2024/04/30

Erudite, poete,studiuese për etnosin kulturor të rrethit Tropojë Zyra Ahmetaj !

   

Nga Akademik Prof.Dr.Flori Bruqi,PHD

Zyra Ahmetaj
u lind më 25 prill 1956 në fshatin Kepenek, Lokaliteti Bytyç-Tropojë,Republika e Shqipërisë. 

Mbaroi Shkollën e Mesme Bujqësore në Tropojë më 1975. 
 Duke u kthyer nga aksioni kombëtar në Metalurgjiktë Elbasanit, si pasojë e një aksidenti automobilistik, në Majmalth të Mirditës, dëmtoi rëndë shtyllën kurrizore, duke u detyruar të vazhdojë rrugën e pandalur të leximit dhe studimit në mënyrë private.

 Ka botuar këto libra me poezi:
1.Fluturojnë Ëngjëjt në vitin 2004.
2.Alfabeti ynë në vitin 2015.
3.Plisi Shqiptar në vitin 2016. 
4.Ndrit Shandan në vitin 2017. 
5.Ngjyra Janari në vitin 2018. 
6.Kështjellë dhe Lëndinë në vitin 2019. 
7.Zëri i atdheut ,2022. 
8.Shtigjet e dhimbjes, 2023. 
9.Eja Era (libër për fëmijë), 2024. 

Ajo ka botuar një libër me poezi të zgjedhura të saj të përkthyer në Italisht në vitin 2020 të titulluar "Kështjellë në Lëndinë" .
Një libër të përkthyer në greqisht në vitin  2022, të titulluar DASHURI E SHPIRTI TIM .
Një tjetër në rumanisht të titulluar:
PËR TË GJITHA DASHURITË". 
 Ka botuar dy libra në shqip dhe frengjisht të titulluara: -PËR TË GJITHA DASHURITË -KOLORIT NDJENJASH.
 -Më 2022 ka botuar një libër me poezi që miqtë e saj poet, i kan kushtuar me nderime maksimale, të titulluar "TINGUJ ZEMRASH" .

Është bërë pjesë  e shumë antologjive poetike.

 Ka botuar nga poezitë e saj, në gazeta dhe revista të ndryshme. 
Ka fituar çmime të ndryshme në konkurse poetike. Ka disa libra në redaktim dhe pregatitje për botim, tashmë edhe në prozë si dhe një libër studimor për etnosin kulturor të rrethit Tropojë. 





Në kohën e eksodit të detyruar të kosovarëve, nga lufta për liri kundër dhunës,dhe barbarizmave serbe, ka pritur dhe përkrahur një familje të plotë kosovare. 

Është aktiviste shoqërore, e zgjedhur drejtuese e Shoqatës Para dhe Tetraplegjike të Shqipërisë për Qarkun e Kukësit si dhe në shoqata të tjera intelektualësh invalidë të vendit, etj. 

Radio Projekti 21 - Danimarkë - AKTIVITETE KULTURORE U ...


Është nderuar me Titullin "Krenaria e Qytetit të Bajram  Currit", nga Këshilli Bashkiak i këtij Qyteti në vitin 2005. 
Është nderuar me titullin"Qytetare Nderi i Komunës së Tropojës në vitin 2007.

 Ka krijuar grup artistik folku, nënë drejtimin artistik,prej saj, me të cilin ka fituar çmimin e dytë në Festivalin Folklorik organizuar nga Kisha Ortodokse Shqiptare në vitin 2007. 
Botimet ADA - Vjen një ribotim i librit “Alfabeti ynë” të ...


Ka realizuar disa klipe këngësh folklorike, balada, ninull dhe një këngë kreshnikësh me lahutë, të kënduara në mënyrë amatore, me tekste të krijuara vetë shumicës së këngëve. 

Revista Obelisk - Një tjetër liber nga Shtepia Botuese ADA ...


Përkrah talentet e reja kulturore.
 Ka kontribuar në etnosin kulturorë të rrethit Tropojë, me koleksione rrobash kombëtare si dhe krijimin e një arsenali të plotë me kostume të reja kombëtare të zonës së vet. 


Ka kontribuar edhe në studimet që i jan bërë Eposit të Kreshnikëve, duke ditur shumë legjenda prej tij të përcjella në breza në familjen e saj. 

Ka kontribuar si pajtuese në mes çiftesh në krizë bashkshortore.

 Ka kontribuar në përvetsimin e Gjuhës Angleze si kordinatore vullnetare në projektin e saj në bashkpunim me K. O. A. SH.në, dhe mësueset e anglishtes, nga dy grupe nxënësish për 7 vite; nga 2004 gjer më 2011.



BRENDA MEJE

Thellë në mua,
Fjalë të pathëna, shurdhmemece
Thellë në mua,
Vargje të pashkruara,
Rrugë të pashkelura.
Thellë në mua,
Dëshira të ndalura, akoma pa zgjuar
Të fjetura.
Thellë në mua,
Ëndrra si fara lulesh të pambjella,
Të mbytura në liqenin e mjegullës gri
Pëllumba pa krahë që përpëliten në përjetësi.

Thellë në mua,
Shumë jetë, aq të dëshiruara
Të pafilluara.

Dy pika lot si ortekë dëbore
Rrokullisen shpatinave të faqeve.
Një ofshamë,
Si haz i ortekëve të rëndë.

Sa shumë dhimbje në mua,
E stërngopur prej dhimbjes,
Për më tepër nuk ka vënd.



PARANDJENJË

Ëndrrat qenë ndalur.
Nuk kisha dëshira.
Shpirti- Hon i zbrazur
lëshonte psherëtima.

Çfarë më kishte lënduar?!!!!
Mendjen, kot e vrisja.

Vallëzoja me këmbë,
nuk isha në tokë.
Dëgjoja këngë,
mbytesha në lot.

Për çfarë me përgatisje,
Ah, more ZOT!



PARAPLEGJIKËVE

Vjershat e mia i lexoni ju
Qe trupin e keni të rëndë,
gjysmë të vdekur.

Ëndrrat të vrara, të ngatërruara
si nervat e këputura
në trup.

Dëshirat të ndalura
Si dhitë e ngujuara në shkëmbej.
Përfundojnë në greminë
po të lëvizin më tej.

Ju
Qe vetëm në gjumë
Vallëzoni dhe këndoni
Me endje.

Ju,
Që jetën e keni të rëndë
si gurë varri
plot dhimbje.

Vjershat e mia
I lexoni ju
Që fatkeqësisht,
Mendjen e keni top
Dhe mirësisht,
Zemrën të ngrohtë!

ZGJUAR

 

Me dritën e syve të tu
bija të flija.
Nuk bëja gjumë….
Më bëhesh se ishte ditë
dhe s’kisha kohë
për të humbur.
          

              

FLUTUROJNË  ËNGJËJT

 

E sfilitur ngrihet Nënë Kosova
me trupin që i digjet flakë,
me plagt që i kullojnë gjak,
me varret në gji të ngrira-kallkan;
përkulet dhe vajton
mbi djepat e fëmijëve të vrarë:
-Oh, e mjera unë për këta fëmijë,
të porsalindur, pa asnjë faj!

Toka është e ftohtë, e lagësht;
toka është me prush.
E si?! 
Si mund ti varros këta trupa
kaq të njomë?!!!

Jan ëngjëj.
po ngriten në qiell,
botës anembanë,
me lotin të ngrirë në sy,
me gjakun të ngrirë në plagë.
NË buzët që kërkonin sisë,
tregojnë
se, veç plumba kan marrë.

Jan ëngjëj,
bij të nënës Terezë.
Fluturojnë nëpër qiell;
fluturojnë.

Pamjet e para që morën nga kjo botë
janë:
-Flakët e gjirit të truallit arbërorë,
-Tankset e tmerrshme
që i rrethojnë dhe i gjuajn nga çdo anë,
-Fytyrat e pushtuesve; masakruesve- mizor.

Ëngjëjt fluturojnë me krahë shqiponjëzash,
aq të butë dhe aq të njomë;
me krahë shqiponjash, fluturojnë.
Fluturojnë.

Fluturojnë ëngjëjt, përsëri e përsëri;
në përjetësi qëndrojnë në fluturim.
Me krahët e tyre përhapin
flladin e lirisë.
-Ndal,
i thon dorës mizore në kufi.
Këtu më nuk mund të hysh.
Këtu I thon “KosovË”.
Këtu I thon “Shqipëri”.
Ky është trualli ynë
dhe ne jemi
ëngjëjt mbrojtës të tij.

Bashkojm fluturimin
me ëngjëjt paqtorë
në të gjithë hapsirën
që mbarë bota të ketë
Paqe dhe Liri.
                          

      

ALI PODRIMJA

 

Lamtumir, mik I nderuar!
S’erdha dot me karafila.
Partiturë në bjeshkë shkruar,
me zë vaji këndojnë bilbilat.

Tinguj zemre, nota dhimbje,
në pentagram, e rëndë funebër.
çelsi i solit rrin i kyçur.
Ah, me ty nuk shihemi tjetër.

Apo….Ndoshta nuk ke ikur.
Kështu duam të mendojmë.
Rrin kudo duke na pritur;
në ndonjë varg,në ndonjë shkronjë.

Pran një lumi në meditim,
në kristale në ujvarë,
në krahë të shqipes në fluturim;
në qiell të dijes-thesarë.

 

 

FISI IM

 

Të perulem me nderim,
marr guximin të dejtohem,
hedh hapin e kryefjalës;
fjala më bëhet me peshë,
Bytyç, Fisi im;
ati im.

Me gjethe që s’vyshken
të shkruaj blerimin.
Me sofra të shtruara,
bujarinë.
Me kulla qëndrese dhe bajraqe që s’përkulen,
trimërinë.
Me djem si lisa dhe vasha si rreze,
bukurinë, Fisi im.

Me vyrtytet më të larta njrëzore,
me përgjegjsi të plotë,
të shkruaj karakterin tënd,
i sojshmi Fisi im.

Pranë Gjakovës së përflakur,
degë e Rugpvës,
nË kryqëzime luftrash
tri herë i djegur;
në shekuj përgjakur…
Prap ngrihesh feniks,
i blerti im Bytyç!

Të dua çdo gurë,
çdo fije bari e gjethe,
lulet e njoma dhe bagëtinë,
majat që hedhin valle përrreth;
krojet dhe prrojet me freskinë,
I bukur si dhëndërr,
fisi im!

Të shkruaj
netët në konaqe:
-Me shtrojet në majë mali.
-Me vështrime të përndritura
 të hënës dhe yjeve.
-Me kraharor të zgjeruar
nga fresku dhe bukuritë.
-Me kërcitje kuajsh që kullosin
  për të rimarr fuqinë.
-Me qumësht delje tërë kajmak;
-Ndonjë zile e rrallë këmbore.
  apo blegërimë.

Të shkruaj:
-Me gurë lumi, ura druri.
lartësi ahesh dhe blerim pishash.
-Me përthyerje drite
nëpër degë dhe fletë.
-Me simfoni të paarritshme
 fëshfëritjesh, këngë zogjsh,
blegërima dhe këmborë;
Lartësi marramendëse ,
pingule shkëmbinjsh,
të shkruaj rrugën tënde
drejt nuses Sylbicë.

Sylbicës së ngritur
mbi lumë
si mbi një kalë,
shaluar me vigje
dhe gurë të mëdhenj;
me jele ujvarash të bardhë.

Sylbicës
me rudina tërfile, qumështore,
të freskëta, të buta
si faqe vajzash të paputhura.
Liqene me radhë
si sy të mëdhenj;
të bukur, të shkruar
që të shfaqin dashuri,
me një të shikuar.

