Agjencioni floripress.blogspot.com

2019/12/24

LUFTA PËR “KALIN E TROJËS”-LUFTË PËR PUSHTET DHE PËR RUAJTJEN E PASURISË SË GRABITUR


Prof. dr. Hakif Bajrami

Akademik Prof.Dr. Hakif Bajrami,Ph.D


(Duart e përlyera ujin nuk e kthjellin)

Republika e Kosovës lëngon nga varfëria, nga papunësia, nga padrejtësitë që na janë kurdisur nga Ahtisari, nga Rezoluta 1244 e KS OK, nga Gjykata raciste Speciale, plus mercenarët tanë të mbrojtur, plus injoranca dhe “drogëria” infektive, që palsohet nga sherbimet kontrainoformative që vijnë e shkojnë, pa një therrë në këmbë nga: Rusia, Serbia, Spanja, Qipro, Bellorusia… Kur t` i shtohen kësaj plage edhe disa “thika” pas shpine si nga Austria dhe e Djathta fashiste e Evropës, atëherë e kuptojmë pse 2 milonë qytetarë të Republikës Kosovës, nuk kanë viza me lëvizë lirishtë nepër Kontinetin e tyre, nuk janë qytetar të barabartë në Evropë, sepse dikush është pishman pse e kemi shpallë pavarësinë. A jemi edhe vet duke i bërë kësaj harange urrejtëse antishqiptare argat pa pagesë, del hapur se po, sepse lufta speciale në Kosovë nuk po zhvillohet për begatim të mendimit, fjalës dhe veprimit në dobi të lirisë e për demokraci, por për ndrëskamca dhe mertiokraci. Se, një mujashar politik në Kosovë i merr nga gjashtë e deri në shtatë rroga, është krejtë normale; se një “doktor shkence” ,me referenca të dyshimta e diku hiq pa to në ‘monografinë’ e vetme për 30 vjetë “punë kolosale”, e në realitet i ka dy e tri vende pune, kjo epidemi nuk e brengos shtresën që jeton në lluks falso fare.

Aty ku i “lëviz stazhi”, autori i “monografisë kolosale” nuk shkon në punë kurrë. Aty ku i “bluen honorari”, është madje shef dhe me atë trohë diturie të sorrës larme sjellë “vranësira e kthejllësi tmerri katran të zezë”. Madje, me një gjysëm libër emrohet (nuk zgjidhet) nga kalnet e tij edhe akademik në Akademinë, ku i botojnë me para të popullit “veprat” e veta të nxierrura nga intervistat nepër gazeta. E për intervista intervistuesit vet i kanë paguar dhe vet i kanë regrutuar, sepse kanë para. Shiqoni, se kush DEFILON nepër televizionet tona në anën tjetër si “analista dhe opinionista”, e gjuha e tyre, argumentet e tyre, janë me vlerë deri sa të mbyllet ekrani. Kjo smundje kanceroze është bërë epidemi valide që rëndon mbi kurrizin e popullit prej kah gufon banda e fajdexhive, profiterëve të sistemit, pangjyreve të promovimeve të tyre, nepër klane dhe skuta që skanojnë zdral politikë dhe indyrë poligrafike, sepse “supën” e tyre-prodhimin e tyre- librat plotë plagiatura, as qeni nuk e hanë.E ju që më dërgoni selame, më akuzoni se kam “hulumtuar në Beograd, Moskë e Atinë, pse mos ta pranoi se aty janë “Dosjet” e jueja që i kanë depnuar parardhësit e juaj.

Po ua përkujtoi, se ato dosje fotokopje ia kam dërguart Shokut Enver Hoxha, i cili kurrë nuk ka dalur jashtë kontrollit kombëtar. Madje ato dosje i ka lexuar edhe Ramiz Alia, po edhe Shoku Fadil Hoxha. (Fjalën shok e përdori sepse ata ashtu kanë pasë deshirë të quhen). E ai që po ma përmendëni, ju të selameve, më 1979, (të cilin kurrë nuk e kam njohur si njeri, më parë), në Zveçan më pati thënë kur ia përplasa në mbledhje se “Shoku yt Tito: më 21 nëntor 1944 i ka amnestuar të gjithë çetnikët;se më 8 shkurt 1945 në Kosovë ka vëndosur Diktaturë ushtarke e cila si pasojë ka pasë 29000 shqiptarë të përsekutuar; se ua ka sharë Skënderbeun 24 shqiptarëve në Beograd më 10 prill 1945, se ju po ia mungoni monografisë sime- “ARADHA PARTIZANE e SHALËS” mbi 200 faqe, vetëm për t` u dukur se shqiptarët para se të hyjnë në aradha antifashiste është si kusht të antarësohen komunist; se Lufta antifashiste nuk ka qenë komuniste; se çdo njeri i rendomt ka pasë të drejtë të jetë antifashist, si ishin SHALJANËT e sinqertë të Shalës Bajgorës dhe jo vetëm kjo”. E ai dosti juej i nëntokës dihet se çka më ka thënë: “Nëse edhe njëherë diskuton kështu, ti nuk do të arrestohesh, por do të këndon Ali Hadri mbi varr si Engelsi Marksit”. E unë iu kam përgjegjur: “Sigurishtë se ju mundeni të ma kurdisni varrin sepse keni pushtet, se keni znanat, por nuk do të më këndoni mbi varr në asnjë variantë”. Në atë njeri kurrë ma pas shiquar pas vitit 1979, si një antifashist, por si një xhelatë mediokër që ka akuzuar njerëz që e kanë mbrojtur kombin dhe pragun e shtëpisë. E sot lehtë është me shitë “patriotizëm”, por e merrni vetëm në “VJETAR” 1985, `86, `87, `88 çka kamë botuar për Diktaturën ushtarke të Titos (8 shkurt 1945), çka u kamë thënë politikanëve shqiptar publikisht në televizion se “ju nuk po lexoni asgjë, ju jeni injorant”.

Më tha këto ditë një mik duke më porositur: “Pse po i venë titujtë para emërit, kur nuk ke nevojë, se POPULLI i di të gjitha”. Po i thash, ke të drejtë. Por këtyre “akademikëve të LKJ-LDK-ës” , këtyre politikanëve anlafabetë që e marrin popullin në qafë për një pozitë në pushtet,dhe disa mediokrave që lavdohen nepër kafene dhe qyeze të zdralta, nryshe nuk mundesh me ua kthyer titullin dhe “vjamin në tru” si poligoni inflacionit, pra vetëm se në këtë mënyrë e përplasë si demode që janë ta dijnë se sa peshojnë, sepse i kam botuar 53 libra, e prej tyre nja 30-të së pakut janë kapitale për kombin tim. Madje 22 prej tyre janë të kohës së komunizmit. Folni klosharë të selameve me telefona infektiv, ku ishit ju më 1962, më 1968, 1978, 1981-1999. Edhe njëherë PO e theksoi: Isha dhe jam antifashist, por jo komunist kurrin e kurrës, si ju që ende i ruani librezat në “magje të miellit”. Nuk mundet të identifikohet ai që 1939 -1944 ka luftuar për atdhe, me atë që ka ndejtë gju me gju me klyshët e: Musolinit, Hitlerit, Nediqit dhe atyre që prenë e grinë më 4 shkurt 1944 në Tiranë, e në prill 1945,e pasi që u kthyen në Mitrovicë, shkuan me i marrë rrogat te Nediqi në Beograd. Dihën emrat, dihen dokumentet gjermansiht dhe serbisht me vula të GESTAPOS. Nuk mund të amnestohen ata që e vranë (dihet cilat loza familiare kanë investuar në këto vrsëje; janë dokuemnete e arkivuara) bje fjala: Avni Rrustemin (1924), Azem Galicën (1924), Bajram Currin (1925), Nazim Gafurrin (1928), Elez Isufin ( 1927), Shtjefën Gjeqovin (1929), i kërcnuan TRE priftërinjët katolik: Luigj Gashin, Shtjefen Kurtin dh Xhon Bizakun (1930), Millan Shifllajin (1931), Hasan Prishtinën (1933), Emin Durakun (1943), Hysni Dobrunën, Mustafë Bakinë, Hajro Plavën,Meto Bajraktarin që e ropën për së gjalli, Ganimete Torbeshin, që tri herë krimineli shqiptar e shau dhe e pshtyu deri sa ishte në litar, e ai person sot ka “autoritet”, dhe emri i tij figuron në një rrugë qyteti diku në Kosovën e mbushur me padrejtësi meskine. Po, do të thoni pse nuk i keni ndaluar. Po kush të pyet sot. Shiqoni se si promovohet disa libra dhe çka thuhet për autorsinë e tyre aty, ku “vlon patriotizmi” si kafja e Brazilit në xhezve të Zvicrës. Po neofashisti S.Millosheviq, e pati serbizuar Kosovën, duke vënë emra të kriminelëve serb, rrugëve e shesheve. Po ku mbeti, ka shkuar në brllogun e historisë, jo në saje të punës suej të përgojimeve, por si rrezultat e LUFTËS INGENIOZE TË UÇK-ës së ADEM DEMAÇIT DHE ADEM JASHAR -LEGJENDARIT. Për ndryshe, serbiani këtu do të dirigjonte ende:se për juve djali i Dragqit ende do të rrafte popullin duarthatë nepër rrugë, shtëpia e sheshe, e ju mbanit fjalime-deklata për shtyp. Nuk largohet asnjë okupator me lutje dhe ankesa, por me vargojë xhaku dhe luftë të drejtë dhe të DLIRË si loti.

