Posts

Showing posts from January, 2018

Cikël poetik nga Arbenisa Arben Thaçi

Image
Arbenisa Thaçi  është e lindur nga prindërit Arben dhe nënës Saranda Thaçit.
Është e lindur më 26.10.2006. Jeton në Suharekë.

Është nxënëse e Klasës së gjashtë, të Shkollës Fillore “7 Marsi” në Suharekë, ku është e dalluar si në mësime, ashtu edhe nëpër fushat e artit dhe kulturës ku ajo shpreh talentin e saj, si në krijimtari për fëmijë, fushës së pikturës, ku ndjek kursin në këtë fushë, poashtu edhe tek Grupa e Baletit që zhvillohet në Suharekë, e që është anëtare e këtij Grupi vite me radhë, si dhe ndjek kursin në gjuhën angleze.
Është e dalluar në mësime dhe në fushat  gjithëpërfshirëse të jetës. dhe është e dalluar për të mirë.

Ajo me krijime letrare ka filluar të merret qysh në  bankat e shkollës fillore, përkatësisht nga klasa e pestë. Shkruan poezi dhe prozë për fëmijë.

Në shkollë është e dalluar për të mirë.

Ka talent edhe në pjesët tjera artistike siq është krijimtaria, piktura, pastaj vallzimi, dhe është një baletiste e dalluar në Grupën e Baletit  - Fellbah Balet, e cila premton…

Një libër historiko-shkencor me fakte tronditëse

Image
Akademik Prof.Dr.Eshref Ymeri,Ph.D

          Libri i fundit i shkrimtares dhe i publicistes së shquar Vilhelme Vrana Haxhiraj, me titull“Tradhtia e Madhe ndaj Kombit”, është një vepër historiko-shkencore me përmbajtje rrëqethëse që botohet në kuadrin e zbulimit të të vërtetave tragjike nga periudha e sundimit të kriminelit gjakatar Enver Hoxha. Ky libër, krahas librave të tjerë që kanë botuar intelektualë të njohur me prejardhje nga shtresa e nderuar e të përndjekurve politikë, është një tjetër dëshmi e terrorit komunist që Enver Hoxha, si argat me damkë i shovinizmit serbosllav, vendosi në vendin tonë që gjatë viteve të luftës dhe që erdhi dhe e bëri edhe më barbar, edhe më të egër gjatë viteve të pasluftës, deri në ndërrimin e sistemit në dhjetor të viteve ’90. Autorja, si pjesë e shtresës së të përndjekurve politikë, i ka hequr mbi kurriz pasojat e rënda të terrorit komunist, të ushtruar me aq egërsi përmes luftës së klasave. Prandaj ky libër e pasuron edhe më shumë informacionin për…