2019-05-31

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq: Kosova do të shkojë drejt bashkimit me Shqipërinë


Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se është absolutisht i bindur se gjërat do të zhvillohen në drejtimin, që, sipas tij, e ka paralajmëruar presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kur ka folur për mundësinë e bashkimit të Kosovës me Shqipërinë.

“Jam absolutisht i bindur se gjërat do të zhvillohen në këtë dejtim. Ne do të reagojmë në mënyrë serioze dhe të përgjegjshme, por të ashpër dhe të vendosur”, tha Vuçiq, transmetojnë mediat serbe.

Ditë më parë, presidenti i Kosovës, Thaçi, tha se po krijohen rrethana të reja, të cilat, sipas tij, e ofrojnë bashkimin e Kosovës me Shqipërinë si zgjidhjen më të mirë.

Thaçi inkurajoi Parlamentin e Kosovës dhe atë të Shqipërisë të nxjerrin deklaratën e bashkimit.

Por Vuçiq tha se komuniteti ndërkombëtar e ka siguruar se një gjë e tillë nuk do të ndodhë.

“Para tri ditësh iu kam thënë përfaqësuesve evropianë për këtë që po më pyesni (bashkimin e Kosovës dhe Shqipërisë) dhe ata më kanë thënë: Aleksandar, kjo nuk do të ndodhë. Ne nuk do ta lejojmë kurrë”, tha Vuçiq, por shtoi se pikërisht këto deklarata janë arsyeja përse ai beson se një gjë e tillë do të ndodhë.

Kosova, qysh në vitin 2011, është në proces të bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

Por procesi ka ngecur qysh në fund të vitit të kaluar, për shkak të, siç është thënë, taksës që u ka vënë Kosova prodhimeve të importuara nga Serbia.

Adelheid Woelfl, Der Standard : Ditmir Bushati kritikon Edi Ramën : Mbështeti tezën serbe të shekullit të 19-të




Në një intervistë për gazetën e njohur austriake, Der Standard, Ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ka folur për shumë tema, po është ndalur në vecanti, në atë që e cilëson si “zgjidhje magjike”, ndryshimi i kufijve.

Sipas Bushatit, kjo është një ide e vjetër e shekullit të 19, e rrezikshme, me të cilën nuk mund të ecet në shekullin e 21.




Për më tepër, ai e konsideron se ajo shkon kundër frymës së integrimit europian dhe zgjerimit të BE. Lidhur me zhvillimet e brendshme dhe krizën në Shqipëri, Bushati shprehet se mazhoranca duhet të njohë të dy realitetet, atë të opozitës në Parlament, dhe të asaj jashtë.

Intervista:

Bisedoi: Adelheid Woelfl, Der Standard

Çfarë prisni ju, që tani të nisin negociatat e BE me Shqipërinë, të rekomanduara nga Komisioni?

Doi ishte mirë që kjo të ndodhte sa më shpejt të ishte e mundur, për shkak se do ushtronte më shumë presion tek procesi i demokratizimit. Nuk ka alternativë ndaj procesit të pranimit në BE për Shqipërinë dhe të gjithë Ballkanin Perëndimor. Në fund të fundit, ne po flasim vetëm për fillimin e negociatave dhe jo për anëtarësimin. Negociatat do të jenë sfiduese, madje edhe të dhimbshme. Por ato janë një fitore, qoftë për Shqipërinë, por edhe për BE-në.
Rezultate imazhesh për edi rama aleksandar vucic
Franca dhe Holanda nuk duan një zgjerim tani dhe kërcënojnë se do të vendosin veton për fillimin e negociatave të pranimit- si me Shqipërinë, ashtu edhe me Maqedoninë e Veriut. Çfarë do të thotë nëse në qershor nuk do jepet drita jeshile nga samiti i BE për nisjen e negociatave?

Ky do ishte një sinjal shumë i keq për BE-në, por edhe për rajonin. Në vitin 2018, ne ramë dakord për këtë plan kohor. Ne kemi filluar të krahasojmë përputhshmërinë e legjislacionit tonë me atë të BE-së. Procesi i anëtarësimit në BE është një dritë shprese. Por BE po konkurron edhe me lojtarë të tjerë gjeopolitikë. Nëse katër nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor do të ulen në tryezën e bisedimeve me BE, oborri i pasmë i BE do të bëhej një portë hyrje për atje.

Rezultate imazhesh për edi rama aleksandar vucic

A do të e dëmtonte besueshmërinë e politikës së kushtëzimit të BE, nëse, pavarësisht se sa bashkëpunues janë shtetet, BE nuk u përmbahet premtimeve? A do të thotë kjo se nuk ka më zgjerim?

Unë mund t’i kuptoj shqetësimet e Francës deri në një farë mase, sepse Franca është para së gjithash e shqetësuar për reformat e brendshme të BE. Por ne nuk duam të bashkohemi me BE-në tani menjëherë. Ne mund të përmirësojmë demokracinë, ekonominë dhe kushtet sociale në vend, nëse ekziston një perspektivë e prekshme europiane. Për pesë apo dhjetë vjet më pas, ne mund të jemi në gjendje për t’u bashkuar me BE-në dhe shpresoj që atëherë, i gjithë procesi i reformimit të BE të ketë përfunduar.


Rezultate imazhesh për edi rama aleksandar vucic


Vendimi i shteteve anëtare të BE mund të ndikohet gjithashtu nga zgjidhja e krizës së brendshme në Shqipëri. Opozita është larguar nga parlamenti dhe proteston çdo javë. A e shihni një mundësi që situata politike e brendshme të qetësohet?

Në të kaluarën, të gjitha partitë politike e kanë përdorur bojkotin e parlamentit si një levë kundër qeverisë. Por në të vërtetë, ky nuk ishte kurrë një ilaç efektiv. Ne tani kemi një opozitë ligjore, në parlament, dhe ata në rrugë. Ne duhet të njohim të dyja realitetet, por natyrisht duhet të ruajmë sundimin e ligjit. Për fat të keq, në Ballkan shpesh bëhet fjalë për mposhtjen e kundërshtarit sesa për kompromise.


Rezultate imazhesh për edi rama aleksandar vucic

A mendoni se Shqipërinë e ka dëmtuar për çështjen e negociatave të anëtarësimit, fakti që kryeministri Edi Rama ka mbështetur idenë e shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë?

Ballkani ka kaluar nëpër faza të ndryshme, ka pasur luftra dhe konflikte ndëretnike, kemi pasur Marrëveshjen e Dejtonit, ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, kemi qenë në gatishmëri për menaxhimin e krizave. Më pas, kemi njohur metodat dhe parimet europiane për shkak të angazhimit të BE dhe për shkak të bashkëpunimit rajonal. Por gjatë dy viteve të fundit, sidomos vitin e shkuar, na janë ofruar të ashtuquajturat ‘zgjidhje magjike’ nga shekulli i 19-të, për të zgjidhur sfidat e shekullit të 21-të. Dy dekadat e fundit kishin të bënin me bashkëpunimin rajonal dhe procesin e pranimit në BE të Ballkanit Perëndimor, mbi të gjitha që qytetarët të bëheshin qytetarë evropianë dhe armiqtë e dikurshëm të ktheheshin në fqinj të mirë, duke u përpjekur të zgjidhur të gjitha këto mosmarrëveshje. Megjithatë, fakti se ky shkëmbim territoresh po diskutohet tani në qendër të Europës në shekullin e 21-të, tregon një hap pas, një lloj ‘rruge të shkurtër’, që në mënyrë cinike po paraqitet si alternativë për pranimin në BE.



Rezultate imazhesh për edi rama aleksandar vucic


Çfarë do të thotë ky zhvillim për të gjithë Europën?

Para pak kohësh, dhjetë vende ish-komuniste kanë festuar 15-vjetorin e pranimit në BE si një tejkalimin i historisë dhe gjeografisë. Procesi i ribashkimit të kontinentit megjithatë nuk ka përfunduar akoma. Dhe me këtë retorikë të ndryshimeve kufitare në Ballkani, po përjetojmë të kundërtën. Sepse kjo ide ka të bëjë me rishkrimin e historisë përmes gjeografisë dhe hartografisë. Kjo është një situatë paradoksale, ku nga njëra anë Europa feston këtë 15-vjetor, por pastaj në vend që të shkojmë në atë drejtim, diskutimi kryesor në Ballkan është që të shkruajmë historinë me gjeografi. Imagjinojeni se çfarë mesazhi është ky për brezat e rinj në Ballkan.


Rezultate imazhesh për edi rama aleksandar vucic

A u mor kjo ide e shkëmbimit të territoreve në diskutim tani, për shkak se administrata amerikane e Donald Trump, në veçanti këshilltari për sigurinë, John Bolton, kërkoi një zgjidhje të tillë.

Është e vështirë të përcaktohet se kush është babai i kësaj ideje.

Eshtë një ide shumë e vjetër, e cila vjen nga nacionalisti serb, Dobrica Çosiç.

Po, e dimë se këto ide nuk vijnë nga forcat pro-evropiane, por nga forca të prapambetura në Serbi. Pati edhe një fushatë marketingu të menaxhuar keq për këtë çështje. Autoritetet në Serbi dhe Kosovë e bënë këtë temë të dialogut të normalizimit. Por vetë ideja nuk u diskutua kurrë zyrtarisht në formatin rajonal apo evropian. Kjo ide lundroi rreth…

… dhe pas saj qëndronin shumë lobistë.

Po, ka pasur shumë konfuzion. Por ka disa procese që nuk mund të injorohen: ka pasur ndërhyrje të NATO-s në Kosovë, më pas erdhi Procesi i Vjenës dhe Paketa e Ahtisaarit, më pas erdhi Deklarata e Pavarësisë së Kosovës dhe Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë vendosi për shpalljen e pavarësisë. Ekzistojnë parimet e Grupit të Kontaktit që përjashtojnë ndryshimet kufitare. Dialogu i normalizimit u transferua më pas nga OKB drejt BE-së. Por tani ka mosmarrëveshje për këtë debatin e shkëmbimit të territoreve, që do të thotë mbi të gjitha normalizim.

Dhe retorika është bërë më e ashpër prej atëherë. Gazetat po përdorin gjuhën e urrejtjes ndaj grupit tjetër etnik.

Retorika është zhvendosur në mënyrë të rrezikshme nga qytetarët në drejtim të territoreve.

… dhe ju madje u desh të largoheni nga detyra juaj si ministër i Jashtëm sepse ishit kundër shkëmbimit të territoreve…

… dhe nuk ka një koordinim të qartë mes fuqive perëndimore.



Rezultate imazhesh për edi rama aleksandar vucic
A mendoni se ideja e shkëmbimit të territoreve tani është hequr nga tavolina, pasi kancelarja gjermane, Angela Merkel organizoi së fundmi një takim me politikanët ballkanikë në Berlin vetëm për këtë qëllim? Ideja e shkëmbimit të territoreve lidhet ngushtë me idenë e Serbisë së Madhe dhe Shqipërisë së Madhe, dhe disa politikanë në rajon vazhdojnë të lançojnë më tej këto ide.

Ka ende një hendek të madh mes dy palëve- Kosovës dhe Serbisë- sa i përket pyetjes se çfarë do të thotë në të vërtetë normalizim. Në çdo rast, normalizimi nuk duhet të çojë në një situatë të re në terren. Normalizim do të thotë, që të lehtësohen kontaktet mes njerëzve në terren, të fokusohesh më shumë tek të drejtat e qytetarëve, veçanërisht atyre që jetojnë në rajonet kufitare. Kjo do të thotë po ashtu që të thyesh pengesat dhe të zbatosh angazhimet për të cilat ke rënë dakord. Marrëveshjet e para janë arritur në vitin 2013 dhe prej atëherë janë rishkruar apo riinterpretuar nga aktorët, në varësi të axhendave të tyre të brendshme. Pyetja është, nëse palët e kanë seriozisht rrugën europiane. Kur, për shembull, presidenti serb Aleksandar Vuçiç thotë se po e dskuton këtë çështje me presidentin rus, Vladimir Putin dhe të tjera, pyes veten nëse ai e pranon Europën. Sepse kjo është një çështje politike, që duhet të shtrohet në Europë, dhe ai i njeh kushtet.

Si duhet të sillet Shqipëria? Në fund të fundit, edhe këtu ka ambicie për të krijuar një Shqipëri të Madhe.

Në këtë rajon është shpenzuar shumë kohë dhe energji me idetë e shteteve të mëdha, por në fund fare ne kemi nevojë për kohë dhe energji për zhvillimin ekonomik dhe social. Nuk ka plan B, pjesa tjetër janë vetëm mashtrme politike dhe retorikë, ndonjëherë të shoqëruar me frustrim.
Imazh i ngjashëm
A mendoni se miqësia e re mes Greqisë dhe Maqedonisë Veriore mund të shërbejë si model për mënyrën se si Shqipëria mund të zgjidhëçështjet e pazgjidhura me Greqinë?

Ky është një paradoks i ngjashëm. Kryeministri Edi Rama dhe unë jemi përfshirë për të kontribuar tek ‘fakti shqiptar’, që kryeministri maqedonas Zoran Zaev të bëjë një marrëveshje me Greqinë dhe tani na pyesin nëse Marrëveshja e Prespës është një model për marrëveshje mes Shqipërisë dhe Greqisë. Këto dy gjëra nuk janë të krahasueshme, por unë jam i sigurt se ne kemi krijuar një bazë solide për një marrëveshje dhe kemi paketuar gjithçka në një paketë zgjidhjeje.

Çfarë mungon?

Bëhet fjalë për gjendjen e luftës mes dy shteteve dhe kufijtë detarë.

A mund të vijë së shpejti zgjidhja?

Kjo është shumë e mundur. Por tani në Greqi ka zgjedhje dhe gjatë këtyre periudhave zgjedhore, është e vështirë.

Çfarë duhet të bëjë Komisioni i ri i BE dhe Komisioneri/ja e re e Politikës së Jashtme në lidhje me Ballkanin?

Parimet e sundimit të ligjit duhet të lidhen me kohezionin social dhe ekonomik. Për shkak se është e vështirë që të flitet për reformat e sundimit të ligjit në Ballkan pa një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik. Nëse i shihni të dhënat e Bankës Botërore, do të duhen 5-6 dekada që Ballkani Perëndimor të arrijë nivelin e BE-së. Dhe ky dallim nuk do jetë i mirë nëse nuk marrim fonde shtesë për Ballkanin Perëndimor. Të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor së bashku janë më të vegjël se Rumania dhe nuk përbëjmë ndonjë rrezik për BE-në. Ne kemi ofruar siguri për krizën e emigrantëve dhe kur bie fjala tek ekstremizmi i dhunshëm. Por tani është bërë e vështirë që të krijosh një narrativë bindëse për të mbështetur integrimin në BE. Personalisht e di se çfarë ndryshimi është të hapim një ose pesë kapituj të së drejtës komunitare, por fermerët dhe studentët nuk mund ta kuptojnë nëse nuk e ndjejnë ndryshimin në jetën e tyre të përditshme.

Lexoni : 

https://derstandard.at/2000103991276/Albaniens-Ex-Aussenminister-EU-Beitrittsgespraeche-muessen-bald-beginnen

2019-05-30

Nga Flori Bruqi :Dikoviqi pret “përmendore dhe jo aktakuzë” për veprat e kryera në Kosovë gjatë luftës


Për sa jemi kujdesur për popullsinë civile shqiptare në Kosovë gjatë kohës së luftës, atje do të duhej të më ngrenin përmendore dhe jo aktakuzë.

Kështu e citon agjencia serbe e lajmeve, FoNet deklaratën e ish-shefit të Shtatmadhorisë së Ushtrisë së Serbisë, gjeneralit në pension Lubisha Dikoviqit, dhënë “Novostit” pas lajmeve se drejtësia në Kosovë ka hartuar kundër tij aktakuzë për krime lufte.

Sipas tij, njësitet e ushtrisë serbe që i ka komanduar ai nuk kanë kryer asnjë krim lufte, bile, thotë ai, “një nga prioritetet gjatë veprimeve luftarake e kemi pasur kujdesin për popullsinë lokale dhe për refugjatët”.

Ai ka thënë se “në rrethanat e përgatitjes së gjykimeve të terroristëve shqiptarë nga UÇK” nuk e habit që sërish hapet çështja e përgjegjësisë së tij për krime lufte në Kosovë. “Më pikëllon fakti se aktakuza është shkruar në Beograd, e di mirë kush është autor”, ka thënë ai duke përmendur emrin e Natasha Kandiqit nga Fondi për të Drejtën Humanitare.

Siç është shprehur ai, “Kosova është shtet i rremë, me terroristë në krye, ku as aktakuzat e rreme nuk përbëjnë ndonjë të papritur”.

Rikujtojmë se ish-komandanti i njësive ushtarake serbe në Kosovë, Lubisha Dikoviq, është përgjegjës për masakrën e Rëzallës e Çikatovës, për dhunimet në Qirez të Skenderajt, për fshehjen e trupave të viktimave të shqiptarëve në një varr masiv në Rashkë (Serbi), dhe për krime të tjera të kryera në Kosovë në kohën kur ai ishte në krye të njësive ushtarake serbe në Kosovë.


Nga Flori Bruqi : Shefi i ushtrisë Serbe,gjnerali Ljubisa Dikovic, përgjegjës për 1400 vrasje gjatë luftës në Kosovë




Ljubisa Dikovic është aktualisht ushtaraku kryesor në Serbi. Që nga viti 2011, ai udhëheq Shtabin e Ushtrisë së Serbisë, ndërkohë që në këtë kapacitet ka vizituar edhe Kosovën, saktësisht bazën e KFOR-it ku ka zhvilluar takime me komandantin e kësaj force. Por, mbi Dikovic, i cili ka qenë dëshmitar në Hagë në kuadër të procesit të një ushtaraku tjetër serb, rëndojnë dyshimet se është përgjegjës për 1400 vrasje të civilëve shqiptarë në Kosovë.


Kështu thuhet në një dokumentar të përgatitur nga Fondaconi për të Drejtën Humanitare që drejtohet nga Natasha Kandiq. Mediat e mëdha në Serbi kanë refuzuar ta publikojnë këtë film.

Më poshtë mund ta ndiqni dokumentarin e përgatitur nga Fondacioni për të Drejtën Humanitare.

“Gjenerali Dikoviq dhe brigada e 37 në Kosovë”
Në zonën e përgjegjësisë të brigadës 37 të ushtrisë së Jugosllavisë në vitin 1999 në Kosovë janë vrarë rreth 1.400 civilë. Mbetjet mortore të një numri të viktimave janë zbuluar në varrezat masive në Serbi. Me brigadën në atë kohë ka komanduar shefi i tanishëm i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Serbisë Lubisha Dikoviq. As ai e as pjesëtarët e njësisë së tij nuk janë përgjigjur kurrë për ato krime.
Në filmin e Fondit për të Drejtën Humanitare “Lubisha Dikoviq dhe brigada e 37 në Kosovë” janë paraqitur provat mbi prezencën dhe rolin e Ushtrisë së Jugosllavisë në vrasjet masive të civilëve në Izbicë, Qirez, tek Shavarinat, Rezallë dhe fshatrat e tjera të rajonit të Drenicës, e të cilat më parë janë prezantuar në dosjet “Lubisha Dikoviq” dhe “Rudnica”.



