2016-03-31

PSP komenton për rastin “Monstra”

Prokuroria Speciale
Prokuroria Speciale
Zëdhënësja e Prokurorisë Speciale, Lençe Ristevska, në konferencën e sotme për shtyp, për pyetjen e Portalbit, se çfarë po bëhet me rastin “Monstra”, njoftoi se janë duke i dëgjuar hetimet dhe se ende nuk ka diçka të re, raporton Portalb.mk.
“Nuk ka ende diçka të re, jemi duke i dëgjuar hetimet”, tha Ristevska.
Më 12 shkurt, Prokuroria Speciale në krye me Katica Janevën ka deklaruar se është e njohur me rastin “Monstra”. Këtë e ka konfirmuar zëdhënësja e Janevës, Lençe Ristevska në pyetjen e Portalbit se kur ky rast do të hetohet nga Prokuroria Speciale, njofton Portalb.mk.
“Edhe pse nga mbrojtja kanë parashtruar kërkesë që të merret në duar tona rasti “Monstra”, ne ende nuk kemi kërkuar nga Prokuroria për ti marrë materialet e kësaj lënde dhe më tej të ndërtojmë qëndrimin tonë për këtë lëndë.” tha Ristevska.
Në pyetjen e Portalb, se a është e vërtetë pohimi i avokatit se Prokuroria Speciale është mirë e njohur me rastin “Monstra”, ndihmësja e Janevës, Lençe Ristevska pranoi se janë të njohur me rastin por nuk kanë dërguar kërkesë zyrtare për ta marrë atë në duar.
“Jemi duke bërë disa kontrolle dhe shqyrtime dhe kur do të dorëzojmë kërkesë në Prokurori do t’ju tregojmë” tha Ristevska, njofton Portalb.mk.
‘Monstra’, familjarët presin hetimet e prokurores speciale
Pas takimit me anëtarët e prokurorisë speciale, familjari i të akuzuarve për rastin ‘Monstra’, Haki dhe Fejzi Azirit, Bedri Ajdari shprehet skeptik ndaj shqyrtimit të këtij rasti nga ky grup duke thënë që ata nuk disponojnë asgjë nga materiali që është dorëzuar prokurores speciale, njofton Portalb.mk.
“Ne u takuam me prokurorin Trajçe Pelivanov i cili është në grupin e prokurores speciale, dhe i thamë të gjitha ato që kemi për të thënë, mirëpo ende nuk dihej se a do të merret në shqyrtim rasti, pasi që dëshmitë ende nuk ishin dorëzuar. Dy ditë pas takimit tonë, lideri i opozitës maqedonase, Zoran Zaev dorëzoi materialet e përgjimit dhe na informuan se është hapur hetim lidhur me rastin. Mirëpo unë sërish jam pak skeptik sepse ne nuk posedojmë asgjë nga materialet e dorëzuara. Tash nuk e dimë si do bëhet shqyrtimi, por po të kishim materialet do dinim nëse prokuroria anashkalon ndonjë pjesë apo ndonjë gjë të rëndësishme. Tani gjithçka varet nga prokuroria speciale”

Mijallkov dhe 6 të punësuar në MPB, të dyshuarit e rastit “Tortura”

Prokuroria Speciale
“Tortura” është lënda më e re e Prokurorisë Speciale, njoftoi në konferencë për shtyp prokurorja speciale, Katica Janeva, raporton Portalb.mk.
“Tortura” ka të bëj me arrestimin e kryetarit e partisë, “Të Bashkuar për Maqedoninë”, Lube Boshkovski, gjegjësisht për mënyrën e arrestimit të tij, që sipas Prokurorisë Speciale, ish-drejtori i DSK-së ka urdhëruar njësitin special “Alfa” që gjatë aktit të arrestimit të përdorë dhunë fizike dhe psiqike.
Ashtu siç njoftoi prokurorja ndihmëse e Janevës, Fatime Fetai, përfaqësuesit e njësitit special “Alfa” gjatë arrestimit, Boshkovskin e kanë sharë dhe i kanë shkaktuar dhimbje shpirtërore.
“Njësiti ka përdor dhunë fizike dhe psiqike ndaj Lube Boshkovskit, si dhe njëkohësisht ndaj personit në fjalë janë përdorur edhe fjalë të pista, gjegjësisht e kanë sharë”, tha prokurorja speciale, Fatime Fetai
Në bazë të dëshmive për shkelje të të drejtave të njeriut, PSP ka ngritur procedurë hetimore për 7 persona, në mesin e të cilëve është edhe ish drejtori i DSK-së, Sasho Mijallkov.
Për 6 persona, të punësuar në MPB, PSP ka ngritur edhe masë kujdesi, që do të thotë personat në fjalë janë të obliguar që të mos kryejnë akte të caktuara gjatë kryerjes së detyrës së tyre, raporton Portalb.mk.
PSP njoftoi se gjithashtu e ka marrë dokumentacionin e plotë nga Regjistri Qendror dhe ka konfirmuar se nuk ka pasur shkatërrim të dokumenteve. Nga Gjykata e Apelit PSP, ka kërkuar që ta merr rastin “Spiuni”, si dhe gjatë kësaj jave pritet ta merr rastin “Magjar Telekom”, rastin për “Zoran Verushevskin” dhe “Goran Verushevskin”.
Prokurorja speciale, Katica Janeva, njoftoi se strategjia e Prokurorisë Speciale që nga fillimi i punës së saj është në bazë të ligjin për Prokurorinë për ndjekjen e veprave penale që dalin nga bisedat e përgjimeve të paautorizuara në periudhën prej vitit 2008 deri në vitin 2015, ligj i cili ka dalë si rezultat i publikimit të Raportit të Pribesë.
“Ashtu siç e dimë, në raport është konstatuar shkelje e të drejtave themelore dhe është shkaktuar dëm serioz ndaj legjislacionit për mbrojtjen e të dhënave personale, por edhe zbatimi i pabarabartë i ligjit. Raporti vë në dukje nevojën urgjente që institucionet të marrin përgjegjësi dhe të mos justifikohen”, tha Janeva.
PSP, gjithashtu bëri thirrje deri te organet kompetente të Republikës së Maqedonisë, dhe veçmas deri te Kuvendi i Republikës së Maqedonisë, por edhe deri te të gjithë trupat dhe institucionet tjera që ta marrin përgjegjësinë e tyre në bazë të mandatit të tyre dhe në praktikë të tregojnë gatishmëri për pranimin dhe respektimin e standardeve evropiane, në lidhje me mendimin e fundit të Komisionit të Venedikut.
“Nga këtu i citoj të gjitha rekomandimet në lidhje me mbrojtjen e privatësisë dhe të dhënave personale, por edhe të së drejtës për gjykim të paanshëm dhe të pavarur, që ka për qëllim që të publikohen të gjitha bisedat që janë në interes publik, përveç atyre që prekin dhënat private”, shtoi Janeva.
Zëdhënsja e PSP-së, Lençe Ristoska, për pyetjen e Portalbit, se çfarë po bëhet me rastin “Monstra”, u përgjigj se janë duke i dëgjuar hetimet dhe se ende nuk ka diçka të re.
“Nuk ka ende diçka të re, jemi duke i dëgjuar hetimet”, tha Ristoska.
Më 12 shkurt, Prokuroria Speciale në krye me Katica Janevën ka deklaruar se është e njohur me rastin “Monstra”.
“Edhe pse nga mbrojtja kanë parashtruar kërkesë që të merret në duar tona rasti “Monstra”, ne ende nuk kemi kërkuar nga Prokuroria për ti marrë materialet e kësaj lënde dhe më tej të ndërtojmë qëndrimin tonë për këtë lëndë.” tha Ristoska.
Në pyetjen e Portalb, se a është e vërtetë pohimi i avokatit se Prokuroria Speciale është mirë e njohur me rastin “Monstra”, ndihmësja e Janevës, Lençe Ristoska pranoi se janë të njohur me rastin por nuk kanë dërguar kërkesë zyrtare për ta marrë atë në duar.
“Jemi duke bërë disa kontrolle dhe shqyrtime dhe kur do të dorëzojmë kërkesë në Prokurori do t’ju tregojmë” tha Ristoska.
Hera e fundit kur PSP, ka mbajtur takim me gazetarët ka qenë në muajin shkurt, kur e zbardhi hapjen e rastit “Titanik”, për mashtrime zgjedhore.
Ku në mesin e të akuzuarve ishin, ish ministrja e Ministrisë së Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska dhe ish ministrin për Transport dhe Lidhje Mile Janakievski dhe sekretari gjeneral i Qeverisë, Kirill Bozhinovski.
Për të gjith të akuzuarit PSP kërkoi paraburgim, megjithatë Gjykata e refuzoi këtë kërkesë.

