Agjencioni floripress.blogspot.com

2019/01/29

Nga Flori Bruqi : Eruditizmi publicistiko-letrar i studiuesit dhe poetit Adem (Kamber) Avdia .


Fotografia e Adem Avdia

Adem (Kamber) Avdia, ka lindur para 63 vjetëve në Kukës(14 qershor 1956).Erdhi në familje pas disa fatkeqësive të ndodhura në familjen e tij,pas vdekjes së tre fëmijve në familjen e Fejzallarëve …

Duke qenë në këto kushte ai vjen më “i brishti” ndër fëmijët, si duket edhe nga kujdesi i tepruar i familjes.

Ai ka mbaruar shkollën e mesme të përgjithshme “8 Nëntori” në Kukës dhe pas stazhit 1-vjeçar në prodhim ka vazhduar në Shkollën e Lartë të Bashkuar të Oficerëve “Enver Hoxha” në Tiranë(1976-1980).

Më 30 maj 1980 është titulluar”Oficer aktiv” dhe ka shërbyer në repartet e Garnizonit të Kukësit deri më 1 shtator të vitit 2006,kohë në të cilën ka dalë në lirim.

Tash e 13 vjet Adem Avdia e gëzon pensionin e parakohshëm si ushtarak i karrierës dhe merrët me aktivitete të tija private, si riparues i paisjeve kibernetike.

Është i martuar në vitin 1983 me Shpresa Sabri Tolën,nga fshati Buzëmadhë,Kukës me të cilën ka krijuar familje të ndritur .

Në vitin 2018 ushtaraku I karierës Adem Avdia botoi në Kukës librin e tij të parë me titull "Fejzallarët" në vështrimin tim”.Libri u pritë mirë nga lexuesi shqiptar .



Libri ka 167 faqe më një bibliografi të bollshme shkencore i cili është lëxuar dhe studiuarnga shumë studiues shqiptar dhe të huaj.

Publicisti Adem Avdia gjatë mbarështrimit të librit"Fejzallarët" në vështrimin tim” ka përdorë burime të sakta shkencore që janë të vërtetuara edhe nga hulumtuesit e Akademisë së Shkencave Shqiptare , studiuesit e gjeografisë fizike të Shqipërisë,për të dhënat historike të Krahinës së Lumës që nga Mbretëria e Dardanëve,

Mesjeta e hershme, ,Principata e Balshajve (shek.14); si dhe shumë të dhëna mjaftë me vlerë të pushtetarëve Osman të Sanxhakut të Prizrenit ; “Luftën e Telit” (1884); “Masbatës së Lumës” (1903); për Shkollën e parë shqipe të Qarkut të Kukësit të fshatit Kolesjan (1911); si dhe Shkollën e parë shqipe të fshatin Bicaj (1914); për Çetën e parë(të lavdishme) partizane të Lumës në fshatin Bicaj (1943); për Brigadën e njohur partizane të Bicajve(Brigada 24 sulmuese me 556 partizanë)një numër i të cilëve (15) dhanë jetën për liri duke u bërë dëshmorë të Atdheut mëmë.

Publicisti Avdia ka përdorur një metodologji krahasimore shkencore qoftë për regjistrimin e popullsisë që nga mesjeta në vendbanimin “Shalë”, më pas regjistrimet e vitit 1571, si pjesë e krahinës së Lumës në regjistrat kadastral të Perandorisë Osmane,sipas shënimeve të Ivan Jastrebov-it,Kurt Hasert-it,Edit Durhami-it,Robert Elsie-së.

Vend të veçantë në librin “Fejzallarë” në vështrimin tim” zejnë edhe biografitë e protagonistëve të fisit “Fejzallar” si fjala vjenë për : Zyber Fejzën ,Zyber Bajramin ,Nebi Bajramin , Avdi Bajramin ,Asllan Nebinë,Isuf Nebinë, Kamber Avdinë, ,Bajram Avdinë,Milaim Rushitin ,Ibish Milaimin , Rushit Milaimin Rrahim Milaimin ,Fuat Fejzallarin ,Bashkim Avdinëf(Fejzallari),Flora Kamber Aliajn, Adem Kamber Avdiajn,Bilal Kamber Avdiajn,Shkëlzen Kamber Avdiajn,Bajram Avdi Fejzallarin,, Ibish Fejzallarin,Ramadan Ibish Fejzallarin ,Ibish Ibish Fejzallarin,Selam Ramadan Fejzallari(Bilali),Milaim Rushit Fejzallarin,Rushiti,Ibishi dhe Rrahim Milaim Fejzallari,Lenka Zoi Fejzallari(Bakalli)Spartak Rushit Fejzallari,Xhuljeta Rushit Fejzallari,Genc Rushit Fejzallari, e shumë të tjerë.

Libri është i pasuruar me shumë fotografi,faksimile dokumentare etj.çka e bënë të lexueshëm, të kapshëm për lexuesin dhe shumë shkencor.

Është autor i shumë punimeve profesionale ushtarake si dhe i një numri të madh të punimve publicistike në shtypin e kohës dhe në internet.

Kontributi i ushtarakut profesionist Adem (Kamber) Avdia, ishte shumë i madh gjatë luftës së fundit në Kosovë.
Së shpejti, lexuesi shqiptar do ta ketë në dorë përmbledhjen me poezi  e tij  me titull”Unë dhe ti në 55 poezi “.

