2017-04-30

Të ochaku i babës!...

TE OXHAKU I BABËS

Ulur te oxhaku i babës që më la si dhuratë nga Zoti
guret shndrinë nga flakët e zjarrit,
dëgjoj krismat e dushkut që digjen në oxhak,
kërcylli ia thotë këngës,
ka kuptuar që kam ardhur nga mërgimi.
E kërkoj ku është strukur pas gurëve të shkulur nga Pashtiku plak.
Mos më kërko- u dëgjua një zë- po bisedoj me ty nga malli.
Eh, sa u gëzova, që je ulur dhe dëgjohet zëri i burrit!
Ledhatoj kërcyllin dhe nuk mund të iki.
Mos e mbyll më derën me drynë. Të lutem ; Kthehu!
Pse lotët, tani?
Të ka pritur nëna, baba, vatani.
Koka u ka mbetur kthyer ka dera, kur po vini?
Me sy hapur kanë ikur nga kjo botë për ty nga malli!
Mos se më çmende! Pusho!
Kërcylli fluturoi në krahun tim.
Shiko ftinin(ptini) ku nëna ka tundur llallën,
ka varur në degën e ftonit gjizën.
Oh, ftini i nënës! Mirësia e saj si drita e hënës mbi oborr.
Duke kënduar këngën e vajit,
për vëllaun Halilin që iku i ri si Migjeni.
Lotët i fshinte me shami dhe vazhdonte këngën e trishtuar
të mos ta shihnin sytë e fëmijëve…
Kujtoj kur kali ngrihte plugun dhe çante tokën
aty edhe kandari që i kam kujtim nga duart e tij.
I fus dru dushku zjarrit dhe bashkëbisedoj me kërcyllin.
Shikoj avlli turku dhe kujtoj gardhet me thupra frashëri
te thurara me hunjë të ngulura në tokë.
Imatë i ka thurur si gërshetat e ‘cucave’ të kohës së lashtë.
...
Flinim në oborr, nën dritën e hënës
Mbi kashtë të shtrirë me fqinjët pa hile
me nënën e Lales dhe nënën e Dades,
pa dalë drita, nusja zgjohej e para dhe vlonte kafenë
në tagarin me prush.
Merrte ujin e ftohtë akull, të nxjerrë me kovë nga bunari i Mehmedit...
Kërcylli heshti dhe ka ndalur këngën e livadhit dhe të mallit.
U prek! Jam kërcyll oxhaku dhe konaku.
Ruaj gurin që ke ngulur te porta.
Ngjitem shkallëve të pallatin që kam ndërtuar,
muret dhe fotot e varura qeshin dhe me mua sikur gëzohen.
Si qeshin muret dhe flasin fotot,-pyes veten!?
Flasin shpirtrat e te parëve!
Eh, tani unë flas me ta dhe ulem në shkamin e ndezi fanarin.
Ndale dritën se ne ikëm, më këshillojnë ëngjëjt e mi në qiell.
Kërrcylli dëshmitar nuk largohet nga shpatullat e mia.
Nganjëherë ja thotë këngës, këngës së mallit të zhuritur,
këngës së gëzimit si kollitja e të Zotit të shtëpisë!
I pyes shpirtrat rojtar se kush e goditi si rrufe fasadën
me ngjyrë gjaku?
Kush e theu portën e hekurit, xhamin dhe derën me shkelm?
Shejtanët që dikur hanin nga buka e kripa ime?!
Si buka ime? Buka jote do i vras!-oshëtiu një zë.
Xhemati eshte bërë gati nga Zoti! -Jo, lëri po i fal!
Nuk falen është shkruar si dënim nga Zoti!
NE DO I MARRIM ME VETE!
Ngjyra e kuqe dhe uji i lëshuar do jenë gjak dhe lot.
Jo, të lutem mos te shohin më sytë keq!
Kjo është shkruar nga Zoti dhe pikë.
Xhemati është përgatitur për shejtanët.
Amin!
Të tilla janë gjurmët e fatit për zullumqarët.
Edhe Perëndia ata nuk i do. Si gurë do i bëjë.
Ashtu do jetë se pendim nga ta nuk ka!
Do t´ju këndohet kënga e vajtimit me lahutë.
Me lahutë Malësie nga koha e lashtë.
Lot nuk do derdhen për katilët dhe tinzarët.

Kur të vdes unë, më kërkoni. Kudo që do më gjeni
Te gjurmët e fjalëve, krijimeve që lash pas…

RESHAT BADALLAJ-ZHURIANI

Zhur,prill 2017,natë me hënë

MBI NJË MARRËDHËNIE TË SUKSESSHME

Subject:MBI NJË MARRËDHËNIE TË SUKSESSHME
From:Sotir Athanasiou (sotir.mimi@gmail.com)
To:ptcflomed@yahoo.co.uk;
Date:Saturday, 29 April 2017, 14:55


I dashur Prof.FLORI, 
Ju përshëndes dhe uroj nga zemra një fundjavë të shëndetshme e të gëzuar aktive. Se edhe me krijimtari, të tillë e quaj unë, kënaqësinë e një shkrimtari. Por kjo, mund të bjeri ndesh me dëshirat e pjestareve të tjerë në familje. O Zot!  Kur më në fund do të çlirohemi nga vargoj të tillë që: EDHE PA 'TO, jeta ndryshon kuptimin? Dhe përgjigja dihet. Asnjëherë!  Ndryshe miku im Prof.FLORI, si mund t'I shkuanit 41 vepra letrare dhe shkencore botuar në Prishtinë dhe Tiranë? 

Lexova me shumë kënaqësi shënimet e Mr.Sei.Prof.Selim Krasniqi për Ju, dhe PALLATI I AKERONIT si një lum I hadit, m'u shfaq se nxiu TABLETIN tim. Ky I fundit, sinjalin se po mbaronte bateria ( te 15% ) kishte kohë që më ishte shfaqur. Por në çastin që më duhej të shkruaja për URAN DUKAGJININ, këtë personazh që ndiqet hap pas hapi nga UDB-Ja, këta kukudhë të  neveritshëm, ekrani u nxi. Atëhere kuptova se bateria kishte shkuar te 5%-shi dhe ekrani u errësua. Natyrisht që vendosa prizë dhe gjithçka u ndriçuar.  Por kjo s'do të thotë aspak se UDB-ja I nxori në sipërfaqe veprimet e saj. Lugetërit dhe shpirtërat e këqij do t'a mbushin sërisht AKERONIN. Dhe sërisht, do të përfundojnë në FERR! 

Miku im FLORI! 
Nuk e di si e freskoni lëndën në portalin Tuaj. Poqe se përtëritjen e keni çdo fund jave, unë do të kujdesem të dërgoj tregimin e rradhës. Duhet të dini se: gjithmonë trajtoj tema që shqetësojnë kohën dhe shoqërinë tonë. 
Misioni Juaj për SHQIPTARIZMIN,  besoj që e kërkon këtë. Dhe jo thjesht: Art-për-Art.

Nuk po zgjatem! Dëshiroj çdo të mirë për Ju, familjen Tuaj dhe bashkëpunëtorët e portalit.  Korektesa Juaj më ka befasuar dhe mendoj se qëndroni në Aristokracinë e Shtypit Elektronik! 
Urimet e mia për këtë mirëpritje në MANASTIRIN KRIJUES, ( Po e shtrydh figurën e MURGUT të të madhit KADARE ).

Miqësisht 
SOTIR ATHANASI, 
Athinë, 
29, Prill, 2017? 

Nga Përparim Hysi : Lenica (tregim)



Kam qenë me shërbim në atë qytezë të vogël, kur e kam njohur Lenicën. Qyteza, vërtet e vogël, aq sa mund ta futje në xhep, por kish dhe ç'ka mbaje mend prej saj. Kishte një natyrë që nuk ia gjeje shoqen kund: në të katra stinët. Kish edhe det, edhe liqenth, edhe mal,sado që ky vargmal nuk qe i lartë, por dhe një "ishull", ndonëse nuk qe në madhësinë e Sazanit dhe, sado që nuk ishte hedhur në asnjë hartë, prapë ekzistonte doje apo nuk doje ti. Dhe, për ta bërë pak më prezent këtë "ishullthin" (epo kot këtë "th" zvogëluese nuk e ka përdorur NAIMI!), po ju them vetëm kaq: në këtë "ishullthin" ka pas fjetur në kohën e fashizmit vet KONTI CHIANO!
* * *
Shërbimi im në këtë qytezë qe goxha i gjatë: plot tri vite të mira. Ngaqë qyteza qe e vogël, unë, pothuaj, i nxora ujtë e zi dhe,ngaqë ma donte puna që të trokisja në çdo portë, njihesha ashtu si parja e kuqe. Kur flas për shërbim, mos e merrni si një të dërguar nga lart, nga ata që bënin "kiametin", kur zbrisnin poshtë, por isha ushtar. Ushtar që ndaja fletëthirrjet për zborin e famshëm dhe, po të marrësh parasysh që "zbori" apo stërvitja ushtarake qe një detyrim për çdo qytetar, kuptohet dhe prezenca. Aq i njohur qeshë për qytezën, sa askush nuk pyeste në kisha emër apo jo. Vendasit thoshin: ai, ushtari. Pra, ai, ushtari isha unë dhe ky nominim kish kaluar gojë më gojë dhe, gati, m'u bë si një vulëdëshmie. E kisha pranuar këtë nominim, se as më prishte dhe as më ndreqte punë.
Epo, sikur e teprova pak. Më duket u nisa për SHam e sosa në Bagdat! Jam duke folur për Lenicën dhe harrova fare duke u stërzgjatur.
* * *
Lenicën e njoha, pikërisht, në atë qytezën e vogël. E njoha? Të paktën, në ata tri vjet të shërbimit tim, cilido që shkelte atje, do njihej, patjetër, me Lenicën. Kur them do njihej, se në atë qytezë kish vetëm një klub dhe bash në atë klub, shërbente ajo: Lenica! Shërbente si kameriere dhe, sa hyje brenda, mbesje me gojëhapur. Sikur, sa hyre brenda, të shërbyen një pjatë me gjellë të nxehtë dhe ti, ngaqë je i uritur, mbush lugën e fut menjëherë në gojë dhe, sakaq, goja të shkon vesh më vesh dhe nga sytë të kullojnë lot. Ngjashmëria është e njëjtë veç mungojnë lotët. Mos kujtoni se zë e zmadhoj nga ndonjë impresion i veçantë. Lenicën e kam njohur këtu e 50-vjet të shkuara dhe ishte, pa e tepruar aspak, si ajo Divja e HOLLIWOODIT, Lizabet Tejlori. Me një trup fidan, flokët korb të zinj dhe sytë si dy kullumbri që të shprehnin miklim. Tek shërbente, bashkë me pjatat, pirunjtë, lugët të falte një nga ato buzëqeshjet intime, sa të trondiste. Kushdo që e shihte së pari, do provonte të vinte sërish vetëm e vetëm për të patur qoftë dhe një vështrim prej saj. Kuptohet që, tek merrte pagesën, e priste me shumë mirësjellje atë "thelën përmbi bisht" që i linte çdo njëri prej klientëve.
Gaci, një nga ata banorët e qytezës, si shkodran që ishte, thoshte:- E pse me shkue në kinema? Por, jo mor burrë i fortë, po e marr një krikëll birrë e "frruq-frruq" e ndjell me nge, e sytë nga Lenica,e ty, të rroftë, kinemaja. E bukur që t'i merte mendtë e kresë,- thonin,- por- pasha nji atë Zot,- thoshte Prenga,- me ba që me e ndreq me "ta", ia kam fal shpirtin lugetit, or ti!
Eh, e vogël qyteza, por "sherrnajën" e thashë e themet të mëdha. Dikush nëpër gojë e dikush caqeve a hullive të ngushta, sidomos në dimër, kur dhe banorët numërohen me gishta, nuk kanë gëzim tjetër, po drejt e tek klubi. Një krikëll birrë, pak gjizë apo ndonjë sardele të tymosur dhe në gati 10- tavolina, ajo vete e vjen, gjithmonë e qeshur dhe, po e qeshur, tek shërben i mirëpret të gjitha epitetet: dikush "rexhinë" (princeshë); dikush "sojnike" e dikush (ky hiqej si më intimi),Nica apo:-Oj, Nicë, a ndjeve? Tek i drejtohej kështu, kthehej nga ne, të tjerët, dhe dukej sikur kish vënë domenin. Pra, një domen, që nuk duhet ta prekje. E prekje dhe ku-ku për ty! Dhe, ky i "domenit" qe Luigji që hynte në radhën e atyre "burrave të fortë" që kishte qyteza. Luigji në ushtri kish qenë mundës dhe mbahej me të madh sikur e kish zënë qiellin me dorë. Po ç'është e vërteta, askush në qytezë nuk i mbrente qetë me Luigjin se është ashtu si thonë:- Më mirë të dalë nami se sa syri.

* * *
Fola e fola për Lenicën dhe harrova t'ju them kryesoren: Lenica e bukur kish për burrë,Mitron, që në qytezë bënte një punë fare të rëndomtë. Të rëndomtë punën,- thonin,- po, kur po vjen ajo nata veç me i pas fatin,or ti,- thoshte Murrashi.
Xha Rakipi, një mesoburrë nga jugu, tek merrte pjesë në këto"orgji fjalësh", thoshte:- Ne,andej nga Përmeti,themi:-Dardhën e qullur, e ha breshka! Dhe shkonte fjala gojë më gojë:veç Lenica kështu e Lenica ashtu. Dikush e kish parë Luigjin, atë mundësin, duke pirë me Mitron.
Aha,- tha xha Rakipi,- kësaj i thonë:- I bie pragut që të dëgjojë dera!
Valla,-dikur kemi me ia pa sherrin kësaj pune,- profetizonte Ndoci. Se gruja e bukur, si kjo Lenica e Mitro-shkretës, e ka sherrin me vedi e njiaj,Luigji, po i del "mburojë" se dihet: nami i Mitros dhe"hallali" i Luixhos,-tha tërë mllef Ndoci.
E Lenica me ato sykulumbri, nga tavolina në tavolinë, buzëqesh këtu; shpotit me tjetrin diku e sjellu e sjellu, kjo punë nga dita në ditë.
* * *
KIsh dalë dimri dhe, pas dimrit edhe pranvera, erdhi vera e nxehtë. Në verë qyteza e humb fizionominë: zë e rritet dhe bëhet si një qytet i madh. Plazhi ka rërën më të mirë dhe, po kështu, jodin aq të kërkuar. Tani klientët që vinë tek klubi i Lenicës jo vetëm janë më të shumtë, por bien në sy edhe për pasje. Nuk janë si këta, vendalitë që vetëm një punishte peshku kanë dhe s'kanë nga nxjerrin të ardhura. Të ardhurit, sidomos beqarët, ngulen gozhdë mbi tavolinat dhe nuk e kanë për gjë që ta "bombardojnë" dhe Lenicën me epitete kofidenciale. Ajo buzëqesh dhe i merr si krejt të merituara e të mezipritshme dhe, kështu, jo vetëm ndonjëri sëmbohen keq nga ajo. Mitro-ziut as i bie ndërmend të vij aty dhe duket se "vendin" e tij e ka zënë Luigji. Luigji vërtet është i njohur në qytezë, po të ardhurit as e kanë në refene Luigjin. Sa kanë parë si Luigji ata, aq të mira qofshin.
Ndërkaq, vendasit si të zemëruar me ardhësit, mezi prisnin që Luigji ta tregonte veten, se "boll po na i çanin kryet, këta, ardhësit".
E thënë, e bërë. As dy javë nuk kishte një"ardhës" i veçantë që ngulu-shkulu dhe atje, në klub. Binte në sy,se asi kohe, i vetmi në gjthë qytezën dhe me ardhësit, vetëm ai kish një "tranzistor dore" dhe kaprdiesj apo nuk kapërdisej. Po dhe kur dilte në plazh, qoftë peshqiri i madh, qoftë kostumi i plazhit ishin të jashtëm. Qe i gjatë si lis dhe, pse mos ta them: bukurosh!
Ja,ky,- tha xha Rakipi,- është për Lenicën! Jo, po Mitro-ziu!
-Po Luixhi,- ndërhyri Gaci,- vallah ai bukurosh po ia sheh sherrin.
Dhe nuk zgjati shumë. Luixhi i Gacit na i del këtij "bukuroshit" në pritë (sa me e lajmërue,- tregonte Gaci,pra) dhe,qebesa, janë kaplue si në pashë me njani-tjetrin. Jo, mor, nuk paska kenë kap pashë.Se, ky, i ardhmi, paska kenë boksier me nam dhe, kur ja ka përvesh dy të forta dhe ,ka ra, mor burrë i fortë, ky Luixhi, sikur lisi që e pret sëpata..
Ka ra lajmi në qytezë dhe ,tek prisnim me u gdhi, e me e ndjek vazhdën e këtij "sherri, kur ballas vjen Prenga e na thotë:- Si keni ndje, burra?
Dhe na:- Mirë prej Zoti!
Boll mirë prej Zoti, se robi ka marrue e ka marrë rrugat.
E këto hidh e prit, rrotulla si thuhet atyre anëve, e kanë dhe kulmin e tyre:- Ka ik, burra! Ka ik NICA e LUIXHIT me atë"ardhësin me rajdo doret", or ti!!!
- A je tuj rrejt ,a?
-Jo, mor, pasha bukën, ma tha vet Mitro-shkreta!
-Mooos!-bëmë njëzëri.
Sikur të gjithë të kishim nga pak Lenicë?!!!

*Çdo emër është vetëm trillim. Përkimi mund të jetë rastësi e një cope jetë.

Trianë, 30 prill2017

A është e gatshme Kosova ta lejojë Eutanazinë?!

A është e gatshme Kosova ta lejojë Eutanazinë?!
Kohëve të fundit me të madhe po lejohet Eutanazia, siç quhet juridikisht ‘vrasje e mëshirshme’, apo ndërhyrje e qëllimshme e ndërmarrë me qëllimin e vetëm të përfundimit të një jete.


Këtë gjë, tashmë e ka lejuar Kanada. Por, a duhet kjo të lejohet edhe në Kosovë, për këtë kanë shprehur qëndrimet dhe mendimet e tyre, përfaqësues të institucioneve shëndetësore, të institucioneve fetare, përfaqësues të Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe qytetarë.

Sipas tyre, legalizimi apo jo i eutanazisë varet nga vetë shtetet nëse dëshirojnë ta bëjnë një gjë të tillë apo jo.

Juridikisht, një “vrasje e mëshirshme” ose Eutanazia është e konsideruar si vrasje kriminale dhe përdoret shpesh si sinonim i vrasjes të kryer me kërkesë të bërë nga pacienti.

Megjithatë, diskutimi rreth Eutanazisë, është midis kundërshtarëve të saj që e quajnë atë si vetëvrasje vullnetare, ose si vrasje të paqëllimshme.

Kjo temë, për drejtorin ekzekutiv të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, dr. Naser Ramadanin, akoma nuk është diskutuar ende.

Kjo çështje nuk është diskutuar ende në mënyrë multidisiplinore në qarqet e sistemit shëndetësor, dhe padyshim që kërkon qasje multidisiplinore të shkencave mjekësore, filozofike, religjioze sociologjike antropologjike”, ka deklaruar për Kosova Info, dr. Ramadani.


