Posts

Showing posts from July, 2018

SI U NJOHA NË BURGUN E NISHIT ME ADEM DEMAÇIN

Image
Nga Ryzhdi Baloku
Në qershor të vitit 1964 zbulohet veprimtaria ilegale e dy organizatave (Lëvizja Revolucionare për Bashkimin e Shqiptarëve në krye me Adem Demaçin dhe Organizata për Bashkimin e Trojeve Shqiptare në krye me Remzi Balokun) që në atë kohë vepronin në Kosovë. UDB-a burgos veprimtarët e tyre, të cilët kishin ngritur flamujt kombëtarë shqiptarë nëpër shumë qytete të Kosovës dhe kishin shpërndarë afishe kundër regjimit të atëhershëm. Ata ishin përgatitur edhe për aktivitete militare për shkëputje nga Jugosllavia. Kah fundi i muajit gusht të atij viti përfunduan proceset gjyqësore me shpalljen e dënimeve drakonike kundra tyre. Pas një kohe i larguan nga Kosova dhe i transferuan nëpër burgje të ndryshme të Jugosllavisë së asaj kohe.

Pas këtij procesi, me prindër shkova për ta vizituar vëllain Remziun në burgun e Nishit. Aty edhe të tjerët kishin ardhur për t’i vizituar të vetët. Në momentin dhe vend kontaktin kur u takova me vëllain, kishte dalë për ta pritur motrën edhe Ad…

Adem Demaçi - një histori e ndritshme dhe e papërsëritshme atdhetarie!

Image
Njeriu ka vetëm një jetë, por ka mundësinë të zgjedhë si ta jetojë atë jetë.
Baca zgjodhi më të vështirën.


Vetëm më të guximshmit, më të drejtët, më atdhetarët e kanë fuqinë e gatishmërinë ta bëjnë këtë.
Sa pak fjalë ka gjuha për të thënë atë që duhet të thuhet sonte.
U prehsh në paqe BACA ynë i MADH!
Nëse Kosova, Shqipëria dhe shqiptarët do të bëhen si i ke dashur, menduar dhe ëndërruar Ti, sakrifica jote ka vlejtur!
Ngushëllime familjes, miqve dhe të gjithë atyre që e kanë dashur, çmuar e nderuar!

Prof.Dr.Shefkije Islamaj

Lajm i hidhur për shqiptarinë

Image
Baci ADEM DEMACI jeton ne zemrat tona!
Sot morrem lajmin e kombshem per ndarjen nga jeta te te madhit baca

ADEM DEMACI.

U nda nga jeta simboli, veprimtari dhe udheheqesi i rezistences kombetare shqiptare z.ADEM DEMACI.

Ngushellime kombit dhe gjithe atyre qe luaftuan per liri dhe pavaresi shoqerore dhe kombetare.
Baca ADEM mbetet per kombin shqiptar i pavdekshem.

Ishte per LPRK, LPK dhe UCK-ne baze e forte dhe simbol i rezistences dhe i tere punes qe bene keto organizata dhe populli shqiptar per clirimin e vendit.

Lavdi jetes dhe vepres se te madhit ADEM DEMACIT!

Lavdi!

MK

Njoftim nga LSHK

Image
Lidhja e Shkrimtarëve e Kosovës 

NJOFTIM

Anëtarët e LSHK-së nesër, e shtunë, në orën 10, në sheshin "Skënderbeu", Prishtinë, do të takohen për të nderuar shkrimtarin, politikanin e atdhetarin më të madh shqiptar, si dhe ish-kryetarin tonë të nderit Adem Demaçi në ceremoninë e lamtumirës...


Kryesia e LSHK-së 


Prof. dr. Shyqri Galica, kryetar

Lëvizja Vetëvendosje ka organizuar nisje me autobusë nga të gjitha qytetet e Kosovës për në Prishtinë për t’i dhënë lamtumirën e fundit Adem Demaçit. Me një njoftim në Facebook, Vetëvendosje ka treguar të gjitha pikat e nisjes për ditën e nesërme.