Daniel Serwer:: Serbia ta marrë përgjegjësinë nëse ka dëshmi se gjenerali Ljubisa Dikoviq ka kryer krime lufte në Kosovë


dikovic_249706

Daniel Serwer nga Institutit Amerikan i Paqes ka reaguar pas publikimit të filmit të Fondacionit për Drejtësi Humanitare, në të cilin dokumentohet se shefi aktual i ushtrisë së Serbisë, Gjenerali Lubisha Dikoviq, është përgjegjës për vrasjen e 1,400 civilëve shqiptarë gjatë luftës së Kosovës.

Serwer ka thënë se shtetet e rajonit duhet të marrin përgjegjësinë për krimet e kryera, nëse ka dëshmi, edhe kur janë në pyetje zyrtarët më të lartë të tyre.

Sipas tij, filmi duhet ta ketë vëmendjen e të gjithëve në Ballkan.

Ai ka thënë se Gjykata e Hagës e ngarkuar për të dënuar krimet e luftërave të ish –Jugosllavisë ka kapacitete të kufizuara dhe tani nuk pranon raste të reja.

“Qeveritë e rajonit ia kanë borxh njëra-tjetrës dhe vetes së tyre që t’ia adresojnë përgjegjësinë edhe zyrtarëve më të lartë aty ku ka dëshmi”, ka shkruar Serwer.


*****

Fakte të reja mbi krimet e gjeneralit Lubisha Dikoviq dhe Brigadës 37 në Kosovë

Ministria serbe e mbrojtjes dhe Ljubisa  Dikoviqi, i cili tani është shefi i shtabit i Ushtrisë Serbe i kanë mohuar akuzat.

Provat e HLC-së tregojnë rolin e Ushtrisë Jugosllave në vrasjet masive të civilëve shqiptarë në Izbicë, Qirez, Savarinë, Rezallë dhe fshatra të tjerë në rajonin e Drenicës.

Disa nga eshtrat e një sërë viktimave u zbuluan më vonë në varre masive në Serbi.


Dyzetë e shtatë trupa viktimash u gjetën ën vitin 2014 në një varr masiv në guroren e Rudnicës, pranë qytetit të Rashkës në Serbinë veriore.


Sipas HLC-së, Brigada e 37-të ishte përgjegjëse për largimin e trupave nga fshatrat Rezallë, Çikatovë e Vjetër, Zabel i Ulët dhe Gllanasellë në një tentativë për të mbuluar krimin.


Krimet e kryera nga Brigada e 37-të u trajtuan pjesërisht gjatë gjyqit të ish-presidentit serb Milan Milutinoviq dhe ato të zyrtarëve të tjerë të lartë në Gjykatën e Hagës, por askush nga brigada nuk u ndoq kurrë penalisht.


Prokuroria serbe ka deklaruar se ka nisur një hetim për dhunën në Rezallë, por deri më tani nuk është lëshuar asnjë padi.


Dikoviq paditi HLC-në për pretendimet në dosjen e vitit 2012 dhe iu dhanë rreth 4,500 euro dëmshpërblim për atë që gjykata e Beogradit vendosi se ishte dëmtim i reputacionit të tij.



Kryeministri serb Aleksandër Vuçiq tregohet në dokumentarin e HLC-së duke u thënë gazetarëve se ai “personalisht është i bindur se z. Dikoviq nuk është një kriminel lufte”.

HLC tha se ajo e postoi dokumentarin në YouTube të martën pasi disa kanale televizive në Serbi, përfshirë edhe radiotelevizionin publik Radio Televizioni Serbia dhe Radio Televizioni Vojvodina “refuzuan ose nuk i janë përgjigjur kërkesës për ta transmetuar atë dokumentar”.

Lubisha Dikoviq_Salvatore Farina
Gjenerali  Salvatore Farina u takua me Gjeneralin Lubisha Dikoviq

Komandanti i KFOR-it (KOMKFOR), Gjeneralmajori Salvatore FARINA, mori pjesë në takimin njëditor të nivelit të lartë që u mbajt në Bazën e Forcave Ajrore në Nish, në Serbinë jugore, ku takoi Shefin e Shtabit të Përgjithshëm (SHP) të Forcave të Armatosura (FA) të Serbisë, Gjeneralin Lubisha Dikoviq, i cili ishte nikoqir i takimit, njofton KFOR.
Sipas kumtesës së KFOR-it, Gjeneralmajori Farina dhe Gjenerali Dikoviq kanë biseduar rreth situatës së sigurisë në Kosovë, me theks të veçantë në veri, dhe kanë trajtuar çështjet e sigurisë jashtë vijës së kufirit midis Kosovës e Serbisë.


Ata kanë biseduar edhe rreth bashkëpunimit reciprok, me qëllim të ngritjes së nivelit të sigurisë në mbarë rajonin e Ballkanit.


“KOMKFOR-i theksoi përmirësimin e gjendjes së sigurisë në Kosovë pas marrëveshjes së 19 prillit dhe nënvizoi se këto përmirësime u mundësuan falë përpjekjeve të vazhdueshme dhe dialogut në mes të Beogradit dhe Prishtinës, dhe falë marrëdhënieve të fuqishme me akterët e ndryshëm ndërkombëtarë, me bartësit e sigurisë dhe me institucionet ndërkombëtare e vendore”, thuhet në kumtesën e KFOR-it.

“KOMKFOR-i konfirmoi punën e vazhdueshme dhe të paanshme të misionit të NATO-së për t’i kontribuuar mjedisit të qetë dhe të sigurt, dhe lirisë së lëvizjes, me qëllim që të krijojë kushte të domosdoshme të cilat përkrahin dhe ndihmojnë progresin, demokracinë dhe modernizimin e tërë popullit të Kosovës”, thuhet më tutje në kumtesë.
Takimi i Gjeneralit Farina me Gjeneralin Dikoviq shtë pjesë e agjendës së takimeve të nivelit të lartë që mbahen në pajtim me Marrëveshjen Tekniko-Ushtarake (MTU), e njohur si Marrëveshja e Kumanovës. Kjo është hera e tretë që Gjeneralmajori Farina takon Gjeneralin Dikoviq...


****

Shefi i Shtabit të Ushtrisë së Serbisë Gjenerali Ljubisa Dikovic ka pritur në takimin e rregullt Komandantin e KFOR-it Giovanni Fungo. Takimi ndërmjet dy krerëve të ushtrisë është mbajtur në Nish.

Dikovic ka kërkuar nga KFOR’i që të marrë masa për ruajtjen e paqes dhe sigurisë për qytetarët në Kosovë dhe Metohi.
Ai ka thënë se situata e sigurisë në Kosovë është e rrezikshme, pas vendimit të autoriteteve të Kosovës për Trepçën, njofton Ministria serbe e Mbrojtjes.

Dikovic gjatë takimit me Komandantin e KFOR’it Gjeneral –majorin Giovanni Fungo.  ka thënë se vendimi i njëanshëm i institucioneve në Prishtinë në lidhje me Trepçën përbën cenim të sigurisë në Kosovë, thuhet në një njoftim të Ministrisë së Mbrojtjes së Serbisë.(17 Tetor 2016)



Lideri i partisë Socialdemokrate dhe ish presidenti i Serbisë, Prof.dr.Boris Tadiç: Të hetohet gjenerali Dikoviç për krimet në Kosovë 


Lideri i partisë Socialdemokrate dhe ish presidenti i Serbisë, Boris Tadiq ka deklaruar sonte se në bazë të hetimit të konfirmohet e vërteta e pohimeve të Fondit për të Drejtën Humanitare për dokumentet që flasin për përgjegjësinë e gjeneralit Lubisha Dikoviq për krimet e luftës në Kosovës.


Sipas tij, para emërimit të tij si shef i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë serbe nuk kishte dyshime të tilla.
“Nuk kishte dyshime. Dyshimet me vonë pasuan me të emëruar gjenerali Dikoviq për shef të Shtabit të Përgjithshëm”, ka thënë Tadiq për N1.


Ai ka thënë se nuk mund të sjellë përfundime në bazë të përshtypjeve, por në bazë të hetimet.

“Shpresoj se do ketë hetim lidhur me të dhënat e Fondit për të Drejtën Humanitare. Do të konfirmohet e vërteta, e më pas të gjithë se bashku mund të vijmë deri të përfundimi nëse kemi rënë në lajthitje, respektivisht ministri i Mbrojtjes i cili aso kohe e ka propozuar gjeneralin Dikoviq për shef të ushtrisë, propozim të cilin unë e kam pranuar”, ka thënë Tadiq.

FDH-ja sot gjatë ditës ka thënë se disponon me dokumente që vërtetojnë se gjeneral serb është përgjegjës për krime luftë në Kosovë.

http://floripress.blogspot.com/2017/01/nga-flori-bruqi-kriminelet-dhe-krimet.html

***

Fshehjea e dëshmitarëve dhe e dëshmive nga shteti serb për kriminelet dhe krimet në Kosovë(1998-1999)



Zyrtarë të lartë jugosllav dënohen për krimet e luftës të kryera në Kosovë

Tribunali i Hagës vërtetoi vendimin për dënimin ndaj katër zyrtarëve të lartë jugosllav dhe zyrtarëve ushtarak të cilët më parë kishin apeluar vendimin kundër dënimeve për vrasje dhe depërtime në vitin 1999.

Tribunali i Hagës të enjten mori vendimin që ish kryeministri i Jugosllavisë Nikolla Shainoviq, ish gjeneralët e ushtrisë jugosllave, Nebosha Pavkoviq dhe Vladimisr Llazereviq, dhe ish gjeneralin epolicisë të Serbisë janë fajtor për deportimn dhe trajtimin ç’njerëzor të shqiptarëve të Kosovës në vitin 1999.

Apeli kishe vërtetuar vendimin e parë të gjykatës, në lidhje me katër të pandehurit se në vitin 2009 ‘’ka pasur një fushatë të dhunës drejtuar kundër shqiptarëve të Kosovës të zhvilluar nga forcat nën kontrollin e autoriteteve jugosllave dhe serbe, gjatë së cilës kishte incidente të vrasjeve, keqtrajtimeve seksuale dhe shkatërrime të qëllimshme të xhamive “.

Në vendim gjithashtu thuhet se “ishin veprime të qëllimshme të këtyre forcave gjatë kësaj fushate që shkaktuan shpërnguljen e së paku 700,000 shqiptarëve të Kosovës për një periudhë të shkurtër nga fundi i marsit dhe fillimi i qershorit 1999”.

Dhoma e Apelit në Gjykatën e KB thotë që Shainoviq ka vepruar si ndërlidhës mes autoriteteve të Beogradit – Presidentit Sllobodan Millosheviq – dhe policisë dhe armatës jugoslave që ishte duke operuar në terren në Kosovë.

Shainoviq ishte aleati më i afërt dhe më i besuar i Millosheviqit, prandaj edhe ishte i informuar për urdhërat që ia jepte armatës dhe policisë në Kosovë. 

Por gjykata ka ulur dënimin me burgim ndaj tij prej 22 vite në 18 vite.

Tribunali ka vërtetuar dënimin me 22 vite burgim për Pavkoviqin, duke e shpallë atë fajtor për veprimet kriminale të kryera në bashkëveprim, të cilat synuan persekutimin dhe shpërnguljen me dhunë të shqiptarëve nga Kosova. Ai gjithashtu u shpall fajtor edhe për vrasje.

Llazareviq gjithashtu u shpall fajtor për faktin që ndihmoi dhe mundësoi deportimin dhe bartjen e detyrueshme të popullatës shqiptare nga Kosova, dhe u dënua me 14 vite burgim, që paraqet një ulje nga dënimi paraprak prej 15 vite.

Gjykata gjithashtu ka vërtetuar vendimin e nivelit të parë ndaj Llukiqit i cili u shpall fajtor për vrasje dhe persekutim, por atij dënimi iu ulë nga 22 vite në 20 vite.

Serbia mirëpret kriminelin e liruar të Ushtrisë Jugosllave

Ish-oficeri i Ushtrisë Jugosllave Vladimir Lazareviç, i cili u lirua pasi kreu dënimin e tij për krime lufte në Kosovë, u prit si hero pasi u shoqërua në shtëpi nga dy ministra të lartë të shtetit serb.


Lazareviç u mirëprit në aeroport edhe nga ministri serb i punës Aleksandër Vulin, kreu i Ushtrisë Serbe Ljubisa Dikoviç,bishopi ortodoks serb Teodosije dhe kryebashkiaku i Nishit,
Zoran Perisiç. .

Me qindra njerëz që mbanin banderola me si "Mirësevjen, gjeneral!” dhe brohorisnin "Lazareviç, heroi ynë!", përshëndetën ish-oficerin ushtarak pasi ai mbërriti në qytetin serb të Nishit nga qendra e paraburgimit në Hagë ditën e enjte.

Qeveria serbe dërgoi avionin e vet dhe ministrat e saj të mbrojtjes dhe të drejtësisë për të shoqëruar Lazareviçin, ish-shefin e shtabit të Korpusit të Prishtinës të Ushtrisë Jugosllave, të cilit iu dha lirim i parakohshëm pasi kreu dy të tretat e dënimit të tij me 14 vjet burg.

"I falënderoj të gjithë ata që erdhën sot këtu për të ndarë me mua dhe familjen time lumturinë që ndjej që arrita t’i mbijetoj trekëmbëshave të Hagës,” tha Lazareviç për mediat në aeroport.

"Kam humbur 10 vjet nga jeta ime dhe pse? Nuk jam dënuar për ndonjë krim specifik, as timin dhe as për atë të ndonjë anëtari tjetër të Korpusit të Prishtinës," shtoi ai.

Ministri i drejtësisë Nikola Selakoviç, i cili shkoi në Hollandë bashkë me ministrin e mbrojtjes Bratislav Gasiç për të marrë Lazareviçin, tha se “kjo ishte një ditë e madhe për Serbinë”.

Lazareviç u mirëprit në aeroport edhe nga ministri serb i punës Aleksandër Vulin, kreu i Ushtrisë Serbe Ljubisa Dikoviç, bishopi ortodoks serb Teodosije dhe kryebashkiaku i Nishit, Zoran Perisiç.

Gasiç dhe Selakoviç ishin ministrat e parë që shoqërojnë ndonjëherë një të burgosur që kthehet në shtëpi pas lirimit të tij nga Gjykata e Hagës.

Zyrtarët nuk pranuan të japin arsyet e tyre për këtë vendim.

Në vitin 2014, dënimi i Lazareviçit u ulë nga 15 në 14 vjet burg në një seancë apeli, e cila rishqyrtoi dënimin e tij për krime kundër njerëzimit gjatë luftës në Kosovë në vitin 1999.

Sipas vendimit, Lazareviç ndihmoi dhe mori pjesë në dëbimin e shqiptarëve nga Kosova dhe kreu vepra të tjera çnjerëzore duke siguruar ndihmë praktike për anëtarët e Ushtrisë Jugosllave.

Si rezultat, rreth 11,000 shqiptarë të Kosovës u vranë dhe rreth 700,000 u dëbuan në shtetet fqinje si Shqipëri, Mal i Zi dhe Maqedoni.

Gjykata vendosi se Lazareviç ishte në dijeni të faktit se në Kosovë po kryheshin akte çnjerëzore kundër civilëve dhe pronës civile gjatë operacioneve të Ushtrisë Jugosllave dhe atyre të Ministrisë së Punëve të Brendshme.

"Si komandant i Korpusit të Prishtinës, Lazareviç kishte kontroll de jure dhe de facto mbi njësitë në varësi të tij, duke përfshirë edhe njësitë e Ushtrisë Jugosllave dhe repartet ushtarake territoriale,” thuhej në vendim.

Dhoma e apelit e Gjykatës së Hagës gjeti gjithashtu se "Lazareviç kishte siguruar ndihmë praktike, inkurajim, ose mbështetje morale për anëtarët e Ushtrisë Jugosllave, të cilët ai e dinte se kishin si qëllim të kryenin dëbime dhe transferime të dhunshme".

Në të njëjtën çështje, ish zv/kryeministri i Jugosllavisë Nikola Sainoviç u dënua me 18 vjet burg, ish-shefi i shtabit të Ushtrisë Jugosllave Dragoljub Ojdaniç me 15 vjet burg, ish-komandanti i Ushtrisë Jugosllave Nebojsa Pavkoviç me 22 vjet burg dhe Sreten Lukiç, kreu i forcave policore të Serbisë në Kosovë me 20 vjet burg.

Vetëm Pavkoviç dhe Lukiç janë ende në burg. Si Ojdaniç dhe Sainoviç kanë marrë lirim të parakohshëm dhe që atëherë jetojnë në Beograd.

Sainoviç iu rikthye politikës në shtator, kur ai u bë anëtar i bordit ekzekutiv të Partisë Socialiste të Serbisë, pjesë e koalicionit qeverisës të vendit.

Të gjithë njerëzit ishin bashkëpunëtorë të ngushtë të ish-presidentit jugosllav Sllobodan Millosheviç, i cili u gjykua për gjenocid dhe krime lufte të kryera në Bosnje dhe Hercegovinë, Kroaci dhe Kosovë. Ai vdiq në vitin 2006 në qelinë e tij para se gjyqi të përfundonte.



Fshehjea e dëshmitarëve dhe e dëshmive nga shteti serb për kriminelet dhe krimet në Kosovë(1998-1999)







Serbia mbron fajtorët kryesorë të krimeve në Kosovë


Ushtaraku serb që u bë dëshmitari kryesor i Prokurorisë së Serbisë në gjykimin e ish-shokëve të tij për krime lufte në Kosovë, thotë se i është dashur të flasë për masakrat brutale që ka kryer njësia e tij në fshatrat e Kosovës.

Zoran Raskoviç është quajtur hero dhe kriminel lufte, patriot e tradhtar, i çmendur dhe gjeni. I pyetur nga gazetarja e “BIRN”-it, Marija Ristiç, për të përshkruar veten, ai thotë se, “është njeri i së vërtetës”.

“Dua t’i jap fund kësaj heshtjeje 15-vjeçare, dua ta heq këtë brengë nga gjoksi dhe kryqin që mbaj mbi kokë”,- tha ish-paramilitari serb Zoran Raskoviç, tani dëshmitari kyç në rastin kundër 13 luftëtarëve serbë të akuzuar për krime lufte në katër fshatra të Kosovës, gjatë luftës së viteve 1999.

Raskoviç, ish-anëtar i njësisë paramilitare “Çakallët”, ka qenë në disa raste dëshmitar në gjykatën speciale në Beogra, ku ka dhënë dëshmi për masakrat brutale në fshatrat Lubeniç, Pavlan, Zahaç dhe Qyshk, të gjitha këto në zonën rreth qytetit të Pejës.

Për dy vitet e fundit, Raskovic ka qenë në mbrojtje konstante të policisë, sepse kur vendosi të dëshmojë me emrin e tij, ai dhe familja e tij kërcënoheshin nga ish-Çakallët dhe nga njësia e policisë për mbrojtje.

Raskoviç deklaron se gjithë kjo ka vërtetuar se shoqëria “nuk do të dëgjojë të vërtetën për Kosovën.”

“Pyes veten a isha më shumë i manipuluar në vitet 1999, kur si djalë 20-vjeçar shkova në luftë me krenari, duke menduar se kjo ishte mënyra për të mbrojtur tokën time nga “shqiptarët e ligë”, apo tani që doja të tregoja të vërtetën dhe rrezikova jetët e personave më të afërt, sepse besoja se kishte ardhur koha për t’u përballuar me të shkuarën dhe për pajtim”,- tha Raskoviç.

Duke shpjeguar se çfarë donte të thoshte me “manipulim” në vitet 1990-s, Raskoviç tha se “të gjitha luftërat dhe fushatat nga të gjitha anët se dikush po merrte tokën tonë, më bëri të mendoja se po bëja gjënë e duhur. Isha refugjat nga Kroacia e tani edhe nga Kosova.”

