Agjencioni floripress.blogspot.com

2020/02/25

Akademia Shqiptare-Amerikane e Shkencave dhe Arteve, Dega në Kosovë : Leksikoni enciklopedik i autorit Flori Bruqi


Recensent:

Prof.Asoc.Dr.Nijazi Halili

Prof.Dr.Naim Kelmendi

Leksikoni enciklopedik i autorit Flori Bruqi






Shkrimtari, publicisti, hulumtuesi shkencor, anëtar i rregullt i Akademisë Shqiptare Amerikane për Shkencë dhe Arte, Dega në Kosovë, Drejtor për Marrëdhënie me Publikun, Prof.Dr.Flori Bruqi, kësaj radhe na paraqitet me një leksikon enciklopedik shumë interesant si rezultat i hulumtueseve shkenëcor të kësaj akademie në fushat e tyre të thella për shkencën letërsinë dhe artin.


Rezultati i imazhit për nijazi halili


Libri “Leksikon enciklopedik”, është i një vlere të veçantë për kohën kur po botohet dhe t’iu epet në dorë lexuesve të shumtë, të cilët janë të interesuar për t’i thelluar njohuritë e tyre në shumë aspekte për çështjen tonë kombëtare.
Rezultati i imazhit për flori bruqi

Flori Bruqi
(Autor dhe Botues)


“Leksikoni enciklopedik”, u botua nga Shtëpia Botuese Flomed ShPK Prishtinë, është një vepër kapitale që trajton shkencën , letërsinë dhe artet në të gjitha hapësirat shqiptare, Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e Veriut, Mal të Zi edhe në diasporë.

Bashkëpunëtoret e kësaj vepre kapitale janë nga Akademia e Shqiptare Amerikane e Shkencave dhe Arteve, dega në Kosovë, të cilët kanë punuar studiuesë të njohur siç janë: Akademik Prof.Dr.Hakif Bajrami, Akademik prof. Dibran Fylli, Akademik Prof.Dr.Naim Kelmendi, Akademik Prof.Asoc.Dr. Nijazi Halili, e shumë anëtar të tjerë të Akademisë, të cilët përbëjnë bordin që ndjek ecurinë.


Rezultati i imazhit për dibran fylli

Dibran Fylli
(Kryeredaktor)

“Leksikon enciklopedik”, është vepra e parë e kësaj natyre në hapësirën shqipfolëse. Ky është një projekt ambicioz në kuadrin e Akademisë Shqiptare-Amerikane të Shkencave dhe Arteve dega në Kosovë, kur ne e dimë se vetë shteti amë (Shqipëria) etj., ende nuk ka një leksikon enciklopedik të kësaj natyre.

Ka pasur një fjalor të hershëm enciklopedik dhe tani ka dale ne botim fjalori i ri vetëm me dy vëllime, pritet i treti, ndërsa “Leksikoni enciklopedik” i autorit Flori Bruqi, është vëllimi i parë(1) që i përfshirë 352 studiues të gjitha trevave shqipfolëse.

Në “Leksikonin enciklopedik”, janë të përfshirë edhe shumë figura e personalitete të shquara të shkencës dhe artit edhe pas vdekjes së tyre, të cilët kishin lërë gjurmë në fushën e shkencës , letërsisë dhe artit.

Rezultati i imazhit për hakif bajrami

Hakif Bajrami
(Redaktor përgjegjës)


“Leksikoni enciklopedik”, i autorit Flori Bruqi, është një vepër kapitale që përfshinë kontributin e shumë shkencëtarëve në fushat e tyre.

“Leksikoni enciklopedik”, ka si specifikë se mbartë elementë vlerësuese për çdo autor, çfarë ai përfaqëson, cilat janë tiparet, profili i tij, nga se çmohen veprat e tij, duke dhënë përshkrime të rëndësishme biografike dhe bibliografike për figurat më të shquara të shkencës, letërsisë dhe Artit.

Botimi është një produkt i Akademisë Shqiptare-Amerikane të Shkencave dhe Arteve dega në Kosovë, mendohet se mbart vlerësimin e mundshëm më të drejtë, nga vlerësime që mund të jepen nga studiues që punojnë në mënyrë individuale.
“Leksikoni enciklopedik”, posedon një bord, me emrat më të shquar në fushat e tyre, e kësisoj mendoj se ka dhe një lloj objektiviteti.

