Agjencioni floripress.blogspot.com

2014/02/20

Barak Obama: Kosova krenare për përparimin e rëndësishëm në gjashtë vitet e fundit

Obama: Kosova krenare për përparimin e rëndësishëm në gjashtë vitet e fundit


Udhëheqës botërorë urojnë Presidenten Jahjaga në gjashtëvjetorin e pavarësisë së Republikës së Kosovës. Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama përmes një telegrami ka uruar Presidenten e Kosovës, Atifete Jahjagën për përvjetorin e gjashtë të shpalljes së pavarësisë së Republikës së Kosovës. Kështu bënë me dije vetë presidentja Jahjaga përmes rrjetin social facebok. Në urimin e Presidentit Obama thuhet: “E nderuara zonja Presidente,
Në emër të popullit të Amerikës, kam kënaqësinë që t’i uroj popullit të Kosovës gjashtë vjetorin e pavarësisë suaj, më 17 shkurt.  “Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhdojnë të mbështesin zhvillimin e mëtejmë të Kosovës dhe rritjen e përgjithshme të saj si një demokraci sovrane, e pavarur dhe shumëetnike. Kosova duhet të jetë krenare për përparimin e rëndësishëm në gjashtë vitet e fundit, veçanërisht me arritjet historike të vitit 2013, përfshirë edhe Marrëveshjen e Prillit me Serbinë për normalizimin e marrëdhënieve dhe me përparimin e bërë në dialogun e lehtësuar nga BE-ja.  Mbesim të përkushtuar për të mbështetur përparimet tuaja drejt integrimit të plotë euro-atlantik dhe në ndërtimin e një të ardhmeje më të ndritur për të gjithë qytetarët e Kosovës”.
Duke uruar të gjithë qytetarët e Kosovës në përvjetorin e pavarësisë, Presidenti i Republikës së Gjermanisë, zotëri Joachim Gauck, veç të tjerash thotë:
 “Jam i bindur se Kosova do të vazhdojë në mënyrë konsekuente politikën e saj drejt Bashkimit Evropian dhe rrugën e reformave të brendshme. Lidhur me këtë Gjermania do të përkrahë vendin Tuaj në të ardhmen si partnere të besueshme. Vitin e kaluar Kosova dhe Serbia kanë shënuar bashkërisht hapa të rëndësishëm përpara në ndërtimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore. Marrëveshja e parë për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve e 19 Prillit 2013, dhe zbatimi i saj është një sukses historik, i cili duhet të shërbejë si udhërrëfyes për të ardhmen.  Në këtë frymë Ju inkurajoj që të vazhdoni të ecni përpara në rrugën e pajtimit dhe të bashkëjetesës paqësore dhe kooperuese të njerëzve në Kosovë, pavarësisht nga përkatësia e tyre etnike. Biseda jonë në Berlin vitin e kaluar më jep besim se kjo tek ju është në duar të sigurta”
Presidenti i Republikës së Italisë, zotëri Giorgio Napolitano, në telegramin e urimit dërguar Presidentes Jahjaga përcjell urimet e tij të sinqerta për prosperitet:
“Marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve tona njohin intensifikim edhe në bazë të angazhimit në këto vite ka bërë Italia në përkrahje të stabilitetit, të zhvillimit dhe forcimit të institucioneve demokratike të Kosovës. Pjesëmarrja domethënëse e Italisë në misionin e KFOR-it shpreh dëshminë më konkrete. Edhe në të ardhmen, Prishtina mund të vazhdojë të llogaris në mbështetjen e Romës në dialogun rajonal dhe në rrugëtimin e saj të përafrimit me Bashkimin Evropian”.
Presidenten Jahjaga e ka uruar edhe Presidenti i Republikës së Austrisë, zotëri Heinz Fischer, Presidenti i Republikës së Hungarisë, zotëri Janos Ader, Presidenti i Republikës së Kroacisë, zotëri Ivo Josipoviq në gjashtëvjetorin e Pavarësisë së Kosovë, në emër të qytetarëve të Kroacisë uron të gjithë qytetarët e Kosovës. Telegram urimi për gjashtëvjetorin e pavarësisë së Kosovës ka dërguar edhe Mbretëresha e Britanisë së Madhe, Elizabeta II, si dhe Mbreti i Holandës, Willem – Alexander R.

Hivzi Islami, pyet Rexhep Qosjen: Deri sa të doli mjekërra, ku ishe i fshehur


Hivzi Islami, pyet Rexhep Qosjen: Deri sa të doli mjekërra, ku ishe i fshehur
 Kryetari i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Dr. Hivzi ISLAMI, ka parashtruar 55 pyetje, në fakt, akuza për Rexhep Qosjen. Kreu i Akademisë përdorë termat nga më të rëndat për Qosjen

