Posts

Showing posts from June, 2011

Petraq Kolovica: "Lasgushi më ka thënë...", botoi SHB "N. Frashëri", Tiranë, 1992

MONOGRAFI MBI BARDIN E POEZISË MODERNE SHQIPTARE

(Petraq Kolovica: "Lasgushi më ka thënë...", botoi SHB "N. Frashëri", Tiranë, 1992)
NgaDr. Yrjet Berisha
Autori Petraq Kolevica, disa vite pas vdekjes së Lasgush Poradecit, poetit më në zë të letrave bashkëkohore shqipe, botoi librin publicistik-monografik, titulluar "Lasgushi më ka thënë...", që krahas këtij titulli të shënuar ka edhe nëntitullin: Shënim nga bisedat me Lasgush Poradecin. I paraprirë nga një parathënie e qartë, sikundër janë të pëlqyeshme dhe të larmishme në të gjashtë kapitujt e librit, mbushur me shumë shkrime publicistike, ese, korrespondencë, fragmente poezish etj.
Qe në fillim të librit autori P. Kolovica fajëson veten përse nuk shkroi diçka të ngjajshme edhe për Mitrush Kutelin, që ishte krijues i rrallë, sikundër edhe Lasgush Poradeci, ndaj të cilit pati kujdes të jashtëzakonshëm dhe e shkroi librin në fjalë.
Në kapitullin e parë titulluar: Lasgushi në kujtime të veta, P. Kolevica shkruan…

Dritëro Agolli: "Dështaku", botoi SHB "N. Frashëri", Tiranë 1991

(Dritëro Agolli: "Dështaku", botoi SHB "N. Frashëri", Tiranë 1991)
NgaDr. Yrjet Berisha

Dritëro Agolli është njëri nga shkrimtarët më të njohur në letërsinë e sotme shqipe. Ky autor ka shkruar shumë vepra poetike, prozaike, eseistike etj. Pas romaneve "Komisari Memo", "Njeriu me top", "Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo" dhe "Trëndafili në gotë", ky autor botoi edhe romanin "Dështaku", më 1991.
Romanin "Dështaku", e shkroi pas një përvoje të gjatë në krijimin e romaneve. Padyshim se njëri ndër romanët e tij më seriozë është romani satirik "Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo", botur para njëzet vitesh, por edhe i përkthyer tash së voni edhe në frëngjisht. Ky autor është i sukseshëm edhe si poet...
Autori me romanin "Dështaku", duket se ka ndjekur një poetikë specifike, me rrëfim të gjatë e të pandërprerë. Tërësia e këtij teksti të gjatë prozaik ka ngjasime të dukshme me poetkën e përrallës shq…

Ilirian Zhupa: "Pema e ëndrrës", botoi "Rilindja " , Prishtinë , 1990.

SPROVËEKSPERIMENTUESE
(Ilirian Zhupa: "Pema e ëndrrës",botoi "Rilindja " , Prishtinë , 1990.)
NgaDr. Yrjet Berisha
PoetiIlirian Zhupa, është krijues me individualitet të veçantë. Ky autor ka botuar tri libra me poezi, në Tiranë. Një libër, në formën e zgjedhur iu botua edhe në Prishtinë titulluar: " Pema e ëndrrës" . Sapo të lexohen poezitë e këtij libri, lexuesi e interpretuesi i vemendshëm do të vërejë se teksti poetik i poetit Ilirian Zhupa ka shumë elemente të veçantë që e bëjnë të dallohet prej brezit të tij krijues. Por nëse thellohemi në këtë poezi, atëherë rrënjët e saja do t'i gjejmë të ngulitura në traditën tonë letrare, trasuar nga L. Poradeci, etj.Pastaj brenda kësaj poezie hetohet timbri burimor i vargut popullor të jugut. Elementi i tretë dhe padyshim është ai i përvojës së poezisë bashkëkohore botërore. Thënë qartë: këta tre faktorë, ose siç i quajtëm ne; elemente, ndikojnë dukshëm në diskursin e tij poetik. Shkrimi i tillë i poezisë ka ndik…

SHTATE KRIJUESE KUKESJANE

Vështrim  


Nga Dr. Yrjet Berisha,Prizren

Antologji “Para pasqyrës”, botoi K L “Anton Pashku”, Kukës, e SHB “Skanderbeg books”, Tiranë, 2004, ISBN 99943-602-8-0 (në Tiranë), f. 96, përgatiti e përzgjodhi shkrimtari P.Palushi, paparthëniene shkroi Myftar Gjana.

        Republikën e letrarve kukësjane ka tri dekada që e njoh; fillimisht përmes valëve të Radio Kukësit që atëbotë emitonte programe kulturore - artistike, që kujdes të veçantë i kushtonin poezisë, prozës e studimeve të autorëve shqiptarë. Kështu në këtë rast u kushtonin hapësirë edhe autorëve kukësjanë si: Agim Spahiut, Fehrat Cakajt, Izet Durakut, Pajazit Cahanit, Perit Palushit, Sulejman Didës etj. Sivjet mbushet një dekad që librat e këtyre autorëve nisa t’i lexoj e të shkruaj rreth tyre. Emrave të këtyre shkrimtarëve ka disa vjet që u janë shtuar edhe emrat e disa femrave krijuese kukësjane, si Ida A. Spahiu, Diana Hallaqi, Sabajeta Peposhi etj. Dhe shih habinë e mrekullueshme këtyre krijuesve sivjet në këtë f…

[Sterkala] URIME DITELINDJEN PER MIKUN TIM TE MIRE Z.FLORI BRUQI.

Image
To: sterkala@yahoogroups.com
From: luigji_61@hotmail.com
Date: Wed, 29 Jun 2011 21:27:31 +0200
Subject: [Sterkala] URIME DITELINDJEN PER MIKUN TIM TE MIRE Z.FLORI BRUQI.


I NDERUAR Z. FLORI !

TE NDERUAR MIQ E SHOKE KUDO KU JENI E KU JETONI.

SOT NE DITEN E LINDJES SE Z.FLORI BRUQI,MIKUN TIM TE MIRE,DUA NGA ZEMRA TI UROJ DHE 100 VITE TE TJERA TE LUMTUARA NE MESIN E FAMILJES SE TIJ,NE VATREN E TIJ TE NGROHTE FAMILJARE.

TEK Z.FLORI BRUQI NE TE GJITHE SHOKET E MIQTE E TIJ QE JEMI NE KONTAKTE TE VAZHDUASHME ME TE,NEPERMJET SHKEMBIMIT TE INFORMACIONIT, TEK Z. FLORI GJEJME GJITHMONE IFORMACIONIN TONE TE NEVOJSHEM,GJEJME NJERIUN QE CDO CAST ESHTE NE SHERBIM TE FJALES SE BUKUR,TE GJETJEVE NGA ME INTERESANTEVE,TE AFIRMIMIT TE VLERAVE TONA ME TE MIRA KOMBETARE.

TEK AI ESHTE MJESHTERIA E TE SHKRUARIT,RESPEKTI QE AI TREGON PER CDO GJE QE I INTERESON KOMBIT E HAPESIRES MBARE SHQIPTARE. AI ESHTE I PRANISHEM ME PENEN E TIJ,KUDO KU PULSON FJALA E EMBEL DHE E BUKUR SHQIPE,KJO GJUHE QE DESHEN TE NA E …

Ik Rama,shko në shtëpi ,me veti merri dhe breshkat...

Image
Lulzim Basha, Kryebashkiak i Tiranës: Çdo votë u numërua, unë do vazhdoj të dëgjoj zërin e qytetarëve