lindjes.

Në mjetet e informimit masiv është bërë i njohur publikisht edhe ky fakt konkret për jetën luksoze që bën zotëria Ilir Meta, për çka gazetarët e Zërit të Amerikës, si zëdhënës të drejtpërdrejtë të Departamentit të Shtetit, kanë qenë në dijeni me kohë e me vakt:

“Vila e Ilir Metës në Gjirin e Lalzit është 2000 m² bashkë me oborr ku janë mbjellë ullinj dhe palma gjigante që u sollën me helikopter. Ndërsa brenda vilës ndodhen shumë dhoma dhe 11 wc. Mobilimi besohet se kushton mbi 400 mijë euro. Vetëm kolltuqet “skavolini” kushtojnë 32 000 euro, shkruajnë sot disa media on line, mbështetur në një emision të gazetares Sonila Meço. Kjo është thjesht vila për fundjava, sepse ata jetojnë në një pallat 5-katësh në qendër të Tiranës, në zonën e bllokut, ku 4 kate janë banesa e tyre.

Këto janë fotot e bëra gjatë një interviste të dhënë për mediat nga bashkëshortja e kreut të LSI, Kryemadhi, e cila është edhe deputete. Sipas Monikës, edhe macja ka tualetin e veçantë për të kryer nevojat personale” (Citohet sipas: “Vila luksoze e Ilir Metës me 11 wc”. Marrë nga faqja e internetit “kosovarja.biz”. 31 tetor 2015).

Në një artikull të botuar para do kohësh në gazetën “Telegraf”,e cila dallohet për denoncimin e korrupsionit në vendin tonë,flitet për milionerët e institucioneve qendrore dhe të qyteteve kryesore. Këtë herë, në artikulljepet një pasqyrë me të dhëna konkrete për pasurinë e oligarkëve-milionerë të njërit prej qyteteve kryesore dhe, konkretisht, të qytetit të Elbasanit.

Milionerët e këtij qyteti punojnë në mjekësi, në gjykatë, në prokurori, në avokaturë e në noteri, në polici, në banka dhe në arsim.

Më bëri shumë përshtypje fjala “arsim”. Dhe me siguri që gazeta e ka fjalën për arsimin e lartë, pra, për pedagogët e universitetit. E kam të vështirë ta përfytyroj se si është e mundur që një pedagog të marrë para nga studentët e vet, për t’u vënë nota kaluese. Kam punuar vetë pedagog në universitet, deri sa dola në pension në vitin 2003, dhe marrëdhëniet me studentët i kam pasë vlerësuar si të shenjtëruara.

Një pedagog universiteti që merr para nga studentët, si mund të ketë sy e faqe të dalë para tyre në auditor gjatë zhvillimit të leksioneve dhe të seminareve, apo gjatë përballjes me ta nëpër këmbësoret e qyteteve? Ky është degjenerim deri në përmasat e neverisë, që më solli në kujtesë një ngjarje konkrete që u pasqyrua para disa vjetësh në mjetet e informimit masiv:

“Denoncimi i disa studentëve të Universitetit të Elbasanit “Aleksandër Xhuvani” për marrje ryshfeti, ka bërë që policia e këtij qyteti të arrestojë në flagrancë pedagogun e gazetarisë, Isidor Koti, me një shumë prej 1 milionë lekësh të vjetra, të ndara në zarfe” (Citohet sipas: “Merrte para nga studentët, arrestohet Isidor Koti”. Marrë nga faqja e internetit “albeu”. 15 shtator 2012).

Ndër të tjera, në artikullin e gazetës “Telegraf” thuhet:

“Kushdo që ka drejtuar dhe ka ikur nga posti, e pakta, ka ikur me një pasuri prej 150 mijë euro, e cila është pesëfishuar më pas me shitjen e pronave të fituara gjatë kohës që kishte në dorë “zgjidhjen” e halleve dhe problemeve të qytetarëve…

 Ka milionerë të këtyre rangjeve që kanë deri 18 apartamente në Elbasan dhe që kanë nisur t’i japin me qira ose t’i shesin.

Shtresa e milionerëve në rrethe është krijuar dhe ka ardhur qetë-qetë në rrugën e saj, duke iu shmangur rreziqeve të ligjit. Ata kanë krijuar imunitetin e tyre dhe i gjenden njëri-tjetrit, sa herë u kanoset ndonjë hetim, ndonjë kallëzim apo ndëshkim ligjor. Ata nuk i prek as “dekriminalizimi” që pritet të miratojë Kuvendi, pasi e quajnë veten me mburrje “të paprekshëm” (Citohet sipas: “Milionerët e institucioneve qendrore dhe “bejlerët” e qyteteve kryesore”. Marrë nga faqja e internetit e gazetës “Telegraf”. 12 janar 2016).

Këtu duhet të kemi parasysh faktin që qeveria Rama kërkon zbatimin e rreptë të ligjit, por vetëm në raport me shtresat e varfra të popullsisë dhe aspak në raport me oligarkët. Madje edhe atëherë kur pasojat mund të jenë tragjike. Para pak kohësh, publiku i gjerë u njoh me një ngjarje të kobshme si më poshtë:

“Pasi e lanë prej muajsh në terr, duke i ndërprerë energjinë elektrike, sepse nuk kishte mundësi të paguante, sot është ndarë nga jeta.

Bëhet fjalë për një të moshuar 91-vjeçare nga fshati Fang i Mirditës. Barbulla Pepa jetonte e vetme në kushte të varfërisë ekstreme.

Fqinjët e saj e kanë gjetur të vdekur në shtëpinë tejet të vjetër dhe pa kushtet më minimale. Po fqinjët kanë hapur dyert për mort për nënë Barbullën.

Rreth një muaj e gjysmë më parë, përmes medias, ajo i bëri apel OSHEE-së t’i rilidhte energjinë, sepse nuk kishte mundësi ta paguante, por thirrjet e 91-vjeçares ranë në vesh të shurdhët” (Citohet sipas: “OSHEE i ndërpreu energjinë elektrike, vdes nga të ftohtit e moshuara”. Marrë nga faqja e internetit “Lapsi Lajme”. 11 dhjetor 2015).

Pra, atë plakë të gjorë OSHEE-ja nuk e mëshiroi, sepse zbatoi urdhrin që lëshoi kryeministri Rama për ndërprerjen e energjisë elektrike, pavarësisht nga rrjedhojat tragjike që mund të vinin më pas. Nuk e di se sa i rëndon në ndërgjegje kryeministrit Rama vdekja e saj plake të mjerë.

Kjo ngjarje e dhimbshme më kujtoi përmbajtjen e një shkrimi të qytetarit rus Vladimir Garmatjuk nga qyteti Vollogda, të cilin e kishte botuar në internet më 27 korrik 2010. Në atë shkrim ai e cilësonte kryeministrin Putin si mbrojtësin e oligarkëve dhe si kamxhikun e shtresave të varfra të popullit rus.

Para pak ditësh, duke shtegtuar nëpër faqet e internetit, hasa rastësisht në një intervistë, të cilën gazetari i mirënjohur i zërit të Amerikës, zotëria Ilir Ikonomi, ia kishte marrë profesorit tëshkencave politike në Universitetin e Nju Jorkut në Manhatan, Grid Rroji.

Në njërin nga mjetet e informimit masiv lexova informacionin e mëposhtëm, ku ndoqa edhe videon e intervistës:

“Zëri i Amerikës e komentoi projektligjin e qeverisë për kriminalizimin e shpifjes si tentativë të kryeministrit Edi Rama për t’i mbyllur gojën medias.

Duke e komentuar reagimin që shkaktoi kjo nismë ligjore, gazetari i Zërit të Amerikës, Ilir Ikonomi, në një intervistë me doktorantin e shkencave politike në Universitetin e Nju Jorkut në Manhatan, Grid Rrojin, u shpreh:

“Në Shqipëri pati një valë kundërshtimesh të forta ndaj propozimit të kryeministrit për burgim deri në 3 vjet për shpifje apo fyerje ndaj figurave shtetërore. Megjithëse qeveria duket se po tërhiqet, kjo u pa si një masë për t’i mbyllur gojën medias. A është kjo diçka shqetësuese për ju, sepse vërtet kemi parë nga zyrtarët më të lartë arrogancë ndaj gazetarëve, për shembull, kur tentohet të flitet për korrupsionin dhe pasuritë e politikanëve?

