Nga Flori Bruqi : Vetëvrasjet dhe vrasjet në Kosovë

Image result for samoubistvo


Numri i vetëvrasjeve në Kosovë po rritet vazhdimisht. Pas luftës mbi 800 vetëvrasje kanë ndodhur në Kosovë. Nga disa raste të izoluara vetëvrasjet tani janë shndërruar në dukuri, sidomos tek gjinia femërore. Sipas të dhënave të Policisë nga 1 janari 2016 deri më 02.11.2016 janë evidentuar 19 raste të vetëvrasjeve, ku të vetëvrarat janë të gjinisë femërore. Mosha mesatare e femrave që kanë kryer vetëvrasje është 39 vjet.

Image result for vrasjet dhe vetevrasjet ne kosove

Vetëm gjatë 11 muajve të vitit 2014 afro 50 persona i kanë dhënë fund jetës së tyre. Sipas Policisë së Kosovës “Nga janari e deri në nëntor të këtij viti, në Kosovë janë regjistruar 48 vetëvrasje, një shtytje në vetëvrasje dhe ndihmë në vetëvrasje”.


Image result for vrasjet dhe vetevrasjet ne kosove


Mosha e personave që kryejnë një akt të tillë është e ndryshme, por numri më i madhe i tyre janë të moshës 18-40 vjeçare. Sipas Policisë, faktorët që ndikojnë në këto rrethana janë të ndryshme.


Psikologët thonë se përveç gjendjes së rëndë ekonomike, janë edhe faktorët e tjerë që ndërlidhen me vetëvrasjen. 

 80 për qind të rasteve të vetëvrasjeve, personat që kanë kryer këtë akt kishin probleme të shëndetit mendor.







***
Vitin e kaluar më shumë vetëvrasje sesa vrasje në Kosovë

Në Kosovë vitin e kaluar janë regjistruar afër 10 mijë vdekje bazuar në të dhënat e Agjencisë së Statistikave. Prej tyre 188 raste janë të vdekjes së dhunshme mes së cilave 41 vetëvrasje dhe 19 vrasje.Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar raportin me “Statistikat e Vdekjeve në Kosovë 2016”.Gjatë vitit të kaluar janë regjistruar 9246 vdekje, prej tyre në Kosovë 8495, kurse jashtë Kosovës janë regjistruar gjithsej 751. Sipas ASK-së 4796 nga vdekjet janë meshkuj (apo 56.5 %) dhe 3699 femra (apo 43.5 %).Gjithashtu ASK ka nxjerrë edh numrin e vdekjeve të dhunshme në vitin 2016, gjatë së cilit ishin raportuan 188 raste nga të cilat fatkeqësi 128, vetëvrasje 41 dhe vrasje 19.Foshnje të vdekura sipas ASK-së vitin e kaluar kanë qenë 199, nga të cilat 116 meshkuj dhe 83 femra.Nga numri i përgjithshëm i vdekjeve 46.3 % e rasteve kanë ndodhur në institucione shëndetësore, 52.5 % në shtëpi dhe 1.2 % në vend tjetër.*


Image result for vrasjet dhe vetevrasjet ne kosove
Fenomeni i vetëvrasjes në Kosovë, si duket është tentuar të minimizohet në shkallë jashtëzakonisht të madhe për shkak të shumë faktorëve. Në Kosovën para vitit 99’, duke ditur rrjedhat edhe politike, sociale dhe ekonomike, pak është folur për një fenomen të tillë.

Edhe sot lirshëm mund të themi se pak I kushtohet rëndësi një fenomeni të tillë, porse ndryshimet në këtë drejtim kanë rrjedhë me vetë ndryshimet brenda për brenda shoqërisë, në përgjithësi.

Ballafaqimi me një situatë të cilën e ka kaluar shoqëria jonë, padyshim se në vete ngërthen edhe shumë sfida me të cilat do të atakohet drejtpërdrejt shoqëria, pas tejkalimit të një situate të tmerrshme për çdo individ që në një formë ose në një tjetër është ballafaquar me luftë.

Dalja nga një situatë, krejtësisht destabilizuese, dezorientuese për individin nuk premton që ai shpejt do ta marrë veten, madje e kundërta e kësaj, ai për një kohë të gjatë nuk do të arrijë të stabilizohet dhe të nis jetën nga e para.


