Shkruan : Mr.sci.Flori Bruqi
Në disa blogje virtuale shqiptare nga disa shqipfolës (lexoni UDBASH) me nofka dhe pa to është duke u shpifur për shumë atdhetarë të devotshëm të çështjes tonë kombëtare për Ribashkimin e tokave shqiptare. Rreth gjashtë muaj ditë disa blogje virtuale shqiptare më të madhe ju sulën lidershipit të UÇK-së, ... si dhe disa gazetarëve shqiptarë të cilët më mish dhe shpirt siç thotë populli shkruanin dhe shkruajnë kundër segregacionit serbosllav që ju bënë dhe po i bëjnë tokave shqiptare me plane të caktuara për tigrizimin e tokave shqiptare ...
Për t'ju kundërvyer këtyre blogjeve antishqiptare dhe shërbimeve sekrete të MUP-it Serb dhe Shërbimeve sekrete të UNMIK-stanit, redaktori i blogut virtual Floart-Press, z.Flori Bruqi , ju sjellë shkrimin :
SHËRBIMET SEKRETE SERBE NË KOSOVË
Tërësisht duke filluar nga e kaluara deri më sot, shërbimet sekrete serbe, kanë pasë një qasje dhe veprimtari të veçantë në relacion me Kosovën. Kuptohet ato e kanë pasë fjalën kryesore gjatë pushtimit gati njëshekullor serb, gjë që në korelacione të ndryshme kohore dhe historike, Kosovës i kushtoi shtrenjtë, duke qenë gjithherë një laborator i eksperimenteve të tmerrshme që përjetoi populli ynë. Për këtë arsye, nga këndvështrimi im në këtë fejton jam përpjekur të bëj një analizë të këtyre shërbimeve, gjithnjë duke u bazuar në shtypin tonë ditor dhe periodik, çasjes në internet, të dhënave të botuara në shtypin serb e malazez por edhe në shtypin evropian. Në këtë kuadër, shërbimet sekrete serbe pasi e humbën luftën në Kosovë, organizuan disa vrasje të fshehta brenda shërbimit sekret serb, konkretisht mbi elitën që kishin marrë përgjegjësinë e krimeve mbi popullatën e pafajshme civile në Bosnjë e Kosovë. Edhe pas luftës në Kosovë, është bërë kouptimi i agjenturave serbe në shumë segmente të jetës politike, ekonomike, por edhe strategjike.
Në Kosovë shërbimi serb ka instaluar dhe ka bërë për vete një rrjet të fuqishëm të rrjetit elektronik të spiunimit të mediave elektronike. Për gjurmimin, zbulimin dhe marrjen e masave ndaj tyre nuk kanë kompetenca as policia e UNMIK-ut, as SHPK-ja. Shërbimet serbe janë duke punuar më të madhe edhe për zbehjen e imazhit të kosovarëve në sytë e ndërkombëtarëve, duke tentuar që gradualisht Kosova nga të qenurit viktimë të merr tiparet e viktimizuesit, sepse ato shërbime në bashkëpunim me forcat e errëta që veprojnë në Kosovë, krijojnë një varg diverzionesh, vrasjesh, pakënaqësish e të tjera të cilat e luhatin çështjen e sigurisë në Kosovë. Shërbimet serbe të kundërzbulimit në mediat e vendit por edhe në nivelet ndërkombëtare kanë arritur të krijojnë përshtypjen duke falsifikuar emra e duke montuar fotografi rreth prezencës së shqiptarëve të Kosovës në luftën e zhvilluar në Kosovën Lindore dhe në Maqedoni si „grupe ekstremiste“, apo siç i quajnë shërbimet serbe „grupe terroriste“. E tërë veprimtaria e tyre është e adresuar në drejtim të rivënies së Kosovës nën kontrollin serb. Për një gjë të tillë flet edhe paralajmërimi i mbajtjes së zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë, në shtator të këtij viti.Grupet ekstremiste serbe që jetojnë dhe veprojnë në Kosovë, shumica prej tyre janë të lidhur më shërbimin sekret të MUP-it serb prej të cilit edhe i marrin direktivat. Serbët në Kosovë kanë të ndërtuar rrjetin e radiolidhjeve dhe të përgjimit, në bazë të një strukture të fshehtë organizative (gjysmë legale) me qëllim të organizimit të akteve të ndryshme diverzive, duke tentuar të gjejnë „fajtorë“ në mesin e shqiptarëve vetëm për të bërë një balancim mes forcave serbe dhe atyre shqiptare. Shërbimet sekrete serbe kanë organizuar
një varg aktesh terroriste kundër civilëve, vendbanimeve e automjeteve të serbëve me qëllim që fajin t`ua hedhin shqiptarëve.Në të gjitha enklavat serbe në Kosovë ekziston një ndërlidhje mes tyre që ka dhe mban formën e pushtetit paralel në Kosovë. Nëpër këto baza ka sistem të mirëfilltë të radiolidhjeve, radioamaterëve e sisteme tjera komunikimi. Ekziston një hierarki e pushtetit dhe mbrojtjes (kuptohet e mbrojtjes së dyfishtë: nga KFOR-i si të rrezikuar dhe nga forcat e brendshme serbe si lëvizje politike dhe ushtarake, kuptohet ilegale).
Në kuadër të këtij organizimi forcat serbe në Kosovë kanë organizuar një varg shantazhesh. Po e zëmë paramilitarët serbë kanë bllokuar disa herë aksin rrugor Prishtinë-Gjilan. Janë sulmuar herë pas here veturat e udhëheqësve shqiptarë dhe kalimtarëve të rastit që udhëtonin për në Gjilan dhe anasjelltas. Pastaj problemet në Mitrovicë, tashmë të njohura për të gjithë dhe një varg vrasjesh e problematikash të rënda që kanë ndodhur në Kosovë, e që nuk janë zbuluar ende. Autorësia e gjithë kësaj qëndron në faktin se prapa të gjitha këtyre akteve qëndrojnë forcat sekrete serbe dhe ato speciale, të cilat kanë kryer trajnime të posaçme për veprime të tilla. Sipas burimeve gjysmëzyrtare, Millosheviqi kishte urdhëruar të futen ilegalisht në Kosovë forca të zgjedhura të njësive ushtarake, të specializuara për veprime të veçanta, me qëllim që të shkaktojnë incidente në mes serbëve dhe shqiptarëve. (Shih Ilegalët serbë veprojnë pas linjave të armikut në Kosovë, BCR-Nr-103-17 dhjetor 1999). Orkestrimi i dhunës në Mitrovicë, që nga qershori i vitit 1999 si dhe ikja nga burgu i kriminelëve serbë, mosdënimi i kriminelëve serbë të luftës nga gjykatat nën mbikëqyrjen ndërkombëtare në Kosovë, të akuzuar për krime të shumëfishta kundër popullatës civile në Kosovë, janë plane të përgatitura nga forcat elite të policisë serbe. Po ashtu, këto forca janë të përfshira drejtpërsëdrejti në trazirat në Mitrovicën veriore por edhe të enklavave tjera, ku në sulme, shpërthime, vrasje etj., ka pasë të vdekur shqiptarë dhe serbë. Të gjitha këto veprime të organizimit sekret të policisë dhe KOS-it ushtarak serb bëhen për ta bojkotuar dhe amortizuar bashkësinë ndërkombëtare në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në Kosovë. Njëkohësisht këto shërbime kanë përgatitur strategjinë që serbët e Kosovës t’i paraqesin si viktima të pambrojtura të agresionit shqiptar. Në fshatin Bërzeçe në Serbinë Jugore pranë kufirit me Kosovën, një kohë të shkurtër ishte e vendosur një qendër policore e cila është përdorur si bazë për infiltrimin e forcave serbe në Kosovë, të cilët të veshur me rroba civile, kanë hyrë në thellësi të Kosovës, kuptohet duke i koordinuar veprimet edhe me njerëzit e tyre brenda (serbë, romë, shqiptarë, etj). Këta ishin të pajisur me dokumente të falsifikuara udhëtimi. Shërbimet e MUP-it serb kanë biseduar me njerëzit e tyre, u kanë bërë presion por edhe u kanë premtuar para të majme që disa nga serbët të kthehen në Kosovë. Lidhur me format e punës së shërbimeve serbe, se ato i përdorin të gjitha mjetet dhe mundësitë për të arritur qëllimin tregojnë një varg faktesh, p.sh.: Agjensia e Lajmeve „Beta“, më 5 mars 2001, si dhe e përditshmja beogradase „Politika Ekspres“ deklaruan se shtëpia e modës „Nish“ një muaj ka prodhuar uniforma të NATO-s. Lidhur me këtë punëtorët e shërbimit doganor të Serbisë kishin konfiskuar 3.500 uniforma ushtarake të gatshme, në të cilat ishin emblemat e NATO-s. Influenca e Beogradit dhe tutorizmi serb është prezent edhe më tutje në jetën politike dhe shoqërore. Njëra ndër qëllimet e Beogradit ka qenë t’i ndalojë serbët e Kosovës që të mos marrin pjesë në regjistrimin e popullsisë. Pastaj, kanë bërë presion që serbët t’i bojkotojnë zgjedhjet, kanë bërë presione të vazhdueshme për ta tërhequr vëmendjen e ndërkombëtarëve, ekstremistët serbë shpesh bënin veprime të hapta, si duke hedhur bomba në qerdhet e fëmijëve, pastaj në institucione të tjera. Në Shterpcë, në qershor të vitit 2000 serbët e atij fshati ia vunë zjarrin ndërtesës së UNMIK-ut, pastaj kanë djegur pyje në zona të ndryshme të Kosovës, kanë vrarë një numër jo të vogël të shqiptarëve duke organizuar edhe vrasjet me motive politike. Shërbimet sekrete serbe kanë tentuar të ringjallin vëllavrasjen mes shqiptarëve, duke tentuar ta ngritin në shkallën e dukurisë. Zakonisht agjentët serbë veprojnë brenda komunitetit serb në Kosovë, ku sipas shumë statistikave jetojnë afër 100 mijë serbë.
Qëllim tjetër i klanit të Millosheviqit dhe i nacionalistëve të tjerë është edhe pengimi i përpjekjeve të KB-së për rindërtimin e Kosovës së djegur e të shkatërruar nga lufta. Shpesh, serbët e Kosovës kanë organizuar protesta kundër mungesës së kujdesit të mjaftueshëm të policisë së UNMIK-ut. Shërbimet serbe të linjave sekrete i mbajnë me doza premtimesh bashkëpunëtorët e vet lidhur me modalitetet e disa njësive ushtarake serbe në Kosovë, e që nga këto forca, ky problem ka arritur të shqyrtohet në tryeza të bisedimeve.Mirë po, nga ndërkombëtarët është vërtetuar se një veprim i tillë është krejtësisht i panevojshëm. Sepse në Rezolutën 1244 të 10 qershorit të vitit 1999, nuk përdoren termi për rikthimin e ushtrisë. Pra, ka të bëjë me disa parametra diplomatikë dhe politikë. Në nëntor të vitit 1999, zëvendësministri i jashtëm rus Avdejev në Komisionin e Ministrave të Këshillit të Europës kishte hedhur tezën shumë të rrezikshme për të ashtuquajturin KORDON OMBELIKAL midis Serbisë dhe Kosovës. Një tezë e tillë ishte provokim direkt i diplomacisë shqiptare, sepse agjenturat prosllave kishin organizuar një sulm propagandistik përmes linjave të shërbimeve diplomatike serbe e proserbe. Mirëpo, ky problem u tejkalua pa ndonjë eskalim të situatës. Në mars të vitit 2001, Koshtunica hedhë tezën në emër të Qeverisë së Serbisë për dërgimin e një numri të kufizuar të pjesëtarëve të UJ-së për kontrollimin e kufirit administrativ dhe për ruajtjen e manastireve serbe në Kosovë. Këtë e arsyetoi me faktin se kishte kërcënime për ndarjen e Malit të Zi, dhe për ta ndaluar zgjerimin e fushatës së forcave kryengritëse në Luginën e Preshevës. Për këtë arsye, Koshtunica dëshironte që forcat e UJ-së t’i dërgon „për kontrollin e kufirit administrativ dhe për ruajtjen e manastireve“. Të gjitha këto presione bëjnë pjesë në përbërjen e politikës diskriminuese dhe përpjekjet për kthimin e forcave serbe me çdo kusht në Kosovë, në saje të intrigave, komploteve, shantazheve e diskriminimeve tjera që i kanë bërë e po i bëjnë shërbimet sekrete të ushtrisë dhe policisë serbe, për të krijuar parakushte sa më të volitshme, për realizimin e objektivave të Serbisë në relacion me Kosovën. Ekzistimi i grupeve paramilitare serbe që posedojnë paisje komunikimi, strategji dhe platformë pune në veriun e Mitrovicës, si dhe sulmet e njëpasnjëshme që i kanë bërë KFOR-it dhe policisë së UNMIK-ut e të SHPK-së, nuk janë asgjë tjetër veçse një privilegjim i ekstremizmit serb nga linjat e diplomacisë evropiane, përkrahësve të ndikimit të shtrirjes dhe zbatimit të politikës serbomadhe në Kosovë.
Grupet ekstremiste serbe me veprim në Kosovë vazhdimisht i kanë përdorur të gjitha llojet e materialit propagandistik për punë agjenturore duke u bazuar në gjysmë të pavërteta, në lansime të ndryshme - në përsëritje të gënjeshtrave, në përdorim të internetit duke bërë faqe të veçanta kundër UÇK-së, TMK-së etj., nga njerëz autoritativ si Sava Janjiq, prijës i fesë ortodokse, i njohur për përcaktimet skajshmërisht antishqiptare. Këta i kanë përdorur të gjitha lidhjet logjistike me shërbimet sekrete serbe duke krijuar një filtër të strategjisë afatgjatë të veprimit në Kosovë. Shërbimet e lartëcekura serbe luftën e tyre të ftohtë janë duke e vazhduar në të gjitha fushat e jetës politike e shoqërore në Kosovë duke bërë përpjekje për të shkaktuar pasiguri në Kosovë, destabilizim të ekonomisë, krijim të pasigurisë, bllokim të institucioneve etj. Duke tentuar t’i paraqesin shqiptarët e Kosovës të pa aftë për të ndërtuar pushtet e shtet. Duke bërë përpjekje për ta paraqitur KFOR-in dhe UNMIK-un të paaftë për të vendosur rend e qetësi për qytetarët e Kosovës. Nuk është pa interesant as thyerja e varrezave të shqiptarëve të besimit katolik në Prizren, sepse edhe gjatë periudhës të viteve 1912-ta organizata e terroriste „Crna Ruka“ kishte kryer një varg shantazhesh të tilla. Në mesin e tyre, duhet përmendur rastin kur kishin qitur një derr tek dera e xhamisë Ditën e Bajramit, për çka kishte ardhur deri tek grindja mes shqiptarëve të krishterë dhe atyre myslimanë, si dhe pas pak edhe tek vrasja mes veti. Shërbimet e lartëcekura kanë bindur disa „miq“ të linjave prosllave, gjegjësisht proserbe, të cilat po vazhdojnë ta mbajnë Kosovën në situata të tendosura.
