2023-02-24

Nga Flori Bruqi : Sot Akademik Prof.dr.Sylë Tahirsylaj, u shpall nga Komuna e Deçanit ,"Qytetar nderi."


FLORI BRUQI




Bashkim Ramosaj Kryetar dhe Syle Tahirsylaj duke pranuar dekoratën nga Kryetari , më 28 shkurt 2023



Kryetari Komunës së Deçanit  zt. Bashkim  Ramosaj ,e ka nderin që ta shpallë sot   ''Qytetar nderi të komunës së Deçanit" ,

shkencëtarin isniqas , Akademikun  e AAAS-it,  Profesorin dhe dr e shkencave të fizikës  Sylë (Ramë) Tahirsylaj nga Isniqi, Komuna e Deçanit më vendbanim në Prishtinë .


AKADEMIK PHD Sylë Tahirsylaj



 Sylë Ramë Tahirsylaj, ka lindur  në Isniq të Deçanit, më  datën 15 gusht 1949



Shkollën fillore e kreu në Isniq  ndërsa Shkollën e Mesme Teknike e kreu në Prishtinë në vitin 1968. 


Nga solemniteti 



Studimet e  fizikës i kreu në Fakultetin e Shkencave Matematiko-Natyrore në Universitetin e Prishtinës në vitin 1976. 

Flori Bruqi duke ja dorzuar akdemikut Tahirsylaj Librin
Leksikon enciklopedik të AAAS-it




Studimet posdiplomike  i filloi në Fakultetin e Fizikës Teknike pranë  Universitetit të Beogradit, ndërsa ato i përfundoi për Fizikë në Fakultetin e Shkencave të Natyrës në Universitetin  Shtetëror të Tiranës. Tezën e doktoraturës s e mbrojti në vitin 1996, nga fusha e Fizikës së Atmosferës-Meteorologjisë fizike në Tiranë. 





Në vitin 1997 u punësua si pedagog i fizikës, në Fakultetin e Bujqësisë në Universitetin e Prishtinës.

Ishte  drejtor i Institutit hidrometeorologjik të Kosovës prej vitit 1999 deri në vitin 2013, si dhe  ishte profesori  i parë nga Kosova në Organizatën Botërore të Meteorologjisë (WMO) dhe CIMO, etj.





 Pushtetarët serb, që ishin  të instaluar dhunshëm në Entin Meteorologjik të Kosovës , e larguam professor dr. Sylë Tahirsylajn me  shumë punonjës studiues  të meteorologjisë që punonin në Entin Meteorologjikë të Kosovës (1990). 

Pas largimit nga puna profesori  Sylë  Tahirsylaj u punësua në arsim , si dhe i vazhdoi studimet posdiplomike  të Fizikës në Universitetin Shtetëror të Tiranës. 

Pas përfundimit të luftës në vitin 1999, Sylë Tahirsylaj, emërohet drejtor në Institutin Hidrometeorologjik të Kosovës ku për shkaqe dhe rrethana  ende të panjohura për opinionin e gjerë Kosovar nuk  dihet  pse u dogj më qëllim i tërë dokumentacioni meteorologjikë , i cili datonte nga Vjetari i parë i vitit 1925 e deri në çlirimin e tij nga pushtuesi serb në vitin 1999. 





Drejtori  legjitim i Institutit Hidrometeorologjik i Kosovës në tetor të vitit 2013 dha dorëheqje të pa revokueshme  në favor të vazhdimit të punës akademike në Universitetin e Prishtinës. 

Ky  institucion  ishte njeri prej institucioneve të para të Kosovës që u rikrijuara pas luftës, nën drejtimin e meterologut të pare në Kosovë  Prof. Dr. Sylë Tahirsylaj, I cili ka luajtur rol të rëndësishëm në ndërtimin e shtetit të ri, duke kryer detyrat dhe përgjegjësitë ndaj institucioneve shtetërore dhe kërkesave të qytetarëve të Republikës së Kosovës . Për  ngritjen e sistemit të monitorimit, zoti  Sylë Tahirsylaj ka zhvilluar  në mënyrë bashkohore rrjetin hidrometrikë  të Kosovës, që aktualisht I ka 22 stacione në tërë Kosovën   e bëjnë matjen e nivelit dhe sasisë së ujërave,  si dhe rrjetin e monitorimit të cilësisë së ajrit,  me pajisjen e laboratorit me mjete moderne për analizat e cilësisë së ujërave, të tokës dhe ajrit. 






Falë  punës së palodhshme  të profesorit  Tahirsylaj, është afirmuar edhe  puna shkencore në  Institutin HidroMetereologjik të Kosovës në apektin  ndërkombëtare si dhe është bërë anëtarësimi i këtij institucion në Organizatat Ndërkombëtare të meteorologjisë, si dhe është bërë certifikimi i tij në "EUMETSTAT". 

Akademik Sylë  Tahirsylaj ka botuar dhjeta punime në shumë revista më impakt faktorë ndërkombëtarë në literaturën anglosaksone ,si dhe në shumë vende të tjera të botës :Angli,USA,Australi,Evropë etj.

Profesor  Sylë Tahirsylaj është i dekoruar më shumë mirënjohje nga Institucionet edukativo –arsimore të Kosovës, si  Rektoratai i Universitetit “Hasan Prishtina” në Prishtinë ,disa  mirënjohje tjera  nga Lidhja e Studenteve të Fakultetit të Bujqësisë  dhe I  Vetrinarisë, në Prishtinë  si dhe  nga Lidhja e Studentëve e UP-së /2021/.

 Dhe krejt në fund në emër të Akademisë së Shkencave dhe Arteve Shqiptaro-Amerikane me seli në New Jork,Tiranë,

Prishtinë dhe Shkup  i Falenderojmë  përzemërsisht Asembleistet e Komunës së Deçanit si dhe vetë presidentin  e Komunës së Deçanit ,zt Bashkim Ramosaj, për ndërimin e zt.Sylë Tahirsylaj më titullin e lartë “ Qytetar Nderi i Komunës së  Deçanit”.

Ju Faleminderit.

2023-02-23

Vladimir Putin, kriminel lufte!

 Shkruan Flori Bruqi 

Joe Baiden `



Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës , Joe Biden, e ka quajtur presidentin rus, Vladimir Putin, kriminel lufte, pas një sërë sulmesh të raportuara të ushtrisë ruse në spitalet, maternitetet dhe objektivat tjera civile në Ukrainë.


Vlladimir Putin



Që nga fillimi i luftës në ukrainë, më 24 shkurt 2022 , zyrtarët ukrainas thonë se janë vrarë me dhjetëra e mijëra civilë.

Ato që kanë tronditur botën në mënyrë të veçantë, kanë qenë imazhet nga Buça, qytet në rajonin e Kievit.







Pas tërheqjes së forcave ruse atje, në fillim të këtij muaji, qyteti u pa me varre masive dhe trupa të pajetë njerëzish nëpër rrugë - disa prej tyre edhe me duar të lidhura nga pas.

Ukraina ka fajësuar forcat ruse për qindra vrasjet; Rusia ka mohuar çdo përgjegjësi.

Por, presidenti JOE Biden ka thënë se ka prova të fuqishme për mizoritë e kryera nga trupat ruse dhe ka bërë thirrje për gjykimin e VLLADIMIR Putinit.




“Ai është kriminel lufte. Duhet t’i mbledhim informacionet. Duhet të vazhdojmë t’i ofrojmë Ukrainës armët që i nevojiten për të vazhduar luftën. Duhet t’i sigurojmë të gjitha detajet që të kemi një gjykim për krime të luftës.





Ky njeri është brutal. Ajo që ka ndodhur në Buça është mizore”
Por nuk është vetëm Bucha. Rusia edhe më herët kishte bombarduar e shkatërruar ndërtesa banimi, shkolla, spitale, automjete civile e qendra tregtare.





Pariupol, u shkatërrua një teatër mbi të cilin ishte shkruar: Këtu ka fëmijë.
Ukraina ka thënë po ashtu se ka prova për sulme me bomba thërmuese dhe eksplozivë termobarikë në zonat civile në qytetin e Harkivit. Konventa e Gjenevës i përkufizon krimet e luftës si vrasje me dashje, torturë ose trajtim çnjerëzor - të pajustifikueshme për nevojat e ushtrisë.

Nga Lufta e Dytë Botërore ka pasur disa gjykata, përfshirë atë që ka hetuar krimet e luftës gjatë shpërbërjes së Jugosllavisë.

Sot, Gjykata Ndërkombëtare Penale dhe Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë janë dy institucione që veprojnë në mbështetje të rregullave të luftës.

E para heton dhe ndjek penalisht kriminelët individualë të luftës që nuk dalin para gjykatave të shteteve të tyre.

Gjykata Ndërkombëtare Penale ka hapur tashmë një hetim për krimet e mundshme të luftës në Ukrainë, por ende nuk është e sigurt nëse dikush do të sillet para drejtësisë.

Ekspertët ligjorë thonë tani se pavarësisht se shanset që Vladimir Putin të dalë para gjyqit, për krimet në Ukrainë, duken të largëta, një ditë, ai do të paditet.

Edhe pse, është parë edhe më herët se është më e lehtë të akuzosh për krim lufte një ushtar, që e kryen atë, se sa udhëheqësin që e urdhëron.



Sulmi me raketë kishte për objektiv komandën në aeroportin Chornovaivka në afërsi të qytetit të okupuar Kherson, dhe aty mbetën të vrarë të paktën një gjeneral, një kolonel dhe 12 oficerë.

Ky sulm ishte kryer me sistemin e avancuar raketor amerikan HIMARS, që së fundmi Shtetet e Bashkuara ia dhanë ukrainasve. Në video shihet momenti i shpërthimit të kësaj baze, e në kanalet e ndryshme ruse në Telegram, thuhet se Putin është i nervozuar që sistemit raketor rus S-400 nuk po mund të mbrojë forcat e tij.

Ky lajm dhe videoja vjen në kohën kur Ukraina ka zbuluar planin për një ofensivë në shkallë të gjerë, që do të zmbrapste rusët nga territori i Ukrainës – duke angazhuar një milion ushtarë.


Sulmi me raketë kishte për objektiv komandën në aeroportin Chornovaivka në afërsi të qytetit të okupuar Kherson, dhe aty mbetën të vrarë të paktën një gjeneral, një kolonel dhe 12 oficerë.

Ky sulm ishte kryer me sistemin e avancuar raketor amerikan HIMARS, që së fundmi Shtetet e Bashkuara ia dhanë ukrainasve. Në video shihet momenti i shpërthimit të kësaj baze, e në kanalet e ndryshme ruse në Telegram, thuhet se Putin është i nervozuar që sistemit raketor rus S-400 nuk po mund të mbrojë forcat e tij.

