Posts

Showing posts from August, 2015

Mark Krasniqi (1920–2015) :Mos më daltë shpirti pa u bashkuar trojet shqiptare.

Image
Pranë arkivolit me trupin e pajetë të akademik Mark Krasniqit homazhe ka bërë edhe presidentja e Republikës së Kosovës Atifete Jahjaga. Ajo i ka lënë edhe një buqetë me lule pranë arkivolit, duke shprehur kështu respektin dhe vlerësimin e lartë përAkademik Mark  Krasniqin.

“Presidentja  Atifete Jahjaga ka bërë edhe homazhe në nderim të akademik Mark Krasniqi, një njeriu të madh të Kosovës dhe figurës së shquar atdhetare si dhe u shprehu ngushëllimet më të sinqerta familjes, bashkëpunëtorëve dhe kolegëve të akademik Mark Krasniqi”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Presidentja Jahjaga duke e vlerësuar lart figurën e Akademik Mark Krasniqit tha se vdekja e tij është një humbje e madhe për familjen, qytetarët e vendit dhe për gjithë Kosovën në përgjithësi.










Mark Krasniqi është profesor, shkrimtar e akademik, lindi më 19 tetor 1920 në fshatin Gllaviçicë (Shëngjon-Kokaj) afër Pejës.Akademik Krasniqi ndrroi jetë më 28.08.2015 në Prishtinë.

Shkollën fillore e kreu në fshatin e lindjes, kurse…

A ËSHTË KUKËSI GREQI ?

Image
REXHEP SHAHU

Refugjatët shqiptarë që shkojnë në Gjermani nuk janë nga Shqipëria, tha kryeministri Rama, por janë nga Greqia.

A thua kanë ikë edhe arvanitët nga Greqia, mendova unë, dhe ia kanë mësy Gjermanisë.

Shqiptarët që ikin si emigrantë nga Shqipëria për një jetë më të mirë për në Gjermani a kudo në Europë, nuk janë nga Shqipëria, përsërit tezën e Edi Ramës, ministri i brendëshëm Saimir Tahiri.


Shqiptarët që ikin nga Shqipëria për një jetë më të mirë në Gjermani janë nga Greqia, deklaron ministri i jashtëm i Shqipërisë Ditmir Bushati dhe nuk skuqet pse gënjen dhe përsërit gënjeshtrën e shefit të tij.

Po shqiptarët a kanë atdhe Greqinë apo Shqipërinë?

Shqiptarët, kudo qofshin, a janë shqiptarë? Apo shqiptarët e Greqisë nuk janë shqiptarë, nuk janë fiks shqiptarë.

Shqiptarët e dinë se nuk poi kin shqiptarë nga Greqia por nga Shqipëria.

 Ata shqiptarë që janë në Greqi, edhe pse atje ndërrohen qeveritë çdo stinë, janë njëqind herë më të sigurtë se në Shqipërinë e Edi Ramës.

Këto gën…

Janullatosi nuk e njeh zotin Rama si Kryeministër të Republikës së Shqipërisë

Image
Nga Prof.dr. Eshref Ymeri


Siç është bërë e ditur nga mjetet e informimit masiv lidhur me prishjen e kishës së Shën Thanasit në Dhërmi, çka është tërësisht një çështje e brendshme e Republikës së Shqipërisë, ka ardhur menjëherë reagimi zyrtar i Athinës dhe i kreut të shovinizmit grekokaragjoz në Tiranë Anastas Janullatos, i cili u nis fill drejt Athinës për të takuar kryeministrin dhe presidentin grek dhe për t’iu ankuar për prishjen e kishës në fjalë. Nga faqet e internetit vjen ky informacion:

“Kisha e Dhërmiut është kthyer në çështje dite në Greqi pas vendimit të qeverisë shqiptare për shembjen e saj.Kryepeshkopi Anastas Janullatos është takuar mesditën e sotme me ish-kryeministrin grek Cipras dhe presidentin Prokopis Pavlopoulos.Tema e bisedës së tyre ka qenë pikërisht prishja e Kishës në Dhërmi” (Citohet sipas: “Kisha e Dhërmiut alarmon Greqinë, takim Janullatos-Cipras”. Marrë nga faqja e internetit e gazetës “Mapo”. 25 gusht 2015).

Nuk është hera e parë që Janullatosi sfidon hap…

Kush e themeloi UÇK-ën ?

Image
Reshat Sahitaj


KUSH E THEMELOI UÇK-ën, LPK-ëja apo 


LDK-ëja ? 



Kohë pa kohë. Kohë e dallaverxhinjëve, hajnive, hafijeve, e mafijeve politike, e përfitimeve të vlerave të luftës dhe pasluftës, kohë e falsifikimeve të historisë dhe biografive, e zhvlerësimeve të aktivitetëve kombëtare, e mburrjeve duke e vë veten mbi çdokë tjetër e rahabilitimit të spiunëve dhe denimin e patriotëve....
Aktualisht shqiptarët jetojmë në këto rrethana ku secili përpiqet të glorifikojë punën e tij për interesa përsonale dhe të grupit të tij duke e nëpërkëmbur të gjithë tjerët.



Akterët e luftës çlirimtare ende nuk kanë arritur që bashkarisht të shkruajnë historinë e kësaj lufte të lavdishme, sepse egoizmi i disa individëve tanimë më influencë poltike dhe ekonomike marramendëse nuk dëshirojnë t’ia vënë pikën bazave të themelimit të UÇK-së.


 Shtrohet pyetja, pse pikërisht këta që u morën më luftën nuk dëshirojnë ta shkruajnë historinë ee tyre?! Përgjigjet janë të shumta dhe të pa definuara.



Mendoj se xhelozia ësht…

Nga Flori Bruqi: Albert Verria nderroi jetë

Image
SHUHET”KAPEDANI”





Albert Verria, aktori që ka zënë vend nderi në artin shqiptar duke sjellë për publikun dhjetëra role që kanë mbetur në kujtesë, ka ndërruar jetë sot, ne moshen 79 vjeçare , pas një sëmundje të rëndë.



“Mua me merr te keqen ti!” thote xha Sulua. Albert Verria mbetet, se figurave si ai vdekja u merr te keqen! Homazh!, shkruan në faqen e saj në Twitter Ministrja e Kulturës. Mirela Kumbaro.



“Gjatë gjithë periudhës që jam angazhuar në teatër dhe kinematografi nuk kam menduar asnjëherë për karrierën time, kam menduar vetëm që personazhin që marr ta skalis në mënyrë të perfeksionuar, që në një të ardhme të mbetet në kujtesën e spektatorit”, ishte shprehur para pak kohësh aktori i mirënjohur i filmit “Kapedani”, film i cili bëri histori në kinematografinë shqiptare sidomos për nga interpretimi brilant i këtij aktori me përmasa të jashtëzakonshme.



Regjisori i njohur Saimir Kumbaro shkrunate sonte ne faqen e tij ne Facebook, “u largua edhe Berti.

Ekrani do mbetet bosh. Iku nje a…