Agjencioni floripress.blogspot.com

2010/12/25

Assange, ky "shqiptar" i madh (Video)

Kush ka besuar që Assange ka simpati për shqiptarët. Themeluesi i WikiLekas, Julian Assange, po pushon këtyre ditëve në Londër ndërsa publikisht nuk ka folur asnjëherë për marrdhëniet me shqiptarët apo nëse ka simpati për simbolet tona.

Megjithatë, ai duket se ka folur shumë kësaj radhe duke u shfaqur me një çifteli prapa krahëve të tij. Gjatë një interviste për BBC, në murin pas shpinës së tij duket e varur çiftelia - instrumenti muzikor dhe tradicional i shqiptarëve. Sikurse Assange, edhe shumë shqiptarë vazhdojnë ta mbajnë atë me dekada në odat dhe shtëpitë e tyre.

Në një raport tjetër televiziv për Assange, po gjatë një interviste, pas shpinës së tij duket flamuri kombëtar kuq e zi. Ai është i varur në murin e një zyre¸ ku Assange shfaqet me kolegët e tij duke punuar. Flamuri dhe çiftelia – flasin për Julian Assange, "shqiptarin" e madh. Mbase në të ardhmen, ai do të gjej kohë të rrëfej për këto simbole dhe ndjenjat që ka për shqiptarët.


Kliko këtu për ta shikuar intervistën në BBC, ku duket çfitelia:  http://www.bbc.co.uk/news/uk-12047194

..dhe në këtë video ku duket flamuri:

Shkrimtari Ramiz Kelmendi, figurë pikante e letërsisë shqiptare

Nga Flori Bruqi

Dje në Institutin albanologjik të Prishtinës ,në prani të studiuesve e të kolegëve të tij, të mbledhur në Institutin Albanologjik të Prishtinës, shkrimtari, publicisti e gazetari Ramiz Kelmendi u nderua në 80-vjetorin e lindjes. Në ceremoninë e organizuar nga Lidhja e Shkrimtarëve të Kosovës, Kelmendit iu dha mirënjohje nga ky institucion për kontributin e tij gjatë tetë dekadave. Me këtë rast u promovua edhe libri i ri i shkrimtarit Ramiz Kelmendit, “Shkrime të zgjedhura”, i botuar nga “Buzuku”.
Ramiz Kelmendi
Ramiz Kelmendi(20 dhjetor 1930) i takon plejadës së parë të krijuesve të pasluftës së Dytë, i cili levëroi me sukses në letërsinë tonë e që me shkrimet e tij asnjëherë nuk e humbi aktualitetin dhe komunikimin me lexuesit.

Dikush nga krijuesit e të njejtës gjeneratë për një kohë të shkurtër do të ecë përkrah Ramiz Kelmendit, e më vonë shkrimet e disave do të zbehen, kurse Ramiz Kelmendi gjithnjë e më tepër do të perfeksionohet për të arritur majat e suksesit letrar.


Si në çdo fushë tjetër, poashtu edhe në letërsi ekzistojnë barriera, gracka, intriga e xhelozi, nga se për të dobëtit këto janë arma më e fuqishme për të penguar veprimtarinë jo vetëm të një fillestari, por edhe të një njeriut me përvojë të gjatë.


Ramiz Kelmendi, edhe pse aso kohe në moshë të re, do din t’iu përballon intrigave të kohës dhe do të lundrojë drjet arritjës së suksesit vetëm me punë kualitative, duke qenë i vetëdijshëm se vlerat do të jenë ato që e ngritin personalitetin e një individi, e mbase edhe të një shoqërie.


Mirëpo, njerëzit tanë janë shpirtngushtë aq sa suksesi i Ramiz Kelmendit disave po u vërbonte sytë, disave po ua trulloste mendjen e të paktë ishin ata që po i gëzohëshin të arriturave të djaloshit qe vinte nga zona e Rugovës epike.



Pasi dëgjoi fjalët e mira që kishin zgjedhur kolegët e tij në 80-vjetorin e lindjes, Kelmendi, i emocionuar, ka shprehur kënaqësinë e veçantë për kujdesin që i është bërë. “Pas gjithë këtyre fjalëve miradije që nuk i meritoj, po ndihem si 50-vjeçar dhe jo si 80-vjeçar”, ka thënë ai.