Rezultati i imazhit për naim kelmendi

Naim Kelmendi
(Recensent)

Duke qenë se janë studiues që njohin mirë lëmit e veta, vetvetiu ata do të dinë si ta vendosin e t’i japin vendin e duhur çdo zëri të veçantë.

Mendoj që në këtë fjalori enciklopedik, Bordi redaktues ka bërë një sistemim të plotë, të ngjeshur të vlerave që ka krijuar shkenca, letërsia dhe arti shqiptar ndër shekuj.

Bordi redaktues dhe vetë autori Bruqi nuk do të bëjmë plotësisht historinë. Ajo do të jetë tejet e përmbledhur, koncize.
Por nuk do të lihen pa u përmendur edhe institucionet e artit, kompani muzikore, teatrale, galeritë që janë pjesë përbërëse e artit.

Rezultati i imazhit për nijazi halili


Nijazi Halili 
(Recnesent)

Sipas autorit, çdokush do të ndjekë fushën e tij me impenjim maksimal. Synimi i autorit ishte që ta plotësojmë ketë leksikon enciklopedik deri ditën e fundit.


Rezultati i imazhit për fatmir halimi


Fatmir Halimi
(Redaktor gjuhësor)


Autori Bruqi ka një lloj përgjegjësie se është botim akademik, bëhet nga njerëz që kanë nivel të lartë akademik për këtë punë dhe çdo gjë kalohet me përgjegjësi në një sitë profesionistësh.


Rezultati i imazhit për abdullah troshupa

Abdullah Troshupa
(Korrektor) 


Të dhënat dhe botimet, suplementet e artit, të dhënat e reja që dalin edhe në shtypin periodik janë futur në ketë vepër kapitale “Leksikon enciklopedik”.


Lexuesi dhe studiuesi shqiptar dhe ai i huaj do ta lexon dhe studion këtë libër, për dhembjen tonë, të autorit dhe të gjithë atdhetarëve, për të pasur mundësi të gjykoni.

Prishtinë, 25.02.2020

2020/02/24

Virusi “Coronavirus -2019-nCoV ” frikëson botën





Shkruan Flori Bruqi


Rezultati i imazhit për corona virus

Virusi “Corona” po alarmon qytetarët anekënd Europës, ndonëse autoritetet shëndetësore bëjnë thirrje për qetësi. Shpejtësia me të cilën po përhapet virusi në Kinë dhe shkalla e gjerë e zonave që ai ka prekur deri tani, gjithsesi ka rritur vëmendjen në pikat hyrëse të aeroporteve më të mëdha europiane ku po mundohen të pengojnë depërtimin e personave të infektuar nga Azia.




Ende nuk ka asnjë raportim për rrezik të shtuar në Ballkanin perëndimor apo Shqipëri, megjithatë mbetet për t'u parë nëse autoritetet kanë planifikuar masa kontrolli dhe karantinë në skenarin eventual që virusi do të mësyjë Europën.

Pavarësisht panikut që ka përfshirë botën OBSH-ja bën me dije se është shumë herët për të shpallur një emergjence globale.


Rezultati i imazhit për corona virus


Virusi Korona i cili po përhapet me shpejtësi në shumë provinca të Kinës, Koresë e Tajlandës ka shkaktuar dhjetëra të vdekur dhe numri i të infektuarve po rritet me shpejtësi.

Por, çfarë është ky virus, nga e ka origjinën, si mund të merret dhe cilat janë pasojat e tij?


Rezultati i imazhit për corona virus


Vatra e parë e virusit mendohet se ishte një treg në qytetin kinez të Vuhanit, në të cilin zhvillohej tregti e paligjshme kafshësh të egra. Sipas dyshimeve, virusi mund të jetë zhvilluar tek gjarpërinjtë e më pas të ketë kaluar te njerëzit. Virusi “Corona” është pjesë e familjes së virusit që njihet me emrin Sars, i cili nga ana e tij, u përhap nga lakuriqi i natës tek njeriu.

Sipas vlerësimeve të shkencëtarëve, virusi “Corona” klasifikohet si një sindromë relativisht më e rëndë respiratore se sa gripi i derrit por ata ende nuk e kanë zbuluar shpejtësinë me të cilën ai transmetohet nga një njeri tek tjetri.


