Shkruan Akademik Prof.Dr.Flori Bruqi ,PHD
Prejardhja
e serbëve në Kosovë individualisht është vështirë të
përcaktohet.
Vendbanimet
e tyre që kanë pasur në Serbi deri më tani
saktësisht nuk dihen por supozohet se vijnë nga pjesë të ndryshme të Ballkanit. Disa nga serbët e Kosovës kane jetuar për shume breza në
Kosovë.
“Nga
dokumentet e Vatikanit shihet qartë veprimi i klerit ortodoksë serb në
sllavizmin e shqiptarëve dhe në uzurpimin e kishave katolike, sidomos në
Prizren, në Mitrovicë, Novobërd, në Mal të Zi etj., për çka edhe papa ka
intervenuar pranë autoriteteve serbe”..
Terrori
i Kishës ortodokse
serbe ndaj shqiptarëve
katolikë dhe ortodoksë,
për t’i asimiluar, ka qenë në vazhdimësi i madh.
Taksat
e rënda kishtare e shtetërore, dhe detyrimet e tjera materiale e shpirtërore,
siç ka qenë imponimi i klerit serb që edhe shqiptarët katolikë t’i pagëzojnë
fëmijët e tyre në kishën ortodokse serbe me emra sllavë, kanë bërë që shumë
shqiptarë kanë humbur përkatësinë fetare katolike dhe kombësinë e tyre
shqiptare.
Mirëpor
shumica e tyre janë anëtarë të familjeve, të cilat kanë marrur tokën e
shqiptarve të dhuruar nga organet e qeverisë Serbe të bazuara në Doktrinën e shejt
serbe në atë kohë (1927) e që në Kosovë thuhej
se bëhen “Reforma agrare”.
Si do
që të jetë, numri i te ardhurve serbë nga territori i tashëm 2006 i Serbisë, ndër
vite nuk mund të dihet saktësisht për shkak të pengesave politike në
institucionet dhe entet e Serbisë, të cilat kanë mbledhur më parë (sikurse
gjatë luftës së
fundit ) të gjithë regjistrat, që kanë të bëjnë me te ardhurit dhe me Kosovën.
Si do
që të jetë, nga ato pak shënime studiuesit janë të mendimit se “Vendosja e
kolonistëve serbë dhe malazezë në Kosovë filloi
që nga viti 1912, por u zbatua në mënyrë intensive gjatë viteve 1919 – 1924 si
dhe atyre 1934 – 1941. Në atë periudhë, në Kosovë, u vendosen më se 39 mijë
serbë dhe malazez dhe u krijuan 374 koloni, pëkatësisht vendbanime të reja
sllave”
Për sa
i përket statistikave, punimi Reforma
agrare dhe kolonizimi i Kosovës na jepë shënime të detaluara sa
i përket veprimeve të instutucioneve serbe.
Në Enciklopedinë
e Përgjithshme të Entit Leksikografik të Jugosllavisë, Zagreb, 1977, fq.81
thuhet: ”Shqiptarët, popull me prejardhje indoevropiane thrakase-ilire.
Banorët më të vjetër në Shqipëri kanë qenë Ilirët; vetë emri Shqiptar rrjedhë
nga emri Ilir- të fisit Albana”.
Në historinë e
studimeve mbi Ballkanin gjatë gjysmës së dytë të shek. XIX Jireceku radhitet
ndër studiuesit e parë, veçanërisht për studimet e tij për bullgarët, serbët.
Konsiderohet si autori i punimit të parë serioz historik me karakter shkencor
mbi popujt ballkanik, “një kollos i madh i shkencës”, i cili dha një kontribut
të madh mbi historinë e popujve të Ballkanit.
Historia e Serbëve
– Origjinali: Geschichte der Serben Historia botërore
Autor: Kostandin
Jirecek (Costantin Jierecek) Shqipëroi: Elda Gjana-Boriçi
Shtëpia botuese: 55
Viti: 2010 f. 330 Pesha: 0.42 Kg.
ISBN:
978-99943-56-73-7
“Pas studimeve të
panumërta monografike të cilat janë botuar në “Arkivin për gjuhësinë
sllave” dhe në raporte të mbledhjeve të “Akademisë së Vjenës”, Constandin
Jirecek ishte njeriu i duhur, dhe madje mund të thuhet i vetmi, që të
merrte përsiper “Historinë e serbëve”, të serisë “Historia
e shteteve”, dhe të cekët një fushë punimi, e cila kërkon jo vetëm
zotërimin e gjuhës, por në të njëjtën masë edhe njohjen e metodave të hulumtit
të historisë dhe të shkencës gjuhësore, si dhe marrjen parasysh jo vetëm të
artikujve pafundësisht të shpëndarë, por edhe punën përgatitore bibliografike
dhe grumbullimin e burimeve më të domosdoshme.
Kështu
historia e serbëve, u bë historia e parë e vërtetë e përmbledhur në
gjuhën gjermane…” – Herman Onken .
Në historinë e studimeve
mbi Ballkanin gjatë gjysmës së dytë të shek. XIX Constandin Jireceku radhitet
ndër studiuesit e parë, veçanërisht për studimet e tij për bullgarët,
serbët.
Konsiderohet si autori i
punimit të parë serioz historik me karakter shkencor mbi popujt ballkanik, “një
kollos i madh i shkencës”, i cili dha një kontribut të madh mbi historinë e
popujve të Ballkanit.