Image result for samoubistvo


Në Kosovë, të gjithë qytetarët e saj kanë qenë të dëbuar nga shtëpitë e tyre, kanë pasur të vrarë, të masakruar, të dhunuar, e të dëbuar pa dallime, gra, pleq, fëmijë, të rinj e të moshuar. Shumë nga ne me sytë tanë kemi parë, e edhe përjetuar tmerre nga më të ndryshmet që për njerëzimin janë jo të lehta. Dhe normalisht, që gjithë këto të përmendura vetëm në pika të shkurtra janë një tregues real, I gjendjes psikologjike, emocionale, shpirtërore me të cilën është atakuar kjo shoqëri dhe që normalisht edhe individët të cilët nuk kanë mundur t’i bëjnë ballë qoftë edhe përjetimit të dhembjes, pas kësaj ndodhie, kanë kryer edhe aktin e vetëvrasjes.

Image result for samoubistvo

Vetëvrasja është një akt personal, pra vetë individi vendos nëse donë ta kryej një akt të tillë apo jo. Edhe përkundër faktit që ai nuk është vetëkrijues i jetës së tij, ai merr vendim që t’ia marr vetes atë të drejtë për jetë.

Në vende dhe shoqëri të caktuara një akt i tillë konsiderohet i drejtë dhe pokështu edhe i guximshëm, madje në disa kultura konsiderohet si një akt i glorifikuar, si “një zgjidhje krenare e problemeve të pazgjidhura”.


Image result for vrasjet dhe vetevrasjet ne kosove


Në kultura dhe shoqëri të ndryshme, konsiderohet si një akt qyqar, madje shkohet deri në përfundime të tilla saqë individët të cilët kryejnë një akt të tillë, konsiderohen si të çmendur fare dhe si i paaftë për t’u ballafaquar me situata të cilat në momente të caktuara mund të konsiderohen të pazgjidhshme.

Image result for samoubistvo
Për të analizuar një fenomen të tillë normalisht që duhet ndërlidhur fuqishëm teoria me kërkimin. Pa një ndërlidhmëri të tillë, sociologu në asnjë mënyrë nuk do t’ia dalë në krye të një analize të mirëfilltë sociologjike, mbi fenomenin e vetëvrasjes.

Konsideroj që edhe në vendin tonë, edhe në shoqërinë tonë ka të dhëna të mjaftueshme mbi këtë fenomen, për t’i bërë një analizë sociologjike, dhe për të arritur në përfundime se cilët janë shkaktarët kryesorë që sot shtyjnë një individ brenda për brenda shoqërisë sonë, që të marrë një vendim të tillë.

Image result for vrasjet dhe vetevrasjet ne kosove

Gjatë vitit 2001, janë bërë gjithsejtë 74 vetëvrasje dhe 41 tentimvetvrasje.

Gjatë vitit 2002, janë bërë gjithsejtë 51 vetëvrasje dhe 51 tentimvetvrasje.

Gjatë vitit 2003, janë bërë gjithsejtë 66 vetëvrasje dhe 72 tentimvetvrasje.

Gjatë vitit 2004, janë bërë gjithsejtë 64 vetëvrasje dhe 202 tentimvetvrasje.

Gjatë vitit 2005, janë bërë gjithsejtë 56 vetëvrasje dhe 137 tentimvetvrasje.

Gjatë vitit 2006, janë bërë gjithsejtë 58 vetëvrasje dhe 203 tentimvetvrasje.

Gjatë vitit 2007, janë bërë gjithsejtë 54 vetëvrasje dhe 221 tentimvetvrasje.

Gjatë vitit 2008, janë bërë gjithsejtë 58 vetëvrasje dhe 224 tentimvetvrasje.

Gjatë vitit 2009, janë bërë gjithsejtë 73 vetëvrasje dhe 293 tentimvetvrasje.

Gjatë vitit 2010, janë bërë gjithsejtë 67 vetëvrasje dhe 372 tentimvetvrasje.

Gjatë vitit 2011, janë bërë gjithsejtë 52 vetëvrasje dhe 306 tentimvetvrasje.

Gjatë vitit 2012, janë bërë gjithsejtë 58 vetëvrasje dhe 343 tentimvetvrasje.

Gjatë vitit 2013, janë bërë gjithsejtë 45 vetëvrasje dhe 236 tentimvetvrasje.