Ky libër me poezi është libër i shqetësimeve njerëzore dhe intelektuale,i cili lëshon alarmin për keqëkuptimin e konceptit liri dhe të abuzimit me te nga ana e klasës së ashtuquajtur politike.

“…Ta dija që jeta është kaq e rëndë
Kur shpatullat e mia të vogla
Nuk ishin të stërvitura
As për të mbajtë gogla
Ta dija se jeta ish kaq e lehtë
Sa të shtyjëedhe flladi
Kur mezi po mbaj veten
Sa keq është takati”….

( “Jeta”)

Fjala poetike e poetit Adem Avdia,nuk është vetëm një kumt i trishtë për atë që po ndodhë në atdhe dhe me atdheun e poetit,por edhe një alarm nga i cili duhet kthyer vëmendjen për të ruajtur atë që mund të ruhet dhe për të shpëtuar atë që mund të shpetohet.

Jam unë,
Ai që ti nuk e njeh.
Po!
Kam një kusheri martir
Gjakun e kish Ilir.
Gjyshi gjithmonë i pare
Shpatën në art ë larë”…

(” Fjalën tënde”)


Ndërsa në poezinë “Përse?”, pëmes një gjuhe shumë të drejtpërdrejtë,për mes një poezie plot imazh dhe figuracion poetk i tij që tregon se ky është jo vetëm mjeshtër i vargjeve , por edhe i zgjedhjeve të problemeve esenciale, duke i shpërndarë lexuesve mesazhin kulmor se diç është duke ndodhur në atdheun e tij të pllakosur :


“Do vij ndoshta
Dita,
Kurt ë fitoi
Merita.
Larg nga unë
Politika.
Jashtë meje
Elita
Sa e pres atë ditë
Kur fëmijët e mijë
Dhe gjithë ajo rini
Punën me meritë
Të pa ndikuar
Nga kjo djallo politikë”

(“Përse?”)


PoetiAdem Avdia e shkruan poezinë ashtu siç edhe e shef dhe për jeton:natyrshëm , pa hipokrizi.

Vjershat e tij janë të shkurtëra e astrofike,ai artikullon ndjenjën e dhimbjes , trishtimin ,humanizmin e tij që ia ka falur vetë jeta e tij prej intelektuali ku vetë jeton:

…”O Zot,Përendi a çfarë je!
Pse kaq të ndarë e të ndërthurur jemi
A kemi pasur nder ,a kemi fe?
A ndoshta kështu kuturu vemi.
Ku?Te kush?Të filani
Jo,ai është komunist!
Si!Te ai nuk kishte shkuar asnjani.
Jo! Se ishte kolaboracionist”…

(”Trazuar politikisht”)


Subjekti lirik i " 55 " poezive të tij është pothuaj në çdo varg vetë njeriu , ku ai e sheh, andaj edhe klith , proteston, përsiat e mediton…

“…Asnjë nuk të shan që bëre karierë
Kalove të shumtën nëpër tribuna
Asnjë mëkat kur idhullin e nderove
E bëre ,se ta donte puna.
Por kur shokun,mikun persekutove
Prishe shami, bëre tufëzimin
Për hiç fjalë goje mikun mohove
“për ideal” bëre betimin.


(“Jeto tënden”)


Vlera e “ 55”poezive tijë është transponimi i emocionit jetësor në tekstet poetike, në imazhet e fjalëve, figurave me gjetje artistike që, here-herë,të habisin me metafora të pasura dhe fjalë të reja .

Ndonës në thelb poeti lirik Adem Avdia është një krijues që më  vjetë të tëra ka asimiluar përvojen e tij të "ndrydhur" të mishëruar misi dhunti kulminate e vrojtimit më një kulturë mjaftë të begatë , të unin të tij krijues.

Pra, letërsia shqipe ,ka të bëjë , gjithsesi,më një poet, më një të ardhme të ndritur !

Prishtinë, 29/01/2019.

Pse ikën gazetarët pas debatit publik të LSHK-së "Shkrimtari dhe mediet"

Nga Flori Bruqi 

Fotografia e Flori Bruqi



Lidhja e Shkrimtarëve të Kosovës sot  më 29 janar 2019, në Institutin Albanologjik të Prishtinës, nën prani të shumë shkrimtarëve dhe gazetarëve mbajti debatin publikë  “Shkrimtari dhe mediet”.

Debatin"Shkrimtari dhe mediet" është  organizuar nën përkujdesjen e Kryetarit dhe nënkryetarës së LSHK-së :   Prof.Dr.Shyqri Galica dhe  Albina Idrizit.




Zeqir Bekolli

Zeqir Bekolli


Debati u mbajtë  duke filluar nga në orën 12:00, ndërsa  tre shkrimtar : Zeqir Bekolli,Bedri Halimi dhe Flori Bruqi   referuan   kumtesat mbi çështje që kanë të bëjnë me letërsinë, mediat, marrëdhëniet në mes këtyre dy fushave, dhe çështje të ndryshme mes krijuesve dhe mediave të shkruara,elektronike dhe Radio difuzive!


Fotografia e Flori Bruqi

Bedri Halimi

Fotografia e Flori Bruqi

Flori Bruqi dhe Zeqir Bekolli 


Fotografia e Flori Bruqi

Ne debatin e  LSHK -së  përveç kumtesave, shkrimtarëve ju dha mundësia për të diskutuar rreth temave të debatit që ishte i  lirë  ku mund ti veçojmë edhe diskutime e shkrimtarëve:

Sylejman Dërmaku,Adem Zaplluzha,Veli Veli  Behram Hoti dhe Migena Arllati .