Gjatë veprimtarisë së tij
shkencore e cila përfshin gati dyzetë vjet, Constandin
Jericek u kushtoi punime gati të gjithe popujve të Ballkanit, ku
ndër të tjera u mor dhe me studimin e Kanunit të Dushanit, dhe
të Statutit të Dobrovnikut.
Ka shkruar punime nga
lëmi i historisë, i letërsisë, filologjisë, etnografisë.
Gjithsësi kontributin më
të madh e ka në fushën e historisë dhe të historisë së gjeografisë.
Kush janë të parët
në Ballkan – shqiptarët apo serbët?
Të përkujtojmë gjithmonë
gjenocidin mbi popullin shqiptar në mënyrë që mos ta harrojmë të kaluarën,
sepse pa të nuk ka edhe të ardhme.
Të mos harrojmë të
kaluarën, ndërtojmë të ardhmen. Jepuni vlerë “rrënjëve” tuaja, kombit…
Është e rëndësishme që të
dini se nga vini, të keni në mendje historinë e kombit tuaj, atë të vendit në
të cilin jeni rritu, gjithmonë kureshtare për historinë e vjetër për kombin
tuaj….
George Fred
Williams më 1914 ka shkruar: “Po të kthehemi në parahistori, para
se rapsodët homerikë t’u këndonin hyjnive dhe heronjve mitologjikë, para se të
shkruhej gjuha greke, jetonte një popull i njohur me emrin Pellazg. Shqiptarët
janë të vetmit që kanë ardhur deri më sot nga kjo racë e fuqishme
parahistorike. Vetëm vitet e fundit është përcaktuar se Pellazgët kanë qenë
Ilirët e lashtë… Këta Ilirët kaluan edhe në Itali me emrin Toskë, siç quhen
ende edhe në Shqipëri, ndërsa në Itali kanë mbetur si Toskë, toskane, etruskë…
Shqipja ka qenë gjuha e vërtetë e Homerit, sepse grekët e kanë huazuar nga
rapsodët Pellazge eposin e tyre të shquar… Shqipja ka qenë gjuha
amtare e Aleksandërit të pushtimeve të mëdha dhe e Pirros së Epirit, një prej
gjeneralëve më të mëdhenj të historisë… Është tragjedi tej çdo përfytyrimi, që
kjo racë e madhe dhe shumë e lashtë të katandiset në këtë gjendje, e cila
meriton të quhet skandali i qytetërimit Evropian. Nuk është për t’u
çuditur që pushtuesi otoman ndalonte çfarëdolloj gërmimesh në tokën shqiptare,
që mund t’i kujtonin popullit lavdinë e tij të dikurshme… Ç’pasuri e madhe
dijesh e pret arkeologun kur toka shqiptare të hapë thesaret e historisë
sPellazgëve!”
.Kjo është
përgjigja që shokon serbët!
Serbët nganjëherë janë
edhe për keqardhje! Një pjesë e mirë e tyre ende besojnë se janë populli më i
vjetër në Ballkan. Madje kanë libra shkencorë të pseudo-historianëve të tyre që
përpiqen të “argumentojnë” se edhe “Adami dhe Eva flisnin serbisht”, se “serbët
janë kombi më i vjetër në rruzullin tokësor”, dhe se “prej
kombit serb lindën kombet dhe gjuhët tjera”.
Përpjekja e “kombi
hyjnor” ka filluar të zbres shkallëve teposhte, të prekë realitetin.
Në librin e Historisë
për klasën e VI-të shkruhet : “Sllavët e vjetër ishin pritur në
Gadishullin Ballkanik nga Ilirët vendas, të cilët më pas u shpërndanë në disa
fise, dhe njëri prej këtyre fiseve mbijetoi. Popujt e Evropës Perëndimore, në
shekullin XX-të, këtë fis e njohën me emrin Shqiptar.”
Ky libër i autorit Radeta
Mihalçiq, për nxënësit e klasave të gjashta të shkollave fillore në Republikën
e Serbisë, vazhdon të mbetet temë për opinionin publik serb, pasi në të thuhet
se shqiptarët janë vendas të këtij gadishulli, dhe se kanë ardhur në Ballkan
shumë me përpara se sa Sllavët.
“Për të qenë më të qartë,
jemi duke folur për Ilirët, fiset ilire, me shkallë të ndryshme civilizimi, që
populluan Ballkanin Perëndimor dhe prej të cilëve rrjedhin edhe Shqiptarët, siç
u njohën edhe nga popujt dhe vendet e Evropës Perëndimore”, shkruan e përditshmja
serbe Telegraf.
Në leksionin “Sllavët
e jugut dhe vendasit”, në mes të tjerash thuhet: “Megjithë këtë,
vendësit që kanë jetuar së bashku në grupe më të mëdha nuk u sllavizuan. Shqiptarët
ruajtën gjuhën, doket, zakonet dhe simbolet tjera të tyre kombëtare. Një
pjesë e sllovenëve të ardhur pranoi gjuhën dhe zakonet e shqiptarëve
dhe u asimilua”, transmeton e përditshmja serbe citatin nga ky libër.
Redaktori në
Institutin për tekstet shkollore të historisë, Nebojsha Jovanoviq,
shpjegon “dilemën” me të cilën një pjesë e serbëve
assesi nuk mund ta pranojnë, pasi disa prej tyre besojnë se edhe Adami dhe Eva
flisnin serbisht.