Image result for samoubistvo

Këto janë të dhëna të përgjithshme, në gjithë vendin tonë, lidhur me aktin e kryer të vetëvrasjes dhe tentimvetvrasjes, duke i përfshirë të gjitha moshat, dhe të dyja gjinitë.

Normalisht, që nuk përjashtohet mundësia e mosraportimit të ndonjë akti të tillë. Shkaqet, që realisht nuk raportohet apo nuk publikohet si i tillë janë nga më të ndryshmet , si :

Ajo që lë pas hutesë/ shqetësim, fajësi, turp dhe me arsyetimin e ruajtjes së familjes, për faktin se akti i vetëvrasjes mund të godas në tërësi një familje dhe të sjellë çrregullime të mëdha përbrenda saj.


Image result for samoubistvo
Ajo që bie në sy nga këto të dhëna që i posedojmë fillimisht është fakti se kemi ngritje të jashtëzakonshme të numrit të tentimvetvrasjeve, gjë që është mjaftë shqetësuese dhe se padyshim duhej ndërmarrë masat e duhura për parandalimin dhe evitimin e tërësishëm të kësaj dukurie.

Në bazë të të dhënave statistikore, arrijmë në një përfundim se numri i tëvetëvrarëve në vendin tonë ka dallime të vogla me plus – minus nga viti në vit, porse shtimi i numrit të tentimvetëvrasjeve është një tregues shqetësues se në rast të realizimit të këtyre tentativave numri i tëvetëvrarëve do të shënojë ngritje jashtëzakonisht të madhe.



Image result for vrasjet dhe vetevrasjet ne kosove



Për këtë, ka rëndësi të veçantë, ndarja gjinore që u bëhet atyre që kryejnë tentimvetvrasje, për faktin se mendohet se femrat kryesisht përdorin mjete tjera si medikamente dhe konsumim i tepruar i tyre, gjë që shpijnë edhe në dështimin e kryerjes së një akti të tillë.

Ndërkaq, meshkujt kryesisht mendohet se kryejnë këtë akt përmes mjeteve të forta, si armët, dhe realizimi i një qëllimi të tillë është dukshëm më i lehtë dhe më i sigurt në raport me ato mjetë që përdorin femrat.

Image result for samoubistvo
Në bazë të të dhënave të cilat ekzistojnë për numrin e atyre që kanë kryer një akt të tillë, del se ky fenomen është mjaft shqetësues në shoqërinë tonë, dhe se duhet marrë më seriozisht.

Është e rëndësisë së veçantë të analizohen mundësitë për parandalimin e këtij fenomeni, në mënyrë që individët mos të ndjehen të lënë anash nga zhvillimet brenda vetë shoqërisë, dhe pokështu edhe të përfshihen në procese të ndryshme.

Image result for vrasjet dhe vetevrasjet ne kosove
Në këtë rrafsh, rol të veçantë ka institucioni kryesor, pra familja. E cila duhet, të ketë nën vëzhgimin e saj të përhershëm individin i cili në një mënyrë apo në një tjetër, mendohet po shkon drejt realizimit të një akti të tillë.


Image result for samoubistvo

Faktorët që shtyjnë drejt një akti të tillë

Në shoqërinë tonë mund të merren në konsideratë një mori faktorësh, që shtyjnë individin drejt vetëvrasjes dhe se nuk janë të paktë.

Nëse kemi parasysh studimin e Durkheim-it, për vetëvrasjen dhe pokështu edhe ndarjen në katër grupe që ai i ka bërë vetëvrasjes, padyshim se në shoqërinë tonë ndeshemi me tipin e vetëvrasjes Egoiste.

Image result for vrasjet dhe vetevrasjet ne kosove

Mosmundësia e integrimit të individit brenda për brenda shoqërisë, e shtyjnë drejt një akti të tillë. Ngase, ai e sheh veten të ndarë në raport me proceset të cilat zhvillohen në shoqëri në përgjithësi dhe po kështu ndeshet edhe me zbehjen e vlerave në shoqëri, dhe me vetë mosrëndësinë e tij, e si pasojë e krejt kësaj, normalisht rrjedh vetëvrasja.

Çrregullimet mentale, humbja e besimit, kushtet e rënda ekonomike e sociale, stresi, depresioni, dukuritë si droga, alkooli, prostitucioni dhe dukuri të tjera negative, kanë të gjitha mundësitë në një përfundim të tillë, pra përfundim në vetëvrasje.