Një rol të këtillë janë duke e luajtur edhe pjesëtarët e një organizate ushtarake ilegale serbe, të ashtuquajtur Ushtria Çlirimtare Serbe (OSA). Drejtuesit e saj, vitin e kaluar kishin kërkuar nga kreu ushtarak serb dhe kryetari Koshtunica për t`ua miratuar kërkesën për formimin e njësive vullnetare për luftë kundër „terroristëve“ shqiptarë në Kosovën Lindore. Në këtë organizatë janë të tubuar vullnetarë serbë pjesëmarrës në luftën në Kosovë, duke e arsyetuar veten si njerëz me eksperiencë në konfrontime, siç i quajnë ata, me „bandat shqiptare“ sepse pjesëtarët UÇK-së janë 18-vjeçarë, dhe nuk janë të denjë për këtë punë. Vlen të ceket se disa nga pjesëtarët e kësaj organizate janë dënuar në qershor të vitit 2000 për tentim të rrëmbimit të rregullit kushtetues të Jugosllavisë si dhe përgatitjes së atentatit kundër shefit të shtabit të shtatmadhorisë së ushtrisë jugosllave Nebojsha Pavkoviq. Grupi i kësaj organizate (OSA) është liruar pas ndryshimeve në Serbi në tetor të 2001 nga ana e Vojisllav Koshtunicës. Pra, për problemet që nxiten në Kosovë nga grupet ekstreme serbe, është në dijeni të plotë edhe pushteti civil dhe kreu ushtarako-policor, kuptohet, linjat që duhet ditur. Lidhur më këtë, sa për ilustrim po e përmendim rastin e shefit për siguri publike Vllastimir Gjorgjeviq (Ragja) i cili jo vetëm që kishte dijeni por ishte kreatori kryesor i operacionit „Dubina 2“ („Thellësia 2“), operacion ky që kishte të bëjë me fshehjen dhe asgjësimin e fakteve dhe gjurmëve të krimeve të luftës në Kosovë. I njëjti kryesonte operacionin për mbledhjen e armëve në Isniq në shtator të vitit 1998. Po ashtu, edhe me fillimin e krizës në Luginën e Preshevës, Gjorgjeviq kishte shkuar atje shpesh sepse i takonte linjës për të cilën po flasim. Pos që ishte besnik i Millosheviqit ishte në linje direkte edhe me gjeneralin Obrad Stojanoviq dhe Nebojsha Çoviq prej të cilëve vazhdimisht ka marrë edhe urdhërat. Struktura e shërbimit sekret të Millosheviqit kishte organizuar policë, paramilitarë e zyrtarë të tjerë për shkatërrimin e provave të cilat mund të çonin në zbulimin e përgjegjësve të varrezave masive, sidomos të atyre të operacionit „Spastrimi“. Vendimin për ndërmarrjen e këtij operacioni e kishte marrë Millosheviqi bashkë me ministrin e punëve të brendshme, Vlajko Stojkoviq, shefin e policisë sekrete Radomir Markoviq dhe Vlastimir Gjorgjeviqin, në një takim të përbashkët në mars të vitit 1999. Këtu duhet cekur se pas arrestimit të Millosheviqit, arrestohet edhe Markoviqi, kurse Stojkoviqi bën „vetëvrasje“ apo është vrarë nga shërbimi i Millosheviqit dhe janë mbuluar gjurmët. E ashtuquajtura ushtri jugosllave, si instrument i dirigjuar nga këto shërbime kishte një rol me rëndësi të veçantë në qerimin përfundimtar të hesapeve me shqiptarët, duke bërë dëbimin masiv të popullsisë nga Kosova.
Siç është bërë e ditur edhe në Tribunalin e Hagës, në shtypin kosovar por edhe në atë serb e malazez, Gjorgjeviq kishte për detyrë të bën zhvarrosjen e viktimave nga Kosova dhe grumbullimin e tyre në varreza masive në Serbi për të fshehur gjurmët e krimit. Ai edhe pas zbulimit të disa varrezave masive në Serbi dhe bërjes publike të aferës së rastit „të frigoriferit“ edhe më tutje ka urdhëruar që të mos jipen hollësi rreth tyre. Edhe gjatë bombardimeve të NATO-s mbi caqet serbe njerëzit e kundërzbulimit serb kishin krijuar një rrjet të fshehtë për t’u shpëtuar dhe rezistuar sa më gjatë bombardimeve të NATO-s. Këtë e kishin arritur përmes njerëzve të vet në shërbimet ruse, greke e franceze. Madje, oficeri Pjerre Henri Bunel e kishte tradhtuar NATO-n duke i dhënë sekretet e caqeve të bombardimeve të ushtrisë serbe për çka gjykata supreme e NATO-s ka ngritur aktpadi kundër oficerit francez. Përmes këtyre „miqve“, por edhe në saje të punës së koordinuar të shërbimeve në qeverinë serbe, kanë arritur që edhe më tutje t’i mbajnë të manipuluar pjesëtarët e minoritetit serb në enklavat e Kosovës, ku agjenturat serbe e kanë ruajtur strukturën e tyre, dhe bashkëpunojnë ngushtë me agjenturat e huaja me orientim proserb, të cilët e kanë lëshuar Kosovën në ekspriment pa definuar kurrfarë rregulli në veprimet destruktive të këtyre individëve. Këto linja kanë manipuluar shumë, kuptohet në aspektin propagandistik edhe me profiterët e luftës, me kontrabandistë t e ndryshëm që janë thirrur në emra të mëdhenj për ta mbuluar veprimtarinë e tyre të paligjshme. Janë shfrytëzuar burimet informative nga shërbimet sekrete serbe, të disa biznesmenëve, dhe kontaktet tjera të shumë njerëzve që i kanë përdorur për mbulesë kinse të shitblerjes së pasurisë së serbëve në Kosovë. Për ekzistimin e rrjetit ekstrem në Kosovë dhe të vijës së ashpër të nacionalistëve serbë, paravan i të cilëve ka qenë Millosheviqi, ka pasë paralajmërime të kohë paskohshme nga vet qarqet më të larta serbe. P.sh.: Në gusht të vitit 2000, prifti serb, Sava Janjiq kishte tërhequr vërejtjen se udhëheqësit serbë në Kosovë që bashkëpunojnë me administratën, me Bernard Kushnerin dhe organet tjera mund të rrezikohen sepse, siç ka cekur Janjiq, qarkullonin informacione të besueshme se Millosheviq ka dërguar agjentë specialë të sigurimit në Kosovë për të kryer atentate mbi ata serbë që bashkëpunojnë me administatën e UNMIK-ut, për të krijuar konfuzitet dhe frikë. Po ashtu, analistë të mediave dhe të situatave në përgjithësi kanë konstatuar se kërcënimet ndaj serbëve në Kosovë janë veprime të vet Beogradit për ta destabilizuar Kosovën, e në këtë kontest kanë ndodhur një varg ngjarjesh e sulmesh. Lidhur me këto pohime kanë ndodhur një sërë vrasjesh, një sërë sulmesh terroriste, një sërë sulmesh ndaj serbëve e që identiteti i akterëve nuk është zbuluar ende. Ç`është më keq kanë ndodhur një varg paraburgimesh të njerëzve me autoritet të veçantë të cilët janë mbajtur në burg pa fakte e prova të mjaftueshme, të cilët më pastaj janë liruar në mungesë provash. Të gjitha arrestimet dhe burgosjet janë bërë në bazë të dyshimeve që i kanë pasë linjat e shërbimeve sekrete serbe, të cilët përmes avokatëve, prokurorëve e ngjashëm i kanë propozuar policisë, hetuesisë, gjyqit, etj., për t’i futur burgjeve. Këto forca edhe më tutje janë duke e paraqitur nacionalizmin si forcë dhe shteg fitimtar, kurse politikën e bashkëpunimit si dështim.
Vlen të ceket se dy ditë para se të arrestohet Millosheviqi, ushtria serbe kishte shkuar për ta ruajtur shtëpinë e tij. Millosheviqin, një kohë të gjatë e ka mbrojtur pa e dorëzuar tek organet e Tribunalit të Hagës, komandanti i shtabit të përgjithshëm të UJ-së, Nebojsha Pavkoviq. Mirëpo, në këtë rast, që të mos shkaktohen thyerje dhe gjakderdhje të mëdha në Serbi – ngase opozita dhe reformatorët ishin këmbëngulës për rrëzimin e Millosheviqit nga pushteti. Gruaja dhe vajza e Millosheviqit kanë konto të veçanta në Zvicër. Siç është bërë e ditur, e njëjta gjë vlenë edhe për ish kryeministrin jugosllav Mirko Marjonoviq i cili kishte nën mbikqyrje tregtinë dhe eksportin në drithëra për në Rusi në vitet `90-ta. Po ashtu edhe Dragan Tomiq ndihmës i Millosheviqit dhe ish kryetar parlamenti. Edhe dy përkrahësit kyq të Millosheviqit, Nikolla Shainoviq, ish zëvendës kryeministër i cili kishte nën kontroll tregtinë me
materiale të çmueshme dhe, Dushan Markoviq, ish zëvendës i partisë socialiste, të cilët i kanë kontot bankare në Bejrut. Kuptohet edhe Nikolla Shainoviq është ndër ata që kanë bërë krime në Kosovë. Millosheviqi kishte nën kontroll, përkatësisht kishte monopol të plotë edhe në doganat e vendit. Ai bashkë me klanin e tij, pesë vitet e fundit i kishin liruar nga doganat të gjithë të afërmit e linjës së tyre, të cilët një përqindje e kanë derdhur në fondet sekrete të Millosheviqit. Banka e Beogradit e zonjës Vuçiq ishte urdhëruar të paguante para për kompaninë televizive të vajzës të Millosheviqit, Marias, dhe për kompaninë tregtare të djalit të Millosheviqit, Markos. Kjo do të thotë që klika shtetërore e Millosheviqit kishte arritur t’i fshehë fondet qeveritare për t’i siguruar ato nga sanksionet, me ç’rast është manipuluar edhe me Bankën Evropiane. Siç dihet, para sanksioneve, Millosheviqi kishte ndërtuar infrastrukturë të fshehtë përmes shërbimeve greke në Qipro, dhe banka e cila do t’i thente sanksionet ishte ajo e Qipros. Qiproja ishte vendi ku deponoheshin mijëra miliona dollarë nga Serbia. Këto fonde shpërndaheshin pastaj nëpër vende të tjera, apo në emër të kompanive anonime të regjistruara në Qipro. Branka Vuçiq, si drejtuese e Bankës së Beogradit, ishte ideatore dhe realizatore kryesore e realizimit të këtyre projekteve. S’do mend se kontot private të Shainoviqit dhe Markoviqit në Bejrut i kontrollon djali i Shainoviqit, i cili është tregtar atje. Shainoviqi, Markoviqi dhe zonja Vuqiq shumë shpesh kishin shkuar si turistë në Bejrut. Me një fjalë, klani i Millosheviqit është shumë i pasur dhe njerëzit e tij edhe më tutje kanë ndikim dhe mbajnë pozita me rëndësi në Serbi, si në qeverinë serbe, në ushtri, polici, gjykata ashtu edhe në ekonominë e vendit. Ata kanë miq edhe përkrahës edhe në arenën ndërkombëtare.
Gjykata serbe ua ngriti aktakuzën për spiunazhë tek shërbimet franceze pesë pjesëtarëve të policisë serbe të cilët ishin të ngarkuar nga shërbimet sekrete franceze për ta destabilizuar Federatën Socialiste të Jugosllavisë. (Ato kishin formuar organizatën ilegale „PAUK“ (Marimanga). Ky grup, sipas informatave, ka përgatitur edhe vrasjen e Sllobodan Millosheviqit. Pesë të akuzuarit: Jugosllav Petrushiq (38), Millorad Pelenis (36), Sllobodan Orosllanin (47), Petroviq (26), ishin akuzuar si spiunë të Francës, në periudhën e bombardimeve të NATO-s mbi Jugosllavinë gjatë vitit 1999. Petrushiq, Pelenis dhe Petroviq ishin akuzuar edhe për vrasjen e tre shqiptarëve të pafajshëm. Petrushiq, sipas dokumentacionit zyrtar, është nënshtetas francez. Grupi ilegal „Pauk“ („Marimanga“) ishte formuar në vitin 1999 nga një grup klandestin. Këta sipas aktakuzës së gjykatësit hetues dhe prokurorit Nebojsha Maras kishin përgatitur projektin për vrasjen e Millosheviqit, sipas planeve të shërbimeve të kundërzbulimit francez. Po ashtu zyrtarët e policisë së fshehtë të linjës së Millosheviqit kohë pas kohe kishin arrestuar një numër të konsiderueshë m të aktivistëve të „Otporit“. Vetëm gjatë dy muajve janë arrestuar 400 aktivistë të kësaj organizate studentore, të cilët policia i ka marrë në biseda informative dhe pastaj i ka liruar. Shumica e akuzave dhe denoncimeve të bëra ndaj „Otporit“ ishin se ata financoheshin nga Perëndimi për rrëzimin e regjimit të Millosheviqit. Ky grup ishte specializuar për të likuiduar udhëheqësit përmes ndeshjeve të inskenuara me kamionë me zallë. Njerëzit e këtij grupi kishin përgatitur një njësi prej 180 vetësh të cilët i kishin dërguar si mercenarë dhe kishin luftuar në anën e MOBUTAS kundër KOBILES. Gjithmonë sipas aktakuzës një pjesë e këtij grupi thuhej se gjendej në Mal të Zi, ku po formonin njësinë speciale të MUP-it të Malit të Zi. Mirëpo një akuzë të tillë MUP-i i Malit të Zi e kishte hudhur poshtë. Faktet dhe analizat që janë bërë rreth grupit „Pauk“ tregojnë se ata ishin pjesëtarë të shërbimit sekret serb të cilët i kanë përdorur për të ngritur afera dhe për të shkaktuar probleme në dobi të politikës serbe (panserbe). Shërbime të veçanta, përmes mediave, grupit klanor të Millosheviqit i ka kryer edhe sekretari federativ për informata Goran Matiç. Një rëndësi të veçantë kishte operacioni i quajtur „Patkoi“, që përkonte më shuarjen e kryengritjes dhe ndërrimin e strukturës etnike në Kosovë. Lidhur me këtë, për zbulim sekreti, i është marrë grada kolonelit rezervë Dragutin Vuksiq (54), për dëmtim të reputacionit të shtetit dhe dëmtim të nderit e reputacionit të ushtrisë. Vuksiq është anëtar i Lëvizjes për Serbi Demokratike të cilën e kryeson ish komandanti Momqillo Perishiq, i cili ishte suspenduar në vitin 1998. Edhe këtij të fundit iu kishte marrë grada nga gjyqi ushtarak për mospërfillje totale të detyrave dhe përgjegjësisë së oficerit.Duhet kujtuar se gjatë periudhës së suprimimit të autonomisë së Kosovës, pushtetarët serbë paralelisht kanë shkatërruar (pezulluar) shumë kuadra dhe institucione.
