2011-11-26

Vehabizmi, një kërcënim për Shqiptarinë dhe krejt Ballkanin ?


Bashkësia Islame në Maqedoni dhe autoritetet e rendit thonë se në vend janë të pranishme grupe radikale islamike, por se ato nuk paraqesin ndonjë rrezik për momentin. Kryetari i Bashkësisë Islame, Sulejman Rexhepi i cili grupet e tilla i cilëson si lëvizje politike-selefiste apo vehabiste, thotë se ato nuk gjejnë përkrahje tek besimtarët muslimanë në Maqedoni. Aktualisht të gjitha xhamitë në Maqedoni janë nën kontrollin e Bashkësisë Islame...
Muslimanët amerikanë, viktimat kryesore të akuzave për terrorizëm
Drejtori i Qendrës për studime islame dhe demokracinë në Amerikë deklaroi se muslimanët megjithë bashkëpunimin e plotë kundër terrorizimit, janë viktimat kryesore të akuzave për terrorizëm.
 Radvan Mesmuri në një intervistë me PressTV ka deklaruar se muslimanët dhe organizatat islame kanë qenë ndër të parët që kanë bashkëpunuar me organet shtetërore të vendit në luftën kundër terrorizimit, por ata përsëri akuzohen si terrorist dhe nuk janë të lirë të veprojnë në shoqërinë amerikane.

Këto deklarata të drejtorit të Qendrës për studime islame dhe demokracinë në Amerikë vijnë menjëherë pas kërkesës së Piter King, kongresmenit republikan për organizimin e një kongresi kombëtar për të shqyrtuar rrezikun e muslimanëve për shoqërinë amerikane.



Shkruan Flori Bruqi
Vehabizmi në pasqyrën e realitetit 1
Në qoftë se historinë e religjioneve dhe burimet fetare i studiojmë me seriozitet, do të kuptojmë se shumica e tyre me kalimin e kohës janë ndarë në grupe dhe sekte të ndryshme.
Edhe fetë hyjnore nuk kanë arritur t'i shpëtojnë këtij fenomeni. Me kalimin e kohës dhe me distancimin nga periudha e individëve që sollën këto fe, u shfaqën sekte dhe medh'hebe të ndryshme. Natyrisht që esenca e divergjencave dhe e diversitetit të sekteve te fetë hyjnorë buron nga mendimi njerëzor, kurse për të gjithë të dërguarit e Zotit, besimi në Zotin Një (Tevhidi) ishte parimi kryesor dhe ata kanë penguar përçarjen dhe ndarjen e njerëzimit në grupe dhe sekte. Besimi në botën tjetër dhe ringjalljen, ardhjen e shpëtimtarit, drejtësinë dhe luftën ndaj padrejtësisë janë ndër parimet e tjera të përbashkëta të feve hyjnore. Po ashtu, të gjitha fetë hyjnore kanë mendim konvergjent në atë se shpallja ka ardhur nga Zoti, i Cili është burim i të gjitha dijeve dhe mirësive. Por gjatë historisë hasim në elemente si interpretimet e padrejta nga feja, rrethanat dhe ambientet sociale dhe interesat apo qëllimet fitimprurëse që janë bërë shkak që disa persona të kenë perceptime të gabuara për fenë. Këto dallime të mendimeve me kalimin e kohës janë zhvilluar dhe zmadhuar dhe në këtë mënyrë ithtarët e feve hyjnore i kanë detyruar të përçahen në mes vete. Sidoqoftë, diversiteti sektar dhe medh'hebor, pa marrë parasysh se a ka lindur nga mendimi i gabuar i njeriut, qëllimet fitimprurëse të një personi apo të një grupi apo ka ardhur si pasojë e komploteve politike, është një realitet që nuk mund të mohohet dhe që qëndron si një re e zezë mbi fetë hyjnore. Këto sekte dhe medh'hebe të ndryshme të cilat ndonjëherë shoqërohen edhe me fanatizëm të kotë, ngjallin përçarje dhe mosmarrëveshje në fenë hyjnore, e cila është burim i unitetit dhe vëllazërisë. Kështu që, të dashur miq kemi vendosur që në disa programe t'ju njoftojmë me njërin nga këto sekte, pra vehabizmin. Ju lutemi qëndroni me ne deri në fund të programeve tona me titull 'Vehabizmi në pasqyrën e realitetit'.
Elementet e lindjes së vehabizmit, ashtu si dhe sekteve të tjera, burojnë në mendimet e themeluesit të saj. Duke patur parasysh se vehabizmi rrënjët i ka në mendimet e Ibni Tejmijes, atëherë domosdo duhet të njihemi me mendimet dhe qëndrimet e tij rreth fesë islame.
Takijudin Ahmed Bin Abdulhalim i njohur si 'Ibni Tejmije' është lindur në vitin 661 h.k. në qytetin Harran. Në shekullin 7 h.k. qyteti Harran ishte qendra e mësimit të medh'hebit Hanbeli. Ky qytet, nga i cili sot nuk ka mbetur gjë përpos disa rrënojave, gjendet në jug të Turqisë së sotme, por në atë kohë ishte qytet madhështor dhe me kulturë e civilizim të lartë. Ibni Tejmije u edukua dhe arsimua në një familje që mbi një shekull ishte flamurtare e medh'hebit Hanbeli dhe nga kjo familje ishin shkruar libra të shumtë fetarë. I ati i Ibni Tejmijes ishte jurist (fakih) i njohur i Harranit dhe njihej si 'Shejhul Beled' (Dijetar i qytetit), kurse populli i Harranit atë e njihte si ligjërues (hatib) dhe mësues i shkencave islame. Në anën tjetër, periudha e jetës së Ibni Tejmijes koincidoi me sulmin e egër të mongolëve ndaj tokave islame. Në atë kohë, mongolët me dhunë kishin arritur të pushtonin shumë rajone të muslimanëve dhe çdo ditë zgjeronin pushtimin e tyre të egër. Kështu që shumë vepra të vlefshme të shkencave islame që ishin shkruar nga dijetarë të mëdhenj muslimanë, u grabitën dhe u zhdukën nga ana e mongolëve.
Ibni Kethiri, historiani i njohur arab, shkruan: "Në vitin 667 h.k. (1269), kur Ibni Tejmije ishte në moshën 6 vjeçare, u shtua trysnia e mongolëve ndaj qytetit Harran dhe populli i këtij qyteti nga frika e një sulmi të mongolëve, u detyruan të ikin nga aty. Edhe Ibni Tejmije bashkë me familjen e tij iku dhe u vendos në Damask". Pas emigrimit në Damask, babai i Ibni Tejmijes u zgjodh drejtor i 'Darul Hadith' dhe filloi të japë mësim në këtë shkollë. Ibni Tejmije vitet e rinisë i kaloi në Damask. Ai nga i ati dhe dijetarët e tjerë hanbeli të Damaskut mësoi shkencat si: jurisprudencë islame (fikh), hadith, usul, kelam dhe tefsir dhe arriti në gradën e ixhtihadit dhe iu lejua të japë fetva (dekrete fetare). Pas vdekjes së babait, Ibni Tejmije u zgjodh në vend të tij dhe filloi të japë mësim dhe të komentojë Kur'anin e Shenjtë. Ai po ashtu iu përkushtua edhe studimit të feve dhe medh'hebeve të tjera dhe në këtë mënyrë filloi të japë fetva që ishin në kundërshtim me katër medh'hebet e Ehli Sunetit dhe medh'hebin shi'it. Ai kritikoi disa parime dhe bindje të muslimanëve, madje shkoi aq larg, saqë deklaroi se zbatimi i disa rregullave dhe parimeve është blasfemi dhe njeriun e largon nga Zoti. Prandaj dhe jeta e Ibni Tejmijes kaloi me dhënien e mendimeve të ndryshme dhe të kundërta dhe me vënien në dyshim të disa bindjeve primare të muslimanëve. Deri në vitin 697 h.k. mendimet e Ibni Tejmijes nuk ishin të njohura në mesin e muslimanëve, por pas kësaj kohe mendimet e tij filluan të shtrihen në tokat islame. Psh. po në këtë vit Ibni Tejmije shkroi një libër kundër 'Ash'arit' dhe ngjalli debate të shumta në Damask.
Ibni Tejmije veten e konsideronte selefi. Selefi do të thotë të imitosh të parët, adhurim i së vjetrës apo imitim i pakushtëzuar i paraardhësve. Por Selefije (selefizmi) është emri i një sekti që pretendon se ndjek rrugën e Pejgamberit Muhammed s.a.v.s. dhe Tabi'inëve. Tabi'inët ishin personat që kishin takuar një apo disa shokë (sahabe) të Profetit Muhammed. Selefitët janë të mendimit se të gjitha bindjet dhe parimet e islamit duhet të veprohen në atë mënyrë siç janë vepruar në kohën e sahabëve dhe tabi'inëve. Bindjet dhe rregullat e fesë duhen mësuar vetëm nga Kur'ani dhe tradita (suneti) i Profetit dhe dijetarët nuk duhet të bazohen në argumente tjera përpos asaj që ndodhet në Kur'an. Në mendimin e selefive mohohen analizat racionale dhe logjike dhe për ta vetëm teksti i Kur'anit dhe hadithit shfrytëzohet si argument. Ata në mendimet e tyre janë tepër radikalë dhe fanatikë dhe ndaj kundërshtarëve të tyre janë të dhunshëm. Ibni Tejmije me pretekstin e kthimit në Islamin selefi, jepte mendime në lidhje me çështje të ndryshme islame, sipas të cilave, shumica e bindjeve dhe parimeve të muslimanëve të tjerë viheshin në pikëpyetje, kurse shumë muslimanë përjashtoheshin nga feja islame.
Në kohën kur Ibni Tejmije shtroi mendimet dhe bindjet e tij të veçanta, u përball me një valë të gjerë kundërshtimesh, sidomos kur përshkroi Cilësitë e Zotit. Ai ishte i mendimit se Zoti ka trup dhe qëndron në lartësitë e qiellit. Ibni Tejmije ishte muslimani i parë që tha se Zoti ka trup fizik dhe në lidhje me këtë shkroi disa libra. Ai po ashtu vizitimin e Pejgamberit dhe përkujtimin e tij e quajti të ndaluar (haram) dhe Shirk (t'i shoqërosh Zotit shok). Nga bindjet e tjera të tij ishte edhe ndalimi i lidhjes/bashkimit (tevesul) me evliat dhe njerëzit e zgjedhur, sepse sipas tij ky veprim nënkuptonte bashkim apo lidhje me dikë përveç Zotit. Ibni Tejmije ishte kundër meremetimit të varrit të Profetëve dhe evlijave dhe po ashtu ndalonte ndërtimin e xhamive pranë varrezave, madje tërë këto veprime i konsideronte Shirk. Por këto mendime të tij u bënë shkak që shumë dijetarë muslimanë të radhiten kundër tij. Ata nuk ishin të gatshëm të dëgjonin fjalët e një personi që thoshte se Zoti ka trup dhe Atë e përshkruan me cilësi të njerëzve të zakonshëm. Dijetarët muslimanë duke patur parasysh konceptet Kur'anore, të cilat Zotin e përshkruajnë si diçka tej materies fizike dhe jashtë perceptimit të logjikës së njeriut, shkruajtën libra të shumtë në kundërshtim me bindjet e Ibni Tejmijes. Ata po ashtu nga gjykata kishin kërkuar që të gjykonte mendimet dhe bindjet e tij devijuese. Por me gjithë këto kundërshtime, Ibni Tejmije vazhdonte të këmbëngulte në mendimet e tij. Ai kundërshtarët i konsideronte jo besimtarë (qafira) dhe në veprat e tij atyre ju drejtohet me fjalë fyese dhe nënçmuese.
Në histori tregohet se në vitin 703 h.k kur Ibni Tejmije kishte lexuar veprën 'Fusul Hikem' të Muhjidin Ibni Arabiut, mistikut të madh musliman, atë e kishte cilësuar si një vepër kundër bindjeve dhe mendimeve të tij. Prandaj dhe shkroi librin 'Al Nusus Alel Fusus' në kundërshtim të veprës së Ibni Arabiut dhe në këtë mënyrë mohoi dhe mallkoi atë dhe ndjekësit e tij. Ummeti islam vazhdimisht shqetësohej dhe njehej i fyer nga mendimet dhe bindjet e veçanta të Ibni Tejmijes, sepse ato fyenin bindjet e shenjta fetare të tyre. Si rezultat i kësaj, në vitin 705 ai u gjykua dhe u dënua me internim në Egjipt. Ibni Tejmije në vitin 707 u lirua nga burgu dhe pas disa viteve u kthye në Damask dhe përsëri filloi me propagandimin e mendimeve dhe bindjeve të tij. Në vitin 721 përsëri u dënua me burg dhe më 20 Dhil Hixhxhe, 728 ndërroi jetë derisa po vuante dënimin në burg.
Natyrisht që mendimet e Ibni Tejmijes rreth çështjeve të fesë islame përveç kaosit , konfuzionit, fyerjes e mohimit të shumicës së bindjeve dhe parimeve të muslimanëve, nuk kishin asnjë influencë tjetër. Por përgjigjet e argumentuara të dijetarëve muslimanë ndaj tij shkaktuan shuarjen e lëvizjes së Ibni Tejmijes, lëvizje kjo e cila nuk mbillte gjë tjetër përpos dhunës dhe urrejtjes në mesin e muslimanëve.


