Posts

Showing posts from February, 2013

CIA vret zëvendëskryeministrin e Kosovës, kreun e krimit të organizuar

Image
Është destinacioni i radhës i operacionit të Njësitit “Divison”, pjesë e shërbimit sekret amerikan të SHBA-së, në episodin më të ri të serialit amerikan “Nikita”. Si raporton KTV, cak është zëvendëskryeministri i Kosovës, Kosta Beqiraj, që seriali e identifikon si kreun e krimit të organizuar, të trafikimit të drogës dhe njerëzve në Kosovë.

Para nisjes për në Kosovë, ka dyshime nëse ndërhyrja në një shtet të pranuar ndërkombëtarisht do të shkaktonte incident diplomatik.

Personazhi kryesor i serialit, Nikita, që luhet nga aktorja Maggie Q (në foto), niset për në Kosovë për të gjetur mjekun Heidecker, i cili vjen këtu për t’ia mirëmbajtur këmbën artificiale Beqirajt.

Ai e kishte humbur këmbën, kur një vit më parë CIA kishte dështuar ta eliminojë zv/kryeministrin e Kosovës.

Por, Nikitia ia del ta gjejë në vilën ku ai mban prostituta. Ndihmësit e tij të shumtë bëjnë që Beqiraj të arrijë t’i marrë peng Nikitën dhe Heideckerin.

Duhet intervenimi i bazës në SHBA, që e dërgon në Kosovë pjesë…

HEU, ZOTI UA THEFTË QAFËN!

Do të gjendet patjetër një melodi për ta kënduar të nesërmen para popullit, por zor e ke të shlyesh gabimet e të së sotmes!)

"Mik, nëse përulesh, atëherë, çohu dhe vdis”

Shkruan: Riza GREIÇEVCI

Vdekja për së gjalli dhe vdekja për së vdekuri
Dakord, i tha Babagjyshi nipit, sytë janë me pa, veshët me dëgjuar: Zor e ke me e dallua të mirin nga i keqi, rrenacakun nga jorrenacaku, punëtorin nga pa punëtori, hileqarin nga i sinqerti, fetarin nga jofetarin. Dhe, qe pse shumë herë e ke dëgjuar, o nip Babagjyshin tënd duke ngrehur zërin: Ka të gjallë që është i vdekur, edhe për së gjalli, edhe për së vdekuri. Me i ndodh i ndodh, kujt tjetër, pos njeriut. S’ka rëndësi ku ndodh? Kur ndodh? E drejta është mirë për ty, o nip të dish pse i gjalli vdes për së gjalli? Kur vdes për së gjalli i gjalli dhe vdes për së vdekuri? Qysh bëhet kjo: Edhe i gjallë, edhe i vdekur? Më parë duhet ta dish, o nip: njerëzit e vdekur për së gjalli janë gjynahqarë. Janë primitivë. Skizofren. Janë mashtrues. Ata t…

Mësuesi një ambasador në mbretërinë e dijes

I madh sa një det, i pasur si një mbret

Njeriu ka nevojë për arsim si bima për ujë. Si pema që thahet, po s’u vadit, edhe njeriu thahet shpirtërisht po s’u edukua qysh në fëmijëri, më tha mësuesi im Shefqet Abdullahu, një javë pa i mbyllur sytë

Shkruan: Riza GREIÇEVCI

Më mësuesin Shefqet Abdullahu jam takuar kur i kisha tetë vjet. Isha në klasën e tretë fillore, në shkollën e lyer me lloç, midis vendlindjes. Shpesh u shpjegoja fëmijëve të mi, por sot edhe mbesës sime, Violës (nxënëse në klasën e katërt) se unë, ky që sot jam baba, gazetar, shkrimtar, jam gjysh i shumë nipave e mbesave, klasën e parë fillore e kam mbaruar pa asnjë libër shqip, pa asnjë fletore, pa laps, pa gomë...E ku shkruanin atëherë fëmijët shqiptarë të Kosovës? Në një mini dërrasë e zezë. Aty shkruanim, në të i bënim detyrat e shtëpisë, aty mësonim shkronjat e alfabetit shqip... ‘Tabllicën’ e kishim libër, pentagram, fletore... Dhe, kur u rrita për dy klasë, në të tretën, mësues im u bë Shefqet Abdullahu, nga Zabe…