Pak ditë më parë, ndaj gazetares së Zërit të Amerikës, Ardita Simiçia, pati një reagim të ashpër të kryetarit të kuvendit, Ilir Meta, i cili u pyet gjatë vizitës në SHBA mbi akuzat për korrupsion dhe pasurinë e tij” (Citohet sipas:

““Shpifja”/ Zëri i Amerikës: Rama tentoi t’u mbyllë gojën mediave. Zyrtarët e lartë sillen me arrogancë”. Marrë nga faqja e internetit “Lapsi Lajme”. 13 nëntor 2015).

Gjatë ndjekjes së intervistës, mësova se, siç e përmendi zotëria Ilir Ikonomi, profesori Grid Rroji, pak muaj më parë, kishte botuar librin mjaft interesant me titull “Paria e rrethit të ferrit”. Pasi e ndoqa intervistën deri në fund, u interesova në faqet e internetit për adresën elektronike të profesor Rrojit dhe sapo e gjeta, i nisa një mesazh, ku e falënderova për botimin e librit dhe i shpreha dëshirën për ta blerë.

Shumë shpejt, profesor Rroji më ktheu përgjigje me falënderimet përkatëse, duke më dërguar edhe librin në formatin pdf. Librin prej 407 faqesh e lexova me shumë kënaqësi. Në këtë libër, autori ka bërë një analizë të hollësishmetë periudhës çerekshekullore, gjatë së cilës Shqipëria është zvarritur dhe vazhdon të zvarritet e zalisur, pa mundur të ngrihet dot kurrë në këmbë, për të marrë formatin e një vendi normal, në të cilin të kishte hapësirë funksionimi i një shteti juridik, ku të gjithë të ishin të barabartë para ligjit.

Mjaft citate të shkëputura prej këtij libri, do të ishte interesante sikur të përfytyroheshin të afishuara anës bulevardit qendror të Tiranës, anës bulevardeve të qyteteve kryesore dhe të autostradave të vendit.

Ja disa nga këto citate:

“Kriza ekonomike, dështimi i projektit politik të integrimit, rrënimi moral i shoqërisë dhe mungesa e zgjidhjeve të ofruara nga paria, kanë krijuar një situate, e cila, fatkeqësisht, ngjason shumë me një tenxhere me presion mbi zjarr”.

“Parisë i nevojitet një kulturë kriminale për të justifikuar vjedhjen e pasurisë publike, pasurimin e saj të shpejtë, duke menduar se ky popull kaq e ka takatin. Paria vepron me moton “sipas kokës edhe festen”, sepse nuk e vlerëson popullin shqiptar.

 Mirëpo, kultura kriminale e parisë nuk prodhon zgjidhje të problemeve, por i shumëfishon ato. Si pasojë, në momentin që qytetarët do të ndërgjegjësohen që paria i ka mashtruar paturpësisht dhe u ka mohuar një të ardhme me nder, rruga që u mbetet është përplasja me parinë”.

“… i ashtuquajturi “model integrues” kufizon ndjeshëm sovranitetin e Shqipërisë, duke rrezikuar qenësinë e shtetit shqiptar. Në një mjedis ndërkombëtar ku mbizotëron modeli i shtetit-komb dhe ku të gjithë aktorët janë në luftë të vazhdueshme për mbijetesë, çdo shtet i varur nga të tjerë është detyrimisht i rrezikuar”.

“Integrimi është një rrenë e madhe, sepse jo vetëm, siç shprehet studiuesi gjerman Jens Bastian, “nuk ka gjasa që BEja të zgjerohet në Ballkan të paktën deri në 2020”, por edhe sepse Shqipëria nuk shihet në Europë si material zgjerimi”.

“Integrimi është një rrenë e bukur, e cila nuk ka asnjë gjasë të ndodhë në dy dhjetëvjeçarët e ardhshëm e më tej, dhe aspak gjasë të na ndihmojë për të kapërcyer krizën e thellë politike dhe shoqërore ku jemi. Sistemi i ndërtuar mbi rrenën e madhe të integrimit është i dështuar, dhe i shërben mbajtjes nën sundim të shqiptarëve me anë të propagandës”.

“Na thuhet se do të marrim miliona euro, një tjetër gënjeshtër e pastër, sepse edhe sikur Europa të na priste me tabaka me euro tek porta, sistemi i vjeljes së këtyre fondeve është në bazë të kapaciteteve aplikuese të strukturave të shtetit, të cilat janë jo vetëm të paafta, por edhe në funksion të sistemit korruptiv që ka instaluar”.

“Mungesa e një force politike serioze, me karakter kombëtarist, është një nga boshllëqet vështirësisht të shpjegueshme që ka krijuar tranzicioni, dhe që duket se nuk do të vazhdojë edhe shumë gjatë”.
[Në emisionin shumë të ndjekur të gazetarit të mirënjohur Rezart Xhaxhiu të datës 21 janar, ndoqa intervistën që ai i mori drejtuesit të lëvizjes “Reago”, zotërisë Leonard Dedej.


Në përgjigjet e veta, zotëria Dedej i bëri radiografinë situatës së rëndë ekonomike që mbizotëron në vend dhe demaskoi paq klasën politike shqiptare. Në fund ai deklaroi se, së bashku me miqtë e vet, janë duke përgatitur kushtet për krijimin e një partie të ekstremit të djathtë. Nënkuptohet vetvetiu që varfëria ekstreme që paria pushtetore i ka imponuar shumicës dërrmuese të qytetarëve, do të pjellë domosdo edhe një reagim ekstrem.

 Prandaj profesori Grid Rroji ka shumë të drejtë kur thotë se kjo situatë nuk do të vazhdojë gjatë. Do ta shikojmë në praktikë se cili do të jetë programi i partisë së zotërisë Dedej, cila do të jetë platforma, mbi të cilën mbështetet programi i saj dhe le të shpresojmë se kjo parti nuk do të përfundojë në një flakë kashte, si puna e partisë së zotërisë Kreshnik Spahiu.]

“…paria e Tiranës e ka frikë më shumë se çdo gjë tjetër kombëtarizmin, sepse ndërtimi i shtetit-komb presupozon vendosjen në plan të parë të interesave kombëtare. Duke qenë se interesat kombëtare nuk përkojnë me interesat e ngushta të pasurimit dhe të shfrytëzimit të popullit nga paria, kjo e fundit gjatë këtyre 23 vjetëve ka bërë ç’është e mundur për ta thelluar grimcimin e shoqërisë…”.

“Kombëtarizmi shqiptar nuk është shpikje e asnjë individi, por një frymë e mbrujtur ndër shekuj”.
“Udhëheqësit politikë shqiptarë të të gjitha palëve janë kriminelë të veshur me kostume, të cilët kush më shumë e kush më pak nuk ngurrojnë t’i lyejnë duart me gjakun e shqiptarëve për të mbërritur objektivat e tyre”.

“… palët kanë krijuar modelin e politikanit hajdut, pa shtyllë kurrizore e në shërbim të klanit përkatës, pa kurrfarë ndjenje shërbimi publik. Ky model nuk ishte i paevitueshëm, por shprehje e vullnetit të qartë të parisë për ta zvetënuar skenën politike dhe për ta sunduar më kollaj popullin”.
“… nëse duam ndryshim të vërtetë, duhet ndryshuar sistemi i vlerave, jo hajdutët”.

“Shqiptarët, kudo që jetojnë nëpër botë, sillen si qytetarë model në shumicën dërrmuese të rasteve, dinë të shfrytëzojnë liritë që u jep demokracia dhe në disa raste kanë arritur të bëhen politikanë të suksesshëm në vendet pritëse.