“Në publik është folur
shpesh, në kuptimin pozitiv apo negativ, rreth nevojës për rishikimin e
historisë. Disa janë të frikësuar dhe e dënojnë çdo përpjekje për të rishikuar
historinë, ndërsa të tjerët shtrojnë nevojën që më në fund të diskutohen disa
gjëra, të shkruhen saktë dhe të flitet me ndershmëri. Është edhe pala e tretë
që abuzon me këtë situatë duke e paraqitur atë sikur ‘historia do të kthehet me
kokë teposhtë’”, ka thënë Jovanovic.
Jovanoviq ka thënë
se është duke iu referuar librit të historisë, e jo disa librave shkencorë, me
të cilat, sipas tij është bërë përpjekje që me pseudo-histori e teza të
ndryshme të tregojnë se “serbët ishin njerëzit më të vjetër, që madje Adami dhe
Eva ishin serbë dhe flisnin serbisht, dhe që nga kombi serb dhe serbët lindën
të gjithë popujt dhe gjuhët tjera që ekzistojnë në ditët e sotme”. “Ne jemi një
komb që është krenare për historinë e tij të lavdishme dhe kemi rastin që për
këtë të dëgjojmë diskutime të hapura dhe shumë të nxehta në rrugë, në një bar,
në tubime dhe festime. Por kur diskutohet kjo temë, të vetmit që heshtin janë
historianët, sepse ata nuk i pyet askush asgjë dhe librat e tyre nuk i lexon
askush. Shumë herë kam qenë dëshmitar në situata të tilla, shumë herë jam
bindur se literatura kryesore e këtyre historianëve është ‘interpretimi’ i
historisë, lëndë në të cilën ata vet dikur janë vlerësuar me një dysh”, ka
thënë Jovanoviq.
“Kur këta njerëz
marrin në dorë librin e mësimit të fëmijëve të tyre, ata me të vërtetë e
kuptojnë se disa mësime kanë ndryshuar. Megjithatë, përshtypje të këtillë do të
kenë edhe ata që kishin pesë në histori. Sepse, disa mësime nga historia me të
vërtetë kanë ndryshuar. Për shembull, sot në tekstet shkollore të historisë
mësohet shumë më shumë rreth Luftës së Parë Botërore se që mësoj më parë, kur e
tërë Lufta e Parë Botërore përshkruhej, mësohej, në një orë mësimi”, ka
thënë Jovanoviq, duke shtuar se ndryshime në të shkruarit e historisë ka pasur
edhe kur bëhet fjalë për Luftën e Dytë Botërore.
Por Telegraf.rs e
ka vështirë të pajtohet dhe vazhdon të komentojë librin, i cili thotë gjysmë të
vërtetën. “T’iu kthehemi edhe njëherë shqiptarëve. Pra kur arritën serbët në
Gadishullin Ballkanik, ata gjetën Ilirët. Ky popull i quajtur Ilir u nda në
fise dhe njërin prej tyre Evropa Perëndimore në shekullin XX i quajti
‘Albanians’. Ata e quajnë veten e tyre ‘Shqiptarë’, dhe nga këtu rrjedh
emërtimi ‘Shiptari’, kur atyre iu referohen serbët” shkruan kjo e përditshme.
“Duhet të theksohet se shqiptarët (gjoja fisi shqiptar) në historinë e tyre të
gjatë, ndryshe nga pjesa tjetër e ilirëve që kishin shtetin dhe qeverinë e
tyre, madje edhe mbretër (Mbretëreshën Teutë, me kryeqytetin e saj në Risan,
etj), nuk përbënin një komb kushtetues, dhe në këtë drejtim ata u emancipuan
vetëm në shekullin e XX-të”, komenton e shokuar dhe e zhgënjyer media serbe, të
këtij gadishulli, dhe se kanë ardhur në Ballkan shumë më përpara se sa Sllavët.
“Për të qenë më të qartë, jemi duke folur për Ilirët, fiset ilire, me shkallë
të ndryshme civilizimi, që populluan Ballkanin Perëndimor dhe prej të cilëve
rrjedhin edhe Shqiptarët, siç u njohën edhe nga popujt dhe vendet e Evropës
Perëndimore”, shkruan e përditshmja serbe Telegraf, e cila edhe vet e ka
vështirë për të pranuar “rishikimin e historisë”, ani pse, përsëri i
shtrembëruar. Në këtë libër, në leksionin “Sllavët e jugut dhe vendasit”, në
mes të tjerash thuhet: “Megjithëkëtë, vendësit që kanë jetuar së bashku në grupe
më të mëdha nuk u sllavizuan. Shqiptarët ruajtën gjuhën, doket, zakonet dhe
simbolet tjera të tyre kombëtare. Një pjesë e sllovenëve të ardhur pranoi
gjuhën dhe zakonet e shqiptarëve dhe u asimilua”, transmeton e përditshmja
serbe citatin nga ky libër. Redaktori në Institutin për tekstet shkollore të
historisë, Nebojsha Jovanoviq, shpjegon “dilemën” me të cilën një pjesë e
serbëve assesi nuk mund ta pranojnë, pasi disa prej tyre besojnë se edhe Adami
dhe Eva flisnin serbisht. “Në publik është folur shpesh, në kuptimin pozitiv
apo negativ, rreth nevojës për rishikimin e historisë. Disa janë të frikësuar
dhe e dënojnë çdo përpjekje për të rishikuar historinë, ndërsa të tjerët
shtrojnë nevojën që më në fund të diskutohen disa gjëra, të shkruhen saktë dhe
të flitet me ndershmëri. Është edhe pala e tretë që abuzon me këtë situatë duke
e paraqitur atë sikur ‘historia do të kthehet me kokë teposhtë’”, ka thënë
Jovanovic. Jovanoviq ka thënë se është duke iu referuar librit të historisë, e
jo disa librave shkencorë, me të cilat, sipas tij është bërë përpjekje që me
pseudo-histori e teza të ndryshme të tregojnë se “serbët ishin njerëzit më të
vjetër, që madje Adami dhe Eva ishin serbë dhe flisnin serbisht, dhe që nga