                Shkrimtarja e mirënjohur nga Gjakova Migena Arllati ,shkurt tha:





Fotografia e Fatmir Çitaku



Fotografia e Fatmir Çitaku


Përmes referimeve dhe  diskutimeve të shkrimtarëve u potencua   roli i bashkëpunimit krijues me media.


Fotografia e Flori Bruqi

             Debati u përcoll edhe nga Agjencioni i lajmeve "Ekonomia live",
                                         "Floripress",RTV21 dhe RTK etj.


Fotografia e Flori Bruqi

Fotografia e Ismet Tahiraj
Gazetarët e pranishëm  nuk e përcollën debatin deri në fund "Shkrimtari dhe mediet" por shkuan pa i dëgjuar diskutimet e shkrimtarëve :Sylejman Dërmaku,Adem Zaplluzha,Veli Veliu Behram Hoti dhe Migena  Arllati !


Fotografia e Fatmir Çitaku

 Debati  publik i shkrimtarëve është bazuar në fakte  dhe analiza konkrete nga shkrimtarët që janë  njëherit edhe anëtarë  të  LSHK-së si dhe të njajtit më vjetë të tëra kanë  punuar në mediumet kombëtare dhe ndërkombëtare .

 





Fotografia e Flori Bruqi


Opinionet  e disa shkrimtarëve  eminent nga bota ,lidhur  temën  janë  të botuara në "Floripress " të cilat mund ti lexoni dhe vlerësoni ju lexues dhe shikues të dashur të "Floripress"-it.

 Fotografia e Flori Bruqi

Është fakt se në mungesë të kritikës letrare dhe në kushtet kur vetë shkrimtarët nuk duan më të shkruajnë për njëri-tjetrin, qoftë dhe në mënyrë kritike, siç ishte në fillimin e shekullit të kaluar (rasti Faik Konica – Naim Frashëri). 


Fotografia e Flori Bruqi

Fati i promovimit të vlerave të letërsisë ka mbetur në duart e gazetarëve të rubrikave kulturore të "Kosova sot", “Kohës ditore”, “Zërit”,"Kosovapress", “Epoka e re”,”Bota sot “ apo" RTV-21","RTK"-së  , “Koha vision”, ”TV7”,”Klan Kosova’,Tribuna kanal " ," TV Klan" , “Top Chanel”, etj.,të cilët, me gjithë vlerësimet që meritojnë, në mos për tjetër për kohën që u kushtojnë shkrimtarëve duke i intervistuar pa i lexuar librat e tyre, duhet thënë se nuk janë pjesa më e kualifikuar e gazetarisë shqiptare.....

Fotografia e Flori Bruqi

Theksojmë që gjatë ditës së sotme ishin prezent disa gazetar si fjala vjen
"Ekonomia live",RTV21 dhe RTK etj. të cilët nuk i dëgjuan kumtesat   e shkrimtardëve deri  në fund ...!


Fotografia e Fatmir Çitaku




Fotografia e Fatmir Çitaku


Një fjalë popullore thotë :
Nëse është ngrenë pitja tepsia ka mbetë.
Lexuesi i mirëfilltë mund ti shfleton dhe studion opinionet e dhjeta shkrimtarëve eminent nga trojet shqiptare dhe disapora për të kuptuar më mirë debatin.

Gazetarëve ju ofrojmë :OPINIONET DHE ANALIZAT PËR DEBATIN PUBLIK 'SHKRIMTARI DHE MEDIET " QË MUND TI  LEXOJNË  DUKE KLIKUAR NË WEB SAJTIN E ''FLORIPRESS''-IT : 

https://floripress.blogspot.com/2019/01/ne-spikame-te-lshk-se-shkrimtari-dhe.html


Në redaksinë tonë kanë arritur këto shkrime lidhur me debatin e sotëm"Shkrimtari dhe media" që po i botojmë në tërësi : 
























Gazetarët ikën.Shkrimtarët e LSHK-së debatuan dhe pat kush ti dëgjojë dhe të shkruaj për ta....




Ndërsa RTV21 sa bukur gënjen :


Shkrimtarët flasin mes vete, ofendojnë gazetarët, kërkojnë të pamundurën



© RTV21.tv

“Debat” i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës Lidhja e Shkrimtarëve të Kosovës thirri gazetarët për të ndjekur një debat. U diskutua për raportin ndërmjet shkrimtarëve dhe medieve por folën vetëm shkrimtarët, meqë në të ashtuquajturin debat nuk kishte asnjë përfaqësues të medieve. Si duket, shkrimtarët e ndikuar nga gjendja e përgjithshme shoqërore në Kosovë, patën vetëm ankesa. Kërkuan që gazetarët të jenë njëkohësisht edhe kritikë letrarë përderisa thanë se kritikët letrarë në Kosovë janë të rrallë. Madje shkrimtarët edhe i ofenduan gazetarët e kulturës duke i quajtur anëtarë të klaneve politike e artistike.

/21Media






Lexoni edhe këtë :






Ndërsa anëtari i LSHK,shkrimtari Dr.Ismet Hebibi shkruan :


SHKRIMTARI,MEDIAT DHE POLITIKA

Sikur në histori, letërsi, arte, shkenca dhe në jetë- shpiken rregullat e reja apo "thehen” rregullat e vjetra, një varg imi thotë:” poezia nuk duron rregulla të buta/poezia nuk mbijeton n’ kallype të ngurta”.