Ja si do Serbia të manipulojë me pensionistët e Kosovës

Shpallja për paraqitjen e kërkesave

Me këtë lajmërim të Fondit për Pensionistët e Kosovës Serbia vetëm do të arsyetohet para faktorit ndërkombëtar, respektivisht para Gjykatës për të Drejtat e Njeriut në Strasburg



Shkruan: Adil FETAHU

Në shkrimin e botuar në këtë gazetë, të datës 22 shkurt, kemi trajtuar më hollësisht manipulimin e Serbisë me pensionet e pensionistëve të Kosovës. Si për ta vërtetuar atë shkrim, Fondi Republikan për Sigurimin Pensional dhe Invalidor i Serbisë, në ndërkohë, e publikoi lajmërimin për pensionistët e Kosovës, të cilët pretendojnë të marrin pensionet nga Serbia, se cilat dokumente duhet t’i dërgojnë, si t’i dërgojnë dhe në cilin afat. Tërë përmbajtja e lajmërimit është e përshkuar me politikë dhe në funksion të propagandës e të manipulimit.

Publikimi në ueb-sajtin e fondit

Me “planin aksional për zgjidhjen e problemit të pagesës së pensioneve në territorin e Kosovës e Metohisë”, të cilin e kishte propozuar Grupi punues i Ministrisë së Punës, e që e kishte mir…

A mund të ketë marrëveshje historike shqiptaro-serbe?

Image
Armiqësitë e deritanishme të kthehen në miqësi

Inicimi i një marrëveshjeje shqiptaro-serbe të paqes sot do të ishte në kohën e duhur, ndërsa hapi i parë drejt një marrëveshjeje të tillë do të ishte një shqyrtim gjakftohtë i asaj që ka ndodhur në të kaluarën

Shkruan: Dr.sc. Sali BYTYÇI,Instituti Albanologjikë,Kosovë

Viti 2013, për ne shqiptarët, përveç që duhet të jetë vit i kujtesës së tragjedisë kombëtare, si vit i përgjysmimit dhe i sakatosjes së qenies sonë, duhet të kthehet edhe në vit të përfundimit të mosmarrëveshjeve më shumë se njëshekullore me serbët. Për këtë të fundit - përfundimin e mosmarrëveshjeve shqiptaro-serbe - marr shkas edhe nga disa zëra që, në vitin e kaluar, janë dëgjuar nga udhëheqësit serbë, se ka ardhur koha për një marrëveshje historike me shqiptarët! (Këto ditë një gjë të tillë e deklaroi edhe peshkopi Irinej). Por, përveç disa deklaratave, fatkeqësisht, në këtë drejtim nga pala serbe nuk është shkuar më tej, ndërsa ajo shqiptare nuk denjoi as t’i komentojë…

Kritika letrare, në krizë të rëndë

Image
Kritika letrare në Kosovë prej vitesh është e mangët dhe jo shumë produktive. Kryesisht kritikët shkruajnë për veprat e miqve në superlativ, duke mos vënë në dukje mangësitë që ka një vepër. Kjo, ka bërë që letërsia shqipe në Kosovë të jetë larg zhvillimeve botërore.

Letërsia nuk është në krizë


Shkrimtari Reshat Sahitaj * thotë se në Kosovë letërsia shqipe nuk është në krizë, por kritika letrare. “Letërsia shqipe nuk është në krizë të thellë sa është kritika e mirëfilltë në krizë të rëndë. Për një vepër letrare artistikisht të realizuar nuk është më rëndësi a do të vlerësohet sot, nesër a pasnesër, ngase ajo një ditë do vlerësohet patjetër. Në letërsi kemi shumë shembuj kur një vepër letrare ka kaluar në heshtje për vite të tëra e pastaj gjenerata tjetër e ka vlerësuar në superlativ”, shton ai, duke thënë se kritika letrare në Kosovë jo vetëm që është në krizë, por janë shumë të paktë kritikët letrarë, të cilët dinë të vlerësojnë një vepër letrare. “Lexueseve tanë shpesh u bie rasti …

