2016-02-27

Grevistët e larguar nga tenda vazhdojnë grevën në Stacionin e Policisë

Grevistët e larguar nga tenda vazhdojnë grevën në Stacionin e Policisë
Në kuadër të aksionit të mbrëmshëm të Policisë së Kosovës, gjatë largimit të tendave të protestuesve opozitarë u largua edhe tenda e grevistëve të ish-punëtorëve të Fabrikës së Tubave të Ferizajt, që po qëndronte aty për 643 ditë radhas.
Mirëpo, largimin e kësaj tende pas kaq shumë kohësh po e kundërshtojnë ish-punëtorët të cilët ishin të vendosur në të. 5 nga 6 grevistët të cilët mbrëmë, gjatë aksionit të policisë ishin në tendë, u përcollën në Stacionin numër 1 të Policisë së Kosovës në Prishtinë.
Pavarësisht se dërgimi i tyre në stacion policor u bë si masë sigurie për ta, për shkak të situatës dhe protestave të ditës së djeshme, grevistët edhe pse nuk janë të arrestuar, po vazhdojnë grevën e tyre në polici.
Ata thonë se këtë po e bëjnë pasi është shkelur Ligji për Greva i miratuar në Kuvendin e Kosovës, duke kërkuar dokument – urdhrin me të cilin ata u larguan nga tenda që ishte e vendosur para objektit të Qeverisë.
Grevisti Njazi Asllani, tregoi për KosovaPress mënyrën e largimit të grevistëve nga tenda. Ai tregoi se Policia e Kosovës kishte dhënë urdhër që për 5 minuta të largohet tenda nga ana e vetë grevistëve, por sipas tij ata këtë urdhër e kanë kundërshtuar dhe për këtë nga tenda janë larguar me ndërhyrje të policisë. Ai sjelljen e Policisë gjatë këtij largimi e cilësoi të dhunshëm, derisa tregoi se protestën e tyre janë duke e vazhduar në stacionin policor, duke thënë se një veprim tillë u është imponuar nga Policia.
“Ne nuk iu thamë se nuk pranojmë të largohemi. Tha ne me dhunë iu largojmë dhe na kapën për dore dy policë - njëri në anën e majtë dhe tjetri në të djathtën dhe më futën në veturë. Kur na futën në zyrë menduam se jemi të arrestuar por, pas një kohe, thanë që nuk jeni të arrestuar. Unë thash pse na sollët këtu- po për shkak sigurie. Keni të drejtë me vepru, por ne duam një shkresë pse jemi këtu dhe sa do të qëndrojmë këtu dhe pse po qëndrojmë. Atë tha nuk mundeni me marrë sot, veç të hënën. Ne i thamë se nuk mundemi me pritë se jemi në grevë, greva jonë është në vazhdim. Në qoftë se ju na thoni të shkojmë në shtëpi greva jonë ndërpritet dhe ne nuk duam ndërprerje të grevës, por kontinuitet të grevës. Qëndrimi jonë këtu me kërkesën e juaj thash është vazhdim i grevës. Është vazhdim i grevës dhe nuk është me dëshirën tonë. Na u është imponuar kjo nga ana e Policisë”, tregoi grevisti Asllani.
Se gjatë këtij largimi ka pasur dhunë e thotë edhe avokati i grevistëve, Ali Latifi. Për KosovaPress ai tha se përveç dhunës së përdorur është bërë edhe shkelje e të Ligjit të Grevës, që është në fuqi në Kosovë, si dhe shkelje të konventave ndërkombëtare.
Sipas tij Ligji për Grevat në Kosovë thotë se greva nuk mund të mbahet ose duhet të pezullohet në gjendje të jashtëzakonshme për aq kohë sa vazhdon ajo gjendje. N ë bazë të këtij ligji gjendje të jashtëzakonshme konsiderohen fatkeqësitë natyrore, gjendja e luftës, epidemitë rastet ku vihet në rrezik liria e zgjedhjeve.
Latifi, gjithashtu, tha se është bërë edhe shkelja e Kushtetutës së vendit dhe sipas tij këtë shkelje e ka bërë Qeveria e Kosovës.
“Do të thotë në këtë çështje të dispozitave, në këtë rast asnjë prej çështjeve që kemi të bëjmë me klientët e mi nuk janë rrezikuar dhe as një këtë çështje nuk e përcakton në mënyrë taksative se nga kjo çështje klientët e mi kanë shkelë një të drejtë të tillë. Përkundrazi, shkeljen e ka bërë Qeveria në kundërshtim me nenin 4, pika 4 e Kushtetutës së Republikës së Kosovës. Për shkak se interpretimin e normës juridike e bëjnë sipas qejfit të pushtetarëve dhe jo sipas interesave të qytetarëve. Prandaj, këtu është ajo shkelja drastike”, tha Latifi.
Në lidhje me shkeljet që janë bërë, Latifi tha se rastin do ta paraqes në organet përkatëse, derisa shtoi se shkeljet i kanë konfirmuar edhe vetë eprorët e policisë.
“Tani grevistët që janë në grevë nuk dëshirojnë të dalin prej vendit ku me dhunë kanë shku. Dëshirojnë që edhe aty ta vazhdojnë grevën, sepse konsiderojnë se edhe kjo është shtëpi e tyre. Por, që institucionet keqpërdoren ,institucionet e pushtetarëve keqpërdorin institucionet e popullit, është një çështje tjetër që duhet të shikohet dhe të gjykohet nga vetë populli dhe organet përkatëse. Unë të hënën do të paraqes rastin edhe në standarde të policisë, sepse eprorët vërtetë janë në gjendje shumë të vështirë. Më thanë se e dimë se kjo çështje është e kundërligjshme, por kem i urdhër dhe ne duhet ta zbatojmë”, shtoi ai.
Ai shtoi se nëse Policia e Kosovës nuk ndërmerr asgjë atëherë çështja do t’i adresohet edhe Prokurorisë së Shtetit.
Fabrika e Gypave në Ferizaj është privatizuar në vitin 2007 me spin-off special, me vlerë mbi 3 milionë euro. Ndërsa, ish-punëtorët e kësaj fabrike thonë se janë rreth 25 milionë euro që u takojnë atyre.