Rezultati i imazhit për corona virus


Mjekët nuk kanë zhvilluar aktualisht asnjë vaksinë, e cila mund ta parandalonte këtë virus, por gjithsesi ekipe të shumta kërkimore anekënd botës po punojnë me vrull për ta krijuar atë. Për momentin, vetëm higjiena e mirë personale dhe larja e duarve mbeten masa e vetme mbrojtëse.


Rezultati i imazhit për corona virus

1. Çfarë është koronavirusi?

Koronaviruset janë familja e viruseve të cilat shkaktojnë sëmundje nga një rrufë e lehtë deri në sëmundje më të rënda si Sindroma Respiratore e Lindjes së Mesme (Middle East Respiratory Syndrome MERS) dhe Sindroma e Rëndë Respiratore Akute (Severe Acute Respiratory Syndrome SARS).
Rezultati i imazhit për corona virus
2. Çfarë është një koronavirus i ri?

Koronavirus i ri është (nCoV) është një lloj (shtam) i ri i koronavirusit i cili nuk është identifikuar më parë tek njerëzit.



Rezultati i imazhit për corona virus


3. A mund të infektohen njerëzit me koronavirusin e ri ku si burim infektimi janë kafshët?

Hetimet e hollësishme në Kinë në vitin 2002 kanë zbuluar se SARS-CoV u transmetua nga macet te njerëzit, kurse në Arabinë Saudite në vitin 2012 u zbulua MERS-CoV nga devetë te njerëzit. Njihen disa koronaviruse të cilët po qarkullojnë në kafshë, por që akoma nuk kanë infektuar njerëzit. Ndërkohë që survejanca në të gjithë botën përmirësohet, ka të ngjarë që të identifikohen më shumë koronaviruse.

Rezultati i imazhit për corona virus

4. Cilat janë simptomat e një personi të infektuar me koronavirus?

Simptomat varen nga virusi, por shenjat e zakonshme përfshijnë simptomat e aparatit të frymëmarrjes: ethe, kollë, gulçim dhe vështirësi në frymëmarrje. Në raste më të rënda, infeksioni mund të shkaktojë pneumoni, sindromë të rëndë respiratore akute, insuficiencë të veshkave, madje edhe vdekje.

Rezultati i imazhit për corona virus

5. A transmetohet koronavirusi nga njeriu tek njeriu?

Po, disa koronaviruse mund të trasnmetohen nga njeriu tek njeriu, zakonisht pas një kontakti të ngushtë/të afërt me një pacient të infektuar, në mjedisin e punës ose në një qendër të kujdesit shëndetësor.

Rezultati i imazhit për corona virus


6. A ka vaksinë për këtë lloj të ri të koronavirusit?

Kur një sëmundje është e re, nuk ka vaksinë për të, dhe mund të duhen disa vite derisa të prodhohet një vaksinë e re.

Rezultati i imazhit për corona virus


7. A ka një trajtim/mjekim për koronavirusin e ri?

Nuk ka një mjekim/trajtim specifik për sëmundjet e shkaktuara nga një koronavirus i ri. Megjithatë, shumë nga simptomat mund të trajtohen në varësi të gjendjes klinike të pacientit.

Rezultati i imazhit për corona virus


8. Çfarë duhet të bëj për t’u mbrojtur?

Rekomandimet standarde për të zvogëluar ekspozimin dhe transmetimin e një sërë sëmundjesh përfshijnë: ruajtjen e higjienës së duarve dhe të frymëmarrjes, praktikat e higjienës ushqimore, si dhe kur është e mundur shmangia e kontakteve të ngushta me çdo person që shfaq simptoma të sëmundjeve respiratore, si kollë apo teshtitje.

9. A janë personeli shëndetësor i riskuar nga koronavirusi i ri?

Po, ata mund të jenë të rrezikuar nga koronavirusi i ri, pasi personeli i kujdesit shëndetësor janë në kontakt me pacientët më shpesh sesa popullata e përgjithshme. OBSH-ja rekomandon që personeli i kujdesit shëndetësor të zbatojnë në mënyrë të vazhdueshme masat e duhura të parandalimit dhe kontrollit të infeksionit.


