2010-12-09

Thonë se shakaja i ngjan dimrit; e para gjendet midis gënjeshtrës...



nga Astrit Lulushi


Thonë se shakaja i ngjan dimrit; e para gjendet midis gënjeshtrës...




Shumë shqiptarë, ata të lindur pas Luftës së Dytë – të paktën në Shqipëri - mendojnë se letërsia eshtë profesion. Kështu mendojnë edhe disa shkrimtarë. Vetëm pas daljes nga izolimi, shqiptarët kuptuan, si
shumë gjëra të tjera, se arti është dëshirë e talent dhe nuk ka aspak lidhje me biografinë.

Në fakt, shkrimtari është artist sepse krijon. Arti lind në të njëjtën madhesi që jeton. Sa shkrimtarë të sotëm cilesohen të famshëm për librat e shkruar kohë më parë? Librat më të mirë të shkrimtarit të njohur Ismail Kadare, mendohet të jenë “Kronikë në Gur” e “Gjenerali i Ushtrise së Vdekur”, shkruar dekada të shkuara.

Thonë se shakaja i ngjan dimrit; e para gjendet midis gënjeshtrës dhe të vërtetës; e dyta midis vjeshtës dhe pranverës. Por kjo ngjashmëri nuk afrohet më shumë, sepse shakaja është vetëm gjysma e së vërtetës.
Dimri nuk është shaka, vecanërisht kur dëgjon për vërshime të Drin.Artistikisht, këto ndjenja njeriu provon kur shfleton librin “Dimër në luginën e Drinit” nga Hasan Kostrecit, Tiranë 2009. Kostreci i përket grupit të shkrimtarëve pas vitit ’91, që rrallë permenden në shtyp a panairë librash të mbizotëruar nga autorë veprash të përmirësuara. Shkrimtarë si Hasan Kostreci kurrë nuk njohën leje krijimtarie, përkundrazi, njerëz si ai, me vëlla (Uran Kostreci) të burgosur politik, shpesh nuk kishin leje as për të jetuar. Me tregimet e tij, H. Kostreci e kthen lexuesin në atë realitet socialist, mbushur me trishtim, keqardhje e zhgënjim, shoqëruar me buzëqeshje të turpshme që formohet nga shakaja e hidhur dhe nga varfëria e pameritueshme e njeriut punëtor.
 Lexuesi njihet me kohët kur njerëzit - kurrë të ngopur - punonin rënde pa e ditur pse; kur e vetmja gjë që tërhiqte vemendjen ishte “fjolla e tymit nga oxhaku i kuzhinës” së uzinës a kantjerit; kur si luks shihej edhe nje orë dore që shpesh nuk punonte; kur Tirana lakmohej për bukën më të mirë; dhe kur për ‘të punonte
gjithë Shqiperia.

Ndryshimi vjen kur njeriu fillon të mendojë ndryshe, dhe tregimet e Hasan Kostrecit janë tjetër.
Ato përmbajnë mesazhin serioz të perkujtesës për dimrin e shkuar. Shkrimtari, me banim në Nju Jork,
sjell mesazhin i cili ka kohë që ka filluar të ndjehet mes botës shqiptare se, për të përballuar nje dimër tjetër, duhen njerëz të tjerë, “…rritur në demokraci, që flasin me sinqeritet. Por kujt i ngjajnë? Sigurisht, jo babajt, as gjyshit”, thotë Kostreci. Libri “Dimër në luginën e Drinit” prej 120 faqesh, përmban 10 tregime
shkruar nga fundi i këtij dhjetë vjeçari.

No comments:

Post a Comment

181 vjet nga lindja e Ismail Qemalit

                           Kërko brenda në imazh                         Nga Flori Bruqi  Teksa ngrinte flamurin e palosur të Skënderbeut pë...