I vetëquajturi At i kombit; i vetëshpalluri mendja e kombit; i vetëproklamuari I Madhi dhe më I Madhi i kombit; egocentristi i kompleksuar, halucinanti e linçuesi; psikopati për skena e prapaskena; megalomani, narcisoidi, frikacaku, gënjeshtari, hipokriti, shpifësi monstruoz dhe intriganti i kombit; ndotësi i mjedisit kulturor, kombëtar dhe shoqëror; i sëmuri i botës shqiptare; përçarësi më i madh i kombit; kacagjeli nihilist; denoncuesi i të gjitha personaliteteve të rëndësishme të letërsisë, të kulturës, të shkencës dhe të politikës shqiptare andej e këndej kufirit; anti Kadare dhe anti Rugovë i tërbuar; projektuesi paranoik i fushatave; mjeshtri për t’i projektuar të zezat e veta te të tjerët; servili e shërbetori i të gjitha pushteteve; moralisti i pamoralshëm; mësuesi pa kredibilitet; ndërgjegja e përbaltosur; pushti i kombit; njeriu pa miq dhe shokë; shkatërruesi i çdo raporti njerëzor; njeriu pa asnjë ndjenjë humane; trimi pas betejës së fituar nga të tjerët; denoncuesi policor i Akademisë; shkruesi zgjërdhishëm i ”Morfologjisë…”; nga institucionet shkencore e kulturore denoncuesi i parë i demonstratave të vitit 1981; hedhësi i benzinës në zjarr në kohën e ”revolucionit të vonuar demokratik” në Shqipëri; migranti i rruar e i maskuar; vajtuesi më i madh i Josip Broz Titos në ish-Jugosllavi; bolsheviku dhe enveristi më i devotshëm; bartësi i botimit të pamfleteve politike, të rënda 288.000 euro; humbësi më i madh i zgjedhjeve në historinë e zgjedhjeve në rruzullin tokësor; fituesi i çmimit 7 Korriku i Serbisë, që nuk e ktheu kurrë…!
Pas këtij portretimi, e dini kush është ky njeri? Nëse nuk e dini, ky është REXHEP QOSJA, i vetëquajturi “At” i kombit.
PYETJET:
1. Thua se e jep kokën për të vërtetën, po pse nuk e dhe deri tash kur pate shumë raste?
2. ”Mendje e kombit”, pa mendje për vetveten, a ke probleme më shumë me vetveten apo me të tjerët?
3. A po i vuan akoma pasojat e patologjisë së një mentaliteti mesjetar-fisnor?
4. Nga buron kënaqësia dhe paranoja që t’i ofendosh të gjitha personalitetet e mëdha në fushën e shkencës, letërsisë, kulturës, politikës shqiptare në Shqipëri dhe në Kosovë?
5. A shkove prej lektorit të zakonshëm të Radio-Prishtinës drejt hulumtues shkencor në Institutin Albanologjik, pa magjistraturë shkencore?
6. Pse nuk munde t’i jepje provimet në shkallën e tretë në Beograd? Cilat ishin pengesat?
7. A shkove pa magjistraturë shkencore drejt në doktoratë?
8. A të mbështeti më së shumëti prof. Fehmi Agani për paraqitjen e doktoratës pa magjistraturë, kundër të cilit më vonë e zhvillove fushatën më të egër?
9. A u bëre drejtor i Institutit Albanologjik pa konkurrencë dhe a u zgjodhe tre mandate rresht në atë funksion, që ishte përjashtim në gjithë ish-Jugosllavinë?
10. A e kërcënove me revole drejtorin legjitim të Institutit Albanologjik dhe a ia shave nënë e babë, ndërsa në opinion thoshe që ai të ka sharë e kërcënuar?
11. A pate ndonjë arsye të madhe që të japësh propozim e mendim pozitiv dhe së fundi ta votoje Sinan Hasanin për anëtar të ASHAK-ut?
12. A pate arsye plotësuese ta vajtoje me aq sentimentalitet Titon?
13. Po Enver Hoxhën, pse vazhdon ta konsiderosh personalitetin më të madh të kombit?
14. Pse nuk ke kurajo qytetare dhe intelektuale të japësh dorëheqje nga ASHAK kur e denoncon çdo ditë dhe e urren patologjikisht?
15 . A është e moralshme ta merrësh “rrogën kombëtare”, si e quan kur i akuzon anëtarët tjerë të Akademisë, kur nuk e ke shkelur pragun e saj tash e 15 vjet?
16. A ishe i pari drejtor i një institucioni kulturor e shkencor që i denoncove demonstratat e studentëve të vitit 1981? A është gazeta “Rilindja” dëshmi për këtë denoncim?
17. Sa herë e takove kryetarin e Jugosllavisë së Zhablakut (1992-1993), “babain” e kombit serb, Dobrica Qosiqin, në Manastirin Prohor Pçinjski?
18. Çka bisedove me Qosiqin? Për ndarjen e Kosovës?
19. Në vitin 1989, kur derdhej gjaku në Kosovë dhe rrënohej autonomiteti i saj, a u takove me shokun Vidoje Zharkoviq në Beograd, politikan nga Mali i Zi dhe funksionar i lartë në ish-Federatën Jugosllave dhe përgjegjës për KOS? Nëse po, çka bisedove me të?
20. Po me Dushko Ristiqin dhe Mihaillo Zvicerin kishe raporte të ngushta?
21. Pas rrënimit të autonomisë së Kosovës, kur u derdh gjaku, a i deklarove gazetës sarajevase “Oslobodjenje” se je qytetar lojal i Jugosllavisë?
22. Si drejtor a pranove me vetëdije në punë në Institutin Albanologjik njerëz të UDB-së dhe të KOS-it?
23. A bëre divorc me gjyq nga gruaja legjitime dhe faktike vetëm për ta mbajtur banesën shoqërore, së bashku me shtëpinë luksoze? A vazhdove jetën normalisht me gruan “e divorcuar” në këtë banesë dhe në këtë shtëpi derisa ajo ishte gjallë?
24. A bëje orgji me gratë e huaja, të qarqeve të njohura të Kosovës në hotel “Dajti” e gjetiu në Shqipëri? Po orgjitë në Maqedoni, në motelet e atëhershme, poashtu me gratë e e këtyre qarqeve?
25. A erdhi në krizë bashkëpunimi midis dy universiteteve – UP-së dhe UT-së për këto sjellje tuaja amorale?
26. A kishe sjellje të tillë edhe në zyrën tende në Institutin Albanologjik?
27. A humbe me vota të fshehta për anëtarë të Pleqësisë së Institutit Albanologjik pasi përfundove tre mandate si drejtor?
28. A humbe me vota të fshehta për anëtarë të Kryesisë së KMDLNJ-së?
29. A humbe katastrofalisht në zgjedhjet e para menjëherë pas luftës (2000) dhe pas Rambujesë (1999)?
30. A i more në komunën e Prishtinës, bile në koalicion me një parti, vetëm 155 vota?
31. Me këtë rezultat të votimeve, a ishe jolegjitim në Konferencën e Rambujesë dhe në emër të kujt e nënshkrove “paqen e përgjakur”, siç e quan vetë?
32. Në vitin 2000 t’u nda çmimi “Nderi i Kombit”, por gjysma e kombit me votë të lirë nuk ta pranojë. A do ta kthesh këtë çmim?
33. A është e vërtetë se u mundove ta përjashtoje nga puna dr. Ibrahim Rugovën në Institut Alabanologjik sa ishe drejtor?
34. Por kur e mbrojtën anëtarët e tjerë të Pleqësisë, a është e vërtetë se ia ndale rrogën për disa muaj me pretekst se kishte qëndruar në Shqipëri më gjatë se sa duhej dhe nuk po i kthente librat e bibliotekës?
35. Është e vërtetë se krejt librat e zgjedhura të Institutit Albanologjik i ke bartur në shtëpi? Po pikturat e Akademisë, i ke në shtëpi?
36. A është e vërtetë se pas mbylljes së kufirit me Shqipërinë në vitet 1981-1991, vetëm ti i merrje librat e Shqipërisë përmes rrugëve që vetëm ti i di?
37. A është e vërtetë se shumë botime tua janë të kompiluara e të vjedhura nga librat e Shqipërisë dhe librat e leksionet e Beogradit? Po disa përkthime dhe disa harta a i përvetësove dhe nga botimet e mia?
38. A është e vërtetë se për botimin e pamfleteve tuaja Qeveria e Kosovës i dha 238.000 euro, ndërsa honorar i more 137 euro?
39. A është e vërtetë se disa vjet më parë edhe MASHT-i i Kosovës ia dha “Toenës” së Tiranës 50.000 euro për botimin e pamfleteve tua në 22 vëllime? A mund ta dimë sa komplete të pamfleteve të ”Toenës” dhe të Qeverisë së Kosovës janë shitur?
40. A është e vërtetë se je i vetmi shqiptar që i urren edhe të vdekurit, të cilët i ke urrejtur për së gjalli?
41. Pse e urreje kaq shumë Presidentin historik, dr. Ibrahim Rugovën sa ishte gjallë? Nuk shkove as në varrim, po as familjen nuk e ngushëllove?
42. Po pse e urren tash Rugovën kur nuk është më në mesin e të gjallëve?
43. Pse aq shumë e urreje poetin tonë të madh Ali Podrimjen sa ishte i gjallë? Pse e urren kaq shumë Podrimjen edhe për së vdekuri?
44. A mund ta dimë pse nuk erdhe në asnjë mbledhje komemorative të anëtarëve të vdekur të Akademisë dhe nuk i shprehe ngushëllime asnjë familjeje, nga vdekja tragjike e akad. Fehmi Aganit më 1999 e deri te vdekja akad. dhe poetit Ali Podrimja më 2012;
45. Kur erdhi i ringjallur Skënderbeu në Kosovë, me një pritje madhështore nga populli, pse popullin e quajte qenë dhe kudra?
46. A është e vërtetë se dy ditë para bombardimeve (e hënë, më 22 mars 1999), të caqeve serbe nga NATO-ja e thirre popullin që të mos e braktisë Kosovën, sepse ne atdhe tjetër nuk kemi dhe në këtë mënyrë po i përmbushen synimet armikut?
47. A është e vërtetë se i pari, i rruar e i maskuar, ike nga Kosova në mars 1999?
48. A është e vërtetë se në Bllacën katastrofike (1999), ashtu të tebdylosur, të thirren njerëzit e Qeverisë probullgare? A gumlloi megafoni: Rexhep Qosja le të dalë? A dole?
49. A është e vërtetë se si ”Baba” i kombit, e le popullin në mëshirën e barbarisë, popullin në të cilin thirreshe gjithë jetën dhe vazhdon të thirresh?
50. Deri sa të doli mjekërra, sa ditë qëndrove në Maqedoni dhe ku ishe i fshehur?
51. Pasi të doli mjekërra, a është e vërtëtë se në Tiranë deklarove se shqiptarët që kanë mbetur në Prishtinë janë lojalë ndaj regjimit serb?
52. A është e vërtetë se në një TV të Kosovës pas luftës serbëve të Kosovës u garantove të drejtën e vetëvendosjes, me Graçanicën shtet të tyre? Në emër të kujt e bëre këtë?
53 A ishe i pari që kërkoje të shkonte veriu i Kosovës në Serbi? Në emër të kujt fole?
54. Gjithë jetën, a e hidhje gurin dhe e fshehje dorën?
55. Gjithë jetën përdore e keqpërdore shumë njerëz, i gënjeve, i mashtrove, i shantazhove, i kërcënove, po edhe sa lakej të kanë mbetur sot, 2-3 apo më pak?