10. Cilat janë rekomandimet për vendet?

OBSH inkurajon të gjithë vendet të rrisin survejancën për infeksionet e rënda respiratore akute (SARI), të shikojnë me kujdes çdo model të pazakontë të këtyre infeksioneve ose pneumonisë dhe të njoftojnë OBSH-në për çdo rast të dyshuar ose konfirmuar të infeksionit me koronavirusin e ri. Vendet inkurajohen të vazhdojnë të forcojnë gatishmërinë e tyre për emergjencat shëndetësore në përputhje me Rregulloren Ndërkombëtare të Shëndetit (2005).


11.Preparatët për dezinfektim të duarve ?

a) Desmanol puro ; b) Desmanol gel ; c)Desderman N
d) Esemtan Wash lotion ; e)S-M Wash lotion
Prodhues :Schülke + Gemany (Distributor Flomed)

12.Preparatet për dezinfektim të dyshemeve?

a) Terralin protect ; b)Deconex 50 AF ; c)Deconex 50 FF,
d) Mikrosid likuid sensitive etj.

Prodhues :Schülke + Gemany dhe Borer chemmie AG Zvicër  (Distributor Flomed)

Këto preparate mund të gjënden në "Flomed" SHPK Prishtinë

Tel:00-383-44-123-531
Tel:00-383-44-234-575
Tel:00-383-44-141-026

E-mail: ptcflomed@yahoo.co.uk

Kompanitë  më të njohura në Kosovë për dezinfektim janë:

"Flomed" SH.P.K Prishtinë
"Truly Nolen" Prishtinë
N.P.P"Ekologjia" Ferizaj
Agro Goup "Fauna" Ferizaj

Nuk ka vend për panik nga koronavirusi kinez në Kosovë
Nuk ka vend për panik nga koronavirusi kinez në Kosovë

Infektologu Dr.Valbon Krasniqi thotë se ekzistojnë disa lloje të korona viruseve që kryesisht janë transmetuar nga kafshët te njerëzit.

Duke folur në “Rtv Dukagjini” ai ka theksuar se bota është përballur edhe më herët me viruse të familjeve të coronavirusëve që shkaktojnë infeksione të rrugëve të frymëmarrjes.

Krasniqi thotë se virusët SARS dhe më pas MERS që janë shfaqur vite më parë në Kinë respektivisht Arabi Saudite janë të ngjashëm në masën 70% si coronavirusi i shfaqur së fundmi në Kinë.


Doktori thotë se virusi është ende i ri dhe nuk dihen shumë mirë aftësitë e tij për t’u përhapur në masa.


“Ajo që dihet deri më tani është se të gjithë viruset, përfshirë edhe familjen e korona viruseve është se ata nuk mund të qëndrojnë në ambient të jashtëm [jashtë organizmit të njeriut] më shumë se 24 orë”.

Ai thotë se koha më optimale e mbijetesës së viruseve është nga disa minuta deri në disa orë e që në rastin më ekstrem në 24 orë.


I pyetur nëse edhe mallrat që vijnë nga Kina mund të sjellin këtë virus, infektologu ka thënë se ende nuk dihet sa është rezistent ky virus por sipas tij në bazë të familjes që i takon mund të veprohet.

Krasniqi thotë se Kosova është përballur edhe me viruse shumë të rrezikshme siç është ai i njohuri me emrin “Gripi i Derrit” dhe sipas tij Kosova edhe tash është përgatitur dhe nuk ka vend për panik.

“Deri më tani nuk kemi asnjë rast të konfirmuar e as të dyshuar me këtë virus”, tha ndër të tjera infektologu Valbon Krasniqi.

2020/02/21

"Leksikoni enciklopedik ", përurohet më 23 mars 2020 , në Bibliotekën kombëtare të Kosovës , në Prishtinë


Me datën 23 mars 2020 , në Bibliotekën kombëtare të Kosovës ,nga ora 12:00, do të përurohet libri ‘’Leksikonit enciklopedik’’ , i cili këto ditë botohet me logon e ASHASHA-së (AAAS-it) në Nju Jork-dega e Prishtinës.