Po ata që e fituan luftën më 1945 nuk u sollën me korrektësi pasi e muarën pushtetin. Por,tjetër temë është ëçshjta e pushtetit totalitar dhe ai duhet të gjykohet e objektivizohet me argumente të kohës, kuptohet pas 2 dhjetrit 1945, kur edhe në Kosovë edhe në Shqipëri do të ngjanë padrejtësi jo të vogla. Si historian as nuk mund t` i amnestoi e as t` i mbroi. Realiteti flet vet, por nëse provojmë REVANSH dhe totalitarizëm blu në vend te të KUQIT, atëherë kemi gabuar se nuk jemi për demokraci Perendimore, të cilën si teori dhe si praktikë në disa shtete e admiroi. Por edhe në rastin e parë edhe në të dytin, çështjet duhet të objektivizohen, me argumente. E çka kam fituar unë nëse e paskam “hymnizuar PPSH apo PKJ e viteve 1919 1945, kur nuk kishim asnjë shpresë so komb i robëruar, se do të shpëtojmë nga shfarosja përballë 33 programe fashiste serbiane (1836-1997), kur kundër neve thurëshin intrigat më ogurzeza, kur kundër neve u bë gjenocidi (1877/8), kur tokat shqiptare u coptuan me gërshërë në Londër (1913) e Versaj (1919) kur lidhëshin Konventa (1938), e Marrëveshje Xhentelemene (1953), deri te “Koridoret përplasëse” (1997-1999), të cilat jo ju, por unë ato dokumente i botova dhe e komporomitova atë sistem gjakatar të kralevinës dhe titizmit në çdo etapë. (Lexo: Si e okupoi Serbia Kosovën 1, 2, 3; lexo: Zavere i zloçini UDB-e prema albancima do 1966; lexo Dosjen Demaçi, Dosjen Metush Krasniqi. Dosjen Fazli Greçefci, Programet për shfarosjen e shqiptarëve dhe kolonizimin e Kosovës; Rikolonizimi i Kosovës 1945-1953, Naçertaninë,Shpërnguljen në Anadolli 1878-1966, etj). Po a nuk ishte lufta kundër shqiptarëve luftë speciale (1877-1999). Po lufta jonë intelektuale dhe politike ishte dhe triumfoi si luftë e drejtë-SPECIALE, por kurrë nuk do të kurorzohej pa luftën e armatosur të UÇK-ës, të cilën e urreni deri në ekstrem. E në anën tjetër: Lexone vetëm “Vjetarin”1979-1989, lexoni “Gjurmimet Albanologjike”, lexoni Rezolutat e botuar të PKJ-ës (1923, 1928, 1935, 1940), lexoni edhe veritalisht edhe horizontalisht çka mshifet në disa punime afrimative “komuniste”, si më kërcnoheni ju mercenarët e çetniko-komunistëve të Beogradit. E shtrohet pyetja: Kush nga Evropa “demokratike” plotë neofashizëm dhe sot, plotë ekstremizëm neonacist edhe sot, e ka lëshuar apo e lëshon nga grigja e atyre që vranë e dogjën nepër terr e në pikë të ditës një popull të tërë shqiparë i rëbëruar nën të tri Jugosllavitë, vetëm një zë kundër kampeve të përqëndrimit për shqiptar 1919-1924-141; 1945-1999, vetëm ne reaguam me dokumente si Shkollë e Historisë Prishtinës dhe Tiranës, që ua çiti “trutë” fashistëve dhe neofashistëve në tavolinë. Ata që kanë mbiellë urrejtje dhe vrasa meskine, prap po ulurojnë “patriotizëm’ dhe kanë korrë akull gjatë këtyre 20 vjetëve, duke u bërë prej lypcarëve “kapitalist”, duke koketuar me fashistë e titistë të territ. Pse nuk i botoni “DOSJET” sepse keni para të pista sa të doni, me të cilat dërgoni edhe selame insuficiente dhe atrfike primitive. Po cilat dosje more janë të ndaluara për një sistem që është shporrë. Pse nuk hulumtoni në arkiva dhe aty janë dosjet e të dihet njëherë mirë e tërësisht se kush ka qenë spiun, kush ka vrarë e kush ka grabitur pronën e popullit. Nëse botohen ato, e unë thëm se duhet të botohën nga lartë-poshtë, atëherë Dyzin, ju them se e keni të sigurtë, se mos ju, atëherë baballarët tuej figurojnë si hafije dhe vrasës të drejtpër drejtë në çdo etapë historike. Okupatorët nuk kanë flejtë. Nga një herë kanë gjetë mercenarë edhe pa pare. Pra, le të objektivizohen-botohën dosjet nga lartë poshtë, sepse vegjlia kurrë nuk ka pasë faj. E vërteta, vegjëlisë iu kanë pirë dhëmbët, e nivelet i kanë hangër mollat”. Pra me argumente duhet të mësohet e VËRTETA, e jo në stilin “njëqindë arusha në mal”, pale mos po e blenë rrenën dhe shpifjen dikush. PO, kam dekomumente, janë dosjet në duartë tona se kush i ka vrarë herë me pare e herë me logjistikë : Avniun Legjendar e deri te Adem Jasharin- Legjendarin. Unë nuk jamë fajtor se i njoh ato dosje, dhe nuk ju amnesotojë se një ditë do të botohën, ndoshta jo unë sepse nuk kam para, jo që nuk di dhe po ju kursej, por studentët e mi, që do të janë ma të guximshëm dhe më të aftë se unë, këtë detyrë do ta kryejnë me sukses-dhe disa veq kanë filluar punën. Kot nuk ka “plumb” që i ndalë! Unë në këtë dialektikë besoi, dhe kjo dialketikë do të fitojë. E ku do të mbetën familjet e atyre që dërgojnë selame meskine, me “pedigre” në Beograd e Hagë(!!!), që ende i kanë shtëpitë në Beograd,e për banse mos të flasim, janë ata e askush tjetër që i dërguan 62 Dosje në Hagë kundër UÇK-ës. Serbët ato dosje i kanë bërë publike. Pse mos t` i bëjmë publike edhe punët e atyre që u ndihmuan. Emrat e tyre i dini fare mirë, kur e dini si e keni themluar Komisionin hulumtues me nënshkrim dhe me vulë të partisë suej. Madje, shumë korba sot po akuzojnë tinzishtë se ky e ai i ka vrarë disa UDB-ash. Po dokuemntet e miqëve tanë tregojnë Perendimor dëshmojnë diçka trishtuese, se janë vrarë disa persona ish udabsh, nga ata të cilët kanë qenë HAFIE të tyre, dhe vrasa është bërë se HAFIA është bërë më mjeshtër se ish udbashi, se titisti alafranga dhe allaturka, si të doni, hafia e ka shfrytzuar rastin dhe ‘kallfa e ka vrarë ustahin”. E vërteta, “fshati i juej”, dokumentojnë arkiavte e Londrës, Parisit, Tiranës, Romës, Wjenës, Gjenevës (të Beogradit i di vetëm deri më 1985), se ata që vranë invalid, as krroçe nuk kanë mundësi me mbajtë, sepse të dy duartë i ka të përlyera me xhak, duke vrarë me hjekësi e pas shpine, sepse kishin pare.