(HUZAUAR NGA WEB FAQJA http://botapress.info/index.php/ekskluzive/item/771-hivzi-islami-pyet-rexhep-qosjen-deri-sa-t%C3%AB-doli-mjek%C3%ABrra-ku-ishe-i-fshehur)

Nikë Gjeloshi ngre padi kundër portalit „Botapress“

Në emailin e redaksisë së portalit – gazetës Botapress ka ardhë një njoftim nga Nikë Gjeloshi pëmres së cilës bëhet e ditur për ngritjen e padisë kundër portalit „Botapress“ dhe akademik mark Krasniqit. Më poshtë po japim njoftimin e padisë së z.Nikë Gjeloshi.
Redaksia nuk ndërhynë në tekstin e njoftimit të z. Gjeloshi!
„Shum të nderuar, Në Portalin tuaj Infomativ „botapress.info“,nga dt.04.02.2014,është publikue një shkim shpifes e fyrës ndaj meje i shkruar nga autori Mark Krasniqi me Titull: „Mark Krasniqi u pergjigjet Qosjës, Demaqit, N. Gjeloshit e K.Krasniqit“. Ju si portal informativ, me publikimin e tekstit shpifes ndaj reputacionit të personalitetit tim si shtetas dhe intelektual, jeni bërë bashkëpërgjegjës ashtu si autori i shpifjeve e fyrjeve. Para rreth 10 (dhjetë) vjetësh kam patur një polemikë të gjatë me autorin e shpifjeve (polemikë e nxituar nga i njejti shpifes), me çrast me fakte e deshmi, dokumente publike e Arkivore, shqiptarëve dhe lexuesve në pergjithësi, u kam bërë te njohur veprimtarinë e këtij autori shpifës, nga Lufta dytë Botërore e kendej, dhe as sot nuk i hjek fjalë e as presje atyre shkrimeve: në shtyp, portale informative apo Libra te mijë. Këto ditë ky autor shpifës ka hudhë edhe një mori shpifje, trillime e te paverteta qe vetem mendja e prishur mund ti imagjinojë; gjëra të pamenduara e të pabëra kurrë nga unë, me qellim: të demton reputacionin tim si personalitet, intelektual e protagonist i shum zhvillimeve politike, juridike kthesë historike per të mirën e popullit dhe Kosovës, si para ashtu dhe gjatë funksioneve të mia në qeverinë e exilit e deri me sot. Unë, konform Ligjit të Republikës së Kosovës per shpifje dhe fyrje, sot me 10.02.2014, kam bërë Padi civile ndaj shpifësit Mark Krasniqi dhe portalit tuaj Informativ „Botapress.info“ si publikues - bashkëpërgjegjës i atyre shpifjeve. Nga Gjykata Themelore në Prishtinë kam kerkue ta denohet shpifësi dhe bashkëpërgjegjësi i demtimit të reputacionit tim si shtetas e intelektual.
Me rrespekt,
Dr.sc. Nikë Gjeloshi