Zhvillimi i sistemit pluralist në Kosovë, shërbimeve sekrete serbe u kishte çitur nga dora (nga kontrolli) shumë segmente, edhe pse këto shërbime edhe më tutje tentonin t’ua jipnin kahjen e nevojshme. Partitë politike shqiptare, institucionet e brishta të asaj kohe, personalitetet e veçanta dhe në tërësi Lëvizja Popullore ishin objekt i përcjelljes dhe i përpunimit sistematik. Gjatë vitit 1990 kreu i shërbimeve informative serbe – Jovica Stanishiq ka pasur një varg takimesh të fshehta me drejtues të caktuar të jetës politike në Kosovë. Gjatë tërë kohës shërbimet serbe kanë tentuar të infiltrojnë në radhët e partive pluraliste në Kosovë agjentë efikas serbë të cilët janë orvatur t’i mbajnë nën kontroll këto linja që ishin të fuqishme në atë periudhë, dhe ecnin me hapa të matur drejt përforcimit dhe përvetësimit të sistemit demokratik. Një segment tjetër, ku shërbimet sekrete serbe kishin investuar e përgatitur rrjete të tëra, ishte edhe tendenca për ta vënë nën kontroll lëvizjen ilegale të Kosovës. Për këto projekte e ka vënë në shërbim klasën naive dhe të papërgjegjshme ndaj politikës së Kosovës. Në këtë diagonale forcat serbe të sigurimit tërhiqnin edhe vijën e përçarjeve dhe vëllavrasjeve. Në këtë kontekst u tentua të bëhet edhe copëzimi i faktorit politik e financiar, por edhe ndarja në dy krah e faktorit ushtarak shqiptar. Këto shërbime Kosovën tentonin ta shndërronin në një teatër kukullash. Në vatrat e luftës në Bosnjë dhe Kroaci, njësitë paraushtarake Serbia i dërgonte bashkë me formacionet ushtarake të të ashtuquajturë s ushtri jugosllave. Këto formacione njëkohësisht edhe bënin kontrollimin e grupeve, njësive dhe reparteve më të gjëra të UJ-së për të mos dezertuar. Kjo praktikë është aplikuar më vonë edhe gjatë luftës në Kosovë.
1. Grada Serbe e Lëvizjes Serbe të Ripërtritjes (SPO) e drejtuar nga Vuk Drashkoviq, e kishte përgatitur një formacion për pjesëmarrje në këto luftëra të përbërë prej 11 mijë vetëve me të cilët ka komanduar Gjorgje Bozhiq – Gisha e më pas Çeko Daçeviq.
2. Garda Nacionale Serbe e Ripërtrirjes Popullore Serbe (SNO) e Mirko Joviqit kishte përgatitur 3000 njerëz, me të cilët ka komanduar Dragosllav Bokan.
3. Partia Radikale Serbe (SRS) dhe Lëvizja Çetnike Serbe kishin organizuar formacionin “Shqiponjat e Bardha”. Kishin 3000 njerëz të cilët i komandonte togeri Branisllav Vakiq. Me këtë formacion vepronte edhe formacioni i kapiten Draganit, i cili numëronte 500 njerëz dhe afër 100 pjesëtarë të «kninxhinjëve», paramilitarë që kishin vepruar në Knin, të komanduar nga Millan Martiq nga Knini.
4. Partia e Unitetit Serb (SSN) kishte përgatitur gardën vullnetare me të cilën ka operuar Zhelko Razhnjatoviq - Arkan, zëvendës i të cilit ishte Mihajlo Ulemek. Këto formacione paraushtarake dhe paramilitare serbe, pjesëmarrëse në krimet kryesore në Bosnjë, Kroaci dhe Kosovë ishin sajuar nga partitë politike serbe. Këto njësi ishin të parapara si formacione paramilitare, të cilat kishin për detyrë spastrimin etnik të popullatës joserbe në ish Jugosllavi. Sipas shumë burimeve Arkani e kishte vrarë drejtorin e Rafinerisë së Naftës INA të Zagrebit Dragolub Gjurkoviqin, edhe pse zyrtarisht është thënë se këtë vrasje e ka bërë Gjorgje Bozhoviq – Gishka. Është karakteristike se një fat kriminal e gjen edhe gazetaren e njohur Dada Vujasinoviq, e cila pas botimit të teksteve me biografi të Arkanit ishte gjetur e vrarë vetëm disa ditë pasi Arkani ia kishte tërhequr vërejtjen. Arkani kishte vjedhur ari me vlerë të pakufizueshme nga viktimat në Kroaci, Bosnjë dhe Kosovë. Arkanit dhe Zoran Stefanoviqit, shefat e KOS-it u kishin dhënë detyrë organizimin e kryengritjes në krahinën e Kninit dhe ballafaqimin e parë me kroatët, në mënyrë që forcat e armatosura serbe të kenë pretekst për ndërhyrje. Arkani dhe Stefanoviqi pas kryerjes së një varg aksionesh në Republikën Kroate, hetohen nga shërbimi sekret kroat dhe pas një kohe të shkurtër arrijnë t’i kapin në vepra konkrete, me ç`rast i arrestojnë. Mirëpo, shumë shpejt qarqet e KOS-it dhe MUP-it federativ, i cili edhe më tutje ishte valid në Kroaci arrijnë t’i lirojnë këta kriminelë ordinerë në kushte dhe rrethana krejtësisht të paqarta. Arkani dhe Zoran Stefanoviqi me urdhëra të KOS-it ushtarak, në Kroaci kishin kryer operacionin «Tuneli», i cili kishte për qëllim sulmin e befasishëm të reparteve të UJ-së, me qëllim që forcat e UJ-së pastaj të kenë hapësirë veprimi. Po ashtu këta të dy, kuptohet me urdhër të KOS-it, e udhëhoqën edhe operacionin tjetër të shifruar «Opera». Shumica e pjesëtarëve të këtyre operacioneve arrestohen nga forcat e sigurimit kroat në vitin 1994, respektivisht 1995, me ç`rast gjatë hetimeve të zhvilluara kundër tyre, sigurimi kroat arrin ta zbulon edhe operacionin e njohur «Shpegel» dhe ta ndriçon operacionin «Tuneli». Në fillim të prillit të vitit 1992 në Bosnjë, në hyrje të Belinjës u bë një masakër masive mbi popullatën vendase. Njësia e Arkanit që e kreu këtë veprim kishte të bëjë me inicimin e konfliktit mes serbëve dhe boshnjakëve. Boshnjakët në pamundësi për të rezistuar, u detyruan të ikin e pastaj Arkani hyn duke e plaçkitur këtë vend. Gjatë këtij konflikti qytetar Arkani arrin ta plaçkitë shërbimin e kontabilitetit në Belinjë. Pas këtij akti e lë Belinjën dhe kalon në Zvornik. Arkani në Bosnjë e ka drejtuar edhe operacionin «Ballafaqimi» i cili u aplikua në Bosnjën Qendrore, për krijimin e kampeve të përqendrimit ku grumbulloheshin njerëzit e ndryshëm të përkatësisë boshnjake e kroate kinse me qëllim të mbajtjes nën kontroll. Të gjithë shefat e kampeve të përqendrimit ishin anëtarë aktivë apo rezervë të strukturave të KOS-it ushtarak. Fillimisht Radovan Karagjiq kishte formuar organizatën famëkeqe “Tajfun” e cila mblidhte informata për njerëz dhe e bënte likuidimin e tyre. Kësaj organizate iu bashkangjit edhe njëri ndër figurat më të fuqishme të KOS-it Dragan Devedllaka, i cili u takonte njerëzve kryesorë të shërbimit të sigurimit shtetëror të Ministrisë së Brendshme të BH-së, i cili qëndroi në këtë organizim deri në fund të luftës. Devedllaka ishte shef në shtabin e njësisë të cilën e komandonte Arkani.
Nga këto formacione dhe pakënaqësitë e shkaktuara për shkak të vrasjeve të shumta të nëntokës serbe si dhe nga pakënaqësitë e luftëtarëve serbë pjesëmarrës në luftërat e ndryshme, shikuar këtu edhe gjendjen materiale dhe rrjedhën e zhvillimeve politike në Serbi, u krijua organizata terroriste e ashtuquajtur Ushtria Çlirimtare Serbe. Qëllimet e kësaj organizate pretendojnë të jenë sulmet ndaj qeverisë së Beogradit - të njerëzve të Millosheviqit në tri faza, likuidimi i personaliteteve të njohura serbe si dhe restaurimi i monarkisë serbe. Bojkotimi dhe sabotimi nëpër qytetet kryesore të Serbisë, depërtimi i tyre nëpër gjykata dhe stacione policore, përgatitja e gjeneratave të reja me koncepte të reja të formimit të Serbisë së Madhe në Evropën e Bashkuar, krijimi i njësive të UÇS-së në Mal të Zi, Bosnjë, Maqedoni, Kosovë, Kosovë Lindore etj. Sipas të gjitha gjasave bartësit e kësaj organizate terroriste, direkt ose indirekt e kishin marrë bekimin për veprime të tilla nga Momçillo Perishiq, ish shef i ushtrisë jugosllave, më vonë udhëheqës i opozitës dhe person kritik i Millosheviqit. E ashtuquajtura UÇS kishte marrë obligim se do të bënte edhe përmirësimin e kushteve të luftëtarëve serbë. Grupi i UÇS-së kishin planifikuar forma të veprimeve sabotuese edhe në Kosovë. Grupe të ndryshme që vepronin dhe veprojnë në kuadër të të ashtuquajturë s UÇS kishin planifikuar edhe vrasjen e Millosheviqit dhe të Nebojsha Pavkoviqit. Sigurimi serb kishte arritur të arrestonte pjesëtarët e një celule të kësaj organizate terroriste, shumica prej të cilëve ishin ish oficerë të armatës, ish pjesëtarë të MUP-it serb, kuadra të shërbimeve informative, punëtorë operativë etj. E ashtuquajtura UÇS ishte deklaruar si organizim ushtarak në tetor të vitit të 2000 pasi mori përsipër vrasjen e katër opozitarëve serbë të regjimit të Beogradit si dhe një varg të aksioneve të kryera në Kosovë. Nacionalistët serbë janë të hidhëruar sidomos për kalimin e Kosovës nën mbikëqyrjen e UNMIK-ut. Siç është bërë e ditur, shantazhet edhe më tutje mbeten element i dorës së parë për shërbimet serbe. Ndër proceset me prioritet të shërbimeve serbe ka të dhëna se është ta dezorientojnë TMK-në, dhe përmes aferave të ndryshme ta kopromitojnë edhe si strukturë edhe si institucion. Pastaj kanë përgatitur dhe po përgatisin konflikte të cilat qojnë tek konfrontimet e shqiptarëve me bashkësinë ndërkombëtare. Është punuar edhe në nxitjen e problemeve ndëretnike me qëllim që të krijohet përshtypja se ne nuk jemi të aftë për të vetëqeverisur. Siç është thënë edhe më herët, shërbimet serbe kanë përgatitur një kuadër të përsosur mobil, të trajnuar gjatë për lansimin e dezinformatave për ta përgatitur opinionin kundër nesh. Në këtë drejtim punojnë ekipe të tëra.Përmes ish kuadrove, lidhje të mëhershme të Arkanit dhe ish punëtorëve tjerë të sigurimit që kanë vepruar në Kosovë, është përgatitur dhe ngritur rrjeti i mafiozëve të cilët e kanë organizuar nëntokën kosovare e kanë përsosur botën e krimit e cila kontrollohet nga qarqet e shërbimeve serbe. Edhe droga, prostitucioni, falsifikimet e ndryshme, kalimet ilegale dhe linjat tjera kladestine janë të organizuara dhe të drejtuara nga shërbimet serbe, e që në këto rrjete edhe shqiptarët e Kosovës, Shqipërisë, Malit të Zi, Maqedonisë, Preshevës etj., janë mjaft të kyqur në këto linja, sepse aftësitë profesionale të shërbimit sekret serb i kanë shoshitur lidhjet e veta në Kosovë e Maqedoni, Mal të Zi e Bujanovc dhe kanë nxjerrë strukturat e nevojshme duke i kyqur në nyjet kyqe të shoqërisë sonë, të cilët nganjëherë edhe paraqiten në forma shumë prefide me kundërshtitë e tyre, kuptohet, të përgatitur nga truri i shërbimit të sigurimit shtetëror serb (SDB) shërbim ky që punon sipas projeksioneve të Akademisë së Shkencave Serbe, sipas instruktorëve ushtarakë të ish OZN-ës dhe UDB-së të përgatitur si gjenerata në të kaluarën në detyra afatgjata, të cilët kontrollohen nga Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë (MUP) dhe nga strukturat e ish shërbimit federal të cilët kanë marrë detyra të reja në ish republikat dhe pjesët tjera të ish Jugosllavisë, por tani të drejtuara dhe të kontrolluara nga instruktorët e qeverisë serbe, të ndihmuara nga linjat e shërbimeve ruse, greke etj. Në këtë drejtim ekzistojnë linja zyrtare të shërbimit serb në Mal të Zi me një fushëveprim mjaft të gjërë që përfshin kontrollimin e një pjese të Kosovës, veçanërisht Rrafshit të Dukagjinit dhe të Shqipërisë duke filluar nga Shkodra e pjesë tjera të brezit kufitar. Po ashtu, edhe në Maqedoni shërbimet sekrete serbe kanë të instaluar qendra të fuqishme të zbulimit, kundërzbulimit dhe të kontrollimit dhe analizave të informatave të ndryshme duke përfshirë edhe pjesën e Kosovës në kufi me Maqedoninë dhe duke i kordinuar punët me shërbimet greke, të cilat u japin ndihmesë të madhe. Sikurse që në Kosovë shërbimi sekret serb ka të instaluar rrjetin e vet nëpër enklava, ky konfiguracion ekziston edhe në Kroaci dhe Bosnjë në pjesët me donimin serb.