Kurse, për përfaqësuesin e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, në Kosovë, Skënder Syla, gjithkund në botë ka mendime pro et contra, prandaj sipas tij, kjo temë është mirë të diskutohet në debate të Odës Mjekësore.

“Eutanazia është një çështje komplekse nga shumë pikëpamje : morale, etike, religjioze, filozofike etj. Legalizimi apo jo i eutanazisë varet nga vetë shtetet nëse dëshirojnë ta bëjnë një gjë të tillë apo jo. WHO/OBSh nuk ka rekomandime mbi këtë çështje”, ka thënë për Kosova Info. dr. Syla.

Sidoqoftë, ai ka shtuar se WHO/OBSh thekson që kujdesi aktiv për pacientët, sëmundja e të cilëve nuk reagon ndaj mjekimit, kontrollimit të dhimbjes, apo simptomave të tjera, si dhe problemeve psikologjike, sociale dhe shpirtërore, është i rëndësisë së veçantë.

Në anën tjetër, përfaqësuesit e institucioneve fetare, kanë theksuar për Kosova Info, se përderisa ne nuk e krijojmë vetveten, atëherë, sipas tyre ne nuk i zotërojmë as trupat tanë.

A është e gatshme Kosova ta lejojë Eutanazinë?!Mustafë Havolli, nga Bashkësia Islame e Kosovës, ka thënë se shenjtëria e jetës njerëzore padyshim është vlera themelore sipas mësimeve të KUR’ANIT. Nga këtu, sipas tij, islami ia ndaloi çdo individi e ekspozimin tij me rreziqet qetë çojnë në shkatërrimin e vetes, sikurse u ndaloi dhe vetëvrasjen.

“Pra Islami nuk e pranon vetëvrasjen si të drejtë. Përderisa ne nuk e krijojmë vetveten, ne nuk i zotërojmë trupat tanë. Ne na janë besuar për t’u kujdesur për ta, për t’i ushqyer, për t’i ruajtur dhe për t’i mbrojtur. Zoti është pronari dhe dhënësi i jetës dhe të drejtat e Tij për dhënie dhe marrje nuk duhet të shkelen. Përpjekja për të vrarë veten është krim në Islam, si dhe mëkat i rëndë. Kurani thotë: “Dhe mos e vritni veten (dhe njëri-tjetrin)! Allahu, me të vërtetë, është i Mëshirshëm me ju.”(Kurani 4:29).“Mos i çoni vetët tuaja në shkatërrim me duart tuaja.”(Kuran 2:195)”, ka cituar Havolli.

Sa i përket normave islame në sëmundje e mjekësi, ai ka thënë se këto formësojnë një edukim shpirtëror dhe të sjelluri, që i ngre moralin të sëmurit dhe ia forcon atë duke e vendosur atë në qendër të vëmendjes së familjes dhe shoqërisë.

“Islami e udhëzon këdo që viziton një të sëmurë, qoftë dhe nëse janë prerë shpresat për shërimin e tij, që t’i flasë e japë kurajë me shpresë se mund të shërohet një ditë. Profeti (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) thotë: “Kur ta vizitoni një të sëmurë, jepini shpresë që do të jetojë. Me të vërtetë kjo nuk zmbraps gjë, por e kënaq të sëmurin”, citon Havolli.

Ai ka shtuar se është e urryer fetarisht që myslimani të dëshirojë vdekjen për shkak të varfërisë, sëmundjes sado që të jetë e shoqëruar me dhimbje , apo ndonjë fatkeqësie që mund ta ketë goditur.

“Një grup transmetuesish transmetojnë nga Enesi se profeti (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) ka thënë: “Mos ta dëshirojë ndokush nga ju vdekjen për një dëm-fatkeqësi që e ka goditur. Nëse e sheh të domosdoshme, le të thotë: O Zot, më jep jetë për aq sa jeta është në të mirën time dhe më vdis mua, nëse vdekja është më mirë për mua”, ka cituar Havolli.

Si përfundim, Havolli ka thënë se ‘vrasja e mëshirshme” është e ndaluar ne fenë Islame dhe në të njëjtën kohë, ky është mendimi i të gjithë dijetarëve mysliman. Andaj ai ka shtuar se prej këtu as një shtet , prej shteteve myslimane nuk e ka lejuar Eutanazinë.

A është e gatshme Kosova ta lejojë Eutanazinë?!Ndërkaq, pastor Femi Cakolli, duke folur për çështjen e Eutanazisë, dhe duke u bazuar në shkrimin e Shenjtë – Bibla, citohet se Zoti është autori i vetëm i jetës (Job.33:4), dhe Ai ka po ashtu i vetmi përgjegjësinë dhe vullnetin t’i marrë jetën dikujt (Job.2:10).

“Zoti ka urdhëruar për një jetë morale dhe bindje ndaj ligjit, dhe kur qytetarët i shkelin ligjet, ata e meritojnë vdekjen me anë të gjykimit nga ana e shtetit. Në raste të tjera secili që merr jetën e tjetrit do të bëhet fajtor dhe po ashtu edhe ai vetë meriton vdekjen (urdhri i Zotit thotë “mos vraj” Ek.20:13). Edhe njeriu që vret vetveten do të përgjigjet në gjykimin e qiellit për këtë. Bibla thotë se ne duhet t’i bindemi më shumë Perëndisë sesa njeriut (Vep.5:29)”, citohet Cakolli, për Kosova Info.

Ai ka shtuar se Eutanazia shpesh përkufizohet si “vrasja e mëshirshme”, “vdekja e asistuar”, “ndihmëtari i vdekjes”, “përfunduesi i vuajtjeve të mia” etj.

“Në cilindo rast këtu kemi të bëjmë me vrasje në fakt, dhe nuk ka rëndësi nëse është kërkuar, nëse diku është bërë ligjore. Ka vende sikurse Gjermania, që eutanazia është legale. Ka edhe vende të tjera që në disa e aplikojnë këtë. Ka plot të krishterë që e kërkojnë këtë shërbim nga mjekët në emër të çlirimit ose dhënies fund të vuajtjeve ose privimit nga përjetimi i frikës së vdekjes apo vetë vdekjes”, ka thënë ai.

Megjithatë, qytetarët kanë mendime të ndryshme sa i përket lejimit apo jot ë Eutanazisë në Kosovë.

Sipas, Bekim Sylejamnit, ende është herët që të lejohet Eutanazia në Kosovës, sepse siç ka thënë ai, populli nuk është i gatshëm për një gjë të tillë.

Ai ka shtuar se, fillimisht institucionet relevante duhet të organizojnë debate publike me qytetarët e Kosovës, në mënyrë që ata të jenë të gatshëm për të dhënë mendimin e tyre se a duhet të jetohet Eutanazia në Kosovë.

Kurse, Albulena Berisha, ka shprehur qëndrimin e saj pro lejimit të Eutanazisë në Kosovë, pasi që, sipas saj në të shumtën e rasteve është një ndihmë e madhe që njerëzit të shkojnë të qetë dhe pa dhimbje në jetën e amshuar.

Ajo ka thënë se ka shumë raste, kur pacientët mbesin në një gjendje të vështirë shëndetësore, prandaj një gjë e tillë do të ishte lehtësim për ta, për të përfunduar jetën e tyre pa dhimbje.

EUTANAZIA: PRO APO KUNDËR?


Emiliano Aliu

E drejta për të patur një jetë dinjitoze i takon çdokujt. Shtete me demokraci të përparuar dhe individë të saj, gjykojnë se e tillë meriton të jetë edhe vdekja. Ku gjithnjë e më shumë sot po konsiderohen vetëvrasjet me ndihmën e mjekësisë, apo ndryshe e quajtur eutanazia. Në fakt kjo gjendje është bërë shkak për krijimin e përplasjeve të forta mes mendësive të individëve, shoqatave të ndryshme, mjekësisë, shtetit dhe besimeve fetare.
Eutanazia, apo ndryshe “vdekja e ëmbël” sipas greqishtes, është vullneti i pacientit në një stad terminal të jetës, apo familjarëve të tij për t’i dhënë fund vuajtjeve përgjithmonë
përmes një ndihme mjekësore. Pra, përshpejtimi i vdekjes. Në Shqipëri, si në shumicën e vendeve të botës, ligjërisht aplikimi i eutanazisë është i ndaluar, ndonëse partizanët e saj nuk mungojnë. Vrasja në gjendjen e eutanazisë, sa kohë që përbën një vepër penale cënon të drejtën për të jetuar dhe sa kohë që parashikohet me ligj parimi human i mjekut, konsiderohet vepër penale. Por në Kodin e Etikës dhe Deontologjisë së Urdhrit të Mjekëve të Shqipërisë, ekziston një nen, i cili lejon aplikimin e një forme pasive të eutanazisë. E ky vendim ngelet tërësisht në gjykimin e mjekut. Eutanazia është temë që drejtpërdrejt ndikon në shoqëri dhe standardet e tij normative, në Perëndim më intenzivisht, kurse te ne në Kosovë ende në fazën e përfoljeve, fillimisht në opinionin publik e mëpastaj në praktikën private. Në botë janë bërë hulumtime sociologjike, kulturologjike, politike, juridike dhe ekonomike. Ndër të tjera është hulumtuar se çfarë lloj vdekjeje konsiderohet më i pranueshëm dhe moralisht më i arsyeshëm, e çfarë jo. Në Kroaci janë bërë hulumtime të tilla gjatë viteve 1988, 1989 dhe 1990. Rezultat i anketës është: i gjithë personeli mjekësor i qendrave që kanë veprimtari hospitalizuese janë kundër eutanazisë. Madje edhe vetë pyetja zgjoi revoltë. Megjithatë, një pjesë e personelit ishte për eutanazi nëse ajo nuk çonte në abuzim, por duke e pasur parasysh humanitetin dhe profesionalitetin e madh për ta marrë një vendim të tillë.




HYRJE

Mosmarrëveshja në rritje lidhur me definicionin e Eutanazisë, për ashtu siç (nuk) përdoret krijon shumë konfuzion. Në fakt, për eutanazinë mund të flasim në shumë mënyra dhe neve na duket se, palët të cilat diskutojnë në lidhje me këtë çështje, jo gjithmonë tregojnë se arrijnë të kuptojnë "çfarë i kërkon kujt" dhe "pse". Kisha, në lidhje me jetën, flet për vlerë ndaj të cilës nuk mund të hiqet dorë; ndërsa duke iu referuar vdekjes, ligji pozitiv shpesh flet për krim, dhe organizatat dhe lëvizjet pro-eutanaziane flasin për të drejtë të pamohueshme. Eutanazia është temë e cila në vazhdimësi gjatë historisë ka nxitur diskutime kontraverze. Cështjet mbi vdekjen ecin paralelisht me çështjet mbi jetën. Vdekja është fakt jetësor, dhe nuk paraqet asgjë më shumë se sa fundi i jetës. Medicina bashkëkohore dhe potencialet e saj (madje edhe) të manipulimit me jetën rezultojnë me pyetjet dhe problemet e reja të eutanazisë. Sociologjia dhe shkencat e afërme me sociologjinë vetëm para pak kohe kanë filluar të preokupohen me përcjelljen e veprimtarisë medicinale, e me këtë edhe me problemin e eutanazisë. Eutanazia dhe problemet që vijnë me te ishin në vetë periferinë e ndodhive dhe të intereseve shoqërore.


(Ramadani, 2002) Në vendet evroperëndimore rreth eutanazisë me dekada zhvillohen diskutime të ashpra, deri sa te ne në trojet shqiptare e veçantë në Kosovë, kjo temë nuk ka tërhequr vëmendjen dhe interesimin si të ekspertëve të fushave drejtpërdrejt të interesuara ashtu edhe të intelektualëve dhe të opinionit të përgjithshëm. Mbi eutanazinë dhe problemet tjera bashkëkohore të civilizimit bashkëkohor duhet diskutuar shkencërisht e intelektualisht dhe nuk duhet heshtur para problemeve të këtilla. Polemikat dhe diskutimet e deritashme zhvillohen rreth tendencave dhe kërkesave konkrete për ligjësimin e eutanazisë dhe të atyre që janë rigorozisht kundër saj dhe atë e konsiderojnë si akt kundërnjerëzor dhe kundërfetar, dhe paraqet pikëpamjen “që e dëmton konceptimin për ruajtjen e shëndetit”.

(Shahid, 2002) Nëse nga një anë është e detyrueshme që mbi çështjet të reja dhe të rëndësishme të bëhet një diskutim i gjerë kulturor dhe që fetë dhe ideologjitë t'u dëgjohet zëri, nga ana tjetër është vërtetë se përfaqësuesit e qytetarëve në një shtet liberal, kanë përgjegjësinë për


Shfletimi i librave sociologjike apo i revistave që trajtojnë punime sociologjike te ne tregon se eutanazia nuk trajtohet thuajse fare. Kohët e fundit kemi një interesim sipërfaqësor.


Çështja e eutanazisë ka zënë një pozicion me forcë: prirja e përgjithshme e epokës bashkëkohore të modeloj një njeri-simbol, të lumtur, të efektshëm dhe të përsosur në të gjitha drejtimet, në fakt, i ka dhënë jetë një kulture antropocentrike të "rinisë" (kultura rinore) që tenton të krijojë dhimbjen, dhe që konsiderohet si e padurueshme. Shoqëria e sotme e konsumit dhe e mirëqenies, e paaftë "për të kuptuar ekzistencën e vlerave pozitive jashtë atyre vlerave të krijuara nga njeriu, bazuar vetëm në atë që jeta është konsideruar si e denjë për tu jetuar", (Mancini, 1996) preferon vdekjen se sa vuajtjet që janë pak ose aspak të përballueshme: bukuria, rinia, vitaliteti, shëndeti, duke formuar parametra vlerësimi të reja dhe unike, që përcaktojnë ato raste kur mungon kërkesa për eutanazinë.



***




Learning, 1605). Në këtë tekst, Bacon i ftonte mjekët që të mos i braktisnin njerëzit e sëmurë, dhe t
’i ndihmonin që të vuanin sa më pak të ishte e mundur. Nuk ishte, megjithatë, ideja e Bacon, koncepti eksplicit për të dhënë vdekjen. Në të njëjtin term "eutanazi" Bacon atribuonte vetëm kuptimin etimologjik të "vdekjes së mirë" (vdekja e padhimbshme); qëllimi i mjekut duhet të ishte ai për të siguruar se vdekja të ishte e padhimbshme. (Wikipedia, 2013) Termi filloi të kishte një drejtim të përbashkët duke filluar nga fundi i shekullit të nëntëmbëdhjetë, duke treguar një ndërhyrje mjekësore që ka për qëllim dhënien fund të vuajtjeve të një personi të sëmurë. Gjatë kësaj periudhe u shfaq haptazi koncepti i "vrasjes për mëshirë" , si një praktikë jo e dënueshme në parim.


Përkufizimi i eutanazisë

Është jashtëzakonisht e vështirë për të përcaktuar me siguri një koncept të saktë të eutanazisë, siku mos të ishte gjë tjetër se ajo që nuk përbën një koncept juridik ligjërisht e përcaktuar si duke u trajtuar, sesa një fenomen i një natyre empirike apo socio-pragmatike. Edhe pse etimologjikisht zgjidhja do të ishte e thjeshtë, përderisa i shkakton një kuptim shpirtëror(“vdekjee mirë apo të
ëmbël”), megjithatë pasojat me të cilat ajo i nënshtrohet janë të komplikuara. Shprehja eutanazia ka fituar historikisht vlera shumë të ndryshme: është e mundur, në fakt, të veprojë një
dallim i qartë mes:
-
eutanazisë kolektiviste
: e orientuar drejt një shërbimi publik, jo-konsensual, e praktikueshme në një fushë të gjerë;
-eutanazisë individualiste
: e lëkundur nga një ndjenjë keqardhje, qoftë kosnsesuale dhe jo-konsensuale, e praktikueshme ekskluzivisht në mënyrë individuale. (MANTOVANI, 1988) Përfshihen në përkufizimin e parë:

Ishte praktikuar në Spartë dhe, siç shkruhet nga Cicero, në Romë, fëmijët e deformuar fëmijët u vranë. Shembulli më tipik - dhe më famëkeq - është praktika e vënë nga Gjermania Naziste ku, që nga viti 1933, nisi programi eutanazia dhe çoi në eliminimin e mbi 70.000 të sëmurë mendorë. Kjo bazohet në përfundimet e shkencës ligjore dhe mjekësore Ata arritën në lidhje me legjitimitetin e zhdukjes së jetës pavlerë.

Eutanazia në kuptimin e ngushtë është kuptuar të jetë një veprim ose mosveprim i cili në vetvete dhe nga synimi shkakton vdekjen, me qëllim të eliminimit të të gjitha dhimbjeve (GJON PALI II, 1995)një trajtimi terapeutik të nevojshme për të mbajtur në jetë pacientin.

Gjithashtu, kemi dallimin midis eutanazisë vullnetare (ose konsensuale) e cila kërkohet specifikisht nga pacienti, dhe eutanazisë jo-vullnetare (ose jo-konsensuale), e cila nuk kërkohet nga pacienti sepse është në gjendje të paaftë.

Edhe pse një përkufizim i saktë dhe i përgjithshëm i eutanazisë së mëshirshme terapeutike nuk ekziston, për shkak të natyrës së saj empirike dhe jo juridik, është dhënë gjithmonë një: "Ndërhyrje qëllimisht e programuar për të ndaluar në mënyrë të drejtëpërdrejtë dhe primare një jetë, kur kjo gjendet nën kushtet e veçanta të dhimbjeve ose të një sëmundjeje të pashërueshme apo të një vdekjeje të afërt" (PERICO, 1985); "Vdekje e prokuruar me një mënyrë të padhimbshme të një të sëmuri me një sëmundje të pashërueshme dhe që shkakton vuajtje të patolerueshme" (DAFFARA, 1968); "Shtypja pa dhimbje dhe për keqardhje për kë vuan, apo që konsiderohet se po vuan dhe që ka të ngjarë të vuajë në të ardhme, në një mënyrë të padurueshme" (MARCOZZI, 1975); "Veprimi për t’i shkaktuar vdekjen një të sëmuri të pashërueshëm ose të një të palumturi me qëllimin e vetëm për t’i dhënë fund jetës së tij me dhimbje apo dëshpërimi" (VESPERIEN, 1977); "Veprimi apo mosveprimi të cilat në vetvete shkakton vdekjen me qëllim eliminimin e të gjitha dhimbjeve" (Kongregacioni për Doktrinën e Fesë. Deklarata mbi eutanazinë, 5 Maj 1980); "Zgjedhja e një vdekje pa dhimbje për të shmangur një vdekje plot dhimbje, ose e thënë ndryshe zgjedhja e vdekjes së “bukur” për të shmangur vdekjen mizore" (GUZZETTI, 1985); "Vrasja pa dhimbje apo dështimi për të parandaluar vdekjen nga shkaqe natyrore gjatë sëmundjeve terminale, duhet të jetë i padhimbshëm, madje mund të çojë në ndërprerjen e dhimbjeve dhe vuajtjeve" (SEMPLICE, 1982); "Veprimet ose mosveprim që synojnë një vdekje pa dhimbje në rastet pa shpresë jete" (FIORE, 1985).

Në juridiksione të ligjit zakonor i parë është quajtur Vrasja mëshirë, lënë ditën e dytë. Brenda eutanazisë pasive janë të përfshira: paraeutanasia që ka të bëjë me pezullimin e trajtimeve për ringjallje, është ndërprerja e ortoeutanasia çdo kujdes për të mos zgjatur vuajtje të panevojshme të eutanazisë, pacientit të maskuar që ndodh kur administrata e Painkillers është bërë me dije se kjo mund të çojë në vdekje.