 28 tetor, 23 vjeçari Mevlid Jashareviq hapi zjarr ndaj Ambasadës Amerikane në Sarajevë, duke plagosur një polic boshnjak para se të ndalej nga forcat e sigurisë.
Edhe pse avokati i Jashareviqit pretendon se klineti i tij ka vepruar i vetëm, sulmuesi me armë zjarri është identifikuar si anëtar i një lëvizjeje vehabiste – sektit islamik që buron dhe mbështetet nga Arabia Saudite dhe që predikon armiqësi karshi njerëzve të religjioneve të tjera, përfshirë mylsimanët e tjerë.
Incidenti tërheq vëmendjen për problemin e rritjes së vehabistëve në Bosnjë, ndërsa nënvizon problemin e ekstremizmit mysliman në Ballkan, me të cilin po kërcënohen qeveritë lokale, sikurse edhe interesat ndërkombëtare.
Analistët si: Shtefen Shvarc, Esad Hesimoviq, Anes Alliq dhe Vllado Azinoviq, kanë tërhequr, për vite me radhë, vërejtjen për kërcënimin nga vehabistët. Një varg sulmesh, përfshirë vrasjen e një polici katolik të Kroacisë më 1996, janë ndërlidhur me vehabistët.
Disa vehabistë ishin burgosur në vitin 2008 dhe 2009 për planifikimin e sulmeve terroriste mbi monumentet katolike dhe forcat e Bashkimit Evropian në Bosnjë.
Në korrik të vitit 2010, një grup i vehabistëve dyshohej të ketë qenë i përfshirë në bombardimin e një stacioni të policisë në Bugonjo, nga i cili u vra një polic, ndërsa u plagosën disa të tjerë.
Me origjinë nga qyteti me shumicë myslimane, Novi Pazari, në rajonin e Sanxhakut në Serbi, Jashareviq së fundmi kishte kaluar kohë në bashkësitë vahabiste në Vjenë dhe Gorna Maoca – vendbanim në një pjesë të Bosnjës, i cili ishte në qendër të kontrolleve të vazhdueshme anti-terroriste.
Ai pat qenë i burgosur për plaçkitje të armatosur në Vjenë në vitin 2005, ndërsa u pat arrestuar në vendlindjen e tij më 2010 pas vringëllimit të një thike në prani të ambasadorit amerikan në Serbi.
Lëvizja vehabiste i ka vënë rrënjët e saj te një pjesë e vogël, por e zëshme e popullatës myslimane në Bosnjë. Grupi vlerësohet se përfshin diku 3 mijë njerëz nga 1.4 milion myslimanët. Ata kryesisht jetojnë në fshatra të izoluara, në të cilat vlejnë rregullat strikte myslimane.
Burrat mbajnë mjekrra dhe pantollona të shkurtra dhe femrat janë të mbuluara – në kundërshtim të dukshëm me shumicën e boshnjakëve që cilësohet të jenë myslimanë të moderuar.
Prania e lëvizjes vehabiste në Bosnjë daton në luftën civile në Jugosllavi ndërmjet viteve 1992 dhe 1995, e cila përfundoi me ndërhyrjen e NATO-s dhe nënshkrimin e Marrëveshjes për Paqe të Dejtonit.
Konflikti ishte i komplikuar për shkak të përfshirjes së tri palëve etnikisht të ndara: serbëve ortodoksë, kroatëve katolikë dhe myslimanëve.
Bashkësia kryesisht e pambrojtur e myslimanëve nuk ishte në gjendje t’i përballonte sulmet e militantëve të armatosur mirë të serbëve të Bosnjës.
Në këtë situatë të pashpresë u mundësua ndikimi i madh i vehabizmit, si për shembull nga muxhahedinët dhe agjencitë myslimane të ndihmës -përfshirë Fondacionin Ndërkombëtar për Bamirësi, të financuar nga Al Kaida.

Shumë nga këto mbetën në Bosnjë, ku siguruan mbështetje materiale për bashkësinë e shkatërruar myslimane, por ndikuan gjithashtu ideologjikisht në të përmes vehabizmit.
Falë mbështetjes ndërkombëtare, vehabistëve iu mundësua ta ndryshojnë agresivisht rrymën mendore të bashkësisë myslimane në Bosnjë. Dy figura i kanë udhëhequr këto përpjekje: Jusuf Barqiq dhe Mohamad Porka – që të dy hoxhallarë boshnjakë.
Vehabistët në Bosnjë kanë pasur sukses për të demonstruar se, ndonëse në numër të vogël, ata paraqesin një kërcënim – veçanërisht për xhihadin e promovuar.
Do të ishte e mençur sikur autoritetet boshnjake dhe bashkësia ndërkombëtare t’i monitorojnë për së afërmi lidhjet ndërmjet vehabistëve në Bosnjë, Sanxhak dhe rrjetet e mëdha ushtarake.

Pa i kushtuar një vëmendje të shtuar këtij kërcënimi që po rritet në rajon, sulmi i 28 tetorit padyshim se nuk do të jetë i fundit.

Arabia Saudite shpenzon qindra milionë dollarë në mënyrë që nëpërmjet grupeve të reja të islamike radikale të zgjerojë urrejtjen ndaj Perëndimit dhe për të rekrutuar luftëtarë të rinj për xhihadin në Afganistan, shkruan Sunday Times.

Gazeta transmeton pohimet e zyrtarëve të Mqedonisë se islamikët fundamentalistë kërcënon të destabilizojë Ballkanin. Po ashtu, kjo gazetë konstaton se fraksionet fanatike të vehabive, që financohen nga sauditët, hyjnë në konflikt me komunitetin e matur tradicional mysliman.
Fundamentalistët financojnë ndërtimin e xhamive dhe madje japin nga 400 dollarë në muaj ithtarëve të tyre, nga të cilët pritet të lëshojnë mjekra, kurse gratë e tyre të bartin ferexhe.
Sipas kësaj gazete, autoritetet e Maqedonisë pohojnë se janë duke mbikëqyrur deri në 50 vullnetarë të Al Qaedas, të rekrutuar për të shkuar në luftë në Afganistan.
Dokumentet e besueshme, të cilave u referohet gazeta londineze, tregojnë se disa organizata humanitare islamike, për të cilat dyshohet se merren me shpëlarjen e parave dhe financimin e terrorizmit, po zgjerohen në Ballkan në mënyrë aktive.
Krerët e Bashkësisë Islame në Maqedoni kanë konfirmuar se disa xhami u janë marrë dhunshëm nga ana e grupeve radikale, kurse në to janë vendosur imamë të rinj, duke shtuar se mësimi vehabist është krejtësisht i huaj për traditën lokale myslimane.
Autoritetet maqedonase vlerësojnë se BE-ja dhe Amerika nuk e kanë kuptuar se çfarë problemi paraqet fundamentalizmi islamik në rritje në Ballkan, shkruan më tej gazeta, dhe shton se gjatë bastisjeve të fundit në Bosnjë e gjetiu janë gjetur disa arsenale armësh.