Edhe në Kosovën Lindore (Preshevë e Bujanoc) si pjesë kufitare me Kosovën, të frekuentuara edhe nga luftimet e bëra kohë më parë, shërbimet serbe kanë konsoliduar baza të forta të MUP-it dhe njerëzve tjerë me detyra të veçanta dhe strategji te fuqishme veprimi. Edhe shumë pjesë të Kosovës në kufi me Preshevë e Bujanoc, e njëjta gjë është edhe me Merdare, kufirin serb që përfshin pjesën e Podujevës, vend ky që është shndërruar në një laborator informativ dhe kontaktesh me të gjitha strukturat. Një kohë, zyrtarisht këto shërbime i kontrollonte rrjeti i DB-së në krye me gjeneral kolonelin Radomir Markoviç (53). Ndërsa përgjegjës për drejtorinë e Kosovës në këtë lëmi ishte gjeneral nënkolonel Obrad Stefanoviq (46). Dy të lartëpërmendurit kujdeseshin për sigurimin e fondeve për t’i mbuluar shpenzimet e këtij sektori, pra për ta siguruar buxhetin e Ministrisë së Punëve të Brendshme, fond ky i cili është plotësuar nga fondet sekrete që burojnë prej trafikimit të paligjshëm të drogës, armëve, cigareve, alkoolit etj., të cilat përdoren për t’i paguar punëtorët operativë të linjave të ndryshme sekrete që punojnë për këto shërbime. Shërbimet e brendshme të MUP-it serb i kanë degëzimet e këtyre trafiqeve në tërë Europën Perëndimore. Që nga vitet e 80-ta kanë siguruar një monopol në këtë drejtim. Duhet cekur se në këto vorbulla janë luajtur shumë role për likuidimin – anashkalimin dhe mosavancimin e linjave të padëgjueshme. Padyshim, sekretariati i punëve të brendshme gëzonte një qasje të pakufizueshme edhe tek shumica e sektoreve të ekonomisë zyrtare, siç është fjala tek këmbimet komerciale, shërbimet bankiare, digasteret e mëdha ekonomike etj. Nga kjo del se formacionet e DB-së, MUP-it, KOS-it etj., pas shkatërrimit të ish Jugosllavisë janë zvogëluar si shumë formacione masive dhe janë riorganizuar në grupe operative, duke caktuar grupe ekspertësh për lëmitë e ndryshme përkatëse. Supozojmë se këto shërbime përgatitin një grup të agjentëve për ta instaluar në Kosovë. Këta përgatiten enkas për këtë çështje duke i studiuar rrethanat e atij vendi, duke punuar në rekrutimin e agjentëve të fshehtë në strukturat e të gjitha shkallëve të shoqërisë, duke filluar nga qarqet intelektuale e politike të gjitha qendrave shoqërore ku ka shqiptarë, duke i përfshirë këtu edhe romët, goranët e kufirit, e struktura të tjera. Këta merren me mbledhjen e informatave duke filluar nga më të thjeshtat, duke përhapur dezinformata, kanë për detyrë të mbajnë aktuale luftën e ftohtë dhe luftën speciale ndaj Kosovës. Përgjegjës për këto linja në fillim të vitit 1998 dhe 1999 ishte ministri Vlajko Stoilkoviq. Ky kishte ndërtuar një rrjet mjaft aktiv edhe në botën e jashtme në formë direkte përmes bashkëpunëtorëve të cilët i përdorte për të luajtur lojëra politike dhe propagandistike. Pastaj kishte rregulluar punën me shumë kanale diplomatike, në adresat e Beogradit në shumë vende të Evropës, duke i krijuar disa qeliza të shërbimit të DB-së edhe në SHBA me detyra të kundërzbulimit, infiltrimit dhe operacioneve speciale. Rrjetet e kundërspiunazhit që kishte ndërtuar gjenerali Aleksandër Vasileviq i cili një periudhë ishte zëvëndësshef i drejtorisë së sigurimit dhe kundërzbulimit të udhëhequr nga gjeneral majori Millan Vasiq, nga Veselin Slivançanin, oficer i sigurimit për Korpusin e Pçinjit, pastaj Radomir Marjanoviq të cilin e zëvendëson Vlladimir Llazareviq, i caktuar në krye të komandës së Armatës III-të, Nebojsha Pavkoviq shef i komandës së lartë në shtabin e përgjithshëm, kanë aktivizuar të gjitha linjat komanduese ta mbajnë Kosovën dhe pjesët tjera të ish Jugosllavisë me interes të veçantë nën presione dhe nën llupën e shërbimit të kundërzbulimit dhe informimit.
Grupi i lartëcekur kohë pas kohe u bën vizita nëpër zonat operative në drejtim të Kosovës duke përfshirë Sanxhakun e Malin e Zi, pjesët verilindore dhe lindore të Kosovës. Në këto vizita vazhdimisht marrin pjesë edhe shefat e lartë të sigurimit si Geza Farkash, shef i sigurimit në Aviacionin Luftarak dhe mbrojtjen kundërajrore, pastaj Branko Gerga, Aleksandër Vasileviq etj. Ky kuadër i eprorëve të lartë të shërbimit informativ ushtarak (VOS) tentojnë t’i realizojnë objektivat e parashikuara për Kosovë, duke riorganizuar pothuajse të gjitha fuqitë në këtë aspekt. Këtu duhet cekur se janë duke i futur në funksion shumë stacione të radiove të fshehta, janë duke i aktivizuar disa stacione lokale. Mirëpo me fillimin e reformave në Serbi nën presionet e shtuara nga popullsia serbe dhe Bashkësia Ndërkombëtare për demokratizimin e Serbisë, disa kuadro të rrethit të ngushtë të Millosheviqit fillojnë të lëshojnë pe në shumë segmente, për çka ky i fundit fillon me ndërrimin e pozitave drejtuese dhe suspendimin e tyre edhe pse ishin kuadra të larta, siç është rasti me kryeshefin e shërbimit të sigurimit të UJ-së, gjeneralin Aleksandër Dimitrieviq, të cilin Millosheviqi e largoi nga posti më 24 mars 1999. Sikurse që ndodhi më vonë me gjeneralin Pavkoviq, dhe ministrin serb të policisë Dushan Mihajloviq. Gjeneral kolonelit të drejtorisë së shtabit qendror të ushtrisë serbe, Zhivorad Vujiçiç i ngarkuar për financa, ju kishte caktuar një muaj paraburgim për shkak të keqpërdorimit të pozitës dhe korrupsionit. Vlen të ceket se Vujiqiq ishte lidhje e ish ministrit serb të mbrojtjes Pavle Bullatoviq. Në rastin konkret, nuk bëhet fjalë gjithaq për korrupsion por, më tepër bëhet fjalë rreth luftës së ashpër që po zhvillohet në Serbi mes forcave të ashtuquajtura „reformiste“ dhe ithtarëve të Millosheviqit, të cilët edhe më tutje e kanë ndikimin në radhët e ushtrisë, policisë, si dhe tek shumë drejtues të MUP-it serb.
Të gjitha shpenzimet e shërbimit të sigurimit shtetëror serb në Mal të Zi, Maqedoni, Kosovë, Preshevë, Bujanoc e më gjerë janë bërë e bëhen me qëllim që Serbia ta mban nën kontroll çështjen e këtyre pjesëve duke aluduar që t’i pengon në shkëputjen e tyre dhe në pavarsimin total. Në këtë drejtim Serbia është e lidhur drejtpërsëdrejti me Rusinë e cila e mbështet ndërkombëtarisht, financiarisht, ushtarakisht etj. Pos kësaj ka edhe interesa strategjike që Rusia tenton ta realizon përmes Serbisë, për të mbetur në Ballkan. Në përgatitjen e kuadrove të shërbimit serb por edhe të bashkëpunëtorëve të shërbimit serb në vende të ndryshme një numër të vogël e përgatitin edhe instruktorët e lobit serbo-izraelit. Forma se si është duke u punuar për t’u arritur ky qëllim është e ngjashme me bisedimet e fshehta rreth Kosovës të zhvilluara gjatë viteve ’97-’98. Këto takime, siç kemi mësuar nga dëshmitë e fundit në Gjyqin e Hagës nuk janë mbajtur në rrugët zyrtare apo të zakonshme politike por në shtëpi të fshehta private me njerëz të shërbimit sekret, siç është rasti me Ivica Stanishiqin, ish shef i sigurimit shtetëror. Edhe pse shumica e zyrtarëve serb të policisë dhe shërbimeve sekrete është dashur të jenë vet me urdhërdhënës, disa prej tyre kanë marrë pjesë edhe në masakra dhe ekzekutime masive, siç është rasti me Nikolla Shainoviqin, Sreten Llukiqin, gjeneral, i cili një kohë ishte shef i forcave të Ministrisë se Brendshme të Serbisë, i cili ishte dekoruar nga Sllobodan Millosheviqi me urdhërin e Flamurit Jugosllav të rendit të parë. Këta ishin aktorët kryesorë që e udhëhoqën operacionin për spastrimin e Kosovës nga popullsia shqiptare. Ishin përgjegjës edhe për masakrën e Reçakut. Gjenerali i Ministrisë së Brendshme Sreten Llukiq ishte pjesëmarrës edhe në disa krime në Bosnje më 1992, në Vishegrad (1995) dhe në Srebrenicë. Këta dhe pasuesit e tyre janë zyrtarët me të cilët u bisedua rreth statusit të Kosovës. Po ashtu, edhe sot po bisedohet me pasuesit e tyre rreth të njëjtës çështje – Kosovës.Forcat e sigurimit serb e kanë tërhequr një lev që para Bashkësisë Ndërkombëtare e arsyeton dhe “stabilizon” çështjen serbe në përgjithësi, me dërgimin e Millosheviqit dhe disa drejtuesve ushtarakë në Tribunalin e Hagës. Në fakt serbët përmes spekulimeve dhe lojërave të shërbimit sekret tentojnë ta mbajnë gjendjen e tendosur në Kosovë.
Mirëpo, sidoqoftë mbledhja e Dejtonit ishte ajo që e frenoi projektin e Serbisë së Madhe. Shërbimet sekrete serbe ishin dhe mbeten orkestruesit kryesorë ushtarakë dhe politikë të destabilitetit të situatës në Bosnjë, Vojvodinë, Kosovë, Kosovë Lindore, Maqedoni etj. Para disa ditësh, agjenturat serbe në Shqipëri kanë shpërndarë pamflete kundër pavarësisë së Kosovës. Këto shërbime kanë angazhuar përmes lidhjeve serbe analistë dhe njerëz me autoritet në gjithë arenën ndërkombtare për ta avancuar çështjen serbe dhe për ta ngritur në një stabilitet politik. Në këtë kontekst është duke u shfrytëzuar lobi serb në Evropë, në Amerikë, institutet e ndryshme ndërkombëtare, përkrahja politike e Rusisë, Kinës, Greqisë e vendeve të tjera që kanë simpati dhe miq si me Serbinë. Janë përdorur letra qarkore nga pala demokrate drejtuar përsonaliteteve më të mëdha me ndikim botëror si Kofi Anan, Kristofer, Solana etj. Në anën tjetër nga po ato shërbime është formuar e ashtuquajtura Armata Çlirimtare Serbe për Kosovë e Metohi si krijesë ekstreme, për t’i arsyetuar veprimet ekstreme të politikës interne serbe. Kjo organizatë siç kemi përmendur edhe më parë është themeluar diku kah dhjetori i vitit 2000, ndërsa si ide për themelimin e kësaj organizate është diskutuar në prillin e vitit 1999, ku janë mbajtur disa takime, dy prej të cilave në ndërtesën e Këshillit Ekzekutiv në Prishtinë. Në këtë mbledhje ishte pjesëmarrës edhe kryeshefi i UDB-së për Kosovë, Mishko Llakoviq, ekspert i njohur për plane dhe analiza, pastaj Zoran Stajoviq dhe Xhafer Beiqi njëri prej udbashëve në zë. Duke analizuar burimet informative të shtypit, del se njëri ndër anëtarët e kësaj organizate serbe ishte edhe Selim Goxhufi nga Prishtina, i cili ishte pjesëmarrës në mbledhjen e tretë të të ashtuquajturë s Armatë Kombëtare Serbe për Kosovë e Metohi. Pjesëtar tjetër që e ka ndihmuar këtë organizatë është edhe Zoran Stijoviq ekspert i specializuar për propagandë dhe kundërpropagandë kundër shqiptarëve sidomos kundër vijës patriotike. Ky me ekipin e vet, që është i ngritur në rrjet profesional e që është aktual edhe pas tërheqjes së serbëve nga Kosova, në mënyrë të përsosur e kanë kryer punën e vet, duke ngjallur vëllavrasjen mes shqiptarëve, duke krijuar përçarje ndërfetare, partiake e grupore, duke krijuar afera kundër grupeve dhe individëve, duke propaganduar dobësitë e rretheve të caktuara, duke ngjallë urrejtjen ndëretnike, e shumë komplotë të tjera.
Një rol të veçantë në të ashtuquajturë n Armatë Kombëtare Serbe për Kosovë e Metohi e kanë luajtur edhe Xhafer Beqiri nga Podujeva, Mishko Llakoviq, Zoran Stoioviq, Radoslav Llukiqi, David Gaiq, Millan Llakoviq, Zoran Dragoviq, punëtorë të MUP-it serb të cilët banonin dhe vepronin në Beograd por me ftesë arrijnë më 26 maj 1999. Siç u cek edhe më lartë në shumë dokumentacione, e ashtuquajtura Armata Kombëtare Serbe për Kosovë e Metohi, quhet edhe Ushtria për Çlirimin e Jugut të Serbisë. Disa nga pjesëtarët e kësaj armate rrinë nga një kohë edhe në Republikën Serbe, në Belinje e gjetkë duke i përfshirë këtu edhe pjesëtarët shqiptarë të cilët hyjnë ilegalisht kohë pas kohe në Kosovë me detyra të veçanta. Ata në Kosovë rrijnë tek miqtë e tyre, që njëherit janë edhe lidhje të shërbimit sekret të MUP-it. Një kohë kjo organizatë terroriste është quajtur Ushtria Çlirimtare Serbe, mirëpo diku kah mesi i dhjetorit merr emrin Armata Çlirimtare Serbe e Kosovës dhe Metohisë (SOA). Aksionet e para kjo oganizatë i ka ndërmarrë në korrik të vitit 1999, kundër pjesëtarëve të minoritetit serb. Pjestarët e kësaj organizate ushtarake terroriste ishin të njohur edhe në luftën e Bosnjës, Kroacisë, Kosovës dhe Maqedonisë, si mercenarë të paguar, e njohin mirë linjën e divizionit. Shumica e këtyre pjesëtarëve janë ushtruar nga eprorët e ”Beretave të Kuqe”, formacion ky i cili llogaritet elitë në ushtrinë jugosllave. Disa pjesëtarë të të ashtuquajturë s Armatë Kombëtare Serbe janë sistemuar edhe nga ish formacioni ushtarak terrorist i frenkistëve, të cilin e drejtonte Frenki Simatoviq. Kjo organizatë ka ndikim në zhvillimet aktuale të politikës serbe. Që nga formimi e gjerë më sot kjo organizate terroriste ka pasë edhe disa probleme të brendshme por ka pasë pengesa në zhvillimin e saj, mirëpo në shumicën e rasteve i ka çeruar hesapet fizikisht me kundërshtarë. Vetëm pse Monçillo Trajkoviq i sygjeron drejtuesit e SOA-së për veprime të pakontrolluara, 2-3 muaj më vonë i pason një aksident në apartamentin e tij në lagjen « Dardania » në Prishtinë gjatë vitit 1999. Kjo organizatë kishte planifikuar të ndërmerr një sulm në Grackë të Lypjanit të shifruar « Sreb » (Drapëri), në të cilin u vranë 12 serbë. Ky sulm nga instruktorët ushtarakë serbë ishte bërë me qëllim që të fillon përpunimi i opinionit të jashtëm duke i paraqitur serbët viktima të shqiptarëve, duke pasë për qëllim edhe tërheqjen e vëmendjes së opinionit nga krimet e mëdha serbe. S’do mend se dyshohet se edhe vrasja makabre e vrasjes së serbëve në autobusin në Merdar derisa po vinin në Kosovë është vepër e kësaj organizate. Këtu e fillon aktivitetin e vet kjo organizatë famëkeqe terroriste të cilës fare nuk po i kushtohet vëmendje as nga ndërkombëtarët e as nga vendorët, disi është lënë pas dore. Aksioni i ndërmarrë në Grackë të Lipjanit s’ishte asgjë më shumë se një fillim i ri i kësaj organizate. Pra ishte ajo periudhë kur e ashtuquajtura Ushtria Çlirimtare e Serbisë po shndërrohej në Armatën Kombëtare Serbe të Kosovës e Metohisë. Në kuadër të kësaj armate, pos sektoreve tjera ekziston edhe sektori i “propagandës dhe agjitacionit” , siç përmendëm edhe më herët i përbërë nga njerëz profesionistë rrjeti i të cilëve e mbulon tërë Kosovën. Meqenëse pas një kohe, aksionit të ndërmarrë në Grackë të Lipjanit fillon t’i dalë duçi, organet e sigurimit serb i burgosin disa nga këta pjesëtarë (më shumë edhe për t’i përpunuar rreth rastit) të cilët pas pak lirohen me anën e një amnestie.
