Ministrja e Jashtme e Gjermanisë i ka kërkuar Serbisë, e cila nuk ka vendosur sanksione ndaj aleatit tradicional Rusisë për luftën në Ukrainë, të përafojë politikat me Bashkimin Evropian nëse dëshiron të bashkohet me bllokun.

Sipas Euronews, përcjell Telegrafi, Annalena Baerbock tha të premten në kryeqytetin e Serbisë në Beograd se “ne të gjithë duhet të kemi një pozicion të qartë” mbi agresionin rus të Ukrainës.

Presidenti rus Vladimir Putin, tha Baerbock, filloi një “fushatë të paturpshme shkatërrimi” që synon “maternitetet, shkollat, shtëpitë (njerëzit)”.