Vehabizmi rryme shkaterruese dhe ekstremiste

Në Maqedoni, sipas Uashington Postit, “pushteti i radikalizmit islam që vazhdimisht rritet shkakton përçarje në komunitetin islam të vendit duke zhvilluar luftë për pushtet brenda BFI-së mes besimtarëve të zakonshëm dhe atyre të cilët i përkasin sektit Vahabist”, transmeton ‘Koha e Re’.
Gazeta prestigjioze amerikane ka publikuar gjatë fundjavës një analizë mbi islamin radikal në Ballkan, ku theks të veçantë i është vënë Maqedonisë.
“Një video e publikuar on-line, në të cilën përmes këngës lavdërohet Osama Bin Laden ka shpalosur një realitet brengosës: Islami radikalist i All Kaedës dhe talebanëve po merr hovin e zhvillimit në Ballkan. ‘O Osama, shkatërroje armatën Amerikane. O Osama,(ng)rite nderin e Muslimanëve’ kanë kënduar në gjuhën shqipe, një grupë meshkujsh nga Maqedonia, në një video të postuar në You Tube vitin e kaluar e cila është vënë re nga mediet në Maqedoni në gusht të këtij viti. “ Në Shtator të 2001shit ti fitove fuqinë. Ne të gjithë lutemi për ty’, vijon teksti i këngës. Edhe pse shumica e Shqiptarëve të Maqedonisë janë myslimanë, ata në përgjithësi kanë qenë sekularë”, shkruan gazeta. Mirëpo aktualisht, ekspertët shohin një radikalizim të rritur në suaza të Bashkësisë Islame në vend, posaçërisht pas konfliktit të armatosur të vitit 2001 mes shqiptarëve të vendit të cilët përbëjnë çerekun e popullatës prej 2.1 miljon banorë dhe forcave të shtetit maqedonas.
Në qendër të çështjes qëndron sekti Vahabist, një sekt më strikt i Islamit i cili më i përhapur është në Arabinë Saudite dhe praktikohet nga Bin Ladeni dhe talibanët.
“Vahabizmi në Maqedoni, në Ballkan dhe Europë është bërë më agresiv në 10 vitet e fundit.” ka thënë Jakub Selimovski, kreu i edukimit islamik në Bashkësinë Fetare Islame në Maqedoni. Ai ka deklaruar se Vahabistët po instalojnë prezencën e tyre në Maqedoni në të cilën më parë nuk kanë operuar dhe se “ ata janë në Bosnjë, këtu, Kosovë, Serbi, Kroaci dhe kohën e fundit janë paraqitur edhe në Bullgari”
Në Maqedoni, sipas Uashington Postit, “pushteti i radikalizmit islam që vazhdimisht rritet shkakton përçarje në komunitetin islam të vendit duke zhvilluar luftë për pushtet brenda BFI-së mes besimtarëve të zakonshëm dhe atyre të cilët i përkasin sektit Vahabist”.
“Një rrymë shkatërruese, radikale dhe ekstremiste është paraqitur me një qëllim të marrë përsipër drejtimin e bashkësisë islame fetare,” tha Selimovski.
Sipas gazetës, autoritetet në Maqedoni ngurrojnë të konfirmojnë ndonjë kërcënim të islamit radikal në vend. Por një zyrtar i Qeverisë, duke folur në kushte anonime për shkak të ndjeshmërisë së temës, i ka pranuar Uashington Postit se “grupet radikale dhe pasuesit e tyre janë duke u ndjekur nga afër.”
Siç rikujton gazeta, vitin e kaluar, tre vëllezër shqiptarë me prejardhje nga Maqedonia së bashku me një jordanez, një turk dhe një shqiptar të Kosovës që jetojnë në SHBA – kanë bashkëpunuar në një komplot me qëllim për të sulmuar bazën Fort Dix të ushtrisë së SHBA-së në New Jersey. Sulmi i paramenduar nuk u realizua në bazën e cila përdoret kryesisht për të trajnuar rezervistët e SHBA-së që nisen për në Irak.
“Maqedonia është pjesë e koalicionit ndërkombëtar në luftën kundër terrorizmit dhe ajo nuk mund të përjashtohet nga përgjegjësia për të vëzhguar dhe për t’iu përgjigjur çdo aktiviteti të mundshëm apo shfaqje të terroristëve,” tha zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme Ivo Kotevski.
Myslimanët e zakonshëm i kanë thënë gazetës amerikane se sekti vahabist tani kontrollon pesë xhami në Shkup edhe pse Bashkësia Fetare Islame e ka pezulluar njeriun të cilin ata pretendojnë se është kreu i sektit, Ramadan Ramadani, si imami i xhamisë Isa Beg në Shkup, dhe ia ka ndaluar atij organizimin e faljeve të namazit.
Por Ramadani, i cili ka nisur një peticion me të cilin kërkon mbështetës për të kthyer udhëheqjen e tij, kundërshton çdo akuzë për radikalizëm duke thënë se kundërshtarët e tij frikojnë popullin pa nevojë.
”Ata kanë nevojë për emrin tim që të kenë dikë për të trembur njerëzit”, tha Ramadani për gazetën amerikane Uashington Post. “Unë nuk di ndonjë individ apo struktura këtu që mund të përkufizohen si Vahabist. Kjo është një përpjekje politike e etiketimit dhe stigmatizimit të njerëzve që duan reforma”. Ramadani ka këmbëngulur se bashkësia islame në Maqedoni nuk ka asgjë të bëjë me këngën online mbështetëse të Bin Ladenit, dhe mohoi raportimet e medieve maqedonase se ishte lëshuar në xhami atje. “Bin Laden nuk është asgjë për myslimanët në Maqedoni,” tha Ramadani. “ Ai nuk është heroi ynë” shtoi ai.
Ramadani: Stigmatizohen ato që duan reforma
Por Ramadani, i cili ka nisur një peticion me të cilin kërkon mbështetës për të kthyer udhëheqjen e tij, kundërshton çdo akuzë për radikalizëm duke thënë se kundërshtarët e tij frikojnë popullin pa nevojë. “Ata kanë nevojë për emrin tim që të kenë dikë për të trembur njerëzit”, tha Ramadani për gazetën amerikane Uashington Post. “Unë nuk di ndonjë individ apo struktura këtu që mund të përkufizohen si Vahabist. Kjo është një përpjekje politike e etiketimit dhe stigmatizimit të njerëzve që duan reforma”.
Selimovski: Një rrymë shkatërruese
“Vahabizmi në Maqedoni, në Ballkan dhe Evropë është bërë më agresiv në 10 vitet e fundit” ka thënë Jakub Selimovski, kreu i edukimit islamik në Bashkësinë Fetare Islame në Maqedoni. “Një rrymë shkatërruese, radikale dhe ekstremiste është paraqitur me një qëllim të marrë përsipër drejtimin e bashkësisë islame fetare”, tha Selimovski

Vehabizmi, një kërcënim në Ballkan?