Si do ta çuanin letërsi bashkohore këtë që po e krijojmë ne- sikur të shkruanin si parardhësit dhe mësuesit tonë shkrimtar. Ata i kanë thënë më së bukuri me vargje dhe rima të kohës tyre, me ndjenja motive dhe fiziomnomi krijuese atë që është dasht ta thonë.

Ne duke i respektuar dhe mbrojtur si vlera ato,në kohë të re -duhet të hapin një rruge të re të poezisë.Një drejtim të ri- pse jo edhe një shtegtim të ri.I cili drejtim bashkohorë do të pranohet nga gjeneratat reja siq kemi pranuar ne nga parardhësit dhe mësuesit tonë shkrimtar rrugëtimin në art.
Kjo është fryme e re, fryma bashkohore e një shtegtimi poetik dhe nje stil i ri i shkruarjes së poezisë së re bashkohore.Pse jo edhe romaneve, dramave e gjinive tjera të artit bashkohorë.
Shtrohet pyetja:a është me mirë ti “imitojme” poetët e mëdhenjë apo të hapim nje shteg tjetër bashkohor në letërsi.Pra, shkurt e shqip, një rrymë të re bashkohore në letërsi.

Dhe kjo rrymë bashkohore afirmohet në fillim të viteve 70-80-ta të shekullit kaluar, dhe tani është në moshën më të mirë të pjekurisë.Këtë guxim e kanë vetëm erudititët dhe poetët e mëdhenjë bashkohorë.

Në letërsi po të mos ndodhte kjo, askush nuk do ta lexonte me kuriozitet poezinë imigj të atyre poetëve të kësaj kohe, të cilët shkrujanë si poetët e mëdhenjë të afirmuar në shekullin e kaluar,...
Sepse poezia afirmative e përparme është ajo që jemi rritur me te, dhe nëse kjo e sotmja nuk ecen në forma dhe stile të reja, nuk do të mundte të quhej poezi bashkohore e shekullit XXI.

Poezia duhet të ketë kurs dialektiko-filozofik të kohës, kuptim semantiko- artistik dhe porosi logjiko-filozofiko-humane.Ky është një artikull i shkurtë, për të hy në këndvështrimet e poezisë se sotme bashkohore, dhe në këndleximet dhe interpretimet e saj.Për këtë arsye unë dua të shpjegoi përse e shkruaj kështu poezinë. Këtë formë të re poezie e kultivoi gati 30 vite ,që nga libri i parë “Nunosje” 1980, botuar nga NGB RILINDJA, vazhoi me librin e dytë”Dritëzat e mashtrimit” botuar 1989 nga NGB RILINDJA, pastaj libri i tretë”Magjia e humorit të zi”, botuar 1995 ,"Diamantët e dashurisë" 2015 dhe kështu me radhë.

Libri i poezive ”NUNOSJE” i Ismet Hebibit, flet për talentin e autorit që t’i hetojë fenomenet poetike. Inkuadrohet në poezinë e ironisë tek ne, që merr një aspekt të ri e më të hapur nga brezi më i ri i poetëve.( IBRAHIM RUGOVA,Bota e re, 1 janar 1981).

...Me pjesët e veta më të realizuara, këtë bindje dhe këtë kërkesë tash e përforcon edhe përmbledhja e poezive”NUNOSJE”e Ismet Hebibit, e cila përqendrohet në fakte e plane të ndryshme të realitetit me qëllim të kumtimit të idesë sa më të plotë për të dhe për të fshehtat e ekzistencës dhe rrymimet brenda saj,...( XHEMAIL MUSTAFA,Rilindja, 3 janar 1981).

...Edhe bota e njëjtë e metaforizuar me mjete të njëjta, te Ismet Hebibi del me të tjera ngjyrime artistike.(…)Me fjalë të tjera, poezia e këtij poeti arrin t’i kundërvërë botës së rrumbullakët, botës atomike një tjetër, më të mirë, më subtile, atë të Orfeut.(ISMAIL BELAJ ,Fjala, 1 nëntor 1980).

...Mendoj se titulli “DRITËZAT E MASHTRIMIT” është çelës për ta kuptuar jo vetëm semantizmin e vjershave, por edhe për ta ndier disponimin poetik, emocionalitetin dhe intonacionin e vjershave,...( RAMADAN MUSLIU,Rilindja, 5 gusht 1989).

...Forma e të krijuarit poezi i të poetit dr. Ismet Hebibi, shkon duke prekur variacione moderne të poezisë europiane, të cilat janë jashtëzakonisht të qëlluar. Këto poezi nuk mund të rrudhen sepse në vete ngërthejnë artin e vlerës poetike dhe dallohen për nga rezultati i mëvetsishëm poetik në rezultatin e vlerës poetike,...( Hysen IBRAHIMI,Förslöv-Suedi , 2010-03-11).

Sepse koha e re don poezi të re, poezi që në vete ngërthen gjithçka të bukur që i duhet jetës së bukur.Ose gjithçka çka do të dëshironim nga jeta- poezia-filozofia-shkenca dhe ekzistenca e madhështisë-lirisë-mençurisë.

Këte poezi e parapëlqejnë shumë letrarë dhe lexues- dhe ka 30 vite që e aplaudojnë:si dikur poeti i ndjerë Fahredin Gunga,poeti Qerim Ujkani,kritiku dhe shkrimtari: Ali D. Jasiqi, i ndjeri kritiku i Bajram Krasniqi, redaktori Ali Podrimja, poeti Shaip Beqiri,shkrimtari Milazim Krasniqi, poeti Basri Qapriqi, ...