*****

Tani po dalë te një pyetje konkrete që po brengosë çdo patriot shqiptarë sot
Po mbushën dy muaj  dhe nga zgjedhjet e 6 tetorit 2019, nuk po ndalët gjama se kush do të shkelë si “zot shtëpie”, në zyrën e iks Presidentit të Republikës Kosovës e deri teshoferi dhe sekretaresha me flokë rozë. I harruan premtimet që për 72 orë zgjidhet qeveria, dhe secili po “ëndrron” se do të ndodhë diçka, pas më pak se dy vite, në interes të formatit “A 5”. Lidhur me këtë, një telenovelë defiloi para syve të kombit për dy muaj. E ajo e kamufluar me këtë idolatri meskine krijoi: numrim dhe rinumrim të votave. Dhe, ma në fund, doli se “qëllimi u arritë”. E tërë kjo hallakamë numrimesh u orkestura që VV mos t` i ketë 31 deputetë dhe së bashku me LDK-ën plotë avanturierë të profesionit të stërlodhur nga pesha e pushtetit “institucionalist” qe tridhjet vejtë, që kompenzohet me kudratutën  poligamike  të Makivaleit: mos ta themlojnë qeverinë aq lehtë, sepse pastaj nuk kemi hie, nuk dukemi serioz dhe hierëndë para varafërisë ekstremetë Kosvës, madje pa hendeqe kundër njëri tjetrit, jo më shumë se për dy vjetë, do të i vjenë aksioma kësaj pune se mbetetmi në “ring”  vetëm duke i venë hekura në binar njëri tjetrit. Ky fakt qysh tash, duhet të dihet, se avazi i ndërskamcave do të vazhdojë edhe më mizorisht, se lufta e klasave për 10% të popullit milionerë, e të tjerët meditës dhe nevojtarë që ulurojnë si personazhet e Migjienit, në çdo kohë për një kafshore buke, pa punë, ps strehë mbi kokë, pa shpresë, pa asgjë. E për kendë jetojmë dhe po votojmë ne qe 40 vjetë (1981-2020). Këta grabitës tokën e Kosovës do të na e kthejnë në djerrina, sepse nuk do të ketë kush për ta kultivuar. Hej, seicili i ri mendon me hikë sot nga Kosova. E mua dikur gjatë më dukej nata të shkojë në punë, për ta përhapur diturinë, kulturën pikëtishtë te rina, për një rrogë sa 30% e këtyre përbindëshave sot.  E për kend jetuam dhe punuam ne. Të na i jalin këta hilegji 170-260 euro si një zallogë i venitur në diell, që e përplasë nga vendi ku peshon, seicili që e hasë në këmbë. Për kend luftuam dhe përjetuam gjenocid klasik (1 milon u arratis nga Kosova  janar-qershor 1999). Gjrenocidi nuk ka thika ndryshe. Shumë shpejtë e mharruam. Shiqoni se kush mirret dhe si propogandohen kufomat e pagjetura të shqiptarëve dhe të tjerëve, kur fashistët serb i dijnë të gjitha pikat ku prehën dhe diplomacia e BE-s koketon me fashistët dhe neofashistët serbian serish. Për mua nuk është brrengë një fashist Petër Endke. Për mua është trishtuese dhe tronditëse se kudo nepër Evropë, e mos të flasim gjetiu po lajmërohet dhe po kërcnohet E DJATHTA EKSTREME-FASHISTE. Këtu pushon mikrrobi i “Nobelit” për letërsi, që vitin e kaluar mungoi e sivjet teproi mu për shkak të infektimit të kokave “serioze” akademike.
Tani, situata në Koosvë, po thonë se është afër optimalës, për sot. Por pozicionim i LDK-ës, se me çdo kusht e do fotelën e Presidentit, është vërtetë një pazar pa hangjinë. Pse? Tani dihet se PDK i ka 25 deputetë shumë të vëndsur  pas filozofisë partiake. Këta nuk luajnë majtap me askend, sepse luajnë pastaj me vetvetën. E dijnë të gjithë kah kanë ardhur, ku janë dhe çka do të mbesin për të shndritë në histori. Në vijim AAK, dihet se i ka 15 deputetë, të cilët janë edhe më koshient në punën e tyre, për kombin dhe partinë, se sa “vllazërit” e tyre prej armësh-PDK-ës. Taborri i tretë politik- NISMA, pas shumë peripetish tantaliste arrijti t` i ketë 6 deputetë, për të cilët mund të thuhet se: “guri luan e ata nuk tundën nga istikamet”-janë ÇELIK të gjithë!.
Tani kur e kemi shtruar problemin për eksplikim, ende nuk kemi thënë asgjë. Po fillojmë nga pika“evolutive”, nga lartë poshtë. E kjo pikë ambivalente, rekognoscohet vetëm me Kushtetutën e Republikës Kosovës. Spjegohet dhe xhveshët pra duke u mbështetur në nenet e Kushtetutës, se Presidenti i Republikës Kosovës mund të zgjidhet me shumicë apsolute votash, kur në sallë për të votojnë 80+1 deputetë. Ky konstatim i nenit Kushtetutës, pastaj zbërthehet se në sallë të Kuvendit duhet të janë të pranishëm 80+1 deputetë, por që majftojnë të votojnë herën e tretë 60+1 deputetë.

Tash i kthehmi temës  nga kreu i shtruar i problemit, për t` ia nxierr rrënjën katrore, se çka duhet për të bërë partitë e dalura nga LUFTA, të cilat për çdo ditë shahhet e pshtyhet, në mjetet informative (turp më vjen t` i citojë, por realiteti është që kundrëmon!) me shprehejt fyese dhe nënçmuese si : “Komandnatë të kaçubave”; “shkofsh në Hagë e mos u kthefshi”; ”kriminelët e SHIK-ut” e çka jo!!!. Prandaj, i bëjë PYETJE PUBLIKE kreut të LDK-ës dhe gazetës tyre mafioze, se me cilat vota do ta zgjidhëni pas dy vjetësh Presidentin “neohistorik”, kur ato vota edhe nëse i përfitoni, ato të Aleksandër Vuçiqit-“Listën serbe”, kvotën nuk e keni, sepse me të gjitha llogaritë, “pa hangjinë” hesapi del se mund t` i keni  76 ose 74 vota në sallë të Kuvendit. Me këtë fall politik që e shitëni për çdo ditë nepër portale informative dhe prstitucionale, del se atëherë kur të vijë koha si thot L. Tolstoji:’ Pse bje molla prej rremit”, si pasojë do ta keni fatin e Napoleon Baonapartës, sepse ju jeni parti “akademikësh”, “institucioalistësh” , “persidentësh historik”, “matrapazësh që i pati njohur Meshizedeku”, heu njohuri politike dhe “shkencore” ta lumsha syrin, “nuk guxon kush me ta prek kufirin” e rrenave, prap -Bonaparta: ‘Më mirë ushqyes i kuajëve, se sa imperator i vdekur”. Kuptohet, se VV me dhimbset se me qeverinë e grryer në subsatncë nga LDK, pas më pak se dy vejtësh vedni prap do të shkojë në zgjedhje, sigurishtë. Pse? Dhe çka del prej kësaj kryeneqësie totale politike të LDK-ës. Kjo do të thot se Isa Mustfa donë ta amrtizojë autoritetin e VJOSA OSMANIT e cila e solli LDK në “vicekampion” politik. Për ndryshe as vednin e katërt nuk do ta kishte. Le ta provojnë që sot çdo rizgjedhje. Dihet se tani për tani “institucionalistët saboterë të luftës” janë në turr, për të u dukur se janë “krijues të shtetit”, se koha e UÇK-ës dhe “komandantëve të kaçubave” shkoi. E, e  mbani në mend, ju them sinqerisht, se Haga është gati kah shterret, në çdo lëmi sepse gjykime njënacioanle është kah kuptohet se quhet racizëm. Kjo punë e inicuar nga Beogradi me 62 dosje, me aktakuzë të F. Barambierit, K. Del Pontes dhe Dik Martiniviqit, të cilin e shantazhoi Dr Stojan M. Protiqi, ambasador i Serbisë në Bern, po shkon drejtë falimentimit, dhe me dosjet e dërguara nga “KLUBI i të NËNTËVE” me tri germa i thmeluar më 1998. Paret që janë dedikuar për ato poste gjyqtarësh dhe prokurorësh e nëpunësa teknikë për Speciale, gati janë kah hargjohën. Dhe ata që kanë depunuar më së shumiti aty, sot janë në banka të zeza vet. Nuk do të ketë “rinumrim” të votave ma aty për aty, as për ata që thurin intriga, e as për këta që kanë dërguar dosje në Hagë.
****

Tani, më duhet si VETERAN i UÇK-ës, me vulë të ADEM DEMAÇIT t` u them se ka qenë një këshilltar i Zyrës Politike të UÇK-ës që e ka përciellë mos të bëjë gabime HUMANITARE në zakonet e luftës si: SHIK-un, por edhe “Sigurimin e Atdhetut”, kuptohet me Konventa të Gjenevës `48 në xhep.