Në 28 tetor 2011-të në Bosnjë Hercegovinë u krye një aktivitet i papritur terrorist. Mevlid Jashareviç, me origjinë boshnjake, me armë në duar eci rreth 40 minuta në drejtim të ambasadës së SHBA-së në Bosnje Hercegovinë dhe hapi zjarr duke trembur njerëzit rreth e qark. Jashareviçi u arrestua pasi u plagos në këmbë dhe u deklarua të ishte anëtar i sektit fetar vehabi. Pas kësaj, ekzistenca e grupeve vehabi në Ballkan rifitoi aktualitet, nëse përbën ose jo një kërcënim për sigurinë në rajon.
Në periudhën e Luftës së Ftohtë, myslimanët në Ballkan u izoluan së tepërmi nga zhvillimet e fundit në botën myslimane, por arritën të mbrojnë botëkuptimin islam, të mësuar që nga osmanët dhe të praktikuar prej qindra vjetësh. Së fundmi në ditët e sotme, shumica dërrmuese e myslimanëve në Ballkan, janë të lidhur me besimin fetar sunni hanefi. Përveç kësaj, në Shqipëri janë të përhapur bektashinjtë, kurse në rajonin e Dobruxhasë janë të përhapur edhe alevitë gjithashtu.
Rezultati më i dukshëm i ekzistencës së repartit Al Myxhahit, që kishte luftuar në luftën e Bosnjes ndërmjet viteve 1992-1995, institucioneve jo-përfituese të vendeve arabe, që kanë aktivitetin e tyre në Ballkan dhe disa individëve, që morën arsimin fetar në vendet arabe, është fillimi i ekzistencës së sektit fetar vehabi në Ballkan. Vehabitë janë persona të një besimi fetar, që kanë bërë tyrin ato që kanë mësuar nga Muhammed bin Abdul-Vahhabi dhe që përkufizohet si vehabizëm, i cili është shfaqur në shekullin e 18-të dhe që është përhapur gjerësisht në gjeografinë islame. Personat në fjalë, me qëllim për të zbehur vendin dhe rëndësinë e tyre në historinë e islamin besojnë se atyre u thuhet vehabi, dhe për këtë arsye në vend të vehabisë, preferojnë ta quajnë veten selefi.
Vehabinjtë i shohin ata që nuk janë si vetja e tyre si “myslimanë të dobët”. Kurse qëllimet e tyre primare janë krijimi i mundësisë për rikthim në “islamin origjinal” dhe përhapja e kësaj në të gjithë anët e botës. Në këtë kontekst ata janë të besimit se islami duhet “pastruar”, reformuar dhe me këtë rrugë duhet rikthyer në rrënjët e vjetra. Si pasojë e qëndrimeve të ngjashme me këto janë në përplasje me botëkuptim islam në Ballkan dhe me institucionet fetare në rajon.
Po ashtu si në shembullin e xhamisë së Mbretit Fahd nga Bosnja Hercegovina, të ndërtuar me ndihmat e dhuruara nga Arabia Saudite, edhe nëpër xhamitë e tjera nën kontrollin e vehabinjve, praktikisht unioni islam i vendit në fjalë nuk ka asnjë ndikim. Kurse me qëllim që të infiltrohen akoma edhe më shumë ndërmjet myslimanëve në Ballkan, vehabinjtë janë munduar që disa xhami ti shtinë në dorë me rrugën e forcës dhe ka pasur raste kur kanë rrahur edhe imamin e xhamisë. Për më tepër, nëpër disa vende të Ballkanit, vehabinjtë nuk i respektojnë autoritetin e Unionit Islam dhe përveç të tjerave nuk marrin parasysh diturinë dhe specializimin e imamëve gjithashtu, gjë që shkakton tensione herë pas here.
Besimi vehabi i importuar në Ballkan, është i huaj edhe për nga ana kulturore e myslimane në rajon. Për këtë arsye besimi në fjalë mundi të ndikojë vetëm disa grupe të vogla. Myslimanët në rajon, shumica e quajnë veten “myslimanë evropianë” dhe me frikën se mos prishet ky imazh nuk e fshehin shqetësimin e ndjerë nga ekzistenca dhe shfaqja e vehabinjve në rajon.
Në komunikatën e një mbledhjeje të realizuar nga përfaqësuesit t unioneve islame të vendeve të Ballkanit në mars 2011-të në Shkup, ishte tërhequr vëmendja për përbërjen e një kërcënimi ekstremizmi fetar, fakti i ekzistencës së disa grupeve vehabi në rajon, që e vazhdonin ta mbanin veten me mbështetje nga jashtë. Përveç të tjerave, pasi u cilësua se anëtarët e grupeve islamike në fjalë, janë përpjekur që prej 15 vjetësh, që të infiltrohen nëpër institucionet shtetërore, politikanëve u është bërë thirrje që të mos e mbështesin këtë gjë.
Nëse flasim për ata që nuk janë myslimanë, në gjeografinë e Ballkanit, fjala vehabi, përveç ekstremizmit fetar, mund të shihet të përdoret edhe si një sinonim i terrorizmit. Për këtë arsye në media, jepen lajme në lidhje me rritjen e islamit radikal si pasojë e ekzistencës së grupeve vehabi në rajon, dhe se kjo gjë përbënte një kërcënim si për sigurinë e rajonit, po ashtu edhe të Bashkimit Evropian.
Ministrja e Serbisë Ivica Daxhiç mendon se Ballkani është shndërruar në një rajon të rëndësishëm, që i siguron ushtarë grupeve islamike. Kurse Ministri i Jashtëm i Izraelit, Avigdor Liberman, ekstremisti i djathtë, flet për rrezikun e përhapjes së “rrjetës botërore të xhihadit” edhe në Ballkan. Në të kundërt të kësaj, Kryetari i Misionit Policor të BE-së në Bosnje Hercegovinë, Stefan Feller, është i mendimit se ekzistenca e grupeve vehabi në Ballkanin Perëndimor nuk përbën ndonjë kërcënim terrorizmi për sigurinë e Evropës apo për atë të të gjithë botës.
Sipas Prof. Dr. Reshit Hafizoviçit nga Fakulteti i Teologjisë së Universitetit të Bosnje Hercegovinës, një pjesë e vehabinjve jetojnë një jetë të qetë dhe nuk dëmtojnë askënd, kurse një pjesë tjetër fshihen pas fesë dhe në praktikë realizojnë veprime, që nuk kanë asnjë lidhje me fenë. Bërja e një diferencimi të tillë për vehabinjtë nëpër Ballkan, ndoshta duket të jetë qëndrimi më i drejtë, sepse forma ekstremiste e vehabizmit, mund ti shtyjë anëtarët e këtij sekti për të kryer ngjarje dhune dhe mbase aktivitete terroriste gjithashtu. Por është e gabuar dhe jo inteligjente të thuhet se mësimet e përgjithshme të këtij sekti i shtyjnë njerëzit drejt rrugës së terrorit. Po ashtu si nuk mund të fajësohet asnjë fe për disa aktivitete, po ashtu nuk mund të mbahen përgjegjës edhe sekte apo komente të ndryshme të lidhura me këtë fe.

Vjena – çerdhja e vehabistëve në Evropë!

Kryeqendra austriake konsiderohet si një nga qendrat për kultivimin dhe promovimin e vehabizmit në mesin e diasporës të fesë islame.
Mevlid Jashareviq, autori i sulmit të djeshëm terrorist kundër ambasadës amerikane në Sarajevë, ishte involvuar në këto qarta nga Vjena, ku po jetonte me familjen e tij dhe se ai më pas i ishte bashkuar celulës qendrore të vehabistëve në Gornja Moaça në Bosnjë.
Policia austriake ka në shënjestër të gjitha organizatat ku tubohen të rinjtë, kryesisht studentë mysliman nga vendet e Ballkanit.
Gazeta vjeneze “Standard” në një hulumtim të saj ka shkruar se vehabizmi është i zhvilluar në mesin e diasporës boshnjake, e cila ka përfshirë rreth saj edhe mysliman nga vendet e tjera të rajonit, por edhe shteteve arabe.
Myslimanët nga Sanxhaku dhe Bosnja janë udhëheqësit e grupacioneve, të cilët si cak të përfitimeve kanë studentët e huaj, duke i ofruar atyre ofertë konkrete, përfshirë edhe atë materiale.
Një student shqiptarë në Vjenë shpjegon për agjencinë e lajmeve INA se ka edhe disa studentë shqiptarë që janë përfshirë në këto grupacione, dhe e kemi të qartë se ata e bëjnë këtë fillimisht për përfitime materiale, duke u ballafaquar me kushtet e rënda për studim që ofron Vjena.
“Unë njoh studentë të tillë, të cilët kanë ardhur nga familje shqiptare dhe që kanë kultivuar fenë tradicionale, por që kanë rrëshqitur dhe u janë bashkëngjitur këtyre grupeve. Celulat vehabiste veprojnë në çdo komunitet ku nuhatet se ka mysliman, ndërsa ato janë aktivë edhe nëpër universitetin e Vjenës dhe fakultetet, ku vijon gjuetia pas studentëve me fe myslimane, të cilët joshen dhe ofrohen si vëllezër, duke u rreshtuar më pas në taboret e tyre”, rrëfen studenti shqiptar për agjencinë e lajmeve INA.
Sipas tij, shumica e tyre që ndikohen janë nga Maqedoni, por ato pranojnë sektin duke pasur për synim që të zgjerojnë rrjetin edhe në vendin e lindjes.Vehabizmi në pasqyrën e realitetit – 3
Një pjesë e madhe e studentëve shqiptarë refuzojnë të jenë pjesë e këtyre qarqeve, të cilat funksionojnë siç thuhet në mënyrë tejet të organizuar dhe sofistikuar.
Në një raport të Ministrisë së Brendshme austriake theksohet se brenda diasporës boshnjake është formuar një grupacion që i përket vehabistëve, një lëvizje neofundamentaliste.  Sipas raportit, qëllimi i këtij grupacioni është rekrutimi i gjeneratës së re të emigrantëve mysliman kryesisht nga Ballkani, por të cilët janë lindur dhe rritur nëpër vendet evropiane, por gjithashtu janë në shënjestër edhe studentët që qëndrojnë për studime. Si qendra kryesore të këtyre grupacioneve janë Vjena dhe krahina në pjesën e Austrisë së Epërme. MPB austriake theksojnë se këta njerëz dhe grupe janë të kujdesshme dhe veprojnë nën heshtje, duke mos shkelur asnjëherë ligjin dhe rendin publik. 


Bullgaria ka shprehur alarmin lidhur me përhapjen e sektit të vahabizmit në radhët e besimtarëve mysliman në këtë vend.

Afër 13 për qind të popullsisë së këtij vendi janë mysliman, ndërsa Bullgaria tashmë është edhe njëri ndër vendet me përqindje më të lartë të popullësisë së këtij konfesioni në kuadër të BE-së.
Gjatë pesë viteve të fundit në këtë vend, kryesisht në vendbanime fshati janë ndërtuar më shumë se 150 xhamia të reja. Shqetësim për Qeverinë e këtij vendi është mbështetja e fuqishme financiare nga organizatat islamike që kanë si qendër vendet islamike, kryesisht Arabinë Saudite.
Shërbimi informativ bullgar dyshon se imami i një xhamie në fshatin Sarnicë, Said Mutlu është pjesëtarë i organizatave radikale islamike. Por ai ka mohuar se predikon islamizmin radikal dhe vlerëson se akuzat janë absurde.
“Është vetëm një fe islame dhe një rrugë e vërtetë. Nuk mund të kuptojmë se çka është radikale ajo që ne po bëjmë, kur po tentojmë që të aplikojmë një vetëdije të re, të pastër dhe religjioze”, theksoi imami Said.
Shërbimi informativ bullgar ka zbuluar se në pjesën më të madhe të xhamive ka shkolla. Një shkollë e tillë në një xhami u urdhërua për tu mbyllur, pasi që ajo ishte financuar nga organizata Al Vak fal Islami nga Holanda, e cila është e ndaluar për shkak të pjesëmarrjes në sulme terroriste.
Udhëheqësit fetar të Bashkësisë Fetare Islame në Sofje kundërshtojnë dyshimet e shtuara lidhur me radikalizmin e fesë. Kryetari i këtij komuniteti, Mimin Birali thekson se ka tentime për radikalizim, mirëpo sipas tij, ato vijnë nga jashtë.
“Ne jemi qytetarë lojal të vendit tonë, edhe pas shtypjes që kemi pësuar gjatë regjimit komunist”, theksoi myftiu.
Javën e kaluar në qytetin Pazarxhik filluan hetime dhe operacione të fshehta policore tek disa imam nëpër fshatrat e banuar me mysliman, ndësa janë vënë në shënjestër edhe kryetarët e komunave. Lidhur me këto operacione nuk janë dhënë detaje, mirëpo ato po hetohen lidhur me mundësinë e lidhjeve me strukturat radikale.
Myslimanët në Bullgari janë kryesisht ata që i përkasin kombësisë turke dhe një pjesë e ashtuquajtur si pomakë, gjegjësisht bullgar të islamizuar. 