Në mesin e studiuesve që folën për veprën e Ramiz Kelmendit ishte edhe akademik prof.dr.Rexhep Qosja, i cili e ka cilësuar shkrimtarin si figurë emblematike. “Si të mos jetë kaq i rëndësishëm një përvjetor i njeriut që përjetoi gjithë ato ngjarje historike si gazetar, publicist dhe edukues i brezave të rinj”, ka thënë Akjademik prof.dr.Rexhep Qosja.

“Ai ka shkruar, sepse ka dashur të jetë dëshmitar historik i fatit të popullit të vet, sepse ishte i brengosur për shkak të padrejtësive, sepse besonte se fjala e tij mund të zgjojë ndërgjegje”, ka shtuar ai.

I pranishëm në shënimin e 80-vjetorit të Ramiz Kelmendit ishte edhe dom Lush Gjergji, i cili e çmoi lart publicistin e gazetarin, duke e motivuar që të punojë edhe në të ardhmen.

“Ky njeri e ka ende mendjen e kthjellët, e ka ende penën e artë dhe vullnetin për të punuar. E njoh shumë moti, kam bashkëpunuar për 30 vjet me të, sidomos në pajtimin e gjaqeve, dhe kam mësuar shumëçka prej këtij njeriu të madh e të mirë”, ka thënë ai.

Studiuesi Zymer Neziri me këtë rast ka bërë një rezyme të biografisë së shkrimtarit, duke u fokusuar në të kaluarën historike të familjes Kelmendi.

Ramiz Kelmendi njihet si shkrimtar, publicist e gazetar, i cili është autor i disa romaneve, teksteve shkollore, dramave, fejtoneve etj.

Ndër veprat e tij më të njohura janë: “Shtatë persona ndjekin autorin”, “Vija e vrragë”, “Abrakadabra” etj

http://agim.poeticforum.com/personazhe-dhe-elita-kombetare-f24/flori-bruqi-ikona-e-gazetarise-kosovare-ramiz-kelmendi-t8054.htm