Në vendet anglo-saksone, dallimi është në mes vullnetare dhe jo vullnetare, ajo vlen për eutanazinë e pavullnetshme, kur ajo është praktikuar kundër vullnetit të pacientit.

Eutanazia në aspektin ligjor

Eutanazia e parë nga pikëpamja juridike, ligjore, konsiderohet privim nga jeta i personit tjetër; d.m.th. juridikisht eutanazia është vepër penale dhe si e tillë ajo i nënshtrohet përgjegjësisë penale dhe ndëshkimit. Ligji ka apo duhet ta ketë për synim sigurimin e jetës dhe vlerave të përbashkëta. Ai vetëvetiu duhet të jetë i moralshëm përndryshe nuk do të ishte ligj. Nëse ligji nuk siguron jetën e individit sikur edhe të grupit ai ka thyer barabarësinë, njëjtësinë dhe dinjitetin e të gjithë njerëzve. Për dallim të shumicës së mbytjeve / vrasjeve, ku motivi kryesisht është hakmarrja, urrejtja apo interesi material, në rastin e eutanazisë motivi është i natyrës altruiste. Eutanazia kuptohet si formë e ndihmës, si shkurtim i mundimeve dhe vuajtjeve, dhe se pikërisht nga ky dallim ndërmjet mbytjeve klasike dhe eutanazisë paraqiten problemet në trajtimin e eutanazisë. Në Francë, Belgjikë dhe Britani të Madhe eutanazia nuk klasifikohet si vepër penale, por e dënon me dispozitat mbi privimin nga jeta. Në vitin 1939 Hitleri nënshkroi urdhëresën sipas së cilës lejohej mbytja / vrasja e personit i cili është shpallur i pashërueshëm. Mjeku Karl Fridrih Brandt personalisht është përgjegjës për shpalljen e 275 mijë njerëzve për të pashërueshëm dhe të gjithë ata u mbytën. Gjyqi i Nynbergut këtë mjek e gjykoi me vdekje. Në Gjermani, Itali dhe Holandë eutanazia klasifikohet si vepër penale, por ndëshkohet me forma dënimi më të lehta në krahasim me mbytjet me motive klasike. Në SHBA në shumicën e vendeve federale është sjellë ligji mbi të drejtën në vdekje e cila personave me sëmundje terminale u jepë të drejtë të vendosin mbi jetën dhe me këtë refuzimin e ndihmës mjekësore me qëllim të vdekjes.




Eutanazia është një refuzim i rëndësisë dhe vlerës së jetës njerëzore

Eutanazia nuk do të jetë vetëm për njerëzit që janë të sëmurë terminal. Këtu hasim dy probleme,
përkufitimi i shprehjes “i sëmurë terminal dhe ndryshimet që kanë ndodhur tashmë për të zgjeruar eutanazinë për ata që nuk janë të tillë. Ka shumë përkufizime për fjalën "terminal". Për shembull, kur Jack Kevorkian foli në Klubin Kombëtar të Shtypit në vitin 1992, tha se një sëmundje terminale ishte "çdo sëmundje që e kufizon jetën edhe për një ditë". Bashkë-themelues i Shoqërisë Hemlock , shpesh i referohet "terminal në moshë të vjetër." Disa ligje e përcaktojnë shprehjen "terminal" si, gjendjen në të cilën vdekja do të ndodhë për një kohë relativisht të shkurtër, ndërsa disa të tjerët si vdekje që pritet të ndodhë brenda gjashtë muajve ose më pak. Një artikull në gazetën, Suicide and Life-Threatening Behavior,përshkruante udhëzimet e vetëvrasjes së asistuar për ata që ndodheshin në një gjendje të pashpresë. "Gjendje e pashpresë" ishte përcaktuar për të përfshirë sëmundje terminale, dhimbje të rënda fizike ose psikologjike, dobësimi fizik ose përkeqësim mendor, ose një cilësi jete që nuk është më e pranueshme për individin. Kjo do të thotë për këdo që ka një impuls vetëvrasjeje. Kur themi se, eutanazia mund të bëhet një mjet i kontrollit të kostos së kujdesit shëndetësor, i referohemi zhvillimeve më të rëndësishme në vitet e fundit, ku është vënë theksi në rritje i ofruesit të kujdesit shëndetësor në kontrollin e kostove. Në një klimë të tillë, eutanazia sigurisht që mund të bëhet një mjet për kontrollin e kostos. Eutanazia do të jetë vetëm vullnetare, ata thonë se presionet emocionale dhe psikologjike mund të bëhen shfrenuar për njerëzit në depresion, ose varur. Nëse zgjedhja e eutanazisë është konsideruar aq i mirë sa një vendimi të marrë kujdes, shumë njerëz do të ndjehen fajtor për të mos zgjedhur vdekjen. Konsiderata financiare, shtohet shqetësimi në lidhje me "të qënit një barrë," mund të shërbejë si forca të fuqishme që do të çojnë një person për të "zgjedhur" vetëvrasje eutanazia apo asistuar. Euthanasia legalizuar do të ketë më shumë gjasa për përparim në fazën ku njerëzit, në një pikë të caktuar, do të pritet të dalin vullnetarë për t'u vrarë. Mendoni për këtë: Çfarë ndodh nëse veterinari juaj ju thotë se qeni juaj është i sëmurë dhe për të mirën e tij duhet ti japim fund mjerimit të tij duke e vënë në gjumë dhe ju nuk jepni pëlqimin tuaj për një gjë të tillë. Çfarë do të mendojë veterineri dhe ndihmësi i tij? Çfarë do të mendojnë miqtë tuaj? Eutanazia është një refuzim i rëndësisë dhe vlerës së jetës njerëzore. Njerëzit të cilët mbështesin eutanazinë shpesh thonë se ajo është e lejueshme dhe konsiderohet tashmë si marrja e jetës së njeriut nën disa rrethana të tilla si vetëmbrojtje, por ata humbasin pikë se kur një person vret për vetëmbrojtje ai ka shpëtuar një jetë të pafajshme, të dikujt tjetër, ose të tyre. Nëse i referohemi betimit të Hipokratit, kemi që çdo mjek duhet të betohet në disa variante, versioni origjinal në mënyrë eksplicite përjashton eutanazinë. Morale për besimin e disa njerëzve, eutanazia e disa ose të gjitha llojeve mund të jetë moralisht e papranueshme.

Ky vizion moral, zakonisht e sheh eutanazinë si një lloj vrasje dhe eutanazinë vullnetare si një lloj vetëvrasje, moraliteti i të cilit është objekt i një debati të gjallë. Sipas kristianizmit shkelet urdhëri i gjashtë i Zotit: Mos mbyt! Edhe pse respektohen bindjet fetare, megjithatë ka bindje se në shoqëritë moderne duhet krijuar mundësinë që njeriu të zgjedhë sipas bindjeve personale. Kisha kristiane, katolike dhe protestante dhe hebraizmi miratojnë eutanazinë pasive, por jo edhe aktive. Mirëpo, nuk mund të vendoset kufi relevant ndër-mjet dhënies së injekcionit vdekjeprurës apo mos-mjekimit të ndonjë sëmundjeje. Islami e konsideron jetën, punën, ruajtjen dhe mbrojtjen e shëndetit të shenjtë, andaj cenimi i tyre, pjesërisht apo tërësisht është shkelje e rëndë e parimeve islame. E drejta për të jetuar është e drejtë themelore njerëzore absolute, natyrore dhe e patjetërsueshme. Qëndrimi se jeta njerëzore është vlera më e madhe që duhet të respektohet dhe të ruhet me çdo kusht bazohet në koncepcionin e vjetër mbi shenjtërinë e jetës, kundërshtohet me pikëpamjen mbi koncepcionin mbi cilësinë e jetës, nga e cila rrjedh edhe e drejta në vdekje, ndërprerja e jetës në situatat kur vazhdimi i saj bëhet i pakuptimshëm. Nëse do të pranohej kjo e dyta, dinjiteti njerëzor do të rrënohej. Eutanazia nuk bën të lejohet, sepse gjithnjë ekziston mundësia e diagnostifikimit dhe prognozimit të gabueshëm. Kundërargumenti është se kjo është e saktë, por ndërprerja e mundimeve dhe vuajtjeve të panevojshme mbikalojnë mundësinë që një numër i vogël do të shpëtonte. Eutanazia nuk bën të legalizohet sepse me këtë do të hapej rruga për abuzime dhe krime dhe aplikimin e planifikuar të eutanazisë sipas shembullit në Gjermaninë e viteve të Luftës së II botërore. Kundërargumenti është gjë mund të abuzohet dhe të përdoret për krime, sikur edhe për eutanazinë. Mjetet kundër dhembjeve e bëjnë eutanazinë të tepërt, kurse mjeku i mirë nuk e lejon pacientin e tij të vdesë në dhembje. Kundërargumenti është se eutanazia ku nuk ka dhembje apo ku dhembja është mënjanuar me sukses as nuk do të lejohet. Por nuk ka arsye të pengohet eutanazia në rastet kur dhembja nuk mund të lehtësohet. Vuajtja për shkak të mosefikasitetit të ilaçeve dhe jetesa e pandihmë me ndihmën e personelit medicinal nuk bën të vuhen. Legalizimi i eutanazisë do ta zvogëlonte bindjen e opinionit publik dhe të të sëmurit në kurrimin mjekësor dhe në moralin e mjekut. Besimi i pacientit në mjekun dhe spitalin detyrë e të cilit është mjekimi, nuk do të zvogëlohet nëse theksohet se eutanazia do të aplikohet vetëm me kërkesë këmbëngulëse të pacientit. I sëmuri mund ta shprehë dëshirën për eutanazi nën ndikimin e ilaçeve apo dhembjeve momentale dhe se dëshira apo kërkesa e tij mund të jetë i pamatur. Edhe në këtë rast mund të shtrohet kundëragumenti dhe çështja e eutanazisë të vazhdojë .Fetë e ndryshme teologjike dhe interpretimet moderne fetare e konsiderojnë si eutanazinë, ashtu edhe vetëvrasjen si akte "mëkatare". Eutanazia mund të konsiderohet si "vullnetare" vetëm nëse pacienti është ndërgjegjshmërisht kompetent për marrjen e vendimit, domethënë që ka një perceptim adekuat të opsioneve dhe pasojat e tyre. Në disa raste, kompetenca njohëse mund të jetë e vështirë për tu përcaktuar.

Në qoftë se ka ndonjë arsye për të besuar se shkaku i sëmundjes apo i vuajtjeve të një pacienti është ose mund të zgjidhet shpejt, në përputhje me gjendjen e tij klinike, një zgjedhje do të ishte eksperimentimi i trajtime të reja. Dëshirat e familjes: anëtarët e familjes shpesh duan të shpenzojnë më shumë kohë me të dashurit e tyre përpara se ata të vdesin, dhe në disa raste, megjithatë, kjo mund të përkthehet në një formë të paaftësisë së mosfunksionimit të pranimit të pashmangshmërisë së vdekjes. Historia na ka mësuar rreziqet e eutanazisë dhe kjo është arsyeja pse ka vetëm dy vende në botë sot, ku ajo është e ligjshme. Kjo është arsyeja pse pothuajse të gjitha shoqëritë, edhe jo-fetare, e akne konsideruar për mijëra vjet eutanazinë si një krim.

KONKLUZIONE

Pavarësisht diskutimit, i cili edhe në Shqipëri, bie në kundërshtim të hapur mes ligjit dhe praktikës mjekësore, raste të aplikimit të eutanazisë nuk kanë munguar. Eutanazi e detyruar nga mungesa e pajisjeve mund të ketë ndodhur, ku pacientit i është hequr aparatura ngaqë ka pasur një rast tjetër më të rëndë se në gjendjen e tij. Një akt që edhe pse ndoshta has shumë kundërshtarë, gjen gjithsesi justifikimin brenda gjykimit të Urdhërit të Mjekut. Por, sipas legjislacionit tonë, pavarësisht arsyetimit, akti dënohet si vrasje dhe klasifikohet si vrasje e thjeshtë, ose në varësi të rrethanave konsiderohet vrasje në rrethana lehtësuese, kur ato ekzistojnë. E ndërsa Shqipëria është shndërruar pa u ndier në një zbatuese të eutanazisë, vetëvrasjet me asistencën e mjekëve janë të ligjshme vetëm në pak vende si; Holanda, Belgjika, Zvicra, disa nga shtetet përbërëse në SHBA-ve, etj. Sot, ekzistojnë edhe shumë shoqata të eutanazisë dhe lëvizje aktive që mbrojnë parimin e vdekjes me dinjitet. Por që në rastin shqiptar ka marrë ngjyrat e vrasjes mjekësore për arsye praktike.





EUTANAZIA: PRO APO KUNDËR?

Emiliano Aliu
Faqja

12

nga

13
përkthehet në një formë të paaftësisë së mosfunksionimit të pranimit të pashmangshmërisë së vdekjes. Historia na ka mësuar rreziqet e eutanazisë dhe kjo është arsyeja pse ka vetëm dy vende në botë sot, ku ajo është e ligjshme. Kjo është arsyeja pse pothuajse të gjitha shoqëritë, edhe jo-fetare, e akne konsideruar për mijëra vjet eutanazinë si një krim.
KONKLUZIONE
Pavarësisht diskutimit, i cili edhe në Shqipëri, bie në kundërshtim të hapur mes ligjit dhe praktikës mjekësore, raste të aplikimit të eutanazisë nuk kanë munguar. Eutanazi e detyruar nga mungesa e pajisjeve mund të ketë ndodhur, ku pacientit i është hequr aparatura ngaqë ka pasur një rast tjetër më të rëndë se në gjendjen e tij. Një akt që edhe pse ndoshta has shumë kundërshtarë, gjen gjithsesi justifikimin brenda gjykimit të Urdhërit të Mjekut. Por, sipas legjislacionit tonë, pavarësisht arsyetimit, akti dënohet si vrasje dhe klasifikohet si vrasje e thjeshtë, ose në varësi të rrethanave konsiderohet vrasje në rrethana lehtësuese, kur ato ekzistojnë. E ndërsa Shqipëria është shndërruar pa u ndier në një zbatuese të eutanazisë, vetëvrasjet me asistencën e mjekëve janë të ligjshme vetëm në pak vende si; Holanda, Belgjika, Zvicra, disa nga shtetet përbërëse në SHBA-ve, etj. Sot, ekzistojnë edhe shumë shoqata të eutanazisë dhe lëvizje aktive që mbrojnë parimin e vdekjes me dinjitet. Por që në rastin shqiptar ka marrë ngjyrat e vrasjes mjekësore për arsye praktike.


Bibliografia



DAFFARA, M. (1968).
Eutanazia në fjalorin e madh enciklopedik. Vol. 7.
Torino: UTET.



FIORE, A. (1985). L'eutanasia una questione medico-legale. 178-202.



GJON PALI II. (1995).
Letër Enciklike - Evangelium Vitae, Piemme.
Casale Monferrato.



GUZZETTI, G. (1985). Il pensiero morale di un teologo cattolico.
Federazione Medica



IADECOLA, G. (1985).
Eutanazia dhe problemet e saj ligjore në Drejtësi Penale.
Milano.



MANCINI, C. (1996).
Eutanazia në mes të drejtës për jetën dhe të drejtën për liri dhe vetvendosje.




MANTOVANI, F. (1988).
Aspektet Juridike të Eutanazisë.
Gazzetta Ufficiale d'Italia.



MARCOZZI, V. (1975).
Qëndrimi i krishterë për eutanazinë në qytetërimin katolik.




PERICO, G. (1985).
Eutanazia dhe trajtimi i të sëmurëve terminal.
Social Updates.



RAMADANI, N. (2002).
Bioetika - Qasjet etike në mjekësinë moderne.
Prishtinë.



SEMPLICE, G. (1982).
Eutanasia, il diritto di vivere ed il diritto di morire.
Padova: CEDAM.



SHAHID, A. (2002). Euthanazia - Vdekja e ndihmuar nga Mjeku.
Horizonti
, 3 - 8. Gjetur 02 06, 2013, nga www.horizonti.com/artikulli_2002_10_3_0053.php



VESPERIEN, P. (1977).
Euthanasie.
Etudes.



Kongregacioni për Doktrinën e Fesë. Deklarata mbi eutanazinë. (5 Maj 1980). Mjekësia e Moralit. Nr. 6, 3 - 20.
Website
-

http://www.juragentium.unifi.it/it/surveys/thil/desena.htm -

http://www.unhchr.ch -

http://www.ohchr.org -

http://www.rtde.eu/ -

http://en.wikipedia.org -

http://plato.stanford.edu -

http://www.hemlocksocietysandiego.org/

Burimi : https://www.academia.edu/5853666/Eutanazia_Pro_apo_kund%C3%ABr

Eutanazia, e drejta për të vdekur dhe një propozim juridik



Një debat mirëfilli për eutanazinë, në fakt i ka munguar Shqipërisë. Tek-tuk janë shfaqur ide dhe janë hedhur teza nëse realisht eutanazia download3është një “vdekje e mirë”, siç thonë partizanët në mbrojtje të kësaj teze, apo “një vrasje e mirë”, siç kundërpërgjigjen kundërshtarët e saj. Fakti që dy vende perëndimore në Europë dhe dy shtete në SHBA e kanë ligjëruar eutanazinë për t’u zbatuar në rastet kur ajo kërkohet, ka hapur një debat të gjerë në disa vende të Europës dhe në SHBA. Në Shqipëri ky debat ende nuk është konsumuar, por një vajzë e re juriste e ka “gërricur” këtë debat në librin “Përkufizimi juridik i vdekjes: Eutanazia” me autore Danja Sinani, e cila ka kryer studimet në Universitetin “Lumiére Lyon 2”, në Francë, për të drejtën private. Më pas i thelloi studimet e shkallës Master në Universitetin Europian të Tiranës, ku edhe kreu studimin monografik “Përkufizimi juridik i vdekjes: Eutanazia”. Libri botohet nga shtëpia botuese “Naimi”.

Shumë personazhe të njohur në botë kanë dalë shpesh në mbrojtje të eutanazisë, duke artikuluar fushata të shumta sensibilizuese. Ju, përmes një studimi monografik i ofroni lexuesit dhe shoqërisë shqiptare një zgjidhje për një nga argumentet më të debatuara dhe më delikatë të kohës në shkallë botërore, për eutanazinë; thënë më shqip, për lirinë e njeriut për ta zgjedhur vetë të drejtën e vdekjes. Si lindi ideja për të realizuar një projekt të tillë?