 Atëherë, është folë e shkruar se “Sigurimi i Atdheut”, është kah koketon me shumë personalitet të dyshimta që ditën rrinin te Barka “historike”, e natën drekonin në Graçanicë e prostituta, jo të gjithë. Bajrush Behrami i ndierë-shef i informimit dhe kontrainiformiit, me ekipin e tij (ne nuk kemi ditur se kush janë, qak edhe shefi i tij njëherë me pati thënë se: “Mos Bajrushi po zgjërohet shumë?”. I thash se Bajrushi është shumë serioz në punë, mendojë. E Vërteta, kurrë nuk kam pasë dëshirë ta kuptojë, ama asnjë fjalë prej tij, me përjashtim se kur do të fillojnë bombardimet e NATO-s (Kjo ka qenë pyetja e ime e vetme drejtuar atij jeriu vërtetë historik e që për te flitet fare pak ose aspak sepse të tjerët i kanë grabit të gjitha “znaçkat” e dekorimeve, kuptohet në luftë, kundër Jugosllavisë Zhablakut. Për këtë e kam pyetë shpesh. E punën e bombardimeve të NATO-os e ka ditë Baci me kohë dhe mu për këtë nuk ka shkuar në Rambuje fare. (lexoni dokuemnetet e CIA-s, të boturara në “KOHA DITORE” më 2018 në pesëdhejtë vazhdime. Por i lexoni seriozisht dhe me maturi në mes rreshtave. I keni të gjitha përgjegjët, lexues të nderuar. Se nuk lexoni e doni ta dini se Kosovën do ta kishit të lirë me bekimin e “Shën Egjidios”, me deklarata në orën kur falet xhumaja për dhjetë vejtë, me “Melkizedekun”, e në anën tjtër janë lidhë 12 marrëveshtje me shkrim me: Milloshin, Millutinin, Odalloviqin, Shainin, Popin Pavle, Popin Aleksiev, Çernomerdinin, tri me personalitete nga Italia, që sot janë nën hetime për marihuanë, dy marrëveshje me “persoanlitete” austriake, që sot janë në kumari me Putinin, duke mos e llogaritë këtë shkrimtarin fashist Peter Hanke, që po mshifet si asutriak, e në esencë është sllavë i “konveruar” për publik. Ka edhe një xhevahir në këtë histori të “guackave të kristalta” e ato janë: Qeveria marionete që duhej të dilte e drejtuar nga Mahmut Bakalli, e që ishte akorduar nga ajo PESËSHJA që shkoi në Beograd më 15 maj 1998, nga ato zgjedhje “pralamentare” që u mbajtën më 22 mars 1998. PO mos e harroni edhe provën e fundit për qeveri marionetë në prill 1999. Më kujtohet kur “inkognito”, shkonte e vinte një person GRI Prishtinë-Shkup –Prishtinë, për dy javë rresht. Më kujtohën fjalët e Prof Abdyl Ramës: Të mjerët na në duartë e kujtë jemi”.

Pse Republika e Kosovës po shndërrohet SOT, në institucion prej së cilës përfitojnë biografi individët kur dihen aftësia e tyre shkollore dhe intelektuale, është çështje, që një pjesë jo e vogël e politikë bërësve, po “shkrin akull mediatik në borë”-që do të thot se popullin po e rrenë dhe rjep për çdo ditë. E oponioni (Populli) sot në Kosovë, ende mendon allaturka: “Do të bëhet mirë”. E unë ju them edhe njëherë publikisht:’ Ma lerëni A. Vuçiqin mua se do t` i tregoi se gjenocidi nga viti 1877-1999 nuk vjetrohet, me fakte. Shiqoni lexues të nderuar: Pse I. Daçiqi flet në KS OKB serbisht. Jo pse nuk ka kush t` ia përkthen në gjuhët zyrtare të KS OKB, por Rusia dhe Serbia duan t` i tregojnë botës se: “Gjuha serbe është gjuhë e OKB”. E ne belbzojmë me ekstremin tjetër, se po flasim anglisht, sepse “shqipja është gjuhë e panjohur”. Po mos mendoni se personi që aty po BRILON anglisht, detyrën e ka marrë nga patroni e jo nga kroni. Por e keqja më e madhe është se me këtë kalkulim dikush po nxjerr vjam pleshti në Beograd e Moskë për një kohë të gjatë.

T` i ktheheimi brendisë. Çdo parti dhe qeveri nuk bënë mirë kur në ball të dikastereve të shtetit i katapulkton injorantët dhe anlfabetët. Dhe pse mos ta shtrojmë pyetjen para popullit: Pse qe dy herë e kemi të sigurtë vednin e fundit në dituri shkollore-PISA. Nuk janë fajtor NXËNSIT, që i kemi deformuar me kubanitet librash, por është fajtor SISTEMI që arsimin e drejton njeriu që nuk e ka mbajtur as edhe një orë mësim në cilën do shkollë; e shendetësinë e drejton njeriu që nuk i njeh gjërat themelore të saj; drejtësinë e drejton njeriu që kurrë nuk ka qenë qoftë edhe një ditë prokuror apo gjykatës, se për advokat as që mund të flietet fare. E po ku jemi. Si mundet ekoniminë ta drejtojë një mafioz që i ka ndrruar katër shtete, duke lëshuar gjurmë kundrëmuese padrejtësish. Si ta drejtojmë ruajtjen e ambientit, kur ai që e drejton rreth banesës ku jeton, ambienti është plot mbeturina. Si ta drejton Sherbimin e Itelegjencës ai që tërë punën që e bën për njëzetë e katër orë, për pesë minuta i tregon prostututës edhe zorrët e bashkëpuntorit vet, vetëm për interes meskin. Si është e mundur që mos të jemi të fundit kur pjesa dërmuse e nëpunësve të UNMIK-ut dhe EULX-it rastët ma tragjike të vrasjeve politike në Kosovë, ua kanë lënë t` i hulumtojnë prokurorët: rus, ukrainas, spanjoll, sllovakë, rumunë, qipriotë, marokenë, etj, e në anën tjetër e shajmë dhe pshtyjmë çdo komandnat të UÇK-ës pa pushim qe 20 vjetë. E dini se si është zakon, se ai pushtet që e humbë luftën, pas largimit nga vendi i okupuar dhe i krimit tij, sherbimet kontrainforamtive i detyron të mbesin aty dhe vrasësit më monstruoz kanë për detyrë që të hapin sa më shumë palgë, të vrasin njerëz të devotshëm dhe të akuzojnë ata që i detyrojnë të kapitullojnë, krejtë me qëllim që të shkkatohet ma në fund, lufta qytetare.

Si është e mudur që Avokati i Popullit ta lëkund sot edhe nëse ka të drejtë: me një potez arsimin, shëndetësinë dhe policinë-tri segemtet aortë të shtetit këto ditë. Ky fenomen vetëm te ne ngjanë. Pse nuk ka reaguar Avokati i Popullit , derisa Ligji për pagat ka qenë në diskutim; pse nuk ka shkuar në Kuvend e t` ua thotë deputetëve të vërtetën, pse në fund, pse Kushtetuesëja e sjellë një verdikt i cili ndezë çrregullime sociale, të gjithë i palojnë veshët. I palojnë, krejtë me qëllim që Qeveria e re ta merr detyrën me duar të “përvluara”. Këtu dreqi nuk rrinë në therrë, por hipokrizia del prej therre për mejdan. Nuk ka dyshim se këtu dukush është kah punon për Putinin; dikush për Vuçiqin. Por, pse po notojmë disi përpara dhe nuk do të ketë fuqi për të na ndalë, sepse RININË dhe një pjesë dërmuese të popullit e kemi të dlirë. E ne që kemi informata pak ma të ‘djegsta’, ndryshe e spjegojmë, kur Putini thot publikisht në Parisë këto ditë se: “Nëse ushtria Ruse tërhiqet nga Urakina, aty do të ketë Srebernicë”. Le të flet Beogradi tash sa të dojë. E dyta, le të flitet për kembim të teritoreve sa të duan disa , qoftë edhe një gazetar pobratim i Stanishiqit, mos të ndalet se është ndalë shumë mu aty ku shkon fytyra. E besa këta dhe ata, nuk i japin pesë pare për fytyrë. E shifni Isa Mustafën katër veta i shkojnë anash dhe prapa, mos po “rrxohet”, e ai si plaka e Shkodrës me një dhamb mednon s do ta hanë Shkodrën prap-JO MORE bajlozi, don se don edhe “livadhin e Presidentit më e kullotë”!. Ai i vjen në mend kur zgërdhihej kundër atyre që e kritkonin demarkacionin me “Crna Gorën”, dhe me cinizëm bënte porosi: ‘le të shkojnë te mjeku’. E tash për cilin mjek ka nevojë kral efendi Isa Mustafa, vetëm kroçja e tij e dinë.Po si u bë akdemik, kur asnjë vepër KAITAL për ekoniminë nuk e ka. U bë sepse aty të gjithë janë me kapital NULL.

