Posts

Showing posts from October, 2017

Jahja Lluka:Nata e kristaltë(Kristallnacht)

Image
Jahja Lluka


Me 7 nentor 1938 një djalosh i ri hebrejë qëlloi për vdekje diplomatin gjerman Ernst vom Rath në Ambasadën Gjermane në Paris.

 Akti vjen si pasojë e revoltimit të tê riut si pasojë e torturave që kishte fillu të shfaq regjimi nazizt ndaj popullatës hebreje. Familja e të riut ishte dëbuar dhunshëm për në Poloni me urdhër të autoriteteve naziste.

Ngjarja bëri bujë në shtypin ndërkombêtar dhe bota që nga ajo natë u fut në panikë.Dyqanet filluan të mbuloheshin me grafite antisemite.

Ministri gjerman Joseph Goebbles urdhëroi që lajmi për vrasjen e Rathit tê jetë në të gjitha ballinat e gazatave ditore gjermane.Kjo vrajse u përdor si pretekst nga autoritet naziste për të nisur torturat dhe shfarosjen e komunitetit hebre në Gjermani dhe Evropë.

Ishte nata e 9 nëntorit të vitit 1938, kur nazistët gjermanë filluan terrorin ndaj hebrejve në Gjermani dhe Austri. Në këtë natë të kobshme për popullin hebrejë por edhe për gjithë njerëzimin u dogjën më shumë se dyqind sinagoga,u përdhos…

“…NE DESHMINE E FLORI BRUQIT RREZOHET FYTYRA E ZEZE E KRIMIT TE PANDESHKUAR…!”

Image
ZEF PERGEGA
Shkrimtari shqiptar Flori Bruqi nuk eshte vetem nje deshmues rastesor i“krimeve te pandeshkuara” te kohes se prangave dhe te genocidit te tmerrshem njerezor, i mbuluar dhe i fshehur tinezisht e djallezisht nga fraku prendimor, por ai eshte nje harkatar muskuloz qe me shigjeten e tij qellon ashper e ne shenje mbi shpirtin e lig. Shpirt qe ka kapluar syte e djallit dhe eshte ulur kudo sidomos ne ulesen e padrejte te njeriut te forte, tradhetar dhe antishqiptar.


Flori Bruqi- "DËSHMI TË KRIMIT TË PANDËSHKUAR"
Me ato c’fare kam lexuar me krijojne bindjen se Bruqi me hapin e tij u tregon shetitoreve te Prishtines dhe kalimtareve te heshtur ne boten e tyre, here-here indiferente e dikush i permbytyr ne dyfin e alkolit dhe gjinjeve jashte te nates, ngase shpejt bre bac e harruan kengen e lirise e aq me keq si uje i holluar roze, gjaku i deshmoreve po ju duket, e nje lyps ushtar i UCK-se shtrine doren me lot ne sy…se jeta e pandeshkushmerise eshte jeta e tiraneve, krimin…

Avokat Spartak Ngjela : SHBA do sjellë marinsat! Ylli Manjani: Jo nuk vijnë

Image
Avokat Spartak Ngjela mendon se amerikanët do e marrin seriozisht luftën ndaj korrupsionit në Shqipëri. “Që nga viti 1945 shqiptarët kanë jetuar në një kohë të shkuar dëm

Pse? Sepse janë drejtuar nga ligësi injorantësh që kanë dhunuar popullin e vet për një pushtet abstrakt që as vetë nuk e kanë ditur se çfarë ju duhet.

Nga Enver Hoxha te Edi Rama, shqiptarët janë drejtuar nga marrëzia që s’krijon dot asnjë vlerë kombëtare përveç shkatërrimit shpirtëror dhe material të shqiptarëve.

Më aktuale është marrëzia Berisha- Rama, të cilët, pasi u ndanë me njëri-tjetrin ashpër nga marrëzia për pushtet që kishte secili, erdhën më në fund dhe u bashkuan nga marrëzia e degraduar që të destabilizojnë Shqipërinë për të shpëtuar veten nga goditja antikorrupsion që po ju vjen nga Amerika.

