Posts

Showing posts from May, 2018

Leonora Bruçaj: Poezinë e kam miken më të besueshme

Image
“Vdekja e balozit” dhe “Dhembja e harresës”

“Që nga klasa e parë kam filluar të botoj poezi. Poezia ime e parë ka qenë e botuar në atë kohë në revistën “Pionieri” me titull “Mësuesja ime”. Akoma e recitoj në heshtje dhe me shumë dashuri atë poezi”.

(Intervistë: Leonora Bruçaj)

Shkruani poezi dhe prozë. Dy përmbledhjet e juaja, që janë të botuara deri tani, i përkasin kohës së viteve të ‘90-ta. Pse nuk keni botuar më?

Po, shkruaj poezi dhe prozë. Por, veten e gjej më shumë në poezi. Me poezinë jam rritur. Që nga klasa e parë kam filluar të botoj poezi. Poezia ime e parë ka qenë e botuar në atë kohë në revistën “Pionieri” me titull “Mësuesja ime”. Akoma e recitoj në heshtje dhe me shumë dashuri atë poezi. Kam botuar në vitet e ‘90-ta, periudhë që isha tërë kohën e pranishme në Kosovë. Në vitet ‘98/’99, hordhitë kriminele serbe, si gjithkund në Kosovë, dogjën edhe shtëpinë tonë në komunën e Burimit (Istogut), në të cilin zjarr u dogjën dhe shumica e shkrimeve të mia. Edhe pse nuk kam bot…

Bardha Alimeta : Harrove zërin tim

Image
Dashuri e vjeter

Oh sa larg je dashuri fshehur diku s.di E une qe pres me shpirtin qe djeg mall Oh syte e tu me fiken timin shikim Dashurine ma vrave me nje fjale Kujt tani te dua mund ti them A mundem valle syte e mi te shohin tjeter drite Ah c.plage me ke hapur dashuri e vjeter Dashuri plot zjarr Qe shpirtin ma dogje E zemren ke thare Per nje fjale tenden Do falja thesar Dashuri e vjeter Oh sa me ke vrare....
Tingull si i askujt tjeter
Harrove zerin tim Tingull si i askujt tjeter Tani te vjen nga larg Si zhurma e kembanes se vjeter Nje zhurme qe te zgjon Kujtime dhe asgje tjeter.. Ajo e fundit fjale Ajo ishte e fundit fjale E fundit qe ne thame E cuditerisht pas kesaj Si te huaj u pame Me syte e zemres qame Por lote nuk leshuam Ajo..ishte e fundit fjale Nga gjithe c.kishim kaluar..

Ne të dy!…




Në gjoksin tënd dua të rri
Te ndjej aromen që ke ti
Kur djersa trupin ta mbuloj
Të ndjej zërin të rënkoj
E klithma pas klithmash .
Ne të rrijmë të ngjitur deri në agim

Të dy
Heshtëm të dy për një çast
E fjalët tona s’di ku…

ANALIZË ESTETIKE E LAHUTËS SË MALCIS TË GJERGJ FISHTËS

Xhelal Zejneli


Ka të tillë që Fishtën e kanë cilësuar si figurën më të madhe dhe më të fuqishme të letërsisë shqiptare (shqipe) të gjysmës së parë të shekullit XX. Studiuesit si Eqrem Çabej, Benedikt Dema, Françesko Ercole, Maksimilian Lamberci, Zef Skiroi, Ernest Koliqi, Georg Shtadmyleri, Zef V. Nekaj, Xhuzepe Gradilone, Ignjac Zamputi, Tonin Çobani, Aurel Plasari etj. janë marrë me krijimtarinë letrare të Gjergj Fishtës në periudha të ndryshme: para Luftës së Dytë Botërore, pjesërisht gjatë luftës, pas luftës, d.m.th. në vitet 1945-91, si dhe në periudhën e pluralizmit politik. Siç dihet, në vitet 1945-90, krijimtaria letrare e Fishtës në Shqipërinë moniste nuk ka qenë lëndë studimi e kritikës letrare shqiptare. Në periudhën në fjalë, vepra e Fishtës është studiuar në mënyrë të njëanshme dhe me kritere jashtëletrare dhe joartistike.
Me krijimtarinë e Fishtës janë marrë studiues shqiptarë, por edhe studiues të huaj, sidomos italianë, austriakë dhe gjermanë. Sipas studiuesve të sipër…