E të shohim tash kur çdo pore të pushtetit do ta kanë në dorë ‘institucionalistët akademikë’, me nga një libër e tre fertal, mu si pantollonat e vehabistëve. Këta duhet të zbulojnë më në fund se kush ka vrarë pas shpine qe tridhjet vejtë. Po, si duket do të përkujdesën shumë dhe hollësisht, për mos me dalë në sheshë, se me kenë kanë koketuar këta të: “gjallët e të vdekurit” , për pare të nëntokës, që kundërmon tradhti super klasike. Pra lufta për ta marrë Ministrinë e Punëve të Brendëshme dhe të Drejtësisë, është luftë për ta mvbyllë çdo rriedhë të informatave, sepse njëherë e kanë pasë në dorë e tash do të dijnë t` i mbyllin të dy çepat. E Me marrjen e postit Presidentit ëndërrojnë se të gjitha informatat do të klasifikojnë të pakën këta. Por mos të habintën se këtë aksiomë e vërtetojnë vetëm arkiva e tyre. Pra, nuk janë të ardhurat njëqindëmishe në muaj, nga tetë pozita të pafund në anën tjetër, qe tridhjetë vjetë, për dikend. Po, po këta kanë siguaruaur TAPI edhe nga “nëntoka”, por, padrejtësitë targjike dhe “komike”, të cilat si fantazma janë kah defilojnë para syve tanë, duke përgojuar e duke mos zbulluar asgjë. Deri dje, këta i kishin do shtëpia gjyësm me kashtë, e tash, kah u erdhi pasuria e tyre. E them publikisht, se pushteti i ri duhet të mirret me eksproprijimin, nacionalizimin dhe konfiskimin e pronës, që nuk është diersë e tyre.E vërteta, a ke Republika e Kosovës LLUKSIN që për një pozitë të shtyhën dy maj, flet se çka do të kemi nga pushteti i tyre. Po, i duhet këtij populli të vuajtur dhe të nepërkëmbur, një Ligjë që nuk lejon dy e tri vende pune. E ne për këto deformime bëhemi se nuk po i shoihim, nuk po i ndiejmë. Deri kurë do të na dhunojë një-dy e tri parti, për një pozitë, vetë e kemi fajin, sepse tash kur ma “koamndantët” nuk do të janë në pushtet, neokomandnatët e foteleve sigurishtë se si kanë filluar, do të bërën ma grykës dhe më helmues, më grabistës sa që do të mbesin hajnitë e mëparme si një pikë uji në Saharë, sepse deri sa t` i sigurojnë edhe beneficionet më primitive, si “puna e shoferëve” qysh tani, këta nuk do të ndalën. E ju them se, do të ndalën sepse: ka ZOT-KOHA NUK VDES KURRË, nuk ka as fillim e as mabrim, ajo triumfon mbi lindjen dhe vdekjën, b e t o h e t Z O T I, në fund të L I B R I T TË SH E J T Ë.

Më 16 XII 2019 Prishtinë

Shqiptarët të përqafojnë një politikë demokratike ofruese,jo përçarëse

Rezultate imazhesh për isuf bajrami


Akademik Isuf B.Bajrami

Historia na mëson se,perandoritë e mëdha janë shpërberë më së shumti nga konfliktet e brendshme se sa të jashtme.

Shqiptarët duhet ta dinë se më së shumti rrezikun e kanë prej Serbisë, dhe në historinë më të re, shqiptarëve përçarjet ua kanë bërë politikanët e ndikomë dhe politika serbomadhe!

Formula “Përçaj e sundo“, është një thënie e vjetër popullore dhe shumë e vërtetë dhe shume e qëlluar. 

Kjo vlen jo vetëm për shqiptarët,por edhe për BE-në dhe për NATO-n. 

Kjo është më se aktuale, edhe tani, pas disa zhvillimeve në Lindje të Europës dhe Lindjen e Mesme.

Sa për BE-në mendoj se do të ishte një gabim, nëse do të përçahej dhe do të shpërbëhej.

 Kështu do të përfitonin euro-skeptikët dhe kundërshtarët e BE-së. 

Me këtë rast më duhet të them si shembull, për se në historinë më të re u shpërbë BRSS-ja dhe jo SHBA-ja. 

Kjo ka ndodhur sepse SHBA-ja nuk ka një politikë "përçarëse por ka një politike bashkuese",kështu që kundërshtarët e SHBA-së kot e kanë.

Kjo ka vlejtur dhe besoj se vlen,më shumë se kurrë për shqiptarët,sot edhe në të ardhmen.

Shqiptarët nëse duan të bashkohen,atëherë duhet që ta mundin dhe ta lënë mënjanë këtë thënie “Përçaj e sundo“. 

Natyrisht se kjo vlen për të gjithë shqiptarët,jo vetëm për Kosovën dhe Shqipërinë, por edhe për shqiptarët e tjerë që janë të shpërndarë nëpër botë dhe parti politike të ndryshme!

Pra, është më e mirë dhe më e drejtë që të bisedojnë në mes veti dhe të gjejnë zgjidhje për çështjet me interesa të përgjithshme nacionale,jo të përçahen!

Vendi i Lekës;23.12.2019

Havzi Nela: Do të bindem vetëm kur të bëhem dhe…


Rezultate imazhesh për havzi nela

Shënim Operativ: “Unë punëtori… mora pjesë në internimin e Havzi Nelës. Havziu u shpreh se: ‘Kaq i rrezikshëm paskam qenë unë për partinë sa ma çoi gjithë jetën burgjeve?’- unë i thashë se ‘Ti ke bërë krim dhe për këtë të falënderosh partinë që të fali jetën” – ndërsa Havziu ma ktheu: “Unë nuk ia di për nder askujt, sepse e kam shlyer me jetën time”. Pastaj S.G. i tha Havziut se po bën gabim që po flet kështu dhe për këtë do të bindesh vetë. “Unë – tha Havziu – do të bindem vetëm kur të bëhem dhe, por më vjen keq që ju po merrni në qafë shumë njerëz të ndershëm duke dëgjuar lloj-lloj maskarai e batakçiu, sepse ku e dinit se unë nuk mund të bëhem një njeri i denjë, por mund të bëhesha agjent, që po më internoni…”. Kjo është vetëm një fletë nga dosja e hetimit dhe dënimit të Havzi Nelës, poetit kuksian që doli kundër regjimit komunist. Në 30-vjetorin e vdekjes së mësuesit dhe poetit nga Kukësi, Autoriteti i Dosjeve për herë të parë vë në dispozicion të studiuesve dokumentet e deklasifikuara që i përkasin dosjes formulare të krijuar nga ish-Sigurimi i Shtetit. Në faqe të tjera, Nela citohet të ketë thënë se, “situata në vendin tonë është shumë e turbullt dhe se këtyre u ka shpërthyer vullkani në udhëheqje, prandaj i kanë ditët të numëruara.






Qeveria e këtij udhëheqësi e mban popullin në diktaturë terroriste”. “I pandehuri, Havzi Nela, i biri i Shabanit dhe i Xhevahires, i lindur më 1934 në Kallovoz të Kukësit, me origjinë shoqërore fshatar i varfër, me gjendje shoqërore punëtor, me profesion arsimtar, me arsim të lartë të pambaruar, me gjendje familjare i martuar pa fëmijë, i dënuar me 15 vjet heqje lirie, në bazë të nenit 64/ 14 të Kodit Penal, me vendim nr. 25 data 22.5.1967, të Gjykatës së rrethit Shkodër, i arrestuar më 30.5.1975, i akuzuar se ka bërë agjitacion e propagandë kundër Pushtetit Popullor, ka kryer krimin e parashikuar prej nenit 73/1 të Kodit Penal, gjykata pasi shqyrtoi materialet e hetuesisë, provat e marra gjatë zhvillimit të gjykimit, mbrojtjen dhe fjalën e fundit të të pandehurit, i cili kërkon drejtësi, vendosi:






Ta deklarojë fajtor të pandehurin Havzi Nela, për krimin e agjitacionit dhe propagandës kundër pushtetit popullor dhe në bazë të nenit 73/1 të Kodit Penal e dënon me 8 vjet heqje lirie. Përfundimisht në aplikim të nenit 49, të Kodit Penal e dënon me 12 vjet heqje lirie”, shkruhet në vendimin e datës 8 gusht të vitit 1975 të Gjykatës së rrethit Mirditë, e cila e dënon Nelën me 12 vjet heqje lirie. Në kampin e Spaçit, i pandehuri gjatë vitit 1974 dhe 1975, me të dënuar të ndryshëm ka bërë biseda armiqësore kundër pushtetit popullor. 



E përfundoi arsimin e lartë në Shkodër, me korrespodencë e më pas punoi si mësues në Krumë, Lojmë dhe Shishtaveci deri në vitin 1967, kur u transferua në Topojan, vendi ku nisi edhe kalvari i tragjedisë së tij. Dënimi me 15 vite heqje lirie, në vitin 1967 i erdhi për shkak se kishte kaluar kufirin drejt Kosovës, por forcat jugosllave e dorëzuan sërish në Shqipëri. Edhe bashkëshortja e tij u dënua me 10 vite burg.

 Gjatë gjithë kohës i vëzhguar nga Sigurimi, në vitin 1986, e lejuan që për një kohë të shkurtër të dilte nga burgu, liri që nuk do të zgjaste shumë, pasi në vitin 1987 arrestohet sërish.


 Më 1988 e varën në qytet. Me rastin e 30-vjetorit të varjes së poetit dhe mësuesit, Bashkia e Kukësit pasi vendosi bustin e poetit në gjimnazin e qytetit, ka përuruar shtëpinë e Havzi Nelës në fshatin Kollovoz, ku thuhet se poeti kishte groposur dorëshkrimet e tij të fundit, që të mos binin në duart e Sigurimit të Shtetit.