Ja me nga sa vjet burg mund të dënohen Jankulloska dhe katër të dyshuarit e rastit “Fortesa”

Prokuroria Speciale

Prokurorja speciale, Katica Janeva, sot e hapi lëndën më të re “Fortesa”, që ka të bëjë me përgjimet e paautorizuara dhe të paligjshme, raporton Portalb.
“Bëhet fjalë për rast të komplikuar. Në këtë lëndë të janë pesë persona të dyshuar, dy kryeshefa në DSK dhe ish ministrja e MPB-së, Gordana Jankullovska që në gjysmën e parë të viti të 2015 duke i tejkaluar kompetencat zyrtare, të ndihmuar nga një ish shef, i kanë shkatërruar mjetet për përgjime që njëkohësisht kanë i kanë shkaktuar dëm shtetit dhe buxhetit të R.M.-së 10 milionë euro. Pajisja është dërguar në depo ku është shkatërruar dhe mbikëqyrur. Prej atje, copat janë dërguar në depo tjetër dhe janë shkatërruar për herë të dytë, dhe më pas janë kthyer në depo të dytë.”, tha zëdhënësja e PSP-së, Lençe Ristoska. Në vitin 2015, pas vendimit të Gjykatës Themelore i dyshuari i parë, me qëllim që t’i mbulojë veprat e personave tjerë ka dhënë urdhër gojor që të shkatërrohen mjetet dhe sistemet me të cilat është bërë përgjimi, raporton Portalb.
Ja 5 të dyshuarit e rastit Fortesa për çfarë vepra penale dyshohen:
I dyshuari i parë ka kryer vepra penale:
  • Keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe autorizimit nga neni 353,
  • Falsifikim të dokumenteve zyrtare
I dyshuari i dytë ka kryer vepra penale:
  • Keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe autorizimit
  • Falsifikim të dokumenteve zyrtare
E dyshuara e tretë ka kryer vepër penale:
  • Keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe autorizimit
I dyshuari i katërt ka kryer vepra penale:
  • Keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe autorizimit
  • Falsifikim të dokumenteve zyrtare
E dyshuara e pestë ka kryer vepra penale:
  • 6 Vepra penale – falsifikim të dokumenteve zyrtare
Ashtu siç tha zëdhënësja e PSP-së, Lençe Ristoska, të dyshuarit në bazë të veprave penale sipas Kodit Penal, mund të dënohen nga 5 deri më 20 vjet burg, raporton Portalb.
Zëdhënësja e PSP-së, theksoi se për të akuzuarën e pestë është duke u procesuar procedurë e shkurtër dhe dënimi për veprat penale që dyshohet t’i ketë bërë është deri në 5 vjet burg.
Për të gjithë të akuzuarit e tjerë, keqpërdorimi i detyrës zyrtare dhe autorizim nga neni 353 i Kodit Penal, parasheh burg nga 5 deri në 20 vjet burg.

Rasti “Fortesa”, Jankulloska dhe katër persona, të dyshuar për shkatërrim të mjeteve për përgjim

Katica Janeva
Katica Janeva
Prokurorja speciale, Katica Janeva, sot e hapi lëndën më të re “Fortesa”, që ka të bëjë me përgjimet e paautorizuara dhe të paligjshme, raporton Portalb.
Janeva gjithashtu ka njoftuar se po merren me shumë procedura parahetimore edhe në lëndën konkrete; kush dhe si ka përgjuar në Republikën e Maqedonisë nga 2008-2015.
“Për çfarëdo pyetje mund të na drejtoheni edhe nëpërmes e-mailit tonë zyrtarë dhe do të ju përgjigjemi kur të gjejmë kohë, sepse jemi të angazhuar në punën tonë primare, e ajo është vërtetojmë se kush çfarë krimi ka bërë, në raport me përgjimet e paautorizuar në Republikën e Maqedonisë.”, ka sqaruar prokurorja speciale Janeva.
Në vitin 2015, pas vendimit të Gjykatës Themelore i dyshuari i parë, me qëllim që t’i mbulojë veprat e personave tjerë ka dhënë urdhër gojor që të shkatërrohen mjetet dhe sistemet me të cilat është bërë përgjimi.
Zëdhënësja e Prokurorisë Speciale, Lençe Ristoska me anë të një grafikoni e elaboroi rastin në detaje se si ka ardhur deri te shkatërrimi i mjeteve për përgjim dhe dy sistemeve më të cilën është përgjuar.
Ristovska ka njoftuar se në këtë lëndë janë përfshirë 5 persona zyrtarë në mesin e tyre edhe ish ministra e Punëve të Brendshme, Gordana Jankulloska dhe dy kryeshefë në DSK, të cilët kanë keqpërdorur detyrën zyrtare duke shkatërruat pajisjet me te cilët kanë përgjuar në mënyrë të paligjshme.
“Bëhet fjalë për rast të komplikuar. Në këtë lëndë të janë pesë persona të dyshuar, dy kryeshefa në DSK dhe ish ministrja e MPB-së, Gordana Jankullovska që në gjysmën e parë të viti të 2015 duke i tejkaluar kompetencat zyrtare, të ndihmuar nga një ish shef, i kanë shkatërruar mjetet për përgjime që njëkohësisht kanë i kanë shkaktuar dëm shtetit dhe buxhetit të R.M.-së 10 milionë euro. Pajisja është dërguar në depo ku është shkatërruar dhe mbikëqyrur. Prej atje, copat janë dërguar në depo tjetër dhe janë shkatërruar për herë të dytë, dhe më pas janë kthyer në depo të dytë.”, tha zëdhënësja e PSP-së, Lençe Ristoska.
Edhe për këtë lëndë kemi një numër të madh të fakteve; si materiale ashtu edhe verbale. Kështu është përgjigjur Lençe Ristovska, zëdhënësja e PSP-së në pyetjen e gazetarëve se me çfarë fakte e argumentojnë lëndën në fjalë, raporton Portalb.
Siç shkruajnë mediat, PSP është vënë në gjurmën e kryeshefit të DSK-së, Goran Grujoski ndërsa përgatiten edhe akuza për gjashtë persona që ngarkohen për veprën penale përgjim të paautorizuar dhe regjistrim tonik.
Prokurorja speciale, Katica Janeva gjatë mbajtjes së konferencës për shtyp, ka njoftuar se, Gjykata Themelore nëpërmjet telefonit e ka njoftuar se, i dyshuari i parë i rastit “Fortesa”, kryeshefi i Dretorisë për Siguri dhe Kundërzbulim, Goran Grujoski, do të paraqitet në Gjykatë për bisedë në ora 13.
I dyshuari i parë ka kryer vepra penale:
  • Keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe autorizimit nga neni 353,
  • Falsifikim të dokumenteve zyrtare
I dyshuari i dytë ka kryer vepra penale
  • Keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe autorizimit
  • Falsifikim të dokumenteve zyrtare
E dyshuara e tretë ka kryer vepra penale
  • Keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe autorizimit
I dyshuari i katërt ka kryer vepra penale
  • Keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe autorizimit
  • Falsifikim të dokumenteve zyrtare
E dyshuara e pestë ka kryer vepra penale”
  • 6 Vepra penale – falsifikim të dokumenteve zyrtare
Ashtu siç tha zëdhënësja e PSP-së, Lençe Ristoska, të dyshuarit në bazë të veprave penale sipas Kodit Penal, mund të dënohen nga 5 deri më 20 vjet burg.
Zëdhënësja e PSP-së, theksoi se për të akuzuarën e pestë është duke u procesuar procedurë e shkurtër dhe dënimi për veprat penale që dyshohet t’i ketë bërë është deri në 5 vjet burg.
Për të gjithë të akuzuarit e tjerë, keqpërdorimi i detyrës zyrtare dhe autorizim nga neni 353 i Kodit Penal, parasheh burg nga 5 deri në 20 vjet burg.
Tortura” ka të bëj me arrestimin e kryetarit e partisë, “Të Bashkuar për Maqedoninë”, Lube Boshkovski, gjegjësisht për mënyrën e arrestimit të tij, që sipas Prokurorisë Speciale, ish-drejtori i DSK-së ka urdhëruar njësitin special “Alfa” që gjatë aktit të arrestimit të përdorë dhunë fizike dhe psiqike.
Ashtu siç njoftoi prokurorja ndihmëse e Janevës, Fatime Fetai, përfaqësuesit e njësitit special “Alfa” gjatë arrestimit, Boshkovskin e kanë sharë dhe i kanë shkaktuar dhimbje shpirtërore.
Në bazë të dëshmive për shkelje të të drejtave të njeriut, PSP ka ngritur procedurë hetimore për 7 persona, në mesin e të cilëve është edhe ish drejtori i DSK-së, Sasho Mijallkov.

Materialet me përgjimet nga DSK u nxorën me furgon të verdhë?