Dyvargëshi është stili im.Metaforat,simbolet dhe gjithë ajo që e bën magjike poezinë- i keni përpara.Shikoni me kujdes, analizoni me dituri dhe dashuri, verbi me germë të madhe e merr rolin e simbolit, kryefjalës, kallzuesit , pse jo të shkakut dhe pasojës së ndodhive të jetës dhe artit.

Poezia mund të lexohet në disa mënyra, varsisht nga shkollimi, intelektualizmi dhe erudicioni.

Po mundohem të shkruaj për të gjithë lexuesit,secili ta gjej veten- e kush dëshiron kënaqësi më shumë- duhet të thëllohet dhe do gjejë mënyrat e reja të leximit të poezisë në përgjithësi.

Poezia lexohet edhe mes rreshtave dhe kombinimeve asociative si verb, si varg, si strof, si vjershë,si mësim, si porosi, si amanet,...për jetë të begatë shpirtërore dhe për lumturinë e madhe njerzore!

Arti është jeta plotë gëzime, politikë e mirë dhe realizim i ëndrrave të bardha.Përse të mos ndodhin hap pas hapi gjitha këto mirësi dhe filozofi pozitive edhe në jetën e çdo njeriu.

Shkrimet akademike e të gjitha shkencave,arti dhe politika e mirë e kanë këtë detyrë të shenjtë- si me na lehtësuar brengat, si me na zbukuruar jetën dhe si me na bërë plotsisht të lumtur!

Verbi me germë të madhe, fillimi me germë të vogël dhe dyvargëshi stilistik është motoja dhe letërnjoftimi i poezisë time.Sikurse që është figurë dominante stilistike_ Shpirti i bardhë, metaforat mbretresha,etj!

Do të ishte mirë që secilin libër ta përcjellë kritika letrare, kritik nuk do të thotë çvlerësues, por në të vërtetë vlerësues arti dhe i krijimeve artistike.Por më se lehti është të kritikosh autorin nga qëllime të caktuara ose të dirigjuara!!!

Secili kritik duhet të ketë dije të madhe, zemër të pastërt dhe shpirtë human, e mbi të gjitha përvojë të sofistikuar me librat dhe elaborimet analitiko- kritike.Kjo do të thotë i ngritur superintelektualisht dhe i shkolluar artistikisht.Kritik i mirë është ai i cili ngritë vlera të vërteta, por edhe jep alterantivë për poetet e ri, si një varg tingëllon më bukur dhe si duken metaforat mbretëresha të një poezie të bukur.
Pra kritiku duhet të jetë poet i poetëve, shkrimtar i shkrimtarëve, filozof i filozofëve- Maestro i ditur dhe shkronjës artistik i artit bukur.

Gjitha shkrimet e bekuara si në art-shkencë-filozofi dhe jetë- dashuri- përjetësi- duhet të kene porosinë më madhështore dhe ta mbjellin pa u ndalur për gjeneratat e ardhshme formulën e madhe të lumturisë së vërtetë :si të rrojmë më bukur,më të lirë si shoqëri dhe individ,me me nderë dhe ligj, me më humanizëm dhe ta bëjmë jetën e çmuar në përgjithësi më të lumtur!

Mediat e kohës dhe politika luajnë rol kyç në afirmimin e shpejtë të shkrimtarit- dhe e kundërta e fundosin për një kohë

të shkurtër shkrimtarin e madh kur janë të shitura.

Shkrimtar, ju uroi përjetësi dhe kënaqësi artistike!

Dr.Ismet Hebibi


******
Lexoni :




Shkrimtarët kritikojnë mediet: Po merreni vetëm me politikë


PRISHTINË | 29 JAN 2019 | 13:41 | Nga Nexhmie Hyseni


Lidhja e Shkrimtarëve e Kosovës kanë organizuar debatin me temën “Shkrimtari dhe mediet”. Gjatë këtij debati mediet u kritikuan për mosvëmendje ndaj shkrimtarëve dhe sipas tyre në rend të parë e kanë marketingun dhe janë bërë pronë e politikave, raporton Ekonomia Online.Kryetari i Lidhjes së Shkrimtarëve, Shyqri Galica, shprehu pakënaqësi ndaj medieve pasi ato nuk po u kushtojnë vëmendje sa duhet rolit të shkrimtarëve“Është shkrimtari krijuesi ai që e ushqen mediumin edhe kur ka rol informues dhe në rolin tjetër argëtues.

 Shkrimtari hapësirën mediale e ka të kufizuar herë herë edhe pa të. Mediet sikur injorojnë punën”, tha ai.Shkrimtari Zeqir Bekolli tha se historia e medies daton shumë më e re se ajo e shkrimit.“Nëse i ktheheni pak historisë dhe analizojmë se historia e artit dhe të shkruarit është shumë e lashtë. Historia e medies është shumë më e re se ajo e shkrimit”, tha ai.Tutje Bekolli tha se mediet janë bërë tashmë të varura nga politika dhe profesionin e tyre e shohin si biznes, raporton EO.




“Një numër i medieve kanë rënë në duar të tregtisë, ata po e shohin vetin si biznes. Disa nga mediet janë në interesa të subjekteve politike sepse aty e kanë ekzistencën. Një medium publik është bërë rol protokollarë e që shumë pak i shërben publikut. Dikur kishte gazetarë ekstra për kulturë dhe shkrimtarë për të prezantuar dhe në këtë mënyrë publiku informohej më saktë”, tha Bekolli.