Lahuta e Grosho Ibrës ligjëroi për trimëritë rugovase

Image
Autori Marin Kelmendi, përmes një rrëfimi të qartë në këtë vepër, kap copëza të shkëputura të historisë së trimave të atyre maleve të Krahinës së Rugovës përmes rrëfimeve nga kujtesa e pashlyer e popullatës së asaj treve, për trimat në zë, duke ngritur lart flamurin e lirisë, siç e bëri me guxim dhe krenari bajraktari i Rugovës Sak Fazlija.

Rrugëtimi patriotik

Në fillim të këtij libri Marin Kelmendi, duke folur për rrethanat historike në Rugovë, para, gjatë dhe pas luftës së Dytë Botërore, kujton me fjalë dhe shifra masakrat që i bënë serbomalazezet ndaj popullatës së Rugovës. Pikërisht në rrethana të tilla fillon rrugëtimi kombëtar e patriotik edhe i dy protagonistëve kryesorë të këtij libri, të Grosho Ibrës e Shaban Groshit, babë e bir, që lanë gjurmë të pashlyera, duke u bërë pjesë përbërëse e historisë më e re të Krahinës së Rugovës.
Respekti i lartë dhe dashuria ndaj veprave të këtyre trimave u ruajt edhe sot e kësaj dite në kujtesën e shumë brezave të sotëm të Rugovës, të cilën…

Librat e fundit të autorit Flori Bruqi

Image

Ftesa për seks e qoi drejt vrasjes

Image
Ditën e parë të majit 2012, për mese katër orë, ajo e thërriste në telefon Fidan Shabin duke i premtuar marrëdhënie seksuale. Por, pasi kishin shkuan në banesën e saj, në mesnatë, vajza e të ndjerit Sali Dukati e kishte ngjitur Shabin në tavan ku e kishte qëlluar në kokë e trup, siç dyshohet për motive hakmarrëse, pasi besonte që ai kishte hedhur bombën që shkaktoi vdekjen e të atit. Aktakuza e prokurorit flet edhe se si dy të pandehurit, Besarta Harxhi dhe A.Ll, kishin fshehur provat dhe e kishin mbuluar kufomën me qese. Vrasja ende e pazbuluar e Salih Kastratit, argjendarit të njohur si Salih Dukati, pati shokuar vitin e kaluar Pejën, qytetin që ka qenë pronë e një numër vrasjesh të rënda pasluftës. Familjarë kishin deklaruar se argjendarit i ishte kërkuar haraç nga politikanët e vendit, por pohimet e tyre ende nuk janë konfirmuar nga organet e drejtësisë.

Kastrati kishte ndërruar jetë në moshën 63 vjeçare verën e vitit 2012 pas plagëve të marra nga hedhja e bombës në oborrin e sht…

Seul, Hashim Thaçi nderohet me çmimin Doktor Honoris Causa

Image
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi është nderuar me titullin “Doktor Honoris Causa” nga Universitetin Sun Moon në Seul të Koresë. Me këtë rast Thaçi ka thënë se është ditë e veçantë për të pasi që është në Seul, në mesin e studentëve dhe mësimdhënësve. ”Kemi udhëtuar nga vende të ndryshme të botës dhe të kuptosh se na jepet ky nder kaq larg, më bënë të kuptoj se me gjithë distancën e largët, me gjithë dallimet kulturore, në botën e sotme të globalizuar, veprimet e dikujt në jetë, pa dyshim se jehojnë tek njerëzit në pjesë të ndryshme të botës. Është ditë e veçantë për mua të jem në Seul, këtu në mesin e studentëve dhe mësimdhënësve. Para rreth dy dekadash, unë vetë isha student, së pari në qytezën time të lindjes e pastaj edhe si student disident në Zvicër. Fillova studimet në degën e historisë në Cyrih, pak vite pasi qeveria brutale serbe i mbylli të gjitha institucionet arsimore në gjuhën shqipe. Me dhjetëra mijëra dhe më vonë me qindra mijëra kosovarë, të rinj e të…

Qyteti që nuk feston kurrë!