Shumica dërrmuese e tyre nuk vjedhin, nuk vendosin gjoba, nuk kanë lidhje me kriminelë e kartele mafioze. Kjo shumicë punon dhe fiton me gjak dhe djersë, shkollon fëmijët dhe e mban një sy gjithmonë nga atdheu. Kësisoj, problemi nuk janë shqiptarët, por sistemi politik dhe mendësia katundare që na ka imponuar paria”.

“… ne na duhet një shtet i mbështetur tek vlerat që garanton sundimin e ligjit. Çdo zgjidhje tjetër na çon në hulli të pakëndshme e na lë nën thundrën e kësaj parie të zvetënuar, e cila tashmë e ka tejkaluar çdo cak të maskarallëkut. Hapi i parë drejt këtij fillimi të ri është të ruajmë nderin e t’i vemë një kryq të madh votës”.

“Morali i zvetënuar i parisë dhe mungesa e zgjidhjeve për të jetuar me nder në atdhe, ka shkaktuar një zhgënjim masiv, i cili po pasqyrohet tek ikja masive dhe zbrazja e fshatrave nga Jugu në Veri”.

“Opozita sot janë shqiptarët, ata që nuk kanë më shpresë tek paria, ata që po detyrohen ta lenë vendin me turravrap, por edhe ata të rinj e të reja në diasporë, të cilët kanë tashmë përvojë në shtete funksionale, por dhe e ruajnë në shpirt dashurinë për kombin shqiptar.

Pra, nga pikëpamja ideologjike, opozita e vërtetë e ka të përcaktuar tashmë rrugën e vetme drejt ringritjes së shqiptarëve. E vetmja zgjidhje është ndërtimi dhe konsolidimi i shtetit- komb”.

“Paria e Tiranës nuk ka më ku dhe si të fshihet. Ajo përbëhet nga palë të kriminalizuara, të cilat kanë vjedhur shqiptarët pa asnjë vrasje ndërgjegjeje, sepse ata nuk e duan popullin e vet”.

Sigurisht që paria e Tiranës nuk e do popullin e vet. Sepse mungesën e respekti ndaj tij ajo e ka trashëgim nga diktatori Enver Hoxha, i cili, së bashku me kastën kriminale të Byrosë Politike, të mbyllur brenda Bllokut famëkeq, nën mbrojtjen e bajonetave të Gardës së Republikës, popullit shqiptar, me terrorin që ushtroi ndaj tij, ia futi frikën në palcë.

Kjo frikë, për inerci, po vazhdon të manifestohet edhe në ditët tona, përderisa qytetarët nuk janë në gjendje të vetorganizohen dhe t’i tregojnë vendin mafies politike në pushtet përmes protestave të fuqishme paqësore në mbarë vendin dhe nëpërmjet bojkotimit tërësor të procesit zgjedhor.

Duhet theksuar fakti që Kontrolli i Lartë i Shtetit, me dr. Bujar Leskaj në krye, deri tani ka bërë një punë të shkëlqyer me kontrollet e ushtruara, duke zbuluar dhe duke denoncuar në organet e (pa)drejtësisë abuzime të rënda me fondet publike dhe në dogana.

Por, fatkeqësisht, askush nga zyrtarët e lartë, qofshin këta ministra apo deputetë, nuk është vënë para përgjegjësisë penale prej organeve të drejtësisë për grabitjet e rënda të shumave kolosale nga arka e shtetit.

Pra, rezulton se që nga organet qendrore dhe deri te qeveritarët lokalë, është krijuar një mjedis korruptiv që ka kapur për fyti shtetin dhe po varfëron në një mënyrë të pandalshme pjesën dërrmuese të qytetarëve të vendit. Kjo ndodh për arsye se në vendin tonë nuk ka opozitë të vërtetë. Sepse po të kishte, ajo duhej të luante rolin që i takonte në mbrojtje të standardit të jetesës së qytetarëve të vendit. Shkrimtari dhe publicist i njohur amerikan Ambroz Birs (Ambrose Bierce 1842-1914), thotë:
“Opozita në politikë është një parti, e cila nuk e lejon qeverinë të bëjë akte çmendurie, duke ia prerë asaj gilcat e gjurit”.

Gazetarja Ardita Simiçia, siç u përmend më lart, i përcolli kryetarit të Kuvendit informacionet që i shkojnë Radios Zëri i Amerikës nga qytetarë shqiptarë:

“Pyetja e vetme që marrim ekskluzivisht për çdo politikan këtu është: klasa politike shqiptare duhet të largohet, ata po e mbajnë peng këtë vend pasi janë të gjithë të korruptuar”.

Kjo është një e vërtetë tragjike për fatet e vendit tonë. Kjo dëshmon më së miri se klasa politike është bërë si uji i ndenjur dhe ka vite që kutërbon erë të keqe, sepse noton në llumin e krimit ekonomik. Për pasojë, edhe sistemi i (pa)drejtësisë është strukturuar asisoj, që të mbrojë vetëm interesat e kësaj klase politike me moral të degjeneruar. Prandaj të kërkosh kryerjen e reformës në drejtësi prej kësaj klase politike, është njëlloj sikur të kërkosh dardha nga boriga.

Duke pasur parasysh situatën e krijuar, do të ishte fantastike sikur të bëhej një reformë me të vërtetë rrënjësore në drejtësi, e cila do të mund të vinte para përgjegjësisë ligjore të gjitha ata që kanë shkelur rëndë ligjin, pavarësisht nga postet që mbajnë, që kanë grabitur pasurinë kombëtare dhe qytetarët e thjeshtë dhe që kapitalin financiar e kanë depozituar në banka të vendit ose të huaja, me siguri, me emra të tjerë.

Por problemi është se ku t’i gjejmë ata prokurorë dhe ata gjykatës, të cilët, jashtë rrezes së ndikimit të politikës, do të mund ta merrnin në dorë situatën e krijuar, në mënyrë qët’i vinin fajtorët në bankën e të akuzuarve dhe kapitalet e grabitura prej tyre, të vendosura me të tjerë emra nëpër banka, duke filluar që nga Shqipëria, nga Zvicra e deri në Qipro apo gjetiu, t’ia kthenin Bankës së Shtetit, çka do të krijonte kushte për rritjen e pensioneve minimale dhe të pagave të ulëta.

Jam i bindur se kjo mbetet njëëndërr në diell, por, si qytetarë i Republikës së Shqipërisë, e ndiej për detyrë ta shpreh publikisht. Sepse politika dhe (pa)drejtësia bashkëpunojnë ngushtë me njëra-tjetrën dhe, së bashku, vërtiten në një qerthull kriminal, për të cilin nuk mund të gjendet kurrfarë ilaçi që t’i bëhet dermani.

Fakti që organet e (pa)drejtësisë kanë heshtur dhe vazhdojnë të heshtin për abuzimet e rënda që ka denoncuar Kontrolli i Lartë i Shtetit, që nga doganat e deri te tenderat,është dëshmia më kuptimplote e humnerës së thellë që ndanë qytetarët e thjeshtë të vendit nga “bëjlerët” e politikës dhe e kotashpresave (iluzioneve) që mund të ushqejë ndokush se mund të kryhet me të vërtetë ndonjë reformë në(pa)drejtësi.

 Sepse oligarkët kriminalë të politikës shqiptare kanë ditur si ta bëjnë “tenxheren” e krimit, por, në të njëjtën kohë, ata ia kanë gjetur asaj edhe “vjegën” e duhur. Prandaj them se reforma në drejtësi dotë na vërtetojë në praktikë se si do të “mbarset mali” për të “pjellë një mi të ngordhur”.