Mbesa e kolonel Ahmet Krasniqit,Arta Krasniqi ka reaguar ashpër ndaj zgjedhjes së Hashim Thaçit president të vendit.

Mbesa e Ahmet Krasniqit ndihet e "turpëruar" para varrit të Kolonelit!
Mbesa e kolonel Ahmet Krasniqit, Arta Krasniqi ka reaguar ashpër ndaj zgjedhjes së Hashim Thaçit president të vendit. Ajo ka reaguar sidomos ndaj votimit të deputeteve të LDK-së, të cilët i ka akuzuar se i konsideronte “shoket e tu” pra te kolonel Ahmet Krasniqit.
Ajo reagimin e saj e ka ilustruar me një foto prane varrit te kolonel Ahmet Krasniqit.
Ja postimi i Arta Krasniqit, mbeses se kolonel Krasniqit ne Facebook.
Bac …. Desha të të them dicka por sedi se si të filloj por ndihem e turpruar ….
Bac ,Sot e ban m**
Bac ata që të vran dhe kta që të qan dje dhe sot me gjithe vullnetin dhe me gjithë dëshiren e tyre sollen ata që të vran pas shpine në krye të shtetit ,po po në krye të shtetit Bac … i dhuruan edhe Lule ,u kapen dhe u përqafauan 😢😢😢
******
Bac të vran shumë her por ky është më i rënd se të erdhi nga ata që kurr nuk e prite….
********
E di që edhe ti si ne nuk ke rahati je i thyer dhe rrutullohesh në varrin tënd ,nuk pushon i qet dhe je i dëshpruar ,qan si ne …… më vjen keq Bac ,Bac më vjen keq që ne besuam shumë në “shokt “e tu ata që na premtuan zbardhjen e vrasjve edhe i votuam ,po po i votuam ne Bac, kurse ata sot shkelen mbi gjakun tuaj dhe shumë të tjerve ,Bac …
Na fal, të lutem na fal Bac 🙏

