Posts

Showing posts from June, 2016

Perkujtohet ne Detroit 72 vjetori i masakres me cjerezore kunder popullesise came

Image
SHQIPTARO-AMERIKANET PER CESHTJEN CAME  Nga i derguari i Albdreams.net ZEF PERGEGA      Shqiptaro-amerikanet u mbodhen se bashku per te perkujtuar spastrimin e pare etnik ne Europe te ndodhur mbi popullsine came ne trojet e veta nga bandat e armatosura te qeverise greke. Organizata Cameria me qender ne Detroit ne bashkepunim me publicistin Zef Pergega, organizuan me  26 qershor 2016 nje Akademi perkujtimore kushtuar genocidit te tmerrshem  mbi camet e pafajshem 72 vjet me pare, inicur nga politika shoviniste greke. Aktiviteti, si deshmi historike dhe si kujtese kombetare qe te mos shuhet e te mos harrohet nga brezat deri ne zgjidhjen e plote, u zhvillua ne Teqen Bektashiane ne Detroit, ne kete vater fetare e atdhetare qe prej vitit 1954, kur ajo hodhi themelet e bashkimit te emigranteve nga Baba Rexhepi. Salla e kultures ishte e stolisur me flamujt e Amerikes dhe te Shqiperise si dhe nje foto ekspozite ku vihej ne pah me foto masakrat greke mbi camet si dhe fotot e ndryshme pasqyroni…

Prefiksi telefonik i Kosovës po bllokohet nga Serbia

Image
Që nga 1 marsi, Kosova duhej të kishte në pronësi kodin telefonik +388, gjithnjë sipas marrëveshjes së Brukselit për telekomin. Bazuar në këtë marrëveshje, Austria ka aplikuar në emër të Kosovës që në fillim të këtij viti për marrjen e kodit në Unioni Ndërkombëtar të Telekomunikacionit. Ky institucion është duke punuar që kodi të jetë në pronësi të Kosovës, ndonëse nuk jep shumë informacione për vonesat. Sanjay Acharya, Shefi i Zyrës për Media dhe Informimit Publik, në ITU i ka thënë Tribuna Channel përmes postës elektronike se sapo kodi telefonik për Kosovën të jetë finalizuar do të njoftohet të gjitha palët. “Kur kodi të ndahet nga ITU do të botohet në buletin dhe në ueb faqen e ITU, siç bëjmë zakonisht. Publikimet bëhen nga data 1 deri me 16 të çdo muaji”, ka thënë Acharya. Por, procesin po e pengon Serbia. Shteti fqinj po kërkon që rrjeti i operatorit mobil të përkohshëm të ketë 155 stacione bazë në gjithë Kosovën. Në bazë të marrëveshjes për telekomin operator

“Çmenden” mediat greke, raportojnë për memorandumin e Shqipërisë së Bashkuar

Image
Mediat greke kanë raportuar për paralajmërimin e memorandumit për jetësimin e Shqipërisë së Bashkuar mes Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar dhe Listës për Shqipëri Natyrale. Ideatori i Listës për Shqipëri Natyrale, Koço Danaj dhe ideatori i Lëvizjës për Shqipëri të Bashkuar, Tahir Veliu kanë njoftuar se më 16 korrik në Prishtinë, do të nënshkruhet Memorandumi i Bashkëpunimit mes Listës për Shqipëri Natyrale dhe Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar,raporton lajmiexpress.net.

Objektivi kryesor, siç vuri në dukje është bashkimi i të gjithë shqiptarëve në një shtet kombëtar, për këtë qëllim të dy lëvizjet kombëtare do të hartojë një strategji kombëtare, raportojnë mediat greke.

Gavriç: Hyra në Kosovë me eksploziv, nuk më kontrolloi askush

Image
 80 times
I akuzuari për terrorizëm Sllobodan Gavriç tha në gjykimin e tij se automjeti nuk iu kontrollua kur hyri në Kosovë me eksploziv.
"Gjatë hyrjes në Kosovë nuk më është kontrolluar automjeti, ndërsa unë kam hyrë në Kosovë me letërnjoftim të Serbisë," tha Gavriç gjatë paraqitjes së mbrojtjes së tij në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

Gavriç që po pretendon se materien shpërthyese e solli në Prishtinë për ta shitur, tregoi se derisa qëndronte në Hotelin “Grand” eksplozivin e kishte me vete.

“Derisa kam qëndruar në ‘Grand’, materia-eksplozivi ka qenë me mua,” tha Gavriç. Gavriç më tutje tregoi se 12.219 kilogramët e eksplozivit të llojit PETN që iu zunë në makinë në Prishtinë në dhjetor të vitit 2014 i kishte marrë 10 ditë para se të vinte në Kosovë.