Të shkruaj:
Me buzëqeshje fëmijësh,
dashuri nënash,
vrull rinor.
urtësi pleqsh.
Libra dhe libra përsëri,
me djersën që të kullon ballit,
më të bukur të shkruaj të ardhmen.
E djeshmja,
e sotmja dhe e ardhmja ime,
I dashur, i madhërishmi
Fisi im Bytyç

 

 

U, U1

 

Ura të lartuara
 të ndërtojmë mes nesh;
jo mure të gurtë
që na ndajnë aq keq!

Njerëzia, këto udhë,
veç me dashuri,
duhet shtruar bukur
për shekujt e ri!

 


Duke u njohur përmes leximit, me librin: -ZËRI I ATDHEUT, të autores së palodhur Zyra Ahmetaj, një libër i shkruar dhe i shoqëruar me dashuri e shpirt atdhedashurie, me fisnikëri dhe shpirt fisnikërie, me përkushtim dhe shpirt përkushtimi, që në fillim, kuptojmë, se autorja, zërin e saj e ka për Atdheun dhe zëri i atdheut është: “trokitja e zemrës së fëmijës, vringëllimë e shpatës së Skendebeut, përplasje erërash detare, në kurorën e mbretëreshës Teutë, të parës mbretëreshë në botë”. Na i sjell në zemër, jehonat e kohëve, duke ju drejtuar Atdheut, “Zëri Yt-zëri i Thotit, …që studjuesi albanolog Catapano e saktësoi në studimin e tij përkatësinë e atij që i thot profesitë dhe shpërndanë dritën e diturisë, të matematikës, arkitekturës, shkrimit, shkencës, muzikës, në shqip; Thotit magjiplotë, dija e të cilit, u shpërnda në Etruskët, Semitët, Hamitët, Thrakët, i fuqizuar pafundësisht në Iliridën” e lavdishme. Zëri i Atdheut është thirrja e luftëtarit, krismat e mitralozëve në kullën e historisë, (drejt) lirisë së Kosovës. Furi e zërit tënd Atdhe përjetësisht: “Gurgullon ëmbël me krojet e ftohtë”, zbret gurrave: “lëngborë bjeshkësh, zhurmon në “frymëmarrje malesh” tek “fëshfëritja e gjetheve të blertë” dhe “cicërimat e harlisura të zogjve”, hijeshon grykat dhe luginat me hingëllima dhe me “trokëllimë patkonjësh”.Gjuha e Atdheut është: “Gjuha e Burrave” të shquar, “ushtarëve të komandantit Ilir, Aleksandrit të madh” “Këngët e tyre të folkut; kuptohen gegnishtë në çdo fjalë.” Zëri i të gjithëve ne; i bijëve dhe bijave të këtyre gurëve. Është “Zëri Arbëresh, në gjuhën e ruajtur gjashtë shekuj”, “Zëri i De Radës, zëri në “troje të lashta sa kjo tokë”. Është Zëri “Në Karakurt të Ukrainës, Junamistan, Egjiptin e Nilit, Jordaninë Antike”, është piskamë e përmallshme zemre gjithë fuqi, dashuri vëllazërore dhe përkushtimtar për lirinë e vatrës i : “mëmëdhetarëve në Rumani, Amerikë dhe në plot vënde të tjera”. Zëri i atdheut është “Frymëmarrje kreshnike që tund male; prej gjoksviganësh vyrtytlartët; fitimtarë ndaj pushtuesve dhe barbarëve, jehonë legjendash shumëshekullore, jehonë, çudibërëse botërore”. Është “vaji i Ajkunës për të birin e saj, Omerin që rrënqeth edhe bjeshkët e Malësisë, i largon qyqet që kurrë më, mos të këndojnë në Klysyrë,.,” është “Amaneti i Rozafës që u muros e gjallë, të ngrihej muri i kështjellës”. Është momenti i nderit dhe i fuqisë së pathyeshme në epokën tonë: “haz i ngritjes gjigande, me nëntë plagët e Gjergj Elez Alisë” për të ruajtur nderin e vatrës, … Fryma jote atdhe, është “Gumëzhitje si bletë e nxënësve, blegërimat e tufave të deleve, melodia e kumonëve të ogiçëve, lodrimet e kecave dhe qingjave, në livadhet barbuta të lëndinave.” Zëri dhe bubullimat tua atdhe, janë “Buçimat e traktorit dhe autkombanjës; për bukën e përditshme, për sofra bujarie, për dasma dhe gëzime”… Vikamat tua janë “Jehona shekujsh, përplasje në dallgvalë të Anijes së Noes, fërgëllima shpatash, firmosje lirie, këngë majkrahu, traditë e kohëve, njoftim për lindje djali”… Përpjekje jete “Zhurmime; në uzina fabrika, në kantiere, kombinate, në zhurmime rrugësh, në ngritje shkollash, hidrocentralesh, qytetrimesh”… Zëri i Atdheut është ëmbëlsi; “Ninull gjumëndjellëse, melodi përrallore lahute, epizëm shpator vallje në ruajtje kufijsh Arbëror”… Është lutje e fshehtë zemre “t’i kerkojmë të pranojë i Madhi Zot, besimin dhe dashurinë tonë; që t’na ndriçojë rrugën e vyrtytit; nga mëkatet të na lehtësojë!… Zëri i bukur i Atdheut është afërsi e mahnitshme vëllazërore në “harmoni të plotë, këmbanat dhe thirrja e ezanit, kisha dhe xhamia; në të njëjtin oborr; veç në trojet e mia”… Zëri i atdheut është dhimbje që këput zemrat nga rrëshqitja e valixheve, “largim i të rinjëve, të arsimuarve, drejt ajroportesh, stacioneve të botës”… Zëri i mrekullueshëm i Atdheut është pastërti mëngjesesh kur shkrep dielli e zbret shkelqim në male: ” i lartuar gjer në Kozmos, në yllin tënd gjigand, shumë vitedritë larg. I thirrur me emrin “ARBËR”, dhe satelitin e tij të përjetshëm; “ILIRJAN”.” Zëri më i mahnitshëm që vjen prej mijëvjeçarëve është i ruajtur “në gjoksin tënd kreshnik, në frymëmarrje nëne dashurie, në frymëmarrje ati gjigand; në Oshëtimë Pellazge, përjetësie…” Ndërsa tek poezia PËR “SHQYPNIN E LIR’ ” (Kushtuar At Gjergj Fishtës). poetja Zyra Ahmetaj i drejtohet poetit të madh “Me lahutë i lidhe malet, me kreshnikë ngrite kështjella; lidhe shekujt, nga më të lashtët; katërmbëdhjetë shekuj-legjenda…” Zëri i tyre është tek “zëri i Oso Kukës, trimave të Hotit dhe t’Nokshiqit, me gjithë trimat e jugut, për të drejtën e tokës shqiptare.” Zëri i tyre ishte edhe “Me Ismail Qemalin, firmosën “Pavarsinë e Shqipërisë”… Gjokset e tyre “pikojnë gjak prej coptimit, në Ulqin dhe Preshevë, Shkup, Tetovë dhe Çamëri fatzezë.” Malet i bien Lahutës e “Lahuta vazhdon të bjerë pa u ndalë, Lahutbërësit e gdhëndin përveç kokës së dhisë, shqiponjën, Gjergjat dhe Adem Jasharin”… Ndërsa tek poezia me titull DËSHIRA E SHËN TEREZËS: Kthimi në Shqipëri është dëshira më e çmuar për të, dëshira e fundit e saj; “trojet e mia i dua kaq fortë! të përshëndetem me rrezet e diellit, do të mbledh lule në të blertat livadhe, ti vëndos mbi varre, ku prehen prindërit”..Ndërsa në poezinë tjetër, “NËNË TEREZA, vetëm me dy vargje, e portretizon saktë dhe madhërishëm: -U zmadhua globi me dashuri nëne. U zgjerua hapsira me shenjtërimin tënd.. Në këtë libër frymëzimi poetik ndalet edhe tek poezia LEGJENDË SHQIPTARE (Dedikuar Ibrahim Rugovës), ku autorja gjënë fjalët më prekëse e më të dhimbshme, epitetet më të larta të përshkruaj këtë “ Urti , Legjendë Shqiptare… Në poezinë “KRISMAT, ZGJUAN LIRINË,” poetja paraqet madhështinë përballë: “Mizorisë së paparë, kundër një kulle; identitet vyrtyti, qysh kur ka mbirë lisi” ku shfaqet vigan: “Komandanti i përjetësisë, në këmbë, në Prekazin-legjendë… Ndërsa tek poezia “PUSHTET DINJITETI” dhe NË KËMBË, vargjet i kushtohen Ramush Haradinajt: “je vetë guximi, e drejta…” për t’vertetën që kërkon fuqi qëndrese, durimi dhe vëndosmërinë e fjalës që premton në mënyrë të prerë: “lirinë s’e lëmë (të hiqet) zvarrë”. “PRAP QËNDROJNË SI LISA T’BIM. Bijtë e një populli kreshniko – dardan ku: “krejt Kosova fushbetejë, Shpirtë-vigane, qëndron si malet e s’ua mposhti kush njëherë qëndresën e shpirtit, dinjitetin.”… Tek vargjet “KËNGË LIRIE” (Për Bilbil Breçanin) tregohen vetit e heroit: “Për folenë e Shqipes, i këndonte zemra” thotë poetja e “Ai s’mund ta linte pa e kënduar deri në fund këngën e lashtë të lirisë” ku gurët: “lëshonin zjarr mbi dhe; “Kur ka ra Kushtrim në Kosovë” Poezia “NDRIÇON ME KULTURË DHE VLERË” ( Për Agron Gjedinë) poetja i drejtohet drejtuesit kontributmadh të Shoqatës “Bytyçi“ me nderimin më të madh si burrë Bytyçi me plis dhe sojni. Kënga për heroin: “KOMANDANT T’KEMI MES NESH” vazhdon me dashuri dhe nderim për komandantin e pamposhtur që e ngritën në pjedestal shtatoren e tij me armë në dorë “Iljaz Kodra, vëllai ynë, përqafona të shuajm mallë!..prij në ballë të mbrojmë lirinë…! Të mbetet në kujtesën e zemrës dhe të shpirtit poezia për Prizrenin: “SA MIRË QË ERDHA” “Erdha në Prizren, gjeta vëllain, Arbrin e dashur…Në rrugë të kalldremta, (gjeta) një copë Korçë, një cope Çamëri, një copë Gjirokastër, rrugzbukuruara si qilim… gjeta shatërvan, me ujvarë-burimjete,… gjeta urën e dashurisë, të ndërtuar (qysh) heret… Gjeta gjithë Ilirinë, Erdha në Prizren… gjeta Kalanë si në Krujë, në Berat, Shkodër, Gjirokastër, Durrës, Dibër, Ulqin, Dimal, Medvegjë, Shpuzë, Petrelë… gjeta Shtëpinë e Lidhjes së Prizrenit…” më dolën përpara gjithë krentë e shqiptarisë që i drejtonte Imer Prizereni, Abdyl Frashëri, Sulejman Vokshi, Iljaz Pashë Dibra… “gjeta qiellin e shkruar me vargje poetësh, e gjeta legjendën-Ibrahim Rugova… “gjeta Dardaninë e lirë…” “Sa mirë që erdha! E gjeta Shqipërinë…” “MATI MBRETËROR”, është një tjetër poezi që duke dritësuar të vertetën, e merr djepin në Kishën tonë të Deçanit, e përmbushë fabulën e kerkesës që Nënë Vojsava, bijë dardane nga bjeshkët në veri që dergjet në Matin mbretëror, të Skenderbeut, Zogut, mbretit të poezisë së pare shqipe, nga shekujt që dimë, Pjetër Bogdani, i kërkon të na rrisë mbretër përsëri “… Poetja tek poezia “PA TAPI” denoncon intrigat dhe tjetersimet që bëjnë ata që don të na grabisin historinë: “Mjekërbardhë, shpirtëzinj, vijnë kolonë me priftërinj,.. i shtrijnë kthetrat n’troje të Arbrit… Kthenju mbrapa se ju djegim, gjallë e kemi Jakup Ferrin, jemi bijtë e Ali Pash Gucisë, nuk e l’shojmë pragun e shtëpisë!…Masakrat, zjarret, tmerret bëjnë apel tek poezia: “MOS HARRONI! Mos harroni, mos harroni, këto tmerre, këto lotë! Këtë botë mos e lejoni të na vrasë edhe sot…! Djemtë, trima të Dardanisë, të rrjeshtuar në UÇK, në ballë të luftës për liri…” Do këndojnë një epope… Poetja nënvizon tek poezia “ÇELËSI” faktin se gjuha dhe kultura jonë që kanë rrënjë të lashta, i kanë bërë nder botës (pasi shumë fjalë të gjuhëve të tyre kanë rrënjë të shqipës), apelon për ruajtjen në shenjtëri të drejtshkrimit dhe përdorimit të fjalëve tona “Rënkon gjuha e shkelqimit hyjnor, gjuha më e lashtë-Amë e të tjerave; i rëndohet fluturimi nënës Shqiponjë: – Kush na mallkoi që sot u zbehëm?!”?!… I këndon Zyra Ahmetaj tek poezia “DO TË MBYLLEN ATO PLAGË, me dhimbje dhe shpresa, Çamërisë: “Motërëmbla Çamëri; plagë plot dhimbje e shpirtit tim, do të vi një ditë aty, të mbështell me dashurinë… Ohhh, Nail Gjinika, o djalë, si të futën në furrë të gjallë,..?!! Nënë Sanie Bollato, e bukur, askujt s’i kishe bërë keq, pa mëshirë të dogjën trupin, në sy të djalit tënd, të shkretë… Përmes pyetjeve retorike tek poezia “VËNDI IM NUK ËSHTË VARREZË”, denoncon ata që e shesin vendin, lejojnë të ngrenë të huajt varre pa eshtra, veç për të patur “porta pushtimi”, ata që vrasin jetët e të pafajshmëve tanë “Pse i shisni tokë dhe det, pse harroni Çamërinë?!! Pse Tivari rënkon thellë, sa tronditë gjithë Ilirinë?!!! Poezia e saj u këndon me krenari dhe bukuri artistike, me plot epitete, fjalëmjaltë dhe hiperbola, miqve dhe mikeve të veta, talente të spikatur të poezisë, këngës dhe sidomos shpirtit të tyre të pasur me vyrtyte dhe mëmëdhetari, kontribute të larta për Atdheun si Iliaz Bobajt, Fran Ukcamës, “Anila Hoxha Gjermenit”,”Valbona Hykajt” Adivije Hoxhës, Arta Çelës, Zeqir Lushajt, Jahe Fidës, të ndjerit Xhelal Luca, të cilat do ti shijoni shumë kur ti lexoni… Gëzohet zemra e poezisë tek “SOFRA E GOLLAKUT” … “Ah moj Sofra e Gollakut, na “mbyte” në nostalgji… Poetja është një person i dinjitetshëm që qendisë vargje dhe rroba kombëtare, që i këndon jetës dhe dashurisë me vargjet plot ndjenjë dhe lirizëm…Ndihet mirë edhe në tema të tjera sociale dhe morale si tek poezia “DINJITET”, apo “BUZËQESHIM” ndaj poetja thotë “Buzëqeshja është bekim prej Zotit, lule e bukur, prej qiellit, dhuratë, është shprehje e denjë vyrtyti; rreze drite që të ndjek nga pas…” Dënohet “SHPIFJA” nga zemra e pastër e poetes: “Shpifja ta shpif; bashkë me atë ligj të lig…”, apo te poezitë “LULJA JETIME, I KAM FRIKË ARMËT, MBETËM PA UNIVERSITET. Përshtypje rreth librit “Zëri i Atdheut” të Zyra Ahmetajt. Në të gjithë librin kam gjetur drejtimet e zhvillimit artistik dhe ideor, atdhetar dhe shpirtëror, kombëtar dhe shoqërorë të shpërndara dhe të shndërruara në një harmoni të bukur dhe me vlera të theksuara njerëzore e njohëse, në të gjithë librin. Po kështu në çdo fjalë që kam shkruar për këtë libër, kam bërë përpjekje që t’u jap drejtimin e duhur pasi e kam gjetur kuptimin e nevojshëm të fjalëve, vargjeve, strofave dhe poezive të këtij vëllimi poetik. Në përgjithësi, përpjekjen më të përkushtuar e kam shtrirë pothuajse në të gjithë librin në mënyrë që të mos i mbetem borxh këtij libri që i ka marrë kohë dhe kujdes të madh autorës së palodhur dhe të talentuar, Zyra Ahmetaj. Duke patur parasysh se autorja e librit ka një përvojë në të shkruarit libra, duke ditur pregatitjen e saj me njohuri të shumta historike edhe prirjen atdhetare e kombëtare për ti pasqyruar faktet në mënyrë kronologjike, do të thosha që me raste ka rrëshqitur nga efekti emocional, i duhur poetik. Për poezitë e bukura, me tematikë të larmishme, me ngjyrime dhe figuracione letrare, me përmbajtje të pasur ideore, poetja është e nderuar dhe librat e saj priten me dëshirë nga lexuesit. I urojmë librit të poetes atdhetare Zyra Ahmetaj, një rrugëtim të suksesshëm në vëmendjen dhe interesin e lexuesit! I urojmë Zyra Ahmetajt arritje të qëndrueshme dhe të shumta në jetën artistike me kontribute të reja e të pasura letrare, thotë mes tjerash studiuesi Rexhep Hasani nga Bajram Curri(20.03.2022).

