Romanet e shkruar në Angli nën mbretërimin e gjatë të Mbretëreshës Viktoria (1837-1901) përcjellin shpesh vizionin e një shoqërie të barabartë, ku personazhe si Dorothea Bruk (protagoniste e "Middlemarch" e George Eliot-it) sakrifikojnë jetën e tyre për të ndihmuar të varfërit, ndërsa figura si ajo e Kontit Drakula përfaqësojnë çrregullimet negative të një aristokracie e destinuar me rolin e antagonistit.
Shoqëria bëhet më e mirë falë letërsisë. Rezultatet e një kërkimi amerikan: "Krenari dhe paragjykim", "Drakula" dhe "Maja të stuhishme" kanë rrezatuar vlera të altruizmit dhe të drejtësisë sociale
"Drakula" e Bram Stoker-it, "Krenari dhe paragjykim" i Jane Austen-it, "Maja të stuhishme" i Emily Bronte-së: romanet e letërsisë angleze viktoriane dhe personazhet e tyre kanë pasur - dhe vazhdojnë të kenë - ndikim rrënjësor në modelimin e shoqërisë.
Ky është përfundimi tek i cili kanë mbërritur dy studiues amerikanë Jonathan Gottschall dhe Joseph Carroll, të cilët kanë treguar se klasikët e shekullit të XIX-të nuk janë kufizuar në përshkrimin e njerëzores në përvojat e saj të shumta sociale, por kanë kontribuar në përcaktimin e vlerave të asaj epoke.
Romanet e shkruar në Angli nën mbretërimin e gjatë të Mbretëreshës Viktoria (1837-1901) përcjellin shpesh vizionin e një shoqërie të barabartë, ku personazhe si Dorothea Bruk (protagoniste e "Middlemarch" e George Eliot-it) sakrifikojnë jetën e tyre për të ndihmuar të varfërit, ndërsa figura si ajo e Kontit Drakula përfaqësojnë çrregullimet negative të një aristokracie e destinuar me rolin e antagonistit.
Vetëm disa figura rezultojnë më gri, me tipare të karakterit pozitiv apo negativ qoftë, si për shembull i vrerosuri Hedhklif dhe arroganti Z. Darsi.
Letërsia si masë e shoqërisë
Gottschall dhe Carroll, me ndihmën e një psikologu, kanë intervistuar 500 vetë për më shumë se 200 klasikë të erës viktoriane. Në veçanti u është kërkuar që të individualizojnë personazhet e romaneve, të përkufizojnë se cilët do të ishin të mirët, cilët antagonistët dhe cilat cilësitë që i karakterizonin.
Në përgjithësi, të gjithë protagonistët kanë rezultuar se i korrespndojnë një modeli tek i cili pushteti i një individi të vetëm vihet në shërbim për një të mirë të përbashkët. Ndërsa figurat negative, pothuajse gjithnjë, janë përfaqësuar nga gra dhe burra që ndjekin qëllimet duke përdorur çdo pushtet të tepruar ose ngatërresë të mundshme. Në këtë mënyrë letërsia ka funksionuar si masë ndërmjet shtresave sociale, duke forcuar dhe përkrahuar sjelljet e duhura dhe vëllazërore.
Seleksioni gjenetik
Përmes letërsisë, në shoqërinë e fundit të tetëqindës është përhapur një ndjenjë e fortë e altruizmit dhe e drejtësisë që ka krijuar mundësinë për pasjen nën kontroll dhe izolimin e indivdëve antisocialë, duke i seleksionuar pjesëtarët e shoqërisë edhe në nivel gjenetik: martoheshin dhe kishin pasardhës vetë personat e brendshëm të pranuar nga grupet sociale.
Dhe, sipas antropologut Christopher Boehm që ka bashkëpunuar për këtë studim, ndikimi i romaneve viktorianë në cilësinë e jetës së grupit vazhdon sot e gjithë ditën. Me daljen në dritë e të dhënave të këtij kërkimi, është me interes të mendosh që ndoshta edhe format moderne të narracionit, si për shembull serialët televizivë, në një farë mënyre po ndikojnë në seleksionin gjenetik të shoqërisë aktuale.
No comments:
Post a Comment