Zharko Koraq: Fitorja e re e Milosheviqit në Kosovë

Zharko Koraq, kryetari i Unionit Socialdemokrat dhe deputet popullor, në bisedën dhënë për “e-novine”, nuk ka dilema. Vlerësimi i tij është se raporti i Dick Martyt në Serbi has në “interpretimin më të keq të mundshëm”, sipas të cilit të gjithë kanë kryer krime, e, me këtë rast, ja, edhe serbët. Bashkëbiseduesi ynë cek se pika më tmerruese e interpretimit serb për raportin është se lavdërohen politikat e Slobodan Milosheviqit ndaj shqiptarëve të Kosovës dhe në plan të parë nxirret fakti se “dialogu” i vetëm me ta është dhuna.
“Këtë gjë unë shumë kohë më parë në tekstet e mia e kam quajtur simetri të krimeve. Menjëherë pasi të përcaktohet se pala tjetër ka kryer krime kundër nesh – duhet harruar për përgjegjësinë e anës sonë. Ky është mendim jomoral dhe i mbrapshtë, i cili arsyeton krimet e luftës. Një mënyrë e tillë e të menduarit nxitet dhe ky është interpretimi dominant. Mbizotërojnë ndjenja triumfi dhe kënaqësie, në vend se të kërkohet hulumtimi i hollësishëm, me të cilin do të përcaktohej se cila është e vërteta e këtij raporti. Edhe vetë Marty thotë se nuk është prokuror apo gjykatës hetues, porse vetëm ka përpiluar një raport dhe ka nxjerrë indikacionet, të cilat do të duhej të hulumtoheshin, në rast se merren seriozisht. Megjithatë, këtu raporti trajtohet si një dëshmi përfundimtare për realitetin kriminel të popullit shqiptar dhe – të kemi kujdes – si fakt, sipas të cilit politikat e Slobodan Milosheviqit ndaj shqiptarëve kanë qenë të drejta. Pra, nëse nuk pret dhe arreston shqiptarë, atëherë ata do të të presin ty dhe të t’i marrin organet. Ky është mendim i mbrapshtë në kohën kur janë bërë disa hapa të parë e të vegjël për uljen e tensioneve dhe mbajtjen e dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës”, thotë Koraq.
Qëndrim i tij është se raporti nuk e shkruan historinë e re për atë se çfarë ka ndodhur në territoret e ish-Jugosllavisë.
“Raporti kërkon një hulumtim serioz, sa më parë që të jetë e mundur, i hap dy çështje, të cilat janë krejtësisht të ndryshme, e para se çfarë është e vërteta dhe cila është përgjegjësia kriminale dhe fajësia e një numri të njerëzve që përmenden, ndër të tjerët edhe ajo e Hashim Thaçit, pasi aty përmenden krejtësisht në mënyrë konkrete njerëzit, në aspektin e përgjegjësisë direkte. Së dyti, ky raport dëshmon për atë se lufta lë pasoja të rënda dhe se me rastin e përfundimit të luftës duhet bërë përpjekje madhështore për përcaktimin e së vërtetës së plotë për krime lufte. Është evidente, megjithatë, se ky raport, i cili është tepër i rëndë dhe hap pyetje të rënda për fatin tonë, po keqpërdoret nga ana e ministrit të Punëve të Jashtme, Vuk Jeremiq, gjë kjo që shihet në deklaratat që e barazojnë raportin me fitoren ushtarake të Serbisë në Kosovë. Mendoj se ky është një interpretim më se i papërgjegjshëm dhe i palejueshëm. Është interesante se edhe vetë Marty ka deklaruar se interpretimi i tillë duhet të ngufatet, por këtë gjë mediat tona nuk e kanë transmetuar. Do të duhej përmbajtur nga komentet si ato të Jeremiqit. Raporti, sikur të dëshmohej i saktë, do duhej shpënë nga përgjegjësia për krime dhe të tregojë atë që është shumë e rëndësishme, cili është fati i disa njerëzve që cilësohen si të zhdukur. Çfarë ka ndodhur me ata. Dhe që edhe njëherë të kuptohet se konfliktet duhet të zgjidhen në mënyra paqësore, cek kryetari i SDU-së.
Ai konstaton edhe se me këtë rast janë zgjuar mediat, gazetarët dhe analistët, të cilët kanë mbështetur politikat e Slobodan Milosheviqit ndaj Kosovës dhe shqiptarëve të Kosovës.
“Shihni të gjitha mediat, të cilat kanë mbështet Milosheviqin dhe politikën e tij kriminale, gazetarët që kanë lavdëruar politikat e Milosheviqit, analistët që, kalimthi, janë krejtësisht të njëjtë. Ata kanë përjetuar moment menopauze: ja, gjithë kohën flasim se shqiptarët janë kriminelë, tash kemi dëshmi. Për politikanë shqiptarët zgjedhin vetëm kriminelët, të gjithë politikanët shqiptarë janë kriminelë, nuk duhej zhvilluar kurrfarë dialogu me shqiptarët, nuk duhej krijuar kurrfarë marrëdhënieje miqësore me ta – këto janë qëndrimet e tyre. Sikur Thaçi të ishte përfaqësuesi i vetëm dhe kryesor i një populli dhe sikur nuk duhet që akoma të hetohen disa nga pretendimet në raport (ato, përsëris, janë tepër serioze dhe të rënda). Fakti se të gjitha anët kanë kryer krime, nuk do të thotë se kanë kryer krime të barabarta, në mënyrë të barabartë. Si psikolog mund t’ju them se natyra njerëzore është e njëjtë, mirëpo nuk janë të njëjta edhe rrethanat shoqërore, kulturore apo historike”, cek Zharko Koraq.
Interpretimet e raportit të Dick Martyt, thotë bashkëbiseduesi ynë, përveç dhunës që është mënyra e vetme e komunikimit me shqiptarët, sinjalizojnë atë se Vuk Jeremiq, pas mposhtjes në zgjedhjet në Partinë Demokratike ka dalë përsëri si një figurë triumfale politike.
“Pas bisedimeve në Luksemburg, në vend se të na thotë se çfarë ka ndodhur atje dhe çfarë ka bërë për interesat e Serbisë, ai ka thënë se ka kërkuar ndihmë për hetimin e pretendimeve nga raporti i Dick Martyt. Pra, ai tash kërkon atë që ndoshta është pjesërisht në kompetencat e tij, në vend se të merret me përmirësimin e marrëdhënieve me shtetet e Evropës, me përdorimin e kanaleve diplomatike për shfrytëzimin e potencialeve ekonomike të Serbisë. Përsëris, ky raport po përdoret si dëshmi përfundimtare se politikat e Milosheviqit kanë qenë të drejta. Dhunë, dhunë dhe vetëm dhunë kundër shqiptarëve. Për shkak se, nëse ajo nuk përdoret, atëherë ata do të jenë të dhunshëm kundër nesh. Në vend që në mënyrë të qetë të bisedojmë për momentet e vështira. Reagimet e para të Serbisë ishin konkrete, është thënë se nuk do të paraqitet ndonjë padi, por do të pritet deklarimi i Bashkimit Evropian dhe të nisen hetimore. Mirëpo, tash raporti po përdoret si mbështetje për një politikë ndaj shqiptarëve dhe Kosovës, e cila ka përjetuar goditje të plotë”, thotë Koraq.
“Kjo gjë do të vështirësojë komunikimin mes Beogradit dhe Prishtinës, e kam parë se Jelko Kacin ka thënë se nuk do ta vështirësojë, por, druaj se do të ndikojë, pasi përmban pjesë dramatike. Do t’ua vështirësojë punët përfaqësuesve serbë, të cilët edhe ashtu vështirë hyjnë në këtë dialog dhe mendoj se pason një stagnim i marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës. Këtë gjë disa këto mezi se do ta presin. Mirëpo hapet kështu edhe një tjetër problem madh, marrëdhënia e Prishtinës ndaj Evropës, respektimi i të drejtave njerëzore në Kosovë dhe, më duhet që këtë gjë ta them haptazi, biografia e disa prej politikanëve të Kosovës”, cek Zharko Koraq.