Prokuroria Speciale dje e hapi rastin më të ri nën emrin e koduar “Fortesa” që ka të bëjë me shkatërrimin dhe asgjësimin e mjeteve dhe dy sistemeve me të cilën është kryer përgjimi nga Drejtoria për Siguri dhe Kundërzbulim që sipas PSP-së shtetit dhe buxhetit i kanë shkaktuar dëm rreth 10 milionë euro. Sipas PSP-së, për këtë të fundit janë të akuzuar 5 persona, në mesin e të cilëve, ish ministrja e MPB-së Gordana Jankulloska dhe kryeshefi në DSK Goran Grujoski të cilit Gjykata mbrëmë  i shqiptoi masë paraburgimi prej 30 ditëve, raporton Portalb.
Çfarë ka ndodhur para DSK-së më 28 mars 2015? 
Në datën kur janë ngarkuar materialet 28 mars 2015, sipas dëshmive të PSP-së, me të cilat janë kryer përgjimet, redaksia ePlusinfo, publikoi shkrimin me titullin “MISTER Çfarë po ngarkohet në një furgon të verdhë nga zyra e DSK-së?”, transmeton Portalb.
Tekst i plotë dhe origjinal i Plusinfo-s, në mëngjesin e 28 marsit – e shtunë:
“E jashtëzakonshme për mëngjesin e të shtunës, para zyrës së Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim, në të cilën është drejtor Sasho Mijallkov, janë duke u kryer aktivitete të çuditshme.
Fotografi i e "Plusinfos"
Fotografi e “Plusinfos”
Një furgon i verdhë të cilin mund ta shihni edhe në fotografitë, në mëngjes dhe pasdite po ngarkohet me materiale, për përmbajtjen e tyre asgjë nuk mund të dihet.
Sipas informatave të fundit, në të cilat erdhi Plusinfo, automjeti është kamion “Mercedes”. Këso ndodhi në dy muajt e fundit janë vërejtur disa herë në oborrin e MPB-së, mu përpara ndërtesës së DSK-së. Jo-zyrtarisht, supozohet se bëhet fjalë për materiale të shtypura nga shërbimi.
Plusinfo është në pritje të informatës zyrtare për ngjarjen”, kështu ka shkruar redaksia e lajmeve “Plusinfo.mk” më 28 mars të vitit 2015.
Sipas të gjitha gjasave, në bazë të deklaratës së djeshme të prokurores Lençe Ristoska, bëhet fjalë për të njëjtin rast, në të cilin, atë ditë, pra më 28 mars është bërë ngarkimi i mjeteve me të cilat është kryer përgjimi në DSK në automjet të MPB-së dhe pastaj të njëjtat janë shkatërruar dhe asgjësuar.
zzolto

Deklarata e prokurores së Prokurorisë Speciale, Lençe Ristoska:
Si u krye procesi i shkatërrimit dhe asgjësimit të mjeteve me të cilat është kryer përgjimi në DSK?
Skema grafike e elaborimit të rastit "Fortesa"
Skema grafike e elaborimit të rastit “Fortesa”
Fillimisht, më 11 mars të vitit 2015, Grujoski ka paraqitur propozim që të formohet një komision për asgjësim dhe shkatërrim të pajisjeve dhe dy sistemeve me të cilat është kryer përgjimi dhe njëkohësisht vet i ka propozuar anëtarët e komisionit (gjë që është e paligjshme).
Më 16 mars të vitit 2015, i dyshuari i dytë e ka përgatitur dhe e ka dorëzuar vendimin për shkatërrimin dhe asgjësimin e mjeteve për përgjim në Sektorin për Punë Juridike në MPB, ndërkaq edhe pse nga SPJ kanë vërejtur mospërputhje juridike ato e kanë heshtur dhe e kanë dorëzuar propozimin për formimin e Komisionit deri te ish ministrja, Gordana Jankulloska (e dyshuara e tretë), e cila pa i marrë parasysh ligjet për veprim me informata të klasifikuara më 23.03.2015 ka formuar Komision për shkatërrim dhe asgjësim të mjeteve dhe dy sistemeve për përgjim, njofton Portalb.
Komisioni ka dhënë dritë jeshile për shkatërrimin dhe asgjësimin e mjeteve për përgjim dhe kështu, personat përgjegjës më 27.03.2015 e kanë ndalur sistemin i cili atëherë ka qenë në funksion dhe më 28.03.2015 mjetet për përgjim janë ngarkuar në automjet të MPB-së dhe janë dërguar në një hekurishte që më pas atje janë shkatërruar dhe asgjësuar në prani të tre të dyshuarve, ndërkaq anëtarët e Komisionit kanë përgatitur procesverbalin.
Ashtu edhe siç mund ta vërejmë, sipas deklaratës së prokurores, Lençe Ristoska, ngjarja është mjaft e koklavitur dhe mirë-organizuar.

Rasti “Fortesa”, ja si u shkatërruan pajisjet për përgjim

Prokuroria Speciale, Lençe Ristoska dhe Katica Janeva
Prokuroria Speciale, Lençe Ristoska dhe Katica Janeva
Në rastin më të ri që sot e hapi Prokuroria Speciale me emrin “Fortesa”, tregohet se i dyshuari i parë, kryeshef në DSK, Goran Grujovski, ka dhënë urdhër me gojë deri te udhëheqësit e tjerë me qëllim që të tregohet se ekziston nevojë për shkatërrim dhe asgjësim të të dhënave dhe pajisjeve për përgjim për shkak të vjetërsimit teknik, ndërkaq i ndihmuar nga ish ministrja Gordana Jankulloska dhe 3 të dyshuar tjerë, ka arritur t’i asgjësojë pajisjet që sipas PSP-së, i ka shkaktuar dëm shtetit dhe buxhetit të RM-së përafërsisht 10 milionë euro, raporton Portalb.mk.
Siç sqaruan sot nga PSP, qëllimi i tyre ka qenë që t’i mbulojnë të gjithë personat që kanë përgjuar në mënyrë të paligjshme. Zëdhënësja e Prokurorisë Speciale, Lençe Ristoska me anë të një grafikoni e elaboroi rastin në detaje se si ka ardhur deri te shkatërrimi i mjeteve për përgjim dhe dy sistemeve më të cilat është përgjuar.
Deklarata e plotë e Lençe Ristoskas që e tha sot:
Grujovski, deri te i dyshuari i parë, ka paraqitur propozim që të formohet Komison për regjistrim, shkatërrim dhe asgjësim, të të dhënave dhe pajisjeve. Njëkohësisht, ai në mënyrë të paligjshme ka propozuar anëtarë të komisionit për regjistrim të pajisjeve, raporton Portalb.mk.
Me urdhër të të dyshuarit të parë, i dyshuari i dytë ka paraqitur propozim për Komision për regjistrim deri te Sektori për Punë Juridike. Edhe pse sektori ka treguar që ka mospërputhje, megjithatë i dyshuari i dytë nuk ka dhënë shpjegim, me qëllim që ta mbulojë atë se do të asgjësohen të dy sistemet për ndjekje të komunikimeve. Edhe pse nuk ka marrë asnjëfarë shpjegimi, Sektori e ka përgatitur  vendimin dhe ia ka dorëzuar ish ministres së MPB-së, Gordana Jankulloskës.
Nga fundi i marsit të vitit të kaluar, ish-ministrja Jankulloska, pa i marrë parasysh ligjet për veprim me informata të klasifikuara, pa kërkesë të të gjitha organizatave në DSK, ka  formuar Komision për regjistrim, asgjësim dhe fshirjen nga evidenca dhe nga lista e borxhit të sistemit dhe pajisjes teknike në Drejtorinë për Siguri dhe Kundërzbulim.Lençe Ristoska
Jankulloska nuk e ka marrë parasysh se anëtarët e Komisionit a janë të zgjedhur sipas ligjit, raporton Portalb.mk.
Me vendim, Komisioni ka qenë i autorizuar të kryej regjistrim të mjeteve teknike dhe pajisjeve në Drejtorinë për Siguri dhe Kundërzbulim, duhej të konfirmojë nëse mjetet janë jo-funksionale apo të vjetërsuar dhe të përgatisë procesverbal, asgjësojë të gjitha mjetet me të cilat është përgjuar dhe t’i fshijë të gjitha të dhënat nga Regjistri i Ministrisë së Punëve të Brendshme.
Me ndihmë logjistike për zbatimin e qëllimit të aksionit nga i dyshuari i katërt, dy sistemet dhe pajisja kanë qenë të ngarkuara në automjete të MPB-së dhe kanë qenë të dërguara në një hekurishte, ku kanë qenë të asgjësuara në prani të tre të dyshuarve dhe anëtarët e Komisionit kanë përgatitur procesverbal për aktin e kryer.
I dyshuari i katërt, fillimisht i ka dhënë urdhër një personit që të bëj foto dhe video – dokumentim të ngjarjes, ndërkaq më vonë edhe vet i ka shkatërruar me qëllim që t’i mbulojë gjurmët.346345terg
Me urdhër të kryeshefit Grujoski, personi që e ka bërë dokumentimin teknik, ka vendosur të dhëna të rreme në Librin e Punës të Regjistrit të MPB-së dhe kështu në njoftimin për nevojën e asgjësimit të pajisjeve është shkruar se ajo është kryer në vitin 2014, edhe pse dokumentet janë përgatitur gjatë vitit 2015 dhe 2016.
Grujovski ka dërguar dokument me qëllim që ta arsyetojë nevojën e asgjësimit të pajisjeve, edhe pse këto dokumente kanë qenë të përgatitura gjatë vitit 2015 dhe 2016, e dyshuara e pestë në librin e Regjistrit të Punës e ka futur dokumentin në librin e Regjistrit të Punës në vitin 2014, transmeton Portalb.mk.
Më vonë është dërguar edhe një dokument me qëllim që të tregohet se asgjësimi i pajisjeve ka ndodhur më herët.
I dyshuari i katërt, në detyrë të kryeshefit, i ka përdorur të gjitha dokumentet e rreme si të vërteta dhe i ka prezantuar në mbledhjen e DSK-së, me përfaqësuesit nga Prokuroria.
I dyshuari i parë ka kryer vepra penale:
  • Keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe autorizimit nga neni 353,
  • Falsifikim të dokumenteve zyrtare
I dyshuari i dytë ka kryer vepra penale:
  • Keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe autorizimit
  • Falsifikim të dokumenteve zyrtare
E dyshuara e tretë ka kryer vepër penale:
  • Keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe autorizimit
I dyshuari i katërt ka kryer vepra penale:
  • Keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe autorizimit
  • Falsifikim të dokumenteve zyrtare
E dyshuara e pestë ka kryer vepra penale:
  • 6 Vepra penale – falsifikim të dokumenteve zyrtare
Ashtu siç tha zëdhënësja e PSP-së, Lençe Ristoska, të dyshuarit në bazë të veprave penale sipas Kodit Penal, mund të dënohen nga 5 deri më 20 vjet burg, raporton Portalb.
Zëdhënësja e PSP-së, theksoi se për të akuzuarën e pestë është duke u procesuar procedurë e shkurtër dhe dënimi për veprat penale që dyshohet t’i ketë bërë është deri në 5 vjet burg.
Për të gjithë të akuzuarit e tjerë, keqpërdorimi i detyrës zyrtare dhe autorizim nga neni 353 i Kodit Penal, parasheh burg nga 5 deri në 20 vjet burg. 