Nikë Gjeloshi ngre padi kundër portalit „Botapress“




KU T’I KËRKOJ RRËNJËT E TUA KOSOVË?

                                                                 
                                             AUTORE: KOZETA NUSHI-ALIKAJ

                                          KU T’I KËRKOJ RRËNJËT E TUA KOSOVË?

Ku t’i kërkoj rrënjët e tua Kosovë?
Ku t’i kërkoj rrënjët e tua Çamëri?
E bëra këtë pyetje dhe si shqiponjë u ngrita lart në të madhin qiell.
Dhe qielli m’u përgjigj:-
Zbrit shpejt moj bijë e kërkoji në Shqipëri.
Dhe ulem unë në atë tokë,
Aty ku i thonë Shqipëri
Dhe pyes sërish qiellin: -
Një komb çfarë gjëje duhet të ketë të përbashkët?
Dhe qielli me rrufe dhe vetëtima mu përgjigj: -
Akoma nuk e di ?
Tano o qiell jam një shqiponjë.
A mund të ma thuash ti?
Qielli qetësohet.
Rre të bardha mbledh rreth tij.
Dhe me urtësi më përgjigjet:-
Një komb të përbashkët moj bijë
Ka gjuhën,zakonet, legjendat, traditat e tij.
Dhe më uroi të kërkoj një flamur dhe një stemë të përbashkët
Për këtë Kosovë, këtë Çamëri dhe këtë nënë të madhe Shqipëri.
U nisa unë në fluturim me këtë vizion të ri.
Dhe njoha shumë shqipe- shqiponjash
Që kërkonin të më ndihmonin
Duke formuar një korr madhështor lutjeje:
BEKONA O ZOT !
BEKONA O ZOT!
BEKONA O ZOT!
PËR NJË KOMB TË BASHKUAR ME NJË STEMË DHE NJË FLAMUR!

16 SHKURT

BRESCIA - ITALY

KOZETA MIDIS FRUTAVE DHE SHKRIMEVE 18 SHKURT 2014 NË REVISTËN E ARTIT DHE TË KULTURËS :”NUOVI CITTADINI” GRUPPO 2009



                                                                    INTERVISTË
NGA BEATRIÇE ORINI (BEATRICE ORINI) – NJË YLL I RI I LETËRSISË ITALIANE, NJËKOHËSISHT NËNDREJTORESHË  E REVISTËS.