Është për t’u përshëndetur angazhimi i drejtpërdrejtë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe konkretisht i Departamentit të Shtetit, të cilët, përmes ambasadorit të nderuar Donald Lu, kërkojnë ndëshkimin e krimit ekonomik dhe kryerjen e reformave të thella për pranimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Por unë mendoj se reforma në (pa)drejtësinë shqiptare mund të kryhet vetëm atëherë, nëse atë e marrin në dorë juristë, prokurorë amerikanë, të cilët, me gjakftohtësinë e tyre profesionale, në bashkëpunim të ngushtë edhe me juristë, prokurorë të pakorruptuar vendës (se duhet shpresuar se të tillë duhet të ketë), do të zbulojnë rrënjët e krimit ekonomik në Shqipëri, duke ia bërë të njohur publikut shqiptar.

 Sepse vetëm kështu do të mund të shkulet nga themelet mafia politike në pushtet dhe të gjithë fajtorët do të mund të marrin dënimet e merituara për krimet e kryera, që tëbëhen shembull për pasardhësit e tyre, në mënyrë që në Shqipëri të hidhen një herë e mirë bazat e shëndosha për funksionimin e një shteti juridik. Sepse juristët dhe prokurorët amerikanë janë rritur, edukuar dhe shkolluar në atdheun e Tomas Xheferseonit(Thomas Jefferson 1743-1826), autorit të Deklaratës së Pavarësisë së vitit 1776, i cili u ka lënë ca fjalë të arta pasardhësve të vet:

“Përkujdesja për jetën dhe lumturinë e njerëzve është e para dhe e vetmja detyrë e ligjshme e një qeverie të mirë”.
Për mendimin tim, vetëm në këtë mënyrë do të mund të bëhet shpëtimi i tretë i Shqipërisë, por këtë herë nga oligarkët e kriminalizuar të politikës shqiptare, të cilët i kanë poshtëruar në një mënyrë të paimagjinueshme qytetarët shqiptarë me varfërinë skandaloze që u kanë imponuar.

 Sepse vetëm kështu do të krijohen kushte që, nga radhët e brezit të ri, të intelektualëve të përgatitur në Perëndim, dhe sidomos në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe të intelektualëve të ndershëm dhe atdhetarë vendës, jo të etur për pushtet personal dhe familjar, të dalin personalitete të spikatura, të cilat, edhe me ndihmën e drejtpërdrejtë të Uashingtonit, do të mund të krijojnë një formacion të ri politik, që të marrë në dorë fatet e vendit dhe ta shpëtojë atë një herë e mirë nga oligarkët e tanishëm kriminalë të politikës shqiptare, duke ndërtuar një shtet-komb.

Sepse, në kushtet e tanishme, siç thekson me shumë të drejtë profesori Grid Rroji, “Amerika e Xhorxh Uashingtonit nuk mbështet politikanë që kërkojnë me çdo kusht pushtet personal e familjar, duke rrënuar të ardhmen e kombit të tyre, duke cënuar institucionin e votës apo duke nxitur përmbysje të dhunshme të shtetit. Për rrjedhojë, Amerika nuk mbështet asnjë nga palët”(Grid Rroji. “Paria e rrethit të ferrit. Analiza, vëzhgime, përjetime”. Shtëpia botuese “Onufri”. Tiranë 2015, f. 87).

2016/01/26

Idriz Seferi jetoi me dy plumba në kokë deri në vdekje




Ai i kishte 24 fëmijë, nga dy martesa, por 11 prej tyre i kishin vdekur

Në ditët e fundit të jetës, Idriz Seferi kishte deklaruar: “Nuk paska ma vështirë për burrin sesa me vdek në shtëpi”. “Shqipëria dhe shqiptari nuk shiten në pazar”, deklaronte Idriz Seferi

Pak kush mund ta ketë ditur se kryetrimi i Karadakut ka jetuar deri në vdekje me dy plumba në kokë dhe një në qafë, të cilët i ishte marrë luftërave për mbrojtje të trojeve shqiptare. Siç dihet, Gjilani, Presheva, Kumanova, Shkupi e Prishtina, në Lëvizjen Kombëtare Shqiptare zënë një vend jashtëzakonisht të rëndësishëm. Këto treva verilindore shqiptare ishin pjesë e lidhjeve organike të përpjekjeve e lëvizjeve për të drejta dhe pavarësi kombëtare, që në çdo kohë i shërbyen atdheut me figura patriotike, që lanë gjurmë të thella në historinë e shqiptarëve. Njëri ndër drejtuesit kryesor, që organizoi luftën e popullit shqiptar të këtyre viseve dhe më gjerë për çlirimin dhe mbrojtjen e trojeve etnike shqiptare nga pushtuesit osmanë, serbë e bullgarë dhe që luftoi i paepur për bashkimin e tyre në një shtet kombëtar, ishte prijësi i njohur i Lëvizjes Kombëtare, organizatori i shquar i shtresave përparimtare shqiptare, strategu luftarak, Idriz Seferi. Që në fëmijëri, Idrizi u konfrontua me aktivitetin e çetave serbe në rajonin e Gjilanit, sepse nuk pajtohej me qëllimet e tyre. Nga martesa e parë e pati dymbëdhjetë fëmijë, por vetëm njëri i jetoi. Po kaq fëmijë lindi edhe nga martesa e dytë, 7 djem dhe 5 vajza. Më vonë, Idriz Seferi refuzoi edhe urdhrin e autoriteteve osmane për të shërbyer si nizam në kuadër të ushtrisë.

Në hyrje të Ferizajt Idriz Seferi, pas Betejës së Grykë së Kaçanikut kundër ushtrisë turke që i printe Shefqet Dërgut Pasha.


Mos m`i prek këta dy shokë”

