Agjencioni floripress.blogspot.com

2016/10/09

Umberto Eco: Po zhvillohet luftë, jemi të përfshirë në të

Umberto Eco: Po zhvillohet luftë, jemi të përfshirë në të
Eco ka thënë se për ISIS mund te flitet me siguri të madhe se bëhet fjalë për një formë të re të nazizmit duke përmendur vrasjet e tyre dhe synimet për të sunduar botën.

Umberto Eco: Po zhvillohet luftë, jemi të përfshirë në tëFilozofi dhe shkrimtari italian Umberto Eco i ka krahasuar xhihadistët me nazistët duke vlerësuar se edhe njëra edhe pala tjetër kanë pasur qëllimin për ta sunduar botën.

Ai ka komentuar sulmet terroriste në Paris, ku u vranë 12 persona.
"Mendoj se nuk është e drejtë të flitet në mënyrë gjeneralizuese për të gjithë myslimanët sikur që do të ishte jo korrekte të nxirren përfundime për të krishterët duke u bazuar në metodat e Cesare Borgia's i cili i ka shërbyer si inspirim Makiavelit për veprën e tij Princi" ka thënë ai për gazetën Corriere Della Sera.

Eco ka thënë se për ISIS mund te flitet me siguri të madhe se bëhet fjalë për një formë të re të nazizmit duke përmendur vrasjet e tyre dhe synimet për të sunduar botën.

"Po zhvillohet një luftë dhe ne jemi të përfshirë deri në fyt në të" ka thënë 83 vjeçari Eco.

Situatën aktuale e ka krahasuar me Luftën e Dytë Botërore, të cilën e ka përjetuar edhe vet, duke thënë se në çdo moment pritej të binte bomba. Ai ka thënë se ka frikë nga migracioni masiv i viteve të fundit.

"Para 30 vitesh kam shkruar se do të derdhet shumë gjak nëse nuk gjendet një balans i ri" ka thënë ai.

No comments:

Post a Comment

Pika kufitare në Çakorr në “pritje” të vullnetit politik, çfarë thonë nga Komuna e Pejës para protestës së paralajmëruar më 25 prill – heshtje nga ministrit

         Shkruan Akademik Flori Bruqi Qafa e Çakorriit  ose  Çakorri  është një qafë mali që shtrihet në  Alpet Shqiptare , në kufi në mes M...