Ky lajm dhe videoja vjen në kohën kur Ukraina ka zbuluar planin për një ofensivë në shkallë të gjerë, që do të zmbrapste rusët nga territori i Ukrainës – duke angazhuar një milion ushtarë.

Ministri ukrainas i Mbrojtjes, Olekssi Reznikov zbuloi se presidenti Volodymyr Zelensky, i ka dhënë urdhrave gjeneralëve të hartojnë planin për sulm dhe të përpilojnë listën e pajisjeve që do t’ju duhen për ta kryer me sukses sulmin.

Reznikov theksoi se puna e tij më pas do të jetë takimit me aleatët perëndimorë, ku nga ta do të kërkojë armë siç është vepruar në rastin e sistemit raketor amerikan HIMARS.

“Jemi popull i botës së lirë dhe kërkojmë drejtësi dhe çlirim. Kemi afërsisht 700 mijë trupa të armatosura dhe kur i shtojmë gardën nacionale, policinë, rojat kufitare – jemi rreth një milion”, shtoi ai për Times.

/Analiza/Akademik prof.Dr. Hakif Bajrami: Akademia e plagjiatorëve, aktivistë të LKJ-LDK-së i turret Institutit Albanologjik dhe atyre që nuk janë pjesë e klaneve mafioze politike

 


Akademia e Kosovës,  po i mbush 50 vjet që është shndërruar në një bujtinë shterrpakësh. Akademia serbiane nuk kalon muaj pa e botuar ndonjë libër kundër Kosovës dhe Shiptarëve, kuptohet me falsifikime ordinere të metodave dhe fabrikimit të rrenave nga shekulli XIX. Por, “akademikët” e Kosovës janë të heshtur, sepse Isa Mustafa ua ka siguruar një buxhet solid për t’i kaluar pushimet edhe në pushimoret më prestigjioze të botës.

Këta vrojtues senilë i marrin nga 1500 euro në muaj, kuptohet ata që janë të rregullt, kurse ministri i Arsimit –Arsim Bajrami i PDK-së në saje të rezultateve të tij zuri vendin e fundit në PISA, por tani për tani është “akademik” dhe merr  afro 800 euro në muaj për suksesin e shkencës tij kushtetuese, e cila ia siguroi në një Marrëveshje me Beogradin 23 gabime kushtetuese, për të cilat në vendet e civilizuara shkohet edhe në përgjegjësi penale, sepse u lejua të “krijohet një Republika srpska” në Republikën e Kosovës. Madje, jo vetëm kaq. Kryetari i Akademisë nënshkroi se 8500 hektarë tokë Rugove(Kosove) janë të Malit Zi dhe “neve toka e huaj nuk na duhet”!!!Ja ku jemi, por të shkruash për këtë institucion duhet libër voluminoz dhe ai një ditë do të bëhet.

Ja disa argumente që ky institucion duhet të riformohet nga themeli sepse aty janë grumbulluar metritokratët e partive e jo të shkencës,  sidomos të Albanologjisë përmes së cilës duhet të njihemi në botë.

 

Çka pret  ky institucion prej Kuvendit Kosovës, kur të konstituohet?

Nëse ankohesh për ndonjë institucion që është themelues, kur Akademia hapur kërcënohet se nuk i përgjigjet askujt, atëherë anarkia dhe megalomania nuk duan definicion. Thonë kështu sepse Kuvendi vitin e kaluar i ka realizuar detyrat vetëm për 42%, por mëditjet dhe përfitimet persoanle i ka realizuar për 112%. Këtu kemi akademikë, ish sekretarë partie që vinin në Pleqësinë e Fakultetin Filozofik, me nga një bllok në duar si komisar dhe diktonin se ky mund të avansohet “e ai “KY”, nuk e kishte ansjë libër, ndërsa ai që kishte libra dhe nuk ishte me “rang” me nga tri e deri në dhjetë libra mbetej në thirrjen e mëparshme (Rasti i prof dr Murat Bejtës e shumë të tjerë profesor kulminativë)…

 

Po ai komisar marksist-leninist-sociolog, sot është pranuar në Akademi pa asnjë kriter shkencor, por me politikokraci të nëntokës LDK-PDK-LKJ, po se po. Madje ish drejtor që kanë sunduar “me stupc në krah’ , pa asnjë vepër e nivelit kombëtare –kulturor.

Nuk ndërtohet akademia me leksikone të përshkruara prej të tjerëve-Zagrebit, plot plagjiaturë

Sa më shumë që rritet mundësia e informimit, bota duket më afër, ma në shuplakë të dorës. E pra ka ardhur koha që hajnave –plagjiatorëve t` u thuhet e vërteta se narcizmi i ka ngritur mbi stratosferë, e nuk janë as për “zastojë mahalle”. Çdo respekt letërsisë shqiptare, por ma tregoni një akademik që prezantohet me një kapital kombëtar, përjashtim bën Rexhep Qosja me 38 vëllime librash si kapital kombëtar, ma tregoni një historian akademik të Kosovës, që ka një libërth me vlerë kombëtare.  Ma tregoni një sociolog akademik që ka një vepër kapital kombëtare. Nuk ka! E po ku jemi? Si është e mundur që Ministria e Shkencës, Kulturës në konkurset  e tyre së pari i refuzojnë botimet: Dosja DEMAÇI, Dosja Metush Krasniqi, Dosja Fazli Graiçevci. Pse po e rrejmë vetën nëpër tubime përkujtimore kur disa ende i ruajnë librezat e kuqe. Refuzohen se pse u frikësohen dosjeve tjera , ku mund të janë dorë nxirë dhe ka të tillë. Hulumtoni në Arkiv, mos tregoni përralla të “mira”.

Ju që e konsideroni veten akademikë me tapi, ju që mbani kontra simpozium për Isa Boletinin me 7 pjesëmarrës dikur, doni që fjala shkencore që u tha nën  patronatin e Kryetarit  Kuvendit Kadri Veseli, “ishte dytësor”, sepse nuk merr pjesë “akademiku me një libër katundi”, që pretendonte ta mbajë fjalën kryesore”(!!!). Poshtë ka rënë katundi. Ore popull, ore lexues deri kur me kësi kabadahijsh, deri kur me nepotizmin  e mykur aristokrat, e nuk je as  për rrogëtar katundi me dije, deri kur me klanin politik, klanor, krahinor dhe mafio-fajdexhi, që blejnë syza e ngjesin dhëmbë, madje edhe trasfomator “me u nxe qeni në kolibë”, me taksa të popullit.  Ta dini akademikë, të prodhimit serik partiak (LKJ-LDK-PDK si fillim për të i mbuluar pisllëqet), se ia keni nxënë Kosovës Diellin. Ta dini se soji i juaj, Kosovën për çdo vit, po  e prapsë për nga një dekadë prapa. Shikoni se çka po bëjnë akademitë tjera për vendin  e tyre; shikoni se çka po bëni ju për veti, duke sabotuar në çdo segment të jetës në Kosovë se jashtë saj nuk ju njeh askush, ama askush. Do t` i hapim letrat për secilin se kështu nuk shkon ma. Unë nuk ju konkurroj askund në akademi, por deri aty ku dëmtohet Kosova, nuk do t` iu durojë për asnjë çmim. Lufta është e hapur, sepse është kaluar çdo kriter. Në Akademi, kanë hyrë dhe po hyjnë, prap njerëzit me nga një libër, që nuk ka vlerë mesatare shkencore.

 

Tani dihet publikisht se pjesa dërrmuese e “akademikëve” të Republikës Kosovës, janë “emitio per aversionem” (blerje ose shitje titujsh, me fajde, pa dituri). Në historinë  e holokaustit, nazistët insistonin që emrin e çdo hebrenj ta shënojnë me germë të vogël. E tillë është “elita” e paditurisë te ne, sepse: “Akademinë as Kuvendi dhe  askush tjetër nuk e ka këtë të drejtë, as këtu dhe as në ndonjë akademi evropiane, (se këta janë Akademi evropiane!!!), të ndërhyjë për çka do qoftë në punën e Akademisë. Kuvendi i ASHAK-ut është e vetmja instancë që merret me vlerësimin e punës së Akademisë”.

 

E kujt është pra kjo Akademi që nuk i përgjigjet askujt, e që duhet të shkruhet me germë të vogël. E kujt i përgjigjen këta superpoltronë të “ditur”, me këtë bindje sulltanësh dhe totalitarë ideologjikë, mbretëror dhe carist, me “kapela” sulltanësh, kralësh, despotësh, diktatorësh, të cilëve asnjë instancë shtetërore dhe shoqërore kombëtare , gjyqësore dhe ekzekutive nuk guxon për t` iu thënë se jeni në rrugë të ferrit. Këta bëjnë çka të duan,  e pranojnë kën të duan dhe këtu mbaron dialogu i kërcënimit gebellsian.

Kryetari i tanishëm i ASHAK-ut vetëm pse u dekorova më 28 XI 1997, nga Akademia e Shqipërisë dhe Ministria  e Kulturës, organizuan në orkestër ta plagjiatojnë librin tim “Dëbimi dhe shpërngulja e shqiptarëve në Turqi” duke grabitur dokumentet kryesore dhe duke i botuar në emër të vet,  Me botimin  e tij deshi të më “shkelë mua, Akademinë e Tiranës dhe Ministrinë e Kulturës së Shqipërisë.

 

Ja çka pushon ndër lëkurë të dikujt. Krejtë me qëllim që “ne dimë më mirë”!!! të kopjojmë statistika pa hy në arkiva kurrë, ama kurrë!!!. Mjerimi i i tyre dihet. Këta, për para sikurse Esat Pasha e Ceno Begu, do të bashkëpunonin më parë me Akademinë serbiane se sa me atë Tiranës. Po cili është projekti i përbashkët që insiston ta kryej “Akademia” jonë. Nuk ka, sepse aludon ta mbajë “primatin” me pranime false sikurse ai i Oliver Shmitit, i cili pastaj del e shanë e pështynë Gjergj Kastriotin-Skënderbeun. Po nuk është më keq se këta aty i kanë për mentor mortor të gjithë “politikanët kulminantë të ish Jugosllavisë, e pastaj të Kosovës ndrydhur dhe të traumatizuar nga intrigat e këtyre. Po, cila është vepra shkencore e Isa Mustafës që u bë akademikë, në ekonominë ma të varfër në botë?