Historiani Fitim Rifati thotë se Idriz Seferi luftoi kundër autoriteteve osmane e bandave serbo-bullgare, tërë jetën e tij. Në një betejë afër Preshevës, ndërmjet grupit të tij dhe një ekspedite osmane, Seferi mbeti i plagosur në kokë dhe atë plumb e mbajti në kokë deri në vdekje. Sipas informatave të mbledhura nga pinjollët e tij në Prishtinë, Idriz Seferi kishe mbajtur dy plumba në kokë dhe një plumb në qafë, deri në vdekje. Çdoherë kur i rregullonte flokët i thoshte berberit: “Këta dy shokë mos m’i prek!”, që nënkuptonte dy plumbat në kokë, ngase i shkaktonin dhembje nëse i ngacmoheshin. Për plumbin që e mbante në qafë, u thoshte nipave të tij: “Këtu e kam një çuran”. Gjykata perandorake, duke e vlerësuar si person të rrezikshëm, e dënoi me 101 vjet burg.
(Idriz Seferi lindi në vitin 1847 në fshatin Sefer nga Karadaku e vdiq në 25 mars të vitit 1927, ishte atdhetar i dalluar, udhëheqës ushtarak popullor i Lëvizjes Kombëtare ku bashkë me Isa Boletinin u shndërruan në legjendat e asaj kohe, dhe jo vetëm. Idriz Seferi ka pasë familje të madhe rrjedhimisht edhe fuqi punëtore të shumtë. Që në moshë të re mori pjesë në qëndresën popullore kundër shtypjes ekonomike e kombëtare që sollën reformat e Tanzimatit. Më 1875 u burgos nga autoritetet osmane.
Mori pjesë në kuvendet e në veprimet luftarake të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe të asaj të Pejës.
IDRIZ SEFERI – STUHIA E KARADAKUT
Shkruan: Bardh Rrahmani-Seferi
Kur nis të shkruash për Idriz Seferin,ndjen penën të rëndojë nëpër gishta.Ajo befas bëhet e rëndë, siç bëhet e rëndë bora e malit,nëpër gurët e kullave,siç bëhet e rëndë dhimbja në çurgun e lotëve. Nuk është e lehtë të thërrasësh kujtimet për te.Jeta dhe vepra e Idriz Seferit,është e lidhur gjithherë, me ngjarjet e mëdha të Shqipërisë,ç’prej Lidhjes Shqiptare të Prizërenit e deri në ngritjen e flamurit kuqezi në Vlorën e vitit 1912,ajo jetë u jetua,veç në luftëra e beteja,veç në dallgë nëpër brigje trimërie.
Lindi në Karadakun e Gjilanit,në vitin 1847.Lindi në ate trevë të malësisë së Kosovës e cila pat treguar kurdoherë se ishte shpirti i lirisë së popullit.Krahina e Karadakut (asaj kohe përfshinte rreth 40 fshatra) jo rrallë kish ngritur krye kundër reformave shtypëse të Portës së Lartë.Aty tagramledhësit shkonin, të shoqëruar me ushtri të tëra,ngase populli fukara nuk kish ç’të jepte. Kësisoj,vit pas viti,nëpër malet e lira të Kaçanikut,shkruheshin faqe të reja të epopesë së qëndresës. Në fillim të viteve 40, të shekullit XIX,Porta e Lartë,dërgoi disa fermane në trevën e Karadakut.Por ndërsa fermanet shkonin e vinin,malësorët e Karadakut nuk pranonin ndikimin e tyre.Është pikërisht kjo arsyeja që në pranverën e vitit 1843,forca të mëdha ushtarake osmane,mësynë drejt Karadakut duke marrë qindra familje që kundërshtonin këtë reformë në dobi të disa bejlerëve që synonin zgjërimin e çifligjeve të tyre.Pasi i torturuan disa muaj në burgun e Shkupit,pasi vranë barbarisht mjaft burra,Porta e Lartë i çoi me forcë këto mijëra shqiptarë,në tokat e shkreta të Bursës në Turqi.Kjo ishte vazhdë e asaj politike tradicionalisht armiqsore,që Porta e Lartë,ushtronte ndaj popujve të padëgjueshëmKa qenë viti 1875,kur në Kullë të Idrizit, erdhën disa burra ngase donin të ndërmernin një aksion ndaj komandantit turk Hysen Ferra i cili ushtronte dhunë ndaj fshatarëve të Preshevës e Bujanovcit.Idrizi ndonëse ishte vetëm 28 vjeç,pat fituar respektin e krejt Karadakut,ngase në krye të një grupi trimash pat kundërshtuar me armë në dorë reformat e Tanzimatit. Biseda në kullë zgjatën shumë dhe vendimi merret po aty.Hysen Ferra do të luftohet në vendin e quajtur Guri i Zi,në rrethina të Preshëvës dhe këtë betejë do ta drejtonte vetë trimi Idriz Seferi. U zhvillua një luftim krejt i ashpër ndonëse reparti i forcave luftarake ishte mjaft i pabarabartë.Kështu përballë qindra jeniçerëve turq,të armatosur deri në dhëmbë,të Hysen Ferrës,u vunë 40 trima të Karadakut,me nga 50 copë fishekë sejcili.Në betejë vriten disa malësorë (përkundrejt 100 turqve) dhe kapet në befasi Idriz Seferi i cili me fishekun e fundit të vet,goditi dhe plagosi Hysen Ferrën.I shoqëruar prej dhjetra ushtarëve turq,i lidhur këmbë e duar me tela,Idriz Seferi dërgohet për gjykim në Nish.”Në burgun e Nishit u gjykua dhe u dënua me 16 vjet burg.Mirëpo pas ankesës,instanca më e lartë e Stambollit e dënoi me 10 vjet burg.Është interesant të theksohet qëndrimi burrëror i Idriz Seferit me ate rast kur ja komunikuan vendimin.Pasi ja komunikuan vendimin,Idrici në formë talljeje, e në vend që të falenderonte sipas zakonit,pyeti se a ishte vendim i sulltanit apo i Zotit ! Përfaqsuesi i instancës më të lartë turke të gjyqësorit,i përgjigjet ; Me këtë kokë,shpejt do të shofish “Arnaut-Pazarin”(vendin e egzekutimit të dënuarve me vdekje).( S. Brestovci ; “Kreshniku i Karadakut “ Gazeta “ Rilindja “ më 27 janar 1970 ).

Por ngjarje të tjera ballkanike,do të bënin që Idriz Seferi,të kryente vetëm tri vjet burg.Në shkurtin e vitit 1878,ushtria serbe mbas disa ditë luftimesh,mundi të çlirojë qytetin e Nishit prej forcave turke.Me këtë rast u hap burgu i qytetit dhe kundërshtarët e Portës së Lartë u lanë të lirë të shkonin në vatrat e tyre.Idriz Seferi duke u ngjitur nëpër male të Karadakut,natyrisht nuk parashihte një jetë të qetë familiare.Vuajtjet e torturat e burgut e patën bindur së thelli këtë trim,se vetëm pushka,ajo do të mund të shtinte për të vrarë natën e gjatë osmane dhe invazionin sllav.Ndërkaq,në epopenë e përpjekjeve shekullore për autonomi të shqiptarëve,është kulmuar Lidhja Shqiptare e Prizërenit. Kjo lidhje,do të dëshmonte pos shpirtit kryengritës shqiptar,edhe vetëdijen e zgjuar të tij,që përpara çdo rreziku thërriste me zërin e bashkimit.Ndër të parët ideatorë të kësaj Lidhjeje,Idriz Seferi ngre në këmbë popullin e krejt Karadakut,duke u kumtuar atyre se vetëm bashkimi do t’i çonte të trokisnin në dyert e lirisë.Anipse i ri në moshë,Idriz Seferi u vu në krye të këshillit për pajtimin e gjaqeve.Ai rrëfeu jo vetëm urti të madhe por edhe trimëri të tillë,duke trokitur kullë më kullë ku jetonte gjakmarja e verbër.Gjithsesi,duhet të kemi parasysh mentalitetin dhe prapambetjen e theksuar të atyre njerëzve,në ate kohe,për të kuptuar në thelb rëndësinë e misionit historik të Idriz Seferit.Nëpër këto kulla të vetmuara malësorësh,ky burrë trim,do të bënte thirrje për lënien e hasmërive dhe bashkimin e madh të shqiptarëve.E vërteta është se në ate periudhë,në Karadak,Gjilan e rrethina,u pajtuan dhjetra familje të mëdha ngase i dhanë besën Idriz Seferit.Dhe t’i jepje besën atij burri,do të thoshte të mos e shkelje kurrë ate,t’i faleshe jo gjykimit të verbër por ardhmërisë së gjakut tënd.Në organizimin ushtarak të Lidhjes Shqiptare të Prizërenit,u ndie së mbrendshmi,pos të tjerave,edhe organizimi popullor luftarak.Grupet e trimave kaçakë,tashmë duhej t’i nënshtroheshin atyre ideve dhe mendimeve të dala prej shtëpisë së Prizërenit duke anashkaluar edhe ndonjë frymë krahinore.Ato luftime kundër turqve të organizuara prej trimash të veçantë,në krahina të veçanta, tashmë duheshin riparë e rivlersuar kurdoherë me frymën e një lëvizjeje gjithkombëtare. Parë në këtë rrafsh ,meçuria e Idriz Seferit do të bënte që luftëtarët popullorë të Karadakut,Gjilani,Preshevës të vireshin nën komandën e Lidhjes madhore duke ndërmarë luftime vetëm në kuadër të këtij organizimi.Bashkëpuntor i ngushtë i Abdyl Frashërit dhe Iljaz Pashë Dibrës,Idriz Seferi do të punonte pa rreshtur veçmas në planin luftarak duke organizuar çetat e trimave,në mbrojtje të çdo pëllëmbe toke të Shqipërisë. Dihet prej të gjithëve se në çfar mënyre,u shtyp Lidhja Shqiptare e Prizërenit.Udhëheqësit e saj politikë dhe ushtarak,u dërguan sygjyn apo burgosën në burgjet e tmershme të Anadollit.Për trimin Idriz Seferi,ishte ende në fuqi dënimi me 101 vjet burg dhe Porta e Lartë,disa herë pat tentuar të burgoste ate.Por tashmë,Idriz Seferi ishte kthyer në një stuhi të maleve të Karadakut.Kudo ku shkonte,me fjalën e urtë të tij,ai çelte veç dyer mirësie e paqeje.Kurdoherë kur udhëhiqte çetat e shqiptarëve,pushka e tij do të qëllonte e para.Kurdohere kur rreziqet për Karadakun ishin të mëdha,do të shfaqej stuhia që kishte emrin Idriz Seferi. Një dimension tjetër i shpirtit të madh të këtij luftëtari,do të ishte edhe një ngjarje e ndodhur në vitin 1907.Dihet se në këto vite,monarkitë ballkanike,duke përfituar prej shthurjes së Perandorisë osmane e sidomos prej anarkisë në formacionet ushtarake,nuk vonuan të mësyjnë me reparte të caktuara e të armatosura,në kuriz të trevave shqiptare.Veçmas,kërcnuese këto sulme ishin në vise të Gjilanit prej çetanikëve serb.Reparte speciale të Beogradit,kanë ndërrmarë në këtë periudhë,dhjetra aksione plaçkitëse dhe dhunuese ndaj popullsisë së pambrojtur shqiptare.Në mjaft prej këtyre plaçkitjeve,sapo trimi Idrz Seferi ka marrë lajmin,ai ka ngarendur si stuhia duke u rikthyer shqiptarëve të këtyre trevave jo vetëm lirinë por edhe mallin e grabitur.


