Nga : Skender Mulliqi


Skender Mulliqi
E liruan Sheshelin më motivacion absurd , sepse ishte i sëmur, për tu shëruar në shtëpi. Kjo ishte ironi!E lëshuan që të vdesë në mesin e familjes dhe simpatizantëve të tij çetnik. Ky protagonist i të gjitha të këqijave , nuk u pendua asnjëherë për mëkatet e tij, dhe të Serbisë gjenocidiale. Shesheli,Vuçiqi me Millosheviqin e kriminelë të tjerë të luftës, vranë njerëz të cilët nuk kishin mundësi për vdekje dinjitoze, shumë prej tyre nuk kanë as të drejtë varri, e Sheshel ngjitet serish në majat e politikës shoviniste serbe! E keqja po shpërblehet e viktima po poshtërohet. E kjo nuk po dënohet nga bota demokratike. Kështu po qëllohen për vdekje edhe një herë ato viktima të pafajshme.
Nuk do të merrej fare kush më një njeri të tillë shumë të ndyrë çfarë është Sheshel më sheshelistët e tjerë, po mos të ishin kryesorët e politikës të sotme serbe, të cilët mund të rrezikojnë seriozisht paqen në rajon dhe më gjerë. Sheshel dhe Vuçiqi mblodhën përkrahësit e tyre, duke rinovuar edhe një herë planet për Serbinë e Madhe. Përsëri, ai dhe njerëzit e tij të një mendjeje nëse ju lejohet do të mbillnin vdekjen, për të arritur synimi e bashkimit të të gjithë serbëve në një shtet. Prandaj mendoj se është iluzore të mendohet dhe naivitet që me këta kriminel lufte , të ruhet paqja dhe prosperiteti në Ballkan. E keqja nuk varroset sepse protagonistët e saj janë gjallë dhe për më tepër në liri si shpërblim për krimet e tyre!
No comments:
Post a Comment