“Fortesa”, bëhet arrestimi i parë me kërkesë të Katica Janevës


Arrestimi i Goran Grujovskit

Me kërkesë të Prokurorisë Speciale Gjykata Themelore Shkupi 1 i ka shqiptuar 30 ditë paraburgim Drejtorit të njësisë së pestë pranë DSK-së, Goran Grujovski.
Arrestimi i Goran Grujovskit
Marrja në pyetje e Grujovskit ka zgjatur rreth nëntë orë.

Arrestimi i Goran Grujovskit
Ndërsa, për katër personat e tjerë ndër të cilët është edhe ish ministrja e Brendshme, Gordana Jankullovska, janë marrë masa tjera sigurie, ku u janë marrë dokumentat e udhëtimit dhe ndalimi i udhëtimit jashtë shtetit.

Ambasadori i SHBA-së në Maqedoni, Xhes Bejli: Të gjitha materialet e përgjuara t’i dorëzohen PSP-së


Amasadori i SHBA-së në Maqedoni, Xhes Bejli
Ambasadori i SHBA-së në Maqedoni, Xhes Bejli e ka shfrytëzuar “Twiter” për t’i komentuar ndodhitë e fundit. Në disa postime në Twitter, Bejli ka porositur që të gjithë ata që i kanë bisedat e përgjuara t’ia dorëzojnë Prokurorisë Speciale.Ai gjithashtu shtoi se mënyra më e mirë për t’u parandaluar përgjimet është që të plotësohet ligji për privatësi sipas Konventës së Venedikut.


Musa Xhaferi flet për bisedat e shpërndara në rrjetet sociale

Zëvendëskryeministri i Maqedonisë, Musa Xhaferi ka përgënjeshtruar fuqishëm zërat se ai do të largohet nga posti i zëvendëskryeministrit, informon “Zhurnal“.
Musa Xhaferi

“Nuk është e vërtetë, ato janë spekulime mediatike. Unë mbetem në postin e zëvendëskryeministrit, ndërsa lajmet e fundit janë spekulime të cilët ju kontribojnë qarqeve të caktuara”, ka deklaruar Xhaferi. Ai ka folur edhe për audio­incizimet e fundit që u publikuan në rrjetet sociale në Maqedoni. Sipas tij këto janë shantazhe dhe kërcënime nga qarqe të caktuara antishqiptare.
“Audio­incizimet janë të pavërteta dhe janë të inskenuara nga njerëz të cilët shantazhojnë funksionarët e BDI­së”, ka deklaruar ai duke shtuar se BDI­ja ka ngritë iniciativë në prokurori që të zbardhë të vërtetën për materialet komprometuese.

Ermira Mehmeti flet për bisedat e shpërndara në rrjetet sociale



Ermira Mehmeti


Ermira Mehmeti, politikania më e diskutuar këtë javë, për shkak të shpërndarjes në rrjetet sociale dhe në disa prej portaleve, të një regjistrimi telefonik, që sipas shpërndarësve, thuhet të jetë mes saj dhe zv.kryeministrit të Maqedonisë, Musa Xhaferi, ka reaguar në një deklaratë për portalin “Dritare.net”.
“Nuk e kam bërë unë këtë telefonatë. Është pa sens. Është montazh, -thotë Ermira Mehmeti, për dritare.net. Por e zbulova, kush e ka bërë, cili apo cila fshihet pas saj, kush e ka montuar dhe e denoncova ne Prokurori, ne Shkup, këtë të hënë. Tani do më duhet të mendoj me kujdes çdo hap, ndërsa po pres nga prokuroria ta hetoje dhe të zbulojë arsyet e vërteta që fshihen pas këtij skandali.”
Mehmeti, tregon se ky montazh ka dalë në media, për herë të parë mes të shtunës dhe të dielës, së javës së shkuar, por ajo është ne dijeni të tij, prej janarit 2016, kohë kur kane nisur kërcënimet për të, kërcënime qe ajo i ka denoncuar të gjitha, në Prokurori. Kërcënimet ishin të njerëzve të nëntokës, të cilët më shantazhuan, tregon Mehmeti, për Dritare.net
Ermira Mehmeti, ka denoncuar këtë të hënë, montazhin dhe shantazhin. E ka bërë privatisht në Prokurori, jo në emër të BDI. Por është në kontakt dhe ka lajmëruar partinë që përfaqëson në parlament, për situatën.
“Do dal nga kjo histori e shëmtuar dhe ju siguroj që nuk mbyllem në shtëpi e të qaj, por do ta çoj deri në fund, për të zbuluar publikisht, kush pretendon të merr përfitime politike, financiare, duke shantazhuar. Unë nuk tërhiqem, sepse nuk kam asgjë për të fshehur.” – e mbyll prononcimin e shkurtër, Ermira Mehmeti.
Prokuroria e Shkupit, ka pranuar se ka nisur hetimet. Pritet që ajo të flet pas ekspertizës së materialit atë denoncuar nga Mehmeti.

Me ndihmën e institucioneve ju kanë vjedhur pronë prej 1 milion euro!?