Ky formacion “ilegal” ushtarak, pos tjerash, ka për qëllim edhe krijimin e një disidence antiqeveritare nga përkrahës të Serbisë, si bërthamë e ardhshme që do të përkrahë haptazi projektin serb në gjeopolitikën e re. Në radhë të dytë njerëzit e shërbimeve sekrete të kësaj organizate ushtarake, kuptohet terroriste ka përgatitur kuadra të zotët, për të zhvilluar luftë të ftohtë në Kosovë dhe përmes shërbimeve sekrete që ekzistojnë tek ne dhe shërbimeve të vendeve të huaja që veprojnë në Kosovë. Këta të fundit duke i ushqyer me dezinformata, ndërsa të parët me lansime dezinformative duke i cytur mes veti. Për kryerjen e këtyre misioneve të spiunazhit, instruktorët e sipërpërmendur kanë satelitët e tyre të instaluar në të gjitha bazat të cilët janë mjaft funksional dhe trupat që sillen rreth tyre (satelitëve) kanë arritur t’i ngacmojnë dhe t’i provokojnë shumë probleme makar edhe konflikte dhe kërcënime kufitare. Këta bashkë me punëtorët operativë serbë kanë përgatitur disa situata në bashkëpunim edhe me shumë shqiptarë dhe zyrtarë ndërkombëtarë disa ofera të cilat kanë ndikuar jo pak në psikologjinë, moralin dhe ndjenjat e popullit tonë. Siç është rasti i burgosjeve të njëpasnjëshme të komandantëve të ish UÇK-së dhe disa eprorëve të TMK-së e ngjashëm. Këto grupe, qarqet serbe bashkë me instruktorët e të ashtuquajturë s Armatë Kombëtare Serbe i kanë dërguar me qendra të specializuara agjenturore. Pasi t’i kryejnë këto trajnime ata marrin detyra konkrete agjenturore, të cilët janë të instaluar edhe në Maqedoni, Mal të Zi, Kosovë e vende tjera me ndikim në rrjedhat në politikën ndërkombëtare. Këto baza spiunimi merren edhe me lansimin e informatave të rreme, siç është rasti i informatës së lansuar për 18 serbë e maqedonë të plagosur në Kosovë në janar të vitit 2002. Qëllimi i këtij lansimi të pabazë ishte që të konfirmohet gjendje alarmante e pasigurisë. Pas kësaj vjen edhe deklarimi i Rada Trajkoviqit, kinse për ekzisitmin e varrezave masive të serbëve në Kosovë. Ky lansim u bë nga qarqet ruse, maqedone dhe serbe që veprojnë në Kosovë dhe Maqedoni. Incidenti i tillë nuk ka ndodhur dhe KFOR-i i hedhë poshtë të gjitha lajmet me këtë rast. Kështu ka ndodhur edhe me fshehjen e kufomave të shqiptarëve të vrarë e të masakruar. Fshehja e gjurmëve të krimit në Kosovë është bërë me urdhër të organeve më të larta serbe. Është urdhëruar që të mbyllen të gjitha informacionet për opinionin publik në rastin e frigoriferëve. Rasti, siç është thënë edhe nga zyrtarët, ishte deklaruar « sekret shtetëror ». Beogradi në sy të botës dhe para mediave botërore është bërë qyteti i varrezave masive me kufoma të shqiptarëve. Në këtë aferë me dashje apo pa të janë të përzier krerët e sigurimit të shtetit serb si kreu i sektorit të sigurimit publik të Serbisë, gjenerali Gjorgjeviq, i cili njihet edhe si çelësi i këtij problemi, pastaj Vladimir Gjorgjeviq, Dragan Kaleusha, kapiten, ministri i atëhershëm i punëve të brendshme Vlajko Stojkoviq, gjenerali Radomir Markoviq etj.
Pas gjithë kësaj bashkësia ndërkombëtare tenton ta paraqesë Kosovën që në të ardhmen do të jetë pjesë e ish RFJ-së. Kjo është një nënshtrim i ri nga regjimi kriminal i Beogradit. Kjo do të thotë se bashkësia ndërkombëtare i jep shanse të tjera Serbisë për luftëra të reja, për gjakderdhje të reja, për krime të reja. Edhe në rastet e kriminelëve serbë në Kosovë e gjetiu, dëshmitarëve shqiptarë, shërbimi sekret u ka bërë presion që të mos paraqiten në gjykatë apo t’i tërheqin aktpaditë kundër ish pjesëtarëve të UÇK-së dhe njerëzve me influencë. Ç’është më keq, këto shërbime kanë organizuar pastaj tërheqjen e 90% të të dënuarve serbë nga burgjet e Kosovës që janë nën mbikëqyrjen e bashkësisë ndërkombëtare. Pra, kanë arritur që të burgosurit serbë të ikin (të thyejnë burgun) etj., duke ikur nga burgu i Bondstillit, Mitrovicës, Prishtinës etj. « Ikjet » e njëpasnjëshme të kriminelëve serbë nga burgjet tregojnë qartë se çdokund shërbimi sekret serb e ka ndikimin e vet. Në një periudhë shërbimet sekrete informative kishin ndërmarrë një sulm kundër mediave të pavarura serbe, sepse ky ishte edhe një cak përmes të cilit këto shërbime e kontrollonin politikën që u konvenonte, normalisht në të shumtën e rasteve përmes kërcënimeve të buta”.
Armatimi i gjetur kohë pas kohe në sasi të mëdha në të gjitha enklavat si në Graçanicë, Mitrovicën e ndarë, Fushë Kosovë, Viti, Gorozhdec, Osojan etj., përbëjnë një rrezik përmanent për ardhmërinë e Kosovës e më gjërë. Edhe përkundër presioneve, institucionet siç janë armata dhe policia, shërbimet sekrete e disa digastere tjera informative serbe, pos që është ndërruar kreu i këtyre shërbimeve, nuk është ndërruar as redigjuar strategjia dhe qëllimi i tyre. Përkundrazi, këto shërbime kanë krijuar një strategji të re në kuadër të realitetit të ri gjeostrategjik të Evropës së Bashkuar dhe ndërrimeve të fundit që po ndodhin në Ballkan, Europë e më gjërë. Në këtë drejtim në realizimin e këtyre projekteve u kanë ndihmuar mjaft edhe shërbimet e spiunazhit botëror, por edhe linjat diplomatike botërore që kishin dhe kanë simpati ndaj Serbisë. Se është kështu, tregon edhe fakti se në enklavat serbe ku janë të grumbulluar serbët pushteti në të gjitha sferat është paralel, gjykatat janë duke funksionuar paralelisht, por edhe policia që ka një mandat të qëndrueshëm para Bashkësisë Ndërkombëtare duke filluar që nga Rojet e Urës e deri te e ashtuquajtura Armata Kombëtare Serbe për Kosovë e Metohi. Edhe pse disa nga ndërkombëtarët janë duke punuar në këtë drejtim, këto fenomene janë duke vazhduar të jenë prezente edhe më tutje duke mos e lënë anash as prezencën e përfaqësuesve serbë në Parlamentin e Kosovës të cilët kanë qëllime bojkotuese, dezertuese, e qëllime tjera që nuk çojnë në rregullimin e çështjes së Kosovës dhe bashkëjetesës, duke mos u shkëputur për asnjë çast nga Qeveria e Beogradit. Në këtë kontekst bashkësia ndërkombëtare UNMIK-u, SHPK-ja, gjykatat etj., janë treguar shumë dorëlirë në këtë drejtim, dhe serbët të cilët bien ndesh me ligjet, lëre që nuk merren në përgjegjësi por janë të privilegjuar. Ligjet në Kosovë kanë dy kute: kutin ndaj shqiptarëve sidomos ndaj çlirimtarëve (pjesëtarëve të UÇK-së) të cilët tani për tani nga « ligji » janë më të pakursyerit në botë dhe kuti ndaj serbëve dhe disa servilëve të shërbimeve serbe të cilët janë më shumë se të privilegjuar. Policia tenton ta arreston Millan Ivanoviqin në Mitrovicë për « marifetet » që i ka bërë, duke filluar nga rrahjet dhe plagosjet e dhjetëra pjesëtarëve të KFOR-it dhe policisë ndërkombëtare, e deri tek vrasjet e organizuara, iu la hapësirë për t’u larguar sepse ai lajmërohet më parë nga shërbimet sekrete të linjave të ndryshme dhe largohet pa të keqe. Kurse në anën tjetër arrestohet njëri nga komandantët më në zë gjenerali Rrustem Mustafa (Remi) në pikë të ditës. Këtu duhet cekur se shërbimet sekrete serbe duke i përfshirë këtu edhe ato të MUP-it, policisë e resoreve tjera, janë duke e bërë një luftë mediale kundër njerëzve të UÇK-së, të TMK-së dhe njerëzve me autoritet dhe potencial kombëtar. E që bota e qytetëruar në shumë raste e ka gëlltitur këtë propagandë të ashpër, të pabarabartë dhe aspak të vërtetë. Në bazë të kësaj propagande janë arrestuar shumë nga komandantët e UÇK-së dhe TMK-së me akuzat kinse kanë vrarë shqiptarë. Vallë cili nga ekzekutorët serbë e shqiptarë u arrestua për mijëra krime që ndodhën në Kosovë, për mijëra dhunime, për djegie dhe shkatërrim masive të pasurisë? Pse disa nga kriminelët shqipfolës si Muharrem Ibraj e kalibra të tjerë si ky të cilët kanë marrë pjesë në shumë krime, dhunime e torturime që si njeh mendja njerëzore, sillen lirshëm? Ata kanë dosje, janë të njohur në masakrën e Belegut, Mejës, Gjakovës, Lybeniqit, Bishtazhinit, etj. Janë të ditur vrasësit që bënë krime pas tërheqjes së forcave serbe, por para këtyre akteve heshtet, veprohet dhe punohet në “ligj” kundër eprorëve të UÇK-së dhe TMK-së që nuk është asgjë më shumë se diskriminim i një klase të shoqërisë, duke ia cenuar edhe të drejtat elementare.
Shpesh kanë pyetur mediat vendase, kujt i shërben SHIK-u në Kosovë e kurrë nuk kanë pyetur kujt i shërben UDB-ja në Kosovë d.m.th. dikujt nga ne i pengon shërbimi vendor ndërsa ai serb nuk e frikëson fare. Kjo është lufta speciale që bën sigurimi serb.Vrasjet e një varg udhëheqësish ushtarakë, politikë, policorë por edhe paramilitarë që kanë vepruar në Kosovë, Bosnjë, Kroaci, Maqedoni, Preshevë etj., nga shërbimet sekrete serbe për t’i zhdukur gjurmët e krimeve dhe politikën diskriminuese që ka udhëhequr Serbia ndaj popujve joserbë në ish Jugosllavi, është një luftë e re e shërbimit serb në vetvete. Dekadën e fundit, Millosheviq, shërbimin sekret e ka përdorur për zhdukjen e rivalëvë të vet dhe për mbjelljen e frikës nga terrorizmi shtetëror se të padëgjueshmit dhe të dyshimtët i pret vdekja pa marrë parasysh pozitën e tyre. Përmes këtij klubi sekret, Millosheviq, ka arritur t’i asgjësojë shumë dëshmitarë të Hagës para se të dërgoheshin atje. Siç duket ndeshja mes forcave nacionaliste serbe dhe atyre komuniste për marrjen e pushtetit dhe kontrollimin e nëntokës serbe është duke u zhvilluar në të gjitha ish republikat serbe. Këto janë disa nga arsyet e shumta të fillimit të luftës dhe likuidimit të krerëve shtetërorë në Serbi.Dora e hekurt e Millosheviqit dhe lidhjet zinxhirore të klubit sekret të tij kishte bërë edhe një varg likuidimesh të shtetasve të Malit të Zi, duke filluar nga Zhelko Razhnjatoviq – Arkani, i cili kishte qenë njëri nga njerëzit më të fuqishëm të nëntokës serbe dhe klubi i Millosheviqit e kishte përdorur për realizimin e planeve të veta, pastaj Pavle Bullatoviq. Pos këtyre të dyve, janë vrarë edhe shtetasit e Malit të Zi që kishin pozita të ndryshme në shoqëri si Nikçeviç, Çosoviç, Jovanoviç etj.