Eutanazinë e kam njohur si koncept shkencor juridik gjatë studimeve të mia universitare të shkallës së parë në Universitetin Lyon 2. Por interesi për ta njohur më gjerë lindi në kohën kur po mendoja për mikrotezën time të Masterit në Universitetin Europian në Tiranë. Qëllimi im kryesor ishte zgjedhja e një argumenti origjinal, të pastudiuar më parë në Shqipëri, por dhe të pranishëm në jetën e kësaj shoqërie, dhe përmes saj të vija në provë veten time, duke pasur parasysh se nuk është e thjeshtë të merresh me diçka të re, që për më tepër shihet deri-diku me armiqësi nga ata pak njerëz që e njohin. Eutanazia nuk njihet mjaftueshëm në universitete (për të mos thënë, fare) dhe ndoshta nuk përbën ende interes publik në realitetin shqiptar. Me këtë pohim i referohem faktit se ka aspekte të tjera ligjore të parregulluara siç duhet dhe që sistemet europiane ligjore i kanë rregulluar prej shekujsh. Mjafton të përmendet këtu statusi i pronësisë dhe mënyra e përfitimit të saj (në Shqipëri gjendja është kaotike). Duke bërë krahasimin me këtë të fundit, ligjbërësit dhe ligjvënësit, sigurisht që e konsiderojnë eutanazinë si më pak të rëndësishme. Kështu, fillimisht, projekti im nisi si një temë diplome dhe u zgjerua më tej pasi shtëpia botuese “Naimi”, që kryen edhe funksione të një studioje letrare, e gjykoi me vend që të kthehej në një punë për publikun, nëpërmjet një studimi monografik. Ishte i rëndësishëm botimi i këtij libri, sepse një temë diplome mbetet thjesht në arkivat e universitetit e lexohet nga një grup shumë i ngushtë profesorësh të nderuar, ndërkohë që është thelbësore që të gjithë ta njohin, të informohen dhe të pozicionohen në lidhje me të.

Është eutanazia një problem edhe në shoqërinë shqiptare, apo është produkt i temave të stërholluara të mjediseve akademike europiane, ku ju keni studiuar e jeni formuar?

Pyetje me vend. Eutanazia është një problem botëror, kështu që nuk mund të përjashtohet as vendi ynë nga kjo çështje. Ajo ka një histori disashekullore dhe nuk është një koncept bashkëkohor, i imponuar prej jetës moderne. Po e theksoj këtë, sepse në disa mjedise e grupime të ndryshme mendohet se akti eutanazik ka lindur në “shekullin e modernitetit”, si pjesë e ekstravagancës së mendimit e të jetesës. E vërteta është se eutanazia ka filluar të përbëjë shqetësim në dhjetëvjeçarët e fundit dhe vende të ndryshme europiane po tentojnë ta depenalizojnë atë ose ta ligjërojnë në kuptimin e plotë të fjalës, por jo se nuk ka ekzistuar më herët. Ajo po kërkohet gjithnjë e më shumë e për këtë arsye edhe ligjbërësit po mundohen të gjejnë një gjuhë të përbashkët, me qëllim që e drejta e jetës të ruajë statusin e së drejtës më të shenjtë në hierarki (si një e drejtë ekstrapatrimoniale), që të gjitha të drejtat e njeriut të ndërtohen në respekt të saj, por njëherësh dhe që t’i mundësohet individit dinjiteti edhe në çastin kritik, duke parandaluar përdorimin e së drejtës për të vdekur për qëllime kriminale apo thjesht përfitimi, si marketingu i organeve të transplantueshme. Sigurisht që, në vendet ku eutanazia konsiderohet ende si atentat ndaj jetës, si krim apo si një vrasje e çfarëdoshme, përpjekjet për të provuar të kundërtën janë të mëdha. Statistika të shumta kanë provuar se në ato vende kur eutanazia ndalohet, praktikimet e jashtëligjshme të saj janë gjithnjë më të mëdha. Nga ky arsyetim, mund të deduktojmë që eutanazia mund të jetë edhe një fenomen shqiptar. Nuk është çudi të mendojmë se një pacienti në koma mund t’i shkëputet ushqimi apo frymëmarrja artificiale, t’i hiqet kontrolli me aparatura me anë të aprovimit të familjarëve, duke i sjellë kështu vdekjen, pavarësisht se për këtë nuk ka rregullim ligjor. Kjo nuk është gjë tjetër, veçse një formë eutanazie e paligjshme. Nuk është, gjithashtu, çudi që një pacient i prekur nga një sëmundje e pashërueshme të refuzojë trajtimin. Në një rast të tillë, mjeku është i detyruar t’i bindet pacientit të tij dhe, rrjedhimisht, shkaktohet një eutanazi pasive. Kjo e fundit është për më tepër e parashikuar ligjërisht në Kodin e Deontologjisë Mjekësore, megjithëse në kundërshtim me Betimin e Hipokratit, i cili parashikon se detyra themelore e mjekut është mbrojtja e jetës së të sëmurit. Studimi im është një pasqyrim i realitetit europian në përgjithësi, në rrafshin e standardeve juridike, në funksion të shqetësimeve për të njëjtën çështje në realitetin në Shqipëri. Para disa kohësh, aktori italian R. Benigni, duke monumentalizuar parimet e kushtetutës italiane, tha me krenari: “Unë mburrem se në këtë vend nuk ka asnjë zyrë shtetërore, asnjë institucion shtetëror, asnjë individ që paguhet për t’i marrë jetën tjetrit. Unë mburrem që në këtë vend askush nuk paguan taksa për të mbajtur njerëz në administratë që kanë për detyrë të marrin jetë njerëzish. Kjo do të thotë se në Itali vrasin vetëm kriminelët”. Kjo do të thotë se Europa e sotme, dhe bashkë me të dhe Shqipëria, e kanë hequr dënimin me vdekje. Por, a duhet konsideruar juridikisht dhe e drejta e individit për të pasur mundësinë e një vdekjeje me dinjitet? A është më e arsyeshme të njoftohemi thuajse çdo mbrëmje për gjithfarë vetëvrasjesh: me fostoksinë, me çarçafë, me mbytje në lumë; apo ndoshta është më e drejtë të përkufizohet me ligj ajo zonë tejet e ngushtë që quhet “e drejtë për të vdekur”? Pra, a duhet t’i imponohet jeta individit, edhe atëherë kur ajo është bërë e papërballueshme, për hir të një “namuzi juridik” të shoqërisë? Zgjidhjet janë fare pak: ose depenalizim i pjesshëm i eutanazisë, ose humbje kriminale ose së paku të pacertifikuara të jetëve njerëzore. Duke patur shembuj konkretë në vendin tonë, libri merret kryesisht me vendimet e Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut, por edhe me gjykatat e tjera në nivel kombëtar.

Mjedisi shqiptar duket më konservator lidhur me dilema të tilla si “vdekja e planifikuar”, si të thuash, apo që në një familje dikush, një i afërm, mjeku, apo vetë individi i sëmurë të vendosë për fundin e vet, të përshpejtojë vdekjen. Kush jua jep të drejtën të futeni në këto raporte, duke këshilluar apo sugjeruar rrugëzgjidhje, madje, edhe drafte juridike?

Ju keni të drejtë që më drejtoheni me kaq vendosmëri me një pyetje të tillë. Por përpara se t’i përgjigjem pyetjes suaj, do të doja të sqaroja disa koncepte bazë me fjalë shumë të thjeshta. Eutanazia është, në thelb, një akt i kryer me qëllim për të përshpejtuar vdekjen për ata të sëmurë të pashërueshëm që vuajnë nga dhimbje të mëdha e të pakontrollueshme, fizike dhe psikologjike, të cilët e kërkojnë aktin në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe me vullnet të plotë në mënyrë të përsëritur e të qartë. Që akti eutanazik të aprovohet, duhet plotësuar një numër i madh kërkesash. Ndër to mund të përmendim faktin që i sëmuri duhet ta shqiptojë kërkesën e tij në mënyrë të përsëritur dhe me shkrim, të jetë shuar çdo dyshim mbi mungesën e aftësisë së tij për të menduar, mjeku ndjekës të jetë konsultuar me një mjek të dytë për të marrë opinionin e tij mbi situatën shëndetësore, të jetë shuar çdo dyshim mbi raste depresioni mbi pacientin etj. (për detaje të mëtejshme, çdo i interesuar mund të lexojë ligjin belg, holandez, luksemburgez…). Nga kjo kuptojmë se që të arrish një akt eutanazik nuk është diçka e thjeshtë dhe lehtësisht e arritshme për çdo lloj sëmundjeje dhe, rrjedhimisht, rrudhet ankthi që vjen nga ideja e abuzimit me ligjshmërinë e eutanazisë. Kështu, unë nuk mendoj se po e tradhtoj të drejtën për të jetuar, pavarësisht se paraprakisht e di që një pjesë e njerëzve, madje, edhe doktorë të nderuar, mendojnë kështu. Një parashikim ligjor mbi eutanazinë nuk do të ishte i gabuar e nuk do të sillte pasoja negative, nëse do të detajohej më së miri. Përkundrazi, do të ndihmonte shumë njerëz që ndodhen në kushte të vështira. Së dyti, kur diskutohet për eutanazinë, thuhet se ajo respekton të drejtën e njeriut për të vdekur në dinjitet. Nëse dinjiteti është një ndjenjë që njeriu e koncepton me sytë e tij, atëherë ai mbetet një variabël dhe një jetë dinjitoze për dikë, mund të mos jetë dinjitoze për dikë tjetër. Kur një pacient kërkon të vdesë, arsyeja kryesore lidhet me mungesën e dëshirës për të jetuar në kushte të rënda fizike dhe psikologjike. Pjesa më e madhe përfshin pacientët e prekur nga sëmundje degjenerative, me aftësi të kufizuara, të cilët nuk lëvizin dot asnjë gjymtyrë të trupit e që organet e tjera të brendshme u shkatërrohen me kalimin e kohës deri në humbjen e funksioneve të tyre vitale. Në kushte të tilla, jeta sipas syve të tyre nuk është më dinjitoze dhe prandaj kërkohet eutanazia. Kështu mund të ndodhë edhe me sëmundje të tjera të rënda, që mund të lënë pasoja të ndryshme së jashtmi dhe së brendshmi, por mbi të gjitha që nuk japin shpresë për shërim. Së fundi, akti eutanazik nuk është vetëm ai që kryhet me anë të injeksionit vdekjeprurës. Siç u përmend, eutanazia pasive kryhet me mosmarrjen e mjekimit të duhur, sepse pacienti e refuzon kategorikisht. Kjo sjell vdekjen në mënyrë më të ngadaltë, megjithatë finaliteti është i njëjtë. Eutanazia indirekte është një formë tjetër që kryhet nëpërmjet marrjes së substancave që zbusin dhimbjet, por në të njëjtën kohë sjellin dhe vdekjen. Ndërsa e para përbën problem në të gjithë Europën, dy të tjerat janë të praktikueshme në mjedise spitalore dhe nuk duhen parë si luftë kundër jetës, por si respekt ndaj saj. Këto argumente më bëjnë të mundur të flas si juriste, por edhe si një njeri i thjeshtë për eutanazinë. Megjithatë, duhet kuptuar se qëllimi im nuk është të propagandoj eutanazinë, por ta bëj të njohur për lexuesin. Edhe projektligji i vendosur në fund të studimit shërben si një ndihmesë për të krijuar ide më të qarta. Nëse do të shërbejë në të ardhmen, atë nuk e dimë ende. Megjithatë, është më mirë të nisesh kur ke disa baza, sesa nga zeroja.

Nuk është në modelin e studimeve shqiptare që të ofrojnë, krahas trajtimit teorik apo historik të një argumenti apo teme, edhe zgjidhje praktike. Ju e keni shoqëruar monografinë tuaj edhe me një draft-ligj, madje edhe me modele procedurash në zbërthim të këtij projektligji. Pse e keni bërë këtë?

Edhe unë ia kam bërë vetes këtë pyetje. A duhet të kishte studimi im dhe një propozim juridik? A nuk është kjo një e drejtë vetëm e ligjvënësve? Unë doja të sqaroja që në fillim se propozimi im është thjesht për qëllime njohjeje. Të gjitha dokumentet që ndodhen në shtojca janë të rëndësishme për të plotësuar konceptin e eutanazisë nga ana praktike. Çdo çështje që sjell diçka të re në fushën e drejtësisë duhet të parashikojë edhe se si do të ishte një rregullim i mundshëm ligjor. Projektligjin e përpiluar prej meje do ta konsideroja si kurorëzim të një pune skolareske, që do të mbetet agjitative pa një propozim juridik. Nuk duhet të mjaftohemi vetëm duke mësuar çdo gjë teorikisht, siç jemi edukuar të bëjmë që në moshë të vogël. Gjithashtu, projektligji është një nismë personale për t’u krijuar njerëzve një ide sa më të qartë për atë çka do të ishte një ligj i ardhshëm shqiptar. Praktikisht, drafti në fjalë është mbështetur në legjislacione të tjera europiane që e praktikojnë eutanazinë dhe që nuk kanë patur efekte anësore prej saj. Megjithatë, çdo lexues mund të bëjë krahasimin vetë midis tyre dhe do të kuptojë që, megjithëse thelbi i të gjitha legjislacioneve është i njëjtë, secili prej tyre ka karakteristikat e veta, ashtu sikurse edhe varianti që kam propozuar unë. Për sa u përket dokumenteve të tjera plotësuese, ato janë po aq të rëndësishme sa vetë ligji, sepse në raporte të tilla pasqyrohet ana procedurale e aktit, të gjitha të dhënat e pacientit dhe të sëmundjes që ai vuan, të mjekut e të personave të tretë të përfshirë në këtë çështje. Kjo do të thotë se ata shërbejnë si prova shkresore në rast se do të viheshim përballë një çështjeje gjyqësore. Dokumente të tilla dëshmojnë gjithashtu se procedura e aprovimit të një kërkese për eutanazi nuk është e thjeshtë. Çdo e dhënë e mundshme mbahet atje shënim, në mënyrë që askujt të mos i dëmtohet jeta.

Mund të na thoni për lexuesin tonë, me pak fjalë, se cili është opinioni juaj për eutanazinë: është një krim, apo një e drejtë e individit?

Ky është pikërisht thelbi i çështjes, ajo që ndan opinionet, shpesh, rreptësisht. Në shoqërinë e ditëve të sotme jeta e ka humbur vlerën e vërtetë. Mjafton të përmendim faktin që marrja e jetës në mënyrë të padrejtë, vrasjet e plagosjet, aksidentet rrugore, keqtrajtimet deri në vdekje, po shtohen gjithnjë e më shumë. Kështu, jeta e njeriut është e pasigurt dhe kompetenca për të vendosur deri diku për rrjedhën e saj nuk duket se po i takon vetë atij. Në këtë aspekt do të doja të thosha se legjitimimi i së drejtës së njeriut për të vendosur për fundin e jetës së tij duhet të jetë një e drejtë e tij. Sigurisht, vija ndarëse midis një eutanazie-krim dhe një eutanazie-e drejtë e njeriut mund të bëhet e paqartë dhe mund të krijojë hapësira abuzive, por nëse rregullimi ligjor është i saktë, i detajuar deri në elementë dytësorë, akti eutanazik do të vihej në shërbim të të sëmurit. Pra, e drejta për të vdekur duhet të respektohet ashtu sikurse zgjedhja për të jetuar edhe në kushte të vështira shëndetësore. Vrasja e individit në të drejtën penale konsiderohet krim dhe në varësi të rrethanave dhe elementëve të vrasjes, ajo dënohet me burgim duke pasur në thelb cenimin e së drejtës së jetës. Në thelb, vrasja ka elementin e qëllimit për t’i sjellë tjetërkujt vdekjen. Në aparencë duket se nuk ka dallim midis saj dhe eutanazisë, por realisht kjo e fundit nuk vjen si pasojë e një vullneti të jashtëm; nuk vjen si pasojë e vendimit të një personi të tretë dhe, mbi të gjitha, një vrasje e çfarëdoshme nuk vjen për t’i shpëtuar një sëmundjeje të pashërueshme, ashtu siç ndodh në rastin e eutanazisë. Ky krahasim bën të mundur të kuptojmë se eutanazia nuk duhet të konsiderohet krim.

Në mijëvjeçarin e tretë, ende nuk e mundim dot “racën” tonë. Akoma vazhdon lufta e zemrës me mendjen. Dhe kjo, edhe në vendet më të zhvilluara e të emancipuara. Është mirë, apo është keq? Apo është normale? Ç’është kjo dhimbsuri, shpesh edhe hipokrizi, me gjithë përparimin teknologjik, shkencor, e mjekësor?

Kjo është një pyetje me shumë mend dhe unë ju falënderoj që ma drejtoni. Të sëmurët e pashërueshëm e kërkojnë eutanazinë për t’u shpëtuar dhimbjeve, për t’i dhënë fund një jete anormale për ta. Nganjëherë, edhe për t’u hequr një barrë të rëndë përkujdesjeje të afërmve të tyre. Zakonisht, zemra dhe mendja në të tillë pacientë shkojnë në të njëjtin drejtim. Duhet thënë se, për të shuar çdo lloj mundësie luhatjeje në mendim, tek pacientët që kanë marrë konfirmimin e një eutanazie, si në kushtet e eutanazisë aktive, si në kushtet e asistencës në vetëvrasje, ata pyeten deri në momentin e fundit (para kryerjes së aktit dhe filmohen gjatë deklaratës së tyre, në mënyrë që të shërbejë si mjet prove në rast konflikti); nëse janë të sigurt për vendimin që kanë marrë. Ndodh, gjithashtu, që zemra dhe mendja të mos kenë të njëjtin drejtim. Në raste të këtij lloji është më mirë të mos konsiderohet kërkesa fare. Është mjaft e kollajshme për psikologët dhe psikiatrit që diskutojnë me të sëmurët për të kuptuar nëse vendimi i marrë është i kthjellët, i pandryshueshëm dhe i dëshiruar. Të dyja rastet mendoj se janë normalë, ndodhin dhe do të vazhdojnë të ndodhin. Për sa i përket dhembshurisë, mendoj se edhe koncepti i saj ka ndryshuar me kalimin e viteve. Them kështu, sepse sipas anketimeve të shumta, një pjesë e madhe e të anketuarve kanë pranuar se janë në favor të eutanazisë dhe dhënies fund të vuajtjeve në fund të jetës. Kjo ide pranohet si shenjë respekti ndaj të sëmurit dhe jo si formë larje duarsh ndaj tij. Megjithatë, njerëzimi është mësuar historikisht t’u qëndrojë pranë të sëmurëve deri në momentin e fundit. Ajo çka duhet të kuptojmë është se në fund të fundit, vendimi nuk iu takon personave që i qëndrojnë afër të sëmurit, por vetë këtij të fundit. Kështu që kjo ndjenjë dhembshurie do të pasqyrohet në një mënyrë apo një tjetër tek të tjerët rrotull.

Janë dy qëndrime: njeri, i përfaqësuar nga Danja, dhe tjetri, nga një masë njerëzish, kryesisht, të afërm të fatkeqve, që rezistojnë dhe e duan në jetë me çdo kusht, sidoqoftë jeta, dhe nuk e tolerojnë dot eutanazinë. Cili është qëndrimi më human nga këta? Personalisht nuk do të guxoja të flisja as në emër të të sëmurit dhe as në emër të të afërmve të tij. Gjithsesi kam një qëndrim të caktuar, që nuk do të thotë se është i vetmi dhe më i sakti. Qëndrimi që kam mbajtur vetë ndaj kësaj të drejte mendoj se është po aq human sa ai i të afërmve. Është e rëndësishme që e drejta për të vdekur të njihet ligjërisht, pastaj çdokush ka të drejtën ta zgjedhë ose jo atë. Është shumë më e logjikshme që një shtet të ketë një rregullim ligjor, për arsye se shteti e ka për detyrë të përkujdeset ndaj qytetarëve të vet. Si rrjedhojë e këtij rregullimi, individi ka të drejtën për të vendosur mbi jetën e tij, sepse fundja, jeta është e vetja dhe e askujt tjetër. Për sa u përket të afërmve, në përgjithësi ata nuk e pranojnë dhe as nuk tentojnë ta pranojnë vendimin e marrë nga i sëmuri për eutanazi. Për ta, mundësitë për të provuar medikamente të reja, teknika të reja, forma të ndryshme ndërhyrjesh kirurgjikale, janë gjithmonë opsione më të mira sesa eutanazia. Të afërmit mund të ndërhyjnë në raste të tjera, ku i sëmuri nuk është në gjendje të përgjigjet vetë, ose, më saktë, në rastet e komave. Edhe në koma, familjarët shpeshherë tejkalojnë të gjitha afatet përpara se të kërkojnë atë që në gjuhë popullore quhet “heqje e prizës”. Kjo për shkak të shpresës që shoqëron njeriun se, ndoshta i sëmuri do të zgjohet në mënyrë të papritur. Nuk mund të mohohet se ky quhet humanizëm.