Raskoviç ka lindur në qytetin kroat të Rijekës, kur vendi ishte ende pjesë e Jugosllavisë. Në mes të luftërave në Ballkan, kur ishte 15 vjeç, u arratis nga qyteti i tij i lindjes për në Kosovë.

“Me babanë, nënën dhe vëllain tim më të ri, si refugjat për herën e parë shkuam në Pejë, qytet nga ku vjen familja ime”,- tha Raskoviç.

Në vitin 1998, pasi përfundoi shkollën e mesme, bëri shërbimin e detyrueshëm ushtarak dhe shërbeu si roje për Vladimir Lazareviçin, i cili në atë kohë ishte shef i Trupave të Prishtinës të Armatës jugosllave. Lazareviç është dënuar nga Tribunali i Hagës me 15 vite burgim, për krime lufte të kryera në Kosovë në vitin 1999.

Gjatë shërbimit dymbëdhjetë mujor, nisi konflikti i armatosur mes Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe forcave serbe. Raskoviç thotë se dëshmoi “disa nga skenat më të tmerrshme të civilëve serbë që u vranë në kampin Kleçka dhe liqenin e Radoniçit, që e bindën të bashkohej e të luftonte për tokën e Kosovës.”

“Kur u ktheva, Peja nuk ishte qyteti i njëjtë. Gjashtë fëmijë serbë ishin vrarë në kafen Panda. Kudo kishte urrejtje dhe mungesë tolerance”,- tha Raskoviç.

Kur punonte në një dyqan kafeje, ai takoi Nebojsa Minicin, të njohur si “Mrtvi” (“I vdekuri”), kriminel i njohur dhe anëtar i grupeve të ndryshme paramilitare dhe të një njësie policie të quajtur Munje (Vetëtimat), që dyshohet se ka kryer disa nga krimet më të tmerrshme të luftës.

Minic e rekrutoi në një njësi të re, të quajtur Çakallët, që përbëhej nga dhjetëra luftëtarë serbë e që, sipas Raskoviçit, “caktohej për punët më të pista dhe më të rrezikshme”.

“Më bëri përshtypje që isha pjesë e njësisë. Isha fëmijë në atë kohë. Mrtvi ishte i respektuar dhe i pëlqeja. Kjo mjaftonte për mua. Për mua ai ishte alfa dhe omega”,- tha Raskoviç.

“Për 100 ditë kjo njësi shkatërronte në zonën e Dukagjinit, duke përhapur frikë dhe tmerr mes shqiptarëve”, shtoi ai.

Në vitin 2010, prokurori për krime lufte në Serbi paditi luftëtarët Toplica Miladinoviç, Srecko Popoviç, Slavisa Kastratoviç, Boban Bogiceviç, Radoslav Brnoviç, Vidoje Koricanin, Veljko Koricanin, Abdulah Sokiç, Milojko Nikoliç, Sinisa Misiç, Zoran Obradoviç, Dejan Bulatoviç dhe Ranko Momiç për vrasjen e më shumë se 100 shqiptarëve në fshatrat e Zahaçit, Pavlanit, Lubeniçit dhe Qyshkut në Kosovë në vitin 1999.

Në gjyq, Raskoviçi identifikoi shumicën e burrave si autorë të drejtpërdrejtë të masakrave.

Të gjithë prej tyre, përveç Toplica Miladinoviçit, i cili ishte komandant i Armatës Jugosllave, dyshohen të kenë qenë anëtarë të çakallëve.

Struktura e komandës së tyre ende kontestohet, meqë shumë anëtarë të saj kanë thënë gjatë gjykimit se ishin pjesë e një njësie të rregullt ushtarake dhe jo paramilitare.

Raskoviç thotë se lideri i njësisë ishte Minici, por shpesh konsultohej me komandën e Armatës Jugosllave në Pejë.

“Kishim simbole ushtarake, beneficione të ushtrisë si gaz e armë. Dhe, Mrtvi kishte dokumente zyrtare që thoshin se ishte oficer. Nuk e di nëse ishte nën komandën e armatës jugosllave, por e di se e dërgova të paktën dhjetë herë në komandën e armatës jugosllave për konsultime”,- tha Raskoviç.

Minic nuk u përball kurrë me akuzat penale, sepse vdiq nga SIDA në Argjentinë në vitin 2005. Ai besohet se kishte lidhje të ngushta me policinë serbe dhe zyrtarët e lartë serbë.

Pas nënshkrimit të marrëveshjes së Kumanovës më 9 qershor, 1999, që i dha fund luftës në Kosovë, Raskoviç dhe familja e tij u arratisën për në Serbinë qendrore. Ai pastaj u bë pjesë e disa bandave kriminale dhe pas luftës u dënua me 12 vite burgim për plaçkitjen e një banke.

Në mbrojtje të tij, ai thotë se vetëm po përpiqej të “vidhte çfarë ishte vjedhur”, meqë banka ishte pronë e Miroslav Miskovicit, i cili është akuzuar se ka fituar në mënyrë të paligjshme 30 milionë euro nga privatizimi i kompanive për ndërtime rrugësh.

Kur ishte në burg, Raskovic organizoi disa kryengritje, më të madhen në 2006 kur qindra të burgosur qepën gojën në protestën për kushte më të mira në burg.

Ai u arratis nga burgu dy herë, dhe kur doli u bë dëshmitar i mbrojtur në rastin e çakallëve.

Në fillim ishte planifikuar që Raskoviç të dëshmonte me emër të koduar për të fshehur identitetin e tij, por për herë të parë në historinë e gjykatave në Serbi, një dëshmitar i mbrojtur vendosi të dëshmojë publikisht e të “tregonte të vërtetën për tmerret në Kosovë.”

“Doja t’i shikoja të gjithë në sy. Kjo nuk u bë nga Serbia, por nga individët. Doja ta hiqja këtë brengë nga shpirti im. Doja që kjo të dëgjohej në Prishtinë, në Beograd dhe në Bruksel. Nuk mendoj se është patriotike të heshtësh për këto krime, veçanërisht nëse djeg dhe vret fshatra të tëra. Është thjesht qyqarllëk”, tha Raskoviç.

Gjatë gjyqit, ai pati kërcënime të hapura nga ish-shokët e luftës.

“Kam kuptuar se një kriminel është një kriminel. Nuk mund të justifikojmë veprimet tona duke thënë se ‘na bënë këta neve, kështu që do të hakmerremi’”, tha ai.

Sot ai thotë se është “pa shtet”, sepse nuk ka dokumente zyrtare identiteti. Ka dorëzuar një kërkesë për kartën e identitetit dy vjet më parë, kur ajo e fundit i kishte skaduar, por autoritetet refuzojnë t’ia japin.

“U ankova dhe kërkova për ndihmë nga çdo institucion i mundshëm - policia, prokuroria, gjyqtari dhe Avokati i Popullit. Të gjithë thanë se do të më ndihmonin, por ende nuk kam kartën e identitetit”, tha Raskoviç.

“Ndihem i manipuluar, ose më mirë - i inatosur, sepse po i kërkoj shtetit tim të më japë të drejtat e mia bazike njerëzore, ndërsa të gjithë çakallët e tjerë po ecin të lirë nëpër Beograd”, tha ai.

Raskoviç thotë se në të ardhmen do donte të kthehej në Kosovë.

“Kam tokë aty. Nuk shita asgjë. Do të doja të kthehesha dhe të filloja një jetë të re. Kjo është arsyeja pse fola. Ka ardhur koha për një dialog të vërtetë, sepse nuk kam edhe 15 vite të tjera për të pritur”.

“Dua të kthehem në shtëpi”, tha ai.  




Slobodan Stojanovic, komandant i pensionuar i stacionit policor në Cërna Trava , ish-anëtar i Çetës së IV-të, Detashmentit 37 të Njësisë së Policisë Speciale të Serbisë, ish dëshmitar i mbrojtur i shtetit serb, në vazhdimin e rrëfimit të tij për e-novine sjell dëshmi tjera për krimet ndaj civilëve shqiptarë gjatë luftës së fundit në Kosovë. Ai përmend plaçkitjet, vrasjet mizore, varrezë masive në Tusus të Prizrenit, vrasjet në Prekaz, Glogoc, Skenderaj, Opterushë, Samadraxhë...


Ai flet edhe për vrasjen e mjekut serb që ka thënë se do të flas për të gjitha krimet e forcave serbe. Stojanovic cekë të ashtuquajturat spastrime të terrenit në Drenicë, vrasjet e civilëve Bajgorë, dhe urdhrin e komandantit për vrasje, që ishte: “Le të rreziten”.

Ju  sjellim  rrëfimin për vrasjen e Milos Danilo Vlaskovicit, ish kreut të sektorit të analitikes dhe informatikës në SUP (Sekretariati i Punëve të Brendshme të Jugosllavisë - v.j.), në Kosovë, me prejardhje malazez nga Kolashini i Ibrit, të cilin e vrasin më 16 qershor 1999 dy rezervistë të Ushtrisë jugosllave, rreth orës 16:30, në Mazgit të Obiliqit. Djali i tij VMV dhe gruaja MJV, si ddëshmitarë që kanë parë vrasjen e tij, thonë se ai është vrarë sepse ka mbrojtur fqinjët shqiptarë.




Komandanti mizor Nenad Stojkovic, para tankut, në Abri të Drenicës, shtator 1998.


“Janë bërë hetimet kundër 17 anëtarëve të Njësisë Speciale të Policisë, kundër të cilëve kemi dëshmuar. Më pas, gjykatësi hetues, Milani Dilparic, e ka marrë në pyetje vetëm B.Z.-në dhe mua, pjesërisht. Gjithçka është pezulluar.


Të gjithë ishin të lirë pas tre muajsh, madje edhe Radoslav Mitrovic i cili gjykohej edhe për rastin në Suharekë. Thuajse asgjë nga ajo për çka kam dëshmuar nuk ka ndodhur. Prokurori Dragoljub Stankovic para gjykatores ka përshëndetur të gjithë ata që i kam akuzuar për krime lufte, e mua fare”, thotë Stojanovic.


“Njerëzit që kanë marrë pjesë në këtë janë ende në polici, na ‘ruajnë’. Në Leskoc është një duzinë e policëve që merreshin me sigurimin e diskotekave e më vonë iu bashkuan Njësisë së Policisë Speciale në Kosovë.


Ata gjetën edhe një duzinë tjetër të tyre. Ata kanë bërë përzgjedhje, dhe tërë këtë e dinte komandanti i Çetës, Nenad Stojkovic. Janë organizuar qëkur është formuar njësiti, njiheshin në shpirt, sepse kanë luftuar në Kroaci dhe në Bosnje.


Mizore: Forcat serbe vrisnin gjithçka që lëvizte

Këta janë ata njerëz që kanë vrarë dhe plaçkitur në Kroaci dhe në Bosnje. Edhe një nga kolegët ka dëshmuar kur ka parë vrasjet e myslimanëve (boshnjakëve - v.j.), me urdhrin e Milan Lukicit në Vishegrad. I kanë vrarë policët tanë, leskovqanët (nga Leskoci). Këtë e di edhe Prokuroria për Krime Lufte (e Serbisë - v.j.).


Komandanti mizor Nenad Stojkovic, para tankut, në Abri të Drenicës, shtator 1998.



Ekziston edhe një varr masiv ku janë vrarë vranë myslimanët, në likuidimin e të cilëve kanë marrë pjesë nga Departamenti i Policisë në Leskoc, të cilët më vonë janë angazhuar në Detashmentin 37. Ajo (varreza - v.j.) është në Bosnjën lindore. Mund të gjendet. Është hapur brenda natës, në fshehtësi, e aty janë varrosur, natën, myslimanët. I njoh kolegët që kanë ngarkuar kufomat në kamionë.


Ata ishin të gatshëm të dëshmojnë për këtë, por janë ndalur kur kanë parë se çfarë më ka ndodhur mua dhe dëshmitarëve tjerë.


Gjithashtu, ekziston një varr masiv në fshatin e Tususit mbi Prizren. Atje u varrosën pesëdhjetë shqiptarë, fëmijë, të moshuar, të rinj, civilë, të cilët ishin nuk ishin të aftë për asnjë operacion luftarak. Ata u ekzekutuan, u mbështetën për muri dhe u vranë me rafalë.


Kam përmendur Glogocin. Aty në një spastrim të terrenit, kam parë një grup të 400-5000 grave shqiptare, fëmijëve dhe pleqve. Aty një koleg i imi donte të gjuante në ta, e unë e kam ndaluar sepse askush nuk ofronte ndonjë rezistencë. Pastaj u afrua një grua, që fliste në mënyrë të përkryer serbokroatisht.



Image result for krimet dhe kriminelet serb ne kosove

Kuptova se ishte myslimane nga Sarajeva, e martuar me një shqiptar. Më pyeti se pse bombardojmë, se pse vrasim njerëz dhe shkatërrojmë pronën dhe bagëtinë.

Image result for krimet dhe kriminelet serb ne kosove

Tek më vonë pash tmerrin, trupa të masakruar, shtëpi të djegura nga shpërthimet. Nuk mund të besoja se kjo mund të ndodhte. Ndodhte pa asnjë veprim luftarak, pa asnjë justifikim për çdo përdorim të forcës. Askush nuk kishte të drejtë për këtë. Ndërsa, futeshin (forcat serbe - v.j.) dhe vrisnin pa ua ndier.


Pastaj kanë hapur ormanët, për të kërkuar para. Kur i gjenin, kënaqeshin, deheshin. Mbi Gllogoc, pas këtyre veprimeve, komandantit i është dhuruar ‘Mercedesi’ më i ri.



Vrasësit serbë, shumë nga të cilët nga Bosnja dhe Hercegovina, janë tashti në Xhandarmëri, në njësitet speciale të policisë, njësite të MUP-it që merren me programin për mbrojtjen e dëshmitarëve .

Image result for krimet dhe kriminelet serb ne kosove

Mbaj mend një vrasje në fshatin Les, ku njëri kalëronte dhe ruante kopenë. Ishte civil, natyrisht. Edhe disa barinj ishin me të. Ata nuk kishin armë, mbase as thikë buke. Të mitë nga çeta i kanë vrarë pa asnjë arsye. Kam dëgjuar në radio zërin e komandantit Radoslav Mitrovic, i cili nga një kullë mbi Prizren përcillte të gjitha njësitet. Ai tha dhe më duket që ende e dëgjoj: ‘Çegar’ (ishte kod i joni), lërini të rreziten’. Pra, që njerëzit të vriten në gjakftohtësi. Urdhri natyrisht është zbatuar, ndërsa njerëzit vetëm na shikonin.


Në Skenderaj më 1998 ishin tri të ashtuquajtura spastrime terreni: në mars, në qershor dhe në shtator. Gjatë të tretit, ku kam marr pjesë, polici Aleksandar Trajkovic, tani në pension, njëri me nofkën Secerko, dhe unë, nuk e kemi harxhuar asnjë plumb. 

Image result for krimet dhe kriminelet serb ne kosove

Aksioni ka zgjatur disa orë. Së pari kanë hyrë të Legisë (njësitet paramilitare terroriste të Milorad Ulemek - Legisë), secili me xhipat e tyre, për të plaçkitur. Ne ishim pas tyre. Fshatrat ishin të djegura, kudo civilë të vrarë. Gra, fëmijë, bagëti, gjithçka që ka lëvizur është vrarë në Prekazin e Ultë dhe të Epërm. Drenica digjej.


Mbaj mend edhe krimet në Bajgorë. Kemi shkuar në anën e djathtë të rrugës. Në kamionin tonë ishte mitralozi ‘Browning’. Ne bartnim municion. Një i çmendur nga ‘Browningu’ ka shtënë drejtë një kopeje. Gjuante delet dhe njerëzit. Shihja tek vrapojnë. 



Nuk e di se sa ishin. Binin përtokë. Vetëm civilë. Unë e kam ndalur atë, por shumë vonë, sepse fillimisht nuk kam parë se në kë gjuante, se a jemi të sulmuar. Ai gjuante delet, lopët dhe njerëzit.


Në fshatin e tyre kemi gjetur tenxhere në të cilat bënin ajvar. Ishim të uritur dhe e hamë. Por, kjo nuk u mjaftonte. Kur e hëngrën ajvarin, e dogjën fshatin. Kurrë nuk do ta harroj Bajgorën.

Dëshmitari i krimeve mizore në Kosovë, Slobodan Stojanovic.



Bajgora dhe fshatrat tjera të djegura ishin mjedise urbane; shihej mirëqenia me aparatet moderne shtëpiake që i kishte çdo shtëpi. Kishin antena satelitore. Gjithçka është plaçkitur e shtëpitë janë djegur. Kjo ndodhi në vitin 1998, prandaj duhet të cilësohet si (krim - v.j.) lufte.

Komandanti Nenad Stojkovic me vetiniciativë gjuante me topa në Samadraxhë dhe Opterushë, hidhte nga 4-5 mina. E pyeta se përse gjuante, sepse jemi në fshat e si në pëllëmbë dore i shihnim njerëzit tek bëjnë punët e përditshme. Ai ndonjëherë do ta pyeste komandantin Radoslav Mitrovic, përgjigja e të cilit, kur dikush duhej të vritej ishte: ‘Le të rrezitet’.



U dogjën fshatrat kudo që shkuam. Mua, natyrisht, nuk më shkonte as në mendje për ta djegur ndonjë shtëpi. Në Podujevë janë djegur dy fshatra. Digjej frikshëm.

Urdhrat i ka dhënë Stojkovici, shpesh pa ndonjë konsultim me komandantin. Mua më urrenin, më thoshin se i dua shqiptarët, e unë thosha se kjo që bëjnë kurdoherë do të na dalë për hundësh.

Pastaj, nuk është bërë hetimi i duhur kur është vrarë mjeku jonë Branimir Djokic. Ai u vra nga polici Goran Stamenkovic - Stamenko , sepse mjeku dinte shumë për krimet në Kosovë, si dhe unë, ndërsa komandanti Radoslav Mitrovic nuk e ka lejuar hetimin duke ‘konstatuar’ se mjekun e ka vrarë UÇK. Mjeku ishte me ne që në fillim të formimit të Njësitit Special të Policisë. I ka thënë Nenad Stojkovicit: ‘Kur të kthehem, do të tregoj gjithçka që keni bërë’. E kanë vrarë si një dëshmitar kyç .



Edhe unë i kam paralajmëruar. Kam thënë se për gjithçka do t’i shkruaj Ministrisë së Punëve të Brendshme. Këtë e bëra. Por, nuk kishin guxim të më qëllonin”, është pjesa e dytë e rrëfimit të Slobodan Stojanovic, i cili vazhdon edhe nesër.

"Burrin tim Milos Vlaskovic e kanë vrarë serbët, e jo shqiptarët. Unë në vitin 2001 i kam dhënë deklaratë dy inspektorëve të Sigurimit të Shtetit të MUP-it serb. Në bisedë ishte edhe djali im Vladimiri. Një nga inspektorët quhet NS. Edhe pse nga intervista me inspektorët ka kaluar shumë kohë, ata na kurrë nuk janë lajmëruar për vrasjen e burrit tim.




Shtëpitë e djegura të shqiptarëve

Unë dhe djali im Vladimiri, dhe shumë të tjerë, përfshirë policinë dhe ushtrinë e tashme serbe, e dimë se Milos Vlaskovicin e kanë vrarë dy serbë me uniforma të maskuara të ish Ushtrisë jugosllave. Ju lutemi të na ndihmoni për të gjetur vrasësit e Milosit tim dhe vetëm ndëshkim meritor...”, thotë gruaja e Vlaskovicit.