E vërteta është se në verën e vitit 1907,disa çetnikë serb,u vërsulën si lëkunj ujqish mbi banorët e pa mbrojtur të fshatit Pasjan. Ky fshat asaj kohe kishte pak familje shqiptare, e të tjera kan qenë serbe,rome e vllehe.Por trimi Idriz Seferi,në emër të idealit të madh të jetës,nuk mori asgjë parasysh.Në krye të një grushti trimash,ky luftoi disa orë rresht duke u rikthyer paqen fshatarëve,anipse këta nuk kishin kombësi shqiptare. Në fillim të vitit 1908 shohim të dalin në skenën politike turqit e rinj,të cilët anipse kërkonin me çdo mënyrë për krijimin e një shteti borgjez kushtetues,nisën të bëjnë propagandë të madhe për gjoja barazinë dhe vëllezërinë e popujve pa dallim feje dhe ideje.Ngase shqiptarët do ta përkrahnin që në fillim këtë lëvizje,ishin pikërisht disa besëlidhje në trevat e Gjilanit,Preshevës e Kaçanikut për të luftuar absolutizmin e Sulltanit,duke paraparë sigurisht një lëvizjeje me kahje autonomiste ndër vetë shqiptarët.Mjaft komitete të fshehta të shqiptarëve,sidomos në Maqedoninë shqiptare,nuk munguan të nxjerrin në shesh faktin që Sulltani i asaj kohe,për hirë të hekurrudhës që austrohungaria donte të ndërtonte në Kosovë,pat shitur toka të tëra të shqiptarëve.Këto revolta shërbyen si pikënisje për Kuvendin e Ferizajit të mbajtur më 5 korrik 1908.Ajo çka habiti pa dyshim Portën e Lartë ishte fakti që mbrenda pak ditëve,në këtë tubim erdhën mbi 30 mijë shqiptarë,sidomos të krahinave të Gjilanit,të Prizërenit,Hasit,Krumës,Gjakovës e Vuçitërnit. Tubimi i Ferizajit pos të tjerave,i dërgoi Sulltanit një telegram ku i kërkohej kthimi dhe rivendosja e ligjeve të Kushtetutës të vitit 1876 si dhe nisjen nga veprimtaria e vet,të parlamentit turk.E vërteta është se në këtë tubim,i cili mund të mendohet si pikënisje e atij orteku madhor,muarën pjesë udhëheqës të shquar të lëvizjes kombëtare shqiptare si : Hasan Hysen Budakova,Bajram Curri,Isa Boletini, Mehmet Pashë Deralla dhe Idriz Seferi.Por zëri i Idriz Seferit,do të dëgjohej me adhurim e respekt prej të gjithë pjesmarrësve,ngase brenda tij,gjëmonte një epope e tërë luftërash,në ruajtje të nderit shqiptar.Megjithëse në këtë tubim u ravijëzuan dy rryma,fituan kurdoherë trimat,ngase përveç veprimeve e protestave të tilla medhore politike,ata tejshihnin ardhmërinë e kombit të vet. Porta e Lartë,megjithë përpjekjet e bëra,nuk mundi të ndalte dot uraganin e lindur në Ferizaj.Misionarë të lartë të saj,u përpoqën me mashtrime e premtime,të kompromentonin sadopak,burrat që ishin vënë në krye të kësaj lëvizjeje,por gjithshka shkoi dëm.Më 19 korrik të këtij viti,konsulli turk në Paris,kërkon me urgjensë nga Ismail Qemali që ky të japi një mendim,lidhur me çka ndodhte në Ferizaj dhe si e parashihte të ardhmen.Përgjigjja e burrit të Vlorës,dërguar sulltan Hamidit II,ishte mjaft lakonike e kuptimplote; “Të shpallet kushtetuta ngase kjo është e vetmja mënyrë për shmangjen e gjakderdhjes”(Ismail Qemali,Memoare,faqe 221 ).