Image
“Vdekja e bacës Adem na ka prekur të gjithëve thellë në shpirt. Por edhe më shumë se kaq, jeta e vepra, rezistenca dhe dashuria e tij për këtë vend e popull, na vendos para një përgjegjësie të dyfishtë: detyrën për t’i dhënë nesër bacës Adem gjithë respektin dhe mirënjohjen tonë përmes një organizimi dinjitoz në shoqërimin e trupit të tij për në Varrezat e Deshmorëve në Prishtinë, dhe obligimin që pas vdekjes së tij ne të jetojmë në shembullin që ai la pas. Le ta kryejmë së bashku nesër detyrën e parë që kemi si komb e si shoqëri, dhe ta përcjellim këtë hero të një epoke ashtu siç i takon.

Mediat tashmë kanë bërë publike oraret për nesër si në vijim: “Të shtunën, në ora 09:00-11:00 Ceremonia Komemorative te Sheshi ‘Skënderbeu’ në Prishtinë. Në ora 11:00, kortezhi do të niset nga Sheshi ‘Skënderbeu’ deri te Varrezat e Dëshmorëve të Prishtinës në Velani.”

Lëvizja VETËVENDOSJE! i bën thirrje të gjithë qytetarëve të Kosovës, mbarë kombit shqiptar, si dhe të gjithë miqve ndërkombëtarë të …

Komb, dhe atdhe ishin dy fjalët që Adem Demaçi i thoshte pa problem në ditët e tij të fundit të jetë.

Image
Këtë e ka bërë të ditur njëri nga bashkëpunëtorët më të afërt të Adem Demaçit, Selatin Novosella në Interaktiv të KTV-së.

“Nuk ka qenë bisedë normale, ajo e fundit, kishte probleme me mbamendje por edhe me të folur. Dy fjalë nuk i përzinte kurrë, kombin, dhe atdheun. Këto janë dy fjalët e fundit që i kam dëgjuar nga ai. I ka shqiptuar shumë qartë këto dy fjalë. Ka një kohë të gjatë që përveç se me takua me ndonjë darkë. Baci për çdo ditë dobësoj. Kishte një vdekje të qetë, pa tensione”, ka thënë Novosella.

Ai thotë se e ke përjetuar mjaft rëndë shkuarjen në amshim të Demaçit, i cili thotë se ka pasur një vdekje të qetë.

“Besoj që kur njeriu i vdes kolegu i shkollës, i studimeve, punës, i biznesit por edhe i shkencës e artit është një dhimbje e thellë, prandaj ikja në amshim e njerëzve të tillë është e rëndë. E kam takuar para tre ditësh. Ka qenë në një lloj kllapie, që përcillet me gjumë jo të rregullt. Ai u shua për dhjetë ditë. Vullneti i tij për të jetuar edhe neve po na ndihmon. …

Prof.Dr.Sali Berisha jep versionin e tij për bisedimet Kosovë-Serbi, ka këtë porosi

Image
Ish kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha e ka komentuar për Indeksonline idenë e ndarjes së Kosovës apo shkëmbimin e territoreve me Serbinë në kuadër të bisedimeve mes dy shteteve.

Berisha ka thënë se çdo ide e ngjashme është e papranushme dhe se këto përpjekje destabilizuese të Serbisë duhet të dështojnë.

“Kam qenë dhe mbetem kundërshtar i prerë i çdo ideje për ndarjen e Kosovës. Jam kundër çdo diskutimi për një çështje të tillë, apo tregti territoresh. Mendoj se t’i njohesh te drejten Serbise, fuqise se humbur nga lufta, te paraqese pretendime territoriale ndaj Kosovës është në një fare mënyrë një zhbërje e qëllimit dhe rezultatit të luftës çlirimtare të popullit të Kosovës dhe Natos si dhe kapitullimit të Serbisë në këtë luftë.

Serbia nuk ka asnjë të drejtë për të pretenduar qoftë edhe një metër katror territor të Kosovës. Kosova nuk i ka asnjë borxh Serbisë, asnjë metër katror territor të saj. E kundërta është e vërtet. Republika e Kosovës është shpallur dhe njohur si shtet i …

Presidentja kroate, Kolinda Grabar Kitaroviq e ka shprehur edhe një herë përkrahjen e shtetit të saj për Kosovën.

Image
Presidentja kroate, Kolinda Grabar Kitaroviq tha se Kroacia do ta mbështesë Kosovën drejt anëtarësimit në organizata ndërkombëtare dhe në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian.