Shkrimtarja Albina Idrizi, kritikoi mediet pasi ato po merren vetëm me politikë dhe jo me vlera të tjera.“Në mediet ndikojnë kronika politike me rol punues larg strukturave gazetareske, media mundë të jetë shumë pozitive dhe të të afirmojë vlera, të zgjojë kreativitet të të rinjtë. Fatkeqësisht shkrimtari mbetet në hije”, u shpreh ajo.


PËRGATITI: FLORI BRUQI

20 vjet nga deklarata historike e Grupit të Kontaktit në Londër


Rezultate imazhesh për medlin olbrajt

 Fryma e Deklaratës së Grupit të Kontaktit nuk la vend dyshimi në vendosmërinë për të gjetur një zgjidhje  për masakren e dt.15 janarit 199 e njohur si  "Masakra e Reçakut" që  përfundimisht kishte përjashtuar mundësinë e një marrëveshjeje për paqe në bisedime të drejtpërdrejta shqiptaro-serbe, siç ishte propozuar për disa vite me radhë. 

Pas kësaj masakre, ishte rritur aktiviteti diplomatik në relacionin Uashington-NATO-Bruksel-Grup i Kontaktit, ku dhe të gjithë kishin arritur pajtimin se ideja për organizimin e një Konference duhej të kishte prioritet ndaj politikës së ultimatumeve. 

Më 29 janar 1999 Grupi i Kontaktit, i takuar në Londër në Pallatin Lancaster House, në afërsi të Pallatit Mbretëror St.James kishte dalë me 

Deklaratën historike për mbajtjen e Konferencës në Rambuje dhe kishte miratuar parimet e panegociueshme, mbi të cilat duhej të ndërtohej Marrëveshja Kalimtare për Kosovën.

 Më 30 janar Këshilli i NATO-s kishte ripërtërirë vendimin e marrë në tetorin e vitit të kaluar, duke vendosur kështu kornizë diplomatike për Konferencën.

 Fryma e Deklaratës së Grupit të Kontaktit nuk kishte lënë vend dyshimi në vendosmërinë për të gjetur një zgjidhje e për të negociuar para pranverës.

 Në Beograd natyrshëm deklarata e Grupit të Kontaktit nuk ishte pritur mirë. 

Shqipëria zyrtare nëpërmjet ambasadorit të saj në Francë, Luan Rama kishte kërkuar nga këshilltari i posaçëm i Vedrinit, i ngarkuari për Kosovën, që Shqipërisë t’i jepej statusi i vëzhguesit, gjë që nuk ishte pranuar. 

Vendosmëria për ndërhyrje ushtarake Grupi i Kontaktit i përkrahur nga Këshilli i Sigurimit të OKB-së, bashkë me NATO-n kishin qenë pjesë e lojës. 

Qeveria amerikane në veçanti kishte filluar të bënte trysni për aksion të mundshëm ushtarak për ta ndalur represionin në Kosovë. 

Kërcënimi i përdorimit të forcës në raport me Kosovën nga SHBA-ja ishte bërë që nga viti 1992. ‘’Në rast të konfliktit në Kosovë, i cili do të shkaktohej nga veprimi i Serbisë, SHBA-ja do të ishte e gatshme të përdorte forcën ushtarake kundër serbëve në Kosovë dhe në vetë Serbinë’’, i kishte shkruar kryetari i atëhershëm, George Bush, Sllobodan Millosheviqit, kërcënim ky që ishte përsëritur nga administrata e Bill Clintonit.

 Kurse, Javier Solana, sekretari i përgjithshëm i NATO-s kishte deklaruar se Aleanca në përpjekjet e veta për ta përkrahur bashkësinë ndërkombëtare që të arrihej një marrëveshje e negociuar, kishte ‘’….rishikuar planifikimin ushtarak për një vistër mundësish që të ndalej dhuna dhe të krijoheshin kushtet për negociata. 

Këto e përfshijnë edhe përdorimin e forcave tokësore e ajrore, e posaçërisht një vistër të gjerë opsionesh për përdorimin vetëm të forcës ajrore. 

Këto sigurojnë që NATO-ja të mund të vepronte me shpejtësi dhe në formë efikase po të shfaqej nevoja’’.

Lexoni këtë : 

2019/01/28

Shkrimtari dhe mediet


Fotografia e Bardha Alimeta

Fatbardha Alimeta

Shkrimtari dhe te vertetat e tij..A jemi sot ne nje nivel te duhur te krijimtarise qe i sherben kohes...

A kemi sot nje nivel te vertet profesionalizmi qofte ai i shkruar apo onlin..C.fare po ndodh me letersine tone..me prurjet e reja..A eshte mendja pushteti i katert apo eshte nje media ne sherbim te pushtetit..

Tek lexoj kumtesen e z Flori Bruqi me ngacmon ne memorjen time si ka qene letersia nder vite dhe etapa te ndryshme...

Ajo ka pesuar nje deformim dhe pse eshte me e lire per qene me e vertete sipas meje sot ajo ka me shume te paverteta nderkohe qe te gjithe e dime mire se misioni i shkrimtarit eshte e verteta...

Gjithsesi c.do kohe ka guximtaret e vet ose heronjte e heshtur sic quhen ata te cilet me shume punojne dhe mbesin ne kete jete me veprat e tyre...