Rrjedhat e fuqishme të atyre ditëve,bënë që Sulltan Hamiti II,pas tri-katër ditëve të tubimit në Ferizaj të mijëra shqiptarëve,të shpallte kushtetutën dhe të formoj kabinetin e ri me pjesmarrjen e plotë të xhonturqve.U duk për një çast se lëvizja jonë kombëtare,do të fitonte dimensione të reja,madje u parapanë prej udhëheqësve të kësaj lëvizjeje,edhe disa beteja në fushë diplomatike.Por zhgënjimi prej turqve të rinj,do të ishte tepër i shpejtë dhe befasues.Në pranverën e vitit 1909,Qeveria e tyre do të nxirrte njërin pas tjetrit,një luftë ligjesh që donin të shuanin me çdo kusht lëvizjet përparimtare të popujve.Veçanërisht,u theksua se do të dënoheshin me burgim,ata që do të nxitnin shoqatat kulturore dhe sidomos pjesmarrësit e çetave patriotike.Mbi emrat e dëgjuar,mbi kapedanët e shquar shqiptarë të asaj kohe,u lëshuan rrufe e shkrepëtima për t’i djegur e përcëlluar samëparë,anipse këta burra që patën luftuar për ardhjen në fuqi të turqve të rinj.Pikërisht,në këto momente,do të shkëlqeje sërish,trimëria dhe tejpamësia e Idriz Seferit.Në mars të vitit 1909,në bashkëpunim me Isa Boletinin,burri trim,organizon në Gjilan,një tubim ku marrin pjesë krerët e çetave të armatosura shqiptare.Ideja kryesore e këtij tubimi,ishte organizimi i rezistencës kundra turqve të rinj,dhe në të pastajmen lufta e armatosur në krejt trevat e Kosovës për pavarsinë e Shqipërisë.Burrat trima të atyre viseve,ata që e patën marrë në sy rrezikun,si Xheladin Guri dhe Mysli Veleknica,dhanë besën në këtë tubim se do të luftonin deri në vdekje për autonominë e viseve të Kosovës Lindore.Për më tej,në tubim,u parapa një lidhje sa ma e ngushtë e çetave të këtyre viseve,me ato të karadakut të Shkupit.E vërteta është se fill pas këtij tubimi,në Gjilan,kapedanët e çetave shqiptare në Gjilan, Kaçanik, Preshevë,Bujanovc,Vushtri dhe Skenderaj,nisën të organizojnë menjëherë forcat e tyre,mandej të vinin në efiçensë krejt traditat popullore të kushtrimeve të lashta, duke parandjerë rrjedhat shpërthyese të ngjarjeve që do të vinin.Në këtë organizim,natyrisht ata u penguan nga mjaft element të gënjyer proturq,të cilët sigurisht nuk e kuptonin si duhet luftën ndaj turqve të rinj.Këta element mendonin në çdo rast se do të ndjeheshin më mirë nën tutelën e Portës së Lartë,kur mendonin rrezikun e nga armiku shekullorë ,serbit.Gjithsesi ata nuk nuk mund ta kuptonin mësimin e madh se liria nën ombrellë të dikujt,është kurdoherë një robëri e përjetshme.Roli i Idriz Seferit në këto momente,merr përmasat e prijësit dhe mendimtarit të madh.Në paradoks me të kaluarën (trimi Idriz Seferi nuk mbaroi asnjë shkollë ushtarake) në këto situata,ai vlersohej së pari si komandant i aftë e mandej si burrë që fliste pak por llafi i dëgjohej kilomatra larg.Me nismën e tij,në Karadak u formuan mjaft çeta kryengritësish të cilët ishin të gatshme për të filluar përpjekjen e madhe shqiptare.Vetë burri trim,ishte vënë në krye të 1000 burrave dhe duke paraparë situatat i armatosi ata sa mundi,duke u kujdesur sidoqoftë që në çdo vatër,të mbetej ndonjë mashkull për çdo rast. Është e natyrshme që përball këtij organizimi luftarak masiv,Porta e Lartë,të parashihte rrezikun e mundshëm,të kërcënuar prej kryengritjeve popullore në shpërthim.Ajo kursesi nuk mundi të hedhë në dorë Idriz Seferin,edhe pse në prag të ardhjes në Kosovë të Sulltanit,u mbajt një falje e gjërë,për mjaft trima shqiptarë,në të katër vilajetet.Ka qenë marsi i vitit 1910,kur kajmekani i Gjilanit,thërret në zyrën e tij Idriz Seferin.Natyrisht Idrizi e kishte pikësuar që ky mund të ishte ndonjë kurth por ai sidoqoftë vajti,për t’i treguar kajmekanit se nuk mund të trembej përballë çdo dhelpërie.Ka qenë sigurisht ideja e bashkëluftëtarëve të tij,që ai të mos shkonte vetëm por edhe me disa trima të tjerë.Idriz Seferi,pranoi fjalën e miqve,ngase e pat mësuar në vite,që turqit kur të thërrisnin ashtu tinëz,natyrisht se të shtynin në dyer të rreziqeve.Dhe ashtu ndodhi,posa burrat shqiptarë hynë në zyrën e Kajmekanit,në Gjilan,një kompani ushtarësh i rrethoi duke u komunikuar arrestin e ardhur prej Stambolli.Po ate mesnatë,në Gjilan mbërriti i biri i Idriz Seferit,Isufi,në krye të qindra trimave të armatosur.Lajmi u shpërnda menjëherë dhe drejt Gjilanit,u njoftua se po vinin qindra malësorë të Karadakut.Kajmekani i qytetit,ngase llogariti forcat,ngase e kuptoi se nuk kish mundësi që të dërgonte trimin Idriz Seferi në Stamboll,u detyrua të urdhërojë lirimin e tij,bashkë me luftëtarët e tjerë.Duke u përqafuar me të birin,dhe krejt ata trima që kishin ardhur në Gjilan,enkas për te,Idriz Seferi kumtonte ; “Shqypnija asht e pamundme me dekë !”.

