Agjencioni floripress.blogspot.com

2016/01/28

Nga: Denisa Ruzi - 80 vjetori i Kadaresë, UET nxjerr në treg një libër për shkrimtarin

Në 80 vjetorin e lindjes së shkrimtarit Ismail Kadare, Universiteti Europian i Tiranës i propozon Ministrisë së Arsimit që të themelojë bursën Kadare për të tërhequr në Shqipëri studentët e huaj.

Propozimi u bë gjatë prezantimit të librit “Kadare ne letrat franceze” nga ky universitet, ndërkohë që UET ka hapur edhe qëndrën e studimeve te letërsisë shqipe me emrin e shkrimtarit të madh.
Në kuadër të 80 vjetorit të lindjes së shkrimtarit Ismail Kadare Universiteti Europian i Tiranës ka botuar librin e Viola Isufaj “Kadare në letrat franceze”. Libri shoqërohet me një parathënie të Gazmend Krasniqit që sjell në vëmendje marrëdhëniet që poetika e Kadaresë ka me poetikën e vendeve te tjera:

Viola Isufaj: “Në pjesën e parë prezantohen 3 tregime të shkruara, të rikrijuara nga tre shkrimtarë bashkëkohas francezë. Pjesa e dytë ka të bëjë me studimin e Dorontinës në kolegjet franceze.”

Për presidentin e UET Henri Çili ky libër ashtu si e gjithë vepra e shkrimtari Kadare ka rëndësi të veçantë për identitetin tonë kombëtar.

Çili ka përfituar edhe nga prania e zëvendës Ministres Nora Malaj për ti propozuar Ministrisë së Arsimit të themelojë bursën “Kadare” për të tërhequr studentët e huaj të studiojnë në vendin tonë:

Henri Çili: “ Këta bursistë do ishin ambasadorë të kulturës shqiptare kudo në botë. Një bursë Kadare do i bënte shumë nder shtetit shqiptar, shoqërisë shqiptare dhe do të ishte vërtetë një investim kulturor afatgjatë.”

Duke qënë se ky vit është quajtur viti i Kadaresë UET ka menduar të çelë për herë të parë edhe qëndra e studimeve te letërsisë shqipe “Kadare”, drejtues i së cilës do të jetë Gilman Bakalli:

Gilman Bakalli: “Vendosim një theks korrektues për të treguar se si mund të bëhet një kritikë letrare e cila nuk synon ta shkatërrojë autorin por të merret me veprën e tij dhe të na ndriçojë ato pjesë të errta të librit.”

Pak ditë më parë Akademia e Shkencave i dërgoi një letër Komitetit të NOBELIT në të cilën propozon shkrimtarin Ismail Kadare për çmimin e madh të letërsisë. Ndërkohë për 80 vjetorin e Kadaresë janë planifikuar një sërë aktivitetesh.

Shkrimtari Ismail Kadare, një letër për qytetin “e çuditshëm” në 80 vjetorin e lindjes

1


Në përvjetorin e tetëdhjetë të lindjes së tij, shkrimtari Ismail Kadare i ka dërguar një letër qytetit të lindjes, Gjirokastrës. Vetë shkrimtari nuk do të jetë në Gjirokastër për ceremonitë e organizuara me rastin e 80-vjetorit të tij, por me anë të një letre dërguar kryetares së bashkisë, Zamira Rami, Kadare shpreh falënderimet për qytetin ku ka kaluar 17 vitet e para të jetës, qytet i cili, siç shprehet ai, i ka dhënë gjithmonë më shumë sesa ajo çfarë ka dashur t’i japë ai

E nderuara zonja kryetare e Bashkisë së Gjirokastrës,

Në pamundësi për të qenë midis jush për arsye që nuk varen prej meje, do të doja që, me anë të kësaj letre t’ju shprehja gjithë falënderimin tim, gjithë emocionin dhe, pse jo, mallëngjimin për ftesën tuaj të fisme, për të qenë pjesëmarrës në një ngjarje të gëzueshme, që lidhet me jetën time, më saktë, me shtatëmbëdhjetë vitet e para të saj.

Mendoj se jam i besueshëm në qoftë se do të them se jam përpjekur të ruaj marrëdhënie të përhershme me qytetin tim të lindjes, duke pasur bindjen në këtë rast, se ajo çfarë kam dashur t’i jap ka qenë gjithmonë më e paktë se ajo që më ka dhënë ai.