Kristaq Rama (Durrës 31.07.1932 - Tiranë 11.04.1998)




Kristaq Rama është një nga skulptorët e rëndësishëm në historinë e artit të realizmit socialist në Shqipëri.


Rezultate imazhesh për Kristaq Rama

 Kristaq Rama i përket brezit të artistëve shqiptarë që kryen studimet e larta në Shën Petërsburg (ish BRSS) dhe që sëbashku me skulptorët Shaban Hadëri, Muntaz Dhrami, Hektor Dule, Thoma Thomai, hodhën bazat e skulpturës monumentale të realizmit socialist në Shqipëri. Kristaqi ishte nxënës i skulptorit Sabri Tuçi, në vendlindje, Durrës.
Rama Ishte nip i piktorit shkodran Zef Kolombi. Artisti pasi kreu studimet në Liceun Artistik “Jordan Misja”, Tiranë, nën drejtimin e skulptorit akademik Odise Paskali, kreu studimet për skulpturë në Shën Petërsburg, në ILA ”V.I.”Rjepin” (1954–1960). U aktivizua në moshën rinore në veprimtari sportive (“Mjeshtër sporti”, 1954)dhe është autordhe bashkautor i shumë veprave monumentale.Kristaq Rama ishte një prej skulptorëve më në zë shqiptarë të realizmit socialist, që ka mundur të lërë pas një koleksion të tërë krijimesh artistike të cilat janë vlerësuar me çmime të ndryshëm. 



Mbajnë emrin e Kristaq Ramës shumë prej skulpturave dhe monumenteve më të rëndësishëm të vendosura në sheshet e qyteteve, në fasadat e ndërtesave shtetërore dhe publike, bustet dhe punime të vendosura jashtë dhe brenda muzeve e galerive të arteve pamore në Shqipëri. Mbajnë firmën e Skulptorit Rama (si autor dhe bashkëautor me Muntaz Dhramin, Shaban Hadërin) monumentet e para të realizmit socialist në Shqiperi të mbas viteve ’60 të shekullit XX Monumenti “Kostandin Kristoforidhi”, 1962, (Elbasan, bronx, bashkautor me M.Dhramin),”Shote Galica”, 1969 (Bronx, Kukës), “Monumenti i Pavarësisë”, Bronx, Vlorë, 1972 (bashkëautor me Muntaz Dhramin, Shaban Hadërin), Monumenti “Nënë Shqipëri”, beton, 1972, vorrezat e dëshmorëve – Tiranë (bashkëautor me Muntaz Dhramin, Shaban Hadërin) etj. Rama deri në vitin 1990 realizoi mbi 200 punime në dru, mermer, gips, beton dhe bronx. 



Realizoi edhe figura historike luftëtarësh dhe poetësh (“Bato”,1981, MHK,Tiranë dhe “Migjeni” 1980,GKA,Tiranë). Kristaq Rama. ishte në grupin e artistëve që realizuan monumentet e diktatorit Enver Hoxha në sheshet e disa qyteteve dhe muzeumeve shqiptarë (Monumenti i “Enver Hoxhës”, mermer, 1988, Muzeu me të njëjtin emër, Tiranë, bashkautor me skulptorin Thoma Thomai Dhamo). Pas viteve 1990 Rama krijoi një galeri punimesh kryesisht të dimensioneve modeste kushtuar figurës njerëzore (portrete, nudo) si mund të kujtojmë: “Hermafroditi”, 1991, dru; ”Kryqëzimi”, 1991 dru (Studio e artistit); “Malësori i vdekur”, 1992 dru, (Studio e artistit); “Skënderbeu”, 1993, gur (Studio e artistit); “Fshatari”, 1993, gur (Studio e artistit); “Nudo e ulur”, 1995,alabastër, (Studio e artistit),”Tors”, 1997 dru (Studio e artistit); “Nudo në gjunjë”, 1996, mermer (Studio e artistit), “Nudo e shtrirë”, 1994, dru, Kol.privat, Greqi etj. Në fondin e GKA,Tiranë ruhen 31 punime të autorit të realizuara në gips, dru, gur dhe mermer
Ylli Drishti / Studjues arti





Biografia e artistit

31.07.1932: Lindi në Durrës në familjen e Vlash Rama, i cili punonte si shofer edhe pse kishte kryer shkollën politeknike në Tiranë. Vlashi jetoi në Durrës me familjen e tij duke ju kushtuar punës, sportit dhe familjes.
Rezultate imazhesh për havzi nela
Kristaqi kreu shkollën fillore dhe atë unike në qytetin e lindjes. Që fëmijë filloi të vizatonte dhe të krijonte figura të vogla me rërë, në breg të detit.
Në shtatorin e vitit 1943, gjermanët transferojnë familjen e Vlash Ramës në Tiranë ku ata qëndrojnë deri në çlirimin e vendit. Kristaqi, në Tiranë, aktivizohet në organizatën e fëmijve antifashistë “Debatik. Në këtë periudhë vazhdoi shkollën në Gjimnazin e Tiranës.
1946: Mëson vizatim dhe skulpturë në Durrës, në kursin e drejtuar nga skulptori Sabri Tuçi.
1947: Vullnetar në ndërtimin e hekurudhës së rinisë Durrës - Peqin
1947 - 1951: Kreu studimet në Liceun Artistik “Jordan Misja”, Tiranë, nën drejtimin e pedagogëve Nexhmedin Zajmi dhe Odise Paskali.
Rezultate imazhesh për havzi nela

1951: Ndihmës i skulptorit Janaq Paço (për 4 muaj) në realizimin e monumentit të Skënderbeut në Krujë.
1951 - 1953: Kreu shërbimin ushtarak në Tiranë, ku merret edhe me aktivitete sportive në Klubin “Partizani”, si dhe punon dizenjator në Ministrinë e Mbrojtjes. U pranua anëtar i Partisë Komuniste të Shqipërisë, dekorohet me medaljen kushtuar “10 vjetorit të ushtrisë popullore”..Lirohet nga ushtria me gradën rreshter.
1954: I jepet tituli “Mjeshtër sporti”. Piktor i dekorit të qytetit të Durrësit.

Rezultate imazhesh për havzi nela

1954 - 1960: Kreu studimet e larta për skulpturë në ILA “V.I Rjepin” në Shën Petërsburg,(ish BRSS). Punimi i diplomës titullohej “Në hidrocentralin e matit” dhe paraqiste figurën e një malësori, që mbante në supin e tij një matrapik. Në vitin 1957, gjatë studimeve, gdhend në dru “Portret malësori”, e cila u ekspozua në Shqipëri në vitin 1959, në Ekspozitën Kombëtare të Arteve, kushtuar 15 vjetorit të Çlirimit, duke fituar Çmimin e parë
1960 - 1962: Inspektor i Arteve Figurative në Ministrinë e Arsimit dhe të Kulturës.
1962 - 1966: Drejtor i Galerisë së Arteve, Tiranë
1966 - 1970: Drejtor drejtorie në Ministrinë e Kulturës dhe më vonë në Ministrinë e Arsimit
1970: Skulptor në profesion të lirë, për realizimin e Monumentin “Nënë Shqipëri” (Varrezat e dëshmorëve, Tiranë).
1973: Takon në Milano piktorin Ibrahim Kodra, gjatë një udhëtimi pune në Itali sëbashku me skulptorët Muntaz Dhrami dhe Shaban Hadëri. Takon në Akademinë e Romës skulptorin Paride Fazini, bashkstudent me piktoritn shqiptar Zef Kolombi.
1975: Vizitoi Kinën
1975 - 1977: Punon dhe jeton në qytetin e Korçës, sëbashku me kompozitorin Nikolla Zoraqi, ku realizoi dhe përmendoren “Guerrilasi”.
1970 - 1989: Deputet në Kuvendin e Shqipërisë, Në legjislaturën e dhjetë, ishte Kryetar i Komisionit të Arsim Kulturës në Kuvendin Popullor dhe në legjislaturën e njëmbëdhjetë ishte anëtar i Presidiumit të Kuvendit Popullor. Gjithashtu skulptori Rama ka marrë pjesë në jetën politike duke qenë Anëtar i Pleniumit të Partisë të Rrethit Tiranë, ndërsa në jetën artsitike ka qenë: Kryetar i Komisionit në Galerinë e Arteve, Tiranë; Anëtar i Komitetit të Çmimeve të Republikës; Anëtar i Komisionit Shtetëror të Arteve; Anëtar i Kryesisë së Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë.
Kristaq Rama ka drejtuar ateljenë e skulpturës monumentale në Institutin e Lartë të Arteve, Tiranë.
Rama ka marrë pjesë në ekspozitat Kombëtare dhe ato ndërkombëtare të organizuara nga Ministria e Kulturës nga viti 1960 -1990, duke u vlerësuar për aktivitetin e tij artistik. me çmime të ndryshme Ai është vlerësuar me tri Çmime Republike : (në vitin 1965 me Çmimin e klasit III, për monumentin e Kostandin Kristoforidhit, Elbasan; në vitin 1970 Çmimin e klasit I, për monumentin “Shote Galica”; në vitin 1974 Çmimin e klasit I, për monumentin “Pavarësia”, Vlorë.
1963: Vlerësuar me Çmim Nderi në Bienalen e Aleksandrisë, Egjypt.
1969: Vlerësohet me titullin “Skulptor i Merituar”
1978: Dekoruar me Urdhërin e Flamurit
1979: Vlerësohet me titullin “Skulptor i Popullit”