kombi sedheserbët lindën të gjithë popujt dhe gjuhët tjera që ekzistojnë në
ditët e sotme”. “Ne jemi një komb që është krenare për historinë e tij të
lavdishme dhe kemi rastin që për këtë të dëgjojmë diskutime të hapura dhe shumë
të nxehta në rrugë, në një bar, në tubime dhe festime. Por kur diskutohet kjo
temë, të vetmit që heshtin janë historianët, sepse ata nuk i pyet askush asgjë
dhe librat e tyre nuk i lexon askush. Shumë herë kam qenë dëshmitar në situata
të tilla, shumë herë jam bindur se literatura kryesore e këtyre historianëve
është ‘interpretimi’ i historisë, lëndë në të cilën ata vet dikur janë
vlerësuar me një dysh”, ka thënë Jovanoviq. ”Është e rëndësishme që të dini se
nga vini, të keni në mendje historinë e familjes suaj, atë të vendit në të
cilin jeni rritur”, shpjegon Aldo Cazzullo. “Unë kujtoj gjithçka dhe jam
gjithmonë kureshtare për historitë e vjetra të prindërve të mi, por jo
nostalgjike. Këtë e demonstron fakti që nuk kam mbajtur asgjë nga fotot që më
kanë bërë me personazhet që kam intervistuar me objekte të tjera të lidhura me
udhëtimet e punës”. Shqiptarët janë komb kryesisht i vendosur në Gadishullin
Ballkanik: në Shqipëri, ku përbën rreth 83% të popullsisë, në Kosovë rreth 93%
dhe në Maqedoni rreth 25%.[14] Në numër më të vogël, shqiptarë ka në Serbi, Mal
të Zi, Greqi, Itali, Turqi e Kroaci, si dhe në vende të ndryshme të mërgatës.
Flasin gjuhën shqipe, e cila i takon familjes së gjuhëve indo-evropiane. Sipas
fesë, kryesisht janë myslimanë ose të krishterë (ortodoksë ose katolikë). Ata
flasin gjuhën shqipe dhe e kanë origjinën në territoret antike të Ilirisë dhe
Epirit në Ballkanin perëndimor (Evropë). Shqiptarët janë rreth 13 milionë ,
megjithëse sot më shumë se gjysma e shqiptarëve jetojnë jashtë Shqipërisë dhe
Kosovës, ndërkohë që pjesa dërrmuese e tyre jeton në Ballkan. Ka komunitete
historike shqiptarë në Itali (Arbëreshët), Greqi (Arvanitët), Mali i Zi,
Ukrainë, Serbi, Turqi, Egjipt, Bullgari, Bosnja, Kroacia, Rumania, Sllovenia,
Maqedonia e Veriut, dhe më shumë kohët e fundit në Evropë në Austria, Britania
e Madhe, Franca, Gjermania, Suedia, Zvicra, dhe në Amerikë në Argjentina,
Brazili, Kanada dhe Shtetet e Bashkuara. Në shtetin e Maqedonisë, po ashtu edhe
shtetet përreth Shqipërisë dhe Kosovës, si Serbia, Greqia, dhe Mali i Zi, janë
munduar që ta zvogëlojnë numrin e banorëve Shqiptarë, dhe shumë prej tyre janë
asimiluar dhe identifikohen si Turq, Boshnjak apo kombësi të tjera. Shkaku i
ndaljes së shkollimit në gjuhën Shqipe në shtetet përreth Kosovës dhe
Shqipërisë. Ne Maqedoni janë se paku 927,000 banorë Shqiptarë sipas një dhënie,
dhe kjo do të thotë se numri me rreth 500,000 banorë në Maqedoni është
gënjeshtër e madhe, kurse ne vitin 1981 janë regjistruar se paku 600,000 banore
te etnisë Shqiptare. Ne disa vende numri i Shqiptareve krejtësisht është
shpallur mbi 15,000,000. Ne Turqi banojnë se paku 1000,000 Shqiptare, po ashtu
edhe ne Greqi, populli Arvanitas është mbi 2000,000 banore, dhe nuk kane asnjë
shkollë te fillore apo te mesme qe zhvillohen ne këto dy shtete për popullin
Shqiptare (Arvanitasit). Po ashtu edhe ne Presheve, Bujanovc dhe Medvegje, qe
janë pjese e Kosovës Lindore, ka banore me probleme te arsimit dhe te drejtave
te tyre te barabarta, qe janë drejta njerëzore. Origjina e shqiptarëve Thuhet
se në kohët parahistorike, para se poetët e Homerit të këndonin për perënditë e
tyre dhe heronjtë e përrallave, përpara se të shkruhej gjuha greke, rronte një
popull i quajtur Pellazg. Herodoti (484 – 425 p.e.s.) iu veshë Pellazgëve
historinë dhe i përmend shumë më parë se sa qytetërimin e grekërve; punimi i
ashpër që mbulon anët e Panteonit në Athinë akoma quhet Pellazgjik. Këta
ndërtuan mure të mëdhenj që quhen ciklopike dhe për të cilët Prof. Pokok thotë
që janë ndërtuar shumë më përpara se të ekzistonin grekët e Homerit. Prej kësaj
race të fortë parahistorike mbetën vetëm Shqiptarët. Vetëm më vonë u kuptua se
Pellazgët qenë Ilirët e vjetër, e para degë Indo-Europiane, perandoria e të
cilëve shtrihej që nga Azia e Vogël deri në Adriatik dhe nga Veriu deri në
Danub. Nga studimet e shkrimtarëve të rinj, si Prof. Maks Myller dhe Prof. Pot,
në gjuhën Shqipe u bë e qëndrueshme kjo origjinë. Këta Ilirianë, që rrojnë
akoma në Shqipëri si Toskë, u shpërndanë edhe në Itali dhe njihen si Toskë,
Toskanë, Etruskë. Është e kotë të kërkohet për perënditë e Greqisë në
etimologjinë e gjuhës së saj. Në gjuhën Shqipe këto janë shumë të qarta dhe
domethëniet e tyre shumë të drejta. Kur do të jetë studiuar mirë gjuha shqipe
dhe kur do të jenë zhvarrosur gojëdhënat e saj, atëherë shumë nga veprat e
Homerit do të rishkohen dhe ca nga ato do të jetë nevoja edhe të korrigjohen.