Madje sipas saj, problemi i Kosovës dallon me atë të shteteve të tjera, të cilat çështjet e tyre të brendshme i përdorin si justifikim për mos ta njohur pavarësinë e Kosovës, transmeton lajmi.net.

“Kroacia do të vazhdojë ta përkrahë Kosovën në anëtarësimin nëpër organizata ndërkombëtare, dhe në rrugën e saj drejtë anëtarësimit në BE, përkundër asaj që ende ka shtete të cilat nuk e kanë njohur Kosovën. Situata e statusit legal të Kosovës ndryshon shumë me atë të shteteve të tjera, ku vende të ndryshme e krahasojnë atë me çështje të brendshme, për arsye të së cilave ato ende nuk e kanë njohur Kosovën”, u shpreh Kitaroviq.

Kitaroviq ka folur sot edhe për marrëdhëniet e shtetit të saj me Serbinë, për të cilat tha se kanë mbetur ende shumë çështje ta pa sqaruara.

Ajo po ashtu tha se në një të ardhme mund ta vizito…

Din Mehmeti: Këndo ose vdis pa klithmë

Image
Bëhu i blertë si unë më tha bari një natë këndo derisa të vallzojnë yjet rreth diellit si fëmijët rreth zjarrit në tokë e pastaj dëgjo oshtimën pa fjalë nër botë lart do të mbesin kodrat duarthatë e gurë breg rrugëve në mendime çarë
Këndo derisa të pëlcasish si kripa në flakë vajto po të duash
kosave të egra s’do të mundesh t’u ikësh kurrë kur çmenden kohërat në furtunë…
Bari ma tregoi ëndrrën e vet: -majet më të larta e hëngrën qiellin e zjarrtë
e shteku i rrezeve kërkon veten në breg… e bregu bregun pas bregut në breg….
I bukur është vetëm zogu në fluturim që me puhin’ e krahëve të rreshk
këndo ose vdis pa klithmë…

Din Mehmeti (lindur më 1929 Gjocaj, Juniku, vdekur më 11 nëntor 2010 Gjakovë[1]), shkrimtar shqiptar nga Kosova.

Ka studiuar për gjuhë dhe letërsi shqipe në Universitetin e Beogradit. Ai ka qenë profesor në Shkollën Pedagogjike të Gjakovës.

Në mars 1999 u njoftua nga shumë burime informacioni se ai u vra nga policia serbe gjatë Luftës së Kosovës, por pas disa ditësh ky njoftim u përgënjeshtru…

Poezi e Xhemail Mustafës që ia kishte kushtuar Demaçit

Image
Adem Demaçi
Veprimtari dhe poeti Xhemail Mustafa kishte shkruar një poezi e kushtuar legjendës së Kosovës, Adem Demaçi, të cilën e kishte botuar në revistën letrare “Jeta e re”.

Poezia:
MES GRILASH – FENIKS
 Agimin e zi po e ngjyros me lotë kujtimi
Derisa këngën po e thyej nëpër fytyrën tënde
E në heshtje po tretem e fikem si jetimi
Me ndezë dëshirat e fjetura si krande
Dhe prore po zbres në sytë e rrugëve kah ti
E ëmbël është vdekja në qëllim
– Me e puthë atë dritë në horizonte që rri
Akoma i etur jam në këtë varg, i humbur në trishtim
Qetësi e natës kridhet në grila e mbërthyer
I lodhur një zog diku me krahë të thyer
Tash këngës ia thotë me afsh në gji
– I amshuar balsam në varg qëndron
Këngë ngadhënjimi lyrë e poetit shënon
Rrugët ndrit qëllimi në këtë natë plot vetmi
Xhemail Mustafa Gllamnik
– Podujevë Jeta e re, nr. 2/1972, f. 332.


Xhemail Mustafa (ka lindur më 23 gusht 1953 - vdiq me 23 nëntor 2000). Ishte gazetar, politikan, publicist, shkrimtar shqiptar dhe këshilltar polit…

At Pjeter Meshkalla S.J. (25 SHTATOR 1901 – 28 KORRIK 1988)

Image
Nga Fritz Radovani


Ai ishte!“Na nën dhé e ju mbi dhé, por na jemi ma të fortë se ju!”