“Këtë masë e ka sjellë një mik-Zhelko Todoroviq me qellim që t’i ndihmoj për shitje në Kosovë,” tha Gavriç. Ai përsëriti edhe sot se nuk ishte hera e parë që me këtë masë shpërthyese erdhi në Kosovë.

“Unë në Kosovë kam ardhur…

Rrëfehet 11-vjeçari nga Prishtina, që ka lexuar mbi 100 libra

Image
Përmes një rrëfimi një 11-vjeccar nga Prishtina ka treguar se kohën e lirë e kalon duke lexuar libra. Besfort Spahiu, sapo ka përfunduar klasën e pestë, pranë shkollës fillore “Hasan Prishtina”, në Prishtinë.

Teksa tregon për librat që ka lexuar me plotë dashuri dhe pasion, vërehet se nxënësi nga Prishtina ka arritur të krijojë një diapazon të njohurive. Ai me entuziazëm thekson se numri i librave që ka lexuar deri në këtë moshë, jashtë literaturës obligative shkollore, ka kaluar numrin 100.

"Tash e kam përfunduar klasën e pestë me sukses të shkëlqyer (me krejt pesa). Nuk dua të jem modest, por jam i dalluar në klasën time për arritjet në mësime. Shpresoj shumë se do të vazhdoj kështu”, ka thënë Besforti në rrëfimin e tij për Telegrafin.

Ai ka theksuar se kënaqësinë e vërtetë e gjenë duke lexuar; romane, enciklopedi dhe libra të tjerë që kanë përmbajtje sidomos historike dhe filozofike. "Tash së fundmi i kam përfunduar dy Enciklopedi: Enciklopedia ime e parë – në të cilën f…

Policia malazeze largon tabelat e vendosura në kufi nga Vetëvendosja

Image
 78 times Policia malazeze ka hequr flamurin shqiptar dhe një tabele me mbishkrimin “Mirësevini në Republikën e Kosovës”, të cilat ishin vendosur në vijën kufitare me këtë vend. Lëvizja Vetëvendosje ishte ajo që i vendosi dje për të treguar se ku është kufiri i Kosovës duke e demantuar marrëveshjen e demarkacionit të nënshkruar mes Kosovës dhe Malit të Zi, raporton portali malazez CDM. Këto karakteristikat të Kosovës janë vendosur dje, dhe Ministria malazeze e Punëve të Brendshme njoftoi se tabela dhe flamuri ishin vendosur në “territorin e Malit të Zi, në mes të kalimit kufitar”. “Deputeti i Vetëvendosjes, Fisnik Isamilji në faqen e tij në Facebook ka thënë se: “Kjo pikë është kufiri i vërtetë në mes të Kosovës dhe Malit të Zi, ku ne, Deputetët e Republikës së Kosovës, e vendosëm këtë shenjë, e cila është 8 km prej pikës ku gjindet policia e Kosovës dhe 2 km nga ajo e Malit të Zi. 

Ne vazhdojmë ta kundërshtojmë faljen e tokave të Kosovës me çdo kusht.”

Mediat turke: ISIS sulmoi aeroportin e Stambollit!

Image
Të shtëna me armë zjarri pranë një parkingu si dhe dy shpërthime kamikaze në terminalin e Aeroportit “Ataturk” të Stambollit, janë dëgjuar mbrëmjen e kësaj të marte, ndërsa ministri turk i Drejtësisë Bekir Bozdag flet për të paktën 28 të vdekur e rreth 60 të tjerë të plagosur mes pasagjerëve që prisnin të udhëtonin.

Automjete të shumta emergjencash shkuan menjëherë në vendngjarje, ndërsa periferia e aeroportit u bllokua për mjetet e tjera. Mësohet gjithashtu se janë ndaluar edhe linjat e metrove që të dërgonin në këtë aeroport.

Sipas dëshmitarëve në vendngjarje, taksitë e ndodhura aty kanë transportuar të plagosurit për në spitalet më të afërta, për të marrë ndihmën e parë mjekësore. Ende nuk dihen përgjegjësit e shpërthimeve.