 

Po, edhe unë Hakif Bajrami jam nënshkrues i “Pamfletit” (2016), kundër kësaj akademie që dhunon diturinë, arsimin, shkencën , kulturën dh artin, jo vetëm në Republikën  e Kosovës, por edhe në të gjitha trojet shqiptare, sepse në botë tani numërohemi, si shteti i dytë shqiptar. Për këtë pozicion edhe duhet të përpiqemi që të forcohet kombi nga çdo patriot. Dhe të numërohet kjo akademi kah fundi në rangun e akademive në botë, vetëm nga shkaku se është institucion shterp shtetëror dhe kombëtar, duke na poshtëruar me do ceremoniale, pa botuar as edhe një leksikon, e lere ma vepra kapitale, që u mungojnë. Jo, nuk do të heshti kurrë.

 

E kjo akademi jeton qe gati 50 vjet. Nuk është Akademia për t` ua lustruar biografinë disa individëve. Tani për tani po e përmendi vetëm një fakt. Dihet se Akademik. Ali Hadri ishte ndër ma meritorët që u themelua Akademia. Por, aty është pranuar më vonë personi që e ka hetuar për dhjetë vjet 1972-1982 punën e Ali Hadrit lidhur me falsifikimet e Tempos. Ka fakte. Ruhen dosjet. Kush me denoncoi në “Rilindje” nuk  e botoi Asllan Fazliu, në “Jedinstvo” në 12 vazhdime se kam kërkuar “napadno”!!! Republikë dihet. Nuk do të flas kësaj radhe. Lexoni publikimin: me autor që kanë dërguar “dosje’ edhe në Hagë dhe UNMIK 1999-2004, por sidomos: “OVK-Kako smo izgubili Kosovo i Metohiju”, Beograd 2002.

 

Nuk kam konkurruar të pranohem në Akademi me përjashtim një herë më 1992 dhe kuptohet pasi që nuk isha në LDK as që isha në rend dite, sepse tani (2016/7) Ligji për pranim është përpiluar që pos këtyre matufëve që kalojnë pesë vjet  dhe nuk i botojnë as pesë rreshta, por marrin rroga gratis LKJ-LDK-PDK në Republikën e Kosovës, “ nuk ka as dituri, as  shkencë, as art, as kulturë, as…”, sepse nuk guxon askush t` u konkurrojë  të paktën këtyre me moshë në injorancë, kuptohet e që i kanë 65 vjet. Politika totalitare nuk ka domethënie tjetër, përpos që është kërcënuese, e pa kontrolluar, pa konkurrencë dhe në fund vrasëse e vetvetes, sepse aty është vendosur i tërë stafi drejtues i ish LKJ+LDK, me disa mikrobe të PDK-ës tash së fundi sa për biber. Pra, është zhvendosur i tërë kreu i pushtetit-kabinetit qeveritar sot, të paktën.

 

Shikoni anëtarët e saj dhe në çka kanë doktoruar dhe cila vepër e tyre është kapital kombëtar: që mendon, flet dhe ngacmon njohuri të reja për të shkruar dhe për t` u bërë pjesë e civilizimit. JO, nuk ka jam te ashti kanceroz. Shikoni se  silleni me Dosjet e botuara: Adem Demaçi, Metush Krasniqi, Fazli Greçevci!.

 

Nuk doni as të financoni për botim.

Janë botuar në saje të donatorëve modest por patriotë.

Rastësisht jam autor unë. Shikoni se si silleni me veprat” “ Si  e okupoi Serbia Kosovën më 1912”  Si  e riokupoi Serbia Kosovën 1918-1941; Si e okupoi Kosovën Jugosllavia 1945-1999; Programet kombëtare që shënuan historinë; Kosova , njëzet shekuj në luftë për liri; koautor në librin kapital: Historia e Popullit Shqiptar III, botuar në Tiranë. Albanci, koautor , Lublanë 1984;  Konventa Jugosllavo-Turke për shpërnguljen e shqiptarëve në Anadoll 1938; Marrëveshja Xhetelmene Tito-Kyprili për shfarosjen e shqiptarëve 1953-1966; Rikolonizimi i Kosovës 1945-1948. Naçertania, Antimemarandumi kundër Kishës Ortodokse Serbe; Kosova prej Buanit në Kaçanik e publikime tjera kapitale, të dokumentuara nga arkivat përkatëse Evropiane. E kam fjalën për shkencat shoqërore, jo për ato natyrore, se nuk i njoh, por akademia duhet të reformohet , është në interes të Kombit-është në interes të Kosovës dhe jo në interes të Isa Mustafës dhe Lagjës Preshevës, sepse më shumë e dua unë Preshevën e Ibrahim Kelmendit se të gjithë intelektualët e asaj ane. Pra nuk jam antilokalist. Tash është lehtë të shkruash për Ibrahim Kelmendin, “por kur është hangër fasulja nga kokërr” disa e kanë lëshuar simpoziumin kur kam filluar të flas. Mos u frikësoni komunistë, vëllezërit e të cilëve dihet se çfarë biografie kanë pasur dhe kanë. Por nuk mund ta reformojnë Akademinë këta që e kanë sjellë buzë mbylljes totale në vetvete. Po, këtyre u pengon Instituti Albanologjik sidomos, për shkak se aty megjithatë punohet.

Tani në retrospektivë

Në nëntor-dhjetor 1980, më pati pranuar në bisedë Akademik Aleks Buda. E kishte lexuar doktoranturën time “Rrethanat shoqërore dhe politike në Kosovë 1918-1941 në 1100 faqe dorëshkrim me 4316 referenca dokumente. Ai më pyeti  pse nuk je  i pranuar në Akademi, kur aty ka akademikë që nuk e kanë asnjë libër të botuar, ose kanë nga një, por me ngjyrë ideologjike.”. Të them se prej atij dorëshkrimi janë botuar doktorantura e mbrojtur më 15 janar 1979, e botuar më 1981, PKJ në Kosovë 1919-1941; Komiteti Mbrojtja Kombëtare e Kosovës, Bedri Pejani, Xhemjeti, Konventa Jugosllavo Turke për shpërnguljen e shqiptarëve, Shpërngulja  e shqiptarëve 1877-1966; Kolonizimi dhe serbizimi i Kosovës 1912-1941; Partitë politike  jugosllave-të gjitha të pabotuara atëbotë. Profesor Aleksit i thash : “Jo nuk kam emër për Akademi”. Do të bisedoi me Vllaçkon (Ali Hadrin) tha, dhe çdo gjë mori fund me kaq. Erdhi viti 1981 dhe çdo gjë ndryshoi.

Po, më 1983 më ka ftuar i famshmi Akademik Esat Mekuli, me të cilin kam bashkëpunuar për tetë vite në “Leksikografski Zavod” të Zagrebit, për përpilimin e “zërave” për shqiptarë, që të konkurroj në Akademi. E pata lutur dhe i thashë se  i kam lexuar si drejtor i Arkivit Shtetëror të Kosovës (Kështu ka qenë i regjistruar-HB) dosjet e Akademikëve. Çdo respekt për Juve, për dy tre anëtarë aty e sidomos për Akademik Ali Hadrin, të cilin po  hetojnë qe DHJETE vjet pesë anëtarë  të pushtetit: (tre shqiptar e një  serb-Bora Zivgareviq, një malazez-Mihaljo Zvicer), të cilët e kanë themeluar Akademinë, sepse kanë qenë pushtetarë. Mos më ngatërro se aty UDB-a i ka rrënjët shumë thellë. Dhe, Esati si patriot që ishte , u ndal dhe më tha: “ Bën që ta bisedojë këtë me shokun Fadil?”. Jo profo, unë qe tri herë konkurroi në Katedrën e Historisë, dhe dikush nga aty po ua sjellë “vërtetimin” nga UDB se unë mbi punëtorinë e Simon Shirokës më 27 XI 1968, e kam mbajtur Flamurin Kombëtar, derisa Osman Dumoshi i ka lexuar kërkesat e Demonstratave revolucionare patriotike shqiptare, se unë në Dekanatin e Fakultetit Filozofik, iu kam kërcënuar dy profesorëve, se ju ma nuk do të jeni në këtë fakultet dhe na paska “pajtuar” Ismail Bajra dhe Qenan Shaipi; I pari profesot Esat është gjallë dhe mund ta konsultosh se si jam sjell me ta. Unë kam qenë demonstrant dhe e kam mbajtur Flamurin pranë Osman Dumoshit, të cilin, asokohe  nuk e kam njohur fare, po cili historian do të rrinte neutral në ato ngjarje historike për pjesën e shtypur të kombit.

Po, nuk e kam lejuar t` i afrohen telefonit për të na rrethuar milicia, kur tanket veq kishin hy në Prishtinë. Po, pastaj ( e them për herë të parë-HB) kam ndejtur ilegal në “Kodrën e Triamve” tre muaj në banesën e  Osman Zekës, në shtëpinë e Kryetarit të sotëm (2017) të Parlamentit Prishtinës,  zotëri Halim Halimi, por as i zoti i shtëpisë, as tre nxënës që ishin aty, asnjëri nuk më ka lajmëruar.

I falënderoj publikisht, se me kanë sjellë edhe ushqim, pemë dhe perime. Bile ka shumë fqinjë që më kanë sjellë edhe bukë dhe pemë  e perime, e nuk i njihja fare. Me kaq Esat Mekuli  e mbylli akademizimin tim, sepse tre historianë me kishin akuzuar se në Librin PKJ në Kosovë 1919-1941, madje kisha kërkuar republikë dhe bashkim me Shqipërinë, duke cituar Kongresin e Drezdenit dhe Konferencën e V-të të PKJ më 1940..