Arkani ishte ndër kriminelët më të njohur të Ballkanit. Ishte pjesëmarrës në krimet monstruoze në Kroaci, Bosnjë, Kosovë, etj. Kishte kryer edhe disa vrasje politike në Serbi, me urdhër të Millosheviqit dhe njerëzve të tij. Kishte organizuar trazira në shumë territore të ish Jugosllavisë prandaj edhe u vra nga njerëzit e Millosheviqit për të zhdukur gjurmë të shumta që ishin dëshmi e fortë për Millosheviqin. Padyshim se vrasja e Arkanit, njërit nga shefat kryesorë të nëntokës serbe, i njohur për mafiozitet e kontrabandë të të gjitha natyrave është njëra ndër vrasjet enigmatike por edhe me një prapavijë të thellë politike. Gazetat e ndryshme evropiane dhe botërore si dhe disa agjensi të lajmeve si «Beta», «Der Spiegel» etj., Arkanin e radhisin në radhën e njerëzve më influentë, ekzekutues të përkryer, që ka punuar për nëntokën serbe si dhe për shërbimet sekrete të UDB-së, siç ishin edhe vrasësit tjerë të caktuar nga UDB-ja si Gjorgje Bozhoviq, Gishka, Rade Çahoviç, Çenta, Ratko Gjokiq, Luba Zemunaç dhe Dragan Malsheviq – Tapi. Ky grup i kriminelëve të përgatitur nga shërbimet e kundërzbulimit serb të KOS-it ushtarak serb dhe shërbimit sekret serb për qëllime tashmë të njohura të realizimit të planeve në botën e jashtme në përputhshmëri me diplomacinë serbe e cila ishte kurdoherë e koordinuar me atë ruse. Arkani dhe grupi i lartëcekur kishin lidhje me njerëzit (shefat) e shërbimit kontrainformativ të resorit për emigracion të SPB-së së Serbisë. Arkanit një ndihmesë në afirmimin e tij ia kishte dhënë Jovica Stanishiq, njëri nga shefat e zyrës së sipër shënuar, e që kjo zyrë kishte një rrjet të bollshëm të bashkëpunëtorëve, në mesin e tyre edhe disa shqiptarë. Arkani që në vitin 1973 ishte inkuadruar në shërbimin e UDB-së, në resorin jashtë vendi, ku kishte kryer një varg vrasjesh, kuptohet me detyra të UDB-së. Për ta zgjeruar dhe fuqizuar zyrën e lartëcekur SPB-ja serbe fillon të ndërton lidhje dhe kontakte të rregullta me emigracionin çetnik në diasporë. Këtu, derisa shërbimet arrijnë ta stabilizojnë këtë linjë ndeshen dy rryma të shërbimeve: ajo komuniste që kishte lidhje dhe influencë në Komitetin Qendror të atëhershëm dhe ajo liberale apo radikale e përbërë nga njerëz që anonin kah avancimi i republikave prej kah ishin të deleguar dhe që punonin me
shërbimet shtetërore të shteteve të ndryshme. (Këtu bënin pjesë njerëzit me orientim të djathtë, akademikët e ndryshëm, njerëzit me bindje dhe pikëpamje jo komuniste, rryma rankoviqiane etj.) Këtë e vërtetojnë edhe shumë raporte të BND-së të cituar nëpër disa gazeta të kohës në të cilat edhe jam bazuar. Në vitin 1985 Arkani burgoset në Zvicër për shkak të një plaçkitjeje të madhe ku pas pak kohe arrin të ikë dhe përsëri kthehet në Frankfurt. Pas
kthimit në Frankfurt, Arkani arrin ta plaçkitë një dyçan të arit, ku gjatë tërheqjes merr një plagë të rëndë nga pronari i dyçanit, i cili e kishte goditur me një mjet të fortë. Arkani kishte pesë fëmijë jashtëmartesorë . Më 1998 kthehet në Beograd. Arkani gjatë viteve të 80-ta ishte bixhozxhi i pasionuar. Fillimisht ishte martuar me malazezen Natalia Martinoviq. Ka punuar si bodiguard në diskotekën «Amadeus». Meqenëse Jugosllavia kishte marrë dimensionet e përmbysjes dhe shkatërrimit dhe ndihej era e luftës qytetare, shërbimet sekrete serbe kishin përgatitur një plan që kishte detyra të veçanta, për ta marrë nëntokën nëpër vatrat e luftës në ish Jugosllavi. Ky adut i shërbimit sekret serb, ishte mënyra më e mirë për t’i kontrolluar lëvizjet e armatosura sepse të gjitha operacionet kryheshin nga mafia e nëntokës. Kështu, koordinatorë për mbikqyrjen e fushatave luftarake të ndërmarra nga e ashtuquajtura Armatë Popullore e Jugosllavisë, ishin caktuar shefi i kabinetit të Ministrisë së Mbrojtjes të Serbisë Tomisllav Simoviq dhe elektroinxhinieri Dobrilla Gaiq. Këta të dy i kontrolluan edhe veprimet e formacioneve paraushtarake. Të gjitha burimet e deritashme të publikuara dhe të papublikuara tregojnë se këtë organizim e ka udhëhequr dhe kordinuar ndihmës sekretari i atëhershëm i SPB-së republikane të Serbisë Radovan Stoiqiq (Baxha) dhe ndihmësi i tij Franko Simatoviq (Frenki), i cili në Kosovë me formacionin e tij të « frenkistëve » ka bërë krime të mëdha. Kuptohet të dy këto pika i kontrollonte shefi i atëhershëm i SPB-së Jovica
Stanishiq. Arkan, me përkrahjen e Millosheviqit kishte arritur të bëhet njëri nga kriminelët dhe vrasësit më të mëdhenj në Ballkan. Në vitin 1990 angazhohet rreth mbledhjes së vullnetarëve dhe përgatitjes së tyre për luftë. Në vitin 1992 zgjedhet deputet në kryesinë e Kuvendit të Serbisë. Ishte pjesëmarrës në luftën e Bosnjës, Kroacisë dhe Kosovës. Kah binte Arkani mbillej vdekja kolektive - ishte mortaja e kohës së re. Bënte pjesë në rrethin e ngushtë të njerëzve të Millosheviqit. Arkani ishte i ndjekur nga policia ndërkombëtare (Interpol) për shkak të veprave të shumta të kryera në vende të ndryshme të Evropës. Pas shpërthimit të luftës në ish Jugosllavi formon njësinë e vet “Tigrat” njësi kjo që ka bërë krime të shumta gjatë luftës në Bosnjë. Kuptohet, këtë njësi paramilitare, Millosheviqi dhe klani i tij policoro-ushtarak e organizuan edhe në Kosovë. Duhet cekur se Arkani ishte i përzier edhe në biznese të hapta si në kontabandën e naftës, shitblerjen e armëve, shitblerjen e mallërave të ndryshme gjatë periudhës së sanksioneve ekonomike kundër Jugosllavisë. Arkani kishte lidhje të forta me disa shqiptarë dhe e kishte të zhvilluar shumë kontrabandën me naftë, cigare etj., si dhe biznese tjera të palejueshme. Disa shqiptarëve me të cilët kishte lidhje Arkani u kishte dhuruar edhe armë të shtrenjta të flakëruara në serm. Arkani ishte udhëheqës i klubit “Red Star” dhe më vonë e kishte blerë klubin e quajtur “Obiliq”. Kishte shumë dyqane, firma etj. Ishte i lidhur edhe me kriminelin serb që vepronte në Bosnje, Karaxhiq, dhe me gjeneralin e ushtrisë Mladiq. Arkani ishte drejtues i policisë paramilitare serbe të Millosheviqit. Kishte bërë krime kundër njerëzimit, sidomos në Bosnjë e Kosovë, ku i ka drdrejtuar aksionet e paramilitarëve serbë. Ai ishte përgjegjës për masakra, represion, gjenocid si dhe për deportimin e dhunshëm të shqiptarëve të Kosovës. Arkani
kishte të ndërtuar një kamp stërvitjeje në Mitrovicë dhe një në Fushë Kosovë, prej ku i ndërmerrnin aksionet në tërë Kosovën. Ai qëndroi një kohë në Hotel «Grand» në Prishtinë bashkë me njësinë e «Tigrave» . Arkani e kishte mbështetuar Milo Gjukanoviqin edhe pse ky i fundit ia kishte kthyer shpinën Millosheviqit, për çka, siç thuhet, Millosheviq ishte i brengosur. Arkani kishte lidhje të mira edhe me Zoran Gjingjiqin. Është e çuditshme afria politike e Gjingjiqit me liderin shqiptar Fatos Nano. Vlen të përmendet se bandat e Zani Qaushit të Vlorës dhe disa kriminelëve që vepronin në Shqipëri, të cilët e shkatërruan Shqipërinë përmes atyre shqiptarëve që kishin lidhje me Arkanin, me ndihmën e këtij të fundit dhe formacioneve paramilitare e destabilizuan dhe goditën rëndë Shqipërinë. Arkani më vonë kishte ndihmuar në formimin e Partisë së Unionit Serb, prapa të cilës qëndronte. E drejtonte të ashtuquajturë n Gardë Vullnetare Serbe, e cila kryente detyra speciale edhe pse zyrtarisht ishte demobilizuar pas mbarimit të luftës. Megjithatë, si person me besueshmëri të lartë, Mira Markoviq kishte kërkuar nga Arkani disa herë që t’i shpërndanë protestat e organizuara kundër Millosheviqit në Beograd, kur punëtorët e shërbimit sekret të linjës së Millosheviqit kishin mbyllur pothuajse të gjitha mediat e pavarura dhe radiotelevizionet për ta paraqitur gjendjen në Serbi ashtu si u ka konvenuar atyre, për çka opozita kishte bërë demostrata dhe ishte ankuar në Bashkësinë Evropiane. Arkani ishte i kërkuar edhe nga Tribulani i Hagës, për çka gjykatësi ndërkombëtar për krime lufte në Hagë, Luiz Arbur, në vitin 1997, ia kishte ngritur aktakuzën për krime lufte. Ndërsa gazeta “Vjesti” e datës 17 janar 2000, shkruan se Arkani i kishte ofruar Tribunalit të Hagës fakte për gjykimin e Millosheviqit. Zhelko Razhnjatoviq – Arkan (48) u vra, më 15 janar 2000, me armë zjarri, në një kthinë të Hotelit «Intercontinental» në Beograd bashkë me dy truprojet e tij, Milenko Mandiq - Manda dhe Dragan Gaiq. Pas vrasjes së Arkanit, pjesëtarët e policisë sekrete serbe kishin arritur t’i kapin disa nga personat që kishin marrë pjesë në vrasje. Këta ishin pjesëtarë të policisë serbe si Dobroslav Gavriq (23), pastaj inspektori i policisë beogradase Dejan Pituliq dhe Vujadin Kërstiq. Gavriq e kishte mbaruar shkollën e mesme të punëve të brendshme më 1996 dhe kishte punuar si polic në Brigadën e Policisë në Beograd. Pituliq i lindur në Istog, kishte mbaruar shkollën e mesme policore në Beograd, punonte si polic në sektorin e punëve të brendshme në Beograd, mirëpo ishte i larguar nga detyra për sjellje të dobëta. Kërstiq i lindur në Zvornik, ishte i njohur për policinë serbe si person që kishte kryer një varg veprash të ndaluara. Inspektorati i Beogradit kishte ngritur procedurën e ndjekjes penale edhe ndaj Dragan Nikoliq (33) i quajtur GAI, Branko Jevtoviq nga Beogradi, i quajtur «Jorgo» dhe Milan Gjuriq (28) të dyshimtë për pjesëmarrje në vrasjen e Arkanit. Për t’i dezorientuar hetimet e atëhershme dhe opinionin, njerëzit e afërt të Arkanit kishin deklaruar se shërbimet sekrete të shqiptarëve të Kosovës kishin dhënë mbi katër milion marka për vrasjen e tij. Në përgatitjen e vrasjes së Arkanit thuhet se ishte pjesëmarrës edhe djali i Sllobodan Millosheviqit, Marko, i cili kishte pasë një varg problemesh në aspektin e nëntokës dhe biznesit të rrjedhave të mëdha serbe. Pas zënkave të ndërsjella, Arkani i kishte vënë në dispozicion pesë milion marka gjermane për vrasjen e Marko Millosheviqit. Arkani kishte patur një konfrontim të haptë edhe me Dragan Tomiqin, ministër i Rafinerisë së Naftës dhe Gazit në qeverinë serbe. Tomiq, punonte në linjat e zeza me djalin e Millosheviqit, Markon, në importin dhe eksportin e derivateve në Serbi dhe jashtë saj. Ky historik i gjatë i veprimtarisë së Arkanit është paraqitur për t’i kthjelluar sado pak arsyet pse ka ardhur deri te vrasja e tij edhe pse ishte njëri ndër personat e fuqishëm të shtetit serb. Gjithsesi, vrasja e Arkanit dhe njerëzve si Arkani, të niveleve shtetërore kanë karakter politik.Vrasja e Ministrit të Mbrojtjes të Federatës Jugosllave Pavle Bullatoviq në restorantin «Rad» në muajin shkurt të vitit 2000, vetëm tri javë pas vrasjes së Arkanit, është bërë për qëllime politike. Duhet vënë në dukje se Bullatoviq dhe Arkani ishin kushërinj. Bullatoviq ishte bërë pengesë për Millosheviqin në shumë çështje strategjike në Mal të Zi. Në fakt ishte paraparë që në vend të Bullatoviqit të vinte Dragolub Ojdaniq, kurse Bullatoviq të zëvendësonte Vuk Obradoviqin në vendin e drejtorit të YU Garant Bankës. Kjo bankë është e njohur për rrethet e ndryshme të qarqeve ushtarake serbe por edhe evropiane përmes të cilës vetëm gjatë vitit 2000 kanë kaluar mbi pesëmbëdhjetë miliardë deviza të ndryshme të dedikuara për fondet e ushtrisë serbe dhe malazeze. Bullatoviq kishte ndikuar në pengimin e ndërhyrjes ushtarake në Mal të Zi, që ishte një pengesë e dukshme në planet e Millosheviqit për fillimin e luftës qytetare në Mal të Zi, me qëllim të ndërhyrjes së pastajme ushtarake atje, për të stabilizuar linjën socialiste (pro serbe). Faktikisht Bullatoviq ishte njëri ndër ata që dëshironte t’i mbyllte të gjitha problemet e serbëve me Tribunalin e Hagës rreth krimeve të luftës në Bosnjë, Kroaci dhe Kosovë. Vrasja e Bullatoviqit ishte bërë edhe për ta hequr qafe si rival politik të linjës së tyre dhe pastaj për ta përdorur vrasjen e tij për qëllime politike për të shkaktuar trazira. Ai mund të jetë vrarë edhe për arsyen se bënte pjesë në elitën e shtetit dhe ka ditur shumë për veprimet inkriminuese, kështu që përmes kësaj vrasje kanë tentuar acarojnë marrëdhëniet me Malin e Zi dhe Serbinë. Bullatoviq gjatë kohës së luftërave mes Serbisë, Bosnjës dhe Kroacisë ishte ministër i Punëve të Brendshme për Malin e Zi. Ishte i afërt me Karaxhiqin dhe Ratko Mlladiqin. Si duket kishte lidhje familjare edhe me shefin e nëntogës beogradase Dragan Ashanin, i cili kishte arritur të organizon trazirat në Mal të Zi, pas ardhjes në pushtet të Milo Gjukanoviqit, në janar të vitit 1998. Ka edhe variante të ndryshme se Bullatoviq ka organizuar njësi paraushtarake në Mal të Zi. Në disa qarqe thuhet se kjo vrasje, e cila ndodhi pas vrasjes së Arkanit, ishte bërë edhe për frikësime politike. Menjëherë pas vrasjes në vend të tij është propozuar të kalon kryeshefi i Shtabit Qendor të UJ-së, gjenerali i armatës Dragolub Ojdaniq. Bullatoviq ishte i ngarkuar për vrasjen dhe shkatërrimin si dhe mbajtjen nën presione të dëshmitarëve që kanë qenë pjesëmarrës në krime lufte në Kosovë e Bosnjë. Vrasja e Bullatoviqit tregon qartë se ka kohë që ka filluar një luftë e ashpër mes dy njësive të ish federatës jugosllave. Në atentatin kundër Bullatoviqit është plagosur edhe drejtori i «YU Garant Bank» Vuk Obradoviq si dhe shefi i restorantit Mirko Knezheviq. Bullatoviq kishte gradën shkencore magjistër dhe më se dhjetë vjet ishte në udhëheqjen e lartë të Malit të Zi. Vrasjet e tilla tregojnë qartë se Serbia nuk e ka të sigurtë stabilitetin e të ardhmes. Kjo vrasje në momentet më kritike të Serbisë është mjaft domethënëse dhe tregon se vrasjet politike në këtë vend s`kanë të ndalur. E ky është një tregues i qartë se Serbia është njëra ndër vendet e Evropës ku vriten funksionarët dhe liderët e shtetit. Sipas shkrimeve në shtypit serb, Bullatoviq ka qenë në listën e Tribunalit të Hagës dhe nga kjo rrjedh se ai është vrarë nga shërbimi sekret (personal) i Sllobodan Millosheviqit, për t’i humbur gjurmët e dëshmive për krime lufte që janë bërë gjatë viteve 1998-1999 në Kosovë. Këtë të dhënë e ka paraqitur agjensia informative ”SENSE” më 9 shkurt 2000. Ndërsa e ka demantuar po të njëjtën ditë agjensia e lajmeve «Beta» duke u bazuar në burimet e Tribunalit të Hagës, konkretisht në të dhënat e marra nga zëdhënësi i Tribunalit, Dzhim Lendjel. Mirëpo burimet informative malazeze tregojnë se Bullatoviq ishte i përzier edhe në disa afera të tjera të cilave nuk u japin emër. Bullatoviq kishte lidhje të forta me qeverinë ruse.