Turqia ka përjetuar disa raste shpërthimesh gjatë muajve të fundit, të cilat janë lidhur me kurdët apo me militantët e Shtetit Islamik. Mes tyre rasti i Stambollit që pati për objektiv turistët, por edhe shpërthime në rajonin Juglindor me shumicë kurde që kanë shën…

Iniciativa e gjeneral Ramush Haradinajt për Betejën e Kosovës tronditë Serbinë

Image
6 times “Është evidente se në mungesë të historisë së tyre disa nga shqiptarët dëshirojnë ta përvetësojnë historinë serbe. Tashmë e kemi të qartë se sa e rëndësishme ka qenë që Kosova të jetë pjesë e UNESCO-s. Paramendojnë se çfarë do të ndodhte po të ishte (pjesë e UNESCO-s), atëherë e gjithë historia serbe përnjëherë do të shndërrohej në histori të njëfarë Kosove dhe atëherë manastiret do të bëheshin të njëfarë Kosovës”, ka thënë Vulin. Ministri për Punë, Punësim dhe Çështje Sociale në Qeverinë e Serbisë, Aleksandar Vulin ka deklaruar sonte në veri të Kosovës se “disa shqiptarë në mungesë të historisë së tyre dëshirojnë ta përvetësojnë historinë serbe”. Kjo deklaratë e Vulin vije si reagim ndaj iniciativës së kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili ka kërkuar ngritjen e një lapidari në Gazimestan në nderim të heronjve shqiptarë që kanë marrë pjesë në Betejën e Kosovës, transmeton lajmi.net. “Është evidente se në mungesë të historisë së tyre disa nga…

Diana Bunjaku/Gecaj: Shpend Ahmeti të jap dorëheqje!

Image
Bajram Gecaj zëvendës Ministër në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal, përmes një postimi në rrjetin social facebook, ka kërkuar nga Shpend Ahmeti që të jap dorëheqje. “I dhashë vetes të drejtë të shkruaj për këtë temë shumë të ndjeshme, pasi kaluan ditët e të pamës në shtëpinë e cila humbi tragjikisht dy fëmijë dhe pasi konsideroj se kaloj aq kohë sa të mendojmë për këtë çështje esull e pa tepri emocionesh. Humbja tragjike e jetës së dy fëmijëve, pos tjerash, është edhe rezultat i drejtpërdrejt i mos reagimit në kohë dhe mos reagimit të drejtë të institucioneve komunale të Prishtinës. Dorëheqja e Gjelal Sveçlës është pranim i kësaj përgjegjësie, prandaj si e tillë kjo më jep të drejtë të konstatoj se ajo nuk është e mjaftueshme as moralisht, as institucionalisht. Nuk është, sepse fajësia për mos reagim adekuat dhe në kohë është e gjerë dhe shumë përfshirëse, sepse tragjedia është shumë e madhe dhe absurde. Si e tillë, kjo çështje nuk duhet dhe nuk mund të përmbyllet vetëm …

Beqir SINA New York /SHBA: Përkujtohet 72 Vjetroi i gjenocidit grek ndaj popullsisë çame

Image
Organizata Shqiptaro Amerikane “Çamëria”, në SHBA, ka organizuar akademi, në kuadër të kësaj date përkujtimore, ku përkujtohen genocidi dhe terrori grek kundër popullsisë çame Dje, më 26 qershor, në qytetin e Taylor - në Michigan(SHBA), është përkujtuar genocidi grek kundër popullsisë shqiptare të Çamërisë. Ka qenë Organizata Shqiptaro Amerikane “Çamëria”, në SHBA, ajo që ka organizuar këtë akademi, në kuadër të kësaj date përkujtimore, ku përkujtohen genocidi dhe terrori grek kundër popullsisë çame. Në kuadër të këtij aktiviteti përkujtuese janë mbajtur fjalime, nga drejtuesit e kësaj organizate, veprimtar të dalluar të çështjes çame, profesorë, studiues, histroian, gazetarë dhe pjestarë të familjeve, që kanë përjetuar në familjet e tyre këtë persekutim të egër e barbar nga ana e autoriteteve shoviniste greke. Sipas një njoftimi në rrjetin shoqëror Facebook, thuhet se Organizata Shqiptaro-Amerikane “Çamëria” dega Michigan, më datën 26 Qershor 2016, ora 5 pasdite, organizojë dje një …

Skandal/ Vajzat shqiptare shfrytëzohen seksualisht në kampin e azilkërkuesve

Image
Mbi 70 mijë shqiptarë kërkuan azil gjatë vitit 2015 në vendet e Bashkimit Evropian. Shumica e tyre kanë bërë një kërkesë të tillë në Gjermani. Shumë prej shqiptarëve janë dëbuar pas refuzimit të statusit të azilantit, kurse shumë e shumë të tjerë vazhdojnë të qëndrojnë nëpër kampe me shpresë. Ditët e fundit mediat gjermane kanë shkruar për një skandal seksual në një prej kampeve. Ngjarja ka ndodhur në Burbach, ku thuhet se ka një shfrytëzim sistematik seksual të femrave azilkërkuese. Madje flitet dhe për përdhunime. Për këtë arsye, prokuroria gjermane e këtij qyteti ka ngritur një ekip special për hetimin e kësaj çështjeje. Policia ka akuzuar disa punonjës të Kryqit të Kuq gjerman dhe një firmë sigurie “Bewa Security”. Akuzat janë ngritur mbi deklaratat e dy vajzave shqiptare, të cilët nuk ndodhen më në kampion në fjalë. Sipas denoncimit, punonjësit e kryqit të kuq dhe firmës së sigurisë kishin marrë dhoma me qira në zonën pranë kampit dhe aty ftonin femra emigrante, raporton Panoram…