"Babai ishte një njeri tolerant, dhe i drejtë për të gjithë. Kurrë me askënd nuk kishte mosmarrëveshje. E çmonin dhe vlerësonin serbët e shqiptarët. Pas pensionimit, pasi kishte më shumë kohë të lirë, shoqërohej edhe më shumë me shqiptarë dhe myslimanë nga Mazgiti dhe fshatrat përreth, ku kishte shumë miq.


 Ai, si unë dhe nëna ime, nuk mendonim të braktisim Kosovën. Babai, ne të tre, as nuk kishim në pronësi, e as donim të blinim parcela, tokë, shtëpi apo banesë në Serbi. Ne e kishim mirë në Kosovë. Kemi jetuar ndershëm dhe korrekt me të gjithë... Babai im nuk e miratonte, përkundrazi e dënonte persekutimin e shqiptarëve të Kosovës. Me përvojën që ai kishte, më kujtohet, neve dhe të tjerëve shpesh na thoshte se shqiptarët e dëbuar do të kthehen, sepse ata janë të lidhur për tokën dhe pronën... Shtëpia jonë ndodhej pranë xhamisë së fshatit, në vendin që quhej Mazgiti i Poshtëm ose Mazgiti boshnjak, sepse aty më herët kanë jetuar myslimanët.


Forcat serbe djegin fshatra shqiptare.

Në Mazgitin e Poshtëm ishte vetëm një familje serbe me gjashtë anëtarë, me mbiemrin P. Në Mazgitin e Epërm jetonin vetëm shqiptarët. Në pranverën e vitit 1999, nuk e mbaj mend mirë datën (ditën), forcat serbe dëbuan shqiptarët nga Mazgiti dhe fshatrat tjera përreth Obiliqit... Serbët lokalë nga fshatrat përreth sulmonin në mënyrë masive shtëpitë e braktisura shqiptare dhe ndërtesat ndihmëse (plevica dhe garazhe). 


Ata vidhnin mobile, makina, makineri të tjera për bujqësinë dhe çdo gjë që atyre u pëlqente. Unë personalisht e di se pushteti serb nga Komuna e Obiliqit, në krye me Zoran Milosevicin, si kryetar, kanë vendosur që serbëve nga fshatrat përreth asaj pjese të Kosovës, t’ju jepen dokumente të noterizuara, diçka si një certifikatë për menaxhimin dhe përdorimin e makinave të vjedhurave – kamionë dhe traktorë...




Më 16 qershor 1999, rreth orës 16:00, në oborrin e shtëpisë së familjes sonë erdhi fqinji N(R)Sh, shqiptar nga Mazgiti i Poshtëm, rreth 50 vjeç, shtëpia e të cilit ishte 200 metra larg nesh. I tha babait tim, si fqinj, se disa serbë kanë hyrë në shtëpinë time dhe se duan ta vrasin. Ai e lutu ta shpëtonte atë dhe vëllain e tij. Babai u përgjigj me po dhe menjëherë shkoi me N-në drejtë shtëpisë së N-së. Pas 10 minutave nëna ka dëgjuar të shtëna rafali në shtëpinë N. Ajo vrapoi poshtë rrugicës drejt shtëpisë N. Derisa vraponte, nga shtëpitë dhe oborret iu bashkuan edhe fqinjët myslimanë. Kur nëna dhe fqinjët myslimanë ishin 50 metra larg shtëpisë, kanë para se si nga ajo shtëpi, përmes derës, kanë vrapuar dy ushtarë serbë me uniforma të maskuara, duke shtënë nën nënën time dhe fqinjët. Ata ikën mbrapa shtëpisë N. Kur nëna hyri brenda, në një nga dhomat ka gjetur trupin e pajetë të babait tim Milos, në pozicion gjysmë të ulur në një divan apo shtrojë. Ishte i goditur me disa plumba në pjesën e zemrës”, është dëshmia e djalit.




“Dikush ka informuar KFOR-in dhe pas rreth një ore ose ndoshta dy orësh, kur u bë errët, ata erdhën. Kanë kryer hetimet dhe trupin e dërguan në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë. Ditën e nesërme, më 17 qershor 1999, trupin e mori dhëndri Miloslav Lakiceviç dhe e çon në Mazgit...


Fëmijë shqiptar (foto e vitit 1999)

Dhëndri ka shkuar te Zoran Milosevici i cili ka thënë se ai e di pse e kanë vrarë Milos Vlaskovicin, se nuk i vije keq, sepse i ka mbrojtur shqiptarët për çka e ka merituar vrasjen nga serbët.




N(R)Sh dhe vëllai i tij i kanë thënë nënës dhe fqinjëve tjerë se ushtarët serbë kanë hyrë në shtëpinë familjare dhe kanë dashur t’i vrasin. Kur N(R)Sh i luti ushtarët serbë që të mos i vrasin se nuk i kanë bërë gjë të keqe serbëve dhe se këtë mund ta vërtetojë fqinji Milos Vlaskovic, ata kanë mbajtur vëllain e N-së në shtëpi, ndërsa N-në, nën kërcënimin e armëve, e kanë detyruar ta thërrasin Milosin. Kur është kthyer me babanë, sipas dëshmisë së N-së dhe vëllait të tij, ushtarët serbë i thanë Milosit se pikërisht atë e kanë kërkuar. E kanë drejtuar armën te babai, e kanë urdhëruar të futet në një dhomë në shtëpinë e N-së. N. dhe vëllai kanë dëgjuar ushtarët tek debatojnë me babanë, tek e kërcënojnë dhe i bërtasin, e pas një kohe janë dëgjuar të shtënat rafal. Dy ushtarët kanë dalë nga dhoma, pastaj nga shtëpia, duke gjuajtur nënën dhe fqinjët myslimanë...




Mua dhe nënën time na irriton fakti se askush nga MUP-i i Serbisë nuk ka ndërmarrë asgjë për ta ndriçuar vrasjen e babait tim... As unë e as ajo nuk do të heshtim, sepse vrasësit ecin lirshëm e ndoshta qeshen me vuajtjet dhe dhembjen tonë”.




Një anëtar i Çetës së Pirotit, shqiptarit të vdekur ia ka prerë kokën. Me ditë të tëra pastaj e ka zier në një tenxhere. Nga ajo i hoqi katër dhëmbë prej ari, pastaj ka shkuar në shtëpi dhe kafkën e ka ngjyrosur dhe nga ajo ka bërë një llambë tavoline, shkruan e-novine, duke u bazuar në rrëfimin e një dëshmitari serb, i cili tmerret që ka parë në Kosovë thotë se nuk i sheh në asnjë film.


Dëshmitari i krimeve monstruoze në Kosovë, Slobodan Stojanovic


Trupi i shqiptarit ishte në një kodër mbi Rahovec, ndërsa u vra në luftime. “Të njëjtën e ka bërë me një grua të vrarë. Edhe asaj ia ka prerë kokën në të njëjtën mënyrë dhe nga ajo ka bërë një llambë. Ka thënë se tash e ka një çift. Njerëzit normalë ishin të tronditur. E dinim këtë të gjithë, edhe komandanti i kompanisë dhe 80 për qind e policëve”.




Slobodan Stojanovic, deri vonë ishte komandantit i pensionuar të stacionit policor në Cërna Trava , ish-anëtar i Çetës së IV-të, Detashmentit 37 të Njësisë së Policisë Speciale, dëshmitar i dikurshëm i mbrojtur shteti. Ai ka folur për e-novine për krimet ndaj civilëve shqiptarë në Kosovë, nga gushti deri në tetor 1998. Ato, thotë ai, i kanë kryer një “hordhi e kriminelëve” në uniforma policie. Policët që akuzon thotë se për gjithçka që kanë bërë në Kosovë janë dekoruar dhe graduar.

Stojanovic thotë se për krimet monstruoze kundër civilëve dhe robërve asnjë prej kryesve të policisë nuk ka reaguar, ndërsa pohon se Prokuroria serbe për Krime Lufte, konkretisht zëvendësprokurori Dragoljub Stankovic, ka përgatitur mbrojtjen e serbëve të akuzuar nga Tribunali i Hagës.

"Kam qenë vazhdimisht në Kosovë si polic, por viti 1998 ishte i tmerrshëm. Masakër e paparë nga ana e policisë dhe ushtrisë! Flas pa asnjë interes. Duhet të dihet se ata njerëz kanë ende uniforma, kanë armë”, thotë burimi i e-novine.
Ai thekson se është në programin e mbrojtjes së dëshmitarëve, në kuadër të së cilit ai dhe familja e tij ngacmohen, në mënyrë që Prokuroria të pamundësojë dëshminë e tij.

“Në Kosovë kam qenë në gusht, shtator dhe tetor 1998. Më kanë dërguar pa asnjë njoftim se çka po ndodhë, si t’i bëjmë punët ditore. Nuk e dinim as që ka luftime të ashpra me UÇK-në. Ishim krejtësisht të papërgatitur dhe direkt na dërguan në betejë .
Fillimisht ishim vendosur në fabrikën e kabllove në Suharekë dhe nga aty në luftë. Në tre muajt e ardhshëm unë pashë tmerre: vrasje të fëmijëve, civilëve, meshkuj dhe femra. Plaçkitje me shumicë, kamionë që natën bartin gjërat e vjedhura...

Pasi kam marrë pjesë në operacionet në Kosovë, i kam dërguar ministrit të Brendshëm Vlajko Stojiljkovicit, më 2000, një letër në shtatë faqe për atë se çfarë ndodhi poshtë. Përgjigje nuk kamë marrë, as nga ministri i cili më vonë vrau veten, e madje as nga njerëzit në kabinetin e tij. Në këtë informacion e kam përshkruar vrasjen e shqiptarëve, fëmijëve të tyre, djegien e shtëpive, vjedhjet.
Vidhej gjithçka që hasej. Të njëjtën ditë policia mallrat e plaçkitura ua shiste shqiptarëve në Prizren dhe Rahovec. Ata vodhën bagëti nga hambari, që ua shitnin mishtarëve shqiptarë. Përfitim i pastër, por kjo nuk ishte polici, po hordhi. Unë besoj se ashtu nuk veprojnë as kriminelët. Ata nuk kishin as një kod të sjelljes, për askënd.

Nuk mund të them se të gjithë bënë krime. Ishin nja 150, në çdo çetë nga 20 të gatshëm për krime dhe plaçkitje”.
E tmerrshme: Serbët kanë bërë llamba nga kafkat e shqiptarëve
Kur është fjala për llambën e bërë nga kafka, ai thotë se ky “psikopat i ka takuar Sektorit 87 të Njësive Speciale të Policisë”.

“Siç kam dëgjuar më vonë, ai ka përfunduar në Psikiatri në Toponicë”.

“Në shtator 1998 luftuam në fshatrat mbi Prizren, në të ashtuquajturën pastrim terreni. Unë nuk do të përmendi emrin e policit, që ende është gjallë e pensionist, i cili për pikë qejfi ka vrarë fëmijën në djep që nuk kishte as katër muaj. Sipas tij, ‘më mirë një shqiptar i vdekur se një shqiptar i gjallë’. Pastaj doja ta vrisja atë. Kuptova se nuk kam shkuar në Kosovë me një grup të policëve, por me një grup që nuk di ta definojë, se ata nuk ishin as kriminelë. Isha me sadistë, të sëmurë, kanibalë... vetëm mish njeriu që nuk kanë ngrënë.
Është një grup i banditëve të cilët ishin të gatshëm për të vjedhur dhe për të vrarë dhe askujt për këtë nuk i jepte llogari. Ende nuk e di se si është lejuar kjo nga kreu.

Ata nuk kanë pasur asnjë pasojë dhe të gjithë janë pasuruar. Kur ata shkuan në Kosovë ishin në pozitë të vështirë financiare dhe u kthyen me zinxhirë të trashë ari, gratë e tyre me unaza. Edhe sot janë të pasur”.

Sipas dëshmitarit, nga policët e Leskovcit është formuar Çeta e IV-të, ku komandant ishte Milivoje Stojiljkovic, që ishte shef i policisë në Leskovc. Kur janë vrarë tri policë të kësaj njësie, ai është zëvendësuar nga Nenad Stojkovic.
“Çeta ka filluar të veprojë pas vrasjes së Adem Jasharit. Ka marrë pjesë në këto luftime në Drenicë. Që atëherë silleshin si kriminelë e jo si policë. Sepse, për disa ditë vriten 70 shqiptarë, fëmijë, gra dhe burra. Edhe ne kishim viktima, një ushtar të vrarë dhe disa policë të plagosur lehtë. Mizoria filloi atëherë. Kjo nuk shihet as në filma.
Kemi punuar Gllogoc, para nesh kalonte Ushtria. Që në mëngjes gjuante në fshatrat kodrinore me raketa, ndërsa vrisnin gjithçka që lëvizte. Pastaj një nga kolegët e mi kërkoi paratë nga një civil i cili kishte më shumë se 70 vite jete. E pyeta nëse është normal, se çfarë po bënte. Ai e vrau atë sepse kishte vetëm 10 marka. Ndërsa, ai polic ende punon. Unë me të vërtetë nuk e kuptoj, sepse kemi ngrënë të njëjtën ushqim, ujë të njëjtë, e ata sikur ishin në një ekstazë. Po flas për 20 të tillë nga çeta jonë. Ndërsa, për gjithë këto dinte komandanti Nenad Stojkovic. Ai ishte personalisht i pranishëm kur një polic vrau në Bajgorë një fëmijë të retartuar me nënën e tij, në shtëpinë e të cilëve kemi kaluar natën. I pyetur përse, ai tha se nuk kemi nevojë dëshmitarët”.

Sipas tij, brenda natës zhdukeshin kamionët që kanë përdorë, sepse dërgonin mallra në Leskoc dhe në fshatrat e policëve të grupit.

“Traktorë, vetura, sharra motorike... Janë vjedhë 300 motokultivatorë të rinj, 20-30 tonë raki nga Rahoveci... Gjithçka që shihte syri, duart e kapnin. Kanë prerë gishta për të marrë unaza. I kam parë me sytë e mi. Që pesë vjet kam dalë në pension, e i shoh ata policë në qytet. Më vjen turp t’i shoh”.
Dëshmitari thotë se të gjithë e dinin se çfarë po ndodhë në Kosovë, sepse sipas hierarkisë çdo sektor e ka informuar sektorin më të lartë.

“Këtu arrijmë te Sreten Lukici, që komandante me operacionet dhe ai ato është dashur t’ia dërgojë dikujt që ishte i afërt me Slobodan Milosevicin. Edhe ai ka ditur”.



Ai flet për torturat që ka kaluar për vite të tëra si njeri që ka dashur të denoncojë vrasësit e civilëve në Kosovë. Sipas tij, shteti serb është i implikuar në këtë dhe për këtë jep sqarime dhe fakte - se kriminelët mbrohen nga pushteti i Serbisë, përfshirë Ivica Dacic.

Rrëfimi i Stojanovicit: Shteti serb mbron kriminelët e luftës (Foto, +18)

 Stojanovic thotë se në Kosovë është kryer gjenocid kundër shqiptarëve, ndërsa përmend me emër të inkriminuarit në vrasje. Thotë se ka bindur edhe shumë kolegë të tjerë që të dëshmojnë për tmerret që forcat serbe kanë kryer ndaj shqiptarëve gjatë luftës së fundit në Kosovë, përfshirë edhe disa vullnetarë rusë. Ndërsa, shton se sot as në barnatore nuk e shërbejnë, e as në qendra shëndetësore nuk duan ta kontrollojnë. Pikërisht për këtë dëshmi, ai sot është detyruar të lajmërohet në policinë e Leskocit. Lajmin për këtë do ta gjeni në fund të rrëfimit të tretë të tij.


“Në Zyrën e Tribunalit të Hagës në Beograd, te TV Pink, shkova me vetiniciativë, i vetëm. Aty ishte një oficer, një hetues. Më dëgjoi dhe më pyeti nëse do t’i shes informatat e mia. I thash: ‘Nuk dua para, por vetëm që të dihet e vërteta për policinë serbe, që askush të mos ju gënjejë’. Prej askujt kurrë nuk kam marrë para.

Dragoljub Stankovic, zëvendësprokuror për krime lufte, mbërriti në Leskoc më 2005. Kërkoi të njihemi. Atëherë e jepte dëshminë Cukarica, që tash është në burg për krimet në Suharekë.
Vrasja e pengjeve në Rahovec

Kemi vënë kontakt dhe isha i lumtur për këtë, sepse tek ai e shihja përfaqësuesin e shtetit. Nisëm edhe privatisht të shoqërohemi. I kam përcjellë në Prokurori policët që jepnin dëshmi. E kam takuar edhe drejtoreshën e Fondit për të Drejtën Humanitare, Natasa Kandic, ndërsa Stankovic ka thënë që fillimisht duhet të punojmë vetëm ne, e për gjithçka që arrijmë do ta merr përsipër fundin ai. I kam dërguar dëshmitarët në Fond, por Stankvici nuk donte t’i takonte e të merrte deklarata. Madje edhe në Prokurori kam dhënë deklaratë më 2009.

Është interesant se gjatë ardhjes në Leskoc, Dragoljub Stankovic shihej me ne që dëshmonin për krime lufte, por edhe me njerëzit që i akuzonim për krime të tmerrshme të kryera në Kosovë.

Si kemi ardhur në këtë përfundim? Vjen në Leskoc, e ne e nxjerrim në një darkë në një kafenenë ‘Grand’. Ulemi vetëm, e pastaj zbrazet lokali e vjen Dejan Mihajlovic Cebe, vrasësi, Zoran Markovic Cecko dhe të tjerët që kanë marrë pjesë në vrasjet në Kosovë. Ishte e çuditshme se si qëllonin ku ne uleshim. Pastaj kuptuam se Dragan Milenkovicin e quajtur Sisarka, Stankovici e kishte përgatitur që të jetë dëshmitar në rastin Sainovici dhe të tjerët, që të jetë dëshmitar i mbrojtjes! Pyes veten cili është i çmendur këtu? A duhet që këta nga këto institucione që të çojnë kriminelët para gjyqit, apo qëllimi është mbrojtja e tyre?! Në Hagë dëshmitar i mbrojtjes, ndërsa në deklaratën time bishë që ka vrarë civilët shqiptar!
Viktima e forcave serbe

Në Leskoc janë arrestuar Dragan Milenkovic, Zoran Nikolic Honda, Nenad Jovanovic dhe Zoran Stankovic Cecko. Gjithçka ishte gati për reagim ndaj arrestimit. Kanë shtypur fanella me portretet e tyre, janë bërë gati demonstratat. Protesta para policisë së Leskocit u mbajt më 14 mars 2009, ndërsa merr mbështetje nga ministri Ivica Dacic, që të arrestuarit të mbrohen në liri. Menjëherë i publikojnë emrat tanë. Nisin persekutimet. Shteti i është i pafuqishëm, sepse janë të korruptuar ose të përfshirë në këtë.

Më fusin në programin e mbrojtjes. Trillojnë sëmundje të rreme dhe shkoj me familje në Beograd. Na kanë torturuar, e gjoja mbrojtur. Në Njësinë e Mbrojtjes së Dëshmitarëve ishin pjesëtarë të Njësisë Speciale të Policisë, pjesëmarrës në luftëra, kriminelë që kanë bërë gjërat më të ndyta në Kosovë. Ata kanë vrarë, kanë djegur dhe janë pasuruar nga banorët shqiptarë. Ata më thanë se po luaj me kokë dhe të mos e thyej degën ku jam ulur. U sollën në mënyrë vulgare, ma kanë traumatizuar fëmijën, ma kanë kontrolluar postën, gruas i kanë folur gjëra të ndyta - aluzione seksuale.