“Vecernje Novosti”: Të droguar nën skallp (!!!)

Po botojmë këtu një shkrim të sotshëm të të përditshmes së Beorgadit, “Veçernje Novosti” për të parë se deri ku shkon imagjinata e njerëzve dhe opinionit të Beogradit karshi shqiptarëve. Lexuesi i kujdesshëm nuk do ta ketë të vështirë të bindet për këtë.




“Në burgun e Tiranës në vitin 1999 (në fakt atëherë president ishte Rexhep Mejdani, por kështu i ka thënë ajo “Novostit”, që flet për besueshmërinë e rrëfimit të saj – v.j.) ishin 37 serbë, të cilët ishin transferuar në pronën private që i përkiste presidentit të atëhershëm të Shqipërisë, Sali Berisha, citon e përditshmja e Beogradit, “Veçernje Novosti”, gjoja një dëshmitare me inicialet L.K.
Ajo kësaj gazete i ka rrëfyer se cilat burgje i kishte vizituar, në kërkim të serbëve të kidnapuar nga Kosova dhe gjithë ç’kishte parë gjatë asaj kohe.
Përveç Tiranës, ku kishte “vizituar” burgun qendror, bashkëbiseduesja e Novostit thotë se kishte qëndruar në kampet e Durrësit, Vlorës, Kukësit, përkatësisht të ashtuquajturën Shtëpi e verdhë, ku takoheshin krerët e UÇK-së.