Tre postet e lira të Hashim Thaçit, ja kush e zëvendëson


Zgjedhja e Hashim Thaçit President i Kosovës lë të zbrazët postin e kreut të Partisë Demokratike të Kosovës, por edhe dy postet që ai mban në Qeverinë “Mustafa”, atë të zëvendëskryeministrit të parë dhe ministrit të Punëve të Jashtme.
Meqenëse Kushtetuta e Kosovës ja ndalon Presidentit të vendit që të ushtrojë çfarëdo aktiviteti tjetër publik,Hashim  Thaçi deri në dhënien e betimit si president më 7 prill, duhet të japë dorëheqje nga të gjitha këto poste partiake dhe qeveritare.
Deri tani emri më i mundshëm për pasardhës të  Hashim Thaçit në parti është zëvendëskryetari Kadri Veseli, i cili njëherësh është edhe kryetar i Kuvendit të Kosovës.
Tre postet e lira të Hashim Thaçit, ja kush e zëvendëson
Ndërkohë, në postet qeveritare, Hashim  Thaçin do ta pasojnë dy zyrtarë të lartë të PDK-së.
Nga ajo që është diskutuar deri tani brenda lidershipit të partisë, në pozitën e ministrit të Jashtëm, Hashim Thaçin pritet ta zëvendësojë nënkryetari i PDK-së Enver Hoxhaj, i cili edhe më parë ka qenë në këtë post gjatë kohës që vetë Thaçi ka qenë Kryeministër.
Postin e zëvendëskryeministrit të parë në Qeveri, pritet të zëvendësojë Thaçin ministri aktual i Drejtësisë, Hajredin Kuçi ose ministri i Bujqësisë, Memli Krasniqi.
Por për këto zhvillime që pritet të pasojnë largimin e Thaçit nga funksionet partiake, në Partinë Demokratike të Kosovës nuk preferojnë të flasin para se të vendoset në parti.
Nënkryetari i PDK-së, Memli Krasniqi tha përmes telefonit për media  se deri tani kanë qenë të angazhuar në zgjedhjen e presidentit, ndërsa në ditët e ardhshme, sipas statutit të partisë, do të vendosin për zgjedhjen e kryetarit të ri.
Po ashtu, Krasniqi konfirmoi se ditët në vijim, sipas marrëveshjes së koalicionit, do të ndodhin edhe zëvendësimet e nevojshme në qeveri.
​Lista Serbe: Nuk votuam për Thaçin president
Lista Serbe thotë se nuk ka votuar për zgjedhjen e Hashim Thaçit president i Kosovës dhe, në një njoftim, thotë se ata që sinqerisht brengosen për interesat e serbëve në Kosovë nuk kanë asnjë arsye të ndihen të fyer.
“Arsyet për të marrë pjesë në atë seancë i kemi shpjeguar”, ka thënë tutje Lista duke iu përgjigjur kritikave në llogari të saj nga Partia Demokratike e Serbisë dhe kryetarja e saj Sanda Rashkoviq-Iviq.
Reagimi i Listës Serbe vjen pas reagimeve të shumta në Beograd, që kritikojnë Listën Serbe për mbështetje të Thaçit drejt zgjedhjes president.

Vuçiq: Serbët s
Kryeministri serb, Aleksandër Vuçiq sot ka thënë se nuk është aspak i gëzuar dhe i kënaqur me zgjedhjen e Hashim Thaçit president të Kosovës, por ka thënë se kjo ka qenë zgjedhja e shumicës shqiptare.
Vuçiq ka thënë për gazetarët se deputetët serbë nuk e kanë votuar Thaçin dhe se për këtë nuk kanë pasur ndonjë marrëveshje me Beogradin zyrtar.
Ai ka thënë se votimi i deputetëve serbë ka qenë në përputhje me interesat e tyre dhe në bazë të ndërgjegjës së tyre. Vuçiq ka shtuar se serbët nuk kanë votuar as kandidatin tjetër për president.
“Për këtë kanë mbështetjen tim”, ka thënë Vuçiq.
Ndërsa në lidhje me një takim të përfolur mes Thaçit dhe Marko Gjuriqit, ai tha se nuk dëshiron ta komentojë.
Ganimete Musliun e presin me vezë dhe gaz n’Kosovë Show (Video)
Mysafirë të Shpëtim Deskut n’Kosovë Show këtë javë ishin deputetja e PDK’së, Ganimete Musliu dhe këngëtarja Dafina Dauti.
Për Musliun, udhëheqësi i emisionit n’Kosovë Show kishte përgatitur dy befasi.
Fillimisht asaj i lëshohet gaz në studio, ndërsa më pas e gjuajnë edhe me vezë.
Emisioni i plotë do të transmetohet të dielën me fillim në orën 20:30.
Për më tepër ndiqeni promon e emisionit…