Kam kërkuar takim me Dragoljub Stankovicin, i cili më tha: ‘Kush të ka detyruar të shkosh në programin e mbrojtjes së dëshmitarëve’. Kuptova se në program jam me urdhrin e kryeprokurorit Vladimir Vukcevic.

Meqë gjithnjë kam folur kundër Njësisë për Mbrojtjen e Dëshmitarëve dhe kundër krerëve të saj, më nxorën nga programi. Më 29 tetor 2010 vijnë në mëngjes dhe thonë se nuk jam më në program. Donin, meqë isha në pension që nga 10 shtatori, të më bien në qafë dhe ta zbehin reputacion tim. Ata më dërguan përsëri te xhelatët për të ma vënë kokën në cung, gjë të cilën ende tentojnë.
Shqiptari i zënë peng nga forcat serbe

Me Dragoljub Stankovicin kisha marrëdhënie private . Vinte tek unë. Atij dhe gruas së tij i dhuronim ushqime dimri; i blemë një qengj. Më fliste gjithçka për veten e tij, ku jetonte e ku i punonin gruaja dhe vajza. Iu ankova kur në Leskovc, në rrugë, nga makina zyrtare më kërcënoi Nenad Stojkovic, me zë, në prani të dëshmitarëve. Stojkovic ma tregoi gishtin e mesëm dhe më shau. Stankovic nuk reagoi dhe unë atij dhe Vukcevicit i dërgova letër ku them se edhe familjet e tyre mund të vuajnë si e imja. Më akuzuan për rrezikim të sigurisë. E pra, kush kujt ia rrezikoi jetën?

Një tjetër procedurë, që zgjat 14 vjet në një gjykatë të Beogradit, kundër meje, po e bën bija e Vladimir Vukcevicit që është gjykatëse. Gjithnjë më thoshte: ‘A ta përshëndes babanë’? Në fund e pyeta se kush është babai i saj dhe ajo tha: ‘Po gjykatësi Vuckovic’. Thash të mos e përshëndes. A nuk ishte ky konflikt interesi? Procesi nuk ka mbaruar ende, ndërsa tash i është dorëzuar një gjykatësi tjetër.
Forcat serbe vranë, plaçkitën dhe shkatërruan çdo gjë shqiptare

Në fillim e kam akuzuar komandantin Nenad Stojkovic, i cili i dinte të gjitha, dhe nën patronazhin e të cilit janë bërë të gjitha. Një mbrëmje kam gjetur një kamerë me pamjet ku ishin civilët e vrarë, në një vend që nuk e njoh, sepse nuk isha i pranishëm. Aty ishte Nenad Stojkovic, me ata njerëz.

Aty janë vrasjet. Gjuajnë tek civilët për pikë qejfi, e askund nuk shoh pjesëtarë të UÇK-së. Aty kishte gra, fëmijë e pleq.

Kolegët e mi, me kërkesën time, kanë dëshmuar për krimet, sepse i kishin duart e pastra. Boban Ignjatovic ka dëshmuar në Tribunalin e Hagës, në procedimet kundër Sreten Lukicit, Obrad Stevanovicit dhe të tjerët. Së bashku ne ishim në luftë dhe e pyeta: ‘A do të dëshmosh për këtë’? Tha se po. Pranoi edhe Jovan Golubovic, i cili foli për vrasjet në Bosnjë dhe Hercegovinë. Ndërsa, në Tribunal thanë: ‘Kjo tash nuk na intereson’!

Kam hasur rusët që i kam dërguar të dëshmojnë se kanë vrarë me urdhrin e Radoslav Mitrovicit dhe gjeneralit Bozidar Delic. Ata ishin pjesë e njësive të Delicit. I gjeta në Mladenovc. Njëri ishte kolonel, të tjerët oficerë të ultë të Ushtrisë ruse, që erdhën si vullnetarë. Kam sjellë për dëshmi edhe snajperistin e atij njësiti. Ata kanë marrë pjesë edhe në luftën kundër shqiptare në Maqedoni. U është premtuar se pas luftës do të punësohen si instruktorë.

Krimet i kanë raportuar 17 policë, me përjashtim të komandantit Nenad Stojkovic, Dejan Mihajlovicit të quajtur Cebe, Zoran Markovicit Ceckas, Dragan Mladenovicit Sisarkas. Në raport thuhet se kanë kryer krime nga Ligji Penal i RSFJ-së dhe se nuk u janë përmbajtur konventave të luftës. Për vrasje, zjarrvënie, grabitje, praktikisht gjenocid.

Të deportuarit shqiptarë ikin nga shtëpitë e tyre

Unë më 2005 u emërova komandant i stacionit policor në Cërna Trava dhe mora gradën e kapitenit, e menjëherë pas kësaj kam dalë në pension. Problemet me statusin e një dëshmitari të mbrojtur kanë dalë në vitin 2009 nga Njësiti për Mbrojtjen e Dëshmitarëve, që thonë se duhet të futem në program meqë më rrezikohet jeta. Kur pyeta nga kush, thanë: nga policët kundër të cilëve kanë dëshmuar të cilët duan të më vrasin.

Çdo gjë është e qartë. Dragoljub Stankovici u tregonte kriminelëve tërë atë që themi kundër tyre. E ata nuk kishin asgjë të pistë kundër nesh. Unë kam marr pjesë në luftime, aty kush ishte vështirë dhe me rrezik, por kurrë nuk kam shtënë të plagosurit dhe të paaftët. Ata kanë vrarë me plumba në kokë. Është bërë zhvarrimi i disa prej viktimave, e unë i kam fotot .

Ata bënë kundër nesh çdo gjë që u bindte ndërmend. Dëshmitari Boban Ignjatovic ka blerë makinë nga komandanti i tij Miroslav Vidosavljevic, që doli të jetë vjedhur në Kosovë. Komandanti e ka lajmëruar, Bobani humbi punën e tij, ndërsa Vidosavljevic u gradua në komandën e Xhandarmërisë.

Të gjithë që i kam akuzuar kanë përparuar. Ata janë heronj lufte: Dejan Mihajlovic Cebe është komandant i stacionit policor në Oruglic, në kufi me Kosovën, bënë biznese me shqiptarë. Punën e tij tashti po e heton Kontrolli i Brendshëm.
Nëna shqiptare vajton të birin e vrarë, Ali Paqarizin nëntëmbëdhjetëvjeçar

Zoran Markovic Cecka punon në Brigadën e Intervenimit, si dhe Dragan Milenkovic. Të gjithë janë dekoruar me medalje për trimëri. Nenad Stojkovic, menjëherë pas luftës, u gradua në rangun e majorit, pastaj të nënkolonelit. Edhe ai nga Slobodan Milosevici ka marrë medalje për trimëri.

Kam përjetuar lloje të ndryshme të poshtërimit dhe të maltretimit. Ma morën pistoletën time të shërbimit për të cilën kam drejtë pas daljes në pension, e që ishte mesazh i qartë për armiqtë e mi.

Kam kërkuar ndihmë nga Prokuroria për Krime Lufte, e ata nuk duan të kontaktojnë me mua. Tani nuk ka asnjë dyshim se ata duan të më diskreditojnë dhe të më detyrojnë të heq dorë nga dëshmia dhe që të tjerëve t’ju tregojnë se në çka kalojnë nëse bëjnë diçka të tillë.

Kur jam kthyer nga programi i mbrojtjes , farmacistja më tha: ‘Mos hajde më se për ty nuk ka ilaçe këtu’. Në Qendrën shëndetësore nuk duan të më kontrollojnë. Më thanë të shkoj pas muaji, kur kthehet mjeku im i zgjedhur. Më kanë dërguar disa herë në polici me akuzuat se si komandant kam zbuluar përmbajtjen e një kabllogrami zyrtar, e ajo ishte letër që e kishte çdo stacion në Serbi. I kanë prerë gomat e veturës, në kopsht, e askush nuk ka kryer hetime.

Familja ime dhe unë kemi jetuar në frikë me vite të tëra, e kjo gjë vazhdon. U kam shkruar shumë vetëve, madje ministrit të Policisë. Kur unë me dëshmitarët Bojan Zlatkovic dhe Jovan Golubovic jemi kthyer nga Beogradi nga tubimi i Fondit për të Drejtën Humanitare, eksplodon goma të cilën më parë e kishin prerë. Edhe Fondi më 2011 i është drejtuar ministrit të Brendshëm, por asgjë nuk kanë ndërmarrë. Donin të na vrisnin.

Tani unë nuk mund të gjej një punë për djalin në njësitin e zjarrëfikësve, e kjo më dhemb më shumë. Shefi i ekipit në Leskoc tha: ‘Nëse e mohon babanë, mund të punësohesh. Natyrisht djali im këtë nuk e pranoi”, është rrëfimi i Slobodan Stojanovicit.

Pikërisht për këtë seri të dëshmive, pjesëtarët e policisë së Leskocit atij dje ia kanë dorëzuar ftesën që të premten, më 15 nëntor, në ora 13:00 të lajmërohet në stacionin policor për të dhënë informata në cilësinë e qytetarit, në procedurën paraprake për veprat penale të krimeve të luftës. Siç dihet, Stojanovic ka akuzuar Prokurorinë serbe se mbron pjesëtarët e policisë që kanë kryer krime në Kosovë. Ndërsa, zëvendësprokurori i Krimeve të Luftës, Bruno Vekaric, ka mohuar këto akuza duke thënë se Stojanovic ka dalë vet nga ky program dhe se dëshminë e ka kushtëzuar me kërkesën që të punësohen anëtarët e familjes së tij e ai të jetë shef i policisë në Cërna Trava!
Afro një milion shqiptarë u dëbuan nga shtëpitë e tyre

Natasa Kandic, drejtoreshë e Fondit për të Drejtën Humanitare, në një deklaratë me shkrim për REL në gjuhën serbe, ka vërtetuar pohimet e Stojanovicit, ndërsa ka demantuar pretendimet e zëvendësprokurorit.

“Prokuroria për Krime Lufte, institucioni më i turpshëm në konkurrencën e autoriteteve shtetërore, ishte përfshirë në përgatitjen e dëshmitarëve të rremë për mbrojtjen e kriminelëve serbë në pozita të larta policore, si dhe ka marrë pjesë në maltretimin e dëshmitarëve të krimeve të forcave serbe”, ka thënë Stojanovic për e-novine. Ai thotë se është kërcënuar duke i thënë se “edhe shqiptarët i kanë ata që tradhtojnë, por dihet se çfarë ndodhë me ta”.

“Meqë kanë përfaqësuar familjet e viktimave në këtë rast, gjatë fazës së hetimit, kundër Mitrovicit dhe të tjerëve, unë jam e njohur me teknikat e presionit me të cilat Prokuroria shërbehej për të dekurajuar dëshmitarin Stojanovic dhe tre policë të tjerë që ishin në komandën e Radoslav Mitrovicit”, thotë Natasa Kandic.

“Për të më larguar mua, si dhe dëshmitarët e mbrojtur nga procesi, gjykatësi hetues dhe prokurori shkuan deri aty sa që merreshin vesh me avokatët se ka dëshmi se kam falsifikuar dëshmitë e familjeve të viktimave. Pas kësaj, gjykatësi hetues dhe disa avokatë janë dehur në hapësirat e Prokurorisë, duke ftuar edhe dëshmitarin Stojanovic që t’ju bashkohet.


Miqtë e rrejshëm: Dragoljub Stankovic - informatori dhe mbrojtësi i serbëve të denoncuar për krime të kryera në Kosovë - dhe Slobodan Stojanovic (djathtas)

Keq ka kaluar edhe dëshmitari B.Z. Ai për më shumë se dy vite ishte në programin e mbrojtjes së dëshmitarëve, duke pritur që ta dëgjojë dikush nga Prokuroria. Anëtarët e Njësisë për Mbrojtjen e Dëshmitarëve, me teknikat e tyre të frikësimit, e kanë çuar në një gjendje të çorientimit të plotë. Ai u largua me dëshirë nga programi i mbrojtjes, sepse nuk mund të përballonte torturat psikike. Unë kam qenë e vetëdijshme për gjendjen e tij dhe i sugjerova atij që të kërkojë azil politik në disa vende evropiane. Sikur ai të mbetej nën mbrojtjen e Prokurorisë, do të ishte sot i sëmurë rënd. Rezultat i procesit kundër dëshmitarëve është liria e gjeneralit të policisë Radoslav Mitrovic”.

Stojanovic për e-novine, për ftesën për t’u paraqitur në polici, thotë se nuk ka çka të flas më sepse nuk i beson shtetit të Serbisë.
Slobodan Stojanovic: Nuk i besoj shtetit të Serbisë

"Këto janë format e reja të ngacmimit, sepse kam vendosur të flasë publikisht përsëri, këtë herë për e-novine dhe Radio Evropa e Lirë. Edhe mediat e tjera nga rajoni më thirrën të jap deklarata të shkurta, ndërsa pritet të jem mysafir në televizione. Nuk kam çfarë të fsheh dhe nuk ia kam frikën askujt. Në Beograd zyrtarisht kam bërë një deklaratë dhe kam treguar gjithçka që di, më 11 shtator 2009, e pastaj shteti ka vepruar në mënyrë të paligjshme. Pse tash sërish të më marrin në pyetje? Për shkak se u ngre shumë pluhur nga dëshmimi im? Mu për këtë dikush i ka urdhëruar të aktrojnë se po bëjnë diçka. Për shkak ashiqare dihet se prokurori Bruno Vekaric po gënjen”.
Nga një grup i grave shqiptare të zhvendosura nga Lubizhda e Hasit dhe fshatrat tjera në komunën e Prizrenit, u ndanë rreth 100 vajza dhe gra të reja dhe u detyruan në marrëdhënie seksuale. Ata i shfrytëzuan seksualisht dhe këtë e bënë në grup, para anëtarëve të familjes së vajzave dhe para qindra fqinjëve dhe banorëve të fshatit. Kështu, një person civil në shërbim të Ushtrisë së Jugosllavisë, që ishte shqiptar, ka ndarë shqiptaren S.T., që ishte 14 vjeçare, për ta dhunuar para familjes dhe të pranishmëve të tjerë. Shumë vajzave dhe grave të dhunuara më vonë u janë humbur gjurmët. Telegrafi ua sjellë dëshminë e kolonelit në pension, Lakic Dorovic, të thënë për e-novine. Ai thotë se nga tmerret që serbët kanë bërë, dy oficerë nuk kanë mundur të durojnë saqë kanë vrarë dy ushtarë të Serbisë.
Shqiptarët e Kosovës nga fshatrat e Hasit në veriperëndim të Prizrenit, si dhe në Damjan dhe Tanaj, në juglindje të Gjakovës, janë vrarë, rrahur, plaçkitur, dëbuar në Shqipëri. Atyre u janë djegur shtëpitë, u janë marrë dokumentet personale që t’ju pamundësohet kthimi i mëvonshëm.

Që nga fillimi i vitit 1998 e deri më 16 qershor 1999, në shtatë raste (në shtator dhe dhjetor 1998; 27 dhe 28 janar 1999; 25, 26, 30 mars 1999; 12, 15, 16 dhe 26 prill 1999 ), u dëbuan në mënyrë sistematike shqiptarët në malet dhe pyjet përreth. Janë vrarë dhjetëra nga ta e mbi dymijë janë dëbuar nga shtëpitë e tyre.

E tmerrshme: Si u vranë dhe u përdhunuan shqiptarët

Nga vrasjet masive dhe krimet tjera të forcave serbe në këtë pjesë të Kosovës, të cilat i kam hulumtuar dhe dokumentuar si një prokuror veteran i Ushtrisë, mund t’i përmendi 17 vepra penalo- juridike që i kanë konfiskuar kriminelët e Sigurimit Ushtarak të Korpusit të Prishtinës dhe Dragoljub Zdravkovici - ish zëvendësi im i atëhershëm e tashti gjykatës i Gjykatës së Lartë në Beograd.

Më 12 prill 1999, rreth orës 20:30, tek Guri i Korbit, afër një proçke malore te Deli i Ujit, në malin në rrethinë të Lubizhdës së Hasit, forcat serbe (Batalioni i Dytë i Motorizuar 549) dhe pjesë të tjera të Brigadës dhe njësive të Policisë Ushtarake; njësive tjera speciale të Ushtrisë Jugosllave; forcave policore serbe të veprimit të veçantë - Njësiti 23, 37, Çeta e Pestë, Çeta e Katërt e Gjakovës, vullnetarët, serbët lokalë, serbët nga Serbia, vullnetarët nga Rusia, Ukraina, romët; grupe të ndryshme të armatosura nën kontrollin e MUP-it; kanë rrethuar dhe kanë privuar pa të drejtë nga liria 500 shqiptarë të dëbuar nga fshatrat përreth, kryesisht fëmijë dhe gra, ndër të cilat M.N. (e lindur më 1962), me pesë fëmijët e mitur - tre vajza dhe dy djem. Emrat nuk i përmendi edhe pse i di.
I ndanë gratë dhe fëmijët nga burrat, e pastaj burrat i rrahën brutalisht , i detyruan që të gjunjëzohen në duar dhe gishta, që të hanë, si qenë, barin. Në mënyra të ndryshme i kanë keqtrajtuar dhe poshtëruar. Me këtë rast, ushtarët e Batalionit të Dytë të motorizuara, 549, ku komandant ishte Vlatka Vukovic, si dhe ushtarët nga njësitet rezervë të njësitit të Prizrenit, ku kolonel ishte Tomislav Nikolicf, e ku dallohesh për brutalitet dy persona, njëri me nofkën ose emrin Dole (Xhole), me të shtëna në afërsi, kanë vrarë 15 shqiptarë nga ky grup (12 nga Lubizhda e tre nga Demjani). Tre të tjerë nga Lubizhda janë plagosur rënd. Indindeti i tyre është i njohur, por nuk dua t’i ceki.

Disa nga ta, tash oficerë të panjohur të Ushtrisë, ndoshta në postin e kolonelëve, në tmerr dhe afekt, për shkak të vrasjes së këtyre 15 shqiptarëve, dhe plagosjes së tre të tjerëve, në vend kanë vrarë dy serbë tashmë të panjohur që kanë marrë pjesë në vrasje, përkatësisht plagosje të shqiptarëve.

Nënkoloneli dhe dy ushtarët serbë që i ka vrarë, janë të njohur për ushtrinë serbe, shërbimin sekretë, drejtësinë dhe shumë gjykata në Beograd, Nish dhe Novi Sad. Ky është një nga mijëra sekretet ushtarake, siç janë emrat e shumë kriminelëve serbë të luftës.

Në të njëjtën ditë, ushtarët nga njësitet ushtarake dhe grupi 549 - në mesin e të cilëve S.T., shqiptar nga Kabashi në Ushtrinë serbe - nga grupi i shqiptareve të ndara të Lubizhdes dhe fshatrave tjera të komunës së Prizrenit, kanë ndarë 100 femra dhe gra dhe i kanë detyruar në seks, duke e bërë këtë në grup, para anëtarëve të familjes, e fshatit. Kështu, shqiptari e ndau 14 vjeçaren dhe e dhunoi para familjes. Shumë prej grave dhe vajzave të përdhunuara dhe vajzave u humbej gjurma.

Tre ditë më vonë, më 15 prill 1999, forcat serbe ndanë një grup prej mbi 38 shqiptarëve, të mbyllur në dy shtëpi në lagjen Tanaj të Dedajt, të Lubizhdës, dhe i dërguan në drejtim të panjohur. Emrat e tyre nuk i përmendësh tash, por e di identitetin e tyre shumë mirë.