Eutanazia – Vdekja e mëshirshme


Nexhat Ibrahimi



Eutanazia është temë e cila në vazhdimësi gjatë historisë ka nxitur diskutime kontraverze. Çështjet mbi vdekjen ecin paralelisht me çështjet mbi jetën. Vdekja është fakt jetësor, dhe nuk paraqet asgjë më shumë se sa fundi i jetës. Medicina bashkëkohore dhe potencialet e saj (madje edhe) të manipulimit me jetën rezultojnë me pyetjet dhe problemet e reja të eutanazisë. Sociologjia dhe shkencat e afërme me sociologjinë vetëm para pak kohe kanë filluar të preokupohen me përcjelljen e veprimtarisë medicinale, e me këtë edhe me problemin e eutanazisë. Eutanazia dhe problemet që vijnë me te ishin në vetë periferinë e ndodhive dhe të intereseve shoqërore.[1]

Në vendet evroperëndimore rreth eutanazisë me dekada zhvillohen diskutime të ashpra, deri sa te ne në trojet shqiptare e veçantë në Kosovë, kjo temë nuk ka tërhequr vëmendjen dhe interesimin si të ekspertëve të fushave drejtpërdrejt të interesuara ashtu edhe të intelektualëve dhe të opinionit të përgjithshëm. Mbi eutanazinë dhe problemet tjeraa bashkëkohore të civilizimit bashkëkohor duhet diskutuar shkencërisht e intelektualisht dhe nuk duhet heshtur para problemeve të këtilla. Polemikat dhe diskutimet e deritashme zhvillohen rreth tendencave dhe kërkesave konkrete për ligjësimin e eutanazisë dhe të atyre që janë rigorozisht kundër saj dhe atë e konsiderojnë si akt kundërnjerëzor dhe kundërfetar, dhe paraqet pikëpamjen “që e dëmton konceptimin për ruajtjen e shëndetit”.[2]

‘Eutanazia’  gjatë historisë

Shprehja ‘eutanazia’ [3] në përkthimin e fjalëpërfjalshëm do të thotë ‘vdekje e lehtë, e mirë’. Nocioni i eutanazisë nga paraqitja e saj në histori, e deri më sot është konceptuar dhe trajtuar llojllojshëm, varësisht nga këndvështrimi dhe bindjet e individit, grupit apo të shoqërisë në përgjithësi.
Enciklopedia prestigjioze amerikane për mjekësi dhe shëndet eutanazinë e përkufizon si “metodë apo akt me të cilën te individi që pëson vuajtje të vazhdueshme dhe dhëmbje që pëson nga sëmundja terminale, realizohet vdekja pa dhembje.”[4]
Në kuptimin burimor eutanazia përcakton dëshirën dhe lutjen e njeriut për vdekje të mirë, d.m.th. të lehtë, të shpejtë dhe pa dhembje.  Kuptimi vijues i eutanazisë është kujdesi pozitiv, angazhimi si dhe kurrimi që vdekja, sa është e mundur, të je-tohet pa dhembje trupore dhe ngushtësi shpirtërore – duke e respektuar edhe jetën edhe ardhjen natyrore të vdekjes. Kuptimi i tretë i eutanazisë është bashkëkohor dhe krahas dy kuptimeve të para përfshinë edhe kuptimin agresiv, ‘marrjen e qëllimtë dhe të dhunshme të jetës së njeriut.[5]
      Sipas kuptimit të fundit, të tretë, që e përvetëson edhe Kisha katolike në dokumentet e veta, mund të lexohet se “me shprehjen eutanazi mendohet në aktin apo në lëshimin, i cili sipas natyrës së vet apo me qëllimin e vet, shkakton vdekjen në mënyrë që kësisoji të mënjanohet çdo dhembje … .”[6]
Në kulturën heleniste eutanazia kishte kup-timin e vdekjes së bukur e të lumtur, kurse në atë greko-romake eutanazia kishte kuptimin e vdekjes fisnike e të guximshme. Në Romën e vjetër nocioni i eutanazisë kishte domethënie praktike duke përcaktuar qëndrimin e njeriut kundrejt vdekjes.[7]
Eutanazia, përkatësisht diç e ngjashme me eutanazinë, është e njofshme edhe në kohën e Muhammedit a. s., të as’habëve (p.sh. Ibn Ka’bi dhe Ebu Dherri), të Imam el-Gazaliut, të Ibn Tejmijes, të Ibn Kajjim el-Xhevziut e të tjerë.[8]
Në kuptimin modern, emërtimin ‘eutanazi’ i pari e përdori Frensis Bekoni (1561-1626) në veprën e tij ‘Organoni i ri’, në vitin 1620. Mirëpo, eutanazinë në njëfarë mënyre e trajtuan dhe kishin mendim të tyre edhe filozofi Monteskie (1689-1755), i cili më 1721 botërisht u angazhua për të drejtën e vetëvrasjes së njerëzve, të cilët i kanë kapluar dhembjet, pastaj Tomas Mor (1480-1535), në veprën e tij Utopia, i cili propozoi që të sëmurëve të pashërim t’u këshillohet që sa më shpejtë ta lënë këtë botë, d.m.th. të vdesin, dhe de Montenje e Shekspiri të cilët mbështetën eutanazinë [9]. Sipas mendimit të autorëve tjerë ‘termin eutanazi për herë të parë e futën në përdorim në SHBA në vitin 1872’.[10]
      Në shekullin XIX nocioni ‘eutanazi’ radika-lisht pëson ndryshim, duke nënkuptuar ‘ndihmën atij që është duke vdekur dhe lehtësimi atij që është duke vdekur me ndihmën e personelit mjekësor’.
      Disa qarqe, duke u gjetur para kërkesave gjithnjë e më të mëdha të eutanazistëve, pohojnë se “eutanazia, për t’iu shmangur cilësimit si vepër penale e mbytjes / vrasjes, duhet t’i plotësojë së paku dy kushte:
1) që të privohet nga jeta personi që gjendet në shkallën e vdekjes pa gjasa për shërim dhe që ky person të ketë vuajtje të tilla të cilat i kapërcejnë vuajtjet që e përcjellin vdekjen e njeriut. Mirëpo, këtë vendim e merrë Komisioni i ekspertëve – mjekë, të mbështetur në rregullat dhe në të arriturat e shkencës së medicinës;
2) për aprovimin e eutanazisë nevojitet edhe kërkesa e qartë e të sëmurit të pashërueshëm që të privohet nga jeta.[11]
      Disa kundërshtarë të eutanazisë thonë se për t’u aprovuar eutanazia duhet të plotësohen tri kushte:
      1) Kurrë me siguri nuk mund të mohohet mundësia e shërimit të të sëmurit, sidomos në kushtet gjithnjë e më të mëdha të njohurive medicinale dhe të aparaturës së medicinës moderne;
      2) Përkundër masave preventive, nuk mund të evitohen abuzimet në praktikë;
      3) E drejta për të jetuar është e drejtë e pacenueshme e njeriut, e cila nuk mund të shkelet në kurrfarë kushte, dhe së cilës nuk mund t’i ikë as bartësi i kësaj të drejteje, sidomos në kushtet kur vendimi i tij është marrë nën ndikimin e dhembjeve të mëdha që i pëson.[12]
      Gjatë historisë hasim edhe në rezistencën kundrejt eutanazisë. Betimi i Hipokratit është kundër eutanazisë. Aty pohohet: “… Nuk do t’i jap askujt medikament vdekjeprurës nëse e kërkon as do t’i jap këshillë në këtë veprim. …” [13]

Përkufizimi kuptimor i ‘eutanazisë’

Ndonëse në literaturën e përgjithshme jo shpesh e hasim vetëm në kuptimin kryesor, ekspertët dallojnë disa lloje‘eutanazishë’ [14] :
1. Eutanazia aktive – shkurtimi (privimi) i drejtpërdrejtë i jetës së individit me ndihmë aktive të tjetërkujt gjatë vdekjes. Thuajse pa përjashtim, kjo lloj eutanazie është e ndaluar dhe e dënueshme në të gjitha vendet. Kjo lloj eutanazie më së shpeshti ekzekutohet me përdorimin e injeksionit vdekjeprurës. [15]
2. Eutanazia pasive (ortonatazia) – ndihmesa  dhënë atij që është duke vdekur, duke ia ndërprerë aplikimin e terapiumit dhe të mjeteve me të cilat i mbahet jeta, d.m.th. ndërprerja e trajtimit medicinal për dikend që nuk ka gjasa ta përmirësojë gjendjen e pacientit. Ortotanazia është veprim krejtësisht i kundërt nga distanazia, ku pacientit të pashërueshëm, me aplikimin e veprimeve të jashtëzakonshme mjekësore (me aparaturë apo me medikamente), maksimalisht përpiqen t’ia zgjasin jetën, e pa të cilat ai përndryshe do të vdiste.[16]
Eutanazia sociale – formë e eutanazisë pasive, ku pacientët e moshuar të pashëruar lëshohen në shtëpi para kohe. Kështu, kujdesi i tyre sillet në minimum, që në këtë mënyrë përshpejtohet vdekja.[17]

Legalizimi e eutanazisë  në botë

      Me kalimin e kohës kemi kërkesa të vazhdueshme që në kuadër të parlamenteve të shteteve të tyre ta legalizojnë eutanazinë.[18] Mirëpo, ne do t’i cekim vetëm disa raste, për arsye se nuk kemi të dhëna të plota për të gjitha vendet por edhe pretendimet e punimit do të kapërceheshin. Për shembull, nga parlamenti i shtetit federal të Ohios në SHBA, në vitin 1906, doli nisma e parë për ligjësimin e eutanazisë për të sëmurit e pashë-rueshëm. Kongresi e refuzoi këtë propozim–ligj. Në kohën që vijoi një varg aksionesh dhe nismash janë ndërmarrë për legalizmin e eutanazisë. Kështu, në vitin 1938 në SHBA u formua shoqata për lega-lizimin e eutanazisë. Në vitin 1946 një grup kle-rikësh hebrenjë dhe protestantë i drejtoi parlamentit të Nju Jorkut kërkesën për legalizmin e eutanazisë vullnetare për ata që vuajnë nga sëmundjet e pamjekueshme. Teologu bashkëkohor protestant amerikan Joseph Fletcher është për aplikimin e eutanazisë, sepse të sëmurit e pashpresë për mjekim i quan si ata “të cilët vetëm konsumojnë të mirat private dhe publike.”[19] Në vitin 1976 në shtetin Kaliforni të SHBA-ve u soll Ligji mbi të drejtën për vdekje; pacienti në formë të shkruar mund të deklarohet mbi ndërprerjen e terapiumit. Njëkohësisht abrogohet përgjegjësia penale e mjekut, dhe se ai është i detyrueshëm ta zbatojë vendimin e pacientit, pa marrë parasysh në bindjet dhe mendimet e tij vetjake.[20] Po ashtu, në Oregon të SHBA-ve, viteve të fundit u aprovua ligji që legalizon eutanazinë. Me Aktin “vdekje me dinjitet” (Death of Dignity) është votuar legalizimi i ndihmës mjekësore në vetëmbytje dhe ndalesa e veçantë ku mjeku ose personi tjetër drejtpërdrejt aplikon ilaçin për vdekje. Ky Akt kërkon që pacienti të jetë më i vjetër se 18 vjeç, shtetas i Oregonit, të jetë në gjendje të marrë vendim dhe të ketë të diagnostifikuar gjendjen e terminuar të sëmundjes së pashërueshme që e shpie në vdekje brenda gjashtë muajsh. Akti i parë ka ndodhur më 1998.[21]
      Në Evropë qysh nga viti 1935[22] zhvillohet diskutim i gjallë dhe i ashpër rreth problemit të eutanazisë. Ndonëse propozimet e tyre janë refuzuar shumë herë, opinioni publik në 72% të rasteve të anketuara mbështetë eutenazinë. Në Angli eutanazia dhe ndihma mjekësore në vetëmbytje është vepër penale.[23]
      Në Francë nuk ekziston ligj që ndalon eutanazinë. Por, kemi kërkesa për legalizmin e saj.[24]
      Në Zvicërr eutanazia aktive, sipas nenit 114 të Ligjit Penal zvicërran është joligjor, kurse neni 115 përkufizon: “Ndihmesa dhe nxitja në vetëmbytje” është kundërvajtje kur buron nga motivi vetjak. Mirëpo, vdekja e motivuar nga altruizmi te ndihmesa mjekësore në vetëmbytje nuk është kundërligjore. Në Zvicërr gjatë vitit, nga dozat letale të ilaçeve sipas të drejtës për vdekje – EXIT, vdesin rreth 120 persona.[25]
      Në Gjermani kemi nisma të ngjashme, sikur formimi i Shoqërisë për vdekjen humane (Deutsche Gesellschaft fur humanes Sterben, DGHS) në vitin 1980, e cila angazhohet për sigurinë më të madhe juridike të atyre që do të ndihmonin në sendërtimin e të drejtës në vdekje. Kurse mjeku gjerman Julius Hacketal para opinionit u drejtua me ndihmën e tij të qartë në aplikimin e autoeutanazisë.[26]  Po ashtu, kemi edhe rezistencën shumë aktive kundëreutanaziste.[27]
      Në favor të eutanazisë është edhe pohimi i kryetarit të parë të Bankës evropiane për ndërtim dhe zhvillim, Jacques Attali, i cili tha: “Pas vitit 60-65 njeriu humb aftësinë e prodhimit dhe është në barrë të shoqërisë, ndaj këtë makinë duhet ndalur fuqishëm; logjika socialiste është liria, e liria bazore është vetëvrasja.”[28]
      Në Holandi eutanazia dhe ndihmesa në vetëvrasje teoretikisht ishin joligjore, mirëpo nga viti 1973 në Holandi, sipas ligjit, shqiptohen aktgjykime liruese në rastet e eutanazisë me kërkesë, me kusht që pacienti të bëjë kërkesë për eutanazi dhe që eutanazinë ta bëjë mjeku. Në vitet e tetë-dhjeta filluan ndryshimet. Shoqata Mjekësore Mbretërore Holandeze i përcaktoi ‘rregullat e ndihmës meritore’ (Rules of due care), që është e ngjashme me ligjet mbi legalizmin e eutanazisë dhe ndihmesës në vetëmbytje.[29] E dhëna fletë se mjekët në Holandi gjashtë herë në ditë aplikojnë eutanazinë aktive – dhënien me qëllim të ilaçit vdekjeprurës pacientit me kërkesën e tij me qëllim të lirimit nga vuajtjet. Njëzet herë në ditë pacienti heqet nga aparati për zgjatjen artificiale të jetës. Në vitin 1984 67% të opinionit publik holandez qenë deklaruar në llogari të eutanazisë aktive.[30] Në vitin 1987 është arritur marrëveshja mbi përkufizimin e eutanazisë – përfundimin e qëllimtë të jetës së personit me kërkesë të tij me ndihmesë të personit tjetër.[31] Mirëpo, në vitin 1993, në Holandi miratohet ligji mbi eutanazinë.[32] Sipas të dhënave të tjera, eutanazia në Holandi u miratua tërësisht në vjeshtë të vitit 2000, ku si pasojë e aplikimit të eutanazisë në vit vdesin rreth 3600 individë.[33] Një kardinal holandez, F. Angelini, për eutanazinë thotë se është “kapitullim i shkencës së medicinës poltrone dhe ofendim i rëndë i dinjitetit njerëzor.”[34] Vatikani e gjykon ligjin mbi eutanazinë të miratuar në Holandi.[35]
      Edhe në Australinë Veriore eutanazia me Aktin mbi të drejtën në fazën terminale të sëmundjes u legalizua nga korriku 1996 deri në mars 1997 kur u abrogua nga Ligji federal i Australisë.[36]
      Në Kroaci deri vonë eutanazia nuk njihej me emrin e saj. Kështu, në nenin 94, me emrin ‘Vrasja sipas kërkesës’ pohohet: “Kush e vretë dikë me kërkesë të tij shprehimore dhe serioze , do të dënohet me dënim me burg prej një deri në tetë vjet.” Pra, në legjislacionin kroat eutanazia (vrasja apo ndihmesa në vrasje) konsiderohet vrasje e njeriut. Mirëpo, edhe në Kroaci ka lëvizje drejt legalizimit të eutanazisë. Kështu, në Ligjin Penal më të ri në Kroaci më 1997, përgatitet lejimi i eutanazisë, abortusit etj.[37]
      Diskutime të gjalla rreth legalizimit të eutanazisë janë zhvilluar edhe në parlamentin slloven, e të motivuara nga legalizimi i eutanazisë në Holandi[38] dhe në vendet përreth.
      Në Bosnje dhe Hercegovinë ndihma në vetë-vrasje është e ndaluar, kurse eutanazia si kualifikim nuk trajtohet veçantë, por me të madhe ka filluar të diskutohet viteve të fundit.[39]
Është indikativ rasti në Rumani, ku kryetari i Bashkisë së Bukureshtit, Trajan Basesku, i shtrënguar nga prania e rreth 300 mijë qenëve rrugaçë në qytet, pohoi “se eutanazia e rrugaçëve është gjëja e fundit që ne e dëshirojmë. Qentë do të asgjësohen kur këtë ta vendfosin veterinarët.”[40]
      Diskutimet lidhur me eutanazinë kanë filluar edhe në shtete të largëta nga ne, sikur në Kinë, Kolumbi, Argjentinë e vdende të tjera.
      Në Ligjin Penal të Kosovës problemi i eutanazisë nuk theksohet veçant dhe deri më tash nuk kam vërejtur ndonjë shkrim apo studim lidhur me këtë çështje. Eutanazia në Kosovë, pa cilësim të veçantë, trajtohet në kuadër të Ligjit Penal të Kosovës mbi vrasjet.  
      Nga një shikim kalimthi i të drejtës penale në vendet muslimane nuk vërejmë trajtimin e veçantë të eutanazisë, por ne konsiderojmë se kjo temë trajtohet në kuadër të vrasjeve ordinere, kurse kualifikimi i eutanazisë dallon nga vendi në vet.[41]