Rezultati i imazhit për leksikoni enciklopedik

Në këtë libër janë përzgjedhur mbi 350 personalitete të shquara të fushave : shkencë,art,kulture e letërsi,por edhe disa personalitete tjera që kanë bërë emër në arenën kombëtare dhe ndërkombëtare, e që janë të dëshmuar me veprat dhe krijimet e tyre si në shkencë ,art, kulture ,letërsi ,sport etj.


Arritjet e tyre në studime shkencore janë të njohura për studiuesit e lëmive të cekura , që nëpërmes të këtij “ Leksikoni enciklopedik”, do t’i bëjmë të pavdekshëm , duke iu mundësuar studiuesve të rinjë që të mund të shërbehen me materjalet e këtyre studiuesve,duke u bazuar në vlera studimore , shkencore , letrare , artistike të tyre , të cilat punime mund të gjendën , si emra punimesh , në këtë
”Leksikon enciklopedik”,prej 352 faqesh të formatit B5.

Libri është me ngjyra , letër ekologjike 80 gramshe, me ballinë më ngjyra , lidhje të forte me "lepenk" 2,2 mm , me shtyp "hot stamping" në ballinë , brendsia e qepur si dhe më shirit për ndarjen e librit.



“Leksikoni enciklopedik” , është i përgatitur në mënyrë profesionale nga ekipi profesional me përvojë në këtë drejtim.Stafi redaktues është i gjithi me tituj akademik e shkencor, të cilët punuan më përkushtim në grumbullimin e të dhënave hiq më pak se katër vite , duke grumbulluar të dhëna , selektuar dhe verifikuar të dhenat biografike dhe bibliografike , të sistemuara në libër sipas alfabetit të gjuhës shqipe : A,B,C….ZH…



Në “Leksikonin enciklopedik”, janë përfshirë personalitete që kanë lënë gjurmë nga të gjitha hapësirat shqiptare dhe nga diaspora ,të cilët kanë punuar dhe vepruar në fusha të caktuara si në Kosovë ,Shqipëri , Maqedoni , Mal të Zi , Preshevë , Medvegjë ,Bujanocë , Turqi , Evropë , Kanada , Australi e në Amerikë.

Autori(Flori Bruqi) publikisht falendron Kryeredaktorin,akademik Dibran Fylli,regjisor; redaktorin përgjejgës,akademik Prof.dr.Hakif Bajrami ;redaktorin gjuhësor,Mr.Sci.Fatmir Halimi ;recensentët :akademik Prof.Dr.Nijazi Halilin dhe akademik Prof.Dr.Naim Kelmendi ;korrektorin ,Prof.Abdullah Troshupa;redaktorin teknik me radhitje kompjuterike dhe dizajn :uniArt Creative , shtypshkronjen "Office Printy",Prishtinë,si dhe botuesin “Flomed” SHPK Prishtinë.

Flori Bruqi

2020/02/20

Mixhait Reçi (1957-)


Rezultati i imazhit për MIXHAIT REçI


Akademik Prof.dr. Mixhait Reçi,Ph.D, u lind në Strugë, Republika e Maqedonisë Veriore, më 15.03.1957.Shkollën fillore dhe të mesme e kreu në vendlindje .

Fakultetin ekonomik e kreu në Prishtinë .Magjistraturën e kreu në Universitetin e Zagrebit, ndërsa doktoroi në ekonomi në Universitetin e Prishtinës.

Për 28 vite, ka punuar fillimisht si asistent,pastaj si profesor në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës, në lëndët e “Kontabilitet”, “Kontabiliteti Financiar", "Kontabiliteti i Menaxhmentit”, si dhe "Sistemi Informativ financiar”.

Mixhait Reçi , është themelues dhe president i kolegjit mbretëror “Iliria” në Prishtinë. Ishte kryetar dhe anëtar i "Këshillit nismëtar për themelimin e Fakultetit Ekonomik të Universitetit të Tetovës" .
Profesor Reçi ishte Dekani i Parë i Fakultetit Ekonomik në Universitetin e Tetovës, mbajti një nga ligjeratat e para në këtë universitet, si dhe dorëzoi Indeksin e parë të regjistrimit të studentit në Universitetin e Tetovës. Ai ka botuar shumë punime shkencore dhe analiza, si autor apo bashkautor.
Profesor Reçi është organizator dhe pjesëmarrës i shumë aktiviteteve shkencore. Ai si ekspert, ka marrë pjesë në përpilimin e shumë ligjeve në Republikën e Kosovës. Ka qenë anëtar i Grupit të Ekspertëve në Buxhetin e Strategjisë së Arsimit të Lartë për Kosovë, anëtar i Grupit të Ekspertëve për Promovimin e Procesit të Bolonjës në Kosovë.