Hulumtimi dhe studimi historik dhe doktrinar i vehabizmit pa tjetër kërkon qasje kryesisht nga disa aspekte kryesore :


Politik

Raportet e ngushta të vehabistëve me dinastinë e familjes Saud dhe me qeveritë apo dinastitë dhe individët me ndikim në vend, fqinjësi dhe jashta rrethit, asaj që e quajmë dar’ul-islam (shtëpia e islamit) ;


Nacional-çlirimtar

Vehabizmi arriti të rritet nga një lëvizje fetare (sekt) në lëvizje politike dhe nacional-çlirimtare kundër dominimit të huaj, kryesisht i manifestuar kundër turqve;


Fetar

Kësaj lëvizjeje i parapriu një lëvizje tjetër, ajo e Ibn Tejmijes në shek. XIV, dhe e nxënësit të tij Ibn Kajjim El-Xhevziut, të cilën Muhammed Ibn Abdulvehhabi e ndoqi në masën më të madhe të mundur. Lëvizja e vehabistëve për herë të parë futi në përdorim edhe shprehjen selefije (selefizmi), në kuptimin që do ta bartë deri në ditët e sotme, e ai është jomedhhebizmi. Deri atëherë dijmë për selefi salihinët, të cilët janë ndekur nga të gjitha medhhebët e gjithëpranuara.


Prejardhja

Themelues i vehabizmit është Muhammed Ibn Abdulvehhabi, i lindur në vitin 1115 hixhrij / 1703 në vendin Ujejneh, afër Riadit, në Nexhd, oazë, e cila atëherë jetonte në mirëqenie të qëndrueshme. Rrjedh, edhe nga ana e babait edhe nga ana e nënës, nga një familje e njohur, Temim ibn Murr ibn Adnan, e cila ka dhënë kontribut për Islam-in gjatë historisë. Nga babai i tij, i cili në atë kohë ishte kadi hanbelit në fshatin e tij, ka mësuar fikhun hanbelij, pastaj tefsirin, hadithin dhe shkencat tjera fetare në mënyrën klasike mesjetare. Në moshën dhjetëvjeçare u bë hafidh iKur’anit. Mendohet se ai gjatë qëndrimit në Iran dhe Irak u bë ekspert i Sufizmit. Mirëpo, me kalimin e kohës, pak nga pak, ra në kontakt me veprat e Ibn Tejmijes dhe të nxënësit të tij, Ibn Kajjim El-Xhevziut, të cilët do të bëjnë ndikim të pakthyeshëm në mendjen dhe shpirtin e Muhammedit të ri. Pastaj, udhëtoi në MekëMedinëHixhazIhsa në Gjirin Arab, në Basra shkoi më 1724 dhe kaloi katër vjet kurse në Bagdadpesë vjet, pastaj në MosulDamaskKurdistanHemezanIsfahanKum dhe Kairo. Nëpër këto vende ai kaloi mbi 12 vite duke mësuar, pos fushave fetare, edhe filozofinë dhe Sufizmin. Gjatë kësaj kohë thuhet se ai edhe u martua.
Ibn Abdulvehabi mësoi nga shumë mësues por më të njohurit janë : shejh Abdullah ibn Ibrahim Nexhdi, shejh Muhammed Hajat Sindhi dhe Shejh Muhammed Mexhmui. Mësuesit e Muhammed Ibn Abdulvehhabit janë të shumtë dhe do të na çonte larg numërimi i tyre. Disa burime, të pakonfirmuara, theksojnë se Ibn Abdulvehhabi në fillim ka mësuar literaturën dhe jurisprudencën hanefite. Pas kësaj, ndoshta në vitin 1152 h./1739Muhammedi erdhi në vendlindje në krahinën Nexhd, jo në vendlindje, por në Hurejmli, ku ishte vendosur babai i tij, për të mbajtur ligjërata publike dhe për t’i plasuar idetë e tij. Mirëpo, nuk hasi në mirëkuptim dhe në përkrahje te bashkëqytetarët e tij, madje thuhet edhe nga babai i tij, shejh Sulejman ibn Alijj. Disa dijetarë pohojnë se suksesi i Ibn Abdulvehhabit në Hurejmli ishte më i madh sidomos pas vdekjes së babait të tij, sepse ai deri atëherë ishte nën hijen e autoritetit të babait të tij. Pasuesit e tij mendojnë se shkaku i kësaj indiference të masës ndaj ideve të tij ishte prapambetja dhe moszhvillimi i vendit dhe dominimi i supersticionit dhe risive të shumta, kurse kundërshtarët mendojnë se mësimi i Muhammed Ibn Abdulvehhabit ishte tejet i ngurtë, puritanist dhe i dhunshëm, me karakter retrograd dhe konservatist, në vend të urtisë dhe këshillës. H. Laoust thekson se pas debaklit që pësoi dhe largimit të Ibn Abdulvehhabit nga Hurejmliu, ai shkoi në Ujejne, ku qëndroi rreth katër vite dhe ku korri fitoret e para. Pohohet se këtu fillimisht i ndihmoi emiri i Ujejnes, Uthman ibn Ma’mer, i cili tok me të theu varrezat dhe ekzekutoi një lavire. Mirëpo Muhammed Ibn Abdulvehhabi, pas pak nga emiri i Ahsait i erdhi një letër emirit të Ujejnes që ta mbyt shejhAbdulvehhabin. Ky nuk e mbyti por i dha mundësi të shkojë në cilin drejtim të dëshirojë ai.
Duke e ndier rezistencën e fuqishme, Ibn Abdulvehhabi u largua nga ky vend dhe shkoi në veri të Riadit, në fshatin Der’ijje, në vendlindjen e princit saudit. Pas shumë bisedimeve e dakordimeve, lidhi marrëveshje me familjen saudite, me mbretin Muhammed ibn Saudin, në vitin 1744, me kusht që të qëndrojë në vendin e familjes saudite, kudo që të vendoset ajo. Pas vendosjes së Muhammed Ibn Abdulvehhabit në Der’ijjeh dhe pas mirëpritjes së tij nga shumica e besimtarëve në këtë vend, përveç katër familjeve, të cilat e lëshuan vendin në shenjë mospajtimi dhe rezistence. Si kundërshpërblim, princi me pushtetin e tij do ta ndihmojë shejhun dhe lëvizjen e tij. Ky bashkëpunim vazhdoi edhe pas vdekjes së tyre, kështu që në vitin 1792, djemtë e të dy palëve u dakorduan ta vazhdojnë marrëveshjen e prindërve të tyre. Ky bashkëpunim, si asociacion i dinastisë saudite dhe fundamentalizmit vehabit, vazhdon dhe dominon edhe deri në ditët tona.
Është interesante se në këtë marrëveshje janë bashkuar fuqia e pushtetit politik dhe fuqia e besimit, që është rast i rrallë në botën myslimane që nga koha e hulefai rrashidinëve. Këtë fakt hulumtuesi rus D. B. Malisheva në mënyrë metaforike e përshkruan si vijon : “Ata së bashku, njëri me predikime, tjetri me shpatë, kontribuuan në përhapjen e mësimit të ri...”. Për këtë arsye edhe kjo lëvizje ka gjetur përkrahës në botën myslimane, por edhe dëshpërim kur nuk shfrytëzohet fuqia e pushtetit dhe fuqia e besimit për arritje edhe më të mëdha. Muhammed Ibn Abdulvehhabi vdiq në vitin 1206 h./1792, në moshën 89 vjeçare. Lëvizja e tij ishte në rritje dhe sukseset ishin të njëpasnjëshme. Pas vetes la shumë djem dhe shumë nxënës, të cilët do ta vazhdojnë idenë e tij. Ai vetë deri në ditët e sotme mbeti teoricient i shkollës me plotë kuptimin e vet[1].


Emërtimi i lëvizjes

Emërtimi vehabij rrjedh nga vetë emri i themeluesit. Fillimisht kjo lëvizje u quajtë vehabij nga kundërshtarët e tyre në botën myslimane, por më vonë ky emërtim mbeti në përdorim, por u përdorë edhe nga evropianët. Vetë pasuesit e vehabizmit mendojnë se termi vehabij ka filluar të përdoret për ta nga disa grupe devijante, sidomos nga shi’itët dhe sufistët. Mirëpo, vehabistët vetveten e quajnë Muvehhidun (unjësues, unitarist) dhe pasues të ehli sunnetit, respektivisht pasues të medhhebit hanbelij, si e ka komentuar Ibn Tejmije, për shkak të përkushtimit idesë mbi unitetin e Zotit dhe zellit në zbulimin dhe çrrënjosjen e të gjitha qëndrimeve dhe veprave që mund të mendoheshin idhujtari, politeizëm. Mendojmë se në esencë nuk luan rol se si do të quhen pasuesit e Ibn Abdulvehhabit : vehabistë, selefistë, unitaristë apo me emra të tjerë. Esenciale është doktrina e tyre në aspektin fetar dhe aplikimi praktik i kësaj doktrine në rrafshin historik. Këtu edhe mund të vlerësohet pranueshmëria apo mospranueshmëria e tyre në gjirin e familjes së gjithëpranuar islame[2].

]Parimet bazore të lëvizjes vehabiste

Një vështrim analitik doktrinës vehabiste do të nxirrte në shesh tre parime kryesore, të cilat edhe do të trajtohen shkurtimisht.


Parimi i tevhidit – monoteizmit të pastër

Vehabizmi thërret në parimin e tevhidit, të monoteizmit të pastër, i cili ka të bëjë me bazat themelore të besimit, respektivisht vehabistët thërrasin në konfirmimin e "tevhidit" dhe në mohimin e "shirkut", duke kërkuar që shenjtëria dhe adhurimi të redukohet vetëm për Allahun e lartëmadhëruar. Me shenjtëri dhe adhurim në vehabizëm nënkuptohet çdo respektim, qoftë ai që zë fill në traditë apo miqësi. Ngritja e mauzolejeve, vizitimi i rregullt i tyre dhe qëndrimi me përunjtësi para tyre nuk është rrugë deri në idhujtari dhe politeizëm, por është vetë idhujtaria. Këtu qëndron edhe faktori i ndarjes ndërmjet vehabistëve dhe të tjerëve, sepse, mendojnë të tjerët, vehabistët e teprojnë në kërkesat e tyre rigoroze, duke e quajtur veten ehl’ut-tevhid (unitarist), kurse të gjithë të tjerët jashta tyre i quajtën ehl’ul-shirk (politeist). Mirëpo, "të tjerët", i quajnë vehabistët si kokëfortë, ekstremë dhe zemërngushtë në të perceptuarit e tevhidit, sepse ndërtimi i mauzolejeve dhe vizitimi i tyre nuk është edhe idhujtaria e arabëve parakur’anor. Jovehabistët pohojnë se idhujtaria moderne nuk konsiston në adhurimin e gurit dhe objekteve tjera, as në vizitimin e varrezave, por në moskrijimin e ndjenjës së barabarësisë ndërmjet të gjithë njerëzve, në mosrealizimin e vëllezërisë dhe bashkëpunimit ndërmyslimanë, ndërmjet individit dhe grupit, në mosrealizimin e parimeve tjera islame në mjediset, shoqëritë dhe bashkësitë myslimane[3].