Një provokim tjetër nga Serbia: Aleksandar Jabllanoviq, ish-ministër për Kthim e Komunitete i Kosovë pas krijimit të koalicionit Mustafa –Thaçi/ Jabllanoviq vë kurorë në Koshare

Një provokimi i ri është bërë sot kundër Kosovës nga Aleksandar Jabllanoviq, ish-ministër për Kthim e Komunitete i Kosovë pas krijimit të koalicionit Mustafa –Thaçi e i larguar nga ky post pas fyerjes së nënave të viktimave të terrorit serb në Gjakovë. Jabllanoviq sot ka qëndruar në Koshare dhe atje ai ka vënë kurorë për ata që ai i quajti “heronj të Serbisë” e që u vranë në luftimet me UÇK-në në vitin 1999. Sekretari shtetëror në Ministrinë për Punë e çështje Sociale Alekasandar Jabllanoviq sot ka vendosur kurorë në karakollin e dikurshëm kufitar dhe ka nderuar të vrarët serbë në këtë vend. “Sot jemi këtu, në vendin e nderit, ku heronjtë më të mëdhenj të popullit serb dhe të shtetit të Serbisë kanë mbrojtur këtë vend nga agresori NATO plot 82 ditë. Këtu janë vrarë 108 pjesëtarë të US-së dhe sot, në emër të Ministrisë së Punës… kemi vendosur këtë kurorë dhe kemi nderuar pas 17 vjetësh heronjtë që kanë mbrojtur atdheun vet”, citon gazeta e Beogradit “Politika” të ketë thënë Aleksandar…

Nait Hasani: T’i vijë turp Bajram Gecajt që krahasoi Adem Jasharin me Car Llazarin

Image
Në 627 vjetorin e Betejës së Kosovës, serbët në Veri të Mitrovicës kanë ngritur përmendoren e Car Llazarit. Vendosja e kësaj përmendore është duke u diskutuar në Info Magazine të Klan Kosovës me të ftuarit: historiani, Jahja Drançolli, dhe deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Nait Hasani. Hasani ka thënë se ngjarjet historike ende janë reflektim i situatës politike dhe kjo sipas tij, ka ndikim në institucionet që po tregohen jo fort të përgjegjshme. Ai është shprehur se kjo është një provokim nga ana e serbëve. “Kjo është një thyerje e UÇK-së, kthimi i Serbisë është një provokim shumë i rëndë si dhe prishje e imazhit të dëshmorëve”. Ai ka komentuar edhe faktin se në një lidhje direkte në Info Magazine të Klan Kosovës, zëvendësministri i Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj ka thënë se reagime të ngjashme ka pasur edhe kur është vendosur statuja e Adem Jasharit në Dragash. “Mendoj që nuk ka mundësi Bajram Gecaj ta krahasojë Adem Jasharin me Car Llazarin, ai tha se e kemi pas një kërkes…

28 të vdekur dhe mbi 60 të lënduar nga sulmi në Stamboll, përgjegjës ISIS

Image
(E plotësuar) Të dhënat e fundit nga Stambolli thonë se 28 persona kanë humbur jetën dhe mbi 66 të tjerë janë të plagosur nga sulmi që ka ndodhu në Stamnoll, transmeton Bota Sot. Tre persona ishin të përfshirë në sulmin vetëvrasës, ku njëri prej tyre hapi zjarr me kallashnikov në hyrje të terminalit. Shpërthimet e fundit në Turqi kanë qenë të lidhura me separatistë kurdë apo të ashtuquajtur pjesëtar të ISIS-it. Sulmi i së martës është mjaft i madh dhe i koordinuar, thotë Mark Lowen, korrespodent i BBC-së, nga vendi i ngjarjes. Ai shton se aeroporti Ataturk është parë prej kohësh si një objekt i pambrojtur. Autoritetet turke thanë se ka arritur në 28 numri i personave të vrarë nga shpërthimet dhe të shtënat në aeroportin e Stambollit, "Mustafa Kemal Ataturk". Kryetari i Stambollit tha se 28 veta kane humbur jetën. Sipas autoriteteve 60 veta janë plagosur dhe disa prej tyre janë në gjendje të rëndë. Mediet lokale turke cituan zyrtarë turq të kenë thënë se të paktën njëri nga s…