Që nga viti 2011 ai është anëtar i "Klubit të Rektorëve të Europës" dhe fitues i Çmimit Europian për Cilësi”, nga Asambleja Europiane e Biznesit.

Gjithashtu është edhe fitues i “Çmimit Evropian për Ekselencë, Kategoria e Artë” nga Shoqëria Evropiane për Kërkim Cilësor.

Profesor Reçi ka qenë kryetar i "Asociacionit të Bartësve Privatë të Arsimit të Lartë” në Kosovë.
Për kontribut të veçantë në arsimin kombëtar, dhe për vlera dhe kontribute të tjera të veçanta, dhe në shenjë respekti ndaj profesor Reçit, e të institucionit që ai udhëheq.

Mbreti Leka I Zogu, dekretoi Kolegjin “Iliria” me titullin “Mbretëror”, duke i dhënë njëherit edhe të drejtën e shfrytëzimit të simboleve të Familjes Mbretërore Shqiptare.

Prof. Reçi u nderua me mirënjohje speciale nga gazeta shqiptaro-amerikane ”Illyria” me seli në New York, për kontributin e tij në miqësinë midis shqiptarëve dhe amerikanëve në SHBA, si dhe për organizimin e tij vjetor të "Ditët e Falënderimit të Kosovës për SHBA-së , për kontributin e tij në edukimin e të rinjve në Ballkan, si profesor për dy dekada në Universitetin e Prishtinës, si bashkëthemelues dhe profesor i Universitetit të Tetovës në Maqedoni dhe Kolegjit Universitar "Iliria" në Kosovë.

Ai gjithashtu është bashkëthemelues i shoqatës “Miqtë e Trupave Mbrojtëse të Kosovës (TMK)”.

Punime shkencore dhe publicistike:

1."Bisedimet për çështje teknike dhe statusi final i Kosovës";

2. "Kosova dhe faktori ndërkombëtar";

3."Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe çështja shqiptare";

4. "Besëlidhja e Lezhës dhe roli i Gjergj Kastrioti - Skënderbeut"; 5."Kosova një vit shtet i pavarur";

6. “Kosova në rrugën e Integrimeve Euro - Atlantike, dhjetë vjet nga ndërhyrja e NATO-s";

7.“Iliria dhe Ilirët”;

8.“Shën Pali ungjillëzuesi i Ilirëve” ;

9.Gjuha standarde shqipe dhe gjendja aktuale e përdorimit të saj”;

10. ”Të pavërtetat dhe dëmet e shkaktuara nga Raporti i Dick Marty;

11. “Kërkimi shkencor dhe Inovacioni në Arsimin e lartë universitar”;

12.“ Media dhe politika “;

13.”Fjalori enciklopedink i Kosovës”( 1,2) ASHAK,Prishtinë,2018.

2020/02/19

Nikë Gjeloshi(1950-)






Dr. Sc.Nikë Gjeloshi, u lind në Rakoc(1950-).Shkollën fillore e kreu në Irzniq të Deçanit , normalen në Pejë,Fakultetin e Politikologjisë e kreu në Universitetin e Zagrebit, si dhe studimet pasuniversitare i kreu në Zagreb. Ka doktoruar në shkencat politike.Punoi gazetar në Radiotelevizionin e Prishtinës.

Nikë Gjeloshi ka qenë themelues dhe nënkryetar i Partisë Shqiptare Demokristiane (PSHDK), prej vitit 1990 dhe ka mbajtur poste të larta në Qeverinë e Kosovës në ekzil,si dhe ministër i mbrojtjes i Republikës së Kosovës(1991-1995).

Publikimet:

1.“Shqipëria jashtë Konferencës së shteteve Islamike,2006.

2. “Për shtetin sovran dhe të pavarur të Kosovës”,Prishtinë 1991.