Në mars të vitit 1989, jam ftuar në Akademi nga Jashar Rexhepagiqi, Gazmand Zajmi, Syrja Popovci, Idriz Ajeti, Vuk Filipoviqi, Esat Mekuli, Muslim  Mulliqi, Dervish Rozhaja, Enver Gjergjeku. Më është komunkuar se: “Je i zgjedhur “akademik” i rregullt”, dhe ti duhesh ta përfaqësosh Akademinë në kuvendin e Gazimstanit (1989), ku do të mbajë fjalim Milloshi më 28 VI 1989”. Kam reaguar si vetëtima, gati i pakontrolluar, por shumë i vendosur dhe thellësisht i binduar se si po sillem: “Dëgjoni akademikë të nderuar, shumë ju respektoi.  E keni gabuar adresën, unë për të gjallë në atë tubim fashist (popo- fashist!) nuk marrë pjesë kurrë , për jetë. Aty lexohet dhe provohet hyrja në “memorandumin e shqiptarëve në Kosovë!” Lidhur me këtë e kisha një kurajo dhe përvojë nga ballafaqimet dhe kundërshtimet publike me Tempon në Beograd dhe Prishtinë (1988/9),  e kisha një përvojë me takimin me kasapin e Kosovës, oznashin kryekriminel Spasoje Gjakoviq,  në Beograd 15 maj 1985, që më kërcënonte nga viti 1981 kur ishte inkorporuar në Shtabin e Dushko Ristiqit, e ku bënin pjesë edhe dy akademikë, por të tjerëve ku kishte sllovenë, kroatë, boshnjakë, malazezë, maqedonë dhe një hungarezë. Shtab i plotë sikur të ishte Rankoviqi shef i tyre. Dhe atë farë letre të vulosur  e kam bërë (1989) copë e grimë, para tyre. Të vetmit që kanë qenë i qetë dhe më kanë përcillte ishin Baca Esat, Idriz Ajeti e i fundit Muslim Mulliqi, i cili më tha kur dola te dera: “Pranoje dhe mos shko”!. Jo prof , i thash se këta më paraqesin në milici pastaj. Janë të njohur për këto marifete për shokët e tyre më parë. Baca Esat, si e quaja edhe në kabinetin e  tij ku ishte Drejtoria e “Leksikorgafski Zavodit” të Zagrebit, që përgatitej të jetë e Kosovës në ndërtesën “Iber-Lepencit”, prap një ditë doli nga zyrja dhe më ftoi duke më thën : “Mirë bëre, por dikush duhet të shkojë në Gazimestan. Ky është qëndrim i shtetit”. Unë: Kush shkon është problem i juaj, jo i imi Baca ESAT.

Kush shkoi nga akademia në Gazimestan më 28 qershor 1989?

Pas dhjetë ditësh më vjen akti nga Kuvendi i Kosovës me një DOSJE, që gjendet në Arkivë, se për Gazimetan 1989, janë zgjedhë akademikët: Jashar Rezhepagiqi, Vuk Filipoviqi, një jurist  nga akademia që nuk i fioguron emëri, shkrimtari, Bedri Hysa dhe drejtori i “Putnikut” . E unë në vend që të bëhem akademik për shkak se e botova Konventën Jugosllavo -Turke 1938, për deportimin e shqiptarëve në Anadoll në “Gjurmime Albanologjike”, me insitim të guximshm të Rexhep Qosjes dhe  Kryeredaktorin Xheladin Shala në 82 faqe , pa e evituar asnjë rresht; se e botova për herë të parë “Naçertanin 1844” ne gjuhen shqipe ne vitin 1986 ne Vjetarin e Arkivit te Kosovës; pse e botova dokumentacionin për Diktaturën ushtarake, të vendosur në Kosovë më 8 II1945; pse botova fjalimin e Emin Durakut të shkurtit 1942; pse e botova tërë dokumentacionin e Konferencës Bujanit 1943/4, më 1983 në “Vjetar”, me recensent, prof dr Tahir Abdylin, e “fitova” kohën trevjeçare nën hetime të prokurori Njazi Burgideva ( me spiunime nga kjo akademi e mykur në shovinizëm dhe racizëm, jo ndaj të tjerëve, por ndaj bashkëvendasëve!!!

Ja kush jeni, dokumentet janë, dikush do të i botoi një ditë. Dhe, askush përpos atyre që janë në majat e diturisë në lëminë  e vet shkencore, nuk e din se sa çelb është grumbulluar në këtë katrahurë  akademie, që quhet akademi nepotiste politike, fillim e mabrim. Atëbotë, Najzi Burgideva si prokuror e mbante emrin tim në “bllokun privat”. I falëm nderit, se ka mund të veprojë ndryshe, sepse botimi ishte publik dhe nuk kisha çka të them vetëm se: Ja ku jam, nuk pendohem për punë shkencore kurrë, përgjegjësia është e imja dhe askujt tjetër. Ja kush janë disa akadmikë tanë atëherë e tani, ku ka pasur dorë edhe një historikuc dervish ; pa asnjë fije morali njerëzor. Hulumtoni në Arkivin e Kosovës në fondin Këshilli Ekzekutiv i Kosovës. Aty i keni të gjitha të palarat, çka i keni spiunuar edhe njeri tjetrit, madje duke derguar edhe në izolime famëkeqe. Por, kësaj pune i thonë: “Ah Shqipni mos thuej mbarova….”!

Më 1993 në Tiranë mbahej një simpozium, ku prezantova temën për “Shpërnguljet e shqiptarëve nga viti 1877 e deri më 1966” me dokumente arkivore, temë kjo që në Institut  e kisha hulumtuar për katër vjet 1978-1982. Aty  ngrihet Hivzi Islami dhe më akuzon se po i rriti numrat e të shpërngulurve!!!

Nuk kishte hy ky narcist kurrë në jetë në ndonjë arkiv të hulumtonte shpërnguljen por manipulonte me do statistika monstruoze të Punisha Raçiqit, Tomë Popoviqit, Milivoje Magovqeviqit e pastaj si vulosës i tyre ishte Bozha Maksimoviq Kundak. (Ndoshta edhe nuk e dinte se kush i ka përpiluar ato statistika më 1921 dhe 1931. Heshta.). Se po  flisja me faktet e Seksionit të Kryqit Kuq  Ndërkombëtare për emigrantët, me shifrat që i kisha hulumtuar në Gjenevë, në të ashtuquajturën “Dosjen e NANSENIT”, dhe statistikat shtetërore sekrete serbiane , të cilat disa herë i kisha prezantuar nëpër ish Jugosllavi dhe askush nuk kishte patur guxim të reagojë, sepse ato  ishin fakte të verifikuara, plus shtypi i kohës nga katër gjuhë botërore që ishin grumbulluar në CPB të DASIP-it. Dhe ky gjeogarfi (H.I) i statistikave falso të ish jugosllavive, vetëm sa të më “poshtërua” publikisht, me një dituri mjerane të regjistrimit të popullsisë më 1921 (po çfarë regjistrimi ka pasur më 1921 kur e tërë Kosova ishte në flakë të kryengritjes-HB), me shifra nga qeveria fashiste jugosllave 1931, por kurrë duke mos i pasur statistikat e ushtrisë që ishin sekrete, të sakta sepse i nevojiteshin ushtrisë dhe qeverisë për hesape ushtarake, se sa shqiptarë “po  e lëshojnë vendin për çdo muaj, çdo gjashtë muaj, çdo vit”. Ja “shkenca” e akademikut tonë pra.

Më duhet të them se më 1993, nuk ka pasur akademikë nga Preshva e Bujanofci , si ia kthejnë sot armët veti këta tre “preshevarët”, me nga dy mandate dhe të mbajnë një akademi në maje të thikës pa asnjë vepër kapitale kombëtare.

E them sinqerisht se asnjë intelektual i mirëfilltë në Kosovë, nuk ka sot asgjë kundër Kosovës Lindore , sepse lufta jonë dihet. Unë atje kam lëvizë e pajtuar madje edhe gjaqe me Anton Qetën e Idrzi Kosovën. Populli dhe  intelektualët e asaj treve kreshnike  të Ibrahim Kelmendit , Ali Aliut   etj. për mua janë heronj, e heronjtë nuk janë krahinorë, siç po na trajtojnë disa neve tani duka na quajtur se kemi bërë reagim pamflet! Kurrë në jetë nuk kam nënshkruar pamflet, por këtë shkrim e kam nënshkruar por është dashur ta konkretizojmë edhe më thellë (Si vepër e Institutit Albanologjik).

Më 1995 arrita që ta përpiloj një dorëshkrim me titull: “Politika  e shfarosjes së Shqiptarëve dhe kolonizimi serb i Kosovës 1844-1995, QIK, Prishtinë 1995. Këtë dorëshkrim ia prezantoi së pari Akademisë për botim, në prani të katër profesorëve ordinarë. Jo,  e refuzojnë se “nuk merren me krime”. Çka ngjanë. Kur dëgjon Gazmend Zajmi, se është ofruar një dorëshkrim i tillë me fton në zyre dhe propozon: “Do ta mbajmë një simpozium për gjenocidin serb”. Unë (Gazmend Zajmi ) do ta shtjelloi gjenocidin në aspektin ideor, Zekeria Cana në aspektin teorik,  e Hakif Bajrami në aspektin praktik, sepse i ke faktet.  Pas kësaj ti dhe Zeqa, Ju premtoi se do të pranoheni në Akademi si anëtar të rregullt. Pas një muaji shqyrtimesh propozimi i Akademik Gazmendit, çitet në kosh, dhe Zeqa me shumë vështirësi erdhi për ta lexuar kumtesën pastaj. E unë ia dorëzova Akademisë tërë DOSJEN E KRIMEVE dhe elaboratet serbe , nga 1844 e deri më 1995, kuptohet si fotokopje. Jo që nuk pati pranim, por pati hipokrizi dhe fyerje, po prej këtij stafi, që edhe të ndjerin Fehmi Aganin  e qitën në kurth më vonë, e lanë rrugëve…

 Si u dekorova më 27 XI 1997 në Tiranë për librin “Dëbimi dhe shpërngulja e shqiptarëve në Turqi (Dokumente) nga Akademia e Shkencave dhe Arteve të Shqipërisë si dhe nga Ministria  e Kulturës?

Pikërisht këtë libër e zgjodhi Hivzi Islami, që me një plumb  në stilin:“t`i vrasi dy veta”, që ta përvetësojë tërë librin tim, botim i Shoqatës “Hasan Prishtina”, se “autori nuk paska ditur mirë të përkthejë…” dhe i përvetëson :“Naçertaninë 1944’, kinse me përkthim të Idriz Ajetit, të cilit vet ia kisha dorëzuar botimin tim, por duke i thënë se përkthimin e ka bërë Kadri Halimi. Një tjetër e përvetëson Konventën , e cila në DASIP është vetëm një ekzemplar frëngjisht. Askush kurrë-kurrë, nuk  e ka hulumtuar tjetër, e Hivzi Islami e përvetëson. Si është e mundur që Elaboratin e Ivo Andriqit 1939, V. Çubrilloviqit (ky është në çdo kënd sepse është shpërndarë nga M. Pirraku), S. Moleviqit, D. Mihajloviqit etj. t` i përvetësoi Hivziu i gjithëdijshëm pa hy në arkiva kurrë. Nuk durohet ma me këta piratë mizantrop që nuk respektojnë asnjë Ligj për autorësinë sepse janë tiranë, janë pa konkurrencë grabitçarë, që pastaj edhe fyejnë sepse i kanë mekanizmat politik dhe pushtetar dhe dalin  e shkruajnë se “nuk ka askush çka na ban”.