Image
Abonohu tek RSS Feeds të ketij komenti në këtë artikull

Pritëm gati deri në ditën e fundit, por nuk vërejtëm asnjë ndryshim. Është e çuditshme të flitet për një fenomen të tillë, ndoshta sikur një lajm të tillë të brishtë ta lexonte një Evropian do ta klasifikonte qytetin në fjalë në një nga vendet e humbura të botës së tretë. Por, ja është qytet që ndodhet vetëm disa kilometra larg kryeqytetin të një shteti që e quan veten shtet Evropian.

Po të kalosh nëpër rrugët e këtij qyteti përveç gjashtë zbukurimeve shumë modeste, të një cilësie shumë të dobët, ku nga këto gjashtë vetëm katër janë në funksion nuk vëren asnjë lloj ndryshimi tjetër. Sikur në këtë vend nuk duhet të festohet, sikur ekziston një sistem ku Festat e Fundvitit janë të ndaluara jashtë gjirit familjar. Është një fenomen mjaft i çuditshëm ku asnjëri nga ne nuk mund ta mohojë.

Gjithsesi ky është një realitet i trishtë, por më i trishtë është fakti se qytetarët kanë filluar të mësohën me këso lloj fenomenesh, për vetë fakti…

Malësia e Madhe “Nderi i Kombit” – nga Sytki Ndrecaj

Image
Të dashtun vëllazen e motra malësor! I emocionuar së tepërmi nga kulminacioni qe pat festimi i madhërishëm i 100 vjetorit të Shpalljes së Pavarsisë, ngritjes së Flamurit Kombëtar dhe krijimit të Shtetit Shqiptar për treven tonë Malësia e Madhe kam dëshiren e mirë të përshëndes të gjithë Ju për ngrohtësinë, ritmin dhe emocionet e pakufishme që i dhatë gjatë gjithë kohës kësaj feste madhështore, të shenjtë e plot atdhedashuri. Pa as më të voglin dyshim treguam se e meritojmë emrin e mirë e plot dritë të malësorit që edhe pse të ndarë kufijsh ne nuk mund të ndahemi nga gjaku, gjuha, historia, kultura e për më tej edhe sakrificat e përbashkëta që kemi përjetuar. Nuk mund të ndajmë prejardhjen e traditat tona, jetët e qindra e mijra luftëtarë e luftetare të cilët për liri, mbrojtje territoresh tona, çlirim kombëtar e ndertim të demokracisë dhanë jetën e tyre, sakrifikuan pasuri e familje, lanë ofiqe e grada e të tjera privilegje vetëm për token e begatë që ka një emër shumë kuptimplotë e s…

Zef Pergega është lapidar i dritës së syve…

Image
Nga Flori Bruqi Zef Pergega është një emër i nderuar i dasporës shqiptare i cili me poezitë e shumta na bën përshtypje të jashtëzakonshme .Vargjet e tij realiste shprehin botën e brendshme të një poeti i cila ndien dhembje për Shqipërinë,Kosovën,Kosovën Lindore ,Malësinë e Madhe,Iliridën , lypsarët, gëzim për fatin e mbarë të atdhetarëve të tij të dashur, krenari që është shqiptar, lidhje të ngushtë me vendin e largët tek i cili i shkon mendja vazhdimisht dhe shpresë për kthim sa më të shpejtë atje ku e ka kaluar fëmijërinë e hershme, rininë dhe një pjesë të pjekurisë së tij, deri atëherë kur ka shkuar në vendin e demokracisë/në Amerikën e largët /…
I tillë është në çdo varg, në çdo poezi, në prozë , publicistikë dhe në aktivitete të shumta të cilat ai i bën pa rreshtur dhe pa u lodhur fare duke shkruar për fytyrat më të ndritura të kombit tonë: për Akademik Mark Krasniqin,Ramush Haradinajn,Flori Bruqin etj…
Në këtë kontekst /kur shkruan për Kosovën/na e përkujton edhe Bajronit e madh e …