Skender Mulliqi : Programi nacionalist për 'botën serbe' është racizëm

Struktura e BE-së po e "mbron" Vuçiqin nga kolapsi përfundimtar, ku ai do të bëhej sërish ai që është në të vërtetë: askush dhe asgjë. Duket së bota perëndimore po e mban në iluzion “vlerën e dobishme” të tij , për të mbaruar ndonjë punë të mirë .

Por , është gati e pamundur që një ish kriminel lufte të bën një katarsisë të tillë. Pakti mes Vuçiqit dhe BE-së,të cilat ende po funksionojnë , si roje të fatit të tij në politikë,tani janë vetëm pjesë e një biografie të pistë dhe të errët .

Nuk është sekrete që në pushtetin e Serbisë janë idiotet e ndyrë dhe gjakpirësit. Vuçiq, Dodik, Vulin, Sheshel,Nikoliq, Daçiq etj, janë bërë tufë mizash të cilët po nuhasin në bythën e Putinit. 

 Lëvizja për “botën serbe”, është bërë fiksion në kokat e mykura të diktaturës në pushtetin e Serbisë. 

Është kjo ide fantazmagorike, një komb , një udhëheqës , një vullnet. 

Vuçiqi është bërë bari i mirë i tufës .Ka ngjallur iluzionet për një shtet të madh , që këto iluzione mund të zgjasin edhe pak. 

Ky mision serbomadh e shkatërrues për popujtë jo sllavë, do të demaskohet dhe shkatërrohet
 publikisht.

 Presidenti i Serbisë në këtë relacion , si zotues i “botës serbe” po sillet në mënyrë kaotike, nga frika së një ditë BE-ja do t’ia hedhë të gjitha të palarat në fytyrë. 
Struktura e BE-së po e "mbron" Vuçiqin nga kolapsi përfundimtar, ku ai do të bëhej sërish ai që është në të vërtetë: askush dhe asgjë. 

Duket së bota perëndimore po e mban në iluzion “vlerën e dobishme” të tij , për të mbaruar ndonjë punë të mirë .

Por ,është gati e pamundur që një ish kriminel lufte të bën një katarsisë të tillë.

 Pakti mes Vuçiqit dhe BE-së,të cilat ende po funksionojnë , si roje të fatit të tij në politikë,tani janë vetëm pjesë e një biografie të pistë dhe të errët .Nuk është sekrete që në pushtetin e Serbisë janë idiotet e ndyrë dhe gjakpirësit. Vuçiq, Dodik, Vulin, Sheshel,Nikoliq, Daçiq etj, janë bërë tufë mizash të cilët po nuhasin në bythën e Putinit.

 Këto miza gletuese serbe, Putin po i shfrytëzon, që ta studiojnë mirë ndjesinë e nuhatjes të anatominë të bythës së tij, e hiq më shumë. Vuçiq, ky alien mblodhi rreth tij një grup mjaftë të madh njerëzish më biografi kriminale e terroriste, të cilët ai po i udhëheq në një aventurë të rrezikshme politike. Ideja për “botën serbe” është racizëm që ka kaluar çdo përmasë. 

Janë këto logjika aventureske mendore në kozmosin e Vuçiqit dhe klikës së tij. Vulin ishte ai që ka nxjerrë në publik këtë ide të çmendur, dhe e cila nga kush vjen nuk është befasi. 

Kjo ide do të mbetet e pa realizuar si strukturë e destopisë për “Botën ruso-serbe”.

Kjo është ajo që po synon Rusia për të depërtuar në tërësi në jetën politike të Serbisë, që edhe ashtu po e dominon. Kjo është një lojë e budallenjve në pushtetin e Serbisë, të cilët po dëshirojnë më gjithçka të emitojnë Millosheviqin. 

Për Rusinë Ballkani është vetëm një hapësirë për zgjerim të ndikimit, pikë qendrore e dëshiruar e një krize lufte. 

Kjo Rusi dhe diktatori Putin janë të dobët, dhe mund të mbijetojnë vetëm nëse nuk ndalojnë së luftuari.

BC e pyet Kurtin pse u lanë të iknin nga Banjska terroristët në krye me Radojiçiqin

Kryeministri Albin Kurti ka folur për një podcast/dokumentar të BBC që u realizua për atë që krijoi vendimi i Bankës Qendrore me përjashtimin e dinarit nga përdorimi. 

 Kurti tha se institucionet financiare të Kosovës e kanë diktuar këtë dhe tha se kjo u bë me qëllim luftimin e financimit të terrorizmit. “Dinari i takon shekullit të kaluar dhe Millosheviqit , nëse Serbia e pëlqen dinarin neve s’mund të na imponojë. Ne duhet të dimë se kush po dërgon para, te kush dhe për çfarë qëllimi”. 

 Këtu Kurti foli për municionin e gjetur pas sulmit terrorist të Banjskës dhe tha se i gjithi ishte prodhuar në Serbi. 

 “Ata deshën një luftë të re, nuk ndodhi dhe ne ia dolëm të eliminojmë tre terroristë, por pasojat ishin se dhjetëra prej tyre arritën të iknin dhe sot janë në Serbi”.

 BBC: Pse i latë të iknin kur i kishte rrethuar? 

 “Ne kishim një perimetër të gjatë dhe të gjerë. Ne nuk deshëm që ndonjë nga plumbat e policisë tonë të përfundonin në manastirin ortodoks serb. 