Më 30 dhjetor 1998 në Institutin Albanologji mbahet konferencë për Buajnin. Adem Demaçi me kishte autorizuar me shkrim që ta përshëndes n` emër të Zyrës Politike të UÇK-ës tubimin dhe të japim shenjen se po lidhen epokat e luftës Nacionalçlirimtare. Aty, dy anëtarë të LDK reagojnë duke pështytë LUFTEN E SHEJTE që po zhvillohej si Epope e Adem Jasharit-Legjendarit. Kur i tregova Fadil Hoxhës, që ishte aty se kush po pengon përshëndetjen, prapë të njëjtit nuk lejuan publikun të kthehet në sallë dhe çdo gjë u mbyll. E sot, njeri prej atyre që më kanë paditë se kam kërkuar Republikë më 1983?, se aty nuk lejoi që të lexohet Letra përshëndetëse e UÇK-së për pjesëmarrësit e Bujanit 1943/4, se njeri prej tyre më 2001 do të pajtohet dhe nënshkruaj dokument të UNMIK-ut dhe do të nënshkruajë së bashku me një averazh që e ka sjellë  tash në akademi, kanë shkruar e nënshkruar se “në Kosovë nuk ka pasë luftë çlirimtare, por ka pasë konflikt”, që do të thotë se ne kemi qenë për ndryshim të regjimit në Beograd, e jo për ndryshim të kufijve shtetëror. Ja ku jemi, me këta tiranë që i kanë tiranizuar edhe disa të tjerë që janë aty për shkak se buxheti i kësaj Akademie është më i larti në Ballkan, por puna  e saj është ZERO vlerë, se paratë ua siguron Isa Mustafa ish nxënës i Kumrovcit.

Tani reagimin e 47 intelektualëve (2017) akademikët e matufosur e quajnë “pamflet” dhe krekosen se nuk ka ligje për ta. Madje  duke i stigmatizuar 28 nënshkrues nga Instituti Albanologjik. E ta dini akademikë të Kosovës varfër se Institutin Albanologjik kur ta përmendni, duhet të lëvizni prej vendit, se prej aty kanë filluar të gjitha të mirat e Kosovës. Edhe më qartë. Nëse Kosova e ka vend të SHEJTE PREKAZIN e ADEM JASHARIT ne rrafshin e luftës, këtë vend ne rrafshin shkencore e ka Instituti Albanologjik, të cilin e urreni. Ja një shembull e ka edhe plot tjerë. Këto ditë isha në një qytet kala i mbrojtur nga UNESCO, dhe nëpunësi i lartë ma tha këtë se: “Po t` i botonte 16 vëllime këngë kreshnike ndonjë intelektual francez,siç i botoi Zymer Neziri, ai do të ishte akademiku më i respektuar në Francë”. Profesor.Dr. Zymer Neziri është në Institutin Albanologjik por jo ne Akademi, dhe mu për këtë shahet e pështyhet Instituti.

Tani po i kthehem rastit tim. Nëse më ka propozuar për Akademik: Aleks Buda (1980, unë them pa meritë, por të tillë ishin edhe akademikët tjerë të asaj kohe, pa libra fare mbi gjysma!!!), nëse më kanë propozuar për akademik: Esat Mekuli më 1983, Jashar Rexhepagiqi (1989), Kristo Frashëri, Stefanaq Pollo, Mark Krasniqi (më 1997), Muslim Mulliqi, Bacë Adem DEMAÇI publikisht, e ndonjë tjetër, atëherë unë jam akademik moral shumë më i qëndrueshëm se sa, nëse të votojnë disa partiakë anonim dhe plagjiaturë, për t` ua mbuluar të palarat. Jo kurrën e kurrës, mos qofsha aty me këtë strukturë dhe këtë Ligj që është sajuar në mënyrë meskine me qëllim, që pas këtyre “akademikëve’, Kosova të rangohet edhe më ulët se sa Zanzibari. JU qoftë rruga  e mbarë, “akademikë” që jeni grumbulluar aty për të marrë rroga, e jo për ta lartësuat  zërin e Kosovës, sepse nuk jeni Kosova, por ju jeni “akademikë në stilin unë ty, ti mua, punë me fajde-fajdexhi”.

Po e përfundoj me një thënie se ju keni blerë e shitë tituj pa dituri, në dëm të Republikës Kosovës dhe popullit të saj heroik. Jam i lumtur që nuk jam në atë mes, që kur të botohen dokumentet, toka do të flasë, sepse do të akuzoheni: Se si shumë korba i bëtë shqipe; popull, si i duron e kryet s` jau shtype”. Jo, unë jam që me punën time , me 47 libra, prej tyre nga 12 si vlera kombëtare, me 6200 zëra artikujsh nëpër gazeta e revista në gjashtë gjuhë botërore, me 86 vëllime dokumente të sjella në Kosovë nga Arkivat e botës, nuk e meritoj që të më klasifikojë një anonimus që nuk i di kufijtë e Kosovës, kurrë-kurrë, sepse as Ligji nuk ma lejon, sepse i kam mbi 65 vjet punë letrare, duke filluar si nxënës, dhe shkencore si student , postdiplomë studenti i parë i Kosovës, e doktoranturë në afat rekord, docenturë, inordinar dhe ordinar. Majftë është për mua, kudo i kam dyert e hapura, vetëm ish nxënësit e Gjimnazit Prishtinës ku isha arsimtar, shokët e Institutit Historisë, Institutit Albanologjik, Institutit Historisë Tiranës, Akademisë Shqipërisë, Leksikografski Zavod’ i Zagrebit, punëtorët e Arkivit shtetëror të Kosovës (ku i kam botuar 47 vëllime të Vjetarit); për mua është pasuri e patundshme. Unë jam pa modesti ,( pasi që jeni kaq alergjik në punën  shkencore te të tjerëve), Akademik me germë të madhe, të paktën për juve anonimusa!  Për popull dhe për këtë pushtet plotë nepotizëm, korrupsion dhe hajni, nuk dua as nuk kam shans “teorike” të bëhem akademik, bile me germë të vogël! Këto ditë “Epoka e Re” po  e boton studimin tim në 527 faqe me titull: Kë e akuzojnë plagët e Kosovës 1844-1999. Mos është edhe Akademia e Kosovës hisedare e asaj plage. Kush thoshte më 1989 nuk humbin asgjë. Akademikët tanë që nuk janë më e askush nuk është distancuar prej tyre!!!!.

SERBËT E KANË PROFESION SHOVINIZMIN ZANAT URREJTJËN - LAKMI SHFAROSJEN E SHQIPTARËVE

 



                             Akademik Prof Dr Hakif Bajrami, PHD.AAAS


                        

                                                         Çka është gjenocidi

“Gjenocidi është vepër e kryer me qëllim të shkatrrimit plotë ose të pjesërishëm të një grupi kombëtar, etnik, racor apo fetar. Gjenocidi është vepër e vrasjës masive të grupit, shkaktim i lëndimit të rëndë trupor apo mental të antarëve, imponim i qëllimshëm i kushteve të jetesës së grupit, me qëllim të shfarosjes së plotë apo të pjesërishëm, imponim i parandalimit të lindjeve brenda popullit, bartje me forcë e fëmijëve nga një popull në popullin tjetër”. Për ta kryer këtë detyrë shtetërore, kishtare pravosllave dhe politike serbiane, pushteti i Sllobodan Milloshevqit i solli në Kosovë në një siperfaqe prej 10 000 kilometra katror mbi 160 000 ushtarë dhe policë. Këto njësi vrastare ushtrake, policore dhe paramilitare ishin të drejtura nga: Kryekomandant Sllobodan Milosheviq, nga  Shefi i Shtabit Përgjithëshëm të Ushtrisë serbiane gjenerali Dragolub Ojdaniq. Zavendës i tij ishte koloneli Svetozar Marjanoviq. Në Kosovën ishte me detyrë vrastare nga aviacioni gjenral nënkoloneli Spasoje Smilaniq. Detyrën kryesore për të varë popullsinë shqiptare e kishte marrë Armata e Tretë, të ciën e komandonte koloneli Nebojsha Pavkoviq. Në vartësi ofoenzive ushtrake ishte Korpusi i Prishtinë që komandohej nga gjenreal majori Vlladimir Llazareviq. Ky korpus i kishte nën komandë GJASHTË brigada: 1.Brigada e 15 e këmbësorisë me shtab në Prishtinë komandohej nga Mlladen Çirkoviq; 2.Brigada e 125 e motorizuar operative e stacionuar në Mitrovicë dhe Pejë, komandohej nga kolonel Dragan Zhivanoviq; 3. Brigada e 549 e motorizuar e kishte qendrën në Prizren dhe Gajkovë komandohej nga kolonel Bozhidar Deliq; 4. Brigada 243 e mekaniziuar operonte në terenin e Ferizajit dhe Gjinalit, ndërsa komandohej nga koloneli Krsman Jelliq; 5. Brigada e kombinuar artilerike 52 me qëndrim në Gjilan komandohej nga kolonel Radojko Stefanoviq. 6.Birgada e policisë speciale ushtarake nr. 52 komandohej nga Prishtina përmes majorit Zhelko Petkoviq.

                    Për veprim vrastar në Kosovë ishin edhe këto njësite

Regjimneti 83 i aviaconit; Regjimenti 52 i inxhinjerisë me shtab në Krushefc; Regjimnti kundërajror 311 me komandë në Gjakovë; Bataloni i këmbësorisë nr. 53 me qendër në Gjakovë; Bataloni i këmbsorisë  me qendër në Prizen; Btaloni i këmbësorisë nr. 57 me komandë në Ferizaj.

Në operacione shfarosëse në Kosovë ishin edhe: Korpusi 21 nga Nishi, Brigada e blindur 211 nga Nishi me 1258 trupa, me 75 tanke dhe 13 topa. Brigada e Vrajës 150  me 1300 trupa dhe 72 topa. Brigada e motorizuar e Vrajës nr. 78 me 1316 trupa dhe 31 tanke. Brigada e Nishit me 1600 trupa dhe 18 topa. Brigada e motorizuar e Pirotit me 1600 trupa dhe 31 tanke e 18 topa.Në Koosvë ishte me detyrë vrstare edhe njësia e inxhinjerisë me shtab në Prekupe me 1000 trupa. Aktive në luftë ishte edhe njësia e logjistikës nr. 85 nga Nishi me 1000 ushtarë.

Në Kosovë kanë bërë mizori  me komandë speciale edhe Korpusi 37  i Uzhicës me brigadën 37 të motorizuar me shtab në Rashkë. Ky njsit e përcillte situtaën politike dhe ushtrake në Sanxhak. I  kishte në dispozicion 1695 ushatrë profesionist, 31 tanke, 18 topa. Këto njësi nuk kanë bërë lëvizje të mëdha të teknikës, por kanë diegë dhe plaqkitë popullin kudo që kanë shkuar.

