Posts

Showing posts from August, 2011

“The mighty and the almighty” (“I fuqishmi dhe I plotfuqishmi”

Image
Libri i ish sekretares amerikane të shetit  M. Ollbrajt “The mighty and the almighty” (“I fuqishmi dhe Iplotfuqishmi”),  u publikua ne vitin 2007 nga Pan Books, nje filial i Pan Macmillan, Londër. Këtë liber, znj.Ollbrajt ua dedikon te gjithe atyre qe i perkasin çdo kombi dhe besimi, qe luftojne per liri, ndertojne paqen, zhdukin injorancen, luftojne varfërinë dhe kerkojne drejtesine. Fragmenti i marrë nga libri u përkthye nga anglishtja prej Diana Skraparit . Perderisa Kosova ishte pjese e Serbisë, krimet e Milosheviçit nuk mund te quheshin si agresion i jashtem. Asnje anetar i Nato-s s’ishte sulmuar, kështu qe aleanca nuk mund te kerkonte te drejten e vetëmbrojtjes. Serbia s’kishte kercenuar te pushtonte asnje vend tjeter, keshtu qe nuk mund te ndërmerrej ndonje goditje e mundshme. Megjithatë, ne kishim nje detyre per te mbrojtur “palen me te dobet”. Këshilli i Sigurimit i Kombeve te Bashkuara aprovoi nje rezolute duke kerkuar terheqjen e trupave serbe; por diplomatet rus ,hist…

GJENERALI SHQIPTAR RAMUSH HARADINAJ MUND TË LIROHET

Gjenerali i famshëm shqiptar Ramush Himë Haradinaj mund të lirohet së shpejti.Ish kryeministri i Kosovës  Haradinaj deri më tani nuk është mundur që të rëndohet për asnjë krim. Edhe dëshmitari Shefqet Kabashi solli një çudi para gjykatës, duke thënë se në malet e fshatit Jabllanicë nuk kishte burg, gjë që me këtë lehtëson peshën e Haradinajt. Gjykata është duke e mbajtur edhe më tutje të mbyllur Kabashin dhe ka kërcënuar atë se do ta mbyll për 7 vite në burg ose të paguaj deri në 100.000 Euro. Nga gjykata është duke u hulumtuar se mos vallë Kabashi është një ndër personat e frikësuar. Mirëpo deri më tani nuk është gjetur ndonjë shenjë se kemi të bëjmë frikësim të Kabashit. Besojmë që se shpejti gjenrali i luftës-Heroji i paqës z.Ramush  Haradinaj së shpejti do të jetë njeri i lirë.

Eliza Dushku, një zanë mes bjeshkëve

Image
“Eliza Dushku u largua nga Valbona me imazhe prekëse të cilat do ta shoqërojnë gjatë  në jetën e saj intensive dhe plot të papritura artistike. Ujëvarat, bora e përjetshme, stanet e bagëtive, peizazhet me bar dhe gjethe, mbështjellë nga ajri më i pastër në botë, do t’ia bëjnë më të bukura kujtimet nga vizita në Atdheun saj, siç ajo shprehet me krenari për Shqipërinë.” 
Alpet shqiptare të njohura për mitet dhe legjendat e orëve dhe zanave të bjeshkëve, kësaj radhe janë njohur me një tjetër legjendë. Sido që ajo vjen nga metropoli  i artit modern botëror si Hollivudi,  mbart në vetvete misterin dhe bukurinë e origjinës së saj shqiptare. Befasia e këtyre bjeshkëve ka qenë prania e artistes me famë botërore Eliza Dushku, e cila në kuadër të një dokumentari turistik për Shqipërinë kishte përfshirë në intenerarin e saj  Valbonën dhe Alpet Shqiptare. Të dielën me 14 gusht 2011, Komuna Margegaj mori pamjen më të bukur. Në hyrje të komunës valëviteshin krenarë flamuri kombëtar shqiptar dhe fl…