Parimi i afarizmit - fikhut

Vehabistët rimëkëmbjen e shohin sipas modelit të Kartës së Medinës, ku respektoheshin në përpikëri Kur’ani dhe Sunneti i Pejgamberit a.s. Këtyre dy burimeve ata i shtojnë edhe veprimet e brezit të parë (selef’us-salih). Karakteristikë tjetër e tyre është insistimi në Sunnet dhe në praktikën e selefi-salihit. Këtë pa vehabistët, mendojmë, ia kanë borxh shkollës së Ibn Hanbelit. Meqë hadithet përfundimisht janë kodifikuar gjatë shekullit III h./IX, vehabistët janë detyruar që ta pranojnë ixhmain e tre shekujve të parë.
Ata nëpërmjet theksimit të ixhtihadit nuk dëshiruan të lirohen nga konstrukcionet e gatshme të shkollave juridike dhe të lidhen me mendimet e juristëve të parë, për të cilët mendonin se janë më afër origjinalit të Muhammedit a.s. dhe në këtë mënyrë u bënë robër të një praktike tjetër, duke mos kontribuar me zgjidhje origjinale. Ata mendojnë se edhe afarizmin duhet zhvilluar sipas parimeve që ka ndjekur Ibn Hanbeli. Ata në parim pranojnë fikhun e ehli sunnetit, por jo edhe fikhun shi’it dhe dhahirit. Fikhun shi’it e refuzojnë sidomos për shkak të bindjes së shi’itëve se imami është i pagabueshëm në fjalë dhe vepra dhe se ixhtihadi i imamit është obligativ. Meqë këto virtyte i posedon vetëm pejgamberi, fjalët dhe veprimet e imamit muxhtehid nuk janë obligative për të tjerët, pos për vetë atë rim vehabistët, mendojmë, ia kanë borxh shkollës së Ibn Hanbelit. Meqë hadithet përfundimisht janë kodifikuar gjatë shekullit III h./IX, vehabistët janë detyruar që ta pranojnë ixhmain e tre shekujve të parë. Ata nëpërmjet theksimit të ixhtihadit nuk dëshiruan të lirohen nga konstrukcionet e gatshme të shkollave juridike dhe të lidhen me mendimet e juristëve të parë, për të cilët mendonin se janë më afër origjinalit të Muhammedit a.s. dhe në këtë mënyrë u bënë robër të një praktike tjetër, duke mos kontribuar me zgjidhje origjinale[4].


Parimi shkencor dhe intelektual

Vehabizmi lufton kundër tendencave të ndryshme ideologjike islame, sikur lufta kundër filozofisë, ngjashëm çfarë ka bërë edhe Ibn Tejmijje dhe El-Xhevziu dhe lufta kundër bindjeve shi’ite në pagabueshmërinë e imamit dhe besimin në ndërmjetësimin që e bën imami shi’it në botën tjetër. Vehabistët mendojnë se ndërmjetësimi si i tillë ka hyrë në shoqërinë myslimane nëpërmjet neoplatonizmit, mirëpo vehabistët neglizhojnë faktin se ndërmjetësimin e pranojnë edhe sisteme e shkolla të tjera islame. Sa i përket problemit të imamit apo halifit, ata shkojnë edhe më tutje. Jo që refuzojnë imametin shi’it, por refuzojnë edhe institucionin e hilafetit, duke pohuar se hilafet universal nuk duhet të ketë. Ibn Abdulvehhabi mendon se në territorin e caktuar duhet shpallur sundimin e të drejtës së Zotit, dhe aty të ketë imam, e jo edhe të ketë halif universal për tërë botën. Me këtë ata provonin ta privojnë nga legjitimimi fetar Perandorinë Osmane, duke e eliminuar halifin dhe duke e promovuar imamin.
Në vitin 1787 emiri Abdulazizi e proklamoi administratën e pavarur shtetërore dhe e futi sistemin trashëgues të sundimit (hukm wirathi), duke i siguruar vend të birit Saudit të bëhet halif pas tij. Muhammed ibn Abdulvehhabi ishte i pranishëm në këtë promovim, mirëpo si duket, kishte harruar thënien e Muhammedit a.s. : “Nëse i jepet zotimi (bej’at) dy halifëve, mbytne të fundit prej atyre dyve.”
Fatkeqësisht, sistemi trashëgues, sipas shembullit politik, kaloi edhe në rrafshin fetar. Pas vdekjes se Muhammed ibn Abdulvehhabit më 1792, trashëgues u bë i biri i tij. Dehlani.


Doktrina vehabiste

Parimisht, doktrina vehabiste bën pjesë në doktrinën tradicionaliste islame, si vazhdimësi e shkollës hanbelite, me specifika të caktuara. Mirëpo, për dallim nga tradicionalizmi skolastik, vehabizmi do të mund të vendosej në tradicionalizmin selefi. Karakteristikë e kësaj tendence është se në qasjen dhe leximin e tyre të Teksteve (Nusus) refuzojnë ndërmjetësimin e shkollave juridike dhe të ulemasë në të cilën thirren ata. Ata quhen selefi për arsye se janë të preokupuar me ndjekjen e selefëve, shokëve bashkëkohës të Pejgamberit të Zotit dhe myslimanëve të devotshëm nga tre brezat e parë. Komentimi i Kur’anit dhe i Sunnetit bëhet në mënyrë direkte dhe shkon jashta kufizimeve që i kanë vendosur shkollat. Dallimi ndërmjet tradicionalizmit skolastik dhe tradicionalizmit selefi është në atë se këta të fundit mbështeten në karakterin e fjalëpërfjalshëm të teksteve dhe në ndalimin e leximit interpretues. Ky grup përpiqej të kthehej në pastërtinë e historisë së hershme islame në themel të Kur’anit dhe Hadithit, duke pohuar se ndryshimet e mëvonshme, shtojcat dhe zhvillimet e historisë islame qenë shkaqe të dobësisë së myslimanëve dhe se ata, së këndejmi, duhet kthyer mësimeve burimore të Kur’anit dhe Pejgamberit, si i kanë kuptuar të parët (selef), në emër të fuqizimit të sërishëm të islamit. Ky grupim propozoi se myslimanët duhet refuzuar tërë zhvillimin filozofik dhe artistik të qytetërimit islam, mënyrën e lehtë të jetës të qyteteve të mëdha dhe luksin e pakthjelltësinë që e përcjellin këtë.
Doktrina dhe koncepcioni i tyre ortodoks islam, herë-herë insistues dhe këmbëngulës dhe morali i tyre rigoroz, kishte për synim kryesor eliminimin e risive (bid’a) në besim, që nuk i përkasin fesë. Me rreptësinë e tyre misionariste deri në padurueshmëri krijuan në botëkuptimin e besimtarëve indiferencë, skepsë dhe konfuzion.
Mirëpo, te një pjesë e besimtarëve, vehabistët fituan simpatinë, duke zhvilluar disa virtyte, deri atëherë joprezente në mesin e tyre, si besnikërinë dhe përkushtimin në shërbim të ngritjes morale dhe politike të bashkësisë, që ishte harruar nga koha e hulefai rashidinëve. Duke apeluar te bashkëmendimtarët që në fe ta pranojnë vetëm autoritetin e Kur’anit dhe të Sunnetit dhe të lirohen nga bestytënia e trashëguar nga Mesjeta dhe duke aktualizuar vlerat e islamit zanafillor,përpiqej të kthehej në pastërtinë e historisë së hershme islame në themel të Kur’anit dhe Hadithit, duke pohuar se ndryshimet e mëvonshme, shtojcat dhe zhvillimet e historisë islame qenë shkaqe të dobësisë së myslimanëve dhe se ata, së këndejmi, duhet kthyer mësimeve burimore të Kur’anit dhe Pejgamberit, si i kanë kuptuar të parët (selef), në emër të fuqizimit të sërishëm të islamit. Ky grupim propozoi se myslimanët duhet refuzuar tërë zhvillimin filozofik dhe artistik të qytetërimit islam, mënyrën e lehtë të jetës të qyteteve të mëdha dhe luksin e pakthjelltësinë që e përcjellin këtë. Doktrina dhe koncepcioni i tyre ortodoks islam, herë-herë insistues dhe këmbëngulës dhe morali i tyre rigoroz, kishte për synim kryesor eliminimin e risive (bid’a) në besim, që nuk i përkasin fesë. Me rreptësinë e tyre misionariste deri në padurueshmëri krijuan në botëkuptimin e besimtarëve indiferencë, skepsë dhe konfuzion. Mirëpo, te një pjesë e besimtarëve, vehabistët fituan simpatinë, duke zhvilluar disa virtyte, deri atëherë joprezente në mesin e tyre, si besnikërinë dhe përkushtimin në shërbim të ngritjes morale dhe politike të bashkësisë, që ishte harruar nga koha e hulefai rashidinëve. Duke apeluar te bashkëmendimtarët që në fe ta pranojnë vetëm autoritetin e Kur’anit dhe të Sunnetit dhe të lirohen nga bestytënia e trashëguar nga Mesjeta dhe duke aktualizuar vlerat e islamit zanafillor, vehabistët futën njëfarë shprese, sigurie dhe dinamizmi në mesin e myslimanëve, që një kohë të gjatë u mungonte myslimanëve. Për këtë arsye, Louis Masignoni, do t’i quajë ndër “bashkëpunëtorët e parë të rilindjes arabe.” Megjithatë, më së shumti polemikë vehabistët kanë zhvilluar lidhur me kultin e shenjtorëve, ndërtimin e mauzolejeve (tyrbeve), përdorimin e tyre për lutje dhe vizitimin e tyre.
Në vazhdim do t’i theksojmë disa parime të tyre lidhur me çështjet doktrinare, pa pretendim se i kemi cekur të gjitha[5][6]:
  • 1. Të gjitha objektet e adhurimit përveç Allahut, janë të rrejshëm. Të gjithë ata që praktikojnë adhurim të tillë meritojnë vdekje;
  • 2. Masa e njerëzve e cila përpiqet ta fitojë mëshirën e Allahut nëpërmjet vizitimit të varreve të shenjtorëve nuk është monoteiste. Këta u ngjasojnë atyre që Kur’ani i quan mushkrikun;
  • 3. Politeizëm (shirk) është të futet në lutje emri i Pejgamberit a.s., njeriut të shenjtë apo engjëllit;
  • 4. Politeizëm është të kërkosh ndërmjetësim te dikush tjetër përveç prej Allahut dhe Muhammedit a.s. në Ditën e gjykimit;
  • 5. Politeizëm është t’i përbetohesh ndonjë qenieje tjetër përveç Zotit, Një, Të Vetmit;
  • 6. Mosbesim (kufr) është të mësosh diturinë që nuk zë fill në Kur’an, Sunnet ose përzierjes së domosdoshme të arsyes;
  • 7. Mosbesim dhe keqbesim është ta mohosh kaderin në çkado që ndodh;
  • 8. Mosbesim është komentimi i Kur’anit me anë të te’vilit, në mënyrë metaforike, alegorike.