Vëllai dhe motra Grana Bogdanovska  dhe Jovica Stoilkovski nga Kumanova janë gëzuar para 16 vitesh kur kanë kuptuar se janë trashëgimtarët të pronës së gjyshit në vlerë me një milionë euro.  Por kur kanë nisur procesin e denacionalizimit të pronës, kanë kuptuar se dikush që ka lidhje në Gjykatë por edhe në Komisionin për denacionalizim i ka shfrytëzuar dokumentet e tyre dhe e ka grabitur pronën. Prej këtu nis beteja për trashëgimtarët me institucionet qeveritare, të cilat në vend që t’i mbrojnë ato, i kanë mundësuar palës tjetër të shit pronën, që deri tani është ri-shitur disa herë me qëllim që të ndërlikon rastin dhe ta bën drejtësinë e paarritshme.
Drejtesi, gjykata
Në daljen e Kumanovës kah Sveti Nikolle gjendet  zona industriale, ku janë vendosur dhjetëra kompani, uzina, depo, magazina .. Vërehet se industria në periferi të Kumanovës është në rritje të dukshme dhe se çmimi i tokës për metër katror vazhdimisht rritet. Nëse para 10 vitesh pronarët e tokës e kanë shitur për 10 deri 20 euro blerësve të parë që kanë vendosur të rrezikojnë duke nisur biznes, tani metri katror i tokës ku mund të ndërtohen kapacitete industriale, duke marr parasysh se toka është ndërtuese, arrin edhe çmim prej 60 euro. Si rritet interesi i biznesmenëve ashtu rritet edhe çmimi.
Shumë pronarë që kanë prona në dalje të Kumanovës, por nuk kanë kushte për hapje të uzinës, fabrikës ose ndonjë kompanie vendosin ti shesin, pasi që në këtë mënyrë mund mirë të përfitojnë.
Pronari i fundit që ka shitur tokë prej vetëm dy mijë metër katror, tregojnë banorët vendas, ka fituar mbi 100 mijë euro. Pjesa më e madhe e pronarëve e kanë trashëguar tokën prej paraardhësve, ka qytetar që nëpërmjet procesit të denacionalizimit kanë arritur ti kthejnë parcelat, por që gjendja në Maqedoni të jetë unike në çdo kuptim të fjalës, ka edhe pronarë të cilët edhe pse pohojnë se janë trashëgimtarë të pronës dhe sipas Ligjit për denacionalizim toka duhet t’ju takon atyre, 15 vjet nuk janë pronarë të tokës, gjegjësisht ankohen se fuqimëdhenjtë lokal kanë uzurpuar tokën dhe e drejtojnë pa dokumentacion të përshtatshëm!?
Grozde Bogdanovska nga Kumanova vazhdimisht viziton pronën e gruas së tij, Grana, e cila së bashku me vëllain e saj Jovica Stoilkovski, sipas dokumentacionit që e bashkëngjisin janë pronarët e vetëm të pronës prej 16 mijë metër katror në rajonin industrial të Kumanovës. Sa i përket tokës, ai e fsheh gjithë hidhërimin ndaj institucioneve qeveritare dhe individëve që ia kanë uzurpuar pronën dhe i kanë penguar që nëpërmjet procesit për denacionalizim të bëhen pronarë, edhe pse prona është, siç pohojnë ato në pronësi të tyre, kurse Grana dhe Jovica janë trashëgimtarët e vetëm.
Si ka ndodhur që pronarët, në vend se të fitojnë tokën nëpërmjet denacionalizimit, dikush t’ua grabit, ta shet përsëri dhe të përfiton? Sipas versionit të Bogdanovskit, të përkrahur me dokumentacion prej institucioneve kompetente, fuqimëdhenjtë lokal në koordinim me anëtarë të komisionit për denacionalizim, gjykatësve nga gjykata Kumanovare, të punësuar në kadastrën për pronë të patundshme dhe në Ministrinë për transport dhe lidhje e kanë grabitur pronën dhe ja kanë dhënë pronësinë një banori të Kumanovës, fis më të largët të Granës dhe Jovicës, i cili sipas asnjë dokumenti nuk mund të jetë trashëgimtar i pronës, dhe akoma më pak pronar nëpërmjet denacionalizimit. Por, nëse dihet se prona sipas çmimit të tregut vlen dikur rreth 1 milion euro, gjithçka është e mundshme. Për këtë shkak, pohojnë ato, farefisi i tyre ka shfrytëzuar lidhjet me funksionarët lokal që ia kanë mundësuar të merr pronën, edhe pse nuk ka pasur dokumente që vërtetojnë pronësinë. Ata tregojnë se dokumentet i ka siguruar pikërisht nëpërmjet institucioneve që është dashur të jenë në anën e trashëgimtarëve të vërtet.
TË DY PALËT I KANË PASUR DOKUMENTET E NJËJTA
Kur është shpallur Ligji për denacionalizim në vitin 2000, vëllai dhe motra kanë dorëzuar aplikacion që të ju mundësohet pronësia mbi tokën, e përshtatshme për ndërtim të kapaciteteve industriale. Kur kanë dorëzuar dokumentacionin kanë menduar se procedura do të zhvillohet pa pengesa pasi i kanë plotësuar kushtet dhe se nuk do të paraqiten pengesa. Grana dhe Jovica kanë shpresuar se përfundimisht do t’ju ndryshon jeta pasi që kanë ditur se prona që do ta trashëgojnë vlen milionë, veçanërisht pasi gjendet në zonën që në dekadën e fundit është tërheqëse për biznesmenët e fuqishëm financiar.
Gjatë aplikimit, Bogdanovski i ka dorëzuar Komisionit për denacionalizim tapinë (dokumentin e pronësisë) se prona para nacionalizimit ju ka takuar paraardhësve të tij. Që të vërtetojnë se prona është marr nga shteti kanë dorëzuar edhe Akt për marrje të pronës nga ish shteti Jugosllav, pasi që edhe ky dokument ka qenë i domosdoshëm. Ditët kur kanë dorëzuar aplikacionin ju ka munguar vetëm vendimi se janë trashëgimtar të vetëm, gjegjësisht dokument i cili do të vërteton se Grana dhe Jovica janë nipërit të cilëve ju takon trashëgimia në pronë. Por, për disa muaj kanë arritur të nisin procedurën e trashëgimisë dhe me vendim të gjykatës kanë vërtetuar se vëllai dhe motra janë trashëgimtarët e vetëm të pronës. Këtë vendim gjithashtu ia kanë dorëzuar edhe Komisionit për denacionalizim. Në raste të tilla, nëse anëtarët e komisionit kanë tapinë, aktin për marrje të pronës, vendim gjyqësor për trashëgimi dhe njohurinë se askush nuk ka nisur procedurë gjyqësore për të kundërshtuar këtë, atëherë komisioni mund të vendos për disa ditë dhe të denacionalizon tokën.
Por, edhe pse kanë pritur që përfundimisht të bëhen pronarë të tokës, janë befasuar kur e kanë kuptuar se pronat në atë rrethinë shumicave janë kthyer të denacionalizuara, kurse për dosjen e tyre edhe pas dy vitesh nuk ka vendim.
Të shqetësuar nga informata që në vend se të zgjidhet, lënda e tyre ka mbetur në arkivin e Komisionit për denacionalizim, familja Bogdanovski humb besimin dhe hap frontin me institucionet që të fiton atë që i takon. Por nuk  kanë pritur që beteja të zgjatë me vite dhe se në fund do të pësojnë disfatë.
– Kur mendonim se përfundimisht kemi gjithë dokumentacionin e nevojshëm dhe se nuk ka asnjë pengesë për tokën tonë, u ballafaquam me situatë të paqartë dhe kriminele. Pas disa vite ngecje në zbatim të denacionalizimit vajtëm të pyesim pse lënda jonë nuk është zgjedhur dhe përse ne nuk kemi marr tokën sikur qytetarët tjerë. U befasuam kur kuptuam se paralelisht me ne, por sigurisht më vonë, edhe Kiril Mishevski ka dorëzuar aplikacion për pronën e njëjtë, farefis i ynë i cili tani më ka ndërruar jetë, por nuk ka të drejta mbi tokën. Akoma më e tmerrshme ishte informata se përskaj lëndës tonë që është vënë anësh, atij i është dhënë e drejta e pronësisë për tokën në vlerë prej një milion euro – komenton çifti Bogdanovski.
Pronarët e vërtet të pronës, siç tregojnë, nuk e kuptojnë si mundet farefisi i tyre të posedon dokumentet e nevojshme për denacionalizim – vendimin për trashëgimi, aktin për pronë të marr nga shteti dhe tapinë, që familja Bogdanovski i ka pasur në versionin origjinal dhe siç tregojnë askush veç tyre nuk ka mundur t’i posedon. Atëherë kanë dyshuar se aplikacioni është bërë me dokumente të falsifikuara.
– Kur kërkuam nga Komisioni për denacionalizim ti shohim dokumentet në bazë të cilave prona i është dhënë personave tjerë, dhe jo trashëgimtarëve e pamë se faktikisht ato janë dokumentet tona, me informata të ndryshuara. Kjo ishte provë se dikush i ka mundësuar Mishevskit qasje tek dokumentacioni jonë, që pastaj ky ta shfrytëzon në procedurën për denacionalizim. Fakti është se asnjë dokument i tij nuk është origjinal, por të gjitha janë kopje, këtë e dinë të gjithë autoritetet kompetente, kurse akoma më karakteristike është se Akti për pronë të marrë nga shteti është ndryshuar vetëm për një numër, kurse të gjitha të dhënat tjera janë të vjedhura. Me këtë bëhet e dukshme se dikush nga komisioni i ka mundësuar farefisit tonë të vazhdon me lëndën, edhe pse ai nuk ka pasur  asnjë dokument origjinal – e dëshpëruar nga institucionet, tregon Grana Bogdanovska.
Pas kësaj, është e qartë se pse komisioni me vite ka heshtur për lëndën e Bogdanovskit. Ajo vetëm më ia ka dhënë dikujt tjetër, dhe më lehtë ka qenë të fshehin dosjen. Veç kësaj, Mishevski ka poseduar vendimin për trashëgimi, por për pronë tjetër, kurse gjatë denacionalizimit komisioni e ka përfshirë edhe pjesën që i takon vëllait dhe motrës, familjarëve të tij.
VENDIMET E GJYKATËS NË KUMANOVË
Të ballafaquar me situatën e re dhe të përgënjeshtruar nga Komisioni për denacionalizim, Bogdanovskit kanë pritur institucionet tjera të veprojnë me drejtësi dhe se do të tejkalohet mospërputhja në zbatimin e ligjit, por gjithashtu kanë pritur që të dënohen ata për të cilët do të konstatohet që kanë vepruar kundër ligjit. Menjëherë pasi kanë marrë vendimin për denacionalizim, Mishevski, gjegjësisht pasardhësit e tij, kanë filluar të shesin tokën. Kjo për Bogdanovskit është shenjë që familjarët e tyre e kanë ditur që toka është e kontestuar dhe që trashëgimtarët e vërtetë janë të tjerë dhe për këtë shkak kanë vendosur shpejt ta shesin.