2016-02-26

Pas 643 ditëve Policia largon edhe grevistët

​Pas 643 ditëve Policia largon edhe grevistët
Në aksionin që ka marrë Policia e Kosovës për të larguar tendat e vendosura nga tri partitë opozitare, ka larguar mes tjerash edhe tendën e vendosur në po atë vend nga ish – punëtorët e fabrikës së tubave.
Grevistët sot kanë shënuar edhe numrin prej 643 ditëve prej se kanë nisur grevën.

Njazi Asllani tha për KosovaPress se Policia i ka larguar me dhunë dhe po i dërgon në stacionin policor.

Presidentja e Republikës së Kosoves, Atifete Jahjaga i ka uruar Hashim Thaçit zgjedhjen në postin e Presidentit të Republikës së Kosovës

Jahjaga uron Thaçin

Z.Atifete Jahjaga  i ofroi z.Hashim Thaçit bashkëpunimin e plotë për një tranzicion të suksesshëm mes dy presidentëve, në përputhje me Kushtetutën dhe normat demokratike të cilat do të forcojnë institucionet demokratike të Kosovës dhe do të kontribuojnë në konsolidimin demokratik të vendit.

Presidenti i sapo zgjedhur Hashim Thaçi: Besimin që ma dhatë do t’ua kthej për ndërtimin e Kosovës evropiane

Thaçi: Besimin që ma dhatë do t’ua kthej për ndërtimin e Kosovës evropiane (Foto)

Presidenti i sapo zgjedhur Hashim Thaçi ka falënderuar të gjithë deputetët që ia dhanë besimin.
“Falënderoj të gjithë deputetët që më dhanë një besim dhe detyrë më tepër për t’i shërbyer të gjithë qytetarëve të Kosovës”, tha Thaçi.
Ai ka falënderuar edhe ambasadorët e Kosovës që kanë qëndruar gjatë gjithë kohës në sallë.
Thaçi veçanërisht ka falënderuar deputetët e PDK-së, LDK-së, Listës serbe dhe të gjithë deputetët që ia dhanë votën.
Ai i ka siguruar ata se besimi i tyre do të jetë një shpresë e re për Kosovën.
“Do të punoj në shërbim të vendit dhe të gjithë qytetarëve të Kosovës për të ndërtuar Kosovën e re evropiane”, tha Thaçi.
Po ashtu Thaçi ka falënderuar të gjithë qytetarët që për një dekadë i kanë besuar fuqinë më të madhe politike në vend.
Në fund presidenti i ri ka përkujtuar edhe heroizmin e komandantit legjendar Adem Jashari dhe të gjithë të rënëve për liri. Po ashtu Thaçi nuk ka harrua r ta përmend edhe veprën siç e ka quajtur ai të lartë të paraardhësit të tij, presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova.


Ambasadori i SHBA-ve në Kosovë Greg Delawie uron për zgjedhjen e presidentit

Delawie uron për zgjedhjen e presidentit
Ambasadori i SHBA-ve në Kosovë Greg Delawie ka uruar Kuvendin e Kosovës për zgjedhjen e presidentit të ri.
“Ne presim të vazhdojmë marrëdhënien tonë të fuqishme me popullin e Kosovës. Njerëzit që kanë hedhur koktej Molotovi dhe gaz nuk i kanë bërë mirë Kosovës dhe vazhdoj ta kundërshtoj përdorimin e dhunës për të arritur qëllimet politike”, tha Delawie.

Pas Covid-19, liderët botërorë ranë dakord të punojnë së bashku për të forcuar sistemet globale shëndetësore, por negociatat për një marrëveshje të re kanë ngecur.

Nga Flori Bruqi Është folur shumë në internet se Kina po lufton me një tjetër epidemi pas shumë postimesh në mediat sociale ku supozohet se ...