Krijimtaria artistike e artistit
1954 - 1960: Realizoi nëntë vepra gjatë viteve të studimeve akademike..
1960-1970: Realizoi njëzetedy vepra.
1970-1980: Realizoi dyzetepesë vepra.
1980-1990: Realizoi dyzetetetë vepra
1990-1998: Realizoi pesëdhjetëekatër vepra
Disa nga veprat e artistit në bashkëpunim me skulptorë të tjerë në vite.
Kristaq Rama sëbashku me skulptorët Shaban Hadëri dhe Muntaz Dhrami kanë realizuar disa vepra monumentale në skulpturë.
1969: Monumenti “Sulm partizan”, bronx, Vithkuq, Korçë
1972; “Monumenti i Pavarësisë”, bronx, Vlorë
“Monumenti Nënë Shqipëri”, beton, Tiranë
1974: Shtatorja “Lenini”, bronx, Tiranë
Kristaq Rama sëbashku me skulptorët Shaban Hadëri, Muntaz Dhrami dhe Hektor Dule kanë realizuar disa vepra monumentale në skulpturë
1970: Monumenti “Lufta e Vlorës e vitit 1920”, Bronx, Vlorë
1974: Relievi në fasadën e Kryeministrisë, beton ,Tiranë
Kristaq Rama sëbashku me skulptorët Shaban Hadëri, Muntaz Dhrami dhe Thoma Thomai Dhamo kanë realizuar disa vepra monumentale në skulpturë.
1969: Monumenti “Partizanët”, bronx, Krujë
Kristaq Rama sëbashku me skulptorin, Muntaz Dhrami kanë realizuar një vepër monumentale në skulpturë.
1962: Monumenti “Kostandin Kristoforidhi”, bronx, Elbasan.
Kristaq Rama sëbashku me skulptorin Hektor Dule kanë realizuar disa vepra monumentale në skulpturë.
1975: Shtatoren “Marinari”, allçi, Tiranë
1976: Figurën kompozicionale “Metalurgu”, bronx, GKA, Tiranë.
1985: Kompozimi “Në anije”, allçi, Tiranë.
Kristaq Rama sëbashku me skulptorin Niko Thana kanë realizuar disa vepra monumentale në skulpturë.
1978: Monumentin “Lavdi dëshmorëve”, Bronx, Krujë.
Kristaq Rama sëbashku me skulptorin Thoma Thomai Dhamo kanë realizuar disa vepra monumentale në skulpturë
1988: Shtatoren “Enver Hoxha”, mermer, e vendosur në Muzeun Enver Hoxha në Tiranë, e cila u thye gjatë shkatërimit të Muzeut në vitin 1991.
1998: Relievi “Familja”, bronx, Tiranë.

Ylli Drishti / studjues arti

(Të dhënat për “biografia e artistit” janë marrë nga Monografia “Kristaq Rama” e autores Suzana Varvarica Kuka, SHB.”Zenit”, Tiranë, 2004

Reagim per deklaraten e Akademise



Përshëndetje atdhetare 

Nga Aurel Dasareti

Absolutisht gabim të kritikohet Akademia jonë e nderuar për shkak mënyrës së të folurit, përkatësisht kur tradhtari më bërllok i kombit shqiptar quhet me emra që i përshtaten realitetit. Tradhtar që mbron me të gjitha mënyrat idetë fashiste/barbare dhe veprat e të ashtuquajturës Akademi e Serbisë, ndryshe kriminele. Nuk është ligjor asnjë tradhtar, qoftë ai edhe kryeministër që i ka vjedhur apo për 2-3 lek blerë votat dhe mbështetet nga oligarkët, jo vetëm të kanabisit.

Nuk është asnjë problem të përmendet emri i plotë i secilit prej nesh që nuk është me behane, për shembull Josip Broz Tito, Edvin Kristaq Rama, Soros...

Shqiptari nuk duhet të mbetet vasal i të huajve. Mini-shengeni është vdekja totale e shqiptarisë. Këtë e thonë dhe argumentojnë të gjithë dashamirët e Kombit dhe Atdheut tonë të copëtuar. Thjeshtë, nuk është me rëndësi nëse këtë na e paska apo nuk e paska kërkuar ndonjë person nga Gjermania, mjafton copëtimi i trojeve tona nga Otto Bismark në Kongresin e Berlinit 1878. Ne nuk do të mbetemi më vasal të askujt në vitin 2020.

Është krejtësisht normale që edhe jeta private e personave publik që e trajtojnë Shqipërinë tonë si pronë private të tyre - të dale në shesh, jo si në kohën e xhaxhit, tashmë popullata patjetër të dije se kush e udhëheqë në greminë.

E dërgoj artikullin tim të para një muaji për mini-legenin


http://floripress.blogspot.com/2019/12/reagim-i-akedemise-se-shkencave-dhe.html 





“MiniShengeni” ballkanik është dalje në det e 

Serbisë përmes Shqipërisë

Nga Aurel Dasareti, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike
Sipas Artit Luftarak, qasja më e mirë për veprim në luftën kundër kundërshtarit të dobët (siç është Shqipëria në raport me Serbinë), është të marrësh një shtet paprekur. Për të fituar mbi armikun pa përdorimin e forcës është kulmi i aftësive. Prandaj, nuk befasohem për “Shengenin” e binjakëve serbomëdhenj Rama-Vuçiç.
***
Mënyra se si e shoh unë

Shqiptarët i meritojnë politik-bërësit që i kanë, përndryshe përveç tjerash nuk do të lejonin asnjë këlysh të trajtojë atdheun tonë të përbashkët si me qenë pronë private e tij.

 Ky gënjeshtar kronik e i pabesë që punon të shtyj Shqipërinë nën Serbo-sllavi,e bën këtë sepse nuk mërzitet për reagimet e plogështa të shqiptarëve servil, apo “idiotë të dobishëm” që në trojet tona të sakatuara i kemi me tepricë.
***
Pushtimi serb i Shqipërisë- zgjati nga nëntori 1912 deri në 25 tetor 1913. Serbia synonte të dilte në det, gjë që e konsideronte si një operacion strategjik. Trupat serbo-çetnike pushtuan të gjitha pjesët veriore të Shqipërisë përveç Shkodrës. Pra, pjesën më të madhe të Shqipërisë kontinentale dhe pjesën më të madhe të bregdetit shqiptar të Adriatikut, duke formuar “Rrethin e Durrësit”.

Të gjitha shtetet fqinje akoma kanë, në një masë më të madhe ose më të vogël, pretendime në zonat me popullsi shqiptarësh autokton. Pretendimet e Serbisë, përveç të ashtuquajturave "Serbia e vjetër" d.m.th. Sanxhaku, Maqedonia, Kosova, përfshijnë pjesën më të madhe të Shqipërisë së sotme londineze së bashku me bregdetin e saj Adriatik, sidomos portin e Durrësit, që i mundëson lidhjen e drejtpërdrejtë detare me gjithë botën, fuqizimin masiv të saj. Serbia përherë ka thirrur "të drejtat historike" për të justifikuar këto pretendime.

Planet për dalje në det të Serbisë përmes Shqipërisë kanë qenë të pranishme me shekuj në politikën serbe(dhe nuk do të vdesin kurrë). Argumentet për to u paraqitën nga politikanë, historianë, priftërinj sllavo-ortodoks, ushtarakë dhe intelektualë serbë, me parullën:

“Për t`i krijuar Atdheut tonë (Serbisë) dalje në detin Adriatik!”.

JovanCvijic (1865-1927), gjeograf serb. President i Akademisë Mbretërore Serbe dhe Rektori i Universitetit të Beogradit propagandonte se me vendimet e Kongresit të Berlinit, "Serbia është një vend i rrethuar" dhe kinse serbët janë "njerëz të burgosur", dhe se Serbia patjetër të dalë në det për të fituar pavarësinë. Në ndjekjen e kësaj politike, ai pis-milet në vitet 1912-1913 mbrojti të “drejtën” e Serbisë për okupimin e pjesës veriore të Shqipërisë:

„Për shkak të pavarësisë së saj ekonomike, Serbia duhet (patjetër) të ketë hyrje në detin Adriatik dhe një pjesë të bregdetit Arban (shqiptar): qoftë duke pushtuar territorin qoftë duke fituar të drejta ekonomike dhe komunikuese në atë zonë. 