Herodoti nuk e pati ditë që emrat e heronjve të veprës së Homerit ishin fare
qartë në gjuhen Pellazgjike. E deri edhe emri i vet i Homerit mund të gjurmohet
në gjuhën Shqipe: I mirë, dhe në formën Imiros do të thotë poezia e mirë.
Droilos, Droili(os), ai që druhet, frikacak.S humë të tjera mund t’i shtohen
kësaj liste. Nuk është çudi nëse njerëzit që kanë studiuar gjuhën shqipe të
thonë se kjo është gjuha origjinale e Homerit dhe që grekët morën nga poetët
Pellazg të shumtën e këngëve të trimërive dhe ato heroike. Sa dituri e madhe e
pret arkeologun kur toka Shqiptare do të hapi thesarin e historisë Pellzagjike!
Këta dhe shumë rrjedhime të tjera dëshmojnë që Shqiptarët sot janë mbi tokën e
të parëve dhe flasin gjuhën e stërgjyshërve të tyre. Edhe përpara se dega
helene të njihej në malet e Thesalisë, Shkodra, qyteti kryesor i Shqipërisë,
ishte pa dyshim kryeqyteti i mbretërisë madhështore të Ilirisë. Shqipja ishte
gjuha amtare e Aleksandrit të Madh që pushtoi botën dhe e Pirros së Epirit, një
nga gjeneralët më të mëdhenj që përmend historia dhe përballues i fundit i
ushtrive pushtuese Romake. Një tragjedi, përtej përfytyrimit të tragjedisë,
është kjo që një racë e vjetër dhe e fortë erdhi në një gjendje kaq të keqe dhe
mizore, gjë e cila shikohet si skandal i qytetërimit Europian. Nuk është për
çudi që otomanët nuk lejuan ndonjë gërmim në tokën Shqiptare, sepse ajo mund
t’i sillte ndërmend këtij populli lulëzimin e parë. Në shkencën shqiptare dhe
nga shumë autorë të huaj prejardhja ilire dhe autoktonia e shqiptarëve është e
vërtetuar. Mirëpo, sikurse në kohët e kaluara edhe sot nga autorë të ndryshëm
dhe qarqe antishqiptare ka orvajtje për mohimin e prejardhjes ilire të
shqiptarëve për qëllime të caktuara. Për shembull, para disa ditësh, deputetja
prof. dr. Jelisava Kaleziq në seancën e Kuvendit të Malit të Zi u shpreh: nuk
është e vërtet teza se shqiptarët janë me prejardhje ilire. Në gazetën ”Dan”,
Podgoricë, Mali i Zi, më 21. korrik 2016. Akademiku Zoran Llakiq, nga Akademia e
Shkencave dhe Arteve të Malit të Zi, e botoi një artikull në të cilin mohon
prejardhjen ilire të shqiptarëve dhe autoktoninë e tyre. Ndër të tjerat, thotë:
Shqiptarët janë të ardhur nga Rumunia në Mat, përmbi Tiranë në shekullin X të
erës tonë. Ndërsa në vitin 548 të erës tonë në Durrës kanë ardhë
serbo-malazezët. Më tutje Llakiqi thotë: Shqiptarët në tërë hapësirë ku
jetojnë, jo vetëm që nuk janë popull autokton, por as pakicë kombëtare. Në të
vërtetë ata janë diasporë. Më pas me 24 korrik 2016. në gazetën “Dan”e botova
një shkresë ku prezantova disa njohje shkencore nga autorë të huaj dhe
shqiptarë mbi prejardhjen ilire dhe autoktonin shqiptare, meqenëse, kjo gazetë
mjaftë lexohet në Mal të Zi. E quaj të arsyeshme se çështja e prejardhjes ilire
të shqiptarëve dhe autoktonia e tyre në vazhdimësi të aktualizohet dhe të
përhapet në opinione të ndryshme publike. Për arsye se pak a shumë ndeshemi me
një propagandë antishqiptare të mohimit të historisë kombëtare shqiptare, për
qëllime armiqësore. Për shkak të hapësirës së kufizuar, po fokusohem vetëm në
disa hulumtues të njohur shkencor. Filozofi i njohur Gotfrid Vilhelm
Lajbnic(1646-1717) u mor me lidhjen e shqipes me gjuhët e tjera. Në letrën e
tij të 10 dhjetorit 1709, e cituar më 1897 në revistën rumune Albania,
deklarohet se në bazë të studimeve të tij është bindur se ”shqipja është gjuha
e ilirëve të lashtë”. Historiani suedez, Hans Erik Tunman(1746-1778) , profesor
universitetit në Gjermani, ishte një nga shkencëtarët e parë, që u mor me
studimin mbi origjinën e gjuhës shqipe dhe të popullit shqiptar. Ai bëri
kërkime në burimet greke, latine e bizantine dhe studioi fjalorin trigjuhësh të
Teododhor Kavaljotit( greqisht, sllavisht e ship) të botuar më 1770. Në veprën
e tij për historinë e popujve të Evropës Lindore (1774), arriti në konkludim se
shqiptarët janë vazhdues autoktonë të popullsisë së lashtë ilire. Johan Georg
Fon Han(1811-1869), teoricieni austriak është marr me studimin e gjuhës shqipe
së bashku me gjuhëtarin Konstadin Kristoforidhi. Më 1854 ai botoi veprën e tij,
me tre vëllime, Studimet Shqiptare, mbi kulturën, gjuhën dhe historinë
shqiptare. Ai ishte, ndoshta i pari që studioi fjalorin e ilirishtes së vjetër.