Për këtë shkak, që të mundohen të ndalojnë shitjen e tokës, Bogdanovskit kanë ngritur padi për anulimin e vendimit për trashëgimi të konkurrentit të tyre dhe kanë sugjeruar masë të përkohshme me të cilën do të ndalohet tjetërsim dhe ngarkim të tokës për të cilën akoma ka pasur procedurë. Gjykata në Kumanovë pjesërisht e ka pranuar kërkesën e tyre dhe ka vendosur që jo të gjitha 16, por vetëm 8 mijë metra katrorë ju takojnë që t’ju transferohen me obligim. Por këtu paraqitet pengesa tjetër. Kadastra nuk ka dashur t’ua transferojë ato metra katrorë pasi që në dokumentin e gjykatës nuk është definuar qartë për cilat 8 mijë metra katrorë prej tërë hapësirës bëhet fjalë.
Bogdanovska dhe Stoilkovski janë munduar edhe me një padi ta arrijnë tek e vërteta, por atëherë gjykata i ka refuzuar me arsyetim që rasti vetëm më ka vendim. Nga ana tjetër, Mishevski ka arritur të shënojë të dhënat e veta si trashëgimtar dhe pronar i tokës në Kadastër, gjë për të cilën Bogdanovskit dyshojnë që është bërë në mënyrë joligjore me keqpërdorim të të punësuarve. Përveç kësaj, Bogdanovskit thonë që edhe gjykata, si dhe komisioni, i kanë mundësuar Mishevskit qasje ndaj dokumenteve, gjegjësisht i kanë lejuar të merr vendimet e tyre për trashëgimi të cilat ai pastaj i ka përdorur si të vetat.
– Pasi që nuk arritëm të siguromë drejtësi edhe nëpërmjet gjykatës, gjegjësisht kur e pamë që edhe gjykatësit atje janë të përfshirë në manipulimet me tokën, shkuam në teren. Atje, kompanive të cilat kanë blerë parcela nga toka e kontestuar, ju treguam që prona është e jona dhe që ka konteste gjyqësore dhe që ata i kanë paguar të holla pronarit të gabuar. Ata u sollën sikur janë të befasuar, edhe pse është e mundshme që edhe dikush prej tyre të jetë i përfshirë në këtë mashtrim. Menjëherë pasi i njoftuam, për disa ditë ia shitën tokën kompanive tjera dhe kështu rasti u ndërlikua edhe më tepër. Pastaj, pas një viti, kur disi arritëm ta detyrojmë gjykatën  të lëshojë masë të përkohshme për ndalim të shitjes së tokës, e tërë prona ishte shitur disa herë, e me këtë u ndërlikua edhe më tepër kërkimi ynë për të vërtetën – rrëfen Bogdanovska.
Praktikisht, me shitjen e disahershme të tokës është bërë ngatërresë, dhe tani autoritet edhe nëse duan të zbulojnë të vërtetën dhe tokën t’ua kthejnë pronarëve të vërtetë, do të jetë shumë e vështirë, madje edhe e paarritshme. Ekziston mundësia që me dëmshpërblim t’ju kthehet ajo që kanë humbur Bogdanovska dhe Stoilkovski. Por bëhet fjalë për shumë të madhe dhe parashtrohet pyetja nëse ekziston dikush në gjykatë që do të merr vendim për dëmshpërblim prej një milion euro për tokën dhe të holla shtesë për humbjet tjera që kanë pësuar trashëgimtarët 15 vitet e kaluara si pasojë e asaj që nuk kanë poseduar tokën. Pa marrë parasysh që dokumentacioni dhe e drejta, sipas asaj që thonë, është në anën e tyre. Nëse gjykata e bën këtë, do të duhet të pranojë që institucionet kanë fshehur, gjegjësisht në mënyrë joligjore kanë penguar që trashëgimtarët të menaxhojnë me tokën e tyre.
AKUZIMET PENALE NË AJËR
Pas betejës së dështuar ligjore dhe njohurinë që ekziston një rrjet i tërë me persona të përfshirë në vendosjen e ardhmërisë së tokës, trashëgimtarët kanë vendosur të ndjekin penalisht të gjithë që kanë pasur kontakt me lëndën, kurse gjatë kësaj nuk kanë vepruar sipas ligjit, gjegjësisht sipas tyre, kanë mbrojtur personin të cilit pa të drejtë për trashëgimi dhe pa dokumente i kanë mundësuar të marrë tokën. Në vitin 2008 janë ngritur padi kundër gjykatësve M.M. dhe S.I. të cilët kanë qenë të angazhuar në rastet civile në gjykatën e Kumanovës dhe kundër anëtarëve të Komisionit për denacionalizim. Të gjithë janë të denoncuar për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizimit.
Duke marrë parasysh që njëra prej padive me sugjerim për masë të përkohshme për ndalim për tjetërsim dhe ngarkim të tokës së kontestuar është dorëzuar në tetor të vitit 2005, kurse gjykata ka vepruar në gusht të vitit 2006 dhe me këtë gjykatësi i cili ka vepruar sipas lëndës i ka mundësuar të paditurit në periudhë prej 10 muajsh të tjetërson tokën për të cilën është hapur procedurë dhe me këtë të pengon kërkesën e trashëgimtarëve, ata konsiderojnë që ekzistojnë elementet kyçe të veprës penale.
Njëri prej gjykatësve, S.I. ka marrë Vendim për trashëgim me të cilin Kiril Mishevski ka trashëguar tokë e cila vetëm më ka qenë e trashëguar nga Grana Bogdanovska dhe Jovica Stoilkovski. Me këtë gjithashtu është përmbushur përmbajtja e veprës penale. Trashëguesit e tokës këtë e quajnë shoqërim kriminal, pasi që ka rreth dhjetë persona të përfshirë nga disa institucione shtetërore. Më e keqja është që nuk kanë si të luftojnë kundër tyre pasi që institucionet i mbrojnë të punësuarit e vet. Për këtë shkak paditë e tilla nuk kalojnë lehtë dhe refuzohen.
Të pafuqishëm dhe duke mos ditur çfarë tjetër të bëjnë, Bogdanovski ka raportuar rastin në Transparensi Intërneshënëll, me shpresë që do të interesojnë publikun dhe diçka do të ndryshojë në këtë rast. Nga organizata, e cila vazhdimisht lufton korrupsionin, dyshojnë se është e mundshme që edhe avokati i Bogdanovskit të ketë udhëhequr keq lëndën , pasi që në këto raste, praktika tregon që shpesh edhe kjo ka qenë shkaku për dështim të të drejtëve, madje ka pasur edhe raste ku avokati i të dëmtuarve ka qenë i lidhur me anën tjetër vetëm për të fshehur rastin dhe t’ju mundësohet përfitim atyre që janë më të fuqishëm.
Kjo është edhe një tregim për atë se si lidhjet e individëve me të punësuarit në institucione, të cilët duhet të mbrojnë qytetarët, mund të vendosin për fatin e njerëzve, kurse të dëmtuarit assesi mos mund të provojnë të drejtën pa marrë parasysh se sa e drejta është në anën e tyre. Prandaj në Maqedoni raportuesit e veprave penale akoma nuk kanë trajtimin e duhur dhe si rrjedhojë edhe më tej bartin pasojat, si që tregon edhe rasti i Bogdanovskive. Në vend që autoritetet të kërkojnë të punësuarit në administratë të cilët nuk e zbatojnë ligjin, ata bëjnë të gjitha që të mos lejojnë qytetarët të realizojnë të drejtën e tyre.
EDHE EKSPERTIZA GJEODEZIKE KA QENË E KOTË  
Gjatë zhvillimit të kontesteve gjyqësore është bërë edhe ekspertizë e Entit gjeodezik në Shkup, që e ka konfirmuar se Akti për marrje të tokës nga ana e shtetit ka qenë në emër të babait tëGrana Bogdanovskës dhe Jovica Stoilkovskit dhe asnjë personit tjetër. Sipas rezultateve, askush tjetër nuk ka mundur të bën denacionalizim të tokës përveç vëllait dhe motrës. Por pikërisht ato nuk mund ta bëjnë pasi dikush i pengon 15 vjet.  Veç kësaj, me ekspertizën është konstatuar se paraardhësit e Mishevskit, në vitet e 60-ta të shekullit të kaluar ia kanë dorëzuar tokën shtetit dhe kanë marr tokë në vend tjetër.
GJYKATA SUPREME KA VENDOSUR SE NJË KONTESTE E RËNDOMTË DHE E QARTË TEPËR VONOHET
Rasti me tokën ka nisur disa konteste gjyqësore.  Ata janë drejtuar Gjykatës së shkallës së parë në Kumanovë, Gjykatës së Apelit në Shkup, kurse një kontest ka arritur deri te Gjykata Supreme në Shkup. Kjo gjykatë ka konstatuar se rasti me denacionalizimin është i qartë dhe i thjeshtë dhe se nuk ka pasur shkak pse të zgjatet dhjetë vjet. Por pikërisht shtyrja e rastit ka kontribuar që disa persona të përfitojnë dhe të krijojnë ngatërresa me tokën, kurse pronarët mos të dinë kujt t’i drejtohen dhe si të kërkojnë drejtësinë.  .
MISHEVSKI: PRONA ËSHTË E IMJA DHE KJO KA PËRFUNDUAR
Djali i Kiril Mishevski, Çasllav, me të cilin arritëm të flasim në telefon, pohon se Bogdanovska dhe Stoilkovski nuk kanë asnjë lloj prone në rrethinën e Kumanovës, gjegjësisht se ajo tokë nuk i takon gjyshit të tyre.
– Ne paditemi më shumë se 10 vjet dhe tërë kohën drejtësia dhe vendimet e të gjitha gjykatave të mundshme janë në anën time, edhe pse për momentin unë nuk mundem t’ua tregoj, unë i posedojnë dokumentet që vërtetojnë se unë jam trashëgimtar i pronës. Nuk është e vërtet se ka pasur manipulime dhe se dikush ka pranuar mitë, veçanërisht jo gjykatësit, pasi ku kuma mundur unë të manipuloj lëndën? Të gjithë e dimë se ky rast ka përfunduar. Vetëm do të theksoj se paraardhësit e tyre nuk kanë pasur asnjë prone atje dhe për këtë shkak ky rast ka përfunduar për mua. Familjarët e mi nuk kanë të drejtë as të padisin më dikë, as  të nisin ndonjë procedurë dhe tani ju ka mbetur të shkojnë prej organizate në organizatë dhe gazetarë dhe të flasin për rastin. Toka është e regjistruar edhe në kadastër, dhe pjesa më e madhe nuk është shitur. Kjo pronë është ndarë qysh në vitin 1952 dhe janë përcaktuar trashëgimtarët, unë nuk e di se çfarë më shumë duanëGrana dhe Jovica. Një gjë është e qartë, unë nuk kam marr pronën e huaj pasi ajo tokë gjithmonë më ka takuar mua, kurse ata le të bëjnë çfarë të duan. Me të vërtet nuk e di çfarë duanë prej meje dhe deri kur do të vazhdojnë të pretendojnë se janë trashëgimtarë, duke marr parasysh se institucionet shtetërore mua ma kanë dhënë tokën – na deklaroi Çasllav Mishevski.