Po, të dy bashkë, janë peshë shumë e lehtë. “Ngrihuni dhe bjeruni!” – iu tha shqiptarëve ambasadori amerikan njëlloj si Fan Noli në vitin 1930. Më hapur nuk bëhet, sepse kjo kuptohet: “bjeruni se na keni ne”!

Atëhe…

Zv/kryeministri dhe ministri i jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli merr konfirmimin e mbështetjes së Turqisë për Kosovën

Image
Në ditën e parë të vizitës në Ankara,Behgjet Pacolli kërkoi nga homologu turk Mevlut Cavusoglu, që Turqia të shfrytëzojë autoritetin për të kërkuar nga Serbia që të zhbllokojë linjën e interkoneksionit Kosovë-Shqipëri Ai kërkoi mbështetje nga Turqia edhe për dialogun ndërmjet dy vendeve, që sipas tij, vitin që vjen mund të ketë marrëveshje të paqes mes të dy shteteve. Pacolli kërkoi nga Turqia më shumë në Kosovë sidomos në agrobiznes, në mënyrë që vendi të mos varet nga produktet një burimore që vijnë nga Serbia. “Në Kosovë në vit hyjnë mbi 1 miliard euro prodhime ng Serbia dhe interesi i Kosovës është që të mos varet nga produktet një burimore, andaj Turqia mund ta bëjë ndryshimin”, tha Pacolli. Ndërsa kryediplomati turk, Mevlut Cavusoglu tha se Turqia do të vazhdojë të lobojë për Kosovën në arenën ndërkombëtare derisa premtoi intensifikim të raporteve ekonomike mes dyja vendeve. “Do të nxisim bizneeset tona për të bërë më shumë investime në Kosovë dhe rritja ekonomike e Kosovës ësht…

Presidenti i Kosovës, Hashim tregon se cilat ishin kërkesat e tij në takim me zëvendëspresidentin amerikan, Mike Pence

Image
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pati udhëtuar ditë më parë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku ishte takuar me zëvendëspresidentin amerikan, Mike Pence, në Shtëpinë e Bardhë. Thaçi tregoi se cilat ishin kërkesat konkrete të tij për administratën amerikane dhe çfarë përgjigje mori nga Pence

“Raportet e Kosovës me SHBA-në do të mbesin përgjithmonë speciale. Raporte të respektit reciprok, por edhe falënderuese të shqiptarëve për SHBA”, tha presidenti Thaçi, në Zona e Debatit në Klan Kosova.

“Jam takuar edhe me ish-zëvendëspresidentin Joe Biden, por natyrisht se vizita ime ka qenë zyrtare tek zëvendëspresidenti Mike Pence”.

“Administrata e SHBA-ve është e fokusuar për Kosovën dhe paqen e stabilitetin në rajonin tonë, por edhe fuqizimin e pavarësisë dhe sovranitetin e Kosovës”, tha ai.

“Fokusimi i administratës së re Trump është i tillë dhe këtë ma konfirmoi edhe Pence në takimin tonë në Shtëpinë e Bardhë. SHBA do të ketë një përfshirje më dinamike dhe të drejtpërdrejtë në dialogun …

Shqiptarët, populli ku askush nuk pyet dhe të gjithë përgjigjen

Image
Klementin Mile
Problemi më i madh i një shoqërie është paaftësia për të ngritur pyetje. Problemet e tjera – ekonomike, juridike, politike, edukative, fetare, morale – janë dytësore në raport me të. Në fakt, këto probleme të tjera përshkallëzohen pikërisht prej kësaj paaftësie. Me këtë nuk kam parasysh ato fjalitë që mbarojnë me shenjën e pikëpyetjes, pasi ato nuk janë domosdoshmërisht pyetje.

Shkrimtari italian, Italo Calvino, ka shkruar për një lloj kodi që, sipas tij, do të orientonte mijëvjeçarin e ri. Ky kod është dallimi ndërmjet legerezza dhe pesantezza, pra ndërmjet lehtësisë dhe rëndësisë. Në kuptimin kohor, e lehta është diçka e paqëndrueshme, e ikshme, variable; ndërkohë që e rënda është e qëndrueshme, rezistuese, konstante. Në kuptimin faktik e lehta shfaqet si e papërcaktuar, si ekuivoke; ndërkohë që e rënda si e përcaktuar dhe univoke.

