Posts

Showing posts from June, 2019

Pse Sulltanët osmanë i donin gjësendet e Profetit Muhamed në Stamboll?

Image
Përgatiti: Arbnora Avdiu-Hoxha Duke e pasur Pallatin Topkapi si qendër administrative të sundimit osman, Turqia ka trashëguar disa nga reliktet më të vlefshme islame, përfshirë edhe gjërat personale të Profetit Muhamed. Edhe pse tani ditët me diell përvëlues nuk janë lehtë për t’u përballuar, Topkapi Palace megjithatë mirëpret një numër të madh të turistëve dhe vendasve që duan të vizitojnë vendbanimin e sulltanëve, që ishte qendra e tyre nga viti 1453 e deri në mesin e shekullit 19. Pasi të keni vizituar pjesë të ndryshme të pallatit ku mund të sodisni gjithçka – nga tryezat e ushqimit e deri te “Oda e Relikteve të Shenjta”, ju mund të kuptoni rëndësinë e këtij pallati. Në muzeun Topkapi ndodhen disa nga reliktet më të vlefshme islame, duke filluar nga pelerina e Profetit Muhamed, e deri te shpatat e përdora nga ai dhe katër shokët e tij: Ebu Bekri, Omer ibn al Hatab, Uthman ibn Affan dhe Ali ibn Abi Talib. Muzeu gjithashtu ekspozon materiale që besohet se ishin te profetëve Musa, Ib…

Nga Pëllumb KULLA: Vdekjet në aleancë me shtabet e grabitjes (viti 2005)

Image
Duhet pranuar ndershmërisht se edhe sikur të kishin vullnet të mirë, qeveritë paskomuniste nuk e kanë të lehtë zgjidhjen e çështjes së pronave. Por ato nuk e kanë atë vullnet. Dhe ajo që e përshkëndit situatën është prepotenca, shpërfillja dhe shpesh përbuzja e fshehur me zor, ndaj pronarëve të dikurshëm nga ana e figurave qendrore të qeverisë. Këtyre të fundit, në thelb, u mungon vetëdija për dimensionin real historik edhe të përkohshëm, që ka qenia e tyre në krye të punëve të shtetit. Dhe nuk është vetëm mungesa e vetëdijes… Duket sikur në Shqipëri është ndeshja e përditëshme, rutinore, politike e pikpamjeve jo të njëjta. Në të vërtetë, është kohë vendimesh historike, është beteja përfundimtare e një lufte të gjatë dhjetëravjeçarësh. Luftrat me armë, Lufta e Klasave, gjyqet speciale, votimet groteske, copëtimi i PPSh-së, plaçkitja e depove të ushtrisë dhe miratimet e ligjeve, nuk kanë qenë veçse beteja të ndërmjeme, të vogla e të mëdha, të kësaj lufte: luftës së egër për tjetërsimi…

Nga Arbnor SADIKU: Marrëdhëniet SHBA- Rusi dhe Kosova mes tyre

Image
Presidenti Putin, siç e dimë, para dhe pas 11 shtatorit kanë pas ndryshime thelbësore në politikën jashtme, duke e përshtatur atë me politikat historike të Rusisë dhe realitetet e krijuara rishtas në politikën ndërkombëtare. 11 Shtatori i vitit 2001 i shpjegoi tendencat përafruese në marrëdhëniet SHBA-së dhe Rusisë, ku kjo marrëdhënie kishte për synim që të hapë një epokë të re të raporteve pozitive në mes dy vendeve. E kjo, ndonëse Putini ishte ish-kuadër i KGB-së ruse, dhe me vonë kishte marrë një post udhëheqës në pushtetin lokal, si ndihmës i kryetarit të bashkisë së St. Petresburg në Rusi. Duke e ditur se Rusia është hapur për bashkëpunim, presidenti Xh. W. Bush e kishte kuptuar këtë momentum politik dhe me pas e kishte kapur atë si opsion të bashkëpunimit ruso-amerikan në luftën ndaj terrorizmit ndërkombëtar, në pakësimin dhe reduktimin e armëve bërthamore, në mbajtjen e paqes në konfliktin Izrael-Palestinë,  si dhe në arritjen e një marrëveshjeje historike Kosovë-Serbi. Dikur …

Nga Gramos SURKISHI*: Përplasja e realiteteve shqiptar versus serb?