“Duke gjurmuar serbët e kidnapuar, në rrethana speciale që hapën dyert e zyrtarëve më të lartë shqiptarë, në dhjetor të vitit 1999 për herë të parë u ndodha në Shqipëri. Me qëllim të mbledhjes së më shumë informatave rreth serbëve të kidnapuar, vazhdova të shkojë në këtë vend me qëllim që të ‘vizitojë’ të gjitha kampet, në të cilat kanë qëndruar serbët e zënë rob”, ka deklaruar për “Novostin”, 50-vjeçarja L.K.
Të gjitha dyert i kishte të hapura në saje të parave. Për informatat e marra ka paguar shuma të konsiderueshme të hollash.
Bashkëbiseduesja e “Novostit” ka thënë se organet e nxjerra, shqiptarët i kishin transportuar me helikopter privat në frigorifer special portativ. Organet pastaj janë shitur në tregun e zi të Evropës dhe të Amerikës. Për secilin organ, thekson ajo, dihej paraprakisht çmimi, ndërsa paratë i kanë marrë udhëheqësit e UÇK-së. Destinim i parë në kërkim të zënëve rob serbë L.K. ka pasur burgun qendror në Tiranë. Atje kishte hyrë me ndihmën e inspektorit të atjeshëm, të një martese të përzier serbo-shqiptare.
“Në këtë burg kanë qenë 37 serbë të kidnapuar në Kosovë. Ishin të sistemuar në disa hapësira më të mëdha. Edhe pse ishte dimër, disa ishin gjysmë të zbathur, të veshur ligshtë dhe me shëndet qartë të rrënuar”, zbulon gjoja detajet L.K., duke pohuar se serbët nga ky burg i quan në pronën private afër qytetit, i ngjashëm me një ranç fshati, në pronën e presidentit të atëhershëm, Sali Berisha.
Në këtë pronë ishte spitali më modern. Aty serbëve u merreshin organet. Kishte provuar të bisedonte me serbët e zënë rob.
“Ishin të pagojë në secilën pyetjen time. Frika e mosbesimi zotëronin mbi serbët. Me siguri ishin edhe nën ndikimin e qetësuesve”, shton ajo.
Bashkëbiseduesja e “Novostit” pohon se në këtë burg kishte njohur mjekun Petkoviq nga Prishtina, Goran Stoliqin nga Prizreni, Millorad Avramoviqin nga Istogu.
Stacioni tjetër në rrugën e të vërtetës ka qenë Shtëpia e verdhë në rrethinën e Kukësit. Aty kishte takuar 12 serbë të rrëmbyer.
“Pos heqjes së organeve të serbëve të kidnapuar, në atë shtëpi takohej edhe vetë kreu u UÇK-së me krerët e atëhershëm të Shqipërisë, dhe aty merreshin vesh për zhvillimin e aktiviteteve kriminale, nga tregtia me organe, deri te armët dhe droga”, rrëfen L.K., e cila kishte marrë vesh se për heqjen e organeve nga të zënët rob vendoste ekipi i mjekëve, që merrej me operime.
Njerëzve të kidnapuar u nxjerrshin zemra, palca kurrizore, kornea, veshkat, lukthi...
“Nga miq, të afërm me krerët e UÇK-së, mora vesh se një pjesë e të hollave që fitoheshin nga kjo tregti e përgjakshme me organet serbe përfundonte si ryshfet për zyrtarët e lartë ndërkombëtarë”, pohon L.K.
Kishte vizituar pastaj edhe vendin Vlora (kjo i thotë Flora v.j.). Edhe aty ishte një spital ku nxirreshin organe nga serbë e romë të zënë rob.
Ndër viktima ka pasur edhe të huaj, para se gjithash vajza nga Ukraina, Rumania, Bullgaria, të cilat në veri të Shqipërisë ishin sjellë me mashtrime.
Skena të tmerrshme kishte ndeshur në Durrës. Të kidnapuarit mbaheshin në një stallë. Gjatë natës nga kampi i përkohshëm shpërthenin klithmat e të burgosurve, shkruan sot kjo gazetë”.
http://www.koha.net/index.php?cid=1,24,44294

Krimineli çetnik Zoran Obradoviq,është arrestuar në Gjermani

Një nga të dyshuarit kryesorë për krime lufte në fshatin Qyshk të Pejës, , ëZoran Obradoviq,është arrestuar në Gjermani, ka bërë të ditur Prokuroria serbe për Krime Lufte. “Në Gjermani është arrestuar dje një nga protagonistët kryesore të ngjarjes në fshatin Qyshk”, ka thënë prokurori Vladimit Vukçeviq. Ai ka thënë se individë të këtij krimi janë të vendosur në shumë vende, jashtë Serbisë.

 Arrestohet në Gjermani i dyshuari kryesor për masakrën në Qyshk
 Më 20 dhjetor 2010  ka filluar në Gjykatën në Beograd gjykimi i nëntë pjesëtarëve të njësitit të quajtur “Çakalli”, për krimet në fshatin Qyshk, ndërsa janë lëshuar fletarreste të Interpolit edhe për 17 të dyshuar që gjenden në arrati. Sipas Prokurorisë, pjesëtarët e “Çakallit” më 14 maj të vitit 1999 kanë vrarë 44 civilë, kanë shkatërruar dhe djegur deri në 40 shtëpi, rreth 400 civilë shqiptarë, gra, fëmijë dhe pleq i kanë dëbuar, dhe kanë marrë nga ta para dhe gjëra tjera të çmuara.

Artan Grubi : Isha i vetmi shqiptar me ekipin e Hagës në “Shtëpinë e Verdhë”