Biznesi dhe politika në media: A janë të mundshme reformat?


Kur në pranverën e vitit 1996 doli numri i parë i gazetës së përditshme së pavarur “Dnevnik”, pushteti i atëhershëm ishte i vetëdijshëm se vjen koha e mediave të cilat nuk do të mund t’i ketë nën kontroll. Gazeta e përditshme “Dnevnik”, e më vonë edhe televizioni privat “A1” shumë shpejt u bënë media me ndikim, duke ndërmarrë fuqinë për të krijuar opinionin publik nga mediat e atëhershme, të cilat ishin në pronësi të shtetit – gazetat “Nova Makedonija”, “Veçer”, “Flaka” dhe Radio-televizioni i Maqedonisë (RTVM).
Përforcimi i pozicionit të mediave të pavarura private shkaktoi një falimentim të plotë të mediave, të cilat disa dekada me radhë ishin të themeluara dhe të kontrolluara nga shteti. Prandaj, shteti vendosi t’i shesë gazetat që ishin në pronësi të tij, ndërsa RTVM-në ta transformojë nga një shërbim shtetëror në një shërbim publik.
Pa ndryshime rrënjësore në sistemin politik, shumë pak mund të ndryshojë në sferën e mediave. Propozimet e ndërmjetësuesit Vanhoutte janë të pranueshme dhe japin shpresë për reforma rrënjësore të sistemit të mediave në Maqedoni, mendojnë ekspertët
20 vite më vonë, në Maqedoni ka mbi 100 media private, por shumicat e tyre janë në një lidhje direkte apo indirekte me politikën.
Qendrat ekonomike dhe politike të fuqisë, për shkak të interesit të tyre për krijimin e opinionit publik, gati e rikthyen imazhin që ekzistonte para vitit 1996, kur shteti i financonte dhe i kishte mediat nën kontroll të tij të plotë.
Reforma e sferës së mediave është bërë një pengesë kryesore për finalizimin e Marrëveshjes së Përzinos, me të cilën Maqedonia është duke u përpjekur për t’i dhënë fund krizës njëvjeçare politike, të shkaktuar nga publikimi i bisedave të përgjuara nga ana e opozitës.
trpevska snezana
“Pa ndryshime rrënjësore në sistemin politik, shumë pak mund të ndryshojë në sferën e mediave”, tha Snezhana Tërpevska nga Instituti për Studime të Komunikimit.
Në tryezën e negociatave, ku ishin të pranishëm përfaqësuesit e katër partive politike më relevante, me ndërmjetësim të diplomatit holandez Peter Vanhoutte, janë nxjerrë disa propozime. Zgjidhjet që i ofronin pushteti dhe opozita janë pothuajse tërësisht të kundërta.
“Në vitet e fundit ne jemi dëshmitarë të një tendence të vazhdueshme të kolonizimit partiak të të gjitha sferave, përkatësisht sistemi është duke u lëvizur gradualisht drejt një regjimi autoritar. Freedom House na kategorizon në të ashtuquajturat regjime hibride, të cilat janë të vendosura në mes të demokracisë dhe regjimit autoritar. Po shohim se si ky pushtet i ka kapur të gjitha institucionet demokratike, duke përfshirë edhe mediat të cilat janë mjetet e tija kryesore të manipulimit, shtrembërimit të së vërtetës, indoktrinimit dhe propagandës”, konsideron profesoresha Tërpevska.
Reforma e trupave rregullatore që të përbëhen nga ekspertë jo-partiakë dhe të pavarur, rregullimi i financimit të RTVM-së për të siguruar pavarësinë e tij, rregullimi i mënyrës së ndarjes së reklamave qeveritare, portaleve dhe dënimeve për gazetarët, janë temat kryesore për të cilat zhvillohen negociatat.
STRUKTURA JO-TRANSPARENTE E PRONËSISË
Derisa pritet të ndodhin reformat, ja cila është struktura e pronësisë së mediave. Hulumtimi i SCOOP-it tregoi se shumicat e mediave më me ndikim në Maqedoni kanë një strukturë jo-transparente të pronësisë. Në krahasim me vitin 2013, kur SCOOP-i gjithashtu i hulumtonte mediat, imazhi është pothuajse i pandryshuar.

Te shumicat e mediave liderë në vend, si pronarë apo bashkëpronarë paraqiten kompani nga vendet që janë të njohur si “parajsa e tatimeve” ose “off-shore”, siç janë Belize, Ishujt e Virgjër, Saint Kits dhe Nevis, Dejlvare ose Antilet Holandeze. Këto vende garantojnë konfidencialitetin e informacioneve, kështu që është e vështirë të vërtetohet se kush është pronari i tyre i vërtetë.
“Prva Republika DOOEL” është kompania që publikon revistën javore Republika dhe portalin me të njëjtin emër dhe për pronarin e ka “Iresine Limited” nga Belizja.
Selia e kompanisë “Repro One Limited”, e cila në mënyrë indirekte është pronar i gazetës së përditshme “Nova Makedonija”, gjendet në Ishujt e Virgjër Britanikë, ku është regjistruar ajo. Kjo kompani është e regjistruar në institucionet e atjeshme që nga data 25 tetor 1999, ndërsa në Maqedoni paraqitet si themelues i kompanisë që është e regjistruar në Shkup me emrin “Nova Print DOOEL”, e cila është pronar i kompanisë “Nik Nova Print DOOEL”, e cila është botues i gazetës “Nova Makedonija”.
Kompania me të njëjtin numër të identifikimit si “Repro One Limited”, e regjistruar po ashtu në Ishujt e Virgjër Britanikë, por me një emër të ngjashëm “Repro One Limited AD Tortola”, paraqitet si një nga pronarët e revistës javore “Kapital”, përmes një kompanie e cila në Shkup është e regjistruar si “Kapital Media Group DOO”.
Sipas Depozitarit Qendror për letra me vlerë, kompania “Repro One Limited” paraqitet si aksionar në më shumë kompani. Pra, kjo kompani ka 97,23% të aksioneve në Shoqërinë për projektim, prodhim dhe montim të konstruksioneve të çelikut dhe për pajisje dhe shërbime Import-Eksport Fakom AD, pastaj ka në pronësi 76,49% të aksioneve në Minierat dhe Hekurudhat “Instituti” shoqata aksionare Shkup, si dhe 80,96% të aksioneve në Minierat dhe Hekurudhat KPOR AD për shërbime të tjera kadrovike, juridike dhe ligjore që nuk janë përmendur, ndërsa zotëron edhe 22.21% të aksioneve në kompaninë ndërtimore “Beton” Shkup, fitues i disa tenderëve në kuadër të projektit “Shkupi 2014”.
Sipas Depozitarit Qendror, deri më 1 janar 2009 “Repro One Limited” paraqitet si aksionar edhe në “Makstil” me 19,38 për qind të aksioneve, kompania e cila është e lidhur me biznesmenin Minço Jordanov, ku ai është anëtar jo ekzekutiv i Bordit të Drejtorëve. Që nga viti 2009 në vend të kësaj kompanie, si aksionar në “Makstil” qëndron “Minjork Oversis Inc”, ndërsa në bilancin më të fundit mund të shihen si aksionarë dy kompani: Duferko SKOP Investment Limited dhe Duferko SKOP LTD.
Sipas Vikipedia, Jordanov që nga viti 1992 është i angazhuar në “Duferko” SA nga Luganoja.
Përndryshe, sipas Forbs, ai është shpallur si një nga njerëzit më të pasur në rajon. Së bashku me Lupço Zikovin, një nga pronarët e revistës “Kapital” përmes kompanisë “Kamburis dhe Barba” se bashku janë anëtarë në Shoqatën Aleanca për Maqedoninë Pozitive, ku gjithashtu është anëtar edhe Vllado Buçkovski.
Struktura e pronësisë së TV “Alfa” është e lidhur me Antilet Holandeze. Pronar i televizionit është kompania “Alfa Skop DOO” nga Shkupi, e cila sipas dokumenteve të Regjistrit Qendror, ka të njëjtën adresë me televizionin. Kjo kompani, megjithatë, ka katër pronarë: Makoshped AD Shkup, Tehnometal Vardar, AD Evropa dhe “CHS Invest Group”, e cila ka shumicën e kapitalit të kompanisë. Nga 25 mars 2013, në Gazetën Zyrtare të Republikës së Serbisë (тука да го ставиме документот), shkruan se kompania “Komtrade Holding N.V. – Kurakao” nga Antilet Holandeze është pronari i qindpërqindtë i kompanisë “CHS DOO” nga Beogradi, e cila është themelues i kompanisë me të njëjtin emër në Maqedoni.
AprDoc(slika)
Si pronari i kompanisë „Komtrade“ paraqitet manjati serb Veselin Jevrosimoviq, i cili përmes kompanisë në Maqedoni “CT komputers MK” e ka fituar projektin „Kompjuter për çdo fëmijë“.    