Image result for samoubistvo



Ndryshimet në jetën sociale, ekonomike të cilat kanë prekur gatise të gjitha shoqëritë, por me theks të veçantë ato shoqëri të cilat janë më pak të zhvilluara dhe në tranzicion, normalisht që gjen evoluim më të shpejtë dukuria e vetëvrasjes.

Sot ndeshemi edhe me një zhvillim kaq të hovshëm, të prekur nga procesi i globalizimit, dhe nga zhvillime kaq të shpejta, të cilat për individin në një formë ose në një tjetër janë të papërballueshme për integrim të shpejtë, normalisht e shtyjnë atë në një hamendësim për vetë rolin dhe rëndësinë e tij në shoqëri, dhe po kështu e shtyjnë atë drejt një përfundimi jo të kënaqëshëm për të, zbehjen e rolit të tij në shoqëri.

Image result for vrasjet dhe vetevrasjet ne kosove
Padyshim se në këtë rrafsh, rëndësi të veçantë në shoqërinë tonë ka efekti që ka pasur familja tradicionale ( familja e tipit të gjerë ), e cila ka pasur ndikim të veçantë në formimin dhe zhvillimin e individit. Ndërkaq, sot kur shoqëria jonë ndeshet me individualizimin sikurse edhe shumë shoqëri tjera, individi ka dëshmuar se është dukshëm më i dobët t’i përballojë sfidat me të cilat atakohet në situata të caktuara.

Kujdesi i shtuar nga institucioni I familjes për individin dhe brenda një periudhe kaq të shpejt zhvillimi I hovshëm i individualizmit, ka ngjallur mëdyshje dhe hamendësime të mëdha në të sotmen dhe të ardhmen e individit në veçanti dhe të shoqërisë në përgjithësi.

Prandaj, edhe situatat e tilla ngjallin padyshim dilema të mëdha në vetë individin, krijojnë një lloj ndjenje të pasigurisë dhe pafuqishmërisë së tij, gjë që e shtyn atë në një rrugë të tillë.



Image result for samoubistvo



Por, për të arritur në një përfundim final për këtë fenomen, duhet pasur parasysh edhe të dhëna të tjera si : Sa është numri i vetëvrasjeve meshkuj sa femra, cili numri i tentimvetvrasjeve meshkuj e cili është numri i femrave, vetëvrasjet dhe tentimvetvrasjet të analizohen edhe në bazë të moshës së atyre që kryejnë këtë akt, në bazë të vendbanimit dhe kushteve se si jetojnë, si dhe të analizohet një aspekt tjetër i cili është mjaftë i rëndësishëm, se në çfarë periudhash kohore janë kryer këto vetëvrasje dhe tentimvetvrasje, për faktin se duhet pasur parasysh se sa lidhen me gjendjen emocionale shpirtërore, apo ndoshta edhe nuk ka fare ndikim një gjë e tillë.


Image result for vrasjet dhe vetevrasjet ne kosove
Prandaj, për të arritur në një përfundim të tillë, është e nevojshme realizimi i një projekti madhor, që do të mblidhte gjithë këta faktorë, dhe më pas mbi plotfuqishmërinë e tyre të ndërtohet edhe një strategji për parandalimin e vetëvrasjes (Florent Rrahmani)

Raportet e Policisë së Kosovës flasin për rritje të ndjeshme të numrit të tentim vetëvrasjeve dhe vetëvrasjeve në Kosovë.
Image result for samoubistvo
Kjo rritje, sipas psikiatërve dhe sociologëve, po vjen si pasojë traumave të luftës së fundit, por ka raste edhe për shkak të mungesës së kujdesit shpirtëror në planin individual dhe në atë institucional.

Përderisa në vitin 2001 statistikat flisnin për 74 vetëvrasje dhe 41 tentim vetëvrasje, në vitin 2014 numri vetëvrasjeve arrin 79, ndërsa 246 raste janë regjistruar si tentim vrasje. Ndërsa prej vitit 2001 deri në vitin 2014 janë evidentuar 855 raste të vetëvrasjeve dhe 2967 vetëvrasje në tentativë. Ky fenomen, sipas Policisë së Kosovës, po merr përmasa të gjera nga viti në vit. Psikologët dhe sociologët sugjerojnë se kjo dukuri nuk ka qenë pjesë e traditës kosovare.