Për të fshehur dhe shkatërruar gjurmët e krimeve të kryera dhe për të parandaluar që të zbulohen më vonë, këta 38 shqiptarë janë dërguar në vend të panjohur, e sipas të gjitha gjasave më 26 prill 1999 janë vrarë dhe janë varrosur në varreza sekrete masive.

Në korrik 1999 vit, pas kthimit nga Shqipëria, familjet e Lubizhdës së Hasit, në vendin Deli i Ujit, ku janë vrarë më 12 prill, kanë gjetur trupat e 15 shqiptarëve të vrarë .

Mbetjet e trupit të shqiptarit të 31-të, nga 38 të cilët më 1999, në Tanaj të Dedajt, janë ndarë dhe drejtuar në vend të panjohur, janë zhvarrosur në shtator 1999, në Gurishtë, që është mes fshatit Mazrek dhe Planejë, të komunës së Prizrenit. Shtatë shqiptarë të tjerë janë të zhdukur. Identitetin e tyre e di.



 Fshehjea e dëshmitarëve  dhe e dëshmive nga shteti serb

Edhe një dëshmi për krimet në Kosovë dhe fshehjen e dëshmive nga shteti serb
Redaksisë së portalit e-novine i është lajmëruar polici Petar Dordevic (Gjorgjeviq) i cili akuzoi anëtarët e Ministrisë serbe të Punëve të Brendshme se kanë kryer krime monstruoze në Kosovë. Ai thotë se ishte viktimë e Njësisë për mbrojtjen e dëshmitarëve dhe Prokurorisë serbe për Krime të Luftës. Dordevic me gruan dhe dy fëmijë jeton në Lihtenshtajn. Thotë se është motivuar nga Slobodan Stojanovici dhe interesimi i opinionit publik për rastin e tyre dhe për gënjeshtrat që i kanë thënë prokurori Vladimir Vukcevic dhe zëvendësprokurori për Krimet e Luftës, Bruno Vekaric. Telegrafi sjellë më poshtë rrëfimin e tij.

Diku në mars 2009, pas paraqitjes time dhe të tre kolegëve në TV B92 - me imazhet tona të errësuara - nga rrëfimet tona për krimet ndaj civilëve që kanë bërë policët dhe ushtarët kudo në ish RSFJ, e sidomos pas presionit të publikut, Prokuroria nisi hetimin kundër Radoslav Mitrovicit, komandant i Detashmentit 37 të Policisë Speciale të Serbisë, Nenad Stojkovicit, komandantit të çetës IV, si dhe disa policëve tjerë nga Leskoci dhe Vlasotinci.

Kur emisioni mbaroi, në rrugën nga Beogradi në Leskovc na thirrën disa miq dhe të afërm që thanë se të gjithë në qytet e dinë se ne ishim ata që kemi folur. Kështu filluan kërcënimet nga ana policëve ndaj familjeve tona. Në atë moment ne nuk e dinim si u kuptua kjo, por më vonë ishim të sigurt se Prokuroria ka ofruar informacion për çdo gjë tek ata të cilët i kemi akuzuar. Madje të akuzuarit i kishin të gjitha deklaratat tona me shkrim dhe kopjet e tyre i ndanin në qytet.

Nëpër Vlasotinc dhe Leskoc filloi në ndjekje e paparë në ne dhe familjet tona. Mua “personat e panjohur" ma kanë gjuajtur me gurë shtëpinë, i kanë thyer tjegullat e dritaret, ndërsa çdo ditë detyrohesha t’i dërgoj e t’i kthej fëmijët nga shkolla. Në stacionin e policisë në Leskoc kishin biseduar hapur që të më vrasin, ose djalin tim, sepse kam folur për krimet e tyre.

Të gjitha kërcënimet dhe sulmet unë dhe miqtë i lajmëronim te prokurorët Vladimir Vukcevic dhe Dragoljub Stankovic. Për këtë ka shënime zyrtare. Për të gjitha kërkesat tona ata na bindnim se nuk kemi nevojë për panik e as të shqetësohemi.

Pastaj ata vendosën të arrestojnë Radoslav Mitrovicin, Nenad Stojkovicin, Dragan Milenkovicin të quajtur Sisarka, dhe të tjerët. Kundër tyre janë ngritur akuza për disa gjëra pa kuptim, edhe pse ne kemi folur për krimet më monstruoze që ata dhe policët tjerë kanë kryer. Prokurorët kanë anashkaluar dhunimet e tmerrshme të shqiptareve, vrasjen e fëmijëve, plaçkitjet e shumta dhe djegiet masive të fshatrave të tërë...

Më larguan nga shërbimi, natyrisht për shkak të dëshmisë për krime. Është montuar procedura mia gjyqësore për posedim të paligjshëm të armëve, e ato i inskenuan policët e Vlasotincit, në mesin e të cilëve Dragan Milenkovic Sisarka që ka marrë pjesë në krime. Në gjykatë kam marrë dënim katërvjeçar, sepse unë nuk jam mbrojtur si duhet ndaj akuzave pa kuptim, sepse mendoja se këtu nuk ka asgjë me rëndësi. Në Gjykatën e Lartë dënimi është përgjysmuar.

Në ndërkohë, Nenad Stojkovic, i cili erdhi në pozitën e Shefit të Administratës Policore në Leskovc, tha: 'Veç sa të shkosh në burg, se na ta përfundojmë tregimin”! Ai donte të më thoshte se nga burgu nuk do të dalë gjallë. Sepse, para kësaj kam lajmëruar për veprimet dhe kam dhënë deklarata kundër këtij grupi keqbërësish. Kam qenë kërcënim i madh për ta, sepse kam marrë pjesë në të gjitha aksionet e Detashmentit 37 në Kosovë me çetën e Leskocit. Unë i takoja sektorit të zbulimit.

Me 30 prill 2009, papritmas dhe pa paralajmërim në orët e mbrëmjes, në shtëpinë e familjes time, ku kam jetuar me gruan time, me dy fëmijë të mitur dhe një vajzë për të cilën ishim familje kujdestare, vijnë dy anëtarë të Njësisë për mbrojtjen e dëshmitarëve, Velimir Perisic dhe Dejani (nuk më kujtohet mbiemri). Më kanë thënë se në afat sa më të shkurtë duhet të bëhemi gati e të shkojmë me ta, se kanë urdhër nga Prokuroria për Krimet e Luftës që të na “mbrojnë”, sepse jetët i kemi në rrezik. Nuk kishim kohë për të menduar, sepse ata nga ngutnin duke thënë: “Mos ia lëni pastaj dikujt fajin nëse nuk vini tash me ne”. Shkuam.

Kemi arritur në Beograd rreth orës 23.00. Që atëherë, e në dy vitet e ardhshme, ne thjeshtë ishim pronë e Njësisë dhe Prokurorisë, pa asnjë të drejtë njerëzore, skllevër... Menjëherë pas mbërritjes në Beograd na morën të gjitha dokumentet personale (pasaportat, kartat e identitetit, kartat shëndetësore, librezat e punës...) dhe telefonat celularë pa asnjë konfirmim me shkrim të konfiskimit, të cilat janë të nevojshme të jepen dhe të ceken shkaqet e marrjes. Në ditët në vijim jemi detyruar të bëjmë teste psikologjike (më vonë e kam ndërlidhur këtë me profilin e specifikuar të personalitetit, që të caktonin "masat" për ngacmim dhe torturë psikologjike). Kemi qenë të detyruar për të kaluar një ekzaminim të plotë fizik në rrugë Durmitor në Beograd, me skanim të detyrueshëm të EKG-së që ju bë pa nevojë edhe fëmijëve.

Më pas mua, me ditë të tëra, nga mëngjesi deri në mbrëmje, më merrnin në pyetje në vendndodhjen e Njësisë në ndërtesë të MPB-së. Njëri pyeste, e dy shkruanin me dorë. Marrja në pyetje kishte të bënte se çfarë krime kam parë, kë dua ta akuzoj, cili është motivi i dëshmisë dhe kush tjetër mund të dëshmojë për këtë dhe krime të ngjashme... Për këtë në dy vitet e ardhshme më kanë marrë në pyetje, nga dita në ditë .

Në banesë gjithmonë vinin pa paralajmërim dhe papritur, nga 4-5 anëtarë të Njësisë, gjithmonë të zemëruar dhe të shqetësuar, duke bërtitur se jemi barrë për shtetin dhe se sa kushton mbrojtja e dëshmitarit. E gjithë kjo para fëmijëve tanë të mitur. Ata disa herë vinin natën për të kryer bastisje, duke thënë se verifikojnë mos strehojmë dikën në banesë. Gjithashtu, ata e dinin se zotëroj më shumë se njëqind fotografi tek të cilat kam shënuar krimet të tmerrshme të policisë kundër civilëve shqiptarë në Kosovë, si dhe dokumente të tjera. Shpesh i kanë kërkuar, që gjoja t’i ruajnë.

Gjatë i kam lutur nëse mund të flas me shefin e tyre, Milos Perovic. Më në fund, kur ia dola të takohem me të, i tregova në mënyrë të detajuar në lidhje me gjithë këtë dhe e luta të më mbrojë nga anëtarët e Njësisë, ndërsa ai qeshej me cinizëm e thoshte: “Epo, nuk është mirë ajo që ta kanë bërë e kjo nuk do të përsëritet”. Të nesërmen, herët në mëngjes vjen një banesë banda nga katër anëtarë të Njësisë, të udhëhequr nga ndihmësi i Perovicit, Velimir Perisic, i cili me britma tha se kundër meje do të iniciojë procedurë penale dhe se do të më largojë nga programi i mbrojtjes për shkak se kam guxuar të ankohen për sjelljen e tyre.

Meqë kam punuar në Beograd, shumë policë të Njësisë i njihja. I kam parë edhe në Rahovec ku është bërë masakra ndaj civilëve. Për mua kjo është e pakuptueshme dhe e pakonceptueshme: këta njerëz janë caktuar të kujdesen për mua që jam rrezik potencial për ta!

Me një rast, në rrugën deri në Prokurorinë për Krime, në makinë ishin Aleksandar Lukic, Sinisa Savic dhe një tjetër polic që nuk e njihja. Savic e tha me zë të lartë para tyre që të kem kujdes çfarë bëj që të mos përfundojë si Zoran Vukojevic...

Si gjithmonë kur dilja nga banesa, merrja fotografitë me dokumente, sepse kisha frikë se shkojnë në posedimin të Njësisë. Në Prokurori më ka pritur Dragoljub Stankovic që i kërkoi fotot dhe dokumentet që t’i ruajë në kasafortë. Ai tha: “Më njeh moti dhe do të ishte më mirë që t’i dorëzosh që këta të Njësisë mos t’i shkatërrojnë”. Unë i besova dhe ia dhashë tre albume me fotografi, si dhe dosjet me dokumente që dëshmojnë për krime të shumta të oficerëve të lartë të policisë dhe të anëtarëve tjerë. Më vonë nga Stankovici kam kërkuar t’i kthejë fotot dhe dokumentet, e ai në ato dosje më dha letra koti, si dhe një korrespodencë ndërmjet Prokurorisë dhe Fondit për të Drejtën Humanitare. E pyeta ku janë fotot e mia, e ai tha se këtu s’kam asgjë timen. Nuk i ktheu. Besoj se i ka shkatërruar, sepse kanë mundur të përdoren si dëshmi kundër zyrtarëve të lartë të policisë.

Shumë herë jam dërguar në Prokurori për "biseda", siç thoshin Velimir Perisic dhe policët tjerë. Kjo dukej kështu: në njërën nga zyrat e Prokurorisë më kanë pritur Dragoljub Stankovic, Nebojsa Markovir, Mioljub Vitorovic dhe Snezana Stankovic të ulur në një gjysmërreth. Unë duhej të ulesha në mes, ndërsa rreth meje ishin disa policë të Njësisë. Që nga hyrja ime ata fillonin me kritika, poshtërime dhe kërcënime. Unë kështu me orë duhej t’i dëgjoja e të mos them gjë. Prokurorët më bërtitnin, se si me sjelljen time po kërcënoj jetët e policëve. Pas daljes nga Prokuroria, ndjehesha keq dhe i çorientuar. Në jetë më mbante vetëm ideja për fëmijët.

Arsyeja për sjellje të tillë ishte se unë me shkrim i jam drejtuar Fondit për të Drejtën Humanitare për të më ndihmuar që të shpëtojë nga kthetrat e Zyrës së Prokurorisë dhe Njësisë që në mënyrë të sinkronizuar e me poshtërsi kanë punuar për të më shkatërruar mua dhe familjen time, për të hequr unë dorë nga dëshmia dhe për të pezulluar procedurën penale kundër kriminelëve të luftës.

Kur koha kalonte, e unë nuk doja t’i tërhiqja akuzat, kam duruar kërcënime më të mëdha, shantazhe, tortura... Deri aty kanë shkuar sa që biri im (atëherë 12 vjeç) u sulmua fizikisht nga persona të panjohur me shkopinj. Kam raportuar këtë, por nga hetimet nuk doli gjë.

Tortura vazhdoi: vinin natën dhe kryenin bastisje, trokitnin në derë. Na ndalën ujin e ngrohtë, e pastaj ngrohjen. Ngroheshim me shporet duke ndezur të gjitha ringlat.

Bisedat me anëtarët e Njësisë ishin të tmerrshme. Më kanë pyetur: "A do ti të holla. A ke?”, ndërsa unë thosha se kam nevojë, sepse jemi pa bukë. Ata pastaj: “Sa keq që nuk do. Hajt gëzuar”. Ose: “Çka mendon ti, se jemi postierë të të sjellim para? Çfarë të duhen paratë”?

Kërcënuan se do të më heqin nga mbrojtja, ndërsa në Prokurori Dragoljub Stankovic tha të rri sepse çfarë do të bëj pastaj. Kam kërkuar ndonjë punë, që të ushqeja familjen. Më thanë se e kam të ndaluar. I përmendnin disa rregulla, ndërsa flisnin me hamendje. Gjatë tërë qëndrimit nuk i pash ato rregulla që ta di se çfarë guxoj e çka jo.

Nuk kisha kontakt me askënd. Ma ndalën telefonin. Nuk mund ta dëgjoja as nënën që më mbeti në shtëpi. Ky ishte një ekip i tmerrit.

Tortura vazhdoi edhe kur u ktheva në shtëpi. Vinin njerëz të panjohur, ofronin disa marrëveshje, dërgonin SMS. E pashë se duhet të iki nga Serbia. Tri herë nuk ia dola, e të katërtën herë po, falë Zotit.

E lash programin e mbrojtjes. Ika më 4 korrik 2011. Nuk do t’ia dilja po të mos më ndihmonte Fondi për të Drejtën Humanitare, duke më siguruar një makinë. Nuk kisha as para, asgjë. Ishim të shkatërruar.

(Petar Dordevic është pseudonim i bashkëpunëtorit. Atë e njeh edhe dëshmitari Slobodan Stojanovic dhe disa të tjerë nga Detashmenti 37 që shpejtë do të japin intervista për e-novine)


Në intervistën ekskluzive  Natasha  Kandiq shpreh mllefin e saj duke thënë se edhe 16 vjet pas përfundimit të luftës po vazhdojnë të sillen të lirë numër i madh i oficerëve ushtarakë e policorë, përgjegjës për krimet në Kosovë.

Kandiq bënë me dije se kanë qenë më së paku 3 mijë policë, ushtarë e civilë serbë pjesëmarrës në krimet në Kosovë, prej të cilëve 150 kanë qenë në pozicione të larta policore e ushtarake, por prokuroria e shtetit sot dënon vetëm ata që kanë gjuajtur e jo ata që kanë dhënë urdhra.

 Themeluesja e fondit për të drejtat humanitare dhe koordinatore e procesit KOMRA, Natasha Kandiq, flet edhe për të zhdukurit, gjykimet në Beograd, komandantët serbë për të cilët vetë ka ngritur aktakuzë etj.



Kandiq: Në krahasim me 7 mijë civilë shqiptarë të vrarë në periudhën nga 20 marsi deri më 9 korrik të vitit 1999, gjatë intervenimit të NATO-s, është një numër shumë i vogël i të dënuarve. Kryesisht gjykohen kryesit e drejtpërdrejtë të cilët e kanë të kaluarën kriminale, ndërsa vetëm një gjeneral policor është i akuzuar e i cili në fund është liruar. Hetimet zgjasin për një kohë të gjatë dhe rezultati është i njëjtë. Prokuroria i dënon individët të cilët kanë gjuajtur e rrallë atë që kanë dhënë urdhra.

Tanimë është ngritur akuzë për krime në luftë në fshatin Trnje, ku për herë të parë
janë akuzuar dy oficerë aktivë të ushtrisë së Serbisë. Por për vrasjen e fëmijëve, të grave dhe të moshuarve në atë fshat nuk janë përgjegjës vetëm dy oficerë. Ata kanë vepruar sipas urdhrave që kanë bërë thirrje të vriten shqiptarët, e ato urdhra i kanë dhënë gjeneralët, pa gjykimin e të cilëve nuk ka drejtësi.



Ajo shton : Konsideroj që është e duhur që gjykatat në Serbi të gjykojnë policët dhe ushtarët, ashtu siç duhet të gjykojnë edhe gjykatat kosovare, anëtarët e UÇK-së të cilët kanë bërë krime në luftë. Por ajo që nuk pajtohem është se para gjykatave në Serbi kanë qenë disa raste të hetimit dhe të gjykimit të shqiptarëve, diçka që unë e konsideroj të gabuar. Në qoftë se Serbia ka dëshmi se dikush nga shqiptarët, që kanë kaluar në Serbi, kanë bërë krime nuk guxon ta mbajë nën kujdestari dhe ta dorëzojë në prokurori për krime të luftës, por duhet që ta dorëzojë në institucionet kosovare së bashku me dëshmitë që ka.



Kandiq: Sipas vlerësimit tim, në krimet e bëra në Kosovë, në vrasje dhe plaçkitje kanë marrë pjesë së paku 3 mijë policë, ushtarë dhe civilë serbë, prej tyre së paku 150 kanë qenë në pozicione të larta policore e ushtarake. Është fakt që gati tërë udhëheqësia shtetërore e atëhershme është gjykuar në Hagë, por problemi është se përveç kësaj udhëheqësie shtetërore ekziston edhe një numër i madh i oficerëve ushtarakë dhe policorë që janë përgjegjës, dhe ata janë krejtësisht të mbrojtur, Serbia nuk do që t’i gjykojë.




Kandiq: Politika aktuale është më e mirë në lidhje me Kosovën. Ka filluar t’i njohë institucionet e Kosovës, politikanët kosovarë, ka pranuar integrimin e serbëve në Kosovë, që është kusht për t’u ballafaquar me të kaluarën, pjesa e së cilës është edhe përpunimi i krimeve të bëra në luftë. Kjo qeverisja ka pushuar së mashtruari publikun në Serbi dhe serbët në Kosovë se Kosova është pjesë e Serbisë, kjo e bën ndryshe prej qeverive të mëhershme, Por kjo Qeveri ende duhet të tregojë se e përkrah përpunimin e krimeve në luftë. Testi është se si do të reagojë në lidhje me gjeneralin Groan Radosavleviq të quajtur Guri, i cili ka qenë drejtues i kampit më Petrovo sellë kur janë vrarë vëllezërit Bytyqi.