Në fund të vitit 2012, mediat e Maqedonisë kanë raportuar se Jevrosimoviq është bërë pronar i TV Alfa, ku ka blerë shumicën e pakos së aksioneve. Pas kësaj, Këshilli i Radiodifuzionit paralajmëroi se do ta kontrollonte strukturën e re të pronësisë së televizionit, por më vonë nuk gjeti asnjë përqendrim. Shpjegimi të cilin atëherë e mori SCOOP ishte se “Jevrosimoviq ka dorëzuar një deklaratë të verifikuar në Gjykatën e Parë Themelore në Beograd se nuk i shkel dispozitat e kreut III të Ligjit për Veprimtarinë Radiodifuzive (LVR) dhe se nuk krijohet një përqendrim të paligjshëm në media”.
Ndryshe, si menaxher i kompanisë Alfa SKOP DOO, e cila është një nga pronarët e TV Alfa, paraqitet Simonida Kazhiq, e cila është menaxhere e “CHS Invest Group DOOEL Shkup”, pronari i së cilës “CHS DOO në Beograd është e regjistruar në të njëjtën adresë Savski Nasip nr. 7 në Beograd, si dhe “Internet Group DOO” nga Beogradi, pronar i kompanisë “Internet Group Investment DOOEL” nga Shkupi, e cila paraqitet si një nga pronarët e kompanive “Grafiçki centar”, botues i gazetave të përditshme “Vest”, “Dnevnik” dhe “Utrinski Vesnik “.
Kush qëndron pas kompanisë Finzi DOO, e cila është e regjistruar në SHBA dhe është pronar i agjencisë “Netpres”, gjithashtu nuk mund të zbulohet.
Ndryshimet në media: pronarët e vjetër-të rinj?
Në mediat u publikua lajmi se drejtori ekzekutiv shumëvjeçar i grupacionit MPM, pronari i të cilit është “Grafiçki centar”, i cili boton gazetat e përditshme më të mëdha “Vest”, “Dnevnik” dhe “Utrinski vesnik”, Sërgjan Kerim u pensionua nga ky funksion. Por, edhe pse parashtroi kandidaturën për Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, megjithatë ai nuk hoqi dorë nga pronësia e gazetave. Sipas dokumenteve nga Regjistri Qendror, kompania e tij “Mireks Plus DOOEL” ende kanë të njëjtën pjesëmarrje në strukturën e pronësisë së kompanisë “Grafiçki centar”, si dhe në kompanitë “Orka Holding” dhe “Internet Group Investment DOOEL”. Me atë dallim që tani, në krahasim me vitin 2013, nuk e ka më kompaninë “MONT DOO”, e cila tre vjet më parë u paraqit si pronar i kompanisë “Orka Holding” dhe anasjelltas. Tani, në kolonën e pronarëve te kompania “Orka Holding” shkruan se ndryshimet e bëra regjistrohen në Depozitarin Qendror të Letrave me Vlerë. Dhe atje, nuk i publikojnë të gjithë aksionarët e shoqatave aksionare në qoftë se aksionet e tyre nuk janë në bursë. Vetëm shkruan se person i autorizuar është Jordan Kamçev.
“Orka Holding” paraqitet si themelues dhe aksionar i disa kompanive dhe fondacioneve, ndër të cilat janë: “Beton Shtip”, “Daun Taun”, “Peninsula”, “Pellagonila-Polog”, “Acibadem Sistina Medical Company”, “Arhi DOO”, “Bet Kom Trejding”, “Fondacija Ilija Kamçev”, “Ibis Hotel Shkup”, “O.K. Hotel Shkup” dhe të tjera. Në disa prej këtyre kompanive paraqitet kompania “Eksiko DOOEL”, e regjistruar në Maqedoni. Themeluesi i saj është T & MJ INVESTMENT SA, me seli në Lugano, Zvicër. Nga dokumentet që i kemi marrë nga regjistrat e bizneseve të Zvicrës (да се приложи документ) si pronar figurojnë njëqind aksionarë që zotërojnë nga një për qind të aksioneve. Në dokument shihet ndryshimi i shpeshtë i anëtarëve me të drejtën e nënshkrimit, nga të cilët tre kanë qenë edhe presidentë të kompanisë.
Te TV “Alsat” nuk gjendet më kompania amerikane “International Energie Enginering & Petroleum Konstalting”, por mbetet vetëm Veve Group.
Ndryshime ka edhe në strukturën e pronësisë së agjencisë “Makfaks”, e cila tre vjet më parë ishte në pronësi të Seavus Group me seli në Holandë. Tani, në vend të kësaj, pronarë të agjencisë “Makfaks” janë Nova Media Group Dooel, pronari i së cilës është Igor Leshtar, shefi ekzekutiv në grupacionin Seavus.
Televizione të reja – kush qëndron pas tyre?
Në treg, vitin e kaluar u paraqitën tri televizione të reja – TV Nova, TV 21 dhe TV Shenja. Por, më shumë pluhur u ngrit rreth paraqitjes së televizionit TV Nova, e cila është në pronësi të biznesmenit Sead Koçan, i njohur në opinion me kompaninë e tij “Transmet”, fitues i një numër të madh të tenderëve për punë ndërtimore. Vetëm në vitin 2015, kompania e Koçanit “Transmet” ka lidhur kontrata për punë ndërtimore me kompanitë shtetërore në vlerë prej 3.2 milion eurosh. (тука документот од Биро за јавни набавки)
Koçan paraqitet si pronar edhe në dy kompani të tjera ndërtimore.
Në tregun e mediave u paraqitën edhe dy televizione bilinguale. Njëri prej tyre, TV 21, në pronësi të kompanisë Kompani 21 DOO, e regjistruar në Prishtinë, prapa së cilës qëndron familja Saraçini.
Prapa televizionit të ri TV Shenja qëndron Shoqata për tregti dhe shërbime “Media Vorld Njus DOOEL”, pronari i së cilës është Fondacioni për Kulturë dhe Arsim Kult Vizioni. Ajo nga ana tjetër është në pronësi të Taxhudin Shabanit.
Sipas raporteve të organizatave joqeveritare, të ardhurat në sektorit e radiodifuzionit në vitin 2014 nga reklamat e qeverisë janë rreth 26 milionë eurosh, pa llogaritur mediat e shkruara. Ekspertët thonë se reklamat janë një nga mjetet më të fuqishme për kontrollin e mediave private.
REFORMAT E NEVOJSHME
Në një situatë ku VMRO-DPMNE-ja dhe LSDM-ja në mënyrë të vendosur qëndrojnë në propozimet e tyre, gazetarët gjetën si aleat ndërmjetësuesin Peter Vanhautte. Propozimi i tij është i pranueshëm për ekspertët e sferës së mediave.
sefer
“Në kushtet në të cilat gjendet sistemi i mediave, ku shumicat e mediave janë pjesë e propagandës së Gebelsit në pushtet, kur gazetaria në pjesën më të madhe të mediave është zëvendësuar me propagandë, propozimet e ndërmjetësit Vanhoutte janë të pranueshme dhe japin shpresë për reforma rrënjësore të sistemit të mediave në Maqedoni”, thotë Sefer Tahiri, profesor universitar i shkencave të komunikimit.
Ai mendon se është në vend propozimi i ndërmjetësuesit Vanhoutte që anëtarët e Agjencisë së Mediave të zgjidhen me konkurs publik, me dy të tretat e votave të shumicës në parlament. “Kjo parandalon majorizimin e mundshëm të opozitës, por edhe përforcon zërin e opinionit publik në këtë trup.
Dhe kushti shtesë që i detyron kandidatët të marrin aprovimin nga Shoqata e Gazetarëve dhe organizatat e tjera të mediave, është racional”.
Edhe profesoresha universitare Tërpevska e sheh kontributin e rëndësishëm në kaosin që është krijuar në hapësirën e mediave në Agjencinë për Media për Shërbime Audio dhe Audiovizuale Mediale (SHAVM).
“Kjo agjenci është përgjegjëse me ligj për të ndjekur strukturën e pronësisë në fushën audiovizuale. Për fat të keq, kjo gjë deri më tani zbatohet vetëm në mënyrën formale, gjegjësisht Agjencia miraton ndryshimet në strukturën e pronësisë edhe atëherë kur ka indikacione se prapa personit i cili figuron qëndron një subjekt politik ose ndonjë tjetër person i fuqishëm”, thotë ajo.
Për shkak të kësaj, Tërpevska është e bindur se reforma nuk është e mundur nëse paraprakisht nuk bëhet një ndryshim në vetë rregullatorin, në kuptim të departizimit të tij. “Është shumë e qartë se kjo përbërje e trupit rregullator është i politizuar dhe për këtë arsye edhe politika rregullatore edhe vendimet janë ato siç janë”.
Tahiri mbështet propozimin e ndërmjetësuesit Vanhoutte që RTVM-ja të transformohet në një shërbim publik radiodifuzioni, për shkak se për momentin është “një shërbim i partive qeveritare”.
“Rregullimi është i nevojshëm edhe në pjesën e reklamave qeveritare, kështu që të njëjtat duhet të ndalohen menjëherë, sepse ato janë një lloj korrupsioni”, konsideron Tahiri.
Reforma përfundimtare në hapësirën e mediave, sipas Tërpevskës, është një operacion shumë kompleks, sepse ajo është e lidhur me të gjitha temat për të cilat debatohet në kontekstin e negociatave politike. “Së pari, pa ndryshime thelbësore në sistemin politik shumë pak mund të ndryshojë në sferën e mediave. Së dyti, pasi do të ndërrohet pushteti, duhet të forcohet pavarësia e institucioneve të mediave – këtu mendoj për trupin rregullator dhe shërbimin publik. Së treti, profesioni gazetaresk ka nevojë për autonomi dhe një kulturë të re profesionale. Së katërti, të vazhdojë zhvillimi i vetë-rregullimit – Këshilli i Etikës, i cili funksionon mirë dhe me sukses i bën hapat e tij si një mbrojtës i publikut dhe qytetarëve”.