Çmimi që ne paguam ishte fakti që ata ia arritën të ikin”.

 Gjithashtu, Kurti tha se serbët si minoritet në Kosovë kanë të drejtat “më të gjera” në Europë, përfshirë gjuhën serbe si gjuhë zyrtare, 10 ulëse të garantuara në Kuvend, etj.

 “Ajo çfarë kam bërë në këto tri vjet është ligjshmëri dhe kushtetutshmëri. 

Ne duhej të luftonim financimin e terrorizmit”. 

 Ai tha se minoriteti serb nuk është i rrezikuar nga qeveria e tij, por se ata s’i lë rehat qeveria serbe. “Shumica e komunitetit serb e pranojnë Republikën e Kosovës si vendin e tyre. 

Megjithatë, neve na duhet të parandalojmë Beogradin që t’i ngacmojë ata. 
Nuk ka rrezik nga qeveria ime për serbët e Kosovës.

 Ne s’mund të lejojmë që një individ apo grup të bëhet më u fuqishëm se shteti dhe shteti është për sundim ligji për të gjithë”.

Telefonatat nga Parisi e Berlini, Macron e Scholz i vendosin kushte të njëjta Kurtit për anëtarësimin në KiE

Liderët e Gjermanisë dhe Francës – dy shtetet hartuese të planit që çoi në Marrëveshjen e Ohrit – në dhjetëditëshin e fundit të prillit telefonuan kryeministrin e Kosovës për t’i kërkuar zbatimin e kësaj marrëveshje në tërësi dhe veçanërisht të ndërmarrë hapa konkretë dhe të shpejtë në drejtim të themelimit të Asociacionit. 

Kjo kërkesë u parashtrua në kontekstin e anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Europës para mbledhjes së Komitetit të Ministrave në maj ku pritet t’i jepet epilogu kërkesës së Kosovës për anëtarësim.

 Kancelari gjerman, Olaf Scholz, dje ka telefonuar kryeministrin Albin Kurti për t’i shpalosur qëndrimin e njëjtë si të Francës rreth zbatimit të pikës së Asociacionit para votimit të majit në Komitet të Ministrave.

Në fillim të bisedës, Scholz i ka shprehur mbështetjen për Kosovën në rrugën e saj drejt integrimeve europiane më pas kishte përgëzuar për vendimin për regjistrimin e tokës Manastirit të Deçanit dhe në fund, duke përmendur Këshillin e Europës, i ka kërkuar hapa konkretë për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. “Kancelari theksoi mbështetjen e Qeverisë Federale për integrimin europian të Kosovës dhe rikujtoi rëndësinë e dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe zbatimin e plotë të Marrëveshjes së Ohrit. 

Kancelari përshëndeti zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës për Manastirin e Deçanit. 

Ai nënvizoi rëndësinë e hapave konkretë drejt themelimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe nga autoritetet e Kosovës, edhe në kuadër të aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Europës”.

 Kancelari Federal dhe Kryeministri i Kosovës ranë dakord të vazhdojnë shkëmbimin e tyre të hapur dhe të orientuar drejt rezultateve dhe të mbesin në kontakt, tha kancelaria gjermane në njoftimin për bisedën mes Kurtit dhe Scholz. 

 Thuajse të njëjtën komunikatë kishte shkruar edhe Pallati Elysee për bisedën e 23 prillit 2024 mes presidentit të Francës, Emmanuel Macron dhe kryeministrit Albin  Kurti. 
 Po ashtu edhe Emanuel Macron i kishte thënë Kurtit se Franca ka mbështetje të palëkundur për pavarësinë e Kosovës dhe synimet e saj për t’u integruar në Bashkimin Europian.

 “Presidenti i Republikës [së Francës] përshëndeti zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për Manastirin e Deçanit. 

Megjithatë, ai nënvizoi rëndësinë që Franca i kushton, edhe në kontekstin e aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Europës, progresit të shpejtë dhe të pakthyeshëm në zbatimin nga autoritetet kosovare të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe”, kishte thënë Elysee.

 Për dallim nga Scholz, Macron kishte edhe një kërkesë për Kurtin për minoritetin serb të Kosovës. “Ai [Macron] kujtoi se mbeti i domosdoshëm organizimi sa më i shpejtë i zgjedhjeve të reja, me pjesëmarrjen e popullatës serbe”. 

 Por, paraprakisht Macron kishte shprehur keqardhje për dështimin e votimit për revokimin e disa kryetarëve të komunave në veri të Kosovës.

 Njoftimet e Kurtit në X rreth bisedave me liderët europianë dalluan pak. 

Albin  Kurti tha se presidentin Emanuel  Macron e kishte falënderuar mbështetjen e palëkundur të Francës, por tha se i kishte shprehur besimin atij se Kosova do të përkrahej në Këshill të Europës pa kushte të mëtejme. 

Ndërsa për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, Kurti, në telefonatën me Macron, tha se kishte insistuar që ajo të zbatohej në tërësi – një qëndrim i Kurtit sa herë që i kërkohej që pika për Asociacionin të “mbivendosej”.

 Megjithatë kur kërkesa iu shpeshtua, Kurti e dha zotimin për kancelarin Scholz se do ta zbatojë marrëveshjen e Ohrit.

 “Në një bisedë telefonike me Kancelarin Scholz i shpreha mirënjohjen për mbështetjen e palëkunudër të Gjermanisë për Kosovën dhe nënvizova shpresën që Gjermania do të mbështesë kërkesën tonë në KiE në linjë me rekomandimet e Asamblesë së Përgjithshme të KiE. 

Unë gjithashtu rikonfirmova zotimet tona për zbatim të plotë të Marrëveshjes Bazike”. 

 Kurti kishte zhvilluar një takim edhe me ndihmëssekretarin amerikan të Shtetit për Europën dhe Euroazinë, James O’Brien, gjatë qëndrimit të tij në Gjermani. SHBA nuk mund ta ndihmojë direkt me votë Kosovën në votimin e ministrave të Jashtëm të KiE, por qëndron në të njëjtën linjë me Gjermaninë dhe Francën rreth Asociacionit. “SHBA mbështet rrugën e Kosovës drejt integrimit euroatlantik. 

Për të shkuar përpara, ne duhet të zbatojmë zotimet e dialogut të lehtësuar nga BE, përfshirë progresin urgjent në Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Diskutova hapat pozitivë të nevojitur me kryeministrin kosovar Albin Kurti sot”, kishte shkruar O’Brien në X.

Prokuroria Speciale e ka ftuar në intervistë zëvendësministrin e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishin.


Lajmin e ka bërë të ditur vet Durmishi përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ku ndër të tjera ka shkruar se e kanë ftuar për nënshkrimin e kontratave për rrugën Prishtinë – Podujevë.


“Dëshiroj të ju njoftoj se kam pranuar një ftesë nga prokuroria speciale për intervistë me datën 8 maj 2024. Kur e mora ftesën mendova që më në fund po më ftojnë për të më pyetur për lëndën që e pata dorëzuar në prokurori speciale para gati tri viteve. Por jo, ata më kishin ftuar për nënshkrimin e kontratave për rrugën Prishtinë – Podujevë. Me gjasë dikujt po i pengon dinamika e punimeve në këtë projekt sepse gjithçka po ecën sipas planit”, ka shkruar Hysen  Durmishi.

Ai gjithashtu ka thënë se si Prokuroria Speciale fton një zëvendësministër për intervistim duke u bazuar në spekulimet e një operatori ekonomik.

Durmishi po ashtu tha se më datë 8 maj 2024 do të shkoj në Prokurori Speciale për të ju treguar që është i lumtur që është nënshkrues i kontratave për rrugën Prishtinë – Podujevë.

SOT NË VELANI U VARROS VEPRIMTARI ALI LAJQI (1955-2024)

Ali Lajqi u lind ne Malaj te Rugoves me 3 janar 1955. 
 Shkollen fillore e gjimnazin e kreu ne Peje dhe pas kesaj Fakultetin Filozofik ne Prishtine. 
 Qysh nga rinia e hershme Aliu ishte veprimtar i zjarrte i çeshtjes kombetare.

 Është ish i dënuar politik nga regjimi i Serbisë meqë ne vitin 1981 ai ka qene njeri nga organizatoret e prijesit e demonstratave studentore, për çka edhe ishte dënuar me 15 vite burgim. 

 Që nga viti 2001 deri në vitin 2007 ai ka qenë Kryetar i pare i zgjedhur i Komunës së Pejës, ndërsa nga viti 2007 deri në vitin 2010 deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës. 

 Në kohën e shpalljes së Pavarësisë së vendit ishte deputet nga Grupi Parlamentar i LDK-së.

 Ali Lajqi vdiq  më 28 prill 2024.Sot Ali Lajqi  u varros në Parkun e Herojve në Velani të Prishtinës më nderime ushtarake .Veprimtarët Hydajet Hyseni,Sali Lajqi na Peja e disa të tjerë ju shprehen ngushellime te sinqerta familjes Lajqi, farefisit, miqeve e kolegeve te të ndjerit.

Flori Bruqi

2024/04/29

Intervistë me shkrimtarin dhe publicistin, Sejdi BERISHA

Nga Prof. Dr. Fatmir TERZIU:

 NEVOJITET TË PËRKRAHEN KRIJUESIT, TË TRIMËROHET PENA E TYRE DHE FJALA E SHKRUAR TË BËHET THEMEL I VLERAVE, TË CILAT NJERIUN TONË E AFIRMOJNË DHE E DËSHMOJNË EDHE SI PJESË TË PANDARË TË KULTURËS, HISTORISË DHE TË SHKENCËS BOTËRORE