Ai vërtetoi se shumë emra vendesh të viseve shqiptare ishin vazhdim i
drejtpërdrejtë i emërtimeve të dikurshme ilire. Në bazë të studimeve të tij,
arriti në përfundimin se gjuha shqipe ishte vazhduese e ilirishtes. Gjuhëtari i
njohur , Franc Bop (1791-1867), profesor në Universitetin e Belinit, botoi
veprën e tij më 1854, duke vërtetuar përfundimisht se shqipja bën pjesë në
familjen e gjuhëve indoevropiane dhe nuk rrjedh nga ndonjë gjuhë tjetër në
Evropë. Gustav Majer (1850-1900), profesor në Universitetin e Gracit dhe antar
i Akademisë së Shkencave të Vjenës, botoi studimin e tij Mbi pozitën e gjuhës
shqipe në rrethin e gjuhëve indoevropianen, më 1883. Ai njihet veçanërisht për
hartimin e Fjalorit etimologjik të gjuhës shqipe, më 1891. Në sajë të studimeve
të thella shkencore arriti në përfundimin se gjuha shqipe rridhte nga
ilirishtja dhe përbënte një degë më vete në familjen e gjuhëve indoevropiane.
Maksimilian Lamberc (1882-1963), pas vizitës që bëri në Shqipëri si emisar i
Akademisë së Shkencave të Vjenës, menjëherë u shqua si studiues i folklorit dhe
mitologjisë shqiptare. Pastaj, në Laipcig vazhdoi studimet në fushën e
albanologjisë, mbajti leksione rreth saj në universitet dhe në vitet 1954-59
hartoi dhe botoi Veprën mbi gjuhën shqipe, në tre vëllime. Në studimet e tij
mbështeti tezën e prejardhjes së shqiptarëve nga ilirët dhe të gjuhës shqipe
nga ilirishtja. Shkencëtari, Edwin Jacques, thekson: Nuk ka pikë dyshimi që
shqiptarët e sotëm janë historikisht pasardhës të drejtpërdrejtë të ilirëve.
Shkencëtari, Serge Metais, shkruan: Sipas të gjithë treguesve – pikësëpari, për
shkak të vetë gjeografisë – ilirët kanë qenë praardhësit e shqiptarëve. Në prag
të pushtimit romak, ata zinin të gjithë pjesën perëndimore të Ballkanit, nga
Istra deri në Epir. Në brendësi të gadishullit, ata ishin vendosur, në veri, të
paktën deri te rrjedha e lumit Sava dhe, në lindje, deri te Morava e Jugut dhe
në rrjedhën e sipërme të Vardarit. Më tutje studiuesi Metais shton: Në
shekullin II të erës sonë, ku ilirët ndodheshin nën zgjedhën romake, gjeografi
Ptolemeu bënte fjalë për ekzistencën e një fisi të albanëve (Albanoi) ,
kryeqyteti i të cilëve qenkësh Albanopolis. Profesor Eqrem Çabej (1908-1980),
pa dyshim, është figura më e shquar në fushën e albanologjisë. Për gati gjysmë
shekulli ai bëri studime, botoi vepra të shumta nga gjuha dhe letërsia shqipe,
ndonëse bëri hulumtime edhe në lëmin e etnografisë, folklorit dhe etimologjisë,
leksikologjisë, të origjinës së gjuhës shqipe, marrëdhëniet e saj me gjuhë
tjera indoevropiane dhe njësimin e normës letrare. Në bazë të studimeve subtile
shkencore arriti në përfundim se shqiptarët janë pasardhësit e ilirëve dhe të
banorëve të parë indoevropianë në Ballkan. Kumtesa e tij gjuhësore në
Kolokuiumin e Parë mbi Studimet Ilire (15-20 shtator 1972) dhe shkrime të tjera
të shumta ” vërtetuan në mënyrë bindëse origjinën ilire të gjuhës shqipe dhe
autoktoninë e popullit shqiptar”. Profesor Kostallari, ish drejtor i Institutit
të Gjuhësisë dhe të Letërsisë në Tiranë, arriti po të njëjtin përfundim si dhe
kolegu i tij Çabej. Gjithashtu, Aleks Buda, ish-kryetari i Akademisë së Shkencave
e Shqipërisë, në një konferencë që drejtoi, më 2-4 korrik 1982, theksoi ”
vazhdimësinë iliro-shqiptare dhe autoktoninë e shqiptarëve në trevat e tyre.”