E dashur zonja Rami,

Ju drejtoni bashkinë e qytetit, që në adoleshencën time më ka pëlqyer ta quaj të çuditshëm. Me këtë cilësim, lidhej, me sa dukej, pamja e tij e pazakontë dhe ndërlikimet, që mendja ime s’i kapte dot.
Që një grua e re si ju, do të drejtonte një ditë qytetin me hije të rëndë mesjetare, kjo do të përbënte një nga befasitë e tij të radhës. Pa dashur të zgjatem, do të shtoja se këto befasi ngjanin shpesh të vështira, por ato sillnin me vete fat.Duke ju uruar gjithë të mirat dhe duke përshëndetur nëpërmjet jush gjithë bashkëqytetarët e mi, ju përqafoj.


Paris, 25 janar 2016.                                            Ismail Kadare

ZANA DAUTI :CIKËL POETIK (8 POEZI)

1

ATY , KU KOHA HUMBI NJË DASHURI 




Aty ku jeta me perplasi,
destinacioni yt te jete aty,
nese do gjesh gjurme dashurie,
kthehu dhe njehere ,perseri.
Nese ka mbetur ende shpres,
ne ato rruge ku dikur shkele,
portret i mbetur ne zemer,
thesar i pazbulur,ngele.
"Ndjeje eren kur perkedhel,
gjithcka qe une lash per ty,
nese bota do rrotullohej,
prap,diku do i gjeje ata sy"
Une humba,,,mes kohes...
Koha,,,humbi nje dashuri.





2

ZANA 
... Dhe e pyes veten serish
Ku mbeti bota, s shoh njeri ?? 
Kur digjet shpirti behet prush, 
Vetem leter , laps dhe nje gote vetmi .. !!






3


FSHIVA PLUHURIN S'MBAJTA ZI !!


Kompozova simfoninë e parë ,
Atëherë kur lotova për ty ,
Veç shpirti e di ç’ka parë ,

Ndaj e quajti simfoni …


Nuk lotova un' jo ,
Por lotoi shpirti për ty ,
Mbi tastierën e harruar ,
fshiva pluhurin s’mbajta zi !

Mbi letër s’kalit shkronjën e thinjur të plakur
Dhe notat mbi tastier lëshoj ,
Simfoninë e jetës time ,
Duke shkruar kompozoj …




4

KUR LOTI ZBRET NGADALË




Kur loti zbret ngadalë ,
mos kërko ti preshë udhën
ai zbret nga shpirti i vrarë

kërkon t`më njomë buzën,


Kur shpirti lëshon ofshama,
nxjerr dufin përvëluar,
zemra çirret nga brenda
e shpon dhimbja e mallkaur,

Nëse jam zbehur e tretur,
mos mendoni se kam vdekur!
dhimbja m`i përpiu fjalët,
prandaj po kërcas dhëmbët,

Nëse syri mbylli qepallën
loti zbret i përvëluar
shpirti 


5

SI NJË VEGIM  



Sa të largëta mbetën ditët kur ti vije 
Buzë detit përplasen valët heshtur 
Me valën shuhen ato fjalë dashurie 
E refleksesh venitet jotja e qeshur

Ra muzgu dhe nata po zbret ngadal
Yjet si xixellonja e dehën sonte qiellin 
Me argjend hënë e shkruajta një fjalë
Ajo ves mëngjesi u kthye me diellin




6


SHPIRTI I NJË SHQIPONJE  


Mesa duket,

u linda me forcen , shpirtin e nje shqiponje,
e kam ne gjak ,
te ngrihem dhe kurre mos te gjunjezohem...
Pak uje,
pak gjelberim ,
dhe egzistoj kur te shoh ngado.. 
Ngre peshen e gjithe botes ,
me te vdekur e te gjalle mbi supe,
mesoj te flas gjithe gjuhet e botes,
po per ty ...?
nuk gjej dot fjale....jo....


'Nent vite pa ju  pare ..pa jua degjuar zerin ..pa ju te shtrentit e Mi .
Me Mungoni sa me ther shpirt  Prinderit e im ..'

7

GJUMI LETARGJIK


Sa do doja me zëmrën tënde të qëndroja ,
Bashkë me shpirtin të dremisja ..,
Sa do të doja më dhemje të mos kish ,

Dhe vdekja të vdiste e unë mos të vdisja !