 …Ndoshta, duhet të merren si shembull, “Fjala e lirë” dhe gazeta „Albanian Post“ në Londër, të cilat tani e sa kohë po japin kontribut të veçantë në afirmimin e fjalës së shkruar dhe në informimin e opinionit për rrjedhat e jetës politike dhe shoqërore. Gjithashtu, këto dy asociacione tanimë të dëshmuara, kanë afirmuar dhe prezantuar qindra krijues, të cilët veprojnë gjithandej trojeve shqiptare por edhe në të gjitha vendet e botës. Përveç kësaj, pandërprerë afirmohen edhe vepra të shumta shkencore dhe historike, e po ashtu, u hedhin dritë shumë dokumenteve historike që deri me tash nuk kemi pasur rastin t’i shohim, as t’i shfletojmë e as t’i studiojmë… Punë të ngjashme përpiqen të bëjnë edhe shumë asociacione, siç është historikisht e njohur “Vatra” në SHBA, “Iliria” – New York, gazeta “NACIONAL”-Tiranë, “Gazeta e Alpeve”- Tiranë, pastaj edhe shumë gazeta të tjera të shkruara dhe elektronike dhe portale, duke mos komentuar cilësinë e tyre profesionale dhe as informative. Por, megjithatë, në rrugëtimin tonë të kohës më të re, kemi krijuar një bagazh, i cili përpos tjerash na detyron të ngarendim drejtë afirmimit të plotë të vlerave tona shpirtërore, kulturore, historike dhe shkencore, sepse, të gjitha këto janë ambasadori më i mirë i një kombi për t’i prezantuar të arriturat e veta dhe për t’i bërë ato pjesë të pandarë të kulturës, historisë dhe të shkencës botërore… _______________ Pyetja: Është një kohë që për shkrimtarin duket si një „mbyllje“ që shënon mundësi të reja të shfaqjes së mendimit të tij. Ku qëndron pena juaj në këtë kohë? S. Berisha: Krijuesit, respektivisht, shkrimtarët, pothuaj se në të gjitha kohërat kanë përjetuar „mbyllje“ mbase edhe ndrydhje të natyrave të ndryshme. Për atë, ata edhe gjithmonë kanë qenë më të „mbushur“, më të kujdesshëm dhe më të zjarrmishëm që mendimin e tyre opinionit dhe lexuesit t’ia sjellin si diçka që është e shenjtë, filozofi, ledhatim, dashuri, por edhe si qortim, i cili kujtoj se në të gjitha kohërat, në të gjitha veprat, në tërë krijimtarinë, thuaj se rri si provokim për ndërgjegjësimin e njeriut, për vetëdijesimin e komunitetit mbase edhe të kombit. Dhe, pikërisht për këtë arsye, prapa kësaj, njerëzorja sikur qëndron faktor i pangopur me tërë atë që njeriu e krijon dhe e zotëron… Pra, kujtoj se edhe në këtë kohë ka ngufatje por edhe amulli krijuese, që ndikon edhe në cilësinë por edhe në kuantitetin letrar, i cili, them se është shtuar dhe sikur bëhen gara vetëm sa për të bërë „letra të shkruara“, gjë e cila dëmton shumë. Për këtë „jurish“ krijues edhe të gjeneratës së re, kujtoj se duhet të kemi kujdes që vetëm cilësia të jetë promotor i vlerave dhe i nivelit krijues! Dhe tash, pena ime sikur është “pezmatuar” të ngre zërin, që krijuesi, shkrimtari, poeti dhe të gjithë njerëzit tjerë të kulturës të respektohen dhe mbështetën më shumë, që të trimërohet pena e tyre, që fjala e shkruar të bëhet themel i vlerave, të cilat njeriun tonë e afirmojnë dhe e dëshmojnë edhe jashtë trojeve shqiptare. E, në këtë drejtim, duke përjashtuar disa krijues të letërsisë që veprojnë brenda dhe jashtë trojeve shqiptare, kujtoj se kemi bërë shumë pak, ama shumë pak…! Krijuesi, vazhdimisht duhet t’i ngjajë kroit që nuk shteron por që edhe ujin kurrë nuk e turbullon Pyetja: Vitet pasojnë vitet dhe pena mbetet një shteg ku poeti sfidon ende, pikërisht këtu qëndron enigma e një talenti mjaft sublim? S. Berisha: Pikërisht që tani ndodhemi në një vrapim me plot mjegullina, krijuesi, këtë gjendje nuk duhet ta konsiderojë si luks të kohës së tij, por duhet pasur parasysh se me të vërtet poeti apo krijuesi, sfidon në të gjitha aspektet, por gjithnjë duhet pasur parasysh se në këto kohëra, duhet të jetë edhe njëfarë “pedagogu” i veprës dhe i vetvetes. Është e vërtetë se në këtë kohë, krijuesit të mirëfilltë, tek “dera” i trokasin mori temash, të cilat tani edhe është bukur vështirë por edhe mjeshtri intelektuale për t’i mbarështuar. Këtë po e theksoj, se krijuesit ende dhe gjithnjë duhet të angazhohen që të janë edhe udhërrëfyes, edhe kasnec i së mirës nëpër periudhat kohore dhe historike. Për këtë arsye, ndoshta jo rrallë, opinionit, shumë vepra u bëhen se janë një lloj rebusi që e mundojnë për të gjetur kënaqësinë dhe mesazhin e krijuesit dhe të veprës. Prandaj, edhe kështu “lind” edhe enigma krijuese, e cila shpesh është si “helm” për lexuesin, për ndërtimin e mendimit të drejtë filozofik, sociologjik dhe shkencor. Intelektuali, respektivisht krijuesi, vazhdimisht duhet t’i ngjajë kroit që nuk shteron por që edhe ujin kurrë nuk e turbullon. Këto gjëra na nevojiten si buka, sepse, shkapërderdhja krijuese por edhe e uniteti krijues, ende janë damkë që vështirë shërohet… Pyetja: Në një sfidë me kohërat ju keni trajtuar mjaft mirë kohën kur shkrimtarët i viheshin kundër shkrimtarit. Si e shpjegoni këtë për lexuesin, me një nga veprat tuaja? S. Berisha: Kjo pyetje që Ju e shtroni, pothuaj se në mënyra e forma të ndryshme është prezent tek të gjitha veprat e mia, qofshin ato me poezi, me eseje, në prozë, monografi dhe në dramë. Sindroma e smirës, sikur kombin tonë e ka përcjell gjithnjë nëpër të gjitha kohërat, pra, edhe në letërsi dhe kulturë. Si të mos ishte prezent një “epidemi” e tillë, jam i bindur se vlerat tona krijuese do të ishin pjesë me rëndësi e kulturës evropiane mbase edhe botërore. Se pse është prezent një sëmundje e tillë, këtë sikur askush nuk di apo nuk mundet dot ta shpjegojë. E pra, në këtë rast, ç’kuptim ka zilia, ç’kuptim inati, ç’kuptim kanë nëse mund të quhet kështu, “ndërskamcat”. Kjo nuk është asgjë tjetër, veçse, barrierat jo civilizuese dëshmojnë për mungesën e kulturës individuale dhe kolektive jo vetëm në fushën e letërsisë! Dhe, ndoshta ka peshë për t’i theksuar disa nga titujt e dyzetë e dy veprave të mia, të cilat vetëm me titull ironizojnë por ndoshta edhe mallkojnë tërë atë që i vë “iletin” kulturës, letërsisë, shkencës, mendimit të shëndosh dhe intelektual, e pse jo edhe fatit të të kombit, ato janë: “Shpërputhje kohe”, “Homazhe tek mendja”, “Vrasësi i gjumit”, “Freskia e pluhurit”, “Piramida e ironisë”, “Gjethet e hirta të zemërimit”, “Konflikti me vetveten” etj. Andaj, ndoshta të gjitha këto më detyrojnë ta shkruaj edhe një vepër, e cila do t’i ngjante vulës së mendimit krijues, por pa e bezdisur vetveten dhe askënd. Edhe pse, aty brenda do të ketë vullkan mendjeje, zemre e shpirti për rrugëtimin e jetës jo vetëm të krijuesit! Pyetja: Nëse ndodh të rikrijonit një vepër ku do të ndryshonit? S. Berisha: Po të mund të ndodhte kështu, shumëçka do të ndërroja, shumëçka do ta gjykoja duke shkruar ndryshe, respektivisht, duke e “përmirësuar” veprën, dhe kështu jo vetëm se do t’i bëja mirë krijimtarisë sime, por do ta relaksoja edhe vetveten dhe muzat, që edhe tash nuk më lënë gjumin ta bëj gjumë…! Por, fatmirësisht që nuk ndodhë kështu, sepse, jeta do të lëndohej, kurse, vepra, dihet se sikur i ngjanë lokomotivës që nuk mund të kthehet mbrapsht në binarët mbi të cilët është duke ecur. Nganjëherë më bëhet se veprat që janë shkruar nëpër vite, sikur u ngjajnë veglave të punës, të cilat duhet ruajtur si dëshmi në muze, dhe si të tilla e kanë edhe peshën e vetë kur lexohen dhe rilexohen! Pra, në veprat që janë shkruar përpara, kujtoj se nuk duhet ndërruar asgjë, pa marrë parasysh cilësinë dhe nivelin ndoshta jo edhe aq të lakmueshëm të tyre letrar dhe artistik, ngase, si të tilla e kanë atë tharmin e vlerave dhe peshën letrare dhe kulturore që ta detyrojnë thellësinë e studimit historiografik jo vetëm të vlerave letrare. Pyetja: Si qëndron raporti i krijuesve në tërësinë shqiptare? S. Berisha: Po, unë në njëfarë mënyre e theksova edhe diku më lartë, se sikur të kishim unitet të merituar dhe të nivelit, krijimtaria jonë letrare me ëndje do të pranohej dhe lexohej edhe në vende të shumta të Evropës dhe botës. Por, kjo, e them me keqardhje se në trojet shqiptare nuk ekziston ashtu si duhet dhe kërkohet. Këtë e dëshmon më së miri se në shkallë shteti nuk kemi asociacion institucional letrar as në Shqipëri, por edhe as në Kosovë. Është e vërtetë se atje veprojnë klube e shoqëri e shoqata të shumta, siç është po e zëmë, Lidhja e Shkrimtarëve të Kosovës, pastaj shumë klube letrare etj., por që, këto sikur veprojnë në mënyrë vetanake, dhe, deshe apo nuk deshe, ato e zvetënojnë apo mund ta ngadalësojnë krijimtarinë e mirëfilltë letrare, ose, atë e ngufasin në forma e mënyra të ndryshme. Në këtë aspekt, kujtoj se në nivel shteti duhet të themelohen asociacionet të cilat do t’i bashkonin krijuesit dhe shkrimtarët, të cilat do t’i mbështesnin krijuesit dhe krijimtarinë e mirëfilltë jo vetëm letrare. Në këtë aspekt, kujtoj se edhe manifestimet letrare, nëse mund të konsiderohen si të tilla, organizohen në shumë mjedise në mënyrë jo cilësore por ka edhe forma që nuk i thonë aferim krijimtarisë e cila vlen. Pastaj, të gjitha këto forma të aktivitetit letrar, ishte dashtë të mbështesin më shumë dhe t’i formojnë grupet letrare në shkolla e fakultete, sepse, prej atje dalin talentet, të cilët më vonë mund të bëhen krijues me famë. Me këtë dua të them, se, nuk duhet të punohet (edhe ashtu shumë dobët) vetëm për vetveten apo për udhëheqësin e klubit apo të asociacionit letrar, sepse, kjo paparashikueshëm dëmton vlerat krijuese dhe historinë e letrave kombëtare brenda përbrenda nesh. Pra, si edhe në fushat tjera shoqërore politike, edhe në kulturë dhe në letërsi, ende jemi shumë-shumë të shkapërderdhur. Uniteti i sinqertë dhe i vërtetë u mungon shqiptarëve, gjë e cila