Liria qe sot ne kemi ka gjithe hapesiren per te thene te verteten per te krijuar te bukuren ne art..por pak jane ata qe dine te ofrojne vlera krijuese te verteta te thjeshta si vete gjerat e bukura jane...

Nese shohim shpesh ju kthehemi poeteve te Rilindjes..Migjeni..
Lazgushi..etj poete Kadare e Agolli..i pakrahasueshem..pasi ata sollen perla ne letersine shqipe...

Sot gjendemi perballe nje kaosi midis poteve dhe pseudopoet..

Midis atyre qe letersine e kane burim te shpirtit dhe kulture dhe atyre qe jane fasad e kopje...

Pra ne kete tranzicion ku gjithshka u prek edhe arti kultura pesoi deformimet e saj. 

Por kam bindjen se shume shpejt gjithshka do te filtrohet dhe kjo do te vij me ane te masave qe duhen marre nga institucionet e kultures jo per te penguar botimet por duke mos i promovuar ato krijime qe nuk mbartin asgje produktive per shoqerine...

Arti eshte hapi i pare qe i paraprin zhvillimit te nje vendi..dhe me ane te kultures matet ecuria e tij...

Nese gjithshka behet jo per para si po ndodh por behet me pergjegjesi dhe profesionalizem nga te gjithe atehere kemi vene nje gure te rende ne themelet e kultures..

Shkrimtaret jane misionare dhe si te tille kane detyrimin te thone vetem te verteten....

Librazhd,25.01.2019.

FLORI BRUQIN E SHQETËSOJNË GJYMTYRËT E NGATHTA TË QYTETIT, GAZETARISË DHE KULTURËS KOMBËTARE

Fotografia e Flori Bruqi



ZEF PERGEGA

Ndonëse ato duhej ti shërbenin si prijtarë në të gjithë jetën e vendit, politika e sotme djallëzore ka injektuar ne to nje shiringë me një helm mpirës. 


Kultura zgjon ndërsa partia shtypë dhe sundon.

 Ne emërin e së resë u shqimb e vjetra. Erdhën e dolën në skenë si në Shqipëri e në Kosovë disa gjysëm të talentuar si thupra që thyhen e lakohen apo disa veshlepur të urtë e servilë, për tu përdorur aty ku lypset nevoja.

 Dhe ja mbërritem që një gazetar shqiptar apo kosovar e ka rrogën më te madhe se presidenti i Amerikës, kur fëmijet me kokrren e lotit ne trotuar lypin pak thërrime buke, ndërsa benzi i krytarit të partisë i spërkat me bërllokun e rrugës, i cili ia hedh dritës së syve.

E kam thënë edhe herave  të tjera se z. Flori Bruqi është një arkitekt i qytetit të kulturës kombëtare. 

Ai kur venë re se traret e fjalës së lirë, kirtikës letrare, si mjet për të lëvizur drejtë pozitivës, po kalbën nga injoranca gazetareske dhe nga njerëzit që paguhen për kulturën e karton zanin dri në kupë të qiellit. 

Kultura e libri vjen në pytje me se pakti. A po vjen koha që të themi “Ç’dreqin na duhet libri?!

 Një hamburger benë me shtrejtë se një libër. Blejmë raft për këpucet dhe për zarzavatet dhe jo për librin.

 Njeriu nuk edukohet sot nepërmjet librit, por nepërmjet celularit.

 Shkrimtarët sot po rendin për grada dhe jo për tema. 

Kritika sot është lavd për autorin dhe një darkë e majme me gosti e flluska sapuni në valle.

Gazetari i kulturës më se shumti është pa kulturë. Si mund të ketë kulturë kur ai e merr diplomën me lek?! Masterin plagjaturë!

 Investimi në kulturë është investim në identitet, pasuri e çmuar për të ardhmën, për trurin dhe mendjen e kombit, ajo ka vlerë më shumë se një ushtri. 

Një libër rrëzon një perandori. Gazetari i rubrikës se kulturës nuk merr mundimin të përgatitet. 

Madje ato kur marrin pjesë dhe komentojnë një libër  që fare nuk e kanë lexuar. 

Më së shumti shikojne recencën nxjerrin ndonjë pragraf, intervistojnë autorin dhe dy tre vetë dhe kaq. Flasin për veshjen jo për brendinë.

Në Amerikë vlerën e librit e vendos tregu. Recencat janë shumë të shkurtëra dhe koncize. 

Nuk ka gazetar në Amerikë 20-24 vjeçar. Të gjithë kanë kaluar nepër kudhrën e jetës derisa u besohet ajo detyrë.

 Gazetarët e sotëm nuk dinë të bejnë pytje. Studiot televizive kanë hyrë ne një rreth viciozë si kazane të vegjël, qe presin nga garuzhdja e  qeverisë të ua mbushin tasat si lulekuqet mbi mure.

Organizata botërore që erdhën në Shqipëri dhe Kosovë gjoja për ti mësuar gazetarët me praktikën e re të demokracisë, ngriten një rrjet puthabythas të politikës, duke qenë ne sinkron me politikat e fqinjëve për asimilimin e kulturës kombëtare shqiptare, për ta zhveshë shpirtin poetik dhe atdhetar të shqiptarit, për te ia shterr kujtesen kombëtare si kështjella e pamposhtur e kombit shqiptar.