Emri: Kozeta
Mbiemri: Nushi – Alikaj
Profesioni: Tregtare, shkrimtare dhe përkthyese
Vendlindja: - Shqipëri
Në Itali nga 2003
Gjendja civile: E martuar
Ëndërr: Të publikoj shpejt librin tim të parë në italisht.
Do të desha që edhe Italia, që në të kaluarën i ka bërë keq Shqipërisë, të mbështesë futjen e saj në Bashkimin Evropian.
Dhe grekët, që besojnë të jenë ortodoks, janë kriminelë dhe duhet të jenë të parët që të dalin nga Bashkimi Evropian.
Kështu pohon Kozeta Nushi – Alikaj, një 39 vjeçare shqiptare, që po bën 10 vjet në Itali dhe gjeston një dyqan fruta- perimesh, së bashku me bashkëshortin e saj Besnikun në rrugën :Aquileia , 14/a Brescia.
Impenjimi i saj, interesi i saj i lartë për politikën, zbulohet  menjëherë  nga fjalët që zgjedh, nga argumentet që përcjell.
Në politikën shqiptare, po edhe në atë botërore, të gjithë flasin me fjalë të shëmtuara, që në fakt duhet të zhduken nga fjalori; populli nuk është injorant, është vetëm i lodhur, i dhembin veshët. Unë mendoj se të mirët janë pak dhe hiqen mënjanë, duke mos dashur të ngatërrohen në politikë. Ndërsa unë do të doja të tregoheshin të përgjegjshëm, për misionin e dhënë nga Zoti.
Kozeta ka lindur në Vlorë, e njohur në botë me portin e saj të rëndësishëm detar, po është rritur në Fitore.Është kristiane, ortodokse, po thjesht preferon të quhet bijë e Zotit. Dhe e prekur thellë në shpirt, e përlotur, me fjalët që i mblidhen lëmsh në grykë,  shqipton me shpirt të plagosur: - Mendoj se Zoti e ka sakrifikuar Shqipërinë, ashtu siç ka sakrifikuar Birin e Tij të Vetëm Jezu Krishtin. Jemi të vegjël, po jemi shumë të fortë edhe pse për më shumë se 500 vjet kemi qenë të shtypur nën thundrën e të huajve. Jemi pak, por jemi si pikat e oqeanit.
Do të doja që edhe gratë të jenë të interesuara për politikën, në mënyrë që bota të përmirësohet.
Do të doja që secili nga ne të lëjë mbas keqdashjet për të filluar një jetë të re për fëmijët tanë: janë ata pasuria e vetme që lëmë mbas.
Dy djem, 7 dhe 4 vjeç; Kozeta ka mbi supe një jetë të pasur me studime dhe interesa. Diplomë në gjuhë ruse dhe gjuhë angleze. Disa përkthime të rëndësishme, (falë mbështetjes së profesorit tim të shtrenjtë, Prof.Dr.Eshref Ymerit, kam përkthyer Dostojevskin, që ishte një autor i ndaluar në Shqipëri. Kam përkthyer Çehovin dhe autorë norvegjezë nga gjuha ruse).Kam ushtruar mësimdhënien për 7 vjet në një sërë shkollash, duke filluar nga cikli i ulët, në shkollat fillore, deri në ciklin e lartë, në shkollat e mesme të përgjithshme. Ka qenë një eksperiencë e shkëlqyer, tregon, - mbi të gjitha me fëmijët e vegjël, që janë ëngjëj, nuk e vënë kurrë në dyshim fjalën e mësueses dhe të dhurojnë emocionet më të forta.
Edhe me gjimnazistët ka qenë një eksperiencë e bukur. Insistoja të çonin përpara ëndrrat etyre dhe ata tani akoma më dërgojnë letra. Pasioni im më bënte të lumtur.
Më vonë ndryshimi, për shkak të martesës dhe trasferimi i saj i menjëhershëm në Itali, ku ka filluar një jetë të re si nuse e sapomartuar:
Kam ardhur këtu për dashurinë ndaj bashkëshortit tim, Besnikut që banonte prej kohësh në Breshia. Ai është një artist brenda vetes. Është një ëngjëll i përditshëm, me një shpirt të pastër dhe aspak konservator; më mbështet në pasionet e mia.
Më i madhi pasion i Kozetës është shkrimi – më parë një dëshirë; tani që kam zbuluar impenjimin politik, është edhe një mision, - të cilit i dedikohet jo vetëm në shqip, duke publikuar në site të ndryshme, po gjithashtu edhe në italisht, falë mbështetjes së Karlo Salvadorit (Carlo Salvadori), që e ndihmon në gjuhën italiane dhe falë bashkëshorte së tij Marinës(Marina), - të dy prej kohësh klient të saj, po tani edhe miq të shtrenjtë;
Para së gjithash është raporti human, raporti i mirë njerëzor, ai që Kozeta pëlqen më shumë në punën e saj: - Unë dhe bashkëshorti im e kemi hapur dyqanin 4 vjet më parë dhe puna po ecën gjithmonë e më mirë; njerëzit janë të kënaqur për cilësinë e lartë dhe çmimet modeste, po edhe për humanitetin që gjejnë brenda.
Nga Italia pëlqen para së gjithash mendjet e hapura të njerëzve dhe në kohë të lirë, plus asaj që shkruan, luan me fëmijët e saj dhe shikon së bashku me ta Peppa Pig, film për fëmijë.
Vështirësitë më të mëdha për të në Itali kanë qenë përshtatja me të menduarit në gjuhën italiane, të orientuarit nëpër rrugë, po edhe ndryshimi i ushqimit.
Megjithatë këtu në Itali ndjehem shumë mirë, - thotë me bindje, - dhe kam arritur të heq drojtjen, falë fëmijëve të mi.
Kam marrë shtetësinë italiane më 16 Dhjetor 2013 dhe më është thënë të vazhdoj të kultivoj në familje gjuhën dhe kulturën tonë: fëmijët e mi do të rriten poliglot dhe kjo do të jetë një vlerë e madhe për ta dhe një pasuri edhe për Italinë.
Kozeta, që ëndërron të publikoj sa më shpejt librin e saj të parë në italisht ( “Një jetë e mbetur ëndër r“ , - është titulli që tashmë e ka zgjedhur, nuk ka mëdyshje:
Ndjehem shqiptare dhe italiane, e ndiej në zemër dhe në gjak.
Nuk mendoj për të ardhmen time; për momentin ndiehem mirë këtu dhe nuk më mungon asgjë nga Shqipëria; jam në kontakt me shumë persona; kam krijuar një urë të mirë lidhëse dhe kam javë të tëra që më vjen të këndojë nga lumturia.













POROSI E PROF. ARSHI PIPËS...

Nga Fritz RADOVANI:





Shumë pak Shtete të vogla si Shqipnia kanë nxjerrë Personalitete të Mëdha sa né!
Mund të jetë kenë muej korrik ose gusht i vitit 1990, kur e kam degjue në radio “Zëri i Amerikës” tue porositë Popullin Shqiptar, pra plot 24 vjet maparë Prof. Arshi Pipa tha: “Pa u hjekë nga Sheshi Skënderbe shtatoria e diktatorit Enver Hoxha, kurrë Populli Shqiptar nuk mund të vendosin demokracinë...” E degjova, po mu duk e pamujtun!
            Prof. Petro Fundo shpesh persëriste mbas vitit 1985: “Diktator si ay, vazhdojnë per të sunduar edhe persëvdekuri.” Edhe këte kur e kishe degjue më dukej e pamujtun!
            Me thanë të vertetën, mbas muejt janar 1990, kur u pat ba protesta e heshtun në Shkoder per heqjen e bustit Stalinit, dhe revolta e Burrave të Malësisë në korrik, me arkivolin e Djalit të rij Pllumb Pllumbaj, para komitetit partisë me thirrjet “poshtë Ramiz Alia!”, “Poshtë Nexhmije kurva!” etj... thirrje plot duf e urrejtje per vrasësit diktatorë, na dukej vetja se jemi tue jetue “dikund”...por, gënjejmë me dashtë me percaktue se ku?
            Data 11 Nandor 1990 në Rrëmaji, vazhdonte me na u dukë një “anderr”... Edhe pse Don Simon Jubani, i këputi njëherë e pergjithmonë prangat e robnisë komuniste.
            Na dukej një “vegim” ardhja e Tij nga burgu i shfarosjes së Burrelit, dhe ecja e Tij Burrnore drejtë Fitores per Ringjalljen e Fesë, kur shpresat tona ishin vyshkë...
            Kush mund të besonte se pasuesi i diktatorit Enver Hoxha, anadollaku Ramiz Alia, strukej si qen i zgjebosun nga frika e një Don Simon Jubani, që e kishte mbajtë të pranguem mbi 26 vjet nder birucat e akullta e të pashpresë me pa me sy Lirinë?!
            Popullit Shqiptar i kishte ikë frika, Ai po shihte Driten e Lirisë së dishrueme!
            U zgjuen studentët...U zgjue Kavaja...U zgjue Bashkimi i Sindikatave të Pavaruna të Shqipnisë...Shkodra edhe njëherë bastjon i Demokracisë...13 Dhjetori 1990 shembi perjetsisht diktaturen ma barbare që kanë kalue Shkodranët e Rozafes Heroike...Ata të parët e shkrryen perdhé surratin e pasardhësit të sulltan Mehmetit II, që zbatoi porosinë se: “Nuk duhet të mbesin i gjallë asnjë Shkodranë!” A ju kujtohet çka ngjau mbi bust?
            Edhe pse këto ngjarje sollën Demokracinë në Shqipni...Po mundohen me u “harrue” dhe me kenë e mujtun me u “fshi” nga Historia e Lavdishme Shqiptare.
            E nuk zgjati...U zgjuen minatorët e Valiasit...U zgjuen puntorët e fshatarët e të gjitha krahinave të Shqipnisë... E ky ishte fundi i diktaturës komuniste edhe në Shqipni!
            E fundi i diktaturës komuniste kerkonte shpagimin nga vetë diktatori...
            20 Shkurti 1991, ishte dhe mbetet në Historinë e Popullit Shqiptar “Dita e Fitores” mbi rrenojat 47 vjeçare të komunizmit gjakatarë e shperftyrues, Dita e Fitores mbi diktaturen komuniste që sundoi në Shqipninë Martire të Gjergj Kastriotit!
Asht Dita e Fitores kur as armët e diktatorëve nuk mujtën me ndalue hovin dhe guximin e minatorëve të Valiasit, që e terhoqen zvarrë bishen e ngordhun e të qelbun per të gjatë të Kryeqytetit të fundit...që shembi komunizmin, Tiranës Heroike.
            Ndoshta, them ndoshta, se shpesh kujtoj humnerat neper të cilat kemi kalue tash 70 vjet, e në fund çoj mendjen tek të Parët tanë që më thonin: “Ju jeni të rijë e me siguri, një ditë keni me pa Ditët e Lirisë!..” Ishte Besimi i Tyne i vendosun tek permbysja e asaj ideologjije shkatrruese marksiste – leniniste që kishte plandosë miljona njerëz në Botë!
            Po edhe né u plakem...dhe po ua trashigojmë disa kujtime Brezave ma të rij, mbasi me kohen po fshihen shumë fakte e ngjarje nga Historia e Shqipnisë.
            ***
            Një Mik i nderuem nga ShBA, (VD, të cilit i mora leje per publikim), më shkruen:
            “Jeta e Shqiptarve nuk vlen aqsa jeta e Jahudijve! Pse? Asnji Jahudi nuk e levdon Hitlerin? Gjysa e Shqiptarëve (e ndoshta ma shumë) vazhdon edhe sot me e levdue dhe me e vajtue "shokun" Enver. Sikurse Enver Hoxha, do t’u konsideronte nji agjent serbo-rus, (ashtu si ishte) i vumë në pushtet per me shkatrrue elementin Etnik Shqiptar në Ballkan, atëherë, ndoshta, të gjithë Shqiptarët do ta urrejshin. Pra, duhet të identifikohet “figura” e Enverit me ata të Rankoviçit e Stalinit, me Çausheskun e Rumanisë, per me krijue në gjeneratat e reja urrejtjen që meriton. Gjeneratat e vjetra janë pertej mundësisë së shpetimit. Nuk e kuptojnë endè se të gjithë Shqiptarët janë persekutue prej Enverit. Pushkatimet dhe dënimet që janë ba prej tij, kishin per qellim me i shtij friken në palcin e çdo Shqiptari. Kooperativat e bunkerat kishin per qellim me e vorfnue gjithë popullin. Shkollat kishin per qellim me e mashtrue popullin që në fëmini. Interrnimi nder kampe ishte nji institucion skllavizimi që furnizonte krahë pune per me ushqye dhe me pasunue Bllokun e Tiranës dhe kryesisht familjen e Enverit. Fushat e Tepelenës e Lushnjës, Myzeqeja dhe minjerat e qymyrit, kromit dhe bakrit janë shfrytzue me skllavët që janë plakë në kampe pune per me i sherbye Enverit falas, por zyrtarisht, gjoja pse ishin “anmiqë të popullit”. Familja e Enverit asht pasune aq sa Shqipnia ka kenë e vorfën, pse Enveri, ka shitë edhe gjakun e Popullit Shqiptar.
            Duhet të përmblidhen statistika mbi sa vetë janë vra e pushkatue, sa u burgosën dhe ia shtetizuen shtëpijat e pasuninë e tyne dhe kush e çfrytzoi até, tue fillue nga Blloku i “udhëheqsave”? Sa kjenë interrnue, si dhe ku punojshin, në çfarë konditash dhe sa e çka prodhojshin, sa u paguejshin ata?
            Bota interesohet per fakte të dokumentueme me statistika, me pershkrime të kjarta e të sakta. Edhe pa u hapë dosjet mund të krijohet nji pershkrim i hatashem në kjoftëse çdo kush prej nesh, bahet dishmitar tue dokumentue informatat që ka.
            Jo Shqiptarët, po, edhe mbarë bota do të kerkonin hapjen e dosjeve, po kje se vehet në dritë në formë masive barbarizmi i diktatorit Enver.
            Me respekt, VD...” (Botohet pa asnjë ndryshim prej origjinalit. FR. 2014).
            ***
            E perballë opiumit që po i jepet perditë Popullit Shqiptar, asht e domosdoshme që në çdo shtëpi Shqiptarët sot, duhet të mbajnë një Liber!
E ky Liber asht Libri i “Kujtesës së Historisë”!
          Titulli i Librit asht: “TYRANTS” nga NIGEL CAWTHORNE.
Në librin “TIRANËT”, Historitë e 100 Despotëve dhe Diktatorëve, botue në vitin 2004, for Lifetime Distributors Pty Ltd Building G, 2 Hudson Avenue Castle Hill, 2154 Australia, kam gjetë në faqe 172 të shkrueme me shkronja të mëdha: “Enver Hoxha”.
Aty autori i Nderuem, ka paraqitë të vërtetën e pashkrueme deri tashti për Shqipninë dhe Shqiptarët. Bota e njeh E. Hoxhen, po Shqiptarët, vazhdojnë gjumin...