Mbi origjinën e gjuhës shqipe dhe të popullit shqiptarë janë marr dhe
profesorët e njohur: Shaban Demiraj, Mahir Domi e të tjerë.
Publicisti i mirënjohur
nga Gjakova Ing .Fahri Xharra , shkruan: Dr. Skender Rizaj pyet dhe jep
përgjigje: “Po serbët kush janë”?! “Gjykuar sipas burimeve historike të njohura
deri tani, mund të thuhet se serbët me prejardhje “nuk janë sllavë, siç nuk
janë autokton në Ballkan, aq më pak në Kosovës.
“Serbët në të vërtetë
kanë origjinë turke.
Dr.
Skender Rizaj pyet dhe jep përgjigje: “Po serbët kush janë”?! “Gjykuar sipas
burimeve historike të njohura deri tani, mund të thuhet se serbët me prejardhje
“nuk janë sllavë, siç nuk janë autokton në Ballkan, aq më pak në Kosovës. Ani
pse për këtë flasin me të madhe thuajse bota, sidomos shkenca nuk i njeh”.Për
origjinën e një populli, qofshin ata edhe sllavët, rol të veçantë kanë shkencat
ndihmëse të historisë sidomos: Arkeologjia dhe poçaria e filigranologjia, armët
dhe mënyra e varrosjes te Ilirët, paleografia çirilike, te sllavët, diplomatika
(sidomos dokumentet në latinisht dhe greqisht, kronologjia, seragjistika,
heraldika, gjenealogjia, bibliografia, arkivistika, toponimia, fitonomia etj.,
në përgjithësi te popujt etj.
“Serbët
në të vërtetë kanë origjinë turke. Kanë prejardhje nga fisi turko-avar”. Rreth
shekullit VII, ata me shumë fise tjera turke kaluan lumin Danub dhe u vendosën
në krahun e djathtë të rrethinës të Smedereves. Ishin si të gjitha fiset turke
nomadë dhe kalorës. Z . Rizaj, thekson: “As emri serb nuk ka origjinë sllave”,
është emër profesioni me etimologji iraniane-turke”. Ai pastaj shton: “Serbët
para se të vendoseshin në Ballkan kanë qenë mercenar në shërbim të sundimtarëve
iranian, dhe si mercenarë edhe erdhën këndej parit. Ky status i këtyre
kalorësve-avar në ambientin e ri të Ballkanit u garantua edhe nga perandorët
bizantin. ”
“ Sipas
studimeve të historianëve rus Artamanovit dhe Pletnjevit si dhe atyre serb
Jovan Deretiqit ,Mihajlo Stanishiqit ; disa fise shqiptare ,dikur në mes të
shekullit 8 -të e 9-të ,pas presionit të fqinjëve të tyre kaukaz Hazarëve, u
larguan nga nga territori i tyre i lindjës në brigjet e Liqenit Kaspik( në
Azerbaixhanin e sotëm dhe në Dagestan) ,me anën e Arabëve mbërrijtën n jugun e
Italisë. ” Këto fliten nga serbët për ne. Ne gjëja se erdhëm nga ato anë.
Një gjë
që gjatë studimeve të mia për serbet e kam konstatuar është se e tërë ”
historia ”e tyre e shkruar nga ata dhe miqtë e tyre nuk është gjë tjetër vetëm
se një histori e vjedhur nga ne ,ndërrim emrash dhe përshtatje për mbulimin e
zbrastirës së tyre histore me diçka që kurrë s`ka qenë e tyre.
“Serbët
në të vërtetë kanë origjinë turke. Kanë prejardhje nga fiset turko-avare” e të
nisur nga tokat e Persisë , Iranit të sotëm. Mjete moderne të kohës na e bëjnë
të mundur që të arrijmë në përfundime spektakolare për prejardhjen e serbëve,
të vetquajtur ”popull hujnor” . Në konferencen e quajtur ”Elementet Etnik
paraslavik në Ballkan dhe etnogjeneza e sllavëve të Jugut ” (1968) arrihet në
përfundim se” deri ne ditet e sotit arkeologjia nuk ka mundesi te na jep një
dokument për një ardhje masive të sllavëve ne siujdhesen ballkanike gjatë
shek.6 -të .Por ata ishin thjeshtë turko-avar.
” Sot
sllovenët , kroatët ,boshnjakët dhe serbët , janë përfundimisht vetëm folës të
gjuhëve sllave , por për të parët e tyre mund të pyetet se çka ishin :avar
,turq bullgar apo diëka tjetër (Denis Bašić The roots of the religious, Ethnic
and Natioanl Identity of S.S.B.H)
”
Civilizimi i Persisë ka lënë gjurmë të thella në në kulturën dhe idenë e
serbëve..Fiset e tyre jetonin në kuaj ,kurse vendbanimi i tyre ishte qerrja e
tërjequr nga buajt. Sipas veshmbathjës , zakoneve , kulturës nuk dalloheshi nga
fiset nomade Persiane. Nga kapuçi i tyre e ka prejardhjen edhe e kapuçi i
famshëm serb – šajkača ( shajkaqa)”( Miodrag Milanović : Srpski stari vek-
etnogeneza Srba). Ndryshimi në mes të serbëve të sotit dhe” serbëve të
dikurshëm” është shumë i madh thot në librin e tij ” Srbi u srednjon
veku”.historiani serb Sima Çirkoviç.