Qasjet e zgjidhjes së problemit të eutanazisë

Qasja problemit të eutanazisë është shumë-dimensionale. Dallojmë: qasjen medicinale, juridike, etike dhe qasjen e përgjithshme shoqërore.[42]
1. Qasja medicinale – Përfshinë veprimin mjekësor, shëndetësor që shërben për mënjanimin e dhembjes kundër të cilës nuk ka argument moral, etik as teologjik, dhe kështu ky veprim nuk ka lidhje me eutanazinë edhe pse nga ky veprim mund të pasojë vdekja e pacientit. Është detyrë e mjekut që gjithësesi ta shpëtojë jetën e pacientit, e jo shkatërrimin e saj. Qysh në Betimin e Hipokratit mjekët e ardhshëm betohen se askujt, qoft edhe atij që kërkon, nuk do t’i japë medikament që sjellë vdekjen, as këshillë lidhur me këtë. Në rrafshin e veprimit medicinal është rëndë të dallohet pasoja skajore e veprimeve medicinale, respektivisht a do të jetë rezultati zbutja e dhembjeve apo eutanazia.
2. Qasja juridike – Përpiqet nga pikëpamja juridike ta shqyrtojë problematikën që paraqitet gjatë eutanazisë. E drejta e ka rolin instrumental në shoqëri përgjithësisht e kështu edhe në medicinë. Me angazhimet e veta që situatat t’i lirojë nga ekuivokësia dhe nga paqartësitë me qëllim të pengimit të manipulimit të medicinës moderne me jetën e dikujt, e drejta vetëm deri diku ka arritur sukses. Fjala është, në të vërtetë, për kategoritë shoqërore, etike dhe deontologjike, të cilat në format e veta skajore kanë edhe legjitimimin juridik. Pikëpamja juridike redukohet në problemin e përgjegjësisë për vendimet që janë në fushën skajore të jetës dhe vdekjes së pacientit.
3. Qasja morale – Morali te çështja e eutanazisë gjithnjë është diskutabil. Në të vërtetë, nga qëndrimi moral në medicinë edhe nuk është e lejuar çdo gjë e domosdoshme. Nga ky shkak, parimi moral është një prej shpjegimeve vendimtare të sëmundjeve në disa kultura.
Religjioni nuk e pranon jetën e panatyrshme dhe vdekjen artificiale (me dhunë), sepse jeta dhe vdekja nuk është në kompetencë të njeriut, por në kompetencë të Zotit. Etika e konsideron eutanazinë cenim të humanizmit, sepse degradon njeriun në objekt dhe kjo shpie drejt manipulimit dhe shpërdorimit. Një autor këtë çështje e përshkruan se “plani që me njerëzit të veprohet si me shtazët, njëkohësisht na duket edhe i neveritshëm edhe qesharak; ai godet rëndë ndjenjën e dinjitetit tonë personal.”[43]                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                       
Sot hasim në pajtimin mjaft të përhapur se lirimi prej vuajtjeve të pashpresë dhe të padobishme megjithatë është moralisht i arsyeshëm dhe së paku eutanazia pasive në situata të këtilla mund të lejohet. Madje edhe disa teologë thonë se moralisht është e paarsyeshme të pengohet eutanazia në situata të caktuara.[44]
4. Qasja e përgjithshme shoqërore – Opinioni publik bëhet gjithnjë e më i pranishëm dhe me këtë edhe më ndikues në aspekt të institucioneve medicinale. Opinioni publik tërheq gjithnjë e më shumë njerëz në të a. q. arenë, në të cilën diskutohet për çështjet e moralit. Është praktikë e shpeshtë që mediumet tentojnë t’i bindin autoritetet në shëndetësi dhe qeverinë që t’i shpërfillin shpenzimet ekonomike gjatë mjekimeve të shtrenjta në dobi të mbajtjes në jetë të pacientit një kohë të gjatë.[45] Për fat të keq, fotografia që del në opinion është jo e plotë apo edhe e shtrembëruar dhe së këndejmi nuk ofron shikim relevant në problemin e eutanazisë.

Eutanazia dhe ligji

Shikuar nga pikëpamja juridike, ligjore, ‘eutanazia’ konsiderohet privim nga jeta i personit tjetër; d.m.th. juridikisht eutanazia është vepër penale dhe si e tillë ajo i nënshtrohet përgjegjësisë penale dhe ndëshkimit.[46] Ligji ka apo duhet ta ketë për synim sigurimin e jetës dhe vlerave të përbashkëta. Ai vetëvetiu duhet të jetë i moralshëm përndryshe nuk do të ishte ligj. Nëse ligji nuk siguron jetën e individit sikur edhe të grupit ai ka thyer barabarësinë, njëjtësinë dhe dinjitetin e të gjithë njerëzve.[47]
Për dallim të shumicës së mbytjeve / vrasjeve, ku motivi kryesisht është hakmarrja, urrejtja apo interesi material, në rastin e eutanazisë motivi është i natyrës altruiste. Eutanazia kuptohet si formë e ndihmës, si shkurtim i mundimeve dhe vuajtjeve, dhe se pikërisht nga ky dallim ndërmjet mbytjeve klasike dhe eutanazisë paraqiten problemet në trajtimin e eutanazisë.
Në Francë, Belgjikë dhe Britani të Madhe eutanazia nuk klasifikohet si vepër penale, por e dënon me dispozitat mbi privimin nga jeta.
Në vitin 1939 Hitleri nënshkroi urdhëresën sipas së cilës lejohej mbytja / vrasja e personit i cili është shpallur i pashërueshëm. Mjeku Karl Fridrih Brandt personalisht është përgjegjës për shpalljen e 275 mijë njerëzve për të pashërueshëm dhe të gjithë ata u mbytën. Gjyqi i Nynbergut këtë mjek e gjykoi me vdekje.[48]
Në Gjermani, Itali dhe Holandë eutanazia klasifikohet si vepër penale, por ndëshkohet me forma dënimi më të lehta në krahasim me mbytjet me motive klasike.
Në SHBA në shumicën e vendeve federale është sjellë ligji mbi të drejtën në vdekje e cila personave me sëmundje terminale u jepë të drejtë të vendosin mbi jetën dhe me këtë refuzimin e ndihmës mjekësore me qëllim të vdekjes.
Sipas ligjit të vjetër të ex-Jugosllavisë euta-nazia trajtohej si vepër e veçantë penale të privimit të jetës nëse ajo është bërë me kërkesë ose lutje (dënimi me burg deri në pesë vjet), e nëse bërësi i përgjigjet lutjes apo kërkesës nga dhembja ndaj gjendjes së mjeruar të ndonjë personi, vepra konsiderohej kundravajtje dhe dënohej me burg deri në tri vjet. Sipas ligjit të vitit 1951 eutanazia kon-siderohet vepër penale të privimit të qëllimtë të jetës – me mbytje / vrasje dhe dënohej me dënim të përcaktuar për këtë vepër.[49]

Pikëpamjet teologjike mbi eutanazinë

      Nuk kemi mundësi që problemin e eutana-zisë ta përcjellin nga aspektet e feve të ndryshme, sepse trajtimi i këtillë do të na çonte larg dhe do të kërkonte hulumtime më të thella, por vetëm shkurtimisht do t’i cekim disa mendime më karakteristike. Mirëpo, është e përbashkët për “liderët reli-gjiozë dhe humanistët të cilët pajtohen se askush nuk ka të drejtë ta përfundojë jetën e ndonjë personi tjetër, në çfarëdo rrethana qofshin. …”,[50] dhe se eutanazia është ofenduese dhe e ndëshkueshme jo vetëm për personin që e kërkon por edhe për atë që e ndihmon, me arsyetim se është në kundërvënie me Drejtësinë e Zotit dhe mbi ndodhitë e tëra në jetën e njeriut.[51] Jo vetëm intelektualët fetarë, por edhe mjekët, filozofët, letrarët, juristët dhe qarqet shoqërore-shkencore nuk kanë qëndrim unik as thjeshtë pozitiv apo negativ ndaj eutanazisë.

a. Kristianizmi
Sipas kristianizmit dhe kërkesave të tij hyjnore qëndron se askush nuk ka të drejtë ta autorizojë ndonjë person në vdekjen e një personi tjetër. Asnjë pushtet nuk mund ta ligjësojë eutanazinë sepse ka të bëjë mbi shkeljen e ligjit hyjnor, mbi krimin kundër jetës dhe mbi lëndimin e dinjitetit njerëzor. Për pjesëtarët e kristianizmit vdekja është ndodhi me rëndësi të madhe sepse paraqet kalimin nga jeta botërore e përkohshme në përbashkësinë e amshueshme me Zotin. Kristianizmi shprehimisht kundërshton eutanazinë dhe nga vetë fillimi i ka dhënë rëndësi kurrimit të të sëmurit dhe kujdesit ndaj të vjetërve, të pafuqishmëve dhe të uriturve.
Sipas autorëve kristianë, eutanazia e drejtpërdrejtë (d.m.th. t’u përfundohet jeta personave të gjymtuar, të sëmurë apo para vdekjes), ndalohet, çfarëdo qofshin motivet dhe mjetet. Kjo ndalesë është edhe nga pikëpamja morale, sepse eutanazia “paraqet akt të rëndë kundër dinjitetit të personalitetit të njeriut dhe respektimit të Zotit, krijuesit të tij. Gabimi në vlerësim, edhe nga bindja më e mirë, nuk e arsyeton këtë akt: mbytje / vrasje.[52]
Kisha zyrtare nismat për legalizimin e eutanazisë i gjykoi rreptë, duke cekur se eutanazia është humanitet johuman, e cila vrasjen e cilëson si mëshirë.[53]
Edhe kohëve të fundit kemi reagime të rrepta të kreut katolik kundër eutanazisë, si për shembull ajo e papa Gjon Palit II, i cili në korrik të vitit 2002, me rastin e një feste katolike “eutanazinë e quajti ‘absurde’”.[54]
Mirëpo, qarqet e Kishës katolike, protestante (madje edhe judaizmi si fe qiellore) miratojnë eutanazinë pasive, bile edhe e rekomandojnë.[55]

b. Budizmi
Në besimin budist nuk kemi qëndrim shpre-himor mbi eutanazinë, por çdo besimtar ndërton pi-këpamjen e tij në suaza të doktrinës religjioze. Mendohet se budizmi nuk dallon shumë nga kristi-anzimi në aspekt të eutanazisë.[56]

c. Islami
Islami e afirmon jetën dhe plotësimin e nevojave jetësore, kurse vetëvrasjen, si edhe shumica e religjioneve, e konsideron vepër blasfemuese dhe të gjykuar, sepse pos tjerash, eutanazia dhe ndihmesa në kryerjen e eutanazisë është në kundërshti me Drejtësinë absolute të Zotit.
All-llahu i madhërishëm është ai që përcakton ç’do t’i ndodh njeriut gjatë jetës së tij, sa do të jetojë dhe kur do të vdesë, dhe ajo që e ka goditur nuk ka mundur ta anashkalojë dhe ajo që e ka anashkaluar nuk ka mundur ta godasë, në kuptim të fjalëve të Muhammedit a. s. në hadithin: “… ajo që nuk të ka goditur, as që ka mundur të të godasë, kurse ajo që të ka goditur, nuk ka mundur të mos të godasë …” [57], duke përfshirë këtu edhe shëndetin dhe sëmundjen.
Shëndeti dhe sëmundja janë mënyra me të cilat All-llahu xh. sh. i sprovon njerëzit që në këtë mënyrë t’i shpërblejë apo ndëshkojë ata, por shumë njerëz nuk kuptojnë dhe mendojnë se jeta është deri sa njeriu është i shëndoshë dhe i fuqishëm, sepse kur të sëmuren, plaken apo pafuqizohen ata dëshpërohen, humbin shpresën dhe angazhohen për çdo lloj shërimi dhe kur nuk shohin rrugëdalje, i drej-tohen Zotit për mëshirë, falje dhe i lutem t’ua shkurtojë jetën.[58]
Sipas Islamit ‘eutanazia’ paraqet një lloj vrasjeje / mbytjeje andaj ai haptazi dhe qartazi kundërshton eutanazinë. Sipas tij, eutanazia ia merrë jetën njeriut tjetër. Islami ndalon rreptësisht të gjitha llojet e vrasjeve përveç sipas ndëshkimit (kisas). Ai jetën e konsideron si vlerën më të madhe që e ka njeriu, si dhuratë të Zotit. Askush nuk ka të drejtë që ta privojë nga kjo e drejtë. Zoti ia ka dhuruar jetën si të mirën më të mirë, prandaj Ai i vetmi mund t’ia marrë. Në të vërtetë, Zoti ka lejuar, që njeriu të privohet nga kjo dhuratë nëse ai ka privuar tjetërkend.[59] Kjo masë është përcaktuar për arsye që të ruhet kjo begati.[60]
Eutanazia nga pikëpamja fetare islame është e papranueshme edhe për arsye që në vete ky veprim fsheh humbjen e shpresës në mëshirën e Zotit dhe provokimin e besimit në Zotin. Sipas mësimeve islame kurrë nuk bën të humbet shpresa në shërim. Kësisoji humbjen e shpresës e trajtuan edhe klasikët muslimanë, sikur En-Nesefiu, i cili ndër të tjera pohoi se edhe “… humbja e shpresës në mëshirën e All-llahut është kufr.” [61] Mund të dështojë medicina, por gjithnjë, në të gjitha situatat mbetet Zoti si shpresa e fundit. Ai është i gjithdijshëm, i gjithpushtetshëm dhe i gjithmëshirshëm, Absolut në çdo gjë. Besimtari, asnjë çast, nuk dyshon në mëshirën e Tij, duke e pasur parasysh ajetin kur’anor vijues:
“,,, Kurse mëshira ime ngërthen çdo send.” (El-A’raf, 156).
Në çastet më të vështira njeriu besimtar shpreson dhe mbështetet te Zoti. Shembujt e të dërguarëve të Zotit, si për shembull të Nuhit, Ibra-himit, Muhammedit a. s. janë shembulli më i mirë si duhet vepruar.[62]
Nuk duhet anashkaluar as përkujdesjen psikologjike dhe emocionale të kujdesdhënësit (personeli mjekësorë apo pjesëtarët e familjes) tek pacienti i pashpresë për kurrim, e me këtë rast duhet pasur parasysh besimin, bindjet, etnikumin e të tjera të pacientit, sepse të gjitha këto mund të ndikojnë në përmirësimin e vuajtjes apo në zbutjen e vuajtjeve.[63]
Sipas mendimit islam, eutanazia aktive, ajo kur pacienti kërkon nga mjeku që ta vdesë atë, është rreptësisht e ndaluar.[64] Askush s’ka të drejtë të për-zihet në caktimin e Zotit dhe të gjithë janë të obligueshëm të mjekohen. Muhammedi a. s. thotë: “Për çdo sëmundje që e ka dhënë All-llahu, Ai e ka caktuar edhe ilaçin.” [65]. Ky hadith argumenton se kurrfarë vdekjeje, pra as nga mëshira nuk lejohet, sepse disa sëmundje vetëm momentalisht nuk kanë shërim. Andaj, mbytja nga mëshira dhe për ta lehtësuar vuajtjen nuk e eliminon karakterin e mbytjes, sepse mjeku nuk është më mëshirues ndaj të sëmurit se sa vetë Krijuesi.[66]
Edhe Shoqata Internacionale Muslimane në SHBA nuk e aprovon eutanazinë dhe këtë nuk e përfshinë në organizmin mjekësor, me çfarëdo forme apo emri theksohet ajo (vrasje për mëshirë, vetëvrasje, vdekje me ndihmë, e drejta  për të vdekur nevoja për të vdekur etj.), sepse pos tjerash legalizimi dhe legjitimizimi i eutanazisë është një presion i mjaftueshëm për pacientin që në mënyrë të drejtë apo të gabuar të lexojë të sytë e pjesëtarëve të familjes lutjen e heshtur për të ikur.[67]
Mirëpo, disa dijetarë islamë eutanazinë pasive e lejojnë, e ajo është, për shembull, në rastin kur pacienti refuzon mjekimin dhe duron në sëmundje, dhe pas keqësimit të gjendjes së tij shëndetësore ai vdesë apo ndërpreja e mjekimit dhe mosdhënia e ilaçeve pacientit me qëllim të lehtësimit të gjendjes së të sëmurit dhe familjes së tij është e lejuar dhe legale. Thënë ndryshe, nëse nuk ka shpresa për mjekim në pajtim me ligjet e kauzalitetit të Zotit që e njohin ekspertët nga domeni i medicinës shërimi nuk është i detyrueshëm. Mirëpo, në rastet kur mjeku bën ndaljen e aparatit, instrumentit medici-nal, sepse pacienti tashmë biologjikisht ka vdekur, atëherë kjo quhet eutanazi pasive. Këtë ky grup dijetarësh e mbështesin në hadithin e Muhammedit a. s. kur një grua iu drejtua atij që për te të lutet te Zoti për shërim, kurse Muhammedi a. s. i tha asaj se do të lutet, por më mirë do të ishte që ajo të durojë në sëmundje, sepse All-llahu do ta falë ate, kurse kjo grua pranoi sugjerimin e Pejgamberit a. s.. Kjo nuk do të thotë se i sëmuri nuk duhet mjekuar, se është më mirë të durohet në sëmundje e vuajtje, por do të thotë se është e lejuar. [68] Jusuf el-Karadavi pohon se “njohësve të Sheriatit u është e njohur se mjekimi nga sëmundja nuk është vaxhib (detyrim) sipas shumicës së juristëve dhe liderëve të shkollave juridike (medhhebeve). Për ta ky veprim kualifikohet në mubah (e lejuar). Disa madje e konsiderojnë për mustehab (të dëshirueshme). El-Karadavi pohon se u bashkangjitet atyre dijetarëve që shërimin e konsiderojnë vaxhib (të detyrueshëm), nëse dhembja është e vështirë kurse ilaçi i dobishëm, edhe pse ka shpresë në mjekim në pajtim me ligjin e Zotit.[69] Mirëpo, nëse nuk ka shpresë në mjekim, në pajtim me ligjin e All-llahut të kauzalitetit, që e njohin specialistët nga domeni i medicinës, askush nuk thotë se mjekimi është mustehab apo vaxhib. Nëse trajtimi medicinal i të sëmurit, qoftë ka të bëjë me përdorimin e tabletës, dhënies së injekcionit apo infuzionit, me kyqjen në mushkëri artificiale e të tjera, do ta vazhdonte periudhën e sëmundjes, kurse dhembjet do të mbeteshin një kohë të gjatë, aq më tepër nuk është vaxhib apo mustehab, por e kundërta. Ky lloj i eutanazisë nuk bën të hyjë në konceptimin e ‘vrasjes nga mëshira” për shkak të mungesës së veprimit praktik nga ana e mjekut. Ky është mosveprim i diçkahit që nuk është vaxhib as mendub, andaj nuk mund të trajtohet si veprim kriminal. Pra, ky është veprim i lejuar dhe legal, nëse jo edhe i dëshirueshëm dhe mjeku mund ta praktikojë me qëllim të lehtësimit të gjendjes së pacientit dhe të familjes së tij.[70]
Disa mendimtarë bashkëkohorë islamë konsiderojnë që nëse zgjatet koha e përdorimit të aparatit që e mbajnë njeriun në jetë, kurse nuk ka kurrfarë ecje para në përmirësimin e gjendjes shëndetësore, apo vetë mjekët këshillojnë ndërprerjen e këtyre aparateve, atëherë është e lejueshme të ndërprehen pa marrë parasysh që i sëmuri menjëherë pas kësaj do të vdesë. Këtë qëndrim e ka edhe Jusuf el-Kardavi. Mendimin e tij e mbështesin edhe mjekët muslimanë.[71]
Në fund të kësaj nënteme do t’i ofrojmë sugjerimet vijuese nga Shoqata Internacionale Muslimane në Amerikë lidhur me eutanazinë, me shpresë se do të ndihmojnë në konceptimin më të drejtë të kësaj çështjeje:
1. Zhvillimi i mjeteve vlerësuese dhe direktivave të çështjeve të fundit, të jetës, nga specialistë përkatës.
2. Teste specifike dhe të përshtatshme të arrihen në diagnozat dhe prognozat e pranuara.
3. Të përcaktohen zonat në të cilat do të ndihmohet për përmirësimin e shëndetit dhe të mbahet kualiteti i jetës jo në koston e përfundimit të jetës (që do të thotë, përmirësimin e kujdesit shëndetësor në kushte shtëpiake).
4. Të jap rëndësi edukimit të të gjithë mjekëve dhe të shmangë zhvillimin e atyre veçorive të cilat mund të mbipërdoren ose keqpërdoren lehtë.
5. Vënia e udhëzuesve të parakohshëm, si pjesë e të gjitha spitaleve dhe regjistrimeve të zyrës shëndetësore të pacientit.[72]

ç. Sekularizmi
Në vendet perëndimore ku po merrë hov sekularizimi i traditës religjioze, zhvillohet një betejë e rreptë për ruajtjen e autoritetit në këto çështje dikur e kanë pasur. Ndikimi i tyre në përfundimin e debatës mbi vdekjen dhe eutanazinë është shumë më i vogël por aspak s’është për shpërfillje. Nën ndikimin e tyre të drejtpërdrejtë apo të tërthortë rezultojnë edhe shumë vendime anekënd Evropës dhe botës.