3.“Aspekte të pandriquara të ndryshimeve kushtetuese“,Prishtinë, 1990.

4.“Çasje e gabuar ndaj problemit shqiptar në RFJ“ Prishtinë, 1990.

5.“Si u bënë ndryshimet kushtetuese në Kosovë“ Prishtinë 1990.

6.“Nuk do të ketë front jugor” , Prishtinë ,1991.

7.“Në jemi në radhë“, 1992.

8.“Në Kosovë bie zilja e alarmit“ ,1992.

9.“Kosova dhe e ardhmja e saj” Tiranë, 1995.

10.Në mungesë të ndërhyrjes ndërkombëtare, shqiptarëve u mbetet shembulli i Kongresit të Lushnjës “, 1998.

11.“Tepër gjatë kemi thirrë natën nëpër terr“ 1998.

12.“Kosovës i duhet një qeveri, një ushtri, një konto“ 1999.

13.“Si identifikohet politika ndër ne“ “Spektrum”, 2000.

14.”Si ta heqim lakun e quajtur:Respektim i sovranitetit dhe integritetit territorial të RFJ-së” , 2000.

15..“Kosova 1999 – as republikë e proklamuar as autonomi e imponuar “, Tiranë, 2002 dhe 2004.

16.”Demonstratat e vitit 1981 bënë kthesë në identitetin tonë kombëtar ", 2006.

17.“Shqipëria jashtë Konferencës së shteteve Islamike", 2006.

18."Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Kosovës 1991-1995"," Rugova-Art", Prishtinë 2015. Etj.


FLORI BRUQI






2020/02/18

KRIMINELI DHE FALSIFIKATORI -EMIGRANTI AMERIKAN- BAJRAM DOKA


Fotografia e Flori Bruqi

NJOFTOJMË OPINIONIN MBARËKOMBËTAR QË LIBRI I SHKENCËTARIT AKADEMIK PROF.DR.HAKIF BAJRAMI’’DOSJA DEMAÇI’’(DOKUMENTE –TRI PROCESET GJUQËSORE KUNDËR ADEM DEMAÇIT 1959,1964,1975)
BOTIMI I TRETË, BREZI ’81,PRISHTINË,2016, ËSHTË
 DUKE U FALSIFIKUAR NGA NJË ISH ANËTAR I AKADEMISË SË SHKENCAVE SHQIPTARO-AMERIKANE , FALSIFIKATORI DHE AKADEMIKU I RREMË ME EMRIN BAJRAM DOKA
THEKSOJMË QË KY MANJAK ËSHTË  I  PËRJASHTUAR NGA AAAS-I  PËR FALSIFIKIME DIPLOMASH UNIVERSITARE NË SHQIPËRI,.I NJAJTI  KA HAPUR MË CA MALAZEZË DHE SERB NJË BLOG TË RREMË QË GJËJA BOTOHET NË ULQIN.BLLOGU ËSHTË I EMËRTUAR MË EMRIN 



KY  NË MËNYRËN MË PËRFIDE -KIBERNETIKE TASH E 

DISA MUAJ PO  I SULMON  SHQIPTARET .


 AUTORI I KËTYRE RRESHTAVE JU KA DREJTUAR ORGANEVE KOMPETENTE TË MINISTRISË SË PUNËVE TË BRENDSHME NË PODGORICË PËR  VERIFIKIM TË KOMPILIMEVE KIBERNETIKE  DHE FALSIFIKIMEVE KIBERNETIKE QË PO I BËNË NË INTERNET

Z. BAJRAM DOKA , ËSHTË EMIGRANT DHE  JETON  NË SH.B.A.:
( Bajram Doka,1617 Melville St, Bronx, NY, 10460-2712).

LUSIM ORGANET KOMPETENTE TË STATE DEPARTAMENTIT AMERIKAN QË TË PARANDALOJNË SULMET KIMBERNETIKE KUNDËR SHQIPTARËVE NË SH.B.A, SHQIPËRI , KOSOVË NGA KY MANJAK VIRTUAL, SI DHE WEB FAQJA E RREME  SERBO-MALAZEZE 


SE KUSH ËSHTË KY MANJAK MUND TË LEXONI GJERËSISHT SHKRIMET PUBLIKE:


ETJ.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...