Gjatë viteve të fundit në Beograd kanë ndodhur një varg vrasjesh të funksionarëve të lartë të shtetit serb si Radovan Stoiçiq – Bagja, ndihmës i shefit të punëve të brendshme; Zoran Todoroviq – Kundak, sekretar gjeneral në ish Jugosllavi, biznismen në zë; Vllada Kovaçeviq – Tref, biznismen i njohur, njeri i afërt i Marko Millosheviqit; Radoica Nikçeviq biznismen në zë, lidhje e ngushtë e Millosheviqit, punëtor i sigurimit shtetëror; Goran Vukoviq shef për çështje kriminale; Branisllav Matiq – Beli, biznismen, i njohur edhe si shef i gardës vullnetare paraushtarake serbe; Aleksandër Knezheviq ishte ndër yjet e rinj ndër më të fuqishmit e nëntokës serbe i vrarë në lokalet e hotelit “Hajat”; Rade Çaldoviq – Çenta, i njohur si bos i vjetër i nëntokës serbe, bashkëpunëtor i shquar i UDB-së; person i linjave të afërta të Millosheviqit, Miroslav Bizhiç – Bizha, detektiv privat, ish polic; Sllavko Çuruvija, gazetar i vrarë para fillimit të bombardimeve të NATO-s etj. Kurse shumica e të tjerëve pas mbarimit të luftës në Bosnjë dhe Kroaci, për të mbuluar dhe zhdukur shumë gjurmë financiare, informative, kriminale etj., të shefave të tyre. Po ashtu Radovan Stoiçiq, nënshef i policisë serbe, është vrarë në vitin 1997 në një restorant të Beogradit. Emri i tij është i lidhur ngushtë me tragjeditë e ndodhura gjatë luftës në Kroaci. Zoran Sijan, ish lider i një grupi të organizuar mafioz, i njohur gati si Arkani, ishte vrarë po ashtu në rrethana misterioze. Këtu duhet cekur se policia serbe është e inkriminuar edhe në një varg vrasjesh, siç është rasti i vrasjes së katër pjesëtarëve të partisë së SPO-së, si dhe tentimvrasja e kryetarit të kësaj partie në rrugën magjistrale të Ibrit. Në këtë atentat të katërfishtë ishte e përzier direkt policia serbe. Shërbimi sekret i Millosheviqit e kishte likuiduar edhe Zoran Stefanoviqin, krah i djathtë i Arkanit dhe shërbimeve serbe. Stefanoviq e drejtonte grupin e vrasësve të specializuar për likuidimin dhe diciplinimin e kundërshtarëve politikë të Millosheviqit. Të dy ishin bashkëpunëtorë të fshehtë të Sekretariatit Federativ të Punëve të Brendshme, por bashkëpunonin ngushtë edhe me njerëz të caktuar të KOS-it ushtarak serb. Arkanin këto shërbime e kanë përdorur për nxitjen e konflikteve të armatosura në Kroaci, Bosnjë dhe Hercegovinë. Padëgjueshmëria ndaj Millosheviqit, sidomos e njerëzve që kishin pozita në Serbi, ishte vdekje. Një gjë e tillë e priti edhe Nenad Miroviqin, funksionar i lartë dhe reformator nga Vojvodina, i cili sipas versionit formal të policisë kishte bërë «vetëvrasje» në një hotel në Segedin të Hungarisë. Vdekja e tij e
mistershme tregon qartë se ia kishte «trubulluar ujin» shërbimit sekret të Millosheviqit. “Miroviq kishte bërë vetëvrasje” dhe dosja e tij me urdhër intern ishte mbyllur pa patur nevojë për hetime të mëtutjeshme. Në rrethana enigmatike para shtëpisë së tij në Beograd u zhduk edhe Ivan Stamboliq, politikan, nacionalist serb në zë, ish kryetar serb, dinte shumë për klanet e Millosheviqit dhe për veprimet sekrete të ndërmarra kohë pas kohe kundër rivalëve të tij për ta mbrojtur fronin e kryetarit. E kishte ndihmuar ardhjen e Millosheviqit në pushtet në fund të viteve të 80-ta. Vlen të ceket se dinastia e Stamboliqëve është e njohur në mbarë opinionin e ish Jugosllavisë. Stamboliq u zhduk më 25 korrik ’00, para zgjedhjeve presidenciale të shtatorit, ndërsa paraprakisht forcat e errëta të Millosheviqt e kishin detyruar të tërhiqet nga skena politike në Serbi, pasi që kishte dalë kundër këtij të fundit.Në vazhdën e likuidimit të njerëzve me influencë, qarqet sekrete të Millosheviqit, kishin planifikuar edhe vrasjen e Vuk Drashkoviqit, njërit nga liderët serbë që e kishte kundërshtuar haptazi politikën e Millosheviqit. Drashkoviqin tentuan ta vrasin me armë zjarri ne apartamentin e tij në qytetin bregdetar malazez të Budvës. Ai ishte plagosur në pritën e atentatorëve por kishte shpëtuar. Lidhur me këtë rast policia serbe kishte arrestuar Goran Miatoviq (30), Danko Nikoliq (29) dhe Jovan Rustiq (25), të dyshuar për pjesëmarrje në tentim-vrasjen dhe plagosjen e Drashkoviqit në gushtin e vitit 2001. Më 10 qershor 2002, në Beograd u vra edhe ndihmës shefi i resorit të sigurimit publik të MPB-së së Serbisë, Boshko Buho. I takonte vendi i tretë në hierarkinë policore të Serbisë. Ishte i lindur në Kroaci në vitin 1959. Pas shpërthimit të luftës në Kroaci ishte arratisur në Beograd. Në vitin 1998 ishte emëruar shef i një brigade të policisë në Beograd, e cila numëronte 70 pjesëtarë, kryesisht të specializuar për shtypjen e kryengritjeve. Ky njësit në vitin 1999 u stacionua në Kosovë. Buho kishte qëndruar gjatë luftës në Kosovë, përfshi edhe periudhën e bombardimeve të NATO-s kundër caqeve serbe, ku edhe ishte plagosur në një aksion të ndërmarrë kundër forcave të UÇK-së në vitin 1999. Ka ditur mirë edhe për transferimin e kufomave të shqiptarëve nga Kosova për në Serbi, me qëllim të humbjes së gjurmëve të krimeve. Vrasja e Buhës kishte ndodhur në bregun e Savës në orët e hershme të mëngjesit, ku ai kishte shkuar privatisht dhe pa truproje. Në vjeshtën e vitit 2000, Buho ishte njëri ndër aktorët e ngjarjeve dramatike gjatë demonstratave të organizuara kundër Millosheviqit. Buho pasi kishte vërejtur se Millosheviqit iu kishte luhatur pozita, bënte politikë të dyfishtë. Ai kishte arritur një marrëveshje me minatorët e Kollumbarës, të cilët kishin hyrë në grevë kundër politikës së Millosheviqit, edhe pse Millosheviq kishte urdhëruar Buhën që t’i nxjerrë me dhunë nga miniera. Po ashtu, edhe më 5 tetor, kur u bë e qartë se vetëm me gjakderdhje mund të ndalej depërtimimi i demonstruesve në ndërtesën e parlamentit, me negociata të paqarta me zëvendësministrin e sotëm serb, Nebojsha Çoviq u arrit marrëveshja për tërheqjen e pjesërishme të policisë serbe. Një veprim i tillë ishte sinjal i qartë për Millosheviqin se aparati i sigurisë, e para së gjithash, ushtria në krye me Pavkoviqin, u përshëndetën në heshtje me Millosheviqin, i cili ishte i izoluar në vilën e tij në Dedinje. Pra Boshko Buho kishte një rol të veçantë dhe sekret në rrëzimin e Millosheviqit. Megjithatë, atij iu lejua të vazhdon karrierën e tij në polici. Buho në fillim të vitit 2001 ishte emëruar kryesues i Sekretariatit për Punë të Brendshme në Beograd, kurse dhjetë muaj më vonë u emërua zëvendësshef i sigurimit shtetëror. Vendi i ministrit federativ të policisë i takoi nënkryetarit të partisë së Gjingjiqit, Zoran Zhivkoviq. Dihet se Buho është vrarë nga njerëzit e Millosheviqit. Sipas variantit të parë thuhet se është vrarë sepse ka poseduar materiale faktike nga lufta në Kosovë. Varianti i dytë është se Buho ka synuar që të paralajmërojë infiltrimin e mafias në strukturat reale shtetërore, kurse varianti i tretë rreth vrasjes së tij është se vetë Buho ka qenë i përzier në rrjetin zingjiror të mafias së organizuar. Shumica e vrasjeve të funksionarëve dhe biznismenëve në Serbi kanë mbetur të pandriçuara. Në këto raste ekziston lidhje e fortë mes kriminalitetit dhe politikës, trashëgimi nga regjimi i Millosheviqit. Mjaft e çuditshme dhe diskutabile është edhe „vetëvrasja“ e ministrit të punëve të brendshme të Serbisë, Zoran Sokoloviq, në vitin 2001, i cili ishte ndër njerëzit kryesorë dhe njëkohësisht më të besueshëm të Millosheviqit. „Vetëvrasja“ e tij në rrethana të pasqaruara dhe tejet enigmatike tregon se për Millosheviqin ishte një dëshmitar më pak në Hagë. Sipas shumë burimeve gazetareske, Sokoloviq ishte i kërkuar edhe nga Tribunali i Hagës. Ai dinte shumë për Millosheviqin. Burimet zyrtare të policisë thonë se ai kishte bërë vetëvrasje, sepse ishte i sëmurë nga kanceri. Sokoloviq u gjet i vrarë në afërsi të Knjazhevcit, në juglindje të Beogradit, në veturën e tipit „Llada-Niva“ në oborrin e shtëpisë së tij. Për këtë rast është shkruar dhe komentuar fare pak. Edhe një kuadër i lartë i shërbimeve sekrete serbe, Vlajko Stojkoviq, deputet i partisë socialiste në Parlamentin Federativ, vrau veten me revole para ndërtesës së parlamentit jugosllav. Edhe Stojkoviq ishte i akuzuar nga Tribunali i Hagës për krimet e kryera në Kosovë. Siç dihet gjatë vitit 2001 ishte një fushatë e egër gjuetie ndaj ministrave e shefave të punëve të brendshme. Në shkurt të atij viti i ishte zënë pusi ministrit të brendshëm Dushan Mihajloviq, i cili edhe përkundër breshërisë së plumbave mbi veturën e tij, i shpëtoi atentatit. Ngjajshëm kishte ndodhur, po ashtu në fillim të muajit shkurt, kur veturës së një lideri reformist i ishte vënë zjarri, kurse një muaj më parë ishte vrarë vozitësi i shefit të ri të policisë sekrete serbe, derisa e priste shefin e tij. Siç dëshmojnë faktet e zbuluara nga qarqet zyrtare të policisë serbe në këto prita dhe atentate janë të përzier edhe pjesëtarë të policisë serbe, të resoreve të përgatitura për një kohë të gjatë për veprime të tilla, sepse vetë Millosheviqi i kishte lënë hapësirë lulzimit të krimit të organizuar. Këtu ka patur një ndeshje në aspektin e shërbimeve, pra shërbimi sekret i Millosheviqit me reformatorët e shërbimit apo me përpiluesit e doktrinës së re që synon kthimin e shërbimit të zbulimit në kuadër të ligjit dhe kontrollit institucional e politik. Ky objektiv i shefave të rinj nuk duket gjithaq i lehtë, kur dihet se shërbimi sekret serb ka qenë pjesë e politikës serbe, sidomos elitës nacionaliste serbe dhe ka qenë i zhytur thellë në luftimet e përgjakshme dhe spastrimet etnike që janë bërë në hapësirat e ish Jugosllavisë. Goditja e parë e shërbimit të zbulimit iu ka bërë atehërë kur kanë filluar të eliminohen nga skena kuadrat e ish sistemit komunist. Kjo ka ndodhur me ardhjen e Millosheviqit në pushtet dhe deri në fillimin e luftës në Kroaci, kurse kuadrat e atëhershme projugosllave, sidomos ato që janë të ndërlidhura me shërbimin e sigurimit federativ, janë spastruar nga „sokolat e rinj“ të cilët kanë arritur ta kontrollojnë dhe ta ndërlidhin këtë shërbim me politikën e re të Millosheviqit. Disa prej tyre kishin filluar të likuidohen, apo të bëjnë „vetëvrasje“, siç ishte shpjegimi zyrtar në rastin e Sokoloviqit, një ithtar i fuqishëm i politikës së Millosheviqit që kishte marrë në kontroll Ministrinë e Brendshme Serbe në fillim të viteve të 90-ta. Goditja tjetër e shërbimit sekret serb nga vet qarqet e zbulimit serb ishte pas periudhës së Dejtonit, kur pak a shumë ndryshuan raportet në rajon. Në prag të fillimit të luftës në Kosovë kishte filluar pastrimi i këtyre kuadrave të reja. Kjo rrymë ishte kontrolluar nga shefi i shërbimit të zbulimit serb Stanishiq, i cili cilësohej si properëndimor. Ndër shefat e rinj të kundërzbulimit serb ishte edhe Goran Petroviq, i njohur si organizator i mirë i punëve sektoriale, i specializuar për mbikëqyrjen e shërbimeve të huaja. I martuar me një serbe nga Gjilani. Mbanë lidhje të ngushta me Kosovën dhe angazhime të veçanta. Me çështje sekrete të shërbimeve serbe është edhe Zoran Miatoviq, i kyqur në këto çështje edhe më herët, pastaj David Gaiq, me prejardhje nga Mitrovica e Sremit, ish njeriu i parë i zbulimit në Kosovë, edhe gjatë periudhës së luftës. Kishte një rrjet të fortë të bashkëpunëtorëve nga radhët e shqiptarëve. Siç pohojnë burimet e mediave, në krye të shërbimit sekret serb ishte edhe Dushan Mihajloviq, kryetar i Demokracisë së Re. Po ashtu ministër tjetër që ndërlidhet shumë me çështjen e Kosovës ishte edhe Sreten Llukiq, përgjegjës në policinë serbe në Kosovë, kuptohet përgjegjës edhe për kryerjen e një varg masakrave në Kosovë.