Zhvillimi i medicinës dhe ndikimi i saj

      Zhvillimi i medicinës bashkëkohore mundëson ruajtjen dhe mbrojtjen e jetës në situatat e pashpresë. Medicina intenzive kujdeset mbi të sëmurin tek i cili kanë munguar funksionet vitale, tek i cili ka ardhur deri te situata civile ndërmjet jetës dhe vdekjes. Me medicinën intenzive lidhen problemet e eutanazisë pasive dhe problemet e miratimit dhe mosmiratimit të pacientit në vdekje. Shumica e mjekëve sot do ta refuzojë eutanazinë si veprim që i kundërvihet parimeve themelore dhe kërkesave të profesionit të tij, por duke i marrë parasysh të drejtat bazore njerëzore – ndër të tjera edhe e drejta në vdekje, gjerat edhe më tepër ndërlikohen. Eutanazia këtu ka dy domethënie: marrja aktive e a. q. të jetës së pavlefshme të të sëmurëve të pashërueshëm, kurse domethënia tjetër përfshinë eutanazinë si ndihmë në vdekje në vdekjen e të sëmurëve të cilët e përjetojnë në vuajtjet e mëdha. Ka disa indikacione dhe para-lajmërime apokaliptike se së shpejti do të paraqiten mjekët të cilët do ta zbatojnë eutanazinë sipas kërkesës. Po ashtu, ekzistojnë vërejtjet se normat etike dhe juridike nuk janë në pajtim me përparimin shkencor dhe me potencialin eksperimental të medicinës bashkëkohore. Mbase kjo është edhe e vërtetë, ndërkaq, thelbi i çdo gjëje megjithatë është në kufijt dhe detyrat e mbajtjes së jetës në medicinën bashkëkohore. Po ashtu paraqitet edhe problemi i përcaktimit të situatës si e pashpresë.[73] Sepse në medicinë sikur edhe çdokund të paraqiten fenomenet të cilat janë përjashtime dhe askush edhe nuk supozon mënyrën e reaksionit të tyre. Në medicinë paraqitet mund të themi terrori i njerëzishmërisë, sepse sepse medicina është në gjendje të manipulojë me jetën e njeriut. Nga e ekspozuara rezulton që në medicinë ekziston grumbull problemesh të lidhura me eutanazinë.[74]

Pikëpamja sociologjike mbi eutanazinë

      Eutanazia është temë që drejtpërdrejt ndikon në shoqëri dhe standardet e tij normative, në Perëndim më intenzivisht, kurse te ne në Kosovë ende në fazën e përfoljeve, fillimisht në opinionin publik e mëpastaj në praktikën private. Në botë janë bërë hulumtime sociologjike, kulturologjike, politike, juridike dhe ekonomike. Ndër të tjera është hulumtuar se çfarë lloj vdekjeje konsiderohet më i pranueshëm dhe moralisht më i arsyeshëm, e çfarë jo. Në Kroaci janë bërë hulumtime të tilla gjatë viteve 1988, 1989 dhe 1990. Rezultat i anketës është: i gjithë personeli mjekësor i qendrave që kanë veprimtari hospitalizuese janë kundër eutanazisë. Madje edhe vetë pyetja zgjoi revoltë. Megjithatë, një pjesë e personelit ishte për eutanazi nëse ajo nuk çonte në abuzim, por duke e pasur parasysh humanitetin dhe profesionalitetin e madh për ta marrë një vendim të tillë.[75]
      Në këtë çështje me rëndësi është edhe mendimi i të sëmurëve, sepse ka të bëjë me jetën apo fatin e tyre. Është detyrë e sociologëve që të gjejnë shpjegim për dallimet në qasjen ndaj eutanazisë të cilat janë të lidhura me normat, vlerat dhe besimet në shoqëritë e caktuara. Etj.

Argumentet për dhe kundër eutanazisë

Për arsye ilustrative do të cekim disa nga argumentet dhe kundërargumentet më të shpeshta të lidhura me problemin e eutanazisë.
Argumenti 1: Sipas kristianizmit shkelet urdhëri i gjashtë i Zotit: Mos mbyt! Edhe pse respektohen bindjet fetare, megjithatë ka bindje se në shoqëritë moderne duhet krijuar mundësinë që njeriu të zgjedhë sipas bindjeve personale. Kisha kristiane, katolike dhe protestante dhe hebraizmi miratojnë eutanazinë pasive, por jo edhe aktive. Mirëpo, nuk mund të vendoset kufi relevant ndër-mjet dhënies së injekcionit vdekjeprurës apo mos-mjekimit të ndonjë sëmundjeje.
Islami e konsideron jetën, punën, ruajtjen dhe mbrojtjen e shëndetit të shenjtë, andaj cenimi i tyre, pjesërisht apo tërësisht është shkelje e rëndë e parimeve islame.
Argumenti 2: E drejta për të jetuar është e drejtë themelore njerëzore – absolute, natyrore dhe e patjetërsueshme. Qëndrimi se jeta njerëzore është vlera më e madhe që duhet të respektohet dhe të ruhet me çdo kusht bazohet në koncepcionin e vjetër mbi shenjtërinë e jetës, kundërshtohet me pikëpamjen mbi koncepcionin mbi cilësinë e jetës, nga e cila rrjedh  edhe e drejta në vdekje – ndërprerja e jetës në situatat kur vazhdimi i saj bëhet i pakuptimshëm. Nëse do të pranohej kjo e dyta, dinjiteti njerëzor do të rrënohej.
Argumenti 3: Eutanazia nuk bën të lejohet, sepse gjithnjë ekziston mundësia e diagnostifikimit dhe prognozimit të gabueshëm. Kundërargumenti është se kjo është e saktë, por ndërprerja e mundimeve dhe vuajtjeve të panevojshme mbikalojnë mundësinë që një numër i vogël do të shpëtonte.[76]
Argumenti 4: Eutanazia nuk bën të legalizohet sepse me këtë do të hapej rruga për abuzime dhe krime dhe aplikimin e planifikuar të eutanazisë sipas shembullit në Gjermaninë e viteve të Luftës së II botërore. Kundërargumenti është gjë mund të abuzohet dhe të përdoret për krime, sikur edhe për eutanazinë.
Argumenti 5: Mjetet kundër dhembjeve e bëjnë eutanazinë të tepërt, kurse mjeku i mirë nuk e lejon pacientin e tij të vdesë në dhembje. Kundërargumenti është se eutanazia ku nuk ka dhembje apo ku dhembja është mënjanuar me sukses as nuk do të lejohet. Por nuk ka arsye të pengohet eutanazia në rastet kur dhembja nuk mund të lehtësohet. Vuajtja për shkak të mosefikasitetit të ilaçeve dhe jetesa e pandihmë me ndihmën e personelit medicinal nuk bën të vuhen.
Argumenti 6: Legalizimi i eutanazisë do ta zvogëlonte bindjen e opinionit publik dhe të të sëmurit në kurrimin mjekësor dhe në moralin e mjekut. Besimi i pacientit në mjekun dhe spitalin detyrë e të cilit është mjekimi, nuk do të zvogëlohet nëse theksohet se eutanazia do të aplikohet vetëm me kërkesë këmbëngulëse të pacientit.
Argumenti 7: I sëmuri mund ta shprehë dëshirën për eutanazi nën ndikimin e ilaçeve apo dhembjeve momentale dhe se dëshira apo kërkesa e tij mund të jetë i pamatur. Edhe në këtë rast mund të shtrohet kundëragumenti dhe çështja e eutanazisë të vazhdojë .

Përfundim

Kundërthëniet e rrepta dhe të papajtueshme ndërmjet kundërshtarëve dhe përkrahësve të eutanazisë bëjnë që diskutimi mbi eutanazinë nuk mund të përfundohet. Kompleksiviteti dhe multidimensionaliteti i temës (aspekti moral, juridik, medicinal etj.) inkuadroi në diskutim shumë njerëz të domeneve të ndryshme. Teknologjizimi i medicinës në një anë dhe mundësitë e saj të mëdha në një anë dhe resurset e kufizuara ekonomike në anën tjetër, dhe evoluimi i bindjeve morale dhe shumë faktorë të tjerë flasin në favor të diskutimit permanent mbi eutanazinë. Ende ekziston dilema mbi kufirin ndërmjet jetës dhe vdekjes dhe kush e kur do të mundej, pa abuzim, me ndërgjegje të pastër e të qetë, dhe moralo-juridikisht dhe profesionalisht me arsye ta përcaktojë këtë kufi. Ndonëse dijetarët isla-më janë deklaruar lidhur me eutanazinë, megjithatë mendojmë se kjo çështje duhet analizuar më hollësisht dhe më shkencërisht, pa i lënë anash pikëpamjet morale, sociale, mjekësore, ekonomike, juridike por edhe tradicionale.