Kandiq: Ky rast është aktualizuar, falë këmbënguljes së Fatos Bytyqit, vëllait më të vogël. Ai sapo ka qenë në Beograd, është takuar me kryeministrin dhe me zyrtarët tjerë të lartë shtetërorë, ua ka dorëzuar rezolutën e Kongresit Amerikan, i cili kërkon që përgjegjësit të sillen para drejtësisë. Por të gjitha udhët çojnë te gjenerali policor Guri, i cili gjatë luftës në Kosovë ka udhëhequr grupet operativo-ndjekëse me emër të keq.



Kandiq: Fondi për të drejtat humanitare ka ngritur akuzë kundër gjeneralit policor Radosllav Mitroviq, i cili ka qenë komandant i 37 i Njësisë Speciale të Policisë. Hetimi ndaj tij është nisur, por edhe ai edhe disa të dyshuar të tjerë janë liruar. Kemi botuar një dosje të detajuar për shefin aktual në Shtabin e përgjithshëm, Lubisha Dikoviq, kundër komandantit 549 brigadave të motorizuara Bozhidar Deliqit, që në mënyrë dokumentuese tregojnë për përgjegjësitë komanduese, por nuk ka rezultate, gjeneralët janë të mbrojtur.



Kandiq: Në Kosovë nuk flitet që gjatë viteve 1998 dhe 1999 e sidomos pas qershorit të vitit 1999 ka pasur rrëmbime dhe vrasje të serbëve dhe shqiptarëve, të cilat janë konsideruar tradhtarë ndaj komunitetit shqiptar. Në krahasim me numrin e civilëve shqiptarë të vrarë gjatë bombardimit të NATO-s, numri i civilëve serbë nga 10 qershori deri në fund të dhjetorit të vitit 1999, është i vogël, por prapëseprapë në pyetje është një krim. 724 serbë dhe 236 shqiptarë të cilët kanë bashkëpunuar me serbë, boshnjakë dhe romë… shumica e serbëve të vrarë pas ardhjes së KFOR-it janë civilë që kanë vendosur të rrinë në Kosovë. Ata kanë paguar për çmimin e krimeve të bëra nga policia e ushtria serbe.



Kandiq: Varrezat masive ekzistojnë, por nuk është reale që hapja e tyre dhe fati i të zhdukurve të jetë kusht për nisjen dhe vazhdimin e negociatave. Kjo çështje do të rregullohet atëherë kur të ndryshojnë marrëdhëniet mes Kosovës e Serbisë në aspektin pozitiv. Duhet shikuar se a ka pasur djegie të trupave në furrat në Bor, Maçkatic dhe Obiliq, ku janë varrezat në Serbi, por gjithashtu institucionet kosovare duhet të japin përgjigje për varrezat sekrete të serbëve. Fati i 1300 shqiptarëve dhe 450 serbëve dhe romëve duhet të zgjidhet si çështje humanitare, t’u ndihmohet familjeve që t’i varrosin të afërmit ose të pajtohen me faktin se nuk ka eshtra.



Kandiq: Përshtypja ime është që Qeveria e Kosovës ka bërë më shumë për serbët dhe qëndrimin e tyre në Kosovë se sa shoqëria civile. Shqiptarët ende kanë frikë t’i mbështetin serbët, t’u ndihmojnë të jetojnë normalisht. Qeveria e Kosovës i ka rinovuar shtëpitë të cilat janë djegur në mars të vitit 2004, i mbështet të kthyerit, por ende ka pak solidaritet qytetërues mes serbëve dhe romëve.


Adriatik Kelmendi: Cila është e vërteta mbi luftën?


Pa ia njohur dhimbjen njëri-tjetrit - pavarësisht se kush me më shumë e kush me më pak përgjegjësi - e zorshme duket çfarëdo jetese normale, çfarëdo normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi, e çfarëdo përparimi e zhvillimi i rajonit në përgjithësi. E mezokohën gjithmonë do ta përdorin matrapazët dhe kriminelët për përfitime të veta

NJË FILLIM TË shtatorit opinioni në Serbi u trondit nga një intervistë e transmetuar në televizionin publik RTS, ku një person me identitet të fshehur pretendonte se kishte marrë pjesë në atë që është quajtur “tregti me organe të serbëve nga UÇK-ja”. Ky person, i cili paraqitej si ish-pjesëtar i UÇK-së, pohonte se kishte bërë vetë një ndërhyrje kirurgjike në trupin ende të gjallë të një serbi të burgosur, të cilit ia kishte nxjerrë zemrën. Kjo zemër, sipas dëshmitarit të pretenduar, më pas nga afërsia e Kukësit ishte dërguar në mënyrë të organizuar drejt e në Aeroportin e Rinasit, për të vazhduar rrugën te ndonjë klient në nevojë.Vërtetësia e këtij rrëfimi qëndron pezull. Derisa Prokuroria për Krime Lufte në Beograd thotë se bëhet fjalë për një dëshmitar të besueshëm, organizata të të drejtave të njeriut edhe në Serbi kanë hedhur dyshime mbi autenticitetin e rrëfimit, duke pohuar se bëhet fjalë për politikë.

Prokuroria në Beograd përmend shifrën prej rreth 300 të burgosurish serbë të dërguar në Shqipëri gjatë dhe pas luftës.

Në Prishtinë, me fare pak përjashtime, mediat nuk e raportuan fare këtë rast dhe opinioni i gjerë sigurisht se s’di gjë.

Ndërkohë, në Kosovë ka filluar të rikthehet rrëfimi për femrat shqiptare të dhunuara gjatë luftës. Pak e nga pak, aty-këtu ndonjë grua ose vajzë ka filluar të thyejë heshtjen dhe t’i japë fytyrë e emocion shifrës së deritashme të pohuar prej rreth 20 mijë të dhunuarash nga militarët, policia dhe ushtria serbe gjatë luftës. Me druajtje edhe nga paragjykimi i shoqërisë, në forume të mbyllura, këto viktima po japin edhe hollësitë deri tash pak të njohura për metodat dhe vendet e përdorura për dhunime shpesh sistematike dhe ndër me çnjerëzoret e mundshme.

Në kallëzimet e tyre flitet për dhunime serike nën vështrimet e fëmijëve ose bashkëshortëve, dhunime të familjarëve bashkë, dhunime mbi kufoma të familjarëve të vrarë e tmerre të tjera të ngjashme. Tash, kur këto kallëzime kanë filluar të dalin ngapak nga personat që i kanë mbajtur ato të mbyllura në vete për shumë arsye, ka filluar të besohet bile se edhe numri prej 20 mijë të dhunuarash mund të jetë edhe më i madh.

Sidoqoftë, edhe në Kosovë për to media ka folur pak. Por në Serbi ky rrëfim thuajse fare nuk është përmendur nga media.



Të humbur në statistika



SI NË KOSOVË, ashtu edhe në Serbi, ku më shumë e ku më pak, fare pak dihet për versionin tjetër të rrëfimit. Viktimat e njërës palë, ashtu si dhe viktimat e palës tjetër, shpesh janë të panjohura ose të papranuara nga opinioni.

Ka pasur deri më tash shumë përpjekje për të evidentuar viktimat e palëve në luftë. Ka shifra të dhëna nga qeveritë, nga organizata joqeveritare vendore dhe nga organizata ndërkombëtare.

Në Kosovë, kurrë nuk është hartuar një dokumentacion zyrtar që tregon saktë se sa është numri i viktimave të luftës, ku do të përfshiheshin të vrarët, të zhdukurit, të plagosurit, të zhvendosurit e refugjatët, si dhe dëmtimet e tjera. Përgjithësisht është bërë thirrje në numra të përgjithshëm, duke folur për rreth 12 mijë të vrarë, 4 mijë të zhdukur, afro një milionë të zhvendosur e kështu me radhë.

Në anën tjetër, Kuvendi i asaj që u quajt Union i Serbisë dhe i Malit të Zi, para disa vjetësh kishte hartuar një raport, ku nga 1 janari i vitit 1998 e deri më 31 dhjetor të 2005-s, numri i tërësishëm i të vrarëve në Kosovë është 5.952, ndërsa i të zhdukurve 2.494. Sipas të njëjtit raport, të vrarë janë 4.320 shqiptarë, ndërsa 1.622 serbë dhe të tjerë, teksa të zhdukur 1.774 shqiptarë dhe 740 serbë e të tjerë.

Organizata Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, në monografinë e botuar më 2010, nga 1 janari 1998 deri më 12 qershor 2012, numëron 8.214 civilë të vrarë, prej të cilëve 7.900 shqiptarë, 281 serbë dhe numri i mbetur nga etnitë e tjera. Sipas Këshillit, numri i pjesëtarëve të UÇK-së të vrarë nga 28 shkurti 1998 e deri në qershor 1999 është 1.950, kurse i forcave serbe-jugosllave të vrarë nga UÇK-ja në periudhën janar 1998 - qershor 1999 është 853, prej të cilëve 313 policë e 540 ushtarë. Aty nuk jepen hollësi për ndodhitë pas 12 qershorit 1999, kur p.sh. organizata Human Rights Watch raporton për mbi 1.000 serbë dhe joshqiptarë të vrarë.

Organizata Fondi për të Drejtën Humanitare si të vrarë, të rënë dhe të zhdukur në Kosovë për periudhë janar 1998 - dhjetor 1999 llogaritë 10.495 shqiptarë, 2.077 serbë dhe 574 joshqiptarë e joserbë dhe të papërcaktuar. Te Fondi 7.965 shqiptarë janë civilë, 2.008 ushtarë/policë dhe 522 me status të panjohur, kurse civilë serbë janë 1.118, ushtarë/policë 859 dhe 103 më status të panjohur.

Deri më tash, statistikat e FDH-së janë konsideruar si më të saktat duke marrë parasysh metodën e hulumtimit dhe të ballafaqimit të fakteve dhe të njëjtat kanë filluar të botohen me emër, mbiemër, vend dhe mënyrë të vdekjes në librin me disa vëllime në tri gjuhë, të quajtur “Libër Kujtimi i Kosovës”.



Dhimbja e madhe: të pagjeturit



SHIFRAT MË TË përafërta të të gjitha palëve megjithatë janë ato që flasin për të pagjeturit. Rreth 1.770 persona ende figurojnë si të pagjetur në Kosovë, prej të cilëve rreth 1.300 shqiptarë dhe afro 500 serbë dhe joshqiptarë të tjerë.

Shpesh më ka rënë që të intervistoj familjarë të viktimave të luftës ose të të pagjeturve. Shumë shpesh i kam dëgjuar rrëfimet e tyre në konferenca e forume të ndryshme, i kam parë të televizion ose kam lexuar për ta nëpër gazeta. Pavarësisht a janë shqiptarë, serbë, romë ose të tjerë, rrëfimet e tyre janë plot ankth, mirëpo gjithmonë me shpresë.

Ndonëse kanë kaluar 13 vjet nga përfundimi i luftës, këta familjarë çdo ditë bien në gjumë dhe çohen me kujtimet e luftës.

Më e dhimbshmja sidoqoftë mbetet dhimbja e familjarëve të të pagjeturve. Ata kërkojnë vetëm një gjë: zbardhjen e fatit të më të dashurve të tyre. Ndërsa, nëse mund të ketë një ripërtëritje të dhimbjes, ajo mund të jetë në rastet kur shohin se dhimbja e tyre mohohet ose minimizohet.

Kosova dhe Serbia deri më tash janë ndërlidhur në disa procese të bisedimeve ku temë ka qenë edhe çështja e viktimave të luftës, me theks të veçantë të pagjeturit, por me shumë pak sukses.

Rëndom, mossuksesi i këtyre përpjekjeve ka konsistuar nga fakti që secila palë nuk ia ka njohur viktimat palës tjetër dhe si të këtilla, nuk ka pasur sinqeritet në këto bisedime, e si rrjedhojë edhe jo përparim.

Shqiptarët e Kosovës deri më tash me të drejtë kanë insistuar që Serbia të kërkojë falje për viktimat dhe dëmet e luftës, gjë që nuk ka ndodhur. Beogradi ende nuk e ka bërë një gjë të tillë, në masë të madhe edhe pse vazhdon të mos pranojë krimet që janë kryer në Kosovë dhe as shkallën e tyre.

Qeveria në Prishtinë, së fundi ka marrë një vendim për formimin e një Komisioni Ndërministror për Ballafaqim me të Kaluarën dhe Pajtimin, gjë që mund të shihet si një hap në drejtim të duhur, mirëpo kjo më tepër duket se ka ardhur në paketë bashkë me ligjet për përmbylljen e mbikëqyrjes së pavarësisë.

Sido që të jetë, vështirë ndonjëherë se do të arrihet ndonjë pranim i viktimave dhe dëmeve të luftës, në qoftë se vazhdohet që secili të veprojë krye në vete.

Nëse do të pyeteshin familjarët e viktimave, atyre sigurisht fare nuk iu intereson se kush dhe si do ta bëjë punën. E tëra që ata duan janë informatat për të dashurit e tyre të pagjetur.

Pa u pranuar së paku viktimat e të gjitha palëve, si nga Prishtina, ashtu edhe nga Beogradi, duket i pamundur çfarëdo procesi i shëndoshë i normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet të dy vendeve.



Për bashkëpunim rajonal



SË KËNDEJMI, INSTITUCIONET e Prishtinës dhe të Beogradit, për të pasur sukses në përmbylljen e narratives për viktimat e dëmeve të luftës, së pari do të duhej të gjenin mënyra se si të pranoheshin të dhëna të pavarura për të gjitha nga të gjitha palët që kanë pësuar. Vetëm në këtë mënyrë, do të mund të mëkëmbej ajo pika kritike e besimit të ndërsjellë. E natyrisht se vendosja e besimit të ndërsjellë s’mund të arrihet kurrë nëse vazhdohet që të dyja palët të dalin me shifrat e veta e të cilat mohohen nga pala tjetër. Për këtë arsye, qeveritë do të duhej të gjenin mënyra që një evidentim viktimave dhe dëmeve të luftës të bëhet nëpërmjet të një institucioni të pavarur, profesional e kredibil, i cili do të kishte mbështetjen e institucioneve si në Prishtinë e në Beograd.

Nisma më e organizuar dhe me serioze deri më tash në këtë aspekt është Koalicioni i nisur nga humanistja e njohur Natasha Kandiq, KOMRA, si një tubim rajonal dhe apolitik i organizatave të shoqërisë civile. Këtij koalicioni deri më tash i janë bashkuar rreth 1.800 organizata joqeveritare, shoqata dhe individëve të cilët avokojnë dhe afirmojnë atë, me qëllim themelimin e një komisioni të pavarur rajonal me mandat që t`i vërtetojë dhe t`i publikojë faktet për krimet dhe shkeljet e të të drejtave të njeriut, si dhe zbardhjen e fatit të personave të pagjetur gjatë luftërave të viteve 1991-2001 në territorin e ish-RSFJ-së.

Duke e ditur se informatat për viktimat dhe të pagjeturit e palëve në luftë ndodhen te pala kundërshtare, atëherë vetëm një komision bashkëpunimi ndërmjet këtyre palëve do të mund të jepte tablonë më të plotë të asaj që ka ndodhur.

Pa ia njohur dhimbjen njëri-tjetrit - pavarësisht se kush me më shumë e kush me më pak përgjegjësi - e zorshme duket çfarëdo jetese normale, çfarëdo normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi, e çfarëdo përparimi e zhvillimi i rajonit në përgjithësi.

E mezokohën gjithmonë do ta përdorin matrapazët dhe kriminelët për përfitime të veta.


*****


(Mos)harresa 


Serbët që luftuan në Kosovë, s’mund t’i harrojnë krimet e kolegëve: Nuk do të heshtim!



Luftuan në Kosovë dhe panë krimet e kolegëve të tyre. Por, këta ish pjesëtarë të njësisë Speciale të Policisë së Serbisë, Sllobodan Stojanoviq dhe Jovan Golluboviq, kanë vendosur të rrëfehen para prokurorit për krime lufte. Ata tash janë në tretmanin e dëshmitarëve të mbrojtur, por shprehen se nuk kanë siguri. Këtë herë deklaratat i dhanë për mediat e Malit të Zi.
“Gjatë luftës në Kosovë, komandant e kishim Sreten Lukiqin”, ka thënë Stojanoviq, teksa shton se asnjëherë nuk mund të harrojë atë çfarë ka ndodhur në Kosovë gjatë luftës së viteve 1998 dhe 1999.

"Kishte gjithçka, vrasje të fëmijëve shqiptarë. Pash kolegun që ia pret kokën civilëve, mashkullit dhe femrës, e pastaj i zinte. Ai i ka marrë pastaj kafkat dhe i dërgonte në shtëpi për të bërë llamba. Këtë e bëjnë vetëm psikopatët”, thotë Stojanoviq.

“S’jetohet me këtë”, shton miku i tij. “Isha dëshmitar i vrasjes së një plaku 80 vjeçar. E di në cilin pus e futën. E di ku janë varrezat masive, sepse unë ata njerëz i varrosa”.

Ata dy i janë drejtuar Fondit për të Drejtën Humanitare, përkatësisht Natasha Kandiqit. Dokumentet që këta i mblodhën, Kandiq i dërgon në Prokurori. Ndonëse ju premtojnë se do të mbrohen, ata në fat lihen në mëshirën e kriminelëve. Ndërsa, telashet vijnë pasi rrëfehen për televizionin B92.

“Jemi tradhtuar nga prokurori për krime lufte. Në atë moment gjithçka është kthyer kundër nesh. 15 minuta pas emisionit na kanë cingëruar telefonat. Ishin ata që i përmendem. Edhe pse fytyrat i kishim të mbuluara, e dinin që ne ishim ata që folëm në atë emision. Bile i dinin edhe detajet e padisë që kishim dhënë”, tregon Goluboviq, sipas të cilit, një polic që kishte vrarë në Kosovë e kishte kërcënuar gruan dhe vajzën e tij.

“Me veturë ia mësyu gruas dhe vajzës... e askush nga policia nuk ka reaguar”, thotë ai. “Ata nuk janë policë, por kriminelë. E di se si kanë pastruar paratë e përgjakura për të blerë qengjin e pjekur. E di se gruaja e tij mban florinj të marrë nga trupat e shqiptareve të vrara”.


Lista e kriminelëve të luftës në Kosovë 1999

Në këtë listë gjeni emrat e ushtarakëve apo personave të armatosura për të cilët ka shënime që kanë marrë pjesë në kryerjen e krimeve të rënda si masakrimi, pushkatimi, therrje të popullsisë civile dhe dhunimin e femrave.

Lista është ndërtuar sipas rasteve shumica e të cilave është shqyrtuar nga hetusia ndërkombëtare dhe hetuesi i OKB-së për krime të luftës, Dennis Milner i cili thotë se “…Puna e ekipit të tij do të vazhdojë të fokusohet thuaja tërësisht në rangun e lartë të regjimit të të kryeakuzuarit për krime lufte, kryetarit jugosllavë Sllobodan Millosheviq”.

Si do që të jetë ndriçimi i të gjitha rasteve ende nuk është bërë por vetëm i rasteve me rëndësi apo të nivelit të lartë të efektit ndëkombëtar. Për këtë është e udhës edhe mbledhja e të dhënave nga vetë të prekurit nga kriminelët, sidomos femrat të cilat për shkaqe të ndryshme nuk i kanë paraqitur rastet personale duhet që këto ti paraqesin pranë shoqatave që përkujdesen për këto raste. Organizata të tilla ka anë e mbanë Kosovës.


Rasti Reçaku

Sipas dëshmitarëve që mbijetuan krimin, në vrasjen e bashkfshatarëve të tyre (përveç njësive militare dhe paramilitare serbe) morën pjesë edhe serbët lokalë, që punonin në postë, në kuvendin komunal të Shtimes etj.