Referuar pyetjeve dhe përgjigjeve, mund të thuhet se pyetjet karakterizohen nga rëndësia, ndërsa përgjigjet nga lehtësia. Pyetja, që të j…

Bjeshkët e Nemuna të Malit të Zi

Image
Të njohur si “Të Namuna” në shqip dhe (Prokletije) serbo-kroatisht, është e lehtë të kuptohet përse këto vargmale të padepërtueshme të Bjeshkëve të Nemuna kanë marrë këtë emër. Majat ogurzeza, të bardha me akullnaja masive ende mbajnë mbetjet e lumenjve të mëdhenj akullnajorë

Por këtu, pas zig-zagut në Shqipërinë e veriut, Kosovë dhe verilindje të Malit të Zi, ku mund të gjendet një nga panoramat më të egra dhe më mbresëlënëse të rajonit.
Unike në Ballkan, luginat e saj të sheshta janë të rrethuara nga majat e larta dhe që i ngjajnë Dolomitëve italianë, gjë që i ka dhënë një tjetër pseudonimin: Alpet shqiptare ose malazeze.

Por ndryshe nga Alpet italiane, malet Prokletije nuk janë të tejmbushura me alpinistë. Pavarësisht një nxitje turistike së fundmi, veçanërisht nga operatorët shqiptarë, alpinistët preferojnë ta bëjnë rrugën vetë. Dhe tani që pjesa jugore e vargmalit është në Via Dinarica, një udhëtim prej 1,931 kilometrash që ndërthurur së bashku shtatë vende, Alpet malazeze janë …

Tempullin më të lashtë europian, Dodonën pellazgjike e shkatërruan grekët-egjiptas

Image
Dodana ka qenë qendra fetare dhe kulturore e Epirit të lashtë e ndërtuar në trojet e një orakulli natyror të adhuruar thellë në prehistori, mbase që nga fillimi i mijëvjeçarit të II p.e.s, por sidoqoftë para shekullit të XII p.e.s, deri sa përmendet në Iliadën si Zeusi i Dodonës Pellazgjike (Homeri, Iliada, 1.233)dhe Zeusi në Dodonë- (Demosthenes, Letter 1 dhe Speeehes 18.253) nuk ka qenë e shkruar a përmendur diku

Anisa Demiraj

Ajo që vihet re është cilësimi i Dodonës si “pellazgjike” dhe jo greke si dhe i Zeusit si një perëndi specifike për Dodonën. Që Epiri ishte një territor jo grek dhe që epiriotët ishin barbarë, domethënë jo grek, këtë e kanë pohuar shumë autorë të lashtë grek ose romak që si kanë konsideruar grekët, epiriotë dhe Epirin sigurisht që se bërë pjesë të Greqisë.

Por ajo që na intereson më së shumti, pra sqarimi i çështjes e ka një argument që e mbyll këtë fakt dhe e ç’ vlerëson çdo kundërargument të proponentëve të karakterit grek të Epirit dhe epirotëve në lashtës…

Pesë shkrimtarë që duhet të lexoni, edhe pse s’do ta fitojnë kurrë Nobelin

Image
Ndërkohë që buja e Kazuo Ishiguros nuk është shuar ende, ka autorë që prej kohësh e dinin se emri i tyre nuk do të ishte dhe nuk do të shqiptohet kurrë në Stokholm. Nobeli është çmimi më i rëndësishëm në botë dhe ata kanë gjithçka për ta fituar, e megjithatë…

Borgesi, kandidati i përjetshëm shprehej se mosdhënia e çmimit ishte tashmë një traditë skandinave. Lista e atyre që nuk e kanë fituar kurrë është e gjatë dhe pothuaj të gjithë e dimë.

Mund t’i shtojmë kësaj liste edhe:

Philip Roth. Siç ndodh zakonisht fituesit variojnë nga një vend në tjetrin, nga një kontinent në tjetrin dhe pas Bob Dilanit do të kalojë shumë kohë që çmimi të shkojë në SHBA. Fakti që ia dhanë Dilanit është se ia mohuan Rothit dhe këtë vit nuk ishte as në 20 kandidatët e parë. Roth është 84 vjeç dhe nuk ka publikuar asgjë të re që nga Nemesis 2010. Disa nga librat e tij janë “Pastoral amerikana”, “U martova me një komunist”.

Margaret Atwood. Raportin Roth me Bob Dilan e gjejmë edhe tek Atwood me Alice Munro. Du…

Teoria e shkencëtarit shqiptar që provon lidhjet tona me Ilirët… Akademia serbe e ndaloi botimin e saj

Image
Teza e Nelson Çabejt: Shqiptarët, Ilirë që mbijetuan?! Shtypi shqiptar duket se i ka mëshuar fort një teze të Nelson Çabejt, tezë e cila konkurron përmes faktesh e provash shkencore, punimet e famshme të historianëve serbë mbi këtë temë, sidomos tezës së Garashaninit dhe të historianes, Fanula Papazoglu

Nelson Çabej ka shkruar disa nga vërejtjet e tij me një punim shkencor të mirëfilltë me titull “Ilirët që mbijetuan, një punim i N. Çabejt i vitit 1988, një përgjigje e autorit ndaj simpoziumit serb të organizuar nga Akademia Serbe e Shkencës dhe Arteve mbi prejardhjen e shqiptarëve. Libri në fjalë është përkthyer edhe në serbisht dhe botuar në frëngjisht me titull origjinal “Les Illyriens et les Albanais”, por që u ndalua të botohej nga Komiteti i Kulturës Serbe.

Disa nga pikat ku Nelson Çabej, një profesor i shquar shqiptaro-amerikan që ka shkruar mjaft artikuj shkencorë për botën akademike në revista të huaja, ka teza të tijat shkencore. Pikat kryesore të punimit të Çabejt që kundë…

Leibniz, albanologu që vendosi shqipen në hartën e botës

Image
Më 14 nëntor 1716 ndërroi jetë Gottfried WiIhelm Leibniz. Gjeniu i iluminizmit të hershëm karakterizon mendimin tonë edhe sot

Kur Gottfried Wilhelm Leibniz më 1646 lindi në Lajpcig si biri i një profesori, të kuptuarit shkencor ndaj botës sonë ishte mjaft i thjeshtë. Ishte në një farë mënyre e mundshme, që në kohën kur ai jetonte gjithçka njihej prej librave dhe mund të mësohej teorikisht.

Ishte koha, kur ende ekzistonin dijetarë universalë – njerëzit si Gottfried Wilhelm Leibniz, i cili pasi në moshën 21 vjeçare kishte mbrojtur titullin e doktor i shkencave juridike, vazhdonte hulumtimet edhe si historian, filozof, gjuhëtar, fizikant, matematicien dhe studionte edhe si bibliotekar, inxhnier minierash, diplomat, këshilltar politik dhe ishte aktiv edhe si themelues i akademisë.

Epoka e gjenive të shumanshëm mori fund pikërisht një shekull pas tij.

Një ndër të fundit të këtyre dijetarëve ishte Johann Wolfgang von Goethe, i cili krahas aktivitetit si shkrimtar punonte edhe si jurist e p…

Shkencëtari shqiptar zbulon se si grekët i përvetësuan perënditë Ilire

Image
Burimet greke rreth prejardhjes dhe pasardhësve të Diones janë inkonistente dhe shpesh kontradiktore. Kështu p.sh në burimet e lashta greke Afërdita del herë si bijë e Zeusit me Dionën (që tregon lashtësinë e kultit të Diones) e herë si bija e Uranus-it (Qiellit) (Grimal P. 1996), por zakonisht, por zakonisht, në mitologjinë greke është Hera dhe jo Dione grua e Zeusit (kjo e fundit del si grua e tij kryesisht në Dodonë ose e lidhur me Dodonën)

Erika Simon ka dokumentuar se sa e vështirë ka qenë futja e Diones në panteonin grek.
Ajo përmendet nga Homeri (IX century p.e.s), por nuk është e përfshirë në Teogoninë e Hesiodit (shekujt VIII-VII p.e.s), dhe është lënë jashtë panteonit dhe skemave artistike të perëndive të Olimpit grek dhe vetëm më vonë, në altarin e Pergamumit (shekulli II p.e.s), është futur ndër perënditë olimpike.
Edhe më vonë, në shekullin II p.e.s, kjo perëndi vazhdoi të konsiderohej si pjesëtare e grupi të titanëve ose bijë e një titani nga autorë të lashtë grekë, si …

Zbulimi i antropologut italian: Në Kosovë ka pasur njerëz para 12 mijë vjetësh

Image
Hulumtimet e fundit të kryera nga shkencëtari eminent botëror i artefakteve parahistorike, profesori Emmanuel Anati, dëshmojnë qartë praninë e njeriut në Kosovë në më shumë se 12 mijë vjet më parë

Gjatë eksplorimit të artefakteve parahistorike në Kosovë, projekt i iniciuar nga RTK, me ekspertin botëror të kësaj fushe, Anati, nga Italia, në rrethinën e Suharekës u identifikuan artefakte që dokumentojnë për herë të parë prezencën e njeriut paleolitik në Kosovë.

“Këto janë objekte shumë, shumë të rëndësishme, sepse nëse nuk e keni ditur deri më tani, se këtu ka pasur paleolit, kjo është prova se këtu është paleoliti”, ka thënë profesor Anati, teksa ka treguar një pjesë të bririt të drerit, i cili është përpunuar nga njeriu.

Bëhet fjalë për një pjesë të fosilizuar, më të vjetër se 12 mijë vjet, nga epoka e akullit, ka treguar Anati.

P. Kupitori: E quaj gjuhën shqipe si paragrekolatine dhe shqiptarët i quaj pellazgë

Image
Përgatiti: Valter KOXHAJ

Shumica e studiuesve që janë përpjekur të shkruajnë për shqiptarët, për greqishten e vjetër dhe latinishten, për familiaritetin apo llojin fillestar të gjuhës shqipe, ata i emërtojnë shqiptarët si pellazgë dhe i vendosin si pasardhës të drejpërdrejtë të Pellazgëve; të asaj etnie të vjetër sepse, “Pellazgët në Greqi i quajnë më të vjetrit”


1) Pellazgët janë një fis i vjetër në Greqi dhe mbi të gjitha në vendin e Eolëve

2). Por mendimet e të vjetërve për pellazgët janë të ndryshme. Fillestarë të këtyre kundërshtive duken dy dijetarët e Alikarnasit, Herodoti dhe Dionisi, të cilëve iu referohen të gjithë studiuesit e rinj. Nëse i pari thotë se Pellazgët ishin etni barabare dhe e ndryshme nga ajo greke 3), tjetri thotë se pellazgët ishin të rracës Greke nga Peleponezi i vjetër 4).
Edhe përse vërtetësia tek Herodoti sillet shumë e ndryshme nga ajo e të mëvonëve si Dionisi; sërish, të rinjtë anojnë nga mendimi i Herodotit.

Duke i dalluar Pellazgët si barbarë dhe duk…

Serbia, syri i Rusisë në Ballkan

Image
Nga Florion Metohu
Është fakt tashme që Rusia i ëahtë rikthyer garës për influencë në rajonin e Ballkanit, që për hirë të së vërtetës ka qënë historikisht zonë e interesit të saj, për shkak edhe të lidhjeve etno – kulturore me popujt sllav të Ballkanit. Sigurisht, nuk janë më sekret as investimet e mëdha që kompanitë ruse po bëjnë në rajon, sidomos në fushën e energjitikës. Por ndryshe nga kompanitë e tjera, që udhëhiqen ekskluzivisht nga arsye ekonomike, kompanitë ruse janë në radhë të parë zgjatime të aparatit shtetëror, të drejtuara nga njerëz të besuar të Kremlinit dhe në funksion të arritjeve të qëllimeve politike. Këtij dimensioni ekonomiko – politik, kohët e fundit, po i shtohet edhe një elementi ushtarak, shumë i rrezikshëm për stabilitetin e rajonit të Ballkanit.

Në mars të këtij viti, gjatë një vizite në Moskë, ministri i mbrojtjes së Sërbis, deklaroi se Presidenti rus Putin, kishte aprovuar dhurimin e 6 avionëve luftarak MiG – 29, 30 tankeve T-72 dhe 30 autoblindave model B…

Rusia në betejë për të kontrolluar hapësirën kibernetike

Image
Nga David Ignatius
The Washington Post
Ndërhyrja kibernetike e Rusisë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016 u shoqërua nga ajo që ekspertët amerikanë dhe evropianë përshkruajtën si një fushatë shqetësuese e Kremlinit për të rishkruar rregullat për hapësirën kibernetike globale.

Një projekt i një propozimi rus për një “Konventë të Kombeve të Bashkuara mbi Bashkëpunimin në Luftën kundër Krimeve të Informacionit” m’u prezantua së fundmi nga një ekspert i sigurisë i cili kishte një kopje.

Dokumenti prej 54 faqesh përfshin 72 nene të propozuar, që mbulojnë mbledhjen e trafikut të internetit nga autoritetet, “kodet e sjelljes” për hapësirën kibernetike dhe “hetimet e përbashkëta” të aktiviteteve keqdashëse. Gjuha tingëllon burokratike dhe e padëmshme, por ekspertët thonë se nëse miratohet, kjo do të lejonte Rusinë të shtrydhte hapësirën kibernetike edhe më shumë.

Konventa e propozuar e Kremlinit do të rriste aftësinë e Rusisë dhe të kombeve të tjera autoritare për të kontrolluar komunikim…

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, tha se është i lumtur që do të fillojnë dialogun e brendshëm për Kosovën, “në mënyrë që të çlirohemi nga mitet tona dhe gënjeshtrat se çdo gjë në Kosovë është e jona, por edhe gënjeshtrat se atje nuk kemi asgjë”

Image
Presidenti serb Aleksandar Vuçiq, në lidhje me shpalljen e pavarësisë së Katalonisë, ka thënë se ekziston vetëm një e drejtë ndërkombëtare, e cila nuk mund të shkelet, dhe se bashkësia ndërkombëtare ka treguar hipokrizinë duke e mbrojtur në këtë rast, por duke e shkelur në të njëjtën kohë në rastin e Kosovës.

“Sado që jemi në anën e Spanjës, e cila ka treguar një miqësi të sinqertë me Serbinë, për arsyet e veta, siç është Katalonia apo Baskia, e di se për çdo serb është e vështirë të shoh hipokrizinë zhurmshme çdo ditë, në lidhje me respektimin e integritetit territorial”, tha Vuçiq, në një konferencë shtypi, pas takimit me kryetarin e Republikës Serbe, Millorad Dodik, raporton Tanjug.

Ai theksoi se përballen çdo ditë me kërkesat e përfaqësuesve ndërkombëtarë që duhet të respektojnë integritetin e Kosovës, dhe se ju përgjigjet se Serbia e ka një Kushtetutë me të cilin nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, dhe se nuk mund t’iu dalë në ndihmë, përcjell Telegrafi.

“Kur u them se integritet…

Para kujt u betuan gjykatësit dhe prokurorët serbë?

Image
Dekretimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë nga veriu i Kosovës, ka ngritur dyshime dhe reagime për atë se si dhe në çfarë forme kanë dhënë betimin ata. Ceremonia e dekretimit dhe betimit, e mbajtur javën e kaluar, ishte e mbyllur për mediat dhe se e tillë vazhdon të komentohet në mënyra të ndryshme në Prishtinë dhe në Beograd

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, tha javën e kaluar se gjykatësit dhe prokurorët serbë nuk e kanë bërë betimin para presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, porse kanë dhënë deklaratë të veçantë dhe neutrale.


“Që të keni informacione të sakta: gjykatësit tanë nuk kanë bërë kurrfarë betimi, por kanë dhënë një deklaratë të veçantë, neutrale ndaj statusit. E vërteta është e rëndësishme”, tha Brnabiq.

Për mënyrën sesi u informuan qytetarët lidhur me betimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë të veriut, deputetët e partive politike opozitare, kanë reaguar në Kuvendit e Kosovës, duke thënë se ata nuk janë betuar sipas ligjeve dhe Kushtetutës së Kosovës.

Deputetët…