            Melbourne, 2014.

Nderim për artistin e madh Gjosho Vasija, legjendën e humorit shqiptar

Ndahet nga jeta në moshen 82 aktori i madh i humorit shqiptar Gjosho Vasija.
I larguar nga Shqipëria që në vitin 1992 dhe i vendosur në Trieste të Italisë, ai gjithmonë ka qenë pranë me humorin e tij dhe me veprimtarinë e tij artistike.
Për shumë vite ai ishte ndër komikët, më të preferuar në skenën e estradës e në ekranin e televizorit shqiptar, për aftësite origjinale që e bënin të pangjashëm me asnjë komik e humorist tjetër.
Gjasho Vasija, eshte dekoruar tre vite më parë nga Presidenti i Republikës me titullin “ Mjeshtër i madh”. Varrimi do bëhët në Trieste nga të afërm dhe familjarë.(FLORIPRESS)





Prof.dr. Eshref Ymeri



          
Ka pak kohë (para Krishtlindjeve) që iku për në botën e përtejme artisti i shquar i skenës së humorit shqiptar, Gjosho Vasija. Diktatura e egër komuniste e shkoi nëpër vrimën e gjilpërës, por ai kurrë nuk u lig, kurrë nuk u dha. Ferri i kampeve të përqendrimit dhe i punëve të detyruara nuk arriti ta mposhtte dot shpirtin e tij prej artisti të lindur. Kitara e tij në botën e humorit shkodran bëri epokë.



Natyra nuk është aq dorëlëshuar që artistë të kalibrit të Gjosho Vasisë të dalin shpesh në skenë. Arti i humorit të tij do të vazhdojë të jetojë gjatë në kujtesën e njerëzve, si melhem për plagët e shpirtrave të trazuar. Me energjinë që e karakterizonte dhe me shpërthimet e tij mitike përmes telave të kitarës tingujëmbëloshe, me të cilën publikut i përcillte gjëmimet e shpirtit qelibar, magjinë e fantazisë së tij të jashtëzakonshme, Gjosho Vasija më bën të shtegtoj drejt kohës kur isha student në Leningrad (1959-1961) dhe të sjell në kujtesë një artist të madh sovjetik, Arkadi Rajkinin (1911-1987), Artist i Popullit (1968), i cili edhe sot vazhdon të vlerësohet si një figurë e papërsëritshme e skenës së humorit në mbarë botën ruse.


Prandaj më dridhërohet shpirti kur e kujtoj në skenë artistin e madh Gjosho Vasija që nuk e kemi më midis nesh:

Mungon në skenë Gjosho Vasija,
Humor’ i tij, mit i vërtetë,
Për të vajton mbar’ Shqipëria,
Ç’na bëre, plaç, moj vdekj’ e shkretë!

Dil prapë në skenë, Gjosho Vasija,
Pse s’dukesh? Ç’është kjo heshtj’e zezë?
Për ty loton mbar’ Arbëria
Që nga Tivari në Prevezë.

Këtu e dy vjet të shkuara, me artistin Gjosho Vasija patëm letërkëmbim përmes faqeve të internetit. Në ato letërkëmbime, i pata shprehur tërë entuziazmin tim për artin e humorit të tij gjëmimtar, të shoqëruar me vargje të magjishme poetike. Në njërin nga ato letërkëmbime, ai më dërgoi disa krijime fantastike, të cilat i ruaj si relike të shenjta në memorien e kompjuterit tim. Ato titullohen:
““Ndera” e madhe e Miladinit”, “Metamorfoza e djallit (rapsodi)”, “Dreqi i kuq”.


Meqense sot është data 20 shkurt që simbolizon rënien e diktaturës së egër komuniste në Shqipëri, përmes rrëzimit të shtatores së kriminelit Enver Hoxha, lexuesve të nderuar, në mbarë trojet tona etnike dhe në diasporë, dëshiroj t’u përcjell poemën satirike ““Ndera” e madhe e Miladinit”. Më 31 janar 2014 unë botova në faqet e internetit artikullin me titull “Enver Hoxha, varrmihës i nacionalizmit shqiptar”. Pikërisht varrosjen e nacionalizmit shqiptar, përmes bashkëpunimit kriminal të Enver Hoxhës me shovinizmin serbomadh, artisti i shquar Gjosho Vasija e ka përcjellë me mrekullinë e artit të tij poetik.

Presidenti Topi me Gjosho Vasijan e Gëzim Krujën
                                       Presidenti Topi me Gjosho Vasijan e Gëzim Krujën