Kjo do të thotë, pra, marrjes të një zone që me të vërtetë nga aspekti etnografik është e huaj, por të tillë që patjetër të merret (përvetësohet) për interesa veçanërisht të rëndësishme ekonomike, pikërisht për shkak të nevojës jetësore“.

***

I kuptoj pushtuesit gjakatarë, por jo disa megaloman shakaxhinj shqipfolës, të cilët shprehin një miratim dhe mirënjohje të përzemërta për “Mini-Shengenin” ballkanik. Që faktikisht do të rezultonte me:
Rilindjen e “Rrethit të Durrësit”, daljen në det të Serbisë. Vetëvrasjen e Albani-së, zhdukjen e Dardanisë dhe gjithë shqiptarisë. 


***
Arti i luftërave

Teoria ushtarake bazohet shkencërisht në mbledhjen dhe analizimin e njohurive për përdorimin e forcës ushtarake për të shpjeguar dhe kuptuar luftën, dhe se si lufta mund të ndihmojë në arritjen e objektivave të përgjithshme politike në një mënyrë efikase dhe të përshtatshme. 

Teoria ushtarake është një fushë e gjerë studimi që përfshin analizën e luftës, natyrën e luftës, sistemin ushtarak dhe shoqërinë, organizimin, vendosjen, mbështetjen dhe udhëheqjen e forcave të armatosura, strategjinë ushtarake, operacionet dhe taktikat. Teoria ushtarake fiton njohuri dhe mbivendoset me lëndë të tilla si psikologjia e sjelljes, shkenca politike, sociologjia dhe ekonomia.

Filozofi Grek Heraklit (500 vjet p.e.s) deklaroi se lufta është burimi i të gjitha gjërave.

 Ka të ngjarë që lufta, në një masë më të madhe se çdo faktor tjetër i vetëm, ka ndihmuar në formimin e regjimeve dhe shteteve, ka shkaktuar krijimin dhe shkatërrimin e regjimeve dhe shteteve, dhe ka qenë një nxitje për përparime madhështore teknologjike. 

Marrja e njohurive në teorinë ushtarake është gjithashtu një burim i rëndësishëm si për të kuptuar historinë, për rritjen dhe rënien e regjimeve dhe shteteve dhe për mënyrën sesi shteti në kohën tonë mund të ruajë më së miri interesat e tij të sigurisë në kohë paqeje.

Përpjekjet e para për të sistematizuar njohuritë e luftës me qëllimin për të fituar atë luftën tjetër, i gjejmë në Kinë, disa qindra vjet para epokës sonë. “Arti i Luftërave”, nga një autor kinez, u përkthye për herë të parë në një gjuhë evropiane në fillim të shekullit të 18-të dhe që prej asaj kohe ka qenë i arritshëm dhe i ndikuar nga mendimtarët ushtarakë. Theksi është vendosur në manovrat e luftës dhe befasi. Shpejtësia është thelbi në të gjitha luftërat. Bëhet fjalë për përfitimin e mungesës së gatishmërisë së armikut, avancimin atje ku ai e pret më pak dhe goditjen, aty ku ai është më pak i përgatitur.

Ideali është fitorja pa gjakderdhje. Qasja më e mirë e veprimit është të marrësh një shtet paprekur. Për të fituar mbi armikun pa përdorimin e forcës është kulmi i aftësive (saktësisht si me zbulimin e “Mini-Shengenit” ballkanik).

Aty gjithashtu theksohet kompleksiteti i luftës (grup sendesh, dukurish të lidhura-përbëra në mënyrë të ndërlikuar) dhe mungesa e parashikueshmërisë për shkak të natyrës së saj të bashkëveprimit midis dy aktorëve. Prandaj arti i luftërave nuk është subjekt i rregullave të sakta.

Në “Artin e Luftës” gjejmë formulimin e parë të parimit të Shërbimit Ushtarak: Një organizatë e ngritur nga qeveria, e financuar dhe e pajisur nga qytetarët. Lidhur ngushtë me shërbimin ushtarak është kërkesa për monopolin e shtetit për luftë dhe dhunë. Luftërat nuk duhet të zhvillohen nga "persona privatë", nga fisnikët ose nga "kontraktuesit e luftës". Fitoret eventuale të një lufte duhet të bien mbi shtetin; pra, i takojnë ose i përkasin shtetit e jo individëve(sidomos jo “gjeneralëve” teneqexhinj, samarxhinj me shkollë fillore të Kosovës, që tani thirren për t`u intervistuar në Hagë). Luftërat nuk duhet të jenë në vartësi të logjikës politike të shteteve dhe sistemeve shtetërore, as logjikës komerciale të tregjeve, as trillimeve (tekave), mundësive ose nevojave të individëve.

***

Serbët-rusët kanë blerë tashmë shumë prona të paligjshme, sidomos banesa në bregdetin tonë. Kur prindërit shqipfolës me një çmim prej 300-400 euro i shesin vajzat e tyre si skllevër seksi te pleqtë serb, pse të mos i shesin edhe tokat tona?!
Se kush e si e qysh e sa i mrekullueshëm dhe miqësor ndaj nesh është “populli qiellor” i vetëshpallur serb, dhe çka ishte dhe kush do të jetë “Jugosllavia e Re” e dinë më mirë vetëm shqiptarët e ish Jugosllavisë që 100 vjet u masakruan nga çetnikët.
Akoma nuk kemi mësuar asgjë nga historia, prandaj mund të na përsëritet nëse nuk zgjohemi menjëherë dhe të reagojmë së bashku. Nuk e marrim me seriozitet sepse nuk e kuptojmë ideologjinë e pavdekshme naziste ekspansioniste të Serbisë, domethënë institucionalizimin (“sekret”) të kërkesave për zgjerimin e mëtejshëm të kufirit të shtetit të tyre.Qoftë me “korrigjim të kufirit”... 

Kriminelët pas timonit - Anija fundoset



Agim Doçi : Ed Nastradini!!

Po ikën dhe kjo natë pa gjumë.
S'e di do ikë dhe nata tjetër...?
Kjo qeveri ka veç "një punë".
Të lidh me shkiet miqsin e vjetër

E kush do jetë vall Miladini?
Po ai zagari Dushan Mugosha?
Tashti udhëheq Ed Nastradini
Taulant, Ulësi, kuvend pallosha!

Ka ikur Koha e Dinjitetit...
Ka ardhur koha e maskarenjve
Jetojmë në Kohën e Antishtetit.
Politikuaj - rracë e shkërdhenjve!

Ky popull "trim", pa sedër fare.
Taksapagues gjer në mjerim.
Që Votën shet për 500 pare(!)
E meriton gjith Qèverin...

Veç në fb e rrjeta bajgash
Ju trimëroni e shpifni kot.
Ju kot nuk vishni Tanga Vajzash
Por mbushni Bar-Cafet plot?

Llak-llak, gër-mër si nuk u lodhët
Dërr-dërr gjith ditën milet kam kum
Ke 30 vjet, që duron pordhën
Do vij një ditë do hani mut...!

Iku mesnata, shiu litarë
Gjysma në çadra, muret jan' çarë
(Hiç mos lexoni vargjet e mija!)
ZOTI dënon, qanë Shqipëria

2019/12/23

Hipokriti Edvin Kristaq Rama

Prof.Dr.Enver Bytyqi

Minishengeni është bërë sot më shumë se kurrë mollë sherri midis Edi Ramës dhe udhëheqësve të Kosovës.

Rama e etiketoi Haradinajt si gënjeshtar e të paditur, pasi vitin e kaluar e quajti në Pejë “gomar”! Fatkeqësisht lexova se analistë në Kosovë e mbështesin këtë diskurs donkishotesk! Rama e quajti Thaçin hipokrit.

Ndoshta Hashimi i kishte premtuar të shkonte në Samit, ndërkohë që bëri të kundërtën. E konsideroi gjithashtu Albinin neo-marksist! Por mbrojtja që Albini i bën Kosovës nuk ka të bëjë me neomarksizmin!

Eshtë hera e parë në historinë e Kosovës së re kur një kryeministër i Shqipërisë ka konflikt të ashpër me liderët politikë në Kosovë.

Dhe e gjitha më ngjan si hakmarrje dhe urrejtje e Edi Ramës ndaj tyre në emër të Serbisë e për interesat e saj.

Gjatë gati 7 viteve në qeverisje asnjëherë nuk ka ndodh që ai t’i bëjë një kritikë publike vëllait të tij, Aleksandër Vuçiq, ndërkohë që fyen dhe shan për turp vëllezërit e tij në Kosovë. Eshtë një sjellje e paprecedentë kjo, në vend që ai të kërkojë që presidenti serb jo vetëm të njohë krimet e tij në Kosovë, por ta njohë me çdo kusht pavarësinë dhe shtetësinë e saj, si kusht për iniciativa rajonale.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...