Vështrimi konstruktiv për dhe kundër lëvizjes

Vehabistët, krahas kundërshtarëve ushtarakë, kishin edhe kundërshtarë doktrinarë. Qysh me paraqitjen e tyre u paraqit një numër i madh shkrimesh që kundërshtonin parimet e tyre, sidomos me prejardhje egjiptiane, osmane dhe të vendeve të tjera. Në to kryesisht theksoheshin mangësitë e kësaj lëvizjeje, eksagjerimet e tyre në politik, vrazhdësinë, ngurtësinë dhe ekskluzivitetin e tyre teorik dhe praktik. Madje, Ed-Dahlani, mufti i Mekes, paraqitjen e vehabistëve e quajti hiq më pak se fitne. Një tjetër dijetar arab paraqitjen e lëvizjes vehabiste e shikon : “Potez i suksesshëm që Perëndimi e tërhoqi ishte themelimi i një lëvizjeje fetare e cila në formën e saj të jashtme do të dukej islame, e në esencë detyra e kësaj lëvizjeje do të ishte që vendet perëndimore, nëpërmjet saj, ta marrin pushtetin mbi myslimanët dhe ta rrënojnë hilafetin.”
Në një burim tjetër, bashkëkohës të lëvizjes vehabiste, lexojmë: “Kur shteti osman u shkatërrua, i cili ishte ruajtës i islamit dhe shërbëtor i alimëve të ehli sunetit, duke iu nënshtruar planeve shekullore të franmasonëve, misionarëve dhe politikës poshtëruese të Perandorisë Britanike, e cila për këtë qëllim ka vënë në lëvizje të gjitha forcat materiale, jomedhhebistët panë mundësinë. Ata me gënjeshtra dhe strategji djallëzore filluan t’i sulmojnë alimët e ehli sunnetit dhe ta shkatërrojnë islamijjetin përbrenda e sidomos në vendet siç është Arabia Saudite, ku alimët e ehli sunnetit nuk guxojnë të flasin haptazi. Pasuria e shumtë që vehabistët e kanë shpenzuar për këtë qëllim, ka ndihmuar që ky agresion të përhapet nëpër tërë botën. ... njerëz të caktuar, me dije të vogël ose pa të, që nuk i frikësohen Allahut, kanë fituar pozita dhe shtëpi për banim si kundërvlerë për ndihmesën e tyre këtyre agresorëve.”
Argumentet dhe kundërargumentet kryesisht janë ato që disa shekuj më herët i janë bërë shkollës hanbelite. Për shkak të qëndrimit tradicionalist në të kuptuarit e çështjeve të besimit, ata janë akuzuar për antropomorfizëm dhe ultrakonzervatizëm. Vehabizmi ndër synimet e tij kishte edhe pengimin e kelamit dhe të filozofisë islame, por pos që këtë në masë të madhe e arriti në Siujdhesën Arabe, me mjete të dhunshme dhe kërcënuese, këtë nuk arriti ta bëjë në EgjiptTurqiIranIndi dhe në vendet tjera islame dhe në diasporën islame nëpër botë. Nuk arriti ta pengojë as sufizmin dhe shi’izmin, e edhe më pak depërtimin e ideve dhe sistemeve perëndimore, nëpërmjet formave të ndryshme: ushtarake, politike, ekonomike, arsimore, kulturore, humanitare etj. Ndonëse nuk mendojmë të ndalemi në komentim më të gjerë, megjithatë tendenca e vehabistëve për eliminimin e medhhebeve dhe moszgjedhja e mjeteve për zhdukjen e tyre na detyron të konstatojmë se angazhimi i tyre ka qenë dhe është i paarsyeshëm. Për shembull, me rastin e komentimit të një hadithi mbi ardhjen e sërishme të Isait a.s. në tokë, grupi i zjarrtë i jomedhhebistëve (me N. Albanin e famshëm në krye) pohon: “Kjo qartë tregon në atë se Isai a.s. do të gjykojë sipas sheriatit tonë, d.m.th. sipas Kur’anit dhe Sunnetit, e jo me diçka tjetër, siç është Inxhili, fikhu Hanefij apo diç e ngjashme” dhe me këtë komparacion ai fikhun Hanefij e krahason me Inxhilin etj. Disa mendojnë se urdhëri i sulltanit për t’iu kundërvënë lëvizjes vehabiste ishte i motivuar për dy shkaqe kryesore :
  • Frika e sulltanit për pushtetin e tij dhe për hilafetin e tij, nëse vjen deri te ndikimi dhe zgjerimi i kësaj lëvizjeje edhe në pjesët tjera të perandorisë;
  • Mosrehatia dhe antipatia e myslimanëve për shkak të vrazhdësisë së lëvizjes vehabiste në raport me myslimanët tjerë që nuk i përkisnin lëvizjes së tyre, në luftën e tyre të rreptë kundër "risive" dhe "idhujtarisë".
Atyre u zihet për të madhe që në emër të eliminimit të bid’ateve, me rastin e pushtimit të [[Medina|Medinës[[, e rrënuam kuben mbi kaburin (varrin) e Muhammedit a.s., e plaçkitën huxhren (lokacionin ku gjendej trupi i Muhammedit a.s. dhe çdo gjë që kishte aty.
Po ashtu, janë rrënuar tyrbet dhe nishanet në varrezat më të njohura, siç janë Bekia medinase, varrezat e luftëtarëve të Uhudit, me ç’veprim është kryer urbicid. Shejh Jusuf Rifai ka numëruar dhjetëra shembuj të rrënimeve të pashembullt ndaj kujtimeve të personaliteteve më të dashura ndër myslimanët nga ana e vehabistëve:
  • Në vend të varrit të Emines, nënës së Muhammedit a.s. në Ebva, sot qëndron rezervoari për benzinë;
  • Në vend të shtëpisë së Hatixhes r. anha sot gjendet tregu i kafshëve;
  • Në vend të shtëpisë së Muhamedit a.s. sot është nevojtorja (WC) publike.!
Është mendim i shkencëtarëve se shumica e kundërshtimeve të masave dhe intelektualëve myslimanë ishin kundër aktiviteteve politike të vehabistëve dhe kundër militantizmit ekstrem të tyre. Ata pohojnë se shpallja e luftës së shenjtë kundër të gjithë atyre që nuk ishin me ta, ishte jashtë çdo mase. Ata ku depërtonin, shkretëronin, plaçkitnin në emër të presë së luftës dhe mbysnin të gjithë kundërshtarët, sepse i shpallnin për renegjatë, heretikë. Disa madje pohojnë se qëndrimi militant dhe jotolerant i vehabistëve ndihmoi në vetëhumbjen e tyre.
Kishte edhe aso shkrimesh e deklaratash që e përkrahnin lëvizjen vehabiste.
Lëvizja vehabiste krahas dhunës, vrazhdësive dhe ngurtësive të mëdha që janë të dukshme gjatë gjithë kohës së veprimit të tyre, kohëve të fundit ka përkrahësit e saj, të cilët pohojnë se kjo lëvizje ka dhënë kontribute të shumta :
Vehabizmi ka meritë në përhapjen e njohjes së islamit në viset shkretinore të Arabisë, banorët e të cilave vise ishin të lënë pasdore skajshmërisht. Vehabizmi u bë sinonim i lëvizjeve përtëritëse, pastruese të fesë në shekujt XVIIIXIX dhe në fillim të shek. XX, dhe reaksion i rreptë ndaj degradimit moral nga primesat degraduese dhe shtresimet e shumta dhe të ndryshme. Mendohet se Islami arab kishte rënë në pozita të ulta. Madje edhe qytetet kryesore, Meka dhe Medina, po përjetonin një degradim shoqëror, moral, fetar dhe intelektual. Përkrahësit e vehabistëve theksojnë një karaktersitikë tjetër të natyrës socio-religjioze të vehabistëve, të cilët afër lumenjve dhe burimeve kanë themeluar kooperativa bujqësore, të cilët kanë ekonomizuar, por njëkohësisht edhe kanë qenë si armatë emergjente, në rast nevoje. Disa kritikë dhe analistë thonë se në pikëpamje të organizimit të brendshëm të lëvizjes, ndonëse i luftonin skajshmërisht, vehabistët i ngjasonin organizimit të sistemit tëtarikateve sufiste, ndonëse përmbajtja e tyre ishte tradicionale, ortodokse.
Insistimi vehabist në përdorimin e arsyeshëm të ixhtihadit dhe gjykimi i tyre i taklidit ka vepruar si forcë çliruese dhe sigurisht ka ndikuar në rrjedhën e mëtejshme të zhvillimit islam më shumë e cilado forcë tjetër e asaj kohe dhe ka ndikuar fuqishëm edhe në forcat tjera të kohës që do të pasojë. Përkrahësit e vehabizmit theksojnë se vehabizmi ka insistuar në esencë e jo në formë, idealitetin e tij e jo realitetin, ka insistuar në atë çka duhet bërë e jo në atë çka kanë bërë myslimanët gjatë historisë. Si përfundim mund të thuhet se lëvizja vehabiste në fillim kishte çdo karakteristikë të lëvizjes së mirëfilltë. Ai fillimisht nuk kishte karakteristika dhe atribute sektariste, frakcioniste, ekskluzive, anatemuese dhe urbicidale e gjenocidale, por bënte pjesë brenda shkollës sunnite hanbelite. Mirëpo, ballafaqimi me jetën dhe veprimi tejet rigoroz dhe përjashtues i tyre e futi këtë lëvizje më tepër në rradhën e sekteve se sa të shkollave (medhhebeve) islame, si në rrafshin fetar ashtu edhe në atë politik, duke lënë anash ixhtihadin aq të propaganduar nga ata dhe duke ndjekur rrugën e formalizmit ekstrem. Megjithatë, është për të shpresuar se shekulli XXI do të shënojë dalje nga ku qorrsokak i vehabizmit.[7][8][9]