Policia është duke i hetuar të gjitha rastet e raportuara të vetëvrasjeve dhe tentim vetëvrasjeve.
Image result for samoubistvo
Vetëvrasja si fenomen nuk kursen asnjë shoqëri. Ai thotë se përveç mungesës së përkujdesjes së kosovarëve ndaj aspektit shpirtëror, si një ndër shkaqet kryesore që po ndikon në rritjen e numrit të vetëvrasjeve sipas tij është edhe pasojat e luftës, si dhe kushtet e rënda ekonomike.
 Këto akte po rriten si pasojë e mos-trajtimit institucional. Për këtë arsye institucionet përkatëse  duhet të merren në mënyrë serioze me këto raste.


Image result for samoubistvo


Sipas hulumtimeve shkencore, është vërtetuar se të rinjtë deri në moshën 35-vjeçare më së shpeshti bëjnë tentim vetëvrasje, ndërsa të moshuarit nga 50 vjeç e tutje, më shpesh bëjnë vetëvrasje.


****

Image result for vrasjet dhe vetevrasjet ne kosove

Prishtina është bërë “vatër” e vetëvrasjeve. Vetëm brenda dy ditëve të fundit, dy persona u hodhën nga ndërtesat.

Dje në lagjen “Mati 1” një person u hodh nga kati i gjashtë i një ndërtese, ku fatmirësisht pësoi vetëm lëndime trupore.

Ndërkaq sot një vajzë rreth të 34-ve u hodh nga ndërtesa në lagjen “Dardania”e cila fatkeqësisht ndërroi jetë në vend të ngjarjes.

E lidhur me këtë fenomen, sociologu Fadil Maloku fajin i ja lë ndryshimeve të mëdha sociale dhe situatave në vend.

Ai në një prononcim  ka thënë se ndryshimet e mëdha sociale, situatat e reja brenda një kohe të shkurtër kanë bërë që qytetarët të përjetojë stres dhe të arrijnë te kjo situatë, e pazgjidhshme dhe pa rrugëdalje.

“Vetëvrasja, në të shumtën e rasteve bazohet në humbjen e shpresës për jetë e në disa raste në vet kënaqësinë perverse të shkaktimit të dhimbjeve ndaj vetvetes. Ka raste, kur këndvështrohet edhe si akt i pakuptimit dhe paradoksal që mund të përshkruhet si sjellje devijante dhe patologjike. Ky fenomen, zakonisht paraqitet si pasojë e bashkëveprimit të disa faktorëve që mund ta nxisin atë”, ka thënë Maloku.

Image result for vrasjet dhe vetevrasjet ne kosove


Maloku më tej ka theksuar se fare qartë mund të dallojmë faktorët që ndërlidhen me vetëvrasjen.

“Në mesin e këtyre faktorëve mund të identifikojmë disa që u përshtaten rrethanave dhe ambientit tonë social e ato janë zakonisht: mungesa e kohezionit në familje, depresioni dhe historia familjare, pakënaqësia me statusin shoqëror, pamundësia e arritjes së ndonjë qëllimi qoftë në sferën emotive, apo atë sociale, pa perspektivë në jetë, pamundësia e gjetjes së vetes në situatë transformuese etj”, u shpreh sociologu i mirënjohur Prof.Dr.Fadil  Maloku.


Image result for vrasjet dhe vetevrasjet ne kosove
Sociologu më tej ka shtuar se mjerisht në shoqërinë kosovare akoma nuk ka studime kredibile lidhur me shkaqet, por edhe pasojat që mund të sjellë ky fenomen.

“Në vendet tjera bëhen hulumtime në nivel kombëtar, ngase rritja e numrit të këtij fenomeni, vetvetiu i mobilizon institucionet shtetërore të deshifrojnë si shkaqet ashtu edhe pasojat. Unë jam shumë i bindur që Kosova ka specifikat e veta kur është në pyetje ky fenomen vetëm se ato duhet të identifikohen, të interpretohen dhe të shpjegohen”, u shpreh Maloku.

Literatura: 




Prishtinë,20.02.2018


Comments

Popular posts from this blog

AKADEMIK PROF. DR HAKIFBAJRAMI PH.D : GRUSHTSHTETI IDYTËNDAJKOSOVËS( PAS 23 MARSIT 1989) MË 25 MARS 2020

Legjenda e Mujit dhe Halilit