Me fillimin e emërimeve të reja shërbimi i ri, filloi me vrasjet dhe spastrimin e kuadrove. Këto shërbime janë treguar të kujdesshme ndaj Kosovës sepse e kanë përcjellë në veçanti politikën e Beogradit ndaj Kosovës. Kanë zhvilluar një kooperativitet me perëndimin, duke u thirrur në zbatimin e Rezolutës 1244, gjë që nuk e përjashton në asnjë moment veprimtarinë gjenturore, por nuk lejon veprimtari operative
POLICIA SERBE DHE SPIUJT SHQIPTARË
Policia lokale e formuar nga pushteti okupues i Serbisë ka dalë si produkt i organizatave antikombëtare të formuara nga shqiptarët lojalë të Serbisë. Një numër i konsiderueshë m i shqiptarëve lojalë kanë qenë të inkuadruar në njësitë paramilitare serbe. Në policinë lokale janë organizuar edhe disa romë, të cilët gjatë ofenzivave kundërshqiptare krahas policisë e ushtrisë serbe i dogjën e plaçkitën shtëpitë e shqiptarëve. Policët lokalë instruksionet për punë i merrnin nga inspektorët e policisë serbe në nivel komunash, kurse për veprime politike nga kryretradhtarë t dhe mediatorët politikë të policisë lokale Muharrem Ibraj, Faik Jashari, Bajram Haliti etj. E ashtuquajtura polici lokale, e formuar zyrtarisht nga pushtuesit serbë në vjeshtën e vitit 1988, bartë përgjegjësi të mëdha për krimet e kryera mbi popullin shqiptar. Ata organizuan dorëzimin e armëve, duke dalë para kamerave televizive serbe e të huaja dhe duke u prononcuar haptazi kundër popullit shqiptar. Njëri ndër kolaboracionistë t dhe prijësit më famëkëqinj të të ashtuquajturë s "polici lokale", i cili mori armët e pushtuesve serbë për të luftuar kundër shqiptarëve, është edhe shqipfolësi Mushk Jakup Ibraj me të bijtë e nipat nga Osek Hyla e Gjakovës, të cilët ndërmorën një varg ekspeditash ndëshkimore kundër popullsisë shqiptare, duke ngritur postblloqe, duke organizuar një varg vrasjesh, qindra arrestime, rrëmbime, burgosje e bastisje të shqiptarëve. Ata kanë kryer krime të rënda kundër popullit shqiptar, siç është rasti i ekzekutimit të Sylejman Miftar Bajramit, para familjes, në oborrin e shtëpisë së vet, në Osek Hylë nga ana e të birit të Mushk Jakupit, kolaboracionistit Muharrem Ibraj. Mushk Jakupi, i shtyrë nga epshe sadiste dhe me shëmtinë e shpirtit satanik, bashkë me të afërmit e tij, gjithnjë ka tentuar ta nëpërkëmbë nderin e popullit të shumëvuajtur shqiptar. Ky i shitur mohoi komb e atdhe. Në vend të flamurit kuqezi, në odën e tij qëndron „trobojnica" sllave, si trashëgimi e Rankoviqit dhe e dorës së zezë të OZN-ës e UDB-së, që s’lanë gjë pa përmbysur... Familja e Mushk Jakupit që nga koha e Rankoviqit ishte bërë çerdhe e ndyrë e udbashëve dhe policëve të regjimeve gjaktare serbe, duke e bërë veten të vdekur për së gjalli. Ai bëri serbizimin e gjakut dhe të familjes, gjë që shumë rrallë ka ndodhur ndër shqiptarët. Ky satrap gjakatar, shërbëtor besnik i pushtuesve serbë rezignoi hijen e magjisë së zezë, e satanai do të rikujtojë gjithnjë mashtrimin e poshtërsinë e vet. Piromanët sadistë e kolaboracionistë t me damkë si Mushk Jakupi me të bijtë e nipat, Sali Shkreli me të bijtë, Mëhill Abazi me të bijtë e disa satrapë shqiptarë të sojit të tyre po notojnë në ujërat e turbullta të tradhtisë, si dorë e zgjatur e regjimit gjakatar të Beogradit, si "poverenikë" të pushtetit serb, herë si rankoviqistë me damkë, udbashë, bozhuristë, "jugosllavë", kshilla të fshatrave" të caktuar nga policia serbe për dorëzimin e armëve pas ofensivës së shtatorit ’98 e "policisë lokale", përmes të cilëve pushtuesit serbë me çdo kusht tentoi ta fusin vëllavrasjen mes shqiptarëve të Kosovës. Të tillët çkado që bënin, pa marrë parasysh kë vrisnin, ekzekutonin a torturonin, gjenin strehë dhe mbrojtje tek organet e pushtetit. E sa herë merrte krye pushteti serb ata silleshin me vrazhdësi demonësh kundër popullit shqiptar si krah i shovinizmit të shfrenuar serb, duke shkelur mbi gjakun e njerëzve të torturuar e të masakruar. Këta njerëz të ligj populli me të drejtë i quajti këlysh të Serbisë, të cilët nuk kanë vend në mesin e shqiptarëve. Këtyre tradhtarëve të kombit veprimet antikombëtare nuk ua fal dot as historia, as gjaku i derdhur për liri i bijve më të mirë të këtij populli. Mallkimi dhe dora hakmarrëse e popullit do t’i ndjekë pas ngado që të shkojnë.
Lista e policëve lokalë, përpiluar në bazë të librezave të gjetura në Gjakovë, më 25.9.1999
Ukë Mustafa (Babaj i Bokës, Gjakovë),
Nikollë Nikolla (Dol, Gjakovë),
Vilson Imeri (Brodosanë, Gjakovë),
Prenë Prenaj (Novosellë e Epërme, Gjakovë),
Pren Frrokaj (Plançor, Gjakovë),
Nue Prenkaj (Plançor, Gjakovë),
Nue upi (Ujzë, Gjakovë),
Dedë Ndrejaj (Ramoc, Gjakovë),
Binak Dema (Vogovë, Gjakovë),
Ibrahim Sadrija (Berjahë, Gjakovë),
Sokol Bajrami (Batushë, Gjakovë),
Zef Jakaj (Novosellë, Gjakovë),
Fran Marku (Doblibare),
Preq Karricaj (Bitesh, Gjakovë),
Martin Hasani (Bec, Gjakovë),
Canë Salihu (Gërgoc, Gjakovë),
Bajram Avdyli (Stubull, Gjakovë),
Ramë Ibrahimi (Stubull, Gjakovë),
Arif Rama (Molliq, Gjakovë),
Ula Amizi (Ponoshec, Gjakovë),
Mitar Hasanaj (Mejë, Gjakovë),
Mehmet Çarri (Damjan, Gjakovë),
Smajl Imeri (Nivokaz, Gjakovë),
Muhamet Veseli (Molliq, Gjakovë),
Rasim Beqaj (Rracaj, Gjakovë),
Musë Sefsalihu (Damjan, Gjakovë),
Hasan Hulaj (Skivjan, Gjakovë),
Xhafer Halili (Bec, Gjakovë),
Luz Hasanaj (Mejë, Gjakovë),
Florim Rama (Piskotë, Gjakovë),
Sylë Brahim Sylaj (-).
Lista e anëtarëve shqiptarë dhe romë të Partisë SPS(Partisë Socialiste të Serbisë) me qendër në Gjakovë, përpiluar në bazë të librezave të gjetura në Gjakovë, më 25.9.1999Dedë Tetaj, Sami Cërmjani, Prenq Prenqa, Pashk Uka, Bardhec Uka, Hasan Kameraj, Safet Bela, Betim Kinoli, Rexhep Zena, Harmonije Gashi, Sulejman Bela, Enver Cermjani, Maxhun Shabani, Sinaver Gashi, Nue Prenqa, Mhill Ndrecaj, Tunë Prenqa, Robert Milici, Zef Prenqa, Elbehar Goza, Metë Binakaj, Gjon Pnishi, Bajrush Kajtazi, Mhill Gojani, Ramadan Çekiqaj, Pashk Pashku, Pren Ndrecaj, Gazmend Ndrecaj, Hysen Berisha, Gjustë Tetaj, Sokol Ndreca, Hasan Kameraj, Leze Luli, Bujar Boneshta Feride Zejna, Hysrete Zejna, Xhelal Sefa, Xhelal Sefa, Pren Prenkaj, Pjetër Ndou, Sokol Isufi, Antoneta Gjini, Qerim Krasniqi, Gjon Laski, Pashk Radi, Rusmidin Boneshta, Muhamet Zllakuqani, Dan Gashi, Zef Ndreca, Mustafë Mustafa, Dedë Dushi, Luz Dushi dhe Prenq Biba, që të gjithë me qendër anëtarësimi në Partinë Socialiste të Serbisë në Gjakovë...
Prishtine, 19 maj 2007.
Fejtoni eshte botuar ne disa web faqe si fjala vjen
http://forumi.shqiperia.com/threads/sherbimet-sekrete-serbe-ne-kosove.15675/
Floart-Press(http://www.bruqi. com/);http://www.neneshqi peri.info/; http://www.ndryshe. com(gazeta/ Ndryshe-Tirane) ,gazeta Iliria –Post-Prishtine.
Ilustrimet mund ti gjeni ne sa vijon(Polemika ime me akadimiket serb ne webin http://www.novinar. de)rreth/ "Masakrave te serbeve qe kane bere ne Kosove"
http://www.alb- net.com/kostunic a.htmhttp://www.alb- net.com/kcc/ recak.htmhttp://www.alb- net.com/warcrime s-img/abri. htmhttp://www.alb- net.com/warcrime s-img/rugove. htmhttp://www.alb- net.com/warcrime s-img/lybeniq. htmhttp://www.albnet. com/warcrimesimg /prekaz.htmhttp://www.hrw. org/hrw/press98/ dec/kos1211. htmhttp://www.hrw. org/reports98/ kosovo2/http://www.hrw. org/hrw/campaign s/kosovo98/ photo_2.htmhttp://www.hrw. org/hrw/campaign s/kosovo98/ index.htmhttp://al-today. com/Masakrat_ serbosllave_ ne_Presheve…
LEXONI EDHE KËTË :
PULS - Raportet e NATO-s për shërbimet sekrete në Kosovë
https://www.youtube.com/watch?v=zY5PK7f6f-E
Raportet e NATO-s për shërbimet sekrete në Kosovë
Mefail Bajqinovci - autor i emisionit "Puls"
Fadil Lepaja - Analist
http://dosja-gervalla.blogspot.com/2011/10/pesedhjete-vjet-besnikeri-ne-sherbimet.html
http://dosja-gervalla.blogspot.com/search/label/A%20%C3%ABsht%C3%AB%20Arkani%20vras%C3%ABsi%20i%20Jusuf%20e%20Bardhosh%20G%C3%ABrvall%C3%ABs%20dhe%20Kadri%20Zek%C3%ABs%3F
http://dosja-gervalla.blogspot.com/search/label/A%20%C3%ABsht%C3%AB%20Arkani%20vras%C3%ABsi%20i%20Jusuf%20e%20Bardhosh%20G%C3%ABrvall%C3%ABs%20dhe%20Kadri%20Zek%C3%ABs%3F
http://dosja-gervalla.blogspot.com/search/label/A%20%C3%ABsht%C3%AB%20Arkani%20vras%C3%ABsi%20i%20Jusuf%20e%20Bardhosh%20G%C3%ABrvall%C3%ABs%20dhe%20Kadri%20Zek%C3%ABs%3F
http://dosja-gervalla.blogspot.com/search/label/A%20%C3%ABsht%C3%AB%20Arkani%20vras%C3%ABsi%20i%20Jusuf%20e%20Bardhosh%20G%C3%ABrvall%C3%ABs%20dhe%20Kadri%20Zek%C3%ABs%3F
http://dosja-gervalla.blogspot.com/search/label/A%20%C3%ABsht%C3%AB%20Arkani%20vras%C3%ABsi%20i%20Jusuf%20e%20Bardhosh%20G%C3%ABrvall%C3%ABs%20dhe%20Kadri%20Zek%C3%ABs%3F
http://dosja-gervalla.blogspot.com/search/label/E%20them%20p%C3%ABrs%C3%ABri%20se%20Jusuf%20Buxhovi%20m%C3%AB%20ka%20intervistuar%20n%C3%AB%20zyrat%20e%20UDB-s%C3%AB%20deklaron%20Hysen%20Gega
http://dosja-gervalla.blogspot.com/search/label/Emin%20Fazlija%20-%20N%C3%AB%20krye%20t%C3%AB%20LPK-s%C3%AB%20ishte%20spiuni%20%22I.K.Sijalica%22
http://dosja-gervalla.blogspot.com/search/label/Gazetari%20kroat%3A%20UDB-ja%20nuk%20gjente%20shqiptar%C3%AB%20p%C3%ABr%20t%C3%AB%20vrar%C3%AB%20Shqiptar%C3%AB
http://dosja-gervalla.blogspot.com/search/label/Gazetari%20kroat%3A%20UDB-ja%20nuk%20gjente%20shqiptar%C3%AB%20p%C3%ABr%20t%C3%AB%20vrar%C3%AB%20Shqiptar%C3%AB
http://dosja-gervalla.blogspot.com/search/label/Gazetari%20kroat%3A%20UDB-ja%20nuk%20gjente%20shqiptar%C3%AB%20p%C3%ABr%20t%C3%AB%20vrar%C3%AB%20Shqiptar%C3%AB
http://dosja-gervalla.blogspot.com/search/label/Gazetari%20kroat%3A%20UDB-ja%20nuk%20gjente%20shqiptar%C3%AB%20p%C3%ABr%20t%C3%AB%20vrar%C3%AB%20Shqiptar%C3%AB
http://dosja-gervalla.blogspot.com/search/label/Gazetari%20kroat%3A%20UDB-ja%20nuk%20gjente%20shqiptar%C3%AB%20p%C3%ABr%20t%C3%AB%20vrar%C3%AB%20Shqiptar%C3%AB
http://dosja-gervalla.blogspot.com/search/label/Jusuf%20Buxhovi%20specialist%20dhe%20altoparlant%20i%20UDB-s%C3%AB%20%281%29%20-%20Bashkimi%20dhe%20vrasjet%20e%2017%20janarit%201982%20%282%29-%20shkruan%20Ibrahim%20Kelmendi
http://dosja-gervalla.blogspot.com/search/label/Jusuf%20Buxhovi%20specialist%20dhe%20altoparlant%20i%20UDB-s%C3%AB%20%281%29%20-%20Bashkimi%20dhe%20vrasjet%20e%2017%20janarit%201982%20%282%29-%20shkruan%20Ibrahim%20Kelmendi
http://dosja-gervalla.blogspot.com/search/label/Nj%C3%AB%20let%C3%ABr%20e%20Jusufit%20q%C3%AB%20demanton%20pohimet%20e%20Buxhovit%20-%20Kadri%20Rexha
http://dosja-gervalla.blogspot.com/search/label/Rasti%20Buxhovi%20dhe%20morali%20politik%20n%C3%AB%20Kosov%C3%AB%20-%20Bislim%20Elshani
http://dosja-gervalla.blogspot.com/search/label/Rasti%20Buxhovi%20dhe%20morali%20politik%20n%C3%AB%20Kosov%C3%AB%20-%20Bislim%20Elshani
http://dosja-gervalla.blogspot.com/search/label/Ti%20i%20di%20dor%C3%ABvras%C3%ABsit%20e%20Jusufit%20-Tregoi%20emrat%20pra%20o%20Hysen%20Gega
http://dosja-gervalla.blogspot.com/search/label/Ti%20i%20di%20dor%C3%ABvras%C3%ABsit%20e%20Jusufit%20-Tregoi%20emrat%20pra%20o%20Hysen%20Gega
http://dosja-gervalla.blogspot.com/search/label/Ti%20i%20di%20dor%C3%ABvras%C3%ABsit%20e%20Jusufit%20-Tregoi%20emrat%20pra%20o%20Hysen%20Gega