                     Me mision asanacioni në Kosovë ishin edhe

Brigada e 19 e Pozhegës me 1600 trupa dhe 18 topa, Korpusi i 24 i Kragujevcit me brigadën nr. 80 i që i kishte 1600 trupa dhe 18 topa. Korpusi i Novi Sadit me brigadën nr. 18 i kishte 1600 trupa dhe 18 topa. Në Kosovë vranin e bombardonin edhe njësitet e Armatës Parë nën komandën e Gjeneral kolonel Srbolub Trajkoviq. Ky e kishte siellë në Kosovë edhe Brigadën nr. 252 të blindur nga Kraleva me 1121 trupa, 82 tanke dhe 12 topa, që lëviznin kudo dhe kahdo me detyra vrastare, sidomos vranin civilë nepër shtpia me qëllim frigpsimi për ta lëshuar Kosovën.

Në Kosovë ishin edhe këto njësi që ushtronin gjenocid: Brigada speciale nr, 72 me 1189 ushtarë. Korpusi i Beogradit me brigadën e parë të blindur me 1184 ushtarë dhe 112 tanke dhe 12 topa. Brigada nr, 72 spseciale, brigada nr, 63 e parashutistëve me 460 ushtarë.

Në Kosovë ishte me detyra vrastare edhe Korpusi nr. 2 i Podgoricës me brigadat: 1 N-4 dhe alpinistët me shtab në Kolashin. Ky njësit i kishte 350 ushtarë. Me detyrë varstare në Kosovë ishte siellë edhe Brigada e 4 e policisë ushtarake e Podgoricës me 359 ushtarë. (Për këto infirmata shiqo: H. R.Watch, Under Orders, N. Jork 2001, pag. 67).

Në Kosovë këto njësite që u plasuan me kujdes janë përgjegjëse për gjenocid sepse 53% e popullsisë u detyra ta lëshojë Kosovën. Ndërsa 68% e popullsisë së tërësishme shqiptare ishte detyruar 2 e 3 herë për ta ndrruar vendstrehimin. Të gjithë këta përgjegjës të krimeve do të duhej të hetoheshin dhe gjykoheshin në Tribunalin e Hagës, duke nxier MËSIME për histori sikurse PROCESI I NYRENBERGUT për nazifashist më 1946. KS OKB do të duhej por HESHTI, me detyrim që ekskluzivishgt Serbia t` i paguaj DËMET E LUFTËS. Pra, vetëm atëherë populli serbian do të vetdijësohej dhe do ta harronte teorinë se ndaj shqiptarëve duhet zbauar metodën e TOKËS SË DJEGUR.

E pse mos ta themi se Kosova 1997-1999 ishte vendi më i militarizuar në Evropë pas Luftës së Dytë Botërore. Por Kosova ishte edhe vendi më i dëmtuar në ekonomi, njerëz dhe kulturë historike në Evropë.

                                                                               ***     

 Me këtë potencial ushtarko-policor, politik, rreligjioz e nacioanl, serbët janë shoqëria e parë që e prishi Jugosllavinë, duke e thyer Kushtetutën e vitit 1974, përmes suprimimit të autonomisë Kosovës më 23 mars 1989. Veprimtaria e shembjes së Jugosllavisë është manifestuar nga serbët përmes mitingjeve, kërcnimeve,bartje e eshtrave të princ Lazarit nepër shumicën e vendeve të shtetit deri në Lublan. E vërteta, ajo “shetitje” e kufomës “pa emër” ndodhte me prapavi për ta krijuar Serbinë e Madhe, me sistem centralist, në vend të federalizmit të decentarlizuar me kushtetutë më 1974. Lidhur me kët, për ata që e kuptonin momentin historik në vitet 80 –të të shekullit XX, hapur deshmohej se serbët (sidomso një sektë intelektuale e mykur në shovinizëm si: Kosta Çavoshki, Dobrica Qosiqi, Vasilije Kresiq, Dushan Kanziri etj. nuk patën lërë “guri” pa lëvizuar e pa i paraqitur serbët se: “janë viktima të kardelizmit’, që do të thot se nga viti 1918 kur u krijua katrahura Jugosllavi, serbët ishin masuar të maskohen pas politikës që të krijohet kombi jugosllavë, e që duhej të ishin ata vet.

Në rrethana të tilla, 1929-1941, kur u prononcuan hapur për jugosllavë si popull, për tërë pozitën e popujve në Jugosllavi (nepër simpoziume), zakonisht pas vitit 1946, e special nga viti 1979 ishte në çarkullim një temë e cila fitoi erupcion më 15 maj 1985 në Beograd. Aty, dy autor fare të panjohur serbian që vinin nga stafi i policisë sekrete, kuptohet të seleksionuar me kujdes, do të lajmërohen me temën: “Ugnjetena i ugnejtaçka nacija u Jugoslaviji” ( Kombi shtypër dhe i shtypur në Jugosllavi). Nga ky sindrom i shovinizmit ekstrem do të vrehet të nesermen se shtypi i Beogradit (16 maj 1985) është i tërë i komanduar nga qarqet kishtare dhe politike, të cilat i siguronte grupi i gjeneralëve (Kadijeviq, Mamulla dhe Haxhiq), dhe me të ciët koketon një person fare minor (atëherë-1985) në pozitë e që quhet Sllobodan Millosheviq. E vërteta, Velko Kadijeviq dhe Sllobodan Millosheviq ishin në Simpoziumin e 15 majit 1985. Që të dy e kishin vënë në tavolinë nga një bllok dhe vetëm shënonin, duke e monitoruar se si po sillet Ivan Stambolliqi dhe një shqiptar që i rrinet pranë e që quhej Sinan Sahiti. Sidomos, me që simpoziumi ishte proklamuar me karakter ndërkombëtar, monitorim i posaqëm u bëhej pesë (5) historianëve shqiptar. Aty, në një qast do të paralajmërohet nga kryesuesi i punës tema: “Programi jugosllavë për Kosovën”, duke e lajmëruar si një dokument me shumë interes për zhvillimin ekonimik të Kosovës. Aty për aty, do të lajmërohet Dushan Kanzir duke thënë se: “Shqiptarët do t` i zbrapsen me kërkesa REPUBLIKË, vetëm duke e zhvilluar Kosovën. Për ndryshe Republika për ta është shpëtimtare dhe pashmegshme”.

 Ky paralajmërim do të bëhet edhe nga Kosta Çavoshki duke na përciell sigurimi shtetëror serbian, se si do të reagojmë ne shqiptarët. Po, Kosta Çavoshkin e kisha për ball dhe për një çast do të shpërthej se: “Në Kosovë çdo serbian e jep provimin nëse qëndron aty”, duke bërë me gisht kah unë. Dhe, pa e marrë fjalën do t` i drejtohem: Po unë jamë aty para 10 000 vjetëve, e ju jeni mësuar të lëvizni, prandaj askush sekend nuk po e lëvizë. Ju me këtë shovinizëm do të lëvizni por do të mbeteni në lëvizje”. Të gjithë (64 shkenctar i drejtan sytë kah unë që nuk i jepja pesë pare për atë gomillë të frustruar ‘shkencore”.

Më duhet të deklarohem se ne nja gjashtë (6) historianët shqiptar që kishim shkuar në atë simpozium me progarm dhe me tema të aprovuara sipas standardeve më të larta shkencore, isha edhe unë (HB). Por serbët dhe malazezët e në një mënyrë edhe maqedonët dhe boshnjakët ishin të “një taborri”, dhke konfliktet historike të llojit tillë nuk ishin risi për historianët shqiptar. E vërteta, duhet të dihet se historianët shqiptar janë të partët që ua kthyen lapsin të gjithë sllavëve që ishin në një front kundër neve. Ndërsa ne shqiptarët prej tyre nuk konsieroheshin se jemi “komb i shtypuar”. Por ishte krijuar bindja hibride politike se vetëm në Kosovë ka shtypje ndaj serbëve dhe malazezëve, që prej kujt vetëm ata e dinin. E shqiptarët duhej ta dinin të fundit këtë propgramim, sepse të sillen në atë mënyrë i kishin mësuar pikërisht politikanët shqiptar pakurrizor dhe të mykur në fotele të idiocizmit. Si duket aty për aty në simpozium, një pjesë e sllovenëve dhe kroatëve e kuptuan të parët se kah po shknon “lokomotiva e quajtur Serbi homogjene dhe integrale”.

E vërteta, termeti për Jugosllavinë, duhet të dihet se plasi më 15 maj 1985 në Beograd, për t` u ndier dridhja tektonike një vit më vonë në Novi Sad, ku pasoi konflikti në mes shkrimtarëve shqiptar dhe serbian, që natyrshëm shtypi dhe mjetet e infrimimit i patën dhënë publicitet të skajshëm, krahasuar me atë që kishte ndodhë një vit më parë (1985) në Beograd. E vërteta, në simpoziumin e Beogradit, do të lajmërohet një “historian” hebrej Henriko Josifi, i cili do të klithë këtë: “Ju serbët jeni mentor të krijimit të Jugosllavisë më 1918. Ju keni të drejtë të keni përparësi në parti pa Titon, në ushtri pa Ivan Goshnjakun, në diplomaci pa Kardelin dhe në UDB-e pa Vinko Hafnerin. Por, Jugosllavia nuk do të mundet të lëvizë tutje pa pushtetin CENTRALIST të Alkesandër Rankoviqin”! Të gjithë e patën injoruar jahudinë, por vetëm histirianët shqiptar jo! I njejti Jahudi (Henriko) do të kërcnohet së bashku me Spasoje Gjakoviqin (ishin ulur afër njëri tjetrit.Por Spasojen nuk e njihja fare!). Pa e mbaruar fjalën Josifi, kërkova fjalë që nuk ishte rregull shkencore. Desa Peshiq-drejtuese i simpoziumit, një historiane, më lejoi të flasi 3 minuta. Po e citoj vetën: Po iu drejtohem juve të pranishëm: Nuk është e mundur të bëhet tregti me shqiptarë dhe me Kosovën mbi cpirrat helmuse të ideologjisë Rankoviqiste. Ne jemi populli i tretë në Jugosllavi për kah numri; ne e kmi vendin më të pasur në Evropë, por i fundit për kah zhvillimi”. Do të ndërhynë Spasoje Gjakoviq ish OZNASH DHE UDBASH Malazez: “Me këto informata, ty nuk do të rrinë koka në qafë shumë kohë”. Aty për aty do t` ia kthej: “Qafat e jueja nuk do t` i mbajnë kokat, nëse nuk u ngjitni shtylla, sepse shovinizmi dhe urrejta të kanë drejtuar në njësitë çetnike më 1942 në Mal të Zi, të jesh aleat i tyre. Dhe mbaje në mend, se do t` u shembët deri në themel shovinizmi, sikuurse termeti Shkupin më 1962. Nuk të frigohem se nuk është më koha e janarit 1945 që në Drenicë t` i fusish 25 shqiptarë të masakruar me automat dhe kufomat t` ua fusish nën akull në lumin Drenica. I tillë ke qenë dhe paske mbetur. Ja atje poshtë në Institutin ushtark i ke dokumentet monstruoze, kopjet e të cilave i kemi edhe ne, sepse ti e ka inskenuar kthimin e Shaban Polluzhës nga Podujeva, sepse ia ke vrarë popullin parapa shpine. Po, ti ke punuar me Programin e Vasa Qubrilloviqit, Likvidimi i shqiptarëve në Jugosllavi deri sa të zgjasin opreracionet e luftës, nëntor 1944 ”. Do të nderhyn Pavle Iviq, duke cituar një vierrsh të J.J. Zmajit, me qëllim që konflikiti të mbyllët. Do të ndërhynë Ivan Stambolliq, Qubrilloviqi ka shkruar program më 1937, jo më 1944. Unë: Unë e di çka po flas. Është fjala për “Lividacija albanca dokle traju ratne operacije 3 XI 1944”, e që është dokument më fashist se ai i vitit 1937. Ivani heshti por Spasoja na sulmoi me polici në hotelin “Ekzelcior”në ora 03 të natës, më 16 maj 1985. Në lidhje me këto rrethana, për të cilat opinioni nuk dinte asgjë, serbët disi jetonin ende në atë “famën” që ua kishte falë Evropa, në nivel falso dikur dhe provonin të dhunojnë ndienjat kombëtare të shqiptarëve, me të cilët ishin mësuar, të vrasin e masakrojnë dhe mos të përgjigjën për asgjë. Me këtë psikologji e patën filluar luftën kundër neve, dhe me atë psikologji po manipulojnë disi edhe sot, duke patur për bazë se BE sidomos po i toleron.