na kujton edhe të kaluarën historike të vendit tonë…! Pyetja: Ku ndryshon ajo që shkruhet dhe thuhet nga realiteti nëpër të cilin kalon shoqëria jonë? Sejdi BERISHA: Këtë më së miri e dëshmon situata dhe gjendja e tanishme aktuale në Shqipëri e në Kosovë! Por, ndoshta, po ashtu ndikon edhe “euforia” krijuese, të cilën, nëse vetëm pak e studiojmë rrugëtimin letrar dhe kulturor, një gjendje e tillë e lëndon dhe ka për t’i dëmtuar vlerat por edhe atë “urbanistikën” intelektuale, krijuese dhe historiografike. Dhe se, në këtë aspekt, e pranuam apo jo, edhe në fushën e krijimtarisë letrare janë duke u “krijuar me nguti” shumë vepra tek të gjitha gjeneratat, të cilat, sipër tërë kësaj nxjerrin kuantitetin, që padyshim se reflekton edhe në krijimtarinë e gjeneratave të reja, kur kemi parasysh se shumë krijues me përvojë po i trimërojnë dhe ngashënjejnë shumë të rinj që nga shkolla fillore, të bëjnë libra e që pastaj, mu ky veprim, shumë prej tyre do t’u shkaktojë dëm të pariparueshëm… Këto janë pra ato ndryshimet që u ngjajnë “murrlanit” krijues, që prapa lë dëme dhe pasoja. Por, kjo nuk do të thotë se e tëra është kështu, sepse, kemi shumë emra të rinj të cilët i kanë fillet e mira, por që duan mbështetje, këshilla dhe trimërim për rrugë të gjata të cilat bëhen pjesë e historisë kombëtare dhe letrare! Shkrimtarëve dhe krijuesve meritor t’u ndahen mirënjohje, dekorata dhe çmime deri sa ata janë gjallë, që ta shijojnë një “shpërblim” nga populli i vetë, nga atdheu, nga qyteti e vendlindja e tyre…! Pyetja: A e ndjeni se ka ardhur koha si kudo në botë që të bëhet thirrje e fuqishme për sponsorë të Kulturës dhe jo më të Politikës? S. Berisha: Kjo që pyesni Ju është problem i kamotshëm, bile edhe me vite e decenie. Për këtë arsye, krijuesit bëjnë vepra dhe i botojnë ato me mundin e tyre, me mjetet e tyre vetanake, bile, shumë krijues kryeneçë dhe këmbëngulës, veprat e tyre i kanë botuar dhe i botojnë edhe duke e ndarë kafshatën e gojës të anëtarëve të familjes. Kjo pra, nuk duket por është e tmerrshme dhe e mjerueshme. Pastaj, për ta bërë gati veprën për t’ia dhuruar lexuesit dhe opinionit të gjerë, shkrimtari shumë shpesh bëhet edhe “lypës” për të siguruar mjete për botimin e librit, kurse, jam thellë i bindur se çdo krijues që e boton çdo libër të ri, i duket mbase e konsideron si një fëmijë të tij. Kjo është e vërtetë dhe në të njëjtën kohë edhe e trishtueshme. Të gjitha këto, janë dëshmi se sa pak shoqëria u përkushtohet krijuesve dhe zhvillimit të mirëfilltë të letërsisë dhe jo vetëm të letërsisë. Andaj, kjo konsiston domosdonë që shoqëria shqiptare, organet relevante, si në nivel shteti ashtu edhe në atë lokal, të ndërrojnë qasjen ndaj vlerave shpirtërore, kulturore dhe letrare. Sepse, tabani kulturor dhe historiografik i një kombi dhe i një vendi është padyshim kultura, respektivisht krijimtaria letrare, e cila afirmimin kombëtar e shtrinë kudo nëpër botë, si rrënjët që i shtrinë trungu i rrapit dhe i ullirit…! Kështu, më të organizuar do të kishim me shumë Kadareja, krijimtaria e të cilëve do të ishte dritë e afirmimit kombëtar. Por, edhe kjo; por jo i tërë lavdërimi, afirmimi dhe vlera të ngelet dhe të mbetët e “tkurrur” në vetëm një apo dy, apo tre emra. Edhe kjo tregon mangësinë dhe kujdesin për afirmimin e krijuesve përgjithësisht! Në kuadër të tërë kësaj, është karakteristike se puna dhe vlera krijuese, shpeshherë bëhet në baza të njohjes dhe të miqësisë. Edhe kjo i shkakton dergjë vlerave shpirtërore, kulturore dhe letrare kombëtare. Po ashtu, duhet të flaket tradita që njerëzve meritor dhe krijuesve t’u ndahen mirënjohje, dekorata dhe çmime vetëm pas vdekjes së tyre. Kjo më duket se është e mjerueshme… Gjërat e tilla duhet të bëhen deri sa janë gjallë ata, që ta shijojnë një shpërblim, një mirënjohje apo një dekoratë prestigjioze nga populli i vetë, nga atdheu, nga qyteti e vendlindja e tyre…! Këto janë ato që e rëndojnë gjendjen dhe zhvillimin kulturor dhe letrar, dhe atë gjithnjë në vazhdimësi, e brenda këtyre, sikur ka zënë vend strukja e përgjegjësisë së faktorit shoqëror por edhe i organeve e institucioneve kulturore dhe letrare… Pyetja: Me librin a ka raporte të reja, apo ato nuk ekzistojnë fare? S. Berisha: Libri, siç e dimë të gjithë, është miku dhe pasuria më me vlerë që e ka njeriu për të krijuar kopshtin e lumturisë së diturisë dhe të shkencës. Por, këtë nuk e dinë apo edhe nuk duan ta pranojë shumica. Për këtë arsye, edhe raporti me librin, tek opinioni i gjerë e kam fjalën, edhe përpara por edhe tash është i mangët, apo edhe siç thoni edhe ju, nuk ekziston fare! Dhe në këtë, vetvetiu të imponohet, siç them unë “konflikti me vetveten”, por tash edhe me komunitetin e gjerë. Libri nuk është as kureshtje sa për t’u lexuar, por as edhe vetëm material shfrytëzues sa për të studiuar. Jo, librin duhet shikuar e trajtuar në shumë aspekte dhe analizuar e studiuar në shumë rrafshe, rrafshe këto që nuk janë vetëm të kulturës dhe letërsisë, por rrafshe të krijimit të vlerave shoqërore, politike, ekonomike, sociologjike, filozofike dhe u lidhet pastaj “vegza” në faktorin shkencë dhe komb! Por, kujtoj se edhe në këtë aspekt, shoqëria jonë ende është larg hapërimit me kohën! Andaj, ndoshta ka ardhur koha e momenti që duhet ta vlerësojmë kuptimin e një fundi, nga i cili duhet të mësojmë e të nxjerrim shumë përvoja. Edhe për këtë temë ka edhe shumë për të folur, por… Pyetja: Planet nuk janë thjesht një risi e shkrimtarit, po ju a keni një risi të tillë? S. Berisha: Po, në krijimtari nganjëherë nuk mund të bësh plane, sepse, ato për një çast mund të ndryshojnë nga shumë faktorë dhe nga rrethana të ndryshme. Ndërsa, unë tash kam bërë një rrugëtim bukur të gjatë, të cilit i kam dhënë “vulë” me librin “Njeriu ‘pa’ vendlindje” të mbërthyer në pesëqind faqe, e si dëshmi, përveç materialit të shkruar janë edhe afro katërqind fotografi e dokumente. Por, megjithatë, në këtë vit të kundërthënieve dhe të pa parashikimeve edhe shoqërore, botërore dhe shëndetësore, besoj, nëse arrij,… do ta botoj edhe një libër, dhe mendoj se titullin që e kam në mendje, në kokë, në zemër e në shpirt, i puthitet mirë: “Një copë hartë për atdheun tim”…! Ndoshta duhet të merret shembull, “Fjala e lirë” dhe gazeta „Albanian Post“, të cilat tani e sa kohë japin kontribut të veçantë në afirmimin e fjalës së shkruar dhe po ashtu, veç tjerash hedhin dritë në shumë dokumente historike, që deri me tash ndoshta nuk kemi pasur rastin t’i shohim, as t’i shfletojmë e as t’i studiojmë Pyetja: Sigurisht keni ndonjë mesazh për lexuesin tonë për „Fjala e Lirë“ dhe për revistën „Albanian Post“ në Mbretërinë e Bashkuar. Cili është mesazhi i juaj? S. Berisha: Unë, gjatë bisedës më sipër, thash se puna dhe pozita e krijimtarisë letrare dhe e kulturës përgjithësisht, ende nuk është në nivelin që duhet të jetë. I përmenda edhe shumë mangësi në aspektin e unitetit krijues, të mbështetjes së njëri-tjetrit, të bashkëpunimit të mirëfilltë dhe për shkapërderdhjen, e cila zvetënon punën dhe pengon edhe krijuesin, edhe krijimtarinë edhe afirmimin e mirëfilltë të vlerave në tërësi. E kjo, nuk ishte dashtë të ndodhë as përpara as tash dhe kurrsesi as nesër. Në këtë aspekt, mund të përmendim shumë qëndrime dhe mendime të krijuesve në periudhat dhe kohërat e mëparshme, si Konicën, Nolin, Dritëro Agollin, i cili me një rast kishte thënë se: “poetët nuk e duan njëri-tjetrin” dhe shumë të tjerë. Është e vërtetë se ka rezultate, por të cilat më shumë bëhen parcialisht dhe në mënyrë edhe vetanake, prandaj, bashkimi i mendjes dhe mbështetja e krijuesit ndaj njëri-tjetrit është më se e domosdoshme. Në këtë drejtim, në diasporë, krijuesit janë organizuar për ta thënë fjalën e vetë dhe për të bërë vepra, por edhe për ta bashkuar dhe për t’i dhënë fuqi kulturës, e gjithsesi për të mos u harruar kauza kombëtare, si në Suedi, në Gjermani, në Angli, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës e edhe ndonjë vend tjetër, puna e të cilëve është prezantuar në vepra të përbashkëta por edhe me vepra autoriale. Mirëpo, edhe në diasporë mund dhe duhet të punohet më shumë dhe në mënyrë më të organizuar. Ndoshta, duhet të merren si shembull, “Fjala e lirë” dhe gazeta „Albanian Post“ në Londër, të cilat tani e sa kohë po japin kontribut të veçantë në afirmimin e fjalës së shkruar dhe në informimin e opinionit për rrjedhat e jetës politike dhe shoqërore. Gjithashtu, këto dy asociacione tanimë të dëshmuara, kanë afirmuar dhe prezantuar qindra krijues, të cilët veprojnë gjithandej trojeve shqiptare por edhe në të gjitha vendet e botës. Përveç kësaj, pandërprerë afirmohen edhe vepra të shumta shkencore dhe historike, e po ashtu, u hedhin dritë shumë dokumenteve historike që deri me tash nuk kemi pasur rastin t’i shohim, as t’i shfletojmë e as t’i studiojmë… Punë të ngjashme përpiqen të bëjnë edhe shumë asociacione, siç është historikisht e njohur “Vatra” në SHBA, “Iliria” – New York, gazeta “NACIONAL”-Tiranë, “Gazeta e Alpeve”- Tiranë, pastaj edhe shumë gazeta të tjera të shkruara dhe elektronike dhe portale, duke mos komentuar cilësinë e tyre profesionale dhe as informative. Por, megjithatë, në rrugëtimin tonë të kohës më të re, kemi krijuar një bagazh, i cili përpos tjerash na detyron të ngarendim drejtë afirmimit të plotë të vlerave tona shpirtërore, kulturore, historike dhe shkencore, sepse, të gjitha këto janë ambasadori më i mirë i një kombi për t’i prezantuar të arriturat e veta dhe për t’i bërë ato pjesë të pandarë të kulturës, historisë dhe të shkencës botërore.