60 televizione në Shqiperi dhe pak me pak në Kosovë, të cilët flasin vetëm për Tiranën e Prishtinën, ku vendin e parë e ze lajmi politik, nuk e thonë një fjalë për 15 milion që jetojnë jashtë shtetit, rrugëve të botës ose nen sundimin e shtetëve që shekuj e shekuj e gjakosin shqiptarin dhe kulturën e tij.

Ka ardhur koha për një kongres për kulturën dhe gazetarinë, librin dhe kritikën si manifeste shpetuese. 

Kështu e kuptojë unë shqetësimin e ngritur në një temë të atdhetarit në embrion të kulturës dhe syve të dritës se shqiptarit ,Flori Bruqit, për të përballuar sfiden e asimilimit dhe shlyrjes se virtytit kombëtar.


MOS HARRO O NJERI: SHUARJA E KUJTESËS KOMBËTARE ËSHTË SKLLAVËRI …Dhunuesit ishin dhe mbeten burgu dhe ferri ynë!


Zef Pergega
Albanian -Amerikan Institute
Autor dhe gazetar ne ADTV ne Detroit
Detroit me 23 janar 2019.

Shkrimtari dhe media

Fotografia e Rovena Toska Koci

Rovena Toska Koçi


Në 2o vjetëshin e fundit të këtij shekulli, një numër  i madh shkrimtarësh shqiptar në Shqipëri po lihën në harresë...

Dhjeta Shkrimtarët e mirëfilltë  me  vlera estetike po lihën anash... 

Me vije keq që disa shkrimtarë me librat e tyre  të botuar kanë shumë gabime drejtëshkrimore,logjike që po e devijojnë  librin në veçanti dhe artin në tërësi....

Askush prej nesh nuk lind i madh me vepra ! Poashtu  askush  prej nesh nuk mund ta fillojë botimin e librit të tij   nga hiçi ..., ndaj duhemi të ndihemi keq  kur lexuesi e neglizhon librin e  mirë ku edhe po  mungon interesi për ata libra që po e vret shkrimtarin apo poetin e vërtetë...

Po,po ! Po vritët  poeti   për së gjalli ...

Poeti është njeriu i ndjenjave, i sfidave të medha! 

Ai më madhështinë e tij  e  prekë   çdo pore të jetës,  çdo zemër tonë... 

Më të vërtetë duhet të na vije  keq  që në vendin tonë  nuk vleresohet shkrimtari i cili ja kushton kohën vetë - jetës!....  

Berat,26.01.2019.

Shkrimtari dhe mediet


Fotografia e profilit të Kristaq Turtulli

Nga Kristaq Turtulli

Krijuesi, publicisti dhe kritiku Flori Bruqi në shkrimin e tij : "SHKRIMTARI DHE MEDIA", ngre një problem mjaft të rëndësishëm. 

Me sa e kam ndjekur në vite këtë intelektual e ka shqetësuar vazhdimisht roli dhe rëndësia e medias, gazetarisë, kritikës dhe të vetë krijimtarisë letrare në përgjithësi.

Lind pyetja, a ka sot kritikë të mirëfilltë, profesionistë, të kthjellët, të ndërgjegjshëm dhe të përgjegjshëm për detyrën dhe përgjegjësinë kanë mbi supe si dhe rolin dhe rëndësinë, sot në trevat shqiptare dhe në emigracion?

 Mendoj se jo. Sigurisht ka mendime kritike për por këto nuk janë të kualifikuara që të drejtojnë mendimin dhe shijen e vërtetë artistike. Për ti dhënë audiencës kualitet dhe at të vërtetë.

 Mendimet që shkruhen dhe hidhen për librat që botohen më së shumti bëhen mbi bazën e miqësisë dhe të hatëreve dhe konsideratave personale.

 Sot ka në fluks të madh botimesh si kurrë më parë; Romane, libra me tregime, novela, libra poetike.

 Defekti i parë, mos kontrollimi i parë fillon qysh në momentin e dërgimit të librin në shtëpitë botuese.

 Botuesi nuk profesional, më të shumti as që merr vesh nga arti dhe letërsia. 

Ai e sheh librin si mall, jo vlerat artistike, por nga shuma e lekëve që afron autori, grafomani, apo shitësi i domateve. 

Botuesi nuk vret mendjen për cilësinë, por sa lekë do fitojë. Qysh prej këtij momenti fillon prishja e rregullit dhe bërjes tregti dhe jo art.

Libri botohet, kush ka miqësi me pushtetarët bën sukses, edhe pse libri është i dobët dhe pa vlerë. 

Kjo më së shumti është bërë e modës. Prandaj shumë herë flitet dhe lexuesi është larguar nga libri.

 Për mendimin tim është faji i botuesve, kritikës, grafomanëve që kanë hapur hendek të thellë midis libri dhe lexuesit duke u servire paçavure pa vlerë.

Krijuesi i vërtetë nuk ka pushtet, dhe më së shumti mezi përballon jetesën dhe kur përpiqet të botojë ndonjë libër duhet të lidhë kokën me shami për të gjetur lekë për ta botuar librin e tij. 

 Edhe pas botimit nuk e ka aq të lehtë për ta reklamuar, sespe ësht i drejtë dhe i ndershëm dhe ndjehet i hutuar. 

Përsëri këtu hyn media e ndershme dhe kritika e kualifikuar e zhveshur nga ndikimi dhe miqësia e sëmura. 

Të shohë dhe të evidentojë veprën e mirë dhe ta afrojë pranë lexuesit....

Toronto, 25.01.2019.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...