                                     Tragjedia 1989-1999 nuk ishte vetëm shqiptare

E vërteta, për tragjedinë që ngjau në ish jugosllavi me fajin ekskluziv serbian, duhet kërkaur edhe në neglizhencën e dëshmuar të KS OKB si dhe të KPS-it. Për ato rrethana nga niveli i informatave të sotme, çuditë fakti se disa politikanë shqiptar edhe kur u prish LKJ më 22 dhjetor 1990, ende mendonin se shteti i hienave do të shpëtohet me: parti ushtri  dhe rreligjion fiktiv. Po kur e panë sidomos sllovenët dhe kroatët, që çdo gjë po digjej,  serbt provuan të shpëtojnë katrahurën  e tyre  me ushtri dhe polici, kuptohet për ta themeluar Jugosllavinë e Tretë (skurse Rajhu i Tretë) dhe për ta “shpëtuar, së shpejti do ta gjejnë Hitlerin e tyre, Kasapin S. Millosheviq, të cilit Tribuali i Hagës ia mjegulloi “vdekjën”, për ta shpëtuar nazifashizmin serbian nga denimi historik.

Duke u mbështetur vetëm në ushtri dhe duke nënçmuar çdo frocë popullore, Borisav Joviq dhe Sllobodan Millosheviq, do të mbështeten në treshën varrëmihëse të gjeneralëve: Kadijeviq, Mamula dhe Axhiq, të cilët do të provojnë të marrin instruksione nga Gjenerali Jazov (Rusia), prej kah do të marrin përgjegje se: “asgjë nuk premtojmë deri sa ta largojmë ideologun e Perestrojkës (Mikael Gorbaçovin) nga pushteti. Në lidhje me këtë me insitimin e Sllovenisë dhe Kroacisë që praktikisht ishin larguar nga federata, Hungaria do t` ua ndalojë hapësirën ajrore aerpolanëve të ushtrisë jugosllave të kalojnë për të shkuar në Rusi. Brenda shtetit B. Joviq (thonë dok.) do të provojë përmes Vasil Topurkovskit (maqedon) t` i bind sllovenët dhe kroatët, të mos largohen nga federata. Ishte e kotë, prangat e burgut të popujve po thyeshin copa copa, e dikush nga shqipfolësit nuk po shihte, se pa luftë nuk ka liri, se Evropa të kupton vetëm kur i folë me grykën e pushkës, pati klithur Bedri Pejani-Babushi më 1945.

                                    Rroli i Bogiq Bogiçeviqit në shpërbërjen e RSFJ

Bogiq Bogiçeviq ishte antar i Kryesisë Jugosllavisë nga Bosnja dhe Hercegovina. Si serb që ishte, do të reagojë me këtë vrejtje: “…nëse përhapet lufta si që ngjan në Slloveni dhe Kroaci, le të dihet se Kuçani dhe Tuxhmani nuk janë pa faje, sikurse nuk është pa faje edhe udhëheqësia serbe, që më së shumti po zhurmon me kërcnime përmes ushtrisë. E kur të fillon lufta, e vërtetë ku popullsia është e përzier, pak do të ketë ndikim ushtria dhe policia, që ta pastrojë situatën. Do të kemi luftë vëllavrasëse…”.

                             Pse shkoi Stpie mesiq në Gjermani dhe Vatikan

 Derisa sa Kuçani dhe Tuxhmani po e brazonin bilansin e ndarjes nga RSFJ, Stipe Mesiq si Kryetar i fundit i Kryesisë federative do të shkojë në Gjermani për t` u takuar me Gensherin. Atje do të prononcohet se Jugosllavia po shkatrohet, dhe se mundet të ruhet vetëm si konfederatë, sepse çdo segment i federatës është fundosë. Lidhur me këtë Stipe kishte shkuar në Gjermani vetëm për t` i informuar dhe nuk kërkonte kurrfar aporvimi sepse për çdo gjë në Gjermani dihej.

Edhe në Vatikan Stipe Mesiq do të shkojë për ta informuar Selinë e Shenjët se popujt e Jugoslavisë po ndahen sipas rreligjioneve dhe se tash e tutja Vatikani do t` i ketë edhe dy shtete katolike në Ballkan. Në Vatikan Stipe do të ketë një lutje se SHBA duhet të njihen përmes Selisë Shenjët se shembja e komunizmit në Ballkan po përfundon në të gjitha format dhe se Serbia do të provojë pa sukses për ta ruajtur regjimin komunist, realitet ky që automatikisht SHBA ndryshonin qëndrim rreth krizës në Jugosllavi, duke ua mbajtur krahun sllovenëve dhe kroatëve, por jo shqiptarëve.

                                        Pyetja e shtruar para shqiptarëve më 1991

Kur Sllovenia dhe Kroacia e pastaj Bosnja e Hercegovnia, nuk mund të ndaheshin pa lufta, në Kosovë mendohej se do të pasojë “çlirimi” me telefonata, deklarata fantome. Nga ajo kohë e deri me sot po vrehet se Perendimi disi po e PËRKDHELË Serbin. Nga ky konkluzion del sheshit se BOMBARDIMI i Serbisë (24 mars -9 qershor 1999) disi nuk paska qenë për ta mposhtur nazifashizmin e Serbisë marionetë ruse, por që lufta e UÇK-ës mos të avansohet dhe shndërrohet  në MODEL për tërë Evropën, sidomos.

Lidhur me këtë që u tha më lartë, për t` mos u keqkuptuar vetëm duhet shiquar se çfar CINIZMI ngjau në Minhen më 18-19 shkurt 2023. Të gjithë diplomatët e pranishëm aty silleshin e pshtilleshin rreth Aleksander Vuçiqit dhe Ivica Daçiqit, kur dihet se çfar rroli kanë pasë këta më 1991-1999, e që nuk kanë ndryshuar, për asgjë. Bje fjala në tri takime ata theskuan se: “Asociacioni duhet themelohet në Kosovë me çdo kusht. Se pavarësinë e Kosovës nuk e pranojmë kurrë”. E nderkombëtarët nuk po mendojnë fare se si është e mundur që një shtet (Serbia) mos ta pranon kurrë pavarësinë e Kosovës, e njëherit të kërkojë prej një shteti tjetër (që nuk e parnon), e të kërkojë institucion antikushtetues për 4% të një pakice. Elemnti tjetër, po ta pranonte Serbia realitetin në Slloveni, Kroaci, Bosnje dhe Hercegovinë dhe Kosovë, ajo nuk do të i zhvillonte katër (4) luftëra shumë të përgjakshme. Në këtë drejtim ta shënojmë edhe një fakt: kurr sllavët-sllovenët, kroatët, maqedonët, boshnjakët dhe malazezët nuk mund të bashkjetojnë me serbianë, atëherë shtrohet pyetja si detyrohen terthorazi shqiptarët të jetojnë në një shtet me serbianët që gjithëmonë e kanë profesion SHOVINIZMIN dhe zanat popullor URREJTJËN.

      Anatomia e dokumenteve ndërkombëtare si u shemb RSF Jugosllavia 1989-1999

Shembja e Jugsollavisë më së miri do të kuptohet nëse në mënyrë kronologjike rreshtohen Rezolutat e KS OKB-ës nga 25 shtatori 1991 e deri më 9 qershor 1999. Shkojmë me radhë:

1.Qysh nga Rezoluta e parë e KS OKB-ës për RSFJ nr. 713 të 25 shtatorit 1991 ishte e ditur se Serbia që provonte të jetë trashëgimatre e Jugoslavisë kishte armatim për një luftë konvencionale 15 vjeqare. E pikërisht KS OKB ia ndalonte Serbisë armatimin e mëtejmë duke pasur droen për një luftë civile, e cila do të shfaqet në formën më tragjike, sidomos në Bosnje Hrcegovinë 1991-1995, që mbaroi me Konferencën e Dejtonit (Ohajo-SHBA) dhe në Kosovë 1997-1999, që mbaroi me nënshkrim të kapitullimit të ushtrisë dhe policisë Serbe në Kumanovë, më 9 qershor 1999 .

Mjerisht establishmeni politik në Kosovë, atëbotë (1991-1999) e pati ndarë popullsinë shqiptare në shtresë “paqesore” dhe shtresë “ekstremiste”. Këtë ndarje e pelqente Beogradi pa asnjë ndryshim. Dhe mu për këtë dualizëm psikologjik dhe programatiko politik, lufta do të zgjatë më së shumti në Kosovë (1989-1999). Lidhur me këtë edhe Rezoluta nr. 721 e 27 nëntorit 1991 ishte një përpiekje e zbehtë për dergimin e forcave paqesore nderkombëtare në tërë vendin, duke mos e përfshirë Serbinë dhe Kosovën me Maqedoni. Dhe posa e vrejtën këtë fakt serbët duke e njohur forcën e Bullgarisë, do ta hiekin Maqedoninë nga programi për ta sulmuar. Do të mbetet Kosova e nënshtruar një terrori për serbizim duke përjashtuar çdo shqiptar nga puna dhe duke  siellur kolonistë serbian nga Lika dhe paramilitarë te  të gjitha llojeve nga viset tjera jugosllave dhe jashtë saj.