Terminologjia Ushtarake Flori Bruqi Fjalorët terminologjikë dhe termat ushtarake në gjuhën shqipe Leksiku dhe terminologjia ushtarake në gjuhë të ndryshme kanë shoqëruar në të gjitha epokat zhvillimet e shkencës e të teknikës ushtarake, tërë dukuritë ushtarake dhe janë pasqyruar në fjalorët përkatës. Si fjalor i parë i këtij tipi vështrohet fjalori i botuar në Londër më 1557 me autor Xhorxh Polmen me diçiturë: “të gjitha betejat më të dëgjuara që janë zhvilluar në shekullin tonë në gjithë botën si në det, ashtu edhe në tokë ….”. Pas këtij botimi numri i fjalorëve terminologjikë ushtarakë në gjuhë të ndryshme erdhi gjithnjë duke u shtuar. Në rrjedhën e kohës termat ushtarakë kanë pësuar ndryshime të vijueshme nga një epokë në tjetrën, në përputhje me dialektikën e zhvillimit të këtyre shkencave në kushte të caktuara politike dhe ekonomike-shoqërore. Në këtë rrugë është zhvilluar edhe terminilogjia ushtarake e gjuhës shqipe. Megjithatë, ajo ka veçoritë e saj. Vendi ynë është shkelur për një kohë të gjatë nga armiq të shumtë e nga më të egrit që ka njohur historia, si romakët, bizantinët, osmanët, serbët, grekët, austrohungarezët, italianët, gjermanët etj. Të gjithë këta pushtues kanë synuar ta zhduknin kombin tonë nga faqja e dheut dhe, për të realizuar këtë objektiv, në radhë të pare janë munduar të zhduknin gjuhën tonë amëtare, në këtë kuadër edhe leksikun e terminologjinë ushtarake, për të shuar çdo traditë luftarake të popullit shqiptar. Aq më tepër që në kushtet e pushtimit tek ne nuk ekzistonte ushtria e rregullt, institucionet e saj dhe letërsia ushtarake në gjuhën shqipe. Si pasojë, në gjuhën tonë hynë mjaft fjalë dhe terma ushtarakë të pushtuesve, veçanërisht termat ushtarakë të turqishtes dhe, nëpërmjet saj, edhe të arabishtes e persishtes. U desh puna e madhe dhe qëndresa e paepur e rilindësve dhe e brezave të mëvonshëm që të nxirreshin jashtë gjuhës sonë këta terma dhe të përtëriheshin termat ushtarakë shqip. Në rrugën e tyre shumë të vështirë, por të lavdishme rilindësit hodhën themelet e para të terminologjisë ushtarake në gjuhën shqipe. Për këtë ata u mbështetën në gjuhën e gjallë e të pasur të popullit dhe në mundësitë e gjera të shqipes për të formuar fjalë-terma me mjetet e veta. Megjithse edhe sot e kësaj dite ka ende ndonjë orientalizëm, që përdoret në terminologjinë ushtarake të shqipes, si bori, borizan, çizme, dylbi, fishek, fitil, hendeklidhje, top, xhep zjarri etj., në ndryshim me terminologjitë ushtarake të disa gjuhëve të tjera ballkanike, në gjuhën shqipe ata janë të papërfillshëm, ndonëse kanë qenë nga huazimet më të hershme e më të shumtat. Ato janë zëvendësuar me fjalë nga brumi i shqipes dhe pjesërisht me terma neolatinë. Pas Shpalljes së Pavarsisë më 28 nëntor 1912, kur u krijua shteti i ri shqiptar dhe Ushtria Kombëtare Shqiptare, në Shtabin Madhor të saj u ngrit për herë të parë në historinë e Forcave tona të Armatosura dhe në ato vite të vështira lufte e përpjekjesh, Komisioni i Terminologjisë Ushtarake. Ky komision në të cilin u aktivizuan personalitete me kulturë të gjerë ushtarake e gjuhësore, që zotëronin disa gjuhë të huaja dhe që njihnin mirë edhe gjuhën shqipe, si Mustafa Maksuti (Shehu), Kamber Sejdini etj., bëri përpjekje serioze dhe punë të lavdërueshme për krijimin e termave ushtarakë shqip dhe për shqipërimin e kufizave të ushtrisë, siç i quanin ata, sepse momenti historik e kërkonte që edhe në fushën e termave të kishin origjinalitet, mëvetësi, rilindje. Me përpjekjet e këtyre forcave filluan të hidhen bazat e një terminologjie të re ushtarake të gjuhës shqipe në kuptimin e vërtetë të fjalës. Në vargun e termave të krijuara prej tyre bëjnë pjesë komanda ushtarake, emërtime të pjesëve të armëve, të veprimeve me zjarr dhe të organizimit ushtarak si: gatitu!, qetësohu!, eja në radhë!, tetësh (për skuadër), tog(ë), tubë, trumbë (për kompani), griq (për batalion), sogorië (për regjiment), ushtrer (për gjeneral), deter (për admiral), epror, depror, gjilpërë, këmbëz (e shkrepjes), shënjestër, siguresë, klith (për bori) e klithtar (borizan) e dhjetëra të tjera. Në gazetën “Liria e Shqipërisë”, që botohej në Sofje, më 29 korrik 1913, në artikullin “Kufizat e ushtrisë” u botua një listë me 26 terma shqip-turqisht. Ndërsa në revistën “Zgjimi” të Korçës, në numrat 2 e 3 të vitit 1913, u botua një listë me 315 terma e togfajlësha terminologjikë ushtarakë. Në vitin 1916 në Konstanca (Rumani) u punua Fjalori i ushtrimeve ushtarake të emërtuar “Përvuajtjet vetmore” me 315 komanda dhe ushtrime stërvitore. Në Ushtrinë Mbretërore vijuan përpjekjet për pasurimin e mëtejshëm dhe kodifikimin e termonologjisë ushtarake. U botuan dy fjalorë të emërtuar: “Terminellogji ushtarake” (shqip-shpjegues-italisht dhe italisht-shqip) me 700 terma (Tiranë, 1932) dhe “Manual bisedimi me landë ushtarake” (shqip-italisht-jugosllavisht) me 1350 fjalë e shprehje (Tiranë, 1933). Gjithashtu në rregulloret dhe botimet ushtarake bashkëngjiteshin edhe lista termash ushtarakë. Në periudhën 1939-1944 në terminologjinë ushtarake u futën edhe terma të huaj, sidomos italianizma, që kanë të bëjnë me administratën, organizimin, teknikën, armatimin, detarinë etj., p.sh. akostim (për bregëzim), arrest (për ndalim), dragaminë (për minaheqëse), inkuadrohem (për rreshtohem), inkursion (për sulm i befasishëm), karikator (për krehër fishekësh), kolpo (për goditje), komanda tapa (për komandë e grumbullim-shpëndarjes së ushtarakëve), salutoj (për përshëndes), salva (për përshëndetje artilerie), korrier (për lajmëtar) etj. Por lindja e një ushtrie të re dhe e një arti të ri ushtarak në zjarrin e LANÇ-it solli edhe lindjen e zhvillimin e një terminologjie të re ushtarake. Në dokumentet e SHP dhe KP të UNÇSH, që kanë të bëjnë me drejtimin e veprimeve luftarake të formacioneve partizane, u përdorën shumë terma të rinj si nga forma dhe përmbajtja, sepse ata emërtonin dhe shprehnin nocione të reja të një ushtrie popullore revolucionare, krejt të kundërt me ushtritë pushtuese fashiste. Nga ana tjetër, angazhimi i gjerë i masave popullore në luftë për çlirimin e Atdheut dhe të përjetuarit e situatave luftarake prej tyre, bëri, si të thuash, që “gjuha” e UNÇSH të përvetësohej për pak kohë nga i gjithë populli ynë. Kështu hynë në lidhje terminologjike-semantike sistemore, u përhapën shpejt dhe u bënë masiv termat: aradhe partizane, bazë partizane, brigadë sulmuese, grup vullnetar, Komandë e Përgjithshme e Shtabit Madhor, luftim nate, luftim në qytet, zonë operative, plan operativ, rojë partizane, shiprt sulmues etj. Pas çlirimit UNÇSH u shndërrua në një ushtri bashkëkohore. Ajo u zgjerua me lloje forcash, armësh e shërbimesh të reja dhe u pajis me teknikë dhe armatime të kohës. U krijuan institucione ushtarake, shkolla e kurse kualifikimi për oficerë, u dërguan me qindra oficerë në ish-BS për t’u specializuar në profile të ndryshme, filloi botimi në shkallë të gjerë i letërsisë ushtarake, si rregullore, tekste mësimore, udhëzues, albume, revista, gazeta etj. Në vijim të traditës së mëparshme, u zgjerua shumë sasia e nocioneve dhe e emërtimeve ushtarake me terma që shënojnë: nocione të përgjithshme ushtarake, si: art ushtarak, betejë vendimtare, doktrinë ushtarake, e drejta e luftës, ligjet e luftës, mësymje e përgjithshme etj.; nocione dhe emërtime të organizimit ushtarak të FA: armatë, artileri tokësore (bregdetare, kundërajrore), bateri, batalion, brigadë, grupim, korpus etj.; mjete luftarake, armatime e municione të ndryshme: aeroplan, anije, automatik, autoblindë, flakëhedhëse, granatëhedhëse, nëndetëse, obus, raketë, silur etj.; njeriu që kryen një punë a funksion të caktuar në ushtri ose që përdor një armë a mjet të dhënë: anijedrejtues, aviodrejtues, fluturues, kufitar, nënujës, zhytës etj.; mjete teknike, pjesë të mekanizmave të armëve ose procese të ndryshme: antenë, bashkues, busull, djep luajtës, dhëmb ndalues, flakëshuese, mosshkrepje etj.; format ose mënyrat e ndryshme të luftimit: dinamikë e luftimit, dyluftim, kundërgoditje, kundërmësymje, kthesë luftarake, lidhje zjarri etj.; vendin e përqendrimit të forcave, e vendosjes së komandave: bazë nisjeje, brez mbrojtjeje, kryeurë, nyjë kundërtanke, pikëmbështetje, vendkomandë etj.; komanda e raportime ushtarake, përshëndetje ushtarake: armë mbush!, eja në radhë!, tek armët! etj.; cilësi e dinamizëm të veprimeve luftarake: aftësi mbrojtëse, befasi, dinakëri luftarake, manovrueshmëri etj. Terminologjia jonë ushtarake tashmë është formuar e funksionon si sistem. Qartësimi, diferencimi dhe saktësimi i nocioneve në këtë sistem është bërë shkallë-shkallë, nga një periudhë në tjetrën, në përputhje me zhvillimin e mendimit dhe të praktikës ushtarake shqiptare. Veçanërisht në fillim të viteve ’60-të të shekullit të kaluar u ndie e nevojshme të rivështrohej më gjerë dhe në mënyrën më tërësore gjendja e saj, madje nga autorë të veçantë u bënë përpjekje edhe për kodifikimin e pjesshëm të saj, duke hartuar dhe botuar dy fjalorë shpjegues për termat e artilerisë dhe termat taktiko-operativë. Këto përpjekje vijuan pa ndërprerje sidomos në vitet ‘80-të e në vazhdim. Krahas studimeve teorike në këtë fushë, në Akademinë e Mbrojtjes filloi puna e organizuar shkencore për përpunimin sistemor, shqipërimin dhe kodifikimin tërësor të terminologjisë ushtarake, duke i dhënë asaj fytyrë kombëtare. Për këtë qëllim u vol letërsia ushtarake nga rilindja deri në ditët tona dhe u ndërtua një kartotekë shkencore me rreth 200.000 skeda. Mbi këtë bazë, me komisione specialistësh e gjuhëtarësh, qoftë edhe nga autorë të veçantë, janë hartuar deri tani 25 fjalorë dy e shumëgjuhësh, që rrokin rreth 67.000 njësi terminologjike, prej të cilëve 22 janë në dorë të lexuesit ushtarak (shih listën) dhe 3 ende nuk janë botuar. Ndërkohë është punuar për hartimin e serisë së fjalorëve shpjegues të termave ushtarakë, por ende nuk kanë gjetur dritën e botimit për shkaqe financiare. Ky fond termash përbën një rezervë të