“Die Zeit”: BE t’i ofrojë Kosovës një marrëveshje punësimi


Papunësia dhe varfëria mbesin një sfidë afatgjatë. Mungesa e zhvillimit ekonomik të vendit është minuar në një masë të madhe nga tranzicioni i dhimbshëm si pasojë e shekujve nën pushtuesit shekullorë.

Bashkimi Evropian duhet t’u siguroj kosovarëve një migrim të rregullt të punës.
Gazeta gjermane “Die Zeit” i ka dedikuar një artikull zhvillimeve të fundit rreth emigrimit të kosovarëve në vendet e Bashkimit Evropian. Aty thuhet se emigrimi i shqiptarëve të Kosovës në Evropën Perëndimore vjen edhe si rezultat i vështirësive ekonomike me të cilat po përballet shteti më i ri evropian. Sipas të dhënave të Kombeve të Bashkuara, rreth 17 përqind e popullsisë jetojnë në varfëri ekstreme (me më pak se 0,94 euro në ditë) dhe 45 përqind prej tyre jetojnë në varfëri absolute (me më pak se 1,42 euro në ditë). Papunësia në mesin e mbi 70 për qind të të rinjve është rreth 40 për qind.
Kosova vuan ende si pasojë e sundimit pesëshekullor osman, por edhe nga pasojat e margjinalizimit ekonomik nën regjimin e Sllobodan Millosheviqit (1987-2000). Në anën tjetër, Kosova ka një rritje të caktuar të popullsisë, rritje e cila është e vështirë të ndiqet nga zhvillimi ekonomik. Shkalla e rritjes natyrore të popullsisë në vitin 2012, sipas Komisionit Evropian, ishte 11,3 persona për 1.000 banorë – duke qenë njëherit më e larta në Evropë. Kosova ka popullsinë më të re në tërë kontinentin e vjetër. Vendi ka 30.000 të sapolindur në vit. Është vështirë të krijohet një numër i kënaqshëm i vendeve të punës në një vend që ka një territor sa një e treta e Belgjikës?
Sipas vlerësimeve të institucioneve financiare ndërkombëtare, për t’u përgjysmuar numri i të varfërve deri në vitin 2020, nevojitet një rritje e bruto prodhimit të brendshëm prej rreth shtatë për qind në vit, kurse investimet e huaja direkte duhet të kapin shumën prej 1.5 miliardë euro në vit. Kosova aktualisht ka një rritje prej vetëm 2,5 për qind (2014), ndërsa investimet e huaja janë të rralla.
Në mesin e sfidave të tranzicionit të cilat ndikojnë në varfërinë në vend janë edhe mungesa e zbatimit të ligjit, korrupsioni dhe krimi i organizuar. Reformat e udhëhequra nga BE, OSBE dhe shumë organizata joqeveritare ndërkombëtare nga viti 1999 ende nuk kanë bërë që të jetësohet një administratë publike e efektshme në Kosovë.
Anketa të ndryshme kanë treguar se qytetarët e Kosovës kanë qenë jashtëzakonisht të kënaqur me institucionet politike, përfshirë Kuvendin, Qeverinë, gjykatat dhe administratën në kohën e shpalljes së pavarësisë. Ndërsa pakënaqësia e tyre i ishte adresuar policisë, doganës dhe gjykatave. Më 2012, Gjykata Evropiane e Auditorëve në raportin e saj kishte thënë se ndihma e misionit të Bashkimit Evropian në Kosovë, në fushën e sundimit të ligjit, nuk ka qenë mjaft e efektshme dhe se angazhimi i BE-së në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në vend ka qenë fare pak i suksesshëm.

Comments

Popular posts from this blog

Legjenda e Mujit dhe Halilit

Ese për Vitin e Ri