Derisa pushteti serbian po e intesifikonte luftën shfarosëse ndaj shqiptarëve, KS OKB më 15 dhjetor 1991 do të aporvojë rezolutë të re nr. 724, duke kërkuar embargo në lëminë e armatimit për Jugoosllavinë. Lidhur me këtë Millosheviq-Tuxhman po bënin pazare për siellje të serbëve nga Lika në Kosovë, prandaj më 8 janar 1992 KS OKB do të aporvojë rezolutë nr. 727, me të cilën paralajmëronte dërgimin e forcave pararëndëse paqesore në viset ku kishte luftime, pra jo në Koosvë. Po me rrezolutën nr. 740 të 7 shkurtit KS OKB lajmëron se po i fillonte punën e dergimit të forcave paqesore në trevat e luftës në Kroaci dhe Bosnje, forca ato që me 21shkurt 1992 me rezolutë nr. 743 quheshin UNPROFOR. Nga kjo kohë e deri më 7 prill 1992 KS do të përcaktohet se në BH i dergon forcat e UNPROFOR-it, duke dëshmuar me rezolutën nr. 752 të 15 majit se situata në Bosnje Hercegovinë po përkeqsohet, fakt ky që tregon se Milloshi dhe Tuxhmani donin ta ndajnë Bosnjen dhe Hercegovinën, sipas sferave të shtrirjës popullsisë, duke sakrifikuar popullsinë që nuk quhej sllave por boshnjake.

                                            Pranimi i ish republikave jugosllave në OKB

 Kështu KS OKB më 18 maj 1992 propozoi që Asambleja e OKB-ës ta pranojë Republikën e Kroacisë (rrezoluta nr. 753). Në të njejtën ditë Asambleja e OKB-ës e parnoi Sllovenin (rrezoluta nr. 754). Ndërsa më 20 maj 1992 Asambleja e OKB e parnoi Bosnjen dhe Hercegovinën me rezolutën nr. 745. Në lidhje me shperbërjen e RSFJ më 30 maj 1992 KS OKB me rrezolutën nr. 757 e pranoi Jugosllavinë Federative (Serbi Mali i Zi), por që nuk mund të jenë suksesor të RSFJ-ës.       

                             Komisioni i Badinterit e shpallë RSFJ inekzistene si shtet

Deri sa Komisoni i Badinterit doli hapur më 4 korrik 1992 se RSFJ më nuk ekziston, më 12 gusht 1992 KS OKB me rezolutë nr.771 doli hapur që duhet caktuar fajtorët për krime lufte, duke e përkrahë në të njejtën kohë Konferencën e Londrës më 14 shtator 1992, me rezolutë nr. 776, ku me insitim të Serbisë nuk pranohet asnjë përfaqsim i Kosovës në instancat ndërkombëtare.

                                     Përjashtimi i Republikës Fedrerative nga OKB

Duke marrë për çdo ditë informata për veprimtarinë kriminale të Ushtrisë Serbo-Malazeze nepër ish Jugosllavi KS OKB me rezolutën nr. 777, më 19 shtator 1992 do ta PERJASHTOJË RFJ-ën (SERBI-MALI I ZI) nga OKB. Në lidhje me këtë KS OKB duke mos rrezikuar me rezolutën nr. 795 të 11 dhjetirit 1992 do të vendosë që UNPROFOR të instalohen edhe në Maqedoni, sepse kishte zëra që Ushtria serbe do të okupojë edhe këtë ish republikë. Prap në lidhje me dhunën e ushtrisë serbe nepër zonat e luftës, KS OKB më 18 dhjetor 1992 aprovoi rezolutën për DHUNIMIN E FEMRAVA nepër Bosnje dhe Hercegovinë.

                                   Përpiekja e KS OKB për t` i frigësuar kriminelët

Duke e vrejtur se krimet vetëm sa po ishin më të egra, sidomos në Bosnje e Hercegovinë, KS OKB me rezolutën nr. 808 më 22 shkurt 1993 duke lajmëruar THEMELIMIN e Gjykatës Nderkombëtare për ndiekje penale ndaj përgjegjësve për vepra të rënda si dhe për shkelje te të drejtës humanitare në ish Jugosllavi.

                                         Maqedonia pranohet në OKB

Më 7 prill 1993 KS OKB me rezolutën nr. 817 do të sjellë vendimin që Republika e Maqedonisë të pranohet në OKB, duke e frocuar këtë pozicion edhe me rezloutën nr. 820 të 18 prillit 1993 si përkrahje të Palnit VENS-OVEN.

                                   Themelim i i Gjyqit Nderkombëtar për ish Jugosllavinë

 Duke pasur informata të verifikuara nga tereni KS OKB më 25 maj 1993 do ta themelojë Gjyqin Nderkombëtar për ish Jugosllavinë, që do të thot se krimet do të hetohen në çdo cep të saj. Për të vrejtur se planifikuesit e luftës dhe zbatuesit e krimeve do të hetohen dhe gjykohen, më 20 gusht 1993  KS OKB me rezolutën nr. 857 do t` i përcaktojë gjykatësit e Tribunalit Hagës. Ata Gjykatës ishin nga: Egjipti, Argjentian, Zvicra, Gvinea,Italia, Suedia,Kanda, Peruja, Polonia, Gjermania, Nigeria, Rusia, Franca, Kina, SHBA, Mali, Uganda, Kostarika, Turqia, Siri Lanka, Pakistani, Australia dhe Malezia (shiqo Rezolucije Saveta Bezbednosti OUN …f. 75, ku janë edhe emrat e gjykatësve). Kështu për t` u kompletuar puna e gjykatës, më 21 tetor 1993 KS OKB me rezolutë nr. 877 do ta emrojë PROKURORIN e Gjykatës Nderkombëtare për ish Jugsllavinë zotëri Ramon Eskovar Sallomën. (shiqo: Rezolucije SB za bisu Jugoslaviju…f. 81).

Pas kësaj rezolute do të kemi një luftë shumë të egër në Bosnje, e cila do të mbyllet në Konferencëne Dejtonit, konferencë kjo që do ta hapë një plagë të pasheruar për tërë historinë dhe jetën e popujve në Bosnje Hercegovinë, për faktin se do të krijohet një faktor politik që kurrë nuk kishte ekzistuar e që quhet Republika Serbe.

 

                                  Rezolutat historike të KS OKB-ës për Kosovën

Dihet se nga viti 1993 në Kosovë vepronin grupe të armatosura guerile, që i sulmonin postblloqet e okupatorit në çdo cep të Kosovës. Lidhur me këtë është e vërtetë historike se grupet e UÇK-ës kurrë nuk kanë sulmuar civilë të pafajshëm serbian. Por është e vërtetë në anën tjetër se okupatori për çdo ditë tregu po rrahte shqiptar pa asnjë shkak. Madje po orgaizonte edhe racione duke i sulmuar familjet e mëdha shqiptare, krejtë me qellim që populli të frigësohet e ta lëshojë Kosovën, për të siellë në trojet e tyre kolonistë nga Kroacia, sipas Marrëveshjes Millosheviq-Tuxhman më 1991.

                              Sulmi ndaj një familje emblematike shqiptare

Në lidhje me këtë që u tha më lartë, rezoluta e parë e KS OKB nr. 1160 e aprovuar UNANIMISHT më 31 mars 1998 për Kosovën ishte paralajmrimi i parë zyrtar se padrejtësitë dhe krimet ndaj shqiptarëve, falë qëndrimit të palëkundur të SHBA, Anglisë, Gjermanisë dhe Austrisë do të hetohen në çdo aspekt. Në lidhje me këtë, opinioni nuk duhet harruar se më 5-7 mars 1998 në Prekaz (lokalitet në Kosovën qendrore-Drenicë, komuna e Skenderajit) një shtet do të hynë në luftë frontale me një familje duke provuar ta shfarosë dhe duke provuar ta frigësojë popullsinë nepër lokalitete tjera, sepse me UÇK-me qeta e saj, okupatori disa herë kishte dalë humbëse në ushtarë e policë, prandaj hakmarrja pasonte ndaj civilëve shqiptar të pambrojtur.

Kështu duhet konkluduar se lufa na është imponuar si faktor mbrojtës, sepse nuk kishim asnjë infrasturktur ushtarke e politcore, po na mungonte edhe armatimi, çështja e armatimit të UÇK do të bërët detyrë parësore e një shtrese të popullsisë që nuk mund ta duronte okupimin serbian.

E vërteta, Rezoluta 1160 e 31 marsit 1998 mbështetej nder të tjera edhe në Kaptinën e VII të Kartës së OKB-ës, që do të thot se nëse krimet ndaj popullit të pambrojtur shqiptar eskalojnë KS OKB do të intervenoj me froca ndërkombëtare.

                                     Pse intervenoi NATO më 24 mars 1999

Në Kosovë kishte luftë frontale në mes UJ dhe policës serbo-malazeze me një anë dhe UÇK-ës në anën tjetër. Në këtë luftë të pabarabartë falë motivit për çlirim UÇK në çdo betejë do të dali fituese morale, e në disa raste edhe fituese ushtrake sepse luftetarët kishin një perpvojë solide që ta mposhtin armikun.

Me rezolutën 1169 Kaptina VII e OKB më nuk kishte kuptim asnjë rezolutë. Shkurt populin shqiptar e shpëtonte vetëm një superfqi siq ishte NATO me bombardimet 78 ditëshe me 1018 avinonë supermodern. Por fitorja e NATO-s nuk do të ngjnate po mos të ishte Ushtria Çlirimatre e Kosovës këmbësoria e saj legjitime dhe legale. Me këtë koalicion në botën e civilizuar do të fillojë për t` u shënuar Epoka e NEOLUFTËS, e cila lirisht mund të quhet edhe Epoka e Adem Jasharit me familje.

Shkrimi i dedikohet Adem Demaçit që sakrifikoi 28 vjet burgje jugosllave dhe 3 vjet luftë politiko-diplomatike për çlirimin e Kosovës.

 Më 22 shkurt 2023

 

 

Gazetari Prishtinas Baton Haxhiu

Zotri  Baton Haxhiu ka bërë një deklaratë të bujshme gjatë një debati televiziv, ku ka pohuar se Partia Socialiste (PS) ka kontribuar për...