Fillimet dhe krijimi i shtetit vehabit


Shteti i parë vehabit dhe rënia e tij

Pushtimi i Nexhdit nga ana e Muhammed Ibn Saudit (vdiq më 1765) ishte shenja e parë për daljen në sipërfaqe të një force të re fetare, politike dhe ushtarake[10]. Ai përdori të gjitha mjetet diplomatike, politike dhe ushtarake për t’ia dalë në krye me rezistencën dhe armiqësinë e fuqishme të brendshme të fiseve në ato vise. Sukseseve të tyre u shkonin për shtati edhe kryengritjet e brendshme, të ndihmuara nga shiitët sirian dhe palestinez dhe nga kristianët, të cilat Porta e Madhe i theu vetëm në vitin 1775. Po ashtu, u ndihmoi edhe zbarkimi i francezëve në Egjipt në vitin 1798. Kështu, i biri i Muhammed ibn Saudit, Abdulazizi (vdiq më 1803), përkundër vështirësive, vazhdoi sukseset në pushtime të reja. Mirëpo, pushtimi i Rijadit më 1773 dhe bashkimi i Nexhdit më 1786 ishte prova më e sigurtë se sukseset vehabite s’kanë të ndalë. Pas këtyre viteve u pushtua edhe Ahsa, liman në gjirin persik dhe u rrezikuan edhe Iraku dhe Hixhazi.
Pas vdekjes së Abdulazizit, në sundim erdhi Saud ibn Abdulazizi, i cili më 1803 e pushtoi Medinën,kurse më 1804 Mekkën. Edhe më tej rrezikohej Siria dhe përforcoheshin pozitat në Siri. Meqë piratët vehabitë rrezikonin lundrimin në gjirin persik, qeveria e Indisë dërgoi disa anije në mbrojtje të anijeve të saj tregtare. Rënies së shtetit të parë vehabit i konbtribuoi fakti se Sulltan Mahmuti II, i cili erdhi në sundim më 1808, synonte ta thente synimin për pavarësi të vehabistëve. Po ashtu, në Egjipt Muhammed Aliu, me prejardhje shqiptare, i theu Memalikët dhe i forcoi pozitat si vazal dhe aleat i sulltanit. Nga një anë Sulltani dhe nga ana tjetër Muhammed Aliu gjatë viteve 1811-1815 bënë katër luftëra dhe ngadhënjyen vehabistët dhe mbretit të posaemëruar i imponuan kushte të rënda për nënshtrim. Mirëpo, sërish shpërtheu kryengritje. Kështu, në vitin 1816 nën komandën e Ibrahim pashës, u nis ushtria e fuqishme, që përfundimisht ta mund ushtrinë vehabiste më 1818, kurse mbretin Abdullah ta dorëzojë në Stamboll, të cilin Porta e ekzekutoi më 17 janar 1818.


Shteti i dytë vehabit

Në vitin 1821, një degë e familjes Saud, me princin Turkij, sërish e formoi mbretërinë vehabite, me selinë në Rijad, jo larg selisë së mëhershme Muhammed Asad, Rruga për në Mekë. Ata sërish e pushtuan një pjesë të Nexhdit dhe një pjesë të madhe të Gjirit persik. Mirëpo, për shkak të mosmarrëveshjeve të brendshme në dinastinë saudite nga një anë dhe për shkak të aktivitetit të administratorit të Bagdadit, Mid`hat pashës nga ana tjetër prej vitit 1869-1872 përgatitën rrënimin e kësaj dinastie. Po ashtu, me ndihmesën e Portës së lartë, fisi Benu Rashid, u bë kundërshtar i rrezikshëm. Duke u nisur nga kryeqendra e tyre Haila, Benu Rashidët pushtuan Nexhdin verior dhe arritën deri në Hajber dhe Tejme. Më 1884, ata pushtuan Rijadin dhe shpartalluan shtetin e dytë vehabit, kurse familja Saud u strehua në Kuvajt, te mbreti Mubarek.

Shteti i tretë vehabit

Shtetin e tretë vehabit e formoi princi Abdulaziz, i lindur në Rijad më 1879. Ai, më 1901, në krye të një grupi njerëzish, depërtuan në Rijad dhe pushtuan selinë mbretërore. Pastaj pasuan sukseset e njëpasnjëshme dhe pas marrjes së Hailes më 1921, ai zotëroi me tërë Nexhdin[11][12].
Taifin, pastaj Mekken. Mbreti i ri, Abdulazizi bëri ca reforma ekonomike, por edhe duke ndërtuar disa xhami, që vëllezërinë fisnore ta zëvendësojë me vëllezëri fetare, sepse në të kaluarën, partikularizmi fisnor ishte pengesë kryesore për ndërmarrje më të mëdha. Në këtë aspekt ndihmë të madhe ofronin prijësat fetarë, duke mbajtur lartë entuziazmin dhe besnikërinë fetare. Kjo vëllezëri fetare (ihvan) në aktivitetin e tyre ishte tejet e ngurtë, kështu që të gjitha ligjet e huaja i mendonin armiqësore. Po ashtu, të gjithë myslimanët që nuk mendonin si ata, ishin në pamëshirë të tyre, ndaj duhet të betohen se heqin dorë nga bindjet e tyre dhe të mësojnë kredon e tyre nga mësuesit e rinj. Ata që refuzojnë, do të largohen nga vendi. Mirëpo, për shkak të qëndrimeve ekstremiste të ihvanëve, erdhi deri te ndarja mes tyre dhe mbretit dhe fundit të tyre më 1929, pas një lufte të ashpër.
Lidhur me aktivitetin ushtarak të vehabistëve dhe të kryengritjeve të njëpasnjëshme të tyre kundër halifatit të perandorisë osmane vlen të theksohet edhe roli i anglezëve në tërë këtë. Do të kënaqemi të cekim një ngjarje nga viti 1916, kur Britania dhe Franca lidhën Marrëveshjen e fshehtë Sykes-Picot, në të cilën parashihet ndarja e pjesës qendrore lindore të Perandorisë Osmane. Edhe më herët, por sidomos pas kësaj marrëveshje, Anglia u ka premtuar liderëve të fiseve arabe pavarësi dhe sovranitet të plotë, nëse ata do të luftojnë kundër osmanlinjve. T. E. Lawrence (Lorenci nga Arabia) ishte i vetëdijshëm për këtë mashtrim, dhe vazhdimisht dhe skajërisht i turpëruar pohon: “Kam rrezikuar mashtrimin për shkak të bindjes se ndihma e arabëve ka qenë domemos e nevojshme për fitoren tonë të lirë dhe të shpejtë në Lindje, dhe se është më mirë ta shkelim fjalën tonë dhe të fitojmë, se sa të humbim.


Referencat



  1. ^ http://www.brill.nl/
  2. ^ The Truth about “Wahhabism”, në: http://www.al-islami.com/islam/truth_about_wahhabsm.php.
  3. ^ Gjerësisht: Muhammed El-Behij, Muhammed bin Abdulvehhab, Islamska Misao, nr. 27/1981, Sarajevë, fq. 11. Nexhat Ibrahimi, Islami dhe kriza e identitetit, Shkup – Prishtinë, Tiranë, 2004, fq. 9-13.
  4. ^ F. Karcic, Drustveno pravni..., op. cit., fq. 63. F. Rahman, op. cit., fq. 275. Shih: El-Abud, I, op. cit., fq. 277-278. F. Rahman, op. cit., fq. 275. Shih: El-Abud, I, op. cit., fq. 277-278. F. Karcic, Drustveno pravni ..., op. cit., fq. 63 F. Karcic, Drustveno pravni ..., op. cit., fq. 63. Abdul Hamid Siddiki, Muhammed bin Abd al-Wehhab i njegov pokret, op. cit., fq. 431.
  5. ^ Gjerësisht për doktrinën vehabite në gjuhën shqipe lexo: Muhammed Ibn Abdulhevvab, Kitab et-tevhid – Monoteizmi islam, Shkup, 1412/1992, fq. +143 dhe Muhammed Ibn Abdulvehhab, Tre themelet dhe argumentet e tyre, Shkup, 1413/1992, fq. +30.
  6. ^ www.al-islami.com/islam/truth_about_wahabism.php
  7. ^ 1) Abdullah ibn shejh Muhammed ibn Abdulvehhab, Muhtesar siret’ur-Rresul, botimi I, Medinë, 1419 h./1999.
  8. ^ 4) E vërteta rreth vehabizmit dhe vehabistëve, Prizren, 1423/2002.
  9. ^ 8) Fikret Karcic, Drustveno pravni aspekt islamskog reformizma (tezë doktorature), Sarajevë, 1990.
  10. ^ H. Laoust, op. cit., fq. 292. Joseph von Hammer, Historija Turskog /Osmanskog/ Carstva, pjesa 3, Zagreb, 1979, fq. 310 dhe 315 e tutje.
  11. ^ Lawrence, T. E., Seven Pillars of Wisdom, Cape, London,
  12. ^ Anglo-americka naftna politika i novi svjetski poredak, Zagreb, 2000, fq. 75, 100 dhe 368