Image
Të filozofuarit për konceptin e realitetit asnjëherë s’ka sjellë ndonjë teori e cila nuk është vënë në dyshim të paktën njëher. Ekzistojnë shkrime, analiza dhe debate të ndryshme se çka përfshinë realiteti! Janë ngritur pyetje të vazhdueshme nëse realiteti përfshinë vetëm objekte fizike, apo është tërësisht imaterial! Sigurisht, gjetja e përgjigjes së sakt është tejet komplekse, ndërsa e vërteta absolute rreth tij do të mbetet misterioze deri në kohë të caktuar. Brenda këtij lëmshi të paqartë rreth realitetit qëndrojnë edhe Kosova me Serbinë. Që nga viti 2000′ e deri më sot, në periudhën para dhe pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, marrëdhëniet shqiptaro-serbe (e kemi fjalën për shqiptarë të Kosovës) karakterizohen nga një standard ironik i ekzistencës së tyre. Në të dy periudhat gjejmë një Kosovë që mundohet të lë të shkuarën mbrapa dhe të ndërtoj një të ardhme të përbashkët në nivel rajonal dhe ndërkombëtar me fqinjin e saj të ri. Në anën tjetër, Serbia vazhdimisht ka prodhuar …

Nga Besnik MUSTAFAJ: Ne, pionerët e Enverit (viti 1985)

Image
Si erdhi ky çast?! Papritur edhe shumë fëmijë u bënë “veteranë”. Gati të gjithë ne ata i njohim. Gazmend Gjoka është ai djali flokë-verdhë që pamë të ngjitet në tribunën e manifestimit të madh të 1 Majit të kaluar për t’i dhënë tufën me lule shokut Enver. Sot, ai, me një dosje të hollë kartoni nën sqetull kapërcen ngadalë pragun e Pallatit të Pionerëve. Gazmendi është nxënës i shkollës “Avni Rustemi” në Tiranë dhe në Pallatin e Pionerëve ka ardhur për të sjellë kujtimet e tij nga takimet me udhëheqësin e shtrenjtë. Tregon se si për herë të parë e ka takuar në fillim të nëntorit 1981, kur shkuan me shokët për të përshëndetur Kongresin e 8-të të Partisë. Dhe pastaj përsëri vjet. Nuk ka asnjë imtësi që të mos ketë mbetur e ngulitur thellë në kujtesën e tij. – Kur më kishte hedhur dorën në sup, më pyeti për emrin – thotë Gazmendi tani. – Unë, ia thashë, po ia thashë me zë të ulët se isha i hutuar nga emocionet. “Pse nuk e thua fort, më tha, apo nuk ke emër të bukur?”. Mua këto fjalë më b…

Nikaj Mertur: perla e Tropojës…

Image
Nikaj Merturi është mbase  rasti më unikal në botë i bashkëjetesës së dy fiseve të ndryshme pa lidhje gjaku me njeri tjetrin, të ardhur nga drejtime të ndryshme prej shekujsh, të shkrirë në një popull, me një kulturë, me një traditë, në një bashkëjetesë të lakmueshme. Këtë e tregon më së miri fakti se këdo që të takosh nga kjo zonë në çdo anë të botës ku ai ndodhet, banor apo me origjinë nga Nikajt apo Merturi, dhe ta pyesësh se nga je, nuk do të përgjigjet as nga Nikajt e as nga Merturi, por “jam nga Nikaj Merturi”. Kisha e Nikajve në vitin 1903 Mark Mitri i Nikajve, ndjesë pastë, lahutar me famë dhe gjamatar i njohur, e ka përcaktuar  më së miri bashkëjetesën e këtyre dy fiseve, kur një dukagjinas në Shkodër  e pyeti për fiset e Nikaj Merturit se “çka është puna e juaj, a jeni një  a dy fise, se cilindo të pyesësh prej jush, thotë se jam nikajmerturas”, e Marku “këmbadoraz” ia kthen përgjigjen duke i thënë se Nikaj e Merturi janë dy fise, por “janë si dy shpia në një oborr”.

Gjon Neçaj/ “Malësorët e Nikaj Merturit para një shekulli”

Image
Prej kohësh kisha planifikuar që  të shkruaja diçka për një nga zonat më të thella të veriut e njëherazi më të varfrat, më të braktisurat, por edhe nga më të veçantat, Nikaj Merturi. 


E kjo më nxiste për të shkruar. Por duke hulumtuar dhe mësuar më tepër për banorët e kësaj krahine, mësojmë se mbi 70 % e tyre tashmë kanë migruar brenda vendit dhe të tjerë shpërndarë nëpër botë. Fise të tëra janë larguar nga viset e tyre për një jetë më të mirë për vete dhe të ardhmen e fëmijëve të tyre. Mirëpo nuk është e tepërt të shkruajmë se nga kjo krahinë kanë dalë mbi 500 kuadro të lartë në fusha të ndryshme, që kanë kontribuar dhe vazhdojnë të kontribuojnë në jetën e vendit. Bijtë e kësaj krahine janë shquar si intelektualë në arsim, shkencë, kulturë dhe letërsi. Por e veçanta e tyre është se, çdo vit nën kujdesin e komunës mblidhen dhe zhvillojnë folkfestën e Nikaj Merturit, duke ruajtur kështu traditat, doket dhe zakonet e saj. Nga kjo krahinë, siç hulumton poeti dhe biri i saj, Anton Papleka,…