2024-02-11

Plan për atentat nga Serbia ndaj Albin Kurtit në Shkup! Kryeministri i Kosovës: Kam pasur kërcënime nga individë të lidhur me Beogradin

Plan për atentat nga Serbia për të vrarë Albin Kurtin! Kështu raportojnë mediat në Kosovë, duke ju referuar burimeve nga institucione të sigurisë në Kosovë, që bëjnë të ditur se pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë të OKB-së, kanë siguruar të dhëna se nga Serbia ka përpjekje për vrasjen e kryeministrit Albin Kurtit në Shkup, ku ka qëndruar mbrëmë


1705308687_albinkurti.PNG




Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas pretendimeve se Serbia po përpiqet ta eliminojë fizikisht atë.

Kurti ka thënë se ka parë forca të shumta policore në Shkup gjatë mbledhjes që pati me partitë simotra të socialistëve, pas raportimeve se ka pasur një tentim-atentat ndaj tij.

Kryeministri Kurti, mbrëmë ka arritur në Shkup, ndërsa paraprakisht janë marrë të gjitha masat e sigurisë, në koordinim me institucionet e sigurisë së Maqedonisë së Veriut.

Siç raporton RTK-së, vlerësimet për kërcënimin e jetës së Kurtit kanë qenë serioze, duke marrë parasysh se ato kanë ardhur nga disa burime të informacionit.

I ndjeri Ismail Kadare, ose shkrimtari që i zgjati jetën regjimit komunist

Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...