[1]  Shfletimi i librave sociologjike apo i revistave që trajtojnë  punime sociologjike te ne dëfton se eutanazia nuk trajtohet thuajse fare. Kohëve të fundit kemi një interesim sipërfaqësor edhe në Kosovë. Shih: Naser Ramadani, Bioetika – Qasjet etike në mjekësinë moderne, Prishtinë, 2002, fq. 134 – 138 dhe një përkthim: Shahid Athar, Euthanazia – Vdekja e Ndihmuar nga Mjeku, në revistën elektronike “Horizonti”. Shih: www.horizonti.com/artikulli_2002_10_3_0053.php 02-12-25, fq. 3-8.
[2] Shih gjerësisht: Esmina Avdibegovic – Osman Sinanovic, Religijsko-eticko-pravni pogled na ljekarsku pomoc u samoubistvu i eutanaziji, në: Grup autorësh, Duhovnost i mentalno zdravlje (më tej: E. Avdibegovic – O. Sinanovic, REPP, DMZ), Sarajevë, 2002, fq. 1.Është indikative se tendencat eutanaziste i mbështesin më së shumti njerëzit jofetarë, sekularistë. Shih: E. Avdibegovic – O. Sinanovic, REPP, DMZ, op. cit., fq. 97- 98.
[3]  Greqisht: ‘eu’ = e lehtë, e mirë dhe ‘thantos’ = vdekja).Letica S. (1985), Medicinska sociologija, Zagreb, sipas: Sipas: Valentin Pozaic, Eutanazija pred zakonom, në: www.ftidi, hr /WPozaic , fq. 1.Milan Vujaklija pohon se fjala “eutanazi” (nga greq, euthanasia) d.m.th. vdekje e lehtë dhe e butë; fikje e jetës pa dhembje të vdekjes; zbutje e vdekjes duke i dhënë të sëmurit narkotikë (që ia jep mjeku vetëm për t’ia lehtësuar, e asesi për t’ia përshpejtuar.” (M. Vujaklija, Leksikon stranih reci i izraza, Beograd, 1980, fq. 305.Muslimanët eutanazinë e përkufizojnë si: “Lehtësimi i vdekjes për personin pa shkaktim të dhembjes e për arsye të zvogëlimit të vuajtjeve të pacientit, në mënyrë aktive apo pasive.” Jusuf el-Karadavi, Suvremene fetve (Izbor), Tuzla, 1`997, fq. 77.                                M. Klaic, Rjecnik stranih rjeci i izraza, Zagreb, dallon tri kuptime thelbësore: 1. vdekja e lehtë, 2. lehtësimi i mundimit dhe dhembjes së vdekjes me anë të narkotikëve e të ngjashme dhe 3. mbytja e të sëmurëve të pashërueshëm. Sipas: Donat Math, Eutanazija, në: www.ffzg.hr, fq. 2.                                   Sintagmat më të shpeshta lidhur me eutanazinë në literaturën e huaj dhe tonën, sidomos në anglishte, janë si vijon:- Mercy killing (mbytja nga mëshira) – rëndom ka të bëjë me eutanazinë e bërë nga ana e kushërirëve apo miqëve që t’i lehtësohen dhembjet e të sëmurit;- Helping someone to die (ndihmesa dikujt që të vdesë);- Assisted suicide (ndihmë gjatë suicidit) – sigurimi i dozës vdekjeprurëse të ilaçeve dikujt kush dëshiron ta përfundojë jetën e tij;-  D. N. R. – Do not rescuscitate (të mos shpëtohet);- Palliative care apo hospice approach (kurimi zbutës) – lidhet me lëvizjen Hospice përndryshe të përhapur në Evropën Perëndimore. Mjekët dhe motrat orientohen në zbutjen e vuajtjes së pacientit duke kërkuar rrugë të qetë dhe të thjeshtë deri në vdekjen natyrore.     
[4] Medical and Health Encyclopaedia, New York, (1972 ?), fq. 359.
[5] Sipas: Valentin Pozaic, Eutanazija pred zakonom, në: www.ftidi, hr/WPozaic, fq.1.
[6] Shih: Sveti zbor za nauk vjere, Deklaracija o eutanaziji, br. II, në: Pozaic, V., Zivot dostojan zivota. Eutanazija u prosudbi medicinske etike, FTI, Zagreb, fq. 102-103, sipas: Valentin Pozaic, Eutanazija pred zakonom, në: www.ftidi, hr, fq. 2.
[7] Eutanazinë e hasim edhe në shoqëritë primitive, kurse Eskimët edhe sot pleqtë e pafuqishëm i lënë të vdesin në borë. Është interesant se filozofi i njohur grek para e. r., Platoni, mendon se të sëmurët nuk bënë t’i bëhen barrë shoqërisë, ndaj ata nuk duhet shëruar, por duhet lënë të vdesin, që do të thotë se është angazhuar për një lloj eutanazie pasive për shkaqe pragmatike. Shih: Donat Math, Eutanazija, në: www.ffzg.hr, fq. 2.   
[8] Buhariu dhe Muslimi (Muttefekun alejh); Ibn Tejmijje, El-Fetava el-kubra li Ibn Tejmijje; Imam el-Gazaliu, Ihjau ulumi’d-din; Ibn Kajjim el-Xhevzij, Zad’ul-mead, pjesa e tretë, sipas: Jusuf el-Karadavi, Suvremene fetve, op. cit., fq. 79 – 80.
[9] Sipas: Donat Math, Eutanazija, në: www.ffzg.hr, fq. 2.
[10] E. Avdibegovic – O. Sinanovic, REPP, DMZ,   Sarajevë,  2002, fq. 96.
[11] Sipas: Pravna enciklopedija, 1, beograd, 1989, fq. 355 – 356.
[12] Pravna enciklopedija, op. cit., fq. 356. Shih: E.  Avdibegovic – O. Sinanovic, REPP, DMZ, op. cit., fq. 96.
[13] Përkthimi sipas: Abdul Fadl Muhsin Ibrahim, Biomedicina – islamski pogledi, Sarajevë, 2001/1422, fq. 159. Tërësinë e Betimit të Hipokratit lexoje edhe në: Naser Ramadani, op. cit., fq. 3.
[14] Këtë ndarje kuptimesh e huazuam nga: Donat Math, Eutanazija, në: www.ffzg.hr, fq. 3. Krhs.: MUDr. Stefan Grenda, Eutanazia je utok na zivot cloveka, në: www.prolife.sk, fq. 1  - 2.
[15] Eutanazia aktive është ajo kur pacienti lëngon nga kanceri, vuan nga dhembje dhe me agoni. Mjeku beson se pacienti gjithësesi do të vdesë dhe i jep dozë të madhe të narkoanalgetikëve, të cilët ia ndalin frymëmarrjen, d.m.th. mjeku bën veprim praktik me qëllim të vdekjes së të sëmurit dhe e shpejton vdekjen e tij. Kjo pa dyshim është vrasje. Shih: Jusuf el-Karadavi, Suvremene fetve op. cit., fq. 77 – 78.
[16] Eutanazia pasive është ajo kur nuk ndërmerren të gjitha aktivitetet për përfundimin e jetës, por i lehet sëmundjes që të kalojë nëpër fazat e veta, pa i ofruar pacientit kurrfarë ilaçi për vazhdimin e jetës së tij. Për shembull, kur pacienti është pa vetëdije një kohë të gjatë dhe ka mundësi të mbetet gjallë nëse kyqet në aparaturë artificiale. Nëse aparatura artificiale pushon së punuari pacienti nuk do të vazhdojë të jetojë. Të gjithë ekspertët e lamive të afërta me medicinën mendojnë se ky pacient është i vdekur dhe nuk kontrollon me funksionet vetjake, ndaj vazhdimi i jetës së tij i zgjatë vuajtjet dhe mundimet e pacientit dhe vuajtjet dhe investimet e mëdha të familjes. Në rast se veprimi i mjekut redukohet në ndërprerjen e aparaturës mjekësore, të cilët e kanë mabjtur vetëpm dimensioninb e jashtëm të jetës, kjo është një lloj i eutanazisë pasive të cilën nuk e ndalon islami. (Jusuf el-Karadavi, Suvremene fetve op. cit., fq. 77- 81). Krhs.: E. Avdibegovic – O. Sinanovic, REPP, DMZ, op. cit., fq. 96.
[17] N. Ramadani, op. cit., fq. 135.Përveç eutanazisë aktive dhe pasive ekspertët dallojnë edhe disa lloje eutanazishë:1. Eutanazia vullnetare – ndihmesa në vdekje me kërkesë të të sëmurit të pashërueshëm, është në kundërshtim me vdekjen jovullnetare, te e cila pacienti nuk është në gjendje ta shprehi këtë kërkesë – ngecja shpirtërore, pavetëdija.2. Eutanazia e porositur (e a. q. Living Will) – në rastin kur kemi paraprakisht deklaratën e të sëmurit me të cilën ai heq dorë nga teknika dhe veprimi nëse arrinë në situatën e cila është përplot vuajtje dhe pa shpresë në shërim.3. Eutanazia e detyrueshme – mbytja, vrasja apo përshpejtimi i mbytjes kundër vullnetit të pacientit.4. E drejta në vdekje – domethënë e drejta e njeriut që vetë të vendosë mbi vdekjen dhe që eventualisht ta zgjedhë. Njeriu nuk ka detyrim as që nga ai mund të kërkohet durimi i vuajtjeve dhe përçmimeve të panevojshme për shkak të pamundësisë së vazhdueshme dhe nënçmuese dhe deteriorizimit të mendjes dhe trupit, kur më nuk ka mundësi të përmirësimit.5. Vdekja trunore – gjendja pas pushimit të funksionit të sistemit qendror nervor. Funksionet trupore vitale mbahen me aparate të ndryshme, dhe nuk është fjala për eutanazinë, por me veprimin teknik në lidhje me personin i cili tashmë është i vdekur.6. Teratotanazia – vetëmbytja eugjenike e frytit … . Nuk dallon shumë nga eutanazia, sepse në të dy rastet ka të bëjë me ndërprerjen e jetës. Nuk është e ligjësuar por përkundër kësaj shpesh aplikohet me indikacionin medicinal të a. q. abortus. Kah fundi i shekullit XIX teratotanazia manifestohet si problem i darvinizmit social, respektivisht higjienës racore. Eksperimentet me njerëzit i dr. Mengeles dhe ‘Aksioni 4’ i njohur janë shembuj të eutanazimit të dhjeta mijëra fëmijë me qëllim të krijimit të racës së re, të pastër[17] apo në rastet kur prindërit kërkojnë eutanazinë për fëmijët e tyre me anomali të rënda mentale etj.[17]
[18] Më së tepërmi në legalizmin dhe aplikimin e eutanazisë insistojnë grupet e rrezikuara suicidale si të moshuarit dhe ata me sëmundje kronike. Këto kategori përndryshe edhe më së tepërmi kryejnë vetëvrasje, qoftë ajo edhe me ndihmën e mjekëve. Shih: E. Avdibegovic – O. Sinanovic, Religijsko-eticko-pravni pogled na ljekarsku pomoc u samoubistvu i eutanaziji, në: www.healthbosnia.com, fq. 1.
[19] Shih gjerësisht për këtë rast dhe raste të tjera. Valentin Pozaic, Eutanazija pred zakonom, në: www.ftidi, hr, fq. 3. E. Avdibegovic – O. Sinanovic, REPP, DMZ, op. cit., fq. 96.
[20] Donat Math, Eutanazija, në: www.ffzg.hr, fq. 4.                                 Kohëve të fundit shtrohen kërkesat që në kushte të caktuara të hiqet përgjegjësia për privimin nga jeta të kryer nga arsyet humane. Disa legjislacione eutanazinë e konsiderojnë rast të privilegjuar të mbytjes për të cilin është caktuar dënim më i lehtë se sa për mbytje / vrasje të zakonshme. Shih: Pravna enciklopedija, 1, Beograd, 1989, fq. 356.
[21] E. Avdibegovic – O. Sinanovic, REPP, DMZ, fq. 96.
[22] Në Angli është formuar ‘Shoqëria britanike për eutanazinë vullnetare dhe për legalizimin e saj’ (The Voluntary Euthanazia Legislation Society), sipas: Donat Math, Eutanazija, në: www.ffzg.hr, fq. 4.   
[23] Sipas: E. Avdibegovic – O. Sinanovic, REPP, DMZ, fq. 97.
[24] Sipas: E. Avdibegovic – O. Sinanovic, REPP, DMZ, fq. 97.
[25] Sipas: E. Avdibegovic – O. Sinanovic, REPP, DMZ, fq. 97.
[26] Sipas: Valentin Pozaic, Eutanazija pred zakonom, në: www.ftidi, hr, fq. 3. Të nxitur nga ky kurajim, në Austri motrat medicinale dërguan në atë botë shumë pacientë të bezdisshëm e të rëndë, pa dëshirën dhe dijen e tyre. Sipas: B. Souçek, Dozivotni zatvor za dvije bolnicarke, Vecernji list, 30. dhe 31. ozuljak, 1991, fq. 8, sipas: sipas: Valentin Pozaic, Eutanazija pred zakonom, në: www.ftidi, hr, fq. 3.Shpërthimi i diskutimeve rreth eutanazisë, pas një heshtjeje e qetësie në këtë pikëpamje, ndodhi në vitin 1990 e pas, kur dolën në sipërfaqe disa ndodhi skandaloze në disa vende me disa mjekë, sikur mjeku amerikan Jack Kevorkain dhe Timothy Quill, të cilët privuan nga jeta shumë njerëz me doza të mëdha të barbiturave. Sipas: Valentin Pozaic, Eutanazija pred zakonom, në: www.ftidi, hr, fq. 8. Po ashtu lexo: E. Avdibegovic – O. Sinanovic, REPP, DMZ, op. cit., fq. 96.
[27] Sipas: Donat Math, Eutanazija, në: www.ffzg.hr, fq. 4.   
[28] Sipas: Valentin Pozaic, Eutanazija pred zakonom, në: www.ftidi, hr, fq. 3.                                Sipas Islamit, shpenzimet finansiare për të përmirësuar sëmundjet e pashërueshme janë një faktor ndikues, por kur këtë nuk mund ta mbulojnë burimet individuale, kujdesi bie mbi shoqërinë dhe përgjegjësia është kolektive. Shoqëria duhet t’i riprogramojë fondet që harxhohen për alkoholizmin, narkomanizmin, shtatzëninë e adoleshentëve dhe “kënaqësitë”tjera dhe të ofrojnë kujdes shëndetësor për ata që janë të sëmurë të pashpresë dhe t’i lejojnë atyre të jetojnë në mënyrë kualitative dhe të vdesin me dinjitet. Sipas: Shahid, Athar, op. cit., fq. 5.
[29] E. Avdibegovic – O. Sinanovic, REPP, DMZ, fq. 97.
[30] Rreth modelit holandez të eutanazisë shih: Veronika Lagova, Spolocenstvo zivota, Dobra smrt, në:www.prolife.sk , fq. 1 - 2.
[31] Sipas: Donat Math, Eutanazija, në: www.ffzg.hr, fq. 4. Krahs.: Valentin Pozaic, Eutanazija pred zakonom, në: www.ftidi, hr, fq. 6. Sipas shënimeve, në Holandë kemi eutanazinë sipas numrave vijues: viti 1990 = 454 raste; viti 1994 = 1424; kurse në vitin 1995 në Holandë kemi disa kufizime. Shih: Valentin Pozaic, Eutanazija pred zakonom, në: www.ftidi, hr, fq. 6.
[32] Sipas: Donat Math, Eutanazija, në: www.ffzg.hr, fq. 4.
[33] E. Avdibegovic – O. Sinanovic, REPP, DMZ, fq. 97.
[34] Sipas: Valentin Pozaic, Eutanazija pred zakonom,  në: www.ftidi, hr, fq. 6.
[35]  Glas koncila, nr. 8/ 1993, fq. 3.
[36] Valentin Pozaic, Eutanazija pred zakonom, në: www.ftidi, hr, fq. 6, dhe: E. Avdibegovic – O. Sinanovic, REPP, DMZ, fq. 97.
[37] Sipas: Valentin Pozaic, Eutanazija pred zakonom, në: www.ftidi, hr, fq. 3 dhe 7.
[38] Poslanici o legalizacii eutanazie na Slovensku / SME 1. 12. 2000 në:www.rcc.sk, fq. 1.
[39] E. Avdibegovic – O. Sinanovic, REPP, DMZ, fq. 97.
[40] E. Avdibegovic – O. Sinanovic, REPP, DMZ, Sarajevë, 2002, fq. 96; Për eutanazinë e kafshëve shiih: www.balkantimes. com, fq. 1.
[41] Tahir Mahmood, Reforma krivicnog prava u muslimanskim zemljama: odrazi tradicionalnog i modernog zakonodavstva, në: Fikret Karcic – Enes Karic (ed.), Serijatsko pravo u savremenim drustvima, Sarajevë, 1998, fq. 117 – 140. Po ashtu: Sayed Hassan Amin, Pravni sistemi srednjeg vijeka, Sarajevë, 1998, fq. 470.
[42] Nga:  Donat Math, Eutanazija, në: www.ffzg.hr, fq. 4 – 5.    
[43] Jean Rostand, La biologie et l’avenir humanin, sipas: Alija Izetbegoviq, op. cit.,  fq. 150.
[44] Mirëpo, eksperti kroat për gjinekologji-akusheri Dr. Antun Lisec, në një shkrim të tij rreth çështjes se a ka eutanazi në trojet ish-jugosllave pohon se “për fat të keq, më duhet të them patjetër ka, madje më shumë sesa ndoshta mendoni. Ja vetëm një shembull: Nëse individi i moshuar gjendet në spital për çfarëdo arsye, nëse familja nuk kujdeset për të ose nëse personeli i spitalit e vëren sado pak se familja edhe nuk dëshiron që ky person të jetojë, ka raste që atij personi të mos i ofrohet as diagnostikë adekuate, as përkujdesje dhe as kurim. Nëse ky apo kjo e moshuar përpiqet të ngrihet nga shtrati – e lidhin që të mos kujdesen për të. E nëse edhe kundërshtojnë ose dëshirojnë të lirohen, atyre u jepet injeksion gjumi. Dhe kështu ata vetëm flenë, hanë shumë pak ose nuk hanë fare, nga qëndrimi shtrirë shumë shpejtë marrin plagë, infeksion të kataterit urinor, ndezje të mushkërive, dhe kështu babai ose nëna jonë për disa ditë vdes i uritur dhe i etshëm në këtë mënyrë të turpshme. Shikoni gabimin: punënjësit e shëndetësisë e edhe familjarët më të afërt, kumtojnë se ai plak e ka kohën që të vdesë. Prej nga kjo e drejtë që dikë ta dënojmë me vdekje! Vetëm Zoti është Zot mbi fillimin dhe mbi fundin e jetës dhe Ai do të caktojë se kur duhet të shkojmë nga kjo botë. Detyrë jona është që të mos lëmë pas dore kurimin dhe shërimin!” Cituar sipas: Antun Lisec, Mjetet kontraceptive – në mes të vërtetës dhe mashtrimit, në: Takvim 1423/24 – Kalendar 2003, Prishtinë, 2002, fq. 224-225.
[45] Në kohën kur shtëpitë nuk kanë askënd për përkujdesje  nuk janë vendet më të përshtatshme për të lindur as për të vdekur, mbështetja në institucionet shëndetësore shtetërore apo shoqërore është domosdoshmëri, ndonëse shoqëria e industrializuar, gjithnjë e më pak e ofron këtë ndihmë. Andaj nevojitet një rishikim radikal shoqëror drejt humanizimit të shëndetësisë dhe jetës në tërësi. Shih: Shahid Athar, op. cit., fq. 7.
[46] Sipas: Valentin Pozaic, Eutanazija pred zakonom, në: www.ftidi, hr, fq. 5.                                Enciklopedia juridike ‘eutanazinë’ e trajton si fikje të jetës së dikujt pa dhembje që d.m.th. vdekje, e cila te disa kuptohet si e drejtë që të sëmurit të pashërueshëm t’i privohet jeta. Kjo, tek ata, arsyetohet me shkaqe humane e fisnike dhe në këtë rast ata thonë se eutanazia nuk është shoqërisht e rrezikshme dhe e dënueshme. Pravna enciklopedija, 1, Beograd, 1989, fq. 355.
[47] Sipas: Donat Math, Eutanazija, në: www.ffzg.hr, fq. 5. Krhs.:  Sipas: Valentin Pozaic, Eutanazija pred za-konom, në: www.ftidi, hr, fq. 5                Shkencëtarët kur diskutojnë rreth problemit të legalizimit të eutanazisë tërheqin vërejtjen edhe në disa çështje të pakapërcyeshme, që do të vlenin per-manentësisht: 1) jodiagnistifikimi dhe jomjekimi i çrregullimeve te sëmundjet kronike dhe të pashërue-shme; 2) menaxhimi jopërkatës i simptomeve fizike; 3) kujdesi i pamjaftueshëm i vuajtjeve dhe frika e pacientëve në vdekje; 4) grupet sociale të margji-nalizuara; 5) devalvimi i jetës së të paaftëve, të invalidëve; 6) rekomandimet e mjekut te pacienti etj. Shih gjerësisht: E. Avdibegovic – O. Sinanovic, REPP, DMZ, op. cit., fq. 98.
[48] Sipas: Donat Math, Eutanazija, në: www.ffzg.hr, fq. 4; Valentin Pozaic, Eutanazija pred zakonom, në: www.ftidi, hr, fq. 6.
[49] Shih: Pravna enciklopedija, 1, Beograd, 1989, fq. 356.
[50] Medical and Health Encyclopaedia, New York, (1978 ?), fq. 359.
[51] E. Avdibegovic – O. Sinanovic, Religijsko-eticko-pravni pogled u samoubistvu i eutanaziji, në: www.healthbosnia.com, fq. 1.
[52] www.hbk.hr /katekizam/ Ljubi bliznjega svoga kao samoga sebe, fq. 10. 11.
[53] E. Avdibegovic – O. Sinanovic, REPP, DMZ, op. cit., fq. 96.
[54] www.vaticanradio.org. , Radio Vatikan, Vijesti, fq. 2.
[55] E. Avdibegovic – O. Sinanovic, REPP, DMZ, op. cit., fq. 96.
[56] www.ffzg.hr, në: Donat Math, Eutanazija,:fq. 4
[57] Sipas: Imam en-Neveviu, Dyzet hadithe dhe shtojca e Ibni Rexhebit, Shkup, `413/1992, fq. 46/47.
[58] All-llahu i madhëruar thotë:“Thuaj: ’O njerëzit e mi që keni bërë gabim ndaj vetes, mos e këputni shpresën te mëshira e All-llahut! All-llahu, me siguri  do t’ua falë të gjitha mëkatet; Ai, njëmend, fal shumë dhe është i mëshirshëm.” (Ez-Zumer, 53);                                “,,, Kurse mëshira ime ngërthen çdo send.” (El-A’raf, 156).
[59] “… Nëse dikush vret, që s’ka vrarë askë ose nuk ka bërë në tokë trazira – sikur ka vrarë tërë njerëzinë; por kush bëhet shkaktar për të jetuar dikush – sikur tërë njerëzisë ia ka ruajtur jetën.” (el-Maideh, 32).                Shih hadithet e Muhammedit a. s. mbi shpresën në All-llahun e madhëruar: Imam en-Nevevi, Rijadus-salihin, Shkup, 1418/1998, fq. 170 – 187.
[60] “We lekum fi’l-kisasi hajatun ja uli’l-elbabi le’al-lekum tettekun.” “Në hakmarrje keni ekzistencën, o të mençur, ndoshta do të ruheni!” (El-Bekaretu, 179, sipas përkthimit të Feti Mehdiut) , kurse: “O ju të zotët e mendjes, kjo masë e dënimit është jetë për ju, ashtu që të ruheni (nga mbytja e njëri-tjetrit.” (El-Bekaretu, 179, sipas përkthimit të Sherif Ahmetit).
[61] “We’l-je’su min’all-llahi teala kufrun”, në: Ebu Hafs Umer en-Nesefij, Besimi islam sipas Imam en-Nesefiut (El-Akaid’un-Nesefijjeh), Prizren, 2003, fq. 48.
[62] Shih përgjigjen e dijetarit të madh boshnjak Husein Gjozo: Husein Djozo, Fetve – Pitanja i odgovori, Novi Pazar, 1996, fq. 130.
[63] Shahid Athar, op. cit., fq. 7.
[64] Muhammedi a. s. pohon: “Askush nga ju mos ta kërkojë vdekjen. Sepse, nëse është i mirë, ka shpresë që do të bëjë edhe më vepra të mira; e nëse është mëkatarë, ka shpresë se do të pendohet dhe të përmirësohet.” (Buhariu), sipas: Jakup Memic, Izbor poslanikovih hadisa, nr. i hadithit 1921, Sarajevë, 1985, fq. 410.                Ebu Hurejreh transmeton se Muhammedi a. s. pohon: “Askush nga ju nuk bën ta dëshirojë vdekjen për shkak të fatkeqësisë ose dëmit që e ka goditur. E nëse e dëshiron, le të thotë: “O All-llahu im, ma zgjatë jetën nëse kjo është më mirë për mua, kurse ma merrë, nëse vdekja është më we mirë për mua.” Sipas: Jakup Memic, nr. i hadithit 1922, op. cit., fq. 410.
[65] Hadithin e transmeton El-Buharij, në: Ibn-Kajjim El-Dzevzi, Poslanikova medicina,  Sarajevë, 2001/1422, fq. 23.Sh. Athar cek hadithin e ngjashëm me të parin: “O muslimanë, kërkoni shërim, përderisa Zoti nuk ka krijuar asnjë sëmundje pa krijuar një kurrim për te.” (Shahid Athar,  Euthanazia, op. cit., fq. 5.
[66] Sipas ajeteve kur’anore, Allahu është më Mëshirues se çdo krijesë (erham’ur-rrahimin).                                Edhe Jusuf el-Karadavi konsideron se eutanazia aktive është e ndaluar dhe mëkat i rëndë, pa marrë parasysh metodën (goditje elektrike, mjet të mprehtë apo me mjete narkotike dhe pa marrë parasysh se a bëhet nga mëshira ndaj pacientit apo për t’ia lehtësuar vuajtjet dhe dhembjet atij. Shih: Jusuf el-Karadavi, Suvremene fetve (Izbor), Tuzla, 1997, fq. 78 – 79.
[67] Shih: Shahid Athar, op. cit., fq. 5.
[68] Resad ef. Plojevic, Pitanja i odgovori, në: Glas islama, nr. 70, Shtator 2002, Novi Pazar, fq. 49. Krhs.: E. Avdibegovic – O. Sinanovic, REPP, DMZ, op. cit., fq. 99.
[69] Jusuf el-Karadavi, Suvremene fetve, op. cit., fq. 80.
[70] Jusuf el-Karadavi, Suvremene fetve, op. cit., fq. 80.
[71] Resad ef. Plojevic, Pitanja i odgovori, në: Glas islama, nr. 71, Tetor, 2002, Novi Pazar, fq. 44.
[72] Shahid Athar, op. cit., fq. 8.
[73] Gjendemi në udhëkryq të zgjidhjes së kulturës së vdekjes apo kulturës së jetës. Kur pacienti ndihet i shpërfillur, i tepërt, i pakujdesë, ai në gjendje të këtillë do të bëjë çmos të lirohet nga kjo barrë, por nëse ai ndihet si i dashur, ai s’do të kërkojë zbatimin e eutanazisë ndaj tij. Kërkesa për eutanazi është humbje e pësim i humbjes para së gjithash për medicinën. Shih gjerësisht: V. Pozaic, Eutanazija pred zakonom, në: www.ftidi, hr, fq. 10 –11. Shih gjerësisht për aspekte të ndryshme të medicinës dhe njeriut dhe veçant Kodeksin e etikës mjekësore: N. Ramadani, op. cit., fq. 188 – 199.
[74] Sipas: Donat Math, Eutanazija, në: www.ffzg.hr, fq. 6.Anketat tregojnë se mbështetja e eutanazisë nga ana e mjekëve rritë skepsën dhe mosbesimin e pacientëve kundrejt mjekëve.
[75] Sipas: Donat Math, Eutanazija, në: www.ffzg.hr, fq. 7; Valentin Pozaic, Eutanazija pred zakonom, në: www.ftidi, hr, fq. 11.
[76] E. Avdibegovic – O. Sinanovic, REPP, DMZ, op. cit., fq. 98.