konsiderueshme për pasurimin e mëtejshëm të Fjalorit të gjuhës së sotme shqipe në një ribotim të ardhshëm, sidomos me shkurtesa. Në Fjalorin e shqipes së sotme (2002) nga fusha e leksikut dhe e terminologjisë ushtarake janë përfshirë mbi 2.000 fjalë e terma, nga të cilat 700 fjalë shënuese dhe 1300 togfjalësha. Po ashtu janë botuar një varg artikujsh shkencorë për problemet e terminologjisë ushtarake në Revistat: “Gjuha Jonë”, “Studime filologjike”, “Perla”, ”Mbrojtja”, “Detaria”, në Revistën Ushtarake dhe në gazeta. Kësaj pune i ka prirë edhe studimi monografik “Terminologjia ushtarake e shqipes”, botuar në vitin 1993. Si rrjedhim i kësaj pune të kryer, mund të themi me bindje se termimologjia ushtarake e shqipes ka marrë fizonomi të plotë kombëtare dhe pasqyron në vetvete të gjitha zhvillimet që kanë ndodhur në fushën e mbrojtjes dhe të modernizimit të FA. Megjithatë, puna e bërë deri tani për shqipërimin e saj nuk duhet vështruar si detyrë e përfunduar. Terminologjia jonë ushtarake ka ende në përbërje terma të huaj të panevojshëm, që vijojnë të përdoren si sinonime të termave të rinj të shqipëruar; ka gjithashtu edhe ndonjë term të papërshtatshëm. Aty-këtu vihen re edhe ngurrime nga disa organe e kuadro të veçantë për të përdorur terminologjinë ushtarake shqipe dhe normën e njësuar të saj. Pastaj, krahas huazimeve të mëparshme të panevojshme e plotësisht të zëvendësueshme me fjalë të shqipes, vitet e fundit në terminologjinë tonë ushtarake vërehet depërtimi i anglicizmave vend e pa vend dhe prirja e shtimit të tyre (si fusha më e ndikueshme në kuadrin e NATO-s), madje edhe e neolatinizmave të tjerë nëpërmjet anglishtes. Të tillë janë, p.sh. brifing (për instruktim, trajtesë informim), fidbek (për 1. rikthim, 2. lidhje e kundërt), impakt (për 1. ndikim, 2. goditje), lidership (për udhëheqje, drejtim), lider (për drejtues, udhëheqës), kamping (për fushim), menaxhim e menaxher (për administrim e administrator), staf (për shtab, organ, ekip), implementoj (për zbatoj, realizoj, përmbush), task force (për forcë operative), e shumë të tjerë, si dhe të neolatinizmave: interaktivitet e interoperativitet (për ndërveprim), komunalitet (për përbashkësim a njësim i modeleve të armatimit), obligim(për detyrim), primar (për parësor a në plan të parë), operacional (për operativ), aset (për mjete e pajisje), atraktiv (për joshës, tërheqës), alokim (për ndarje e fondeve), prioritete (për përparësi), duel (për dyluftim), prezencë e prezent (për prani e i pranishëm), komponent (për përbërës), superioritet (për epërsi), konfuzion (për pështjellim, rrëmujë), rezistencë (për qëndresë), influencoj (për ndikoj), marr në konsideratë (për marr parasysh), fleksibël (për elastik), multinacional (për shumëkombësh-e), inflitrim (për depërtim, ndërfutje), eksfiltrim (për dalje nga rendimi i luftimit). Këta terma e shumë të tjerë që po futen pa kriter në ligjërimin e përditshëm, në dokumentet e rëndësishme zyrtare e sidomos në organet e shtypit ushtarak, nuk janë as ndërkombëtarizma, as të karakterit teknik e teknologjik për të cilat do të mund të ndihej nevoja në terminologji, si b.f. radar, sonar, lazer, kompjuter, internet, bit etj.. Kjo dukuri shpegohet me faktin se oficerët shqiptarë vitet e fundit kanë kryer në nënyrë masive dhe vazhdojnë të kryejnë në kuadrin e NATO-s akademitë e shtabeve të larta dhe kurse disamujore të anglishtes në SHBA, Kanada, Angli, Francë, Holandë, Itali, Greqi dhe Turqi. Të ndikuar nga trysnia e anglishtes, të cilën oficerët tanë e përdorin dendur në takimet e shpeshta dhe në stërvitjet e parbashkëta të NATO-s në territorin shqiptar dhe në shtetet partnere, dhe duke mos njohur mirë gjuhën shqipe, ata futin në masë anglicizma në terminologjinë ushtarake të shqipes (shumë më tepër nga ç’qenë futur dikur rusizmat në vitet ’50, ’60-të të shek. XX) dhe ushtrojnë trysni për përdorimin e tyre me pretekste nga më të ndryshmet. Kjo trysni dhe konceptet e shtrembra lidhur me terminologjinë ushtarake kombëtare, çka është një hap prapa lidhur me punën e bërë, siç u referua më lart, përbëjnë një dukuri negative, që duhet mënjanuar sa më parë nga institucionet mësimore, shkencore dhe administrative të Ushtrisë sonë. Kërkesa për një normë të përcaktuar e të njësuar është themelore për terminologjinë ushtarake. Në kohën tonë terminologjia ushtarake e shqipes po merr gjithjnjë e më shumë karakter të qëndrueshëm, të përcaktuar. Megjithatë, në disa raste ajo paraqitet ende e lëkundshme, e panjësuar. Kjo është një dukuri krejt e papëlqyeshme në terminologji, veçanërisht në terminologjinë ushtarake, ku kërkohet përpikëri e lartë në të gjitha format e komunikimit. Çdo luhatje në këtë fushë është me pasoja. Prandaj ajo duhet ngulitur e zbatuar me rreptësi në tërë veprimtarinë ushtarake të FA. Për t’u dhënë zgjidhje problemeve dhe pyetjeve që lindin në këtë fushë të terminologjisë dhe për të mbikëqyrur zbatimin e normës termiologjike në të gjitha botimet ushtarake, një rol të rëndësishëm ka luajtur edhe shërbimi këshillimor terminologjik i Ushtrisë. Prania e një sasie mjaft të madhe njësish leksikore të shkurtuara përbën një nga tiparet më karakteristike të leksikut dhe të terminologjisë ushtarake. Shkurtesat gjejnë një përdorim të gjerë në ligjërimin e ushtarakëve, sidomos në dokumentet që hartojnë, ku kërkesa e shkurtesisë dhe e ngjeshjes (dendësimit) së informacionit është mbizotëruese. Kjo shpjegohet si me zhvillimin e lartë të teknikës së informacionit në kohën tonë, ashtu edhe me vetë natyrën e karakterit dinamik të veprimeve luftarake, të cilat zhvillohen me shpejtësi të madhe e të rrufeshme, ku ekonomizimi i kohës dhe fshehtësia e drejtimit dhe e zhvillimit të tyre marrin rëndësi të veçantë. Prandaj mbledhja, sistemimi dhe studimi i ligjësive të ndërtimit dhe funksionimit të shkurtesave ushtarake është domosdoshmëri në këtë fushë. Të gjithë fjalorët terminologjikë ushtarakë që janë botuar gjer tani, janë pajisur me shtojca të shkurtesave përkatëse. Gjithashtu është botuar një fjalor i shkurtesave dhe akronimeve të NATO-s në gjuhën shqipe (1999) me 8.000 shkurtesa e akronime. Nisur nga dinamika e zhvillimit të fondit leksikor, e ndryshimeve në përmbajtjen kuptimore të termave, e mënyrave dhe e mjeteve të formimit të tyre, e klasifikimit të termave të huazuar dhe e rrugëve të ndjekura për shqipërimin e tyre, mund të përcaktojmë edhe prirjet kryesore në zhvillimin e sistemit të terminologjisë ushtarake në kohën tonë, siç janë: prirja drejt përsosjes së sistemit të tanishëm të kësaj terminologjie, e cila në rrafshin gjuhësor çon në kufizimin e mëtejshëm të dukurive negative të shumëkuptimësisë (polisemisë) dhe të sinonimisë, d.m.th. të dysorëve terminologjikë; prirja e forcimit të simetrisë në mes të tipave fjalëformues; kjo duket mjaft mirë në fushën e formimeve me parashtesa të kundërkuptimshme e mohuese dhe me temat përbërëse antonimike (p.sh. gjoksmbrojtëse-shpinëmbrojtëse, flakëhedhëse-flakëshuese etj.); prirja drejt sintetizmit, që pasqyrohet sidomos në formimet me ndajshtesim (me parashtesa e prapashtesa) dhe me kompozim (bashkim temash) që janë rrugët kryesore për pasurimin e terminologjisë ushtarake me vetë mjetet e shqipes; prirja për të ngritur në terma fjalë të leksikut të përgjithshëm dhe, anasjelltas, kalimi i shumë termave ushtarakë në leksikun e përgjithshëm si rezultat i përdorimit të tyre edhe jashtë sferës ushtarake, çka flet më së miri për bashkëveprimin dhe lidhjet e ngushta të terminologjisë ushtarake me gjuhën e përgjithshme letrare. Nga analiza e bërë për terminologjinë ushtarake dhe nxjerrja e përfundimeve të përgjthshme për gjendjen e tanishme e prirjet e zhvillimit të mëtejshëm të saj, mund të përcaktojmë edhe disa detyra për të ardhmen, siç janë: -Të thellohet puna për pastrimin e vijueshëm të kësaj terminologjie, sidomos nga anglicizmat, duke vijuar hartimin e fjalorëve terminologjikë të llojeve të forcave, të armëve dhe shërbimeve dhe duke bërë përpjekje sistematike për të ngritur më tej cilësinë e tyre. -T’i kushtohet vëmendje e veçantë studimit të problemeve teorike që dalin lidhur me njësimin (standardizimin), bashkërendimimin dhe shqipërimin e termave, me ndërtimin e funksionimin e sistemit të shkurtesave dhe hartimin e fjalorëve përkatës, me ballafaqimin e sistemeve terminologjike etj. -Puna për terminologjinë ushtarake duhet të vijojë pa ndërprerje. Model për këtë na shërben veprimtaria praktike e Agjencisë së Terminologjisë Ushtarake të NATO-s në Bruksel, ku për çdo miratim termi të ri bëhet mbledhje plenare e Komitetit të Përfaqësuesve të të gjitha shteteve pjesëmarrëse në NATO dhe pastaj pothuaj çdo vit bëhet njotimi zyrtar në formë broshure për heqjen e termave të papërshtatshëm dhe vendosjen e termave të rinj. Si në çdo fushë tjetër të jetës, të shkencës dhe të teknikës, edhe në ushtri ndodhin vazhdimisht ndryshime, futen në zbatim metoda, teknika e taktika të reja, prodhohen armë e mjete luftarake të sofistikuara e nga më të përkryerat, të cilat kanë terminologjitë e tyre. E kjo terminilogji e re që do të futet në ushtri dhe që do të zgerojë më tej sistemin e nënsistemet e saj, është e nevojshme të ndiqet, të skedohet, të studiohet dhe të futët në fjalorët përkatës terminologjikë, të cilët do të pasurohen e do të ribotohen përsëri në të ardhmen. Prandaj është detyrë e përhershme e organeve dhe e institucioneve ushtarake që, në bashkëpunim të ngushtë me sektorët përkatës të Institutit të Gjuhësisë e të Letërsisë, të ndjekin hap pas hapi dinamikën e zhvillimeve në këtë sferë të terminlogjisë së sotme shqipe. -Të vijojë si edhe deri tani ndjekja e kurseve dhe e seminareve të përvitshme të terminologjisë së NATO-s, ku ne jemi të ftuar vazhdimisht, si dhe dhënia e leksioneve të termonologjisë sonë ushtarake në institucionet mësimore e shkencore të Ushtrisë.

Flori Bruqi  Leksiku dhe terminologjia ushtarake në gjuhë të ndryshme kanë shoqëruar në të gjitha epokat zhvillimet e shkencës e të tekn...