Një
ngjashmëri apo një origjinë e serbëve me fisin e sotëm Kashkai të Iranit.? Kush
janë këta Kashkai (Persishtقشقایی)? Një aglomeracion nomadësh që sot jetojnë në provincat Fars, Huzestan
dhe Isfahan . I flasin dy gjuhë, ate persishte dhe gjuhën Kashkai ,gjuhë që i takon familjes së gjuhëv Turke. Kashkait ishin
gjithmonë por edhe sot e kësaj dite janë popull nomad blegtoral.
Çdo vit shetisin me kopetë e tyre nga kullosat malore të verës në veriun e
Shirazit dhe deri 500 km në kullosat e tyre të dimrit në ultësirat e ngrohta në
afërsi të Gjirit Persik.( Hawley, Walter A. (1913) Oriental Rugs Antique &
Modern. Reprint:Dover Publications,New York )
Fiset e
Azisë Qendrore të shtyrë nga luftërat, zënka ndërfisnore dhe përmbytjet kanë
qenë të detyruar që t`i lëshojnë stepat e tyre në mënyrë që të kërkojnë toka të
“|reja” pë ta., sikur se hunët vizigotët ,parabullgarët duke pushtuar Indinë
dhe Europën. Racat turke duke i braktisur vendët e tyre ku me shekuj ishin
rritur filluan herët të lëvizin në mes të Maleve Altai dhe Kaspikut. Një
kashkajas shkruan : “ Ne jemi racë turke dhe të gjuhës turke ; disa thonë që
jemi pasardhës të fisit turk Ogur, të njohur nga ashpërsia e tyre dhe sjellja
prej bishe , dhe emri i ynë Kashkai rrjedhë nga Kashka Turke që do të thotë”
Kali me yllin e bardhë në ballë” Ne jemi të ardhur nga Kashgari “
Janë të
njohur për rrobat e tyre prej leshi.
Çdo
rrjedhë historike , në mënyrë të vet është një dëshmi e jo vetëm zhvillimit dhe
fatit të vet , por edhe rrjedhës së civilizimit të tij dhe rrymimeve nëpër të
cilat ka kaluar një popull; e njejtë me te edhe veshmbathja e tij.” Ashtu edhe
shajkaqa e cila në veshjet popullore serbe e ka vendin e vet ,dhe për serbët
vlenë si diçka kombëtare me theks të posaçëm pë historinë të cilën e ka kaluar
dhe në të njetën kohë si përkujtues i historisë dhe fatit të një populli dhe të
njejtë kohë si sinonim për Serbin (Mile Nedeljković ŠAJKAČA poreklo i značaj
srpske kape )”
“”Kur
serbet si vullnetarë iu bashkuan ushtrisë së krishterë austriake në luftë
kundër Islamit , në të njetën kohë kohë duke e ëndërruar çlirimin e vendit të
tyre nga Turqit (Mile Nedeljković, po aty)’ atëherë serbët morrën falas
uniformën e përgatitur nga austo-hungarezët. Në këtë me rëndësi të posaçme
ishte kapuçi “ shajkaqa” që ushtria serbe e barti në kokë në luftërat
1876-1878.””. PseAustria kur e dezenjoi uniformën e ushtarit serb e parapau
edhe shajkaqen ? Për t`iu treguar prejardhjen e tyre apo diçka tjetër.?
Nga studimet për shajkaqën shihen dilema në mendimet e historianëve serb për
“krenarinë “ serbe. Disa apsolutisht nuk pajtohen me këtë krenari. ” Civilizimi
i Persisë ka lënë gjurmë të thella në në kulturën dhe idenë e serbëve..Fiset e
tyre jetonin në kuaj ,kurse vendbanimi i tyre ishte qerrja e tërjequr nga
buajt. Sipas veshmbathjës , zakoneve , kulturës nuk dalloheshi nga fiset nomade
Persiane. Nga kapuçi i tyre e ka prejardhjen edhe e kapuçi i famshëm serb –
šajkača ( shajkaqa)”( Miodrag Milanović : Srpski stari vek- etnogeneza
Srba).Pra ,nga dëshira e tyre për të treguar ”autoktoninë ”
në këto toka nuk pajtohen që dikush t`u nxjerrë në pah të kaluarën e tyre si
dhe prejardhjen e vërtetë.
Ka
shumë gjëra që të japin fakte për origjinën e tyre turko -avare ,por duhet
studjuar. Natyra e shkrimit tim të sotëm nuk më lejon të zgjerohem shumë ,por
ja edhe një shembull” Emri serb “Gospodar ” për “Zotëriun” rrjedhë nga Altaikët
t cilët fjalën e kishi huazuar nga persishtja ”Gospanddar ” që thoshte dikur
“pronar i deleve”.
Serbët
u konvertuan në Krishtërimin ortodoks me urdhërin e Herakliusit , në mënyrë që
me anën e fesë të zbutë kaosin të cilën e sollën avaro-turko-sllavët në tokat e
Ilirikumit.
(
Librat që e tregojnë prejardhjen turko-avare të serbëve ” Balkan
worlds: the first and lastEurope”
Traian
Stoianovich; “The Cambridge Medieval History Series “volumes 1-5 By J.B. Bury;
“The Roots of the Religious, Ethnic, and National Identity of the Bosnian …
Denis Bašić; “In Search of the Lost Tribe: The Origins and Making of the
Croation Nation “ Osman Karatay etj. etj.)
No comments:
Post a Comment