Posts

Showing posts from January, 2014

Që prej shekujsh rron e thëna: "Qengj’ i urtë pi dy nëna". (Cikël poetik dhe fabula nga Ferit Lamaj)

Image
Ferit Lamaj u lind në Korçë më 6 janar 1955. Kreu studimet e larta për gjuhë-letërsi shqipe në Tiranë. Lamaj është nje nga fabulistet me te mire shqipetare. Ka publikuar 60 libra, në faqet e të cilëve renditen mbi 3500 fabula. Disa nga titujt e librave: “Në verë dhe në dimër”; “Në kopshtin zoologjik”; “Tosi me fustan”; “Kush e hëngri mjaltin?”; “Gjelkokoshi zgjon derrkucin”; “Bilbili dhe gjinkalla”; “201 fabula”; “Dhelpra doganiere”; “Dhelpra e Trojës”; “Kafshët flasin”; “Bubi, beci dhe kaleci”; “1111 fabula”; “Papagalli pinguin”; “Një deve pranë Eifelit”; “Derri me tri këmbë”; “Fabula erotike”; “Gërvisht e gërvisht”; “Mikrofabula”; “Lakuriqi lakuriq”; “Miss Dhia”; “Mbreti xhuxh”; “Gici dhe polici”; etj.

Fabulat e Ferit Lamajt janë përkthyer e botuar në disa gjuhë: anglisht, frëngjisht, spanjisht, italisht, greqisht e rumanisht. Krijimtaria e tij është ekranizuar në albume fabuleske nga TV shqiptar, nën interpretimin e aktorëve Kadri Roshi, Margarita Xhepa, Lazër Filipi e Roland Trebic…

Enkeleda Ristani - Dashuria ime eshtë tjetër (Cikël poetik)

Image
Ka lindur ne Fier ne 13 gusht 1974.Ka mbaruar shkollën fillore e të mesme po në Fier.

Oregjina e saj është nga Përmeti.Që në fëmijërinë e saj të hershme poezia dhe letërsia kanë qënë dhe mbeten pasioni i saj i jetës.





Poezitë e Enkeledës bien në sy, për botën e madhe shprehëse dhe temat e fuqishme të marrdhënieve shpirtërore. Poezia për mikën time   Enkeleda Ristani është  dashuria e saj ,ndërsa vargjet jane shfrim  sublim i shpirtit të saj të njom rinor !

TI QESHE

Ti qeshe ate nate,
Me dhembe e buze lebyrur
Kafshuar kishe Dashurine.

Ti qeshe ate nate,
Pendimi ishte arratisur
Në brigjet e nje ishulli, pa kthim.

Ti qeshe ate nate,
Marrezia, i kishte zene vendin Miresise
Së pafuqishme per te luajtur kukafshehtas.
Ti qeshe, me zgerdhimje vrastare, ate nate
Une, qaja, me te fundmet lote-gjaku
Të zemres – shperbere.


ANIJA E SHPRESËS

U ngjita ne anijen e Shpreses
Kur dallget coptuar ma kishin shpirtin ,
Frymemarje - gajasur, zemer - plasur
Vdekjen kerkoja ne perqafim.

Grabitqaret goje - hapur turrur ishin
Mbi k…

NGA AGJENCIONI FLORIPRESS: NESËR PROTESTOHET KUNDER KRYEPESHKPIT JANULLATOS

Image
Njoftohet të gjithë të interesuarit se protesta kundër Kryepeshkopit Grek të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisëorganizohet ditën e Martë, me datë 28 janar 2014, në oren 5 e 30 pasdite. Adresa e grumbullimit dhe protestimit është kjo: 

FORDHAM UNIVERSITY  2900 Southern BLVD  Bronx, NEY YORK 10458 -------------------

Nga Agjencioni Floriprss

Me emërimin e Janullatosit si kryepeshkop i Shqipërisë, edhe Patriarkati shkelte tri dispozitat e shenjta që ai vetë kishte caktuar: a) Shkeli vendimin e tij me të cilin kishte ngarkuar Janullatosin si ekzark për rimëkëmbjen e KOASh-it dhe të sinodit të saj, pa marrë pëlqimin e qeverisë shqiptare. b) Në kundërshtim me kanonet e saj shekullore Patriarkati Ekumenik i Kostandinopojës duke emëruar A. Janullatosin si kryepeshkop mori vetë përsipër në mënyrë abuzive detyrën e sinodit të shenjtë të KOASh-it. c) Në kundërshtim me “Tomin” e vitit 1937 dekretoi emërimin për kryepeshkop të Shqipërisë, A. Janullatosin, një prelat që nuk ishte shqiptar as për …