2011-01-11

Bekim HaxhiuI'Kamishi më i votuari në Skenderaj

Bekim Haxhiu Kamishi


Më se shumti vota në rivotimin e 9 janarit ka marrë Bekim