Sa do të doja pranë të t'kisha ..,
Pranë zjarrit të oxhakut të qëndronim ,
Në ëndrrat e fjetura të trokisnim ..,
E nga gjumi letargjik ti zgjonim .

Sa do të doja nga syt lotët të ti fshija ,
Jashtë.. borë gjethe e acar ,
Unë brënda zemrës tënde tik- taket ti ndihja ,
Dhe dimrin e ftohtë ta bënim behar...



8


...DO SHKOJ DHE VETË

-Në vdeksh ti, dhe unë do vdes,
e në jetofsh, jetoj dhe unë.
E dashura, e imja shpresë
të duhemi veç pak më shumë!

-Nëse ti ikën ,do shkoj dhe vetë
në varr me ty e shtrenjta shpresë.
Se veç me ty qëndroj në jetë
ndaj ti mos vdis, që të mos vdes!

Përgatiti: F.Bruqi

Ja kush janë çetnikët e rinj serb !!!!


Kryeçetniku serb Vojisllav Sheshel kërkon ndërprerjen e bisedimeve me Kosovën deri në formimin e Asociacionit


Image result for vojislav seselj

Kryeçetniku dëshiron kokat e shqiptarëve 


Kryetari i Partisë radikale serbe (SRS) Vojislav Sheshel ka deklaruar sot në Beograd se nuk duhet biseduar me Prishtinën derisa të mos zgjidhet çështja e Asociacionit të Komunave serbe

Image result for vojislav seselj
Ja kush janë çetnikët e rinj serb 

“Është i pakuptimtë vazhdimi i bisedimeve në Bruksel për çështjen e Kosovës derisa të mos plotësohen disa kushte. 

Image result for vojislav seselj


Së pari, delegacioni serb nuk guxon të lëshojë pe lidhur me Asociacionin e Komunave serbe”, ka thënë ai, njofton agjencia serbe e lajmeve Beta.
Image result for vojislav seselj
Çetnik i përbetuar kundër kroatëve,muslimanëve dhe shqiptarëve:Vojisllav Sheshel 

Ai ka shtuar se partia e tij nuk do të njohë asnjë marrëveshje Beograd – Prishtinë dha ka dënuar Gjykatën Kushtetuese të Serbisë e “cila nuk ka pasur forcë që të merret me këtë problem por ka thënë se marrëveshjet janë të natyrës politike e jo juridike dhe se ajo nuk është në kompetencën e saj “.
Image result for vojislav seselj
Çetnikët e përbetuar kundër kroatëve,muslimanëve dhe shqiptarëve:
Vojisllav Sheshel  dhe Vuk Drashkoviq 


Ai ka përfunduar se Serbia duhet të insistojë vazhdimisht që të respektohet Rezoluta 1244 e KS të KB-së për Kosovën.

Image result for vojislav seselj

Çetnikët serb :Vojisllav Sheshel dhe Kapetan Dragan ,që ndiqet nga Gjykata Speciale për krime lufte  ndaj kroatëve në Kroaci-Zagreb


Image result for vojislav seselj
Voisjllav Sehel ushtar i ish Armatës jugosllave(JNA)

Image result for vojislav seselj

Image result for vojislav seselj
Çetnikët që shafrosën shumë popuj:Sllobodan Millosheviq dhe Vojisllav Sheshel
Image result for vojislav seselj
Çetnikët e Serbisë janë të njajtë -ata janë në thelb racista dhe nuk e ndryshojnë politikën ndaj Kosovës shtet - në Be.

Flori Bruqi

Alparslan Celik, njeriu për të cilin Rusia dyshon se e ka vrarë pilotin e aeroplanit të rrëzuar rus SU-24, gjendet në Turqi .Nuk u frikësohem rusëve

Njeriu që e ka vrarë pilotin rus: Nuk u frikësohem rusëve (Foto)
Alparslan Celik, njeriu për të cilin Rusia dyshon se e ka vrarë pilotin e aeroplanit të rrëzuar rus SU-24, gjendet në Turqi, raporton agjencia turke e lajmeve DHA.
“Nuk frikësohem aspak”, ka deklaruar njëri nga udhëheqësit e luftëtarëve turkmen në Siri.
“Po luftojmë për fenë tonë... Do të vazhdojmë të luftojmë deri në pikën e fundit të gjakut”, ka shtuar Celik.
Inteligjenca ruse e ka etiketuar Celik, si njeriun që e ka vrarë njërin nga pilotët e aeroplanit SU-24, derisa po zbriste në tokë me parashutë në territorin e kontrolluar nga luftëtarët turkmen.
Madje, Celik ka bërë të ditur se së shpejti do të kthehet në Siri, dhe se nuk i frikësohet çfarëdo hakmarrjeje të mundshme nga shërbimet e inteligjencës ruse.