Më pas figura e Idriz Seferit,do të lartësohej në betejën e famshme të Kaçanikut.Ky vend,ky emër,Kaçaniku,do të renditej në ate plejadë të shkëlqyer të viseve shqiptare,të cilat u kthyen nga emra të zakonshëm,në legjenda të shpirtit kryengritës shqiptar.Për të ardhur deri në muzgun e 23 prillit 1910 (pragu i betejës – legjendë) u desh që çetat e trimave shqiptarë të ndërrmernin disa aksione kundër reparteve turke që ndodheshin në Kosovë.Anipse,udhëheqja e lartë ushtarake turke,pati nxjerrë urdhër për shtetrrethim në krejt Kosovën,këta trima,përmes dhunës e terrorit,kryen disa aksione mjaftë të guximshme duke vrarë qindra ushtarë-pushtues e duke iu rrëmbyer atyre armatimin.Ndërsa udhëhiqte vetë ato aksione,trimi Idriz Seferi,mbante lidhje të ngushta me Hasan Hysen Budakovën,Bajram Currin dhe Isa Boletininin duke mos humbur idenë madhore,ate të pregaditjes së kryengritjes së përgjitshme shqiptare.Ndërkaq,parlamenti i turqve të rinj,i cili dispononte qartësisht situatën në Kosovë,vendosi të dërgojë aty Shevqet Dergut Pashën,në krye të 10 mijë ushtarëve,për t’u ardhur në ndihmë granizoneve turke këtu.Më 24 prill 1910, mbas disa luftimeve,trimat e Kosovës,mundën të shtjenë plotësisht në dorë Grykën e Kaçanikut,fillimisht në këtë kështjellë të mrekullueshme të natyrës,pati pak forca turke.Me kapjen e saj,prej trimave të Idriz Seferit po ate mbrëmje,u ndalua treni me trupa e armatime turke që vinin prej Shkupi.Edhe këtu,pas disa luftimesh,u zunë rrobër dhe municion luftarak.Sigurisht kanë mjaftuar këto ngjarje,prej Grykës së Kaçanikut lëviznin në ditët e fundit të prillit 1910,mbi 9 mijë trupa luftarake,nga më të stërviturit dhe armatosurit e Perandorisë Osmane.Tek e mbramja,Porta e Lartë e pat kuptuar se mbajtja e Kaçanikut prej shqiptarëve,do të ish një kambanë zie për pushtimet e veta.Ndaj ajo u vërsul aq egërsisht sa në asnjë cip tjetër të Ballkanit,për të rrëzuar këtë mit të qëndresës shqiptare.Kësisoj,mbi 9 mijë burra të armatosur me armët moderne të kohës,të komanduar prej oficerëve nga gjithë Evropa,vërsuleshin kundër 2500 shqiptarëve të pangrënë,të paveshur,të armatosur me armë të vjetra dhe me fishekë të numëruar në çanta…Ndërsa ushtria turke mësynte me topa grykën e Kaçanikut,ajo dogji e shkretëroi gjith fshatrat përreth.Anipse në kullat patën mbetur vetëm gra dhe fëmijë,ata u dogjën dhe fëmijët u masakruan.Pas këtij shfrimi të verbër të instikteve kafshore turmat e jeniçerëve i drejtoheshin Kaçanikut.30 prilli do të ishte përleshja e parë e madhe.Pikërisht aty ku turqit do të mësynin me topa e artileri gjithfarëlloji,aty komandonte trimat e vet Idriz Seferi.Duke qenë mjeshtër i luftimit popullorë,ai dijti të organizojë më së miri trimat e vet për të përballuar sa më heroikisht goditjen turke.Pas goditjeve turke me artileri të rëndë, drejt Gurit të shpuar,ku ndodhej Idriz Seferi,u vërsulën mijëra kavalierë osmanë mes thirrjeve në disa gjuhë,të etur për gjak shqiptari.Beteja ishte kaq e llahtarshme sa kuajt,për t’iu bindur kalorësve turq,turqit shkelnin mbi kufoma të përgjakura njerëzish.N¨r 2 maj 1910 beteja arriti kulmin.Përmes eposit popullor,për këtë ditë,do të këndohej dhjetra e dhjetra vite më pas ; “Krisi pushka u ba beteri Hygjym ban Idriz Seferi !” Kaçaniku ra në duart e turqve pas tri dite e tri netë luftimesh të përgjakshme.Trimat e Idriz Seferit, duke mos patur asnjë ndihmë në municion, u detyruan të lënë këtë grykë por gjitmonë duke sulmuar,në tërheqje,batalionet e ç’organizuara të Shevqet Dergut Pashës.Edhe këtë radhë,shkëlqeu zgjuarsia e Idrizit.Ai nuk përceptoi Kaçanikun si të humbur përgjithmonë,por u tërhoq prej tij,të organizohej,të armatosej e të kërkonte ta rimerrte ate,në krye të trimave të Kosovës,tërheqja për të kundërsulmuar, njihet ç’prej shekujsh në historinë e përgjakshme të luftërave.Në rrafsh të përpjekjeve për kryengritjen e armatosur shqiptare,në vitet 1910-1911,Idriz Seferin do ta shohim më së shumti,në shoqërinë e Isa Boletinit dhe të Hasan Prishtinës.Përpjekjeve të tyre,tashmë u shtohen edhe ato për të krijuar ura lidhjeje me popujt e tjerë ballkanas të cilët kishin si ideal çlirimin e tyre nga zgjedha osmane.Pamvarësisht prej qëllimeve të tyre të mëvonshme,monarkitë ballkanike u përpoqën me çdo rast,që të mabjnë kontakte me udhëheqës të kryengritjes shqiptare.Kështu,ka qenë i ftuar i Beogradit,Idriz Seferi,në janarin e vitit 1912.Ajo çka vlen të mos harrohet në këtë ushëtim në Beograd,është fakti se trimi Idriz Seferi,që përpara se të binte dakord,u ishte shprehur njerëzve të kësaj “krushqie” se ai “mund të bisedonte gjdo gja kundër turkut , nëse serbia s’kishte asnjë pretendim territorial kundër Kosovës”. Parë në këtë rrafsh,unë mendoj se Idriz Seferi,ishte dhe mbeti jo vetëm një luftëtar por edhe diplomat i madh.Edhe pse mori 100 copë pushkë si dhuratë, edhe pse kërkoi mijëra të tjera për bashkëluftëtarët e vet,Idriz Seferi,tek e mbramja,nuk mund të shkelte mbi idealet e veta.Pushka e tij ish e para që shtiu mbi serbët,në gushtin e vitit 1912,atëherë kur ata iu drejtuan kufijve të Kosovës.Sodoqoftë,ajo çka do të ngrinte në piedestal,emrin e Idriz Seferit,është pikërisht pjesmarrja e tij e shquar në lëvizjen e madhe të pranverës së vitit 1912.Në shkurt të këtij viti,nën udhëheqjen e këtij trimi u kryen disa luftime në rrethet e Gjilanit.Garnizonet turke të goditura,tashmë po përpiqeshin të mbroheshin brenda mureve të k¨shtjellave ngase oficerët e lartë të Perandorisë ishin në dijeni të kryengritjes që po përgaditej.Në muajt mars e prill 1912,Idriz Seferi në krye të 4 mijë burrave,zhvillon luftime në Kumanovë,Preshevë, e Moravë duke i çliruar përfundimisht këto vise prej ushtrisë së gjysëm hënës.Ndërsa në fundprillin e vitit 1912,ai i drejtohet përsëri grykës së Kaçanikut.Ajo çka vlen të mos harrohet,është fakti që në rreth tri muaj luftimesh të ashpra çetat e komnaduara prej Idriz Seferit,jo vetëm që nuk u rralluan por përkundrazi,numri i luftëtarëve kish arritur në mbi 8 mijë.Duke ngarendur drejt kaçanikut,nën thirrjen e Idriz Seferit,këta trima ngarendnin drejt lirisë së tyre që e deshën aq shumë.Edhe këtu,betejat u zhvilluan të rrepta e pas disa ditë luftimesh,në Kaçanik u ngrit flamuri ynë kuq e zi. Më pas,trimi Idriz Seferi,së bashku me Isa Boletinin dhe Bajram Currin,do të marshonin drejt Shkupit ku i priste zemërzjarr populli trim i trevave shqiptare.Edhe këtu do të shkruhej epopeja tjetër e fitimtarëve,ajo epope që përcillte amanetet e brezave të tërë të shqiptarëve,në kërkim të idealit të tyre.Por shkrepëtimën e lirisë në qiellin shqiptar,ate ngjarje madhore të nëntorit të vitit 1912,Idriz Seferi do ta jetonte përmes një dhimbjeje të thellë.Burri e trimi i Kosovës,nuk mundi të shkojë në Vlorë,ngase ndodhej në burgun e Beogradit.Disa muaj më pas,të detyruar prej rrethanave të kohës,por sidomos edhe prej protestave të vazhdueshme të popullit,autoritetet sllave e liruan Idriz Seferin me trimat e tjerë.
“Më 16 maj 1913, u liruan 13 nga prijësit shqiptarë që ishin : Nexhpi bej Draga,Shaban Pasha prej Prishtine,Hurshid beu prej Prishtine,Rushid beu prej Dobratini, Muharrem efendiu prej Prishtine,Xhemal beu prej Prishtine,Jashar Pasha prej Peje, Idriz Seferi prej Seferit të Gjilanit dhe Kosum Seferi prej Seferi të Gjilanit”.(Gjurmime albanologjike 1977 , V-VII – faqe 259 ).
Lufta ballkanike do të çonte rrjedhën e ngjarjeve,në kufijtë e absurdit.Shqipëria,ai komb i cili luftoi pesë shekuj,kundër hordhive të sulltanëve,tashmë ish kthyer në një shesh beteje ku monarkitë e Ballkanit ishin vërsulur kush e kush më shumë,të gëlltisnin tokat e arbërve.Idriz Seferi ngjesh sërish pushkën.Tashmë kullat e tij janë djegur prej serbëve dhe ai së bashku me gruan,Bahtijen,dhe djemtë,në krye të qindra trimave,zhvillon luftime të paprera ndaj pushtuesve bullgarë e serb.Ai bashkërendon punët me dy trimat e tjerë Bislim Hogoshin dhe Ram Pozharanin dhe në vitet 1914-1916 kryejnë luftime të ashpra në Vardar,Pollog,Gostivar,Kërçovë e Dibër të poshtme.Në verën e vitit 1916,tradhëtisht,forcat bullgare e arrestojnë trimin Idriz Seferi.Ata fillimisht e mbajnë në Vranje e më pas e çojnë duarlidhur,të shoqëruar me qindra ushtarë,në burgun e Nishit.Dy vjet burg e lodhin shpirtin e trimit por shpresa se Shqipëria do të çlirohet një ditë,nuk ja burgos askush.Mbarimi i Luftës së Parë Botërore,bëri që qeveria jugosllave të mendojë për taktika të reja në luftën ndaj shqiptarëve.Nisur nga reputacioni i madh që gëzonte në popull,ata e lirojnë Idriz Seferin duke e siguruar se “duan të rrojnë në harmoni me shqiptarët”.Por trimi Idriz Seferi nuk mund ta kapëridije këtë “politikë afrimi”.Me të shkuar në fshatin e lindjes,ai sërish mbledh trimat e Kosovës,kërkon besën e tyre dhe duke ndjekur nga afër masakrat që serbët kryenin ndaj popullsisë së pafajshme,kërkon vazhdimin e luftërave.Ndërkaq,biri trim i Kosovës,nuk harron të mësyje kullat në të cilat rrinte e nderë hakmarrja.Në një tubim në Preshevë,në vitin 1919,mësohet t’u ketë kumtuar bashkëkombasve : “Ligjet e kanunit po dona me pyet kur jenë në paqë.Por kur jena në luftë,kur shkjau në mësyn në votra,na duhet me ndigjue ma së pari Shqipninë e rrezikueme “.
Pushka e tij do të shkrepte kurdoherë mbi serbët e bullgarët.Kullat e tij anipse të djegura disa herë, do të mbeteshin karakollet e para të qëndresës shqiptare në vise të Gjilanit e Karadakut.Kufijtë etnike,do të ishin dashuria më e madhe e këtij burri,deri në çastin e mbaramë.Kur mbyllte sytë, më 25 marsin e vitit 1927,të shoqes,bashkëluftëtares,Bahtijes,do t’i thosh ; “thueju djemve,amanet Kosovën ! Dhe mbrenda këtij amaneti të madh,jo vetëm gjallëroi shpresa e madhe e lirisë,por dhe djmet e trimat e Gjilanit e karadakut dhe një herë rrokën armët për të luftuar pushtuesin serb,tek ky mijëvjear i ri.Amaneti është gjithmonë ishenjtë për burrat e besës dhe ndershmërisë.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...