Gjosho Vasija
“Ndera” e madhe e Miladinit..?
Miladini shkjà Serbije,
rritë gjithë jeten “kalë ushtrije”
tue ba punen veç “nen hije”,
gjysa dhelpen, gjysë hafije..
Kish nji krye ndà me kuadrate,
mbrenda tynë si nder kate
ndrynte intrigat, ndrynte hilet,
ktu trathtinë, atje zhumilet,
këtu thiken, atje vesin,
ndersa djalli kish nxanë mesin
që i rrinte kambturqisht,
tue lujtë sy e tue hjedhë bisht..
Nji ditë trimi kish ujdisë,
me i hypë kalit e m’ u nisë
n’kryeqytetin e Shqipnisë
te nji mik, diku n’atë vend,
sa me ndà me te kuvend…
Por ma s’parit po mendon,
shum mendon mos po gabon,
ç’farë peshqeshit meriton?
“- Nuk besoj se’i mjafton mikut
me’i çue sot nji pulë furrikut,
se me pula, gjela e pata,
biba, rosa e tjerë dhurata,
k’to per mikun janë të thata,
s’meriton kaq gjana t’vogla,
s’rrehet miku me do gogla…
Sot dhurohen dele o viça,
o ndoj kosh me krapuliqa,
un kam pà në Podgoricë
dy harusha te’i rrugicë. .
Çojnë der shqipe’ e fllanza mali,
e po gjete ndoj lloj kali,
por t’ndoj rrace kund arabe,
ose ujq të tokes labe ,
ato po - ,kanë shum vlersìna,
nga që janë dhe egersina…”-
N’sa po’ e lodhte koken trimi,
fap!, i shkoj me’jherë mendimi
te Stalini e të Lenini
edhe muer vendim pa tjeter:
“-Po i çoj k’tij mikut t’vjeter
nji piton të gjatë 8 meter …
Nji lloj gjarpni, falë miq’sisë,
kapë nder tundra t’Siberisë,
fund e krye mveshun me pulla,
sjellë ma ka “shoqja” Janudha,
nga kolkozi sovjetik,
ky po,asht dhuratë per mik…
Shaloi kalin,mori vrapin,
der n’Tiranë s’e ndaloi hapin,
pa harrue patllaken n’brez
as dhe gjarpnin mbrendë në thes,
e me hundë t’skuqun si speci,
n’Tiranë mbrrijti “pucaleci”…
Sa e pau “Tarasi” mikun
vuni n’zjarr me’j herë jebrikun,
po pijnë kafe e bisedojnë
shum per gjarpen diskutojnë-
Erdhen shokët prej “strehimit”
me’ i puthë doren Miladinit,
u mbush dhoma cep më cep
s’ke madje ku t’hjedhish grep.
Dy nga “shokët” shtye nga “vesi”
që me dijtë ç’kà mbrenda thesi,
u afruen e futen sy.
Aman Zot seç kjenë merthy
prej gjarpnushes, tip kulsheder,
asaj kafshes plot 8 meter ,
se sa futen t’shkretin sy
në sekond mbeten pa krye..
Ashtu cung ,rànë mbi dysheme
si dy denga me tanteme…
Shperthej britma’ e deri gazi,
por mbi t’gjithë u qesh Tarasi
kur s’ja pau koken asnjenit,
t’premë si’ i prehet bishti qenit,
e me gaz që’ i dha shemtimi,
fillë u suell nga Miladini
edhe nisi falnderimi
per kete nderë, që s’kish të larë,
“ndoshta’ e denjë kjo per shqiptarë”..
Madje ndera e Miladinit
hyni n’ gojen e Xhuglinit,
që dhe kjo nga ana e sajë
te ai thes po ka uzdajë,
se n’duet, kjo dhe Tarasi,
kanë me prë krena si prasi
kush t’kerkojë që t’i gergasi–
N’fund me puthje Miladinit
u mbush letra e Xhuglinit…
Shkuen vjetet dy e dy,….
Taras Beu në zyrë mberthy,
e tue pasë partinë mbi kry
nji vesvese i kishte hy,
-Mos t’na mbesë gjarpni pa ngranë,?
Tash e parë duhet me’i dhanë.
Miladini na dha nderë,
na e pruni deri n’derë,
na me e lanë me ngordhë urije,
tue pasë k’tu kujdes partije?
U hodh para shkoi mbi tryezë,
filloj t’shkruej me ftyrë permbys
t’parin emen mbi nji listë…
“- Ky per mue asht shum i pistë,
ndersa ky ka qenë fashist
e ky tjetri oportunist,
Ky krye-madhi asht dembel
n’origjinë dhe pse gabel
thonë se veshet gagarel.
K’to të Kishës janë trathtarë,
k’tu asnjeni s’asht shqiptarë,
por anmiq edhe me bisht
qyshë se shkruejnë të gjithë gegnisht.”-
Edhe fillë me dy lloj vulash
mbarë i mblodh si zogj pulash
dhe me nxitjen e Xhuglinit,
fillë te thesi i Miladinit….
Gjarpni hangri shum zyrtarë,
sa shkollarë e mendimtarë,
e të gjithë sa kjenë tregtarë.
Zhduku miq e shokë sa pat,
zhduku prift e zhduku frat,
sa kushrij e der kunat,
dhe me ndihmen e Xhuglinit
nji nga nji pa farë pendimit
hyjshin n’ thes të Miladinit..
dhe ashtu, të ndamë në copa,
sot askujt s’i dihet gropa.
Por nji ditë Tarasi vdiq……
Kishte mbetë pa shokë e miq
me e vajtue e me nderue,
se kish lanë aq shum anmiq
sa me rrena kje vorrue….
La nji popull lakuriq,
gjithkund plagë e vàj e gjak,
frigë e burg, uri çdo prak…
Edhe gjarpni ngordhi’ i ditë,
s’pat ushqim ma kush me’i qitë,
por per dreq e faqe t’zezë
në Shqipni ka lanë do vezë
që nuk dihet, me pak dillë
asht rrezik se çelin fillë..
Sepse sot Shqipnija mbarë
nuk ka vue asnji kandar
që me’u quejt drejtsi shqiptare,
K’tu drejtsija s’jeton fare
derisa shetitë Xhuglini,
Araniti e Muhedini,
ai Xhevdeti apo Edvini
e me qinda tjerë gjaksorë,
që kanë prap diçka në dorë.
E që munden madje fillë
me grabitë do rreze diellë
edhe vezve me i hapë sytë
me sjellë prap faren e ndytë…
Prandej duhet pasë kujdes
mos jetoni me krye n’ thes,
se po të hyni thesi n’kry
ti jo veç nuk sheh me sy,
por der trunin ta ka ndry,
e po mbete me tru n’terr
barazohesh me nji derr,
e po pate vlerë sa’i shtasë
ma mirë zhduku prej dyrnjasë

Le ta kujtojmë me ndjenjën e repektit të thellë legjendën e humorit të skenës Shqiptare, Mjeshtrin e Madh Gjosho Vasija, dhe sivëllain e tij Skënder Sallaku, Artist i Popullit, i cili u nda prej nesh para pak ditësh. Këta krijues të shquar të Shkollës së Humorit Shqiptar kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në skenat e artit tonë kombëtar. Sot, për fat të keq, krijimtaria humoristike ka ardhur duke u venitur.

 Ekranet e televizioneve i kanë pushtuar lloj-lloj analistësh “të gjithdijshëm”, të rreshtuar ose në njërin ose në tjetrin krah të politikës, të cilët, me diskutimet e tyre të nxehta, njerëzve vazhdojnë t’ua bëjnë trutë dhallë. Po ku është humori? A do të dalë më ai ndonjëherë në ekranet e televizioneve, si balsam për qetësimin e shpirtrave të tyre?

Santa Barbara, Kaliforni
20 shkurt 2014

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...