Organizata joqeveritare “Zgjohu” e vlerëson trillues dhe politik raportin e Dick Martyit dhe i hedh poshtë pretendimet se ministri i Shqipërisë Lulzim Basha kishte qenë prezent gjatë hetimeve në të ashtuquajturën “Shtëpi e Verdhë”. Drejtuesi i kësaj organizate, Artan Grubi ka thënë se kishte qenë i vetmi shqiptar me ekipin e Tribunalit të Hagës në fshatin Gurë, në fillim të shkurtit të vitit 2004, prandaj deklarata se ministri Basha kishte qenë atje është e pavërtetë. Ai është shprehur i shqetësuar rreth etiketimit të UÇK-së dhe kombit shqiptar në raportin e Dick Martyt, duke mos u bazuar në asnjë dëshmi për këto akuza.
Drejtuesi i “Zgjohu” në Maqedoni, Grubi ka thënë se në shkurt të vitit 2004 është ngarkuar me detyrë nga Tribunali i Hagës që të marrë pjesë në hetimet tek “Shtëpia e Verdhë”, ku së bashku me hetues, punëtorë tjerë të këtij tribunali dhe me ekipin e mjekëve ligjorë të UNMIK-ut, që udhëhiqeshin nga Jose Pablo Baraybar kanë zhvilluar hetime.
Grubi: Isha i vetmi shqiptar me ekipin e Hagës në “Shtëpinë e Verdhë”
Ai u ka thënë gazetarëve se është i shtyer të reagojë në këtë formë, ngase e tërë bota është duke u marrë me një gënjeshtër. “Mediet, Këshilli i Evropës dhe institucionet tjera nuk përfillin faktin që ky hetim nga ana e Tribunalit të Hagës nuk gjeti asnjë dëshmi dhe rrjedhimisht, për shkak të mungesës së provave dhe dëshmitarëve, nuk mund të ndërtohet rast siç ka cekur edhe vetë kryehetuesi i Tribunalit për këtë rast në maj të këtij viti për BBC-në, Matti Raatikainen”.

Sipas Grubit, në vazhdën e trillimeve bënë pjesë edhe përmendja e disa personave, të cilët nuk kanë qenë në atë vend dhe asnjëherë nuk kanë punuar për Tribunalin e Hagës.

“Raporti i kontestuar që po përcillet me deklarata trilluese, në tërësinë e vet nuk po sjell asnjë fakt dhe asnjë dëshmi të re për këto supozime, por është kryekëput politik dhe po shkakton dëm të paparashikueshëm për popullin shqiptar”, ka thënë Grubi.

Veprimtari Adem Demaçi: Të mos harrohet sakrifica e dëshmorëve

Veprimtari Adem Demaçi ka bërë thirrje të mos harrohet sakrifica e dëshmorëve të luftës. Ai të premten, në përvjetorin e 12-të të betejës së UÇK-së që ishte zhvilluar më 24 maj të vitit 1998 te vendi i quajtur te Tabet në fshatin Llapashticë të Podujevës, ka thënë se rikujtimi i bëmave historike është shumë i rëndësishëm.
“Beteja e zhvilluar këtu në fundvitin ’98 i sensibilizoi edhe skeptikët tanë edhe ata të Evropës se UÇK-ja është e gatshme që të sakrifikojë dhe të çojë përpara procesin çlirimtar që kishte nisur”, ka thënë Adem Demaçi.
“Nuk duhet mbetur peng i së kaluarës, por nuk duhet as të harrohet sakrifica e dëshmorëve. Rikujtimi i bëmave historike është shumë i rëndësishëm, sidomos tash kur Beogradi ka nisur të dërgojë emisarë në Zvicër dhe në vendet e tjera evropiane”, është shprehur ai, duke aluduar në raportin e Dick Martyt për “Shtëpinë e Verdhë”.
Sipas tij, nëse përpara populli ka qenë i gatshëm të sakrifikohet 10 për qind, tash është i gatshëm për 50 për qind.
“Populli nuk do të lejojë që dikush ta copëtojë Kosovën. Disa ‘bishta’ të sistemit të kaluar kanë ngritur krye nëpër media. E kaluara e personave të tillë mund edhe të falet, por atyre nuk u falet kur duan të ‘riciklohen’ dhe të bëhen pengesë për ecjen përpara”, ka thënë Demaçi.
Ai ka folur edhe për pakicat, siç thotë ai, që është për t’iu dhënë të drejta, “por nuk mund t’i kuptojmë persona sikur Rada Trajkoviqi, e cila nuk e pranon shtetin e Kosovës, por në të njëjtën kohë do që të bëhet deputete e Kuvendit të Kosovës dhe të marrë pagë nga buxheti ynë”, ka thënë ai.
Ndërkohë, kryetari i Degës së Organizatës së Veteranëve të UÇK-së, Xhevdet Maçastena, ka theksuar se do të dështojë çdo përpjekje e atyre që synojnë që të vënë në dyshim vlerat e luftës çlirimtare.
“Dëshmorët e rënë në këtë betejë dhe në betejat e tjera janë shëmbëlltyrë për të ardhmen”, ka thënë Maçastena.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...