Posts

Showing posts from November, 2016

Cikël me poezi ndërkombëtare(Christopher Salerno, Luke Hankins,Ananya S Guha,Chad Norman ,Alan Corkish,Duane Vorhees, Niels Hav,Sunil Sharma,Don Beukes,Dennis Villelmi,Cornelia Paun Heinzel)

Image
Poezitë janë përkthyer nga Anglishtja në Shqip nga Irsa Ruçi:
(Autoren mund të kontaktoni në Blogun e saj:

https://internationalpoetry16.wordpress.com/

© Christopher Salerno
Komplot
Jeta ime nuk është duke u tkurrur nëse hëna është ngritur
tej Toyot – ës sime. Një hënë fantazmë në rritjen e saj
përmbi pellgun e krahinës parkuar atje ku zhgualli
i një breshke kacafytej me trotuarin, apo topitej
posi trysnia e lartë e natriumit tek prozhektonte dritën si dy televizorë.
I mbërthyer prej telave, ndërsa gjyshja ime besonte tek unë
Teksa ne ngadalë kapërcyem anën tjetër të rrugës mbushur me ushqime-
1 – 2 – 3 prej nga ku jemi deri aty ku nuk jemi.
Për të përcaktuar mungesën e dikujt maten hapësirat e pabanuara.
Për të mos parë ata, por shkakun që vjen prej tyre. Një luginë e tërë
dukej në stacion prej dritares së vagonit. Siç ndodh në çdo komplot: ne lexojmë
përmes lëvizjeve historinë e kinetikës. Lexojmë mes
hapësirave bosh kapitujt e pashkruar.

© Christopher Salerno
Laboratorike
Ra më tepër borë nga ç’ish’ në gjendje të …

Firmëtaret e Pavarësisë së Shqipërisë

Shqipëria u vetëshpall e pavarur në Vlorë më 28 nëntor 1912 nga Ismail Qemali. Në shpalljen pavarësisë morën pjesë 83 delegatë nga të gjitha trevat shqiptare ndërsa 40 firmëtarët ishin ata të cilët nënshkruan aktin e Pavarësisë. Menjëherë pas shpalljes së pavarësisë, Asambleja e Vlorës formoi qeverinë e parë të Shqipërisë së Pavarur të drejtuar nga Ismail Qemali si dhe Pleqësinë.


Ismail Qemal bej Vlora (1844-1919)
Ngriti flamurin në Vlorë. Firmëtar i Aktit të Pavarësisë. Kryetar i Qeverisë së Përkohshme, Ministër i Jashtëm, diplomat, guvernator, atdhetar.

Më 28 nëntor, ngriti flamurin shqiptar në Vlorë. Deklaroi në Vlorë pavarësinë e Shqipërisë. Firmosi i pari Deklaratën e Shpalljes së Pavarësisë me siglën “Ismail Kemal”.

Në deklaratë shkruhej ; “Në Vlonë më 15/28 të Vjeshtës së Tretë 1328/ 1912. Pas fjalëve që tha z.Kryetari Ismail Kemal beu, me të cilat tregoi rrezikun e math në të cilin ndodhet sot Shqipëria, të gjithë delegatët me një za venduan që Shqipëria më sot të bahet në veh…