Mimoza Kusari Lila kritikon ashpër Behgjet Pacollin dhe distancohet nga AKR

Mimoza kritikon ashpër Pacollin dhe distancohet nga AKR (Video)
Ndonëse mban ende postin e zëvendëspresidentes në Aleancën Kosova e Re, Mimoza Kusari Lila nuk ka kursyer kritikat për këtë parti duke theksuar se ajo ka dështuar në reformën e saj.
Në emisionin ‘Republika’ me Dardan Gashin Kusari Lila ka thënë se ajo vet është distancuar nga aktivitetet e kësaj partie, duke thënë se si parti ka dështuar në reflektimin pas humbjes.
Kusari madje ka deklaruar se reformat është e vështir të arrihen nëse kryetari Behgjet Pacolli udhëton kaq shpesh jashtë vendit.
‘Megjithatë në vazhdimësi largimi fizik i tij dhe mos qëndrimi i tij në Kosovë i ka shkaktuar këto ciklet e pasojave të vazhdueshme që janë krijuar si rrjedhojë, hajde në Kosovë qëndro me partin në formë të vrullshme mbajë diçka dhe mungesë konsistencës njëjtë ka qenë edhe deklarata për kthimin e tij në parti dhe menjëherë tani hypi aeroplanit edhe shko diku tjetër’ është shprehur Mimoza Kusari Lila 

Mimoza kritikon ashpër Pacollin , dhe distancohet nga AKR ja :
https://www.youtube.com/watch?v=i5_TgDMps7w



Fitim Dika : Sueddeutsche Zeitung për 80 vjetorin e Kadaresë: Njëri ndër shkrimtarët më të mëdhej të botës bashkëkohore

Sueddeutsche Zeitung për 80 vjetorin e Kadaresë: Njëri ndër shkrimtarët më të mëdhej të botës bashkëkohore
Autori dhe shkrimtari më i njohur shqiptar, Ismail Kadare, fituesi i një sërë çmimesh ndërkombëtare, nuk ka kaluar pa u vënë re nga mediat gjermane me rastin e 80 vjetorit të lindjes, 28 janar.
"Ai është zëri i literaturës së patriotizmit shqiptar. Vendi i cili asnjëherë nuk ka fituar çmimin NOBEL, pretendtin kryesor e ka Ismail Kadarenë, që sot mbush 80 vjet," shkruan prestigjiozja gjermane sueddeutsche.de. "I lindur në Gjirokastër, ai është njëri ndër shkrimtarët më të mëdhej të kohës sonë. Me lloj-llojshmërinë e zhanreve, miteve dhe paragjykimeve ai e ka futur Shqipërinë në literaturën botërore."
Kadare me romanet dhe punën e tij ka fituar çmime të shumta. Duke përfshirë edhe çmimin ndërkombëtarë Man Booker, shkruan radioja kulturore gjermane.
"Kadare si shkrimtar përshkruan dhe pasqyron fatin e atdheut të tij", shkruandeutshlandradiokultur.de.
Në fund gazeta tjetër gjermane, lokalkompass.de, tregon tematikat e disa romaneve më të njohura të tij, si "Gjenerali i ushtrisë së vdekur", "Kronikë në gur", "Ura me tri harqe", "Prilli i thyer", duke potencuar se ai është pjesë e realizmit magjik. "Ai ka studiuar literaturë në unversitetin prestigjioz, Maksim Gorki, Moskë, ndërsa çmimi më i madh i fituar prej tij është në 2005, International Booker Price, Londër me vlerë 85.000 euro."
Librat e Kadaresë janë përkthyer në më shumë se 30 gjuhë. Shumica e veprave të tij janë të përkthyera edhe në gjuhën gjermane nga Joachim Röhm.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...