 At P.Meshkalla S.J.

E njohta… Ai ishte!…

E pashë atë ditë tue predikue, me 29 prill 1967, ora 17.00
.
Ai foli e na ndigjuem se shka do me thanë me kenë në Fé të Krishtit!

Ai ishte që tha: “Unë jam Katolik!”... E kapën, e lidhën... Ai ishte që shputë i ranë. Fëtyrën me ia marrë...Në vargoj e lidhën pse në Kryqin besoi. Ai ishte...e pashë në mes tyne, në karvan të pafund... i lidhun përdore me Don Ndré Zadêjën, At Gjon Shllakun, At Giovani Faustin, At Daniel Dajanin, Don Alfons Trackin, Don Dedë Malaj, Imzot Gjinin e Bonattin, Etnit Mati Prennushi, Çiprian Nika, Bernardin Llupi, e të sa e sa Martirëve të rreshtit pafund... Përbindshit ma hovin s’ia pret asgja, veç vret, veç pret panumrim.

Edhe ndër muret e akullta të kështjellës së “lavdishme” të komunizmit të Burgut të Burrelit, do të shkruhej se, Ai ishte këtu!... Me ata hekura të ngjyeme në gjak do të shkruhej Epopeja e Atyne Martirëve të pafajshë…

Uashingtoni, të hedhë poshtë formulën serbe dhe proserbe për “këmbimin territorial” Kosovë – Serbi !

Image
Akedimik Prof.dr.Mehdi Hyseni,Ph.D


***(

Akademik Prof.Dr. Mehdi Hyseni , është Doktor i Marrëdhënieve Politike Ndërkombëtare , Bashkëpunëtor i Institutit të Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Boston të SHBA-së dhe anëtar i Akademisë së Skencave  dhe Arteve Shqiptaro-Amerikane në New York.).Redaksia "Floripress".
Mbase as historikisht, as de fakto e as de jure nuk është fjala për këmbim territoresh midis Kosovës dhe Serbisë, por për rindarjen dhe për ricopëtimin e territorit shqiptar-shqiptar të SHQIPËRISË ETNIKE në favorin e territorit dhe të shtetit të Serbisë së Madhe kolonialiste dhe neokolonialiste (1878-2018). (Shih: www.abaniapress.com/23 gusht 2009).


-Eufemizmi “këmbim bilateral” nënkupton rindarjen dhe ricopëtimin e territorit indigjen dhe gjeopolitik të Shqipërisë Etnike. Logjikisht dhe realisht, ky do të ishte edhe një problem më shumë dhe, shumë i ndërlikuar jo vetëm për shqiptarët, por edhe për mbarë Ballkanin.



Marrëveshja e Lozanës (1923)

Kjo Marrëveshje e përfunduar për …

Reagime nga SHBA, për Adem Demaçin

Image
NGA: BEQIR SINA 



"Adem Demaçin e kam takuar shumë herë në Amerikë dhe në Prishtinë, kur vizitoja Kosovën. Demaçi për ne do të mbetet gjithnjë simbol i rzistencës dhe njeri me karakter të pamposhtur.Shpirti i tij pushoftë në paqe! "shkruan Harry Bajraktari


Të shumtë ishin shqiptarët në SHBA dhe Kanada, miq, shok dhe dashamirë të tij që e mësuan me dhimbje dhe hidhërim të madh vdekjen e Adem Demaçit. Në mediat sociale ata e cilësuan vdekjen e Demaçit ditën e Enjte – 25 Korrik 2018 , si një goditje e rëndë dhe një humbje e madhe, për Kosovën.

Harry Bajraktari, një veprimtar i shquar i çështjet kombëtare, shkruan se Iku Adem Demaçi-Baca. Pas veti la Kosovën e lirë e të pavarur. Ai ishte një atdhetar e hunmanist i veçantë që do të mbahet mend gjithnjë për rezistencën e tij ndaj të padrejtave që iu bënë shqiptarëve nën Jugosllavi dhe Serbi.