Më 10 qershor 2005 Lëvizja KAN tani Lëvizja „Vetëvendosje“, së bashku me familjarët e Reçakut, përmes një çarçafi (të vendosur përpara selisë së UNMIK-ut) kanë publikuar disa emra të kriminelëve serbë që morën pjesë në masakrën e Reçakut.

Në këtë çarçaf ishin skalitur emrat e këtyre kriminelëve:

Bizhidar Markoviç
Çedomir Aksiç
Zhivorad Stojçetoviç
Bogdan Nojiç
Jovica Stojkoviç
Momir Ristiç
Zvonko Ristiç
Ljubomir Nojiç
Nenad Marinkoviç
Pavle Marinkoviç
Zoran Nedelkoviç
Sllavisha Marinkoviç
Vojisllav Janiçijeviç
Milivoje Çanoviç
Jovica Jovanoviç
Stojan Aksiç
Millorad Kostiç
Dragisha Kostiç
Dragan Tasiç

Rasti Gjakova

Më 7 maj 2005 Lëvizja „KAN“ tani „Vetëvendosje“, së bashku me organizatën “Thirrjet e Nënave”nga Gjakova, në ndërtesat afër UNMIK-ut dhe institucioneve të Kosovës, kanë vendosur një Çarçaf me dimensione 20m x 4m, në të cilin kanë skalitur 35 emra të kriminelëve serbë që akuzohen nga familjarët e viktimave si përgjegjës për vrasjen e 750 shqiptarëve dhe rrëmbimin e 680 të tjerëve nga komuna e Gjakovës.


Stanojeviç Momçilo
Çamoviç Sreten
Stanojeviç Milan
Çoliç Rade
Slavkoviç Milan
Stanojeviç Sava
Kovaç Slobodan
Stojanoviç Sava
Dekiç Milan
Dekiç Momçilo
Raçiç Dragan
Mirkoviç Vuk
Vujoviç Vaso
Vujoviç Nikotin
Ragiç Darko
Simiç Bozhidar
Stefiç Nikola
Stefiç Bojan
Obradoviç Ljubisha
Pantoviç Radovan
Pantoviç Miliç
Jovanoviç Aca
Bozhoviç Çedomir
Jovanoviç Sava
Ristiç Predrag
Jovanoviç Goran
Shqepanoviç Millosh
Krstiç Srgjan
Dikiç Milan
Dikiç Momçilo
Dimiç Zvezdan
Jovanoviç Sinisha
Rajkoviç Gojko
Drashkoviç Laza
Lazareviç Doka


Rasti Krusha e Vogël

Dihen të dhënat për 56 kriminelë serbë lokalë hetimet ende nuk janë bërë.

Rasi Familja Imeraj

Në një raport të KMDLNJ-së me seli në Prishtinë, të lëshuar më 6 prill 2000 thuhet: Në Skënderaj janë identifikuar emrat e të gjithë kriminelëve që më 26/27 mars 1999 në Padalishtë masakruan 19 anëtarë të familjes Imeraj (në mesin e të cilëve 11 femra dhe 5 fëmijë të moshës 2 – 16 vjeçare).

Predrag Belosheviq (Pjesëmarrës i luftrave në Kroaci dhe Bosnjë – Hercegovinë);
Grujica Belojeviq (vëllau i Lubisha Belojeviq)
Lubisha Belojeviq
Zharko Belosheviq
Zhika Belosheviq
Malisha Tijaniq (vëllau i Çeda Tijaniq)
Çeda Tijaniq
Goran Tijaniq
Dejan Tijaniq
Vedran Tijaniq
Obrad Tijaniq
Zhivan Vuçiq
Mirolub Vuçiq
Dushan Vuçiq
Rade Ivanosheviq (vëllau i Milisav Ivanosheviq)
Milisav Ivanosheviq
Igor Shapiq,
Gradibor Radunoviq,
Ivan Gajin
Zoran Shlaniq
Të gjithë nga fshati Cërkolez; Dushan Shapiq e Zharko Shapiq nga Belica; Dragan Cvetkoviq nga Uça dhe Sllobodan Petkoviq nga Zhakova.

Rasti Izbicë

Sipas raportit të KMDLNJ-së (6 prill 2000) në ekzekutimin e 147 shqiptarëve në Izbicë janë përfshirë edhe serbët lokalë të fshtarave të Drenicës dhe të Burimit (ish-Istogut).

Në këtë masakër mizore kanë marrë pjesë: 42 pjestarë të familjeve Tomasheviq nga Syrigana, e këta janë:

Mihajlo Tomasheviq
Veselin Tomasheviq
Sllavko Tomasheviq
Vujadin Tomasheviq
Nenad Tomasheviq
Stojadin Tomasheviq
Igor Tomasheviq
Miloje Tomasheviq
Vladan Tomasheviq
Radoslav Tomasheviq
Vasilije Tomasheviq
Milosh Tomasheviq
Radivoje Tomasheviq
Preda Tomasheviq
Srgjan Tomasheviq
Millorad Tomasheviq
Mileta Tomasheviq
Radenko Tomasheviq
Mile Tomasheviq
Stojadin Tomasheviq
Milenko Tomasheviq
Milan Tomasheviq
Dragoljub Tomasheviq
Gjoko Tomasheviq
Boshko Tomasheviq
Zhivorad Tomasheviq
Zhivojin Tomasheviq
Najdan Tomasheviq
Nebojsha Tomasheviq
Nenad Tomasheviq
Branillav Tomasheviq
Ratko Tomasheviq
Filip Tomasheviq
Dejan Tomasheviq
Gordan Tomasheviq
Predrag Tomasheviq
Despot Tomasheviq
Tadisha Tomasheviq
Sinisha Tomasheviq
Tomisllav Tomasheviq
Zoran Tomasheviq e
Goran Tomasheviq
Branisllav Kragoviq
Ratko Kragoviq i biri / po nga nga Syrigana.
Marko Ristiq
Marko Damjanoviq
Dragoljub Rajkoviq
Jovica Rajkoviq
Rade Kovaçeviq / Zec
Dika Kovaçeviq
Ognjan Kovaçeviq
Gjorgje Mojsiq
Radosav Kovaçeviq / Cule
Mile Jokiq
Nebojsha Kovaçeviq
Sinisha Jokiq
Svetozar Ristiq
Zoran Kovaçeviq / Princ , të gjithë nga Banja;
Momir Milentijeviq
Zoran Jovanoviq
Milutin Arisiq,
Milan Todoroviq
Dejan Spasiq
Nebojsha Nikçiq
Miodrag Komatina
Niqifor Kovaçeviq
Dragan Dimitrieviq
Vukmiq Lazareviq / nga Runiku
Todor Deverxhiq
Rade Deverxhiq
Dragisha Deverxhiq
Milan Shteviq
Dragomir Shteviq
Miliq Petroviq e
Ognjan Petroviq, nga Radisheva
Nenad Shmigiq
Radoje Shmigiq
Cvetko Shmigiq
Dragan Shmigiq e
Gollub Shmigiq nga Leçina.
Dadosha Iliq
Zhivoin Iliq dhe
Momçillo Radovanoviq / nga Kuçica.
Zhivko Jokoviq e
Radosllav Kandiq nga Kotorri, si dhe
Radivoje Rasha / Kalenoviq me të bijtë
Dejan Rasha dhe
Dushan Rasha
Zvonko Jovanoviq
Zoran Jovanoviq
Bllagoje çolakoviq
Nenad çolakoviq
Radosh Lajoviq
Ilija Trajkoviq
Rajko Rajçiq
Vllado Bakraçeviq
Lubisha Iliq
Momo Peleviq
Sllagjan (polic i komunikacionit)
Sadudin Rexhepagiq (boshnjak) / të gjitha nga Skënderaj.
Goran Shapiq,
Rade Shapiq dhe
Dushan Shapiq, që të tre nga Belica e Burimit (ish-Istogut).

Këtë listë me emra të barbarëve serbë e kanë në duar UNMIK-ut dhe institucioneve të Kosovës.

Rasti Formacionet Drenicë

Në tetor 1999 në fshatin Sankoc të Drenicës, gjatë pastrimit të terenit nga njësiti i TMK-së, të Batalionit I-rë „Ymer Alushani“ të Brigadës 121 „Kumanova“, në njërën nga ish-bazat e shtabit komandues të bandave kriminale serbe, është gjetur një listë me emra të formacioneve ushtarake që vepronin në Drenicë. Aty janë gjetur edhe numra të telefonave dhe fotografi të ndryshme si dhe ditarë që këta kriminelë kanë mbajtur gjatë luftës në Kosovë. Lista e emrave të barbarëve serbë, është si më poshtë:

Llazareviq Dragisha, nëntoger
Gjorgjeviq Sinisha, rreshter
Blanusha Mile, rreshter i vjetër
Korçag Goran, rreshter i klasit të parë
Millanoviq Predrag, dhjetar
Radulloviq Nebojsha
Simiq Goran
Kostiq Sasha
Daniq Sllobodan
Gjorgjeviq Zoran
Shabiq Zvonko
Qausheviq Nenad
Jovanoviq Dragi
Momqilloviq Miroslav
Ivanoviq Milivoje
Dejanoviq Verolub
Janjusheviq Zhivorad
Nedelkoviq Bratisllav
Petkoviq Bogolub
Gjoriq Sllavolub
Vaniq Rasha
Dimiq Dushan
Bajrami Igor
Aliq Zoran
Branko Jançiq


Rasti Sllatinë

Pas përfundimit të luftës në Kosovë, në garazhin e shtëpisë së Rrahim Imerit në fshatin Sllatinë të Fushë-Kosovës është gjetur një listë me emra të pjesëtarëve të forcave ushtarake e policore serbe që morën pjesë në vrasjen e shqiptarëve në Sllatinë dhe në plaçkitjen e djegien e shtëpive të shqiptarëve në këtë fshat.

Zoran Vukdragoviq - toger
Lubisha Simiq - rreshteri
Zoran Ristovski
Dushan Jevriq
Zoran Joviq
Mladen Peshiq
Milosh Mihajloviq
Marko Zhivoinoviq
Slavisha Gjorgjeviq
Miodrag Pejatoviq
Dejan Mikiq
Igor Gurkoviq
Ivan Stanojeviq
Zoran Mimiq
Radoje Bulatoviq
Mile Rangjeloviq
Cvetko Boshkiq
Radoslav Ristia
Slobodan Gjurgjeviq
Darko Miloviq
Dragisha Ivanoviq
Ivan Steviq
Vladeta Stojanoviq
Sasha Aksiq
Nenad Jovanoviq
Nenad Zhivkoviq
Dejan Slaviq

Krimineli Dejan Saviq mësohet se ishte pjesëmarrës edhe në masakrat ndaj civilëve shqiptarë në Opojë

Rasti Qyshk, Pavlan dhe Zahaq

Më 14 maj 1999 në fshatin Qyshk (2-3 km afër Pejës) u vranë e u masakruan barbarisht 42 meshkuj, gjatë një sulmi të furishëm nga forcat e kombinuara elite militare e paramilitare serbe.

Në mëngjesin e së njëjtës ditë, forcat serbe kishin sulmuar edhe dy fshatra të tjerë fqinje, Pavlanin dhe Zahaqin, dhe pasi kishin dëbuar nga shtëpitë e tyre gratë, fëmijët dhe pleqtë, kishin vrarë mizorisht edhe 35 shqiptarë të pafajshëm.

Formacioni “Frenki”, një njësit komando i emëruar sipas udhëheqësit të tij Franko Simatoviq - “Frenki”, e cila ka qenë pjesë e forcave speciale të sigurimit shtetëror të Serbisë, të njohur edhe si “Crvene beretke” (Beretat e kuqe).

“Operativna Grupa” ose “OPG” (grupi operativ), një njësit elitë i policisë serbe, pjesëtarët e të cilit me krenari kanë quajtur veten “Magla” (mjegulla), sepse pas aksioneve të ndërmarra ata nuk kanë lënë ndonjë gjurmë. “OPG-ja” mësohet të ketë marrë urdhrat nga gjeneralë të lartë në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Serbisë. Bazuar në dëshmitë e disa burimeve serbe, pjesëtarët e OPG-s kanë marrë pjesë edhe në disa masakra tjera famëkeqe në Kosovë, në Abri të Ulët, në Reçak, në Pavlan, në Zahaç (flitet për personin Ranko Jovica, Vlado Mijo Vujo etj.

Njësiti snajperist i Armatës së Tretë “Jugosllave”, grup që theksohet të ketë qenë nën komandën e drejtpërdrejtë të kryegjeneralit të Armatës së Tretë serbe.

Grupet paramilitare të ashtuquajtur “Munja” (vetëtima). “Munja”, në një raport të organizatës “Human Rights Watch-it” (HRW), përshkruhen se “ka qenë një mishërim i çuditshëm i policëve, kriminelëve dhe të vetëquajturve patriotë, (plotësisht nën kontrollin e armatës dhe policisë), të cilët nga serbët ishin konsideruar si legjendarë, për përleshjet e tyre që kishin zhvilluar me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe për sulmet e pamëshirshme mbi civilët shqiptarë”.

Rasti Kishnicë

Në nëntor 1999, në fshatin Kishnicë (afër Prishtinës), në shtëpinë e Sabit Krasniqit, u gjet një listë me 20 emra barbarësh serbë. Ata kishin vendosur shtabin operativ paramilitarë dhe nga shumë burime dëshmohet se nga kjo bazë shkonin e bënin krime ndaj popullatës civile shqiptare nëpër shumë pjesë të Kosovës. Bazuar në listën me emra e mbiemra dhe në adresat e tyre, rezultonë se këta barbarë janë nga Kosova me përjashtim të njërit që ishte nga Kurshumlija. Një pjesë prej tyre, krime kanë kryer edhe në fshatin Kishnicë. Për këto krime kanë dëshmuar Musa Gashi dhe Bajram Gashi, që kanë shpëtuar nga thikat e këtyre kriminelëve.

 Në listën e gjetur janë skalitur këta emra:

Berisha Ruzhdi – Bekim, rom
Iliq Stalin – Velko
Paniq Pavli – Sinisha, Prelloc i Prishtinës
Cvejiq Lubisha – Lan, Hallaq i Madh – Lipjan
Vukadinoviq Jovan – Njegosh, Kurshumli
Andriq Mirko – Drashko, Prishtinë
Dikiq Branko – Nebojsha, Prilluzhë
Krastiq Rade – Svetisllav, Skullan i Lipjanit
Selishnik Jelica – Tomisllav, Kishnicë
Sinisha Jovanoviq, Kishnicë
Jovan Karaxhiq, Kishnicë
Goran Trajkoviq, Kishnicë
Boban Trajkoviq, Kishnicë
Dejan Trajkoviq, Kishnicë
Predrag Gjorgjeviq, Kishnicë
Petar Saveliq, Kishnicë
Mile Bulajiq, KIshnicë
Gjorgje Bulajiq, KIshnicë
Zhivorad Mitiq – Zhiko, Kishnicë
Dragan Mitiq – Burdo, KIshnicë
Dragan Miliq, Kishnicë
Zoran Trajkoviq, Kishnicë
Mike Iliq, Graçanicë
Dushan Iliq, Graçanicë

Rasti Klinë

Më 12 Nëntor 1999, është gjetur edhe një listë me emra të kriminelëve serbë, që kanë vrarë, ekzekutuar e masakruar mizorisht qindra civilë Shqiptarë në komunë të Klinës. Në mesin e barbarëve figuron edhe një barbar shqipfolës. Dihet mirëfilli se në komunën e Klinës janë përfshirë më së shumti serbë lokalë në vrasjen e Shqiptarëve.

Lista përmban këta emra:

Danë Balaj
Zoran Dobriq
Zharko Stepiq
Vitomir Saviq
Millorad Stepiq
Gollub Stashiq
Dragomir Stashiq
Bado Bogiqeviq
Zaiq Vojo
Dobishleviq Sreta
Dançiq Vojo
Popi Zoran
Pavlloviq Dragan
Zhivkoviq Radosllav
Zhivkoviq Llazar
Vushtiq Radoje
Zariq Sreqko
Kiziq Gollub
Kiziq Gjoko
Dashiq Nevica
Krstiq Millan
Dobriq Dushan
Kiziq Radovan
Kiziq Ranko
Gollub Llazareviq
Borko Radojeviq

Rasti ”Toga e tmerrit”

Më 2 dhjetor 1999, janë gjetur disa dokumente në Samakovë, Viti, Goshicë, Kabash, Binçë, Kllokot, Zhiti etj., në të cilat dëshmohet se paramilitarët serbë, në këtë rajon kanë vepruar me emrin ”TOGA E TMERRIT”. Kjo togë është formuar më 19 maj 1999 dhe për një kohë të shkurtër ka vrarë e masakruar 22 civilë pleq, plaka, fëmijë, gra dhe burra që i zunë nëpër shtëpitë e tyre.

Emrat e kriminelëve janë:

Miodrag Stanishiq
Sasha Jeriniq
Stanisllav Vukiq
Sasha Vujiq
Mirosllav Mihajlloviq – Mikica
Millovan Ivkoviq
Vidosllav Kojiq
Moma Vasoviq
Nenad Perzhiq
Branko Arizonoviq
Nebojsha Stanojoviq
Zoran Cvetkoviq
Sllavisha Maksimoviq
Dragisha Dinqiq
Novica Jakovleviq
Lubisha Arsiq
Sinisha Jovanoviq
Aleksander Jovanoviq
Srgjan Ristiq
Goran Arsiq
Nebojsha Stanishiq
Dragan Nojkiq
Canko Spasiq
Bogoso Krqmareviq
Millosh Mitroviq (komandant i togës)

Rasti Fushë Kosovë

Kriminel të angazhuar në pastrime etnike në hapësirën e Fushë Kosovës.

Sllavisha Andrijeviq- (njëri ndër organizatorët kryesorë për dëbimin me dhunë të shqiptarëve nga Fushë-Kosova)
Dragomir Popoviq
Boban Mitroviq
Dragan Dabizhleviq
Lazar Deniq
Radomir Dishiq
Radovan Petroviq
Dragan Mitroviq
Radojica Mitiq
Dragan Iliq
Aca Stankoviq
Zhika Begnellaviq
Mlladen Laziq
Sllavisha Grujiq
Sasha Mihajlloviq
Sava Drashkoviq
Miodrag Bangjur
Millan Milkoviq
Boban Grujiq
Sasha Maksimoviq
Nebojsha Stefanoviq
Vllastimir Jovanoviq
Dushan Zharkoviq
Dragan Zhekiq
Dobri Artinoviq
Stanko Milankoviq
Sllobodan Mitroviq
Dobrivoje Gjorgjeviq
Darko Milosheviq
Dragolub Lakaqeviq
Lubisha Veliqkoviq
Zharko Vasiq
Rasti Llukar, Makoc Grashtice

Gjate 15-24 prillit 1999, nga kolona e qytetareve qe po shkonin ne Prishtine pas ofenzives serbe ne Marec, ne Fshatrat Llukar, Grashtice dhe Makoc u vrane disa qindra banore. Shumica prej tyre u ekzekutuan ne prani te familjes.

Qytetaret e kane degjuar nje Serb qe e therriste nje tjeter te maskuar me emrin Adnan....

Ushtria ,policia shqiptare,FSK dhe Policia e Kosovës në gjendje gadishmerie pas termetit të sotëm në Shqipëri

Nga Flori Bruqi          Një tërmet i fuqishëm godet Tiranën dhe Durrësin Një tërmet me magnitudë 5.8 të shkallës Rih...