Kurrë nuk u pajtua me regjimin që bëri aq shumë dhunë mbi shqiptarët, jashtë Shqipërisë Londineze.
“Për këtë rezistencën, ai u burgos dhe mb…

Nuk ngjit qimja në kadife

Image
Akademik Prof.dr. Eshref Ymeri


Këto kohët e fundit, në faqet e internetit, qenë botuar disa artikuj me sulme, të shoqëruara me shpifje dhe me sharje të pahijshme kundër një personaliteti të shquar të kombit shqiptar, kundër një historiani nacionalist me emër, siç është Akademik Prof.dr. Mehdi Hyseni.


Akademik Prof.Dr.Mehdi Hyseni,Ph.D

Dikush nga autorët e atyre artikujve, i cili e pati sulmuar dikur Akademikun dhe Profesorin e nderuar, kishte tre vjet që ishte zhdukur në humnerën e heshtjes së madhe. Por pas tre vjetësh, po me të njëjtin artikull, ai dikushi na doli nga humnera e heshtjes dhe e ribotoi në internet.



Kuptohet açik që analizat e argumentuara në internet të akademikut Mehdi Hyseni, në të cilat ai ka demaskuar shovinizmin serbokaragjoz dhe argatët e tij në krye të Kosovës, i kanë lënduar keq këta të fundit. Prandaj ata kan hedhur në veprim taborrin e shërbëtorëve të tyre të bindur. Ribotimi i atij artikulli, u shoqërua më pas edhe me artikuj të dy autorëve të tjerë, ku ngri…

Nga Flori Bruqi :Pusho i qetë bacë ,!

Image
Serbët e bënë që vitet e tij të rinisë t`i kalojë nëpër burgje. Në duart e tyre, Adem Demaçi ishte për plot 28 vite.

Ai u burgos për herë të parë nga qeveria autoritare e Josip Broz Titos kur ishte vetëm 22 vjeç. Pasi u burgos në Prishtinë, ai mbajti burg tri vite dhe më pas u lirua.


Në vitin 1963 ai bashkë me shumë miq të tij formuan “Lëvizjen Revolucionare për Bashkimin e Shqiptarëve”. Pas vetëm 2-3 aksioneve, ai në qershor të vitit 1964 arrestohet me shumicën prej organizatorëve dhe mbahet në burg për një dekadë.


Në vitin 1974 ai doli nga burgu i Pozharevcit, kohë kjo kur edhe vet Tito me komunistët tjerë e dinin se ideja dhe mundësia për pavarësi të dalëngadalshme të të gjitha njësive federale nuk ishte dhe aq e largët ose e pamundur, duke përfshirë edhe Kosovën.


Adem Demaçi ishte i ndjekur vazhdimisht për shkak të veprimtarisë së tij drejt lirisë së vendlindjes.


Ai u burgos për të tretën herë në tetor të vitit 1975.


Pas një procesi të kurdisur, Adem Demaçi do të burgosej bashkë me Rexh…

Cikël poetik nga Fiqirete Kukli

Image
Këtë mëngjes tjetër ditë...


Këtë mëngjes nuk dua të flas, por të dëgjoj... Të dëgjoj zhurmën e erës gjetheve, cicërimat e lodhura të zogjve, zhurmën e largët të makinave, ndonjë qeshje vajze afër ballkonit tim, këngën time të preferuar me volum të ulët.
Këtë mëngjes dua ti dëgjoj të gjitha bashkë, për të mos kuptuar asgjë...
Këtë mëngjes tjetër ditë...


Mall!!
E dini ku do te doja te isha tani? Tek preheri i Nenes do shtrija koken Te lija lotet atje.. Te merrja qetesine e humbur, mallin per shtepine ku u rrita Te isha,ne gjoksin e babes Ah,atje askush s'me prek Ai shpaten nxjerr kellefit Te rrija me te dy ,ne mes tyre te shtrihesha e te flisnim e te flisnim deri ne agim Ah sikur te mundesha e prehri i nenes per pak te ishte i imi, fare pak Zog te behesha e te fluturoja mbi det, te rrija ne gjoksin e babes


Shiu...

Ky shi në këtë fundkorrik, shi i zemëruar, i bie tokës së nxehtë, plot avull mbushur me zëra qiellorë të çjerrë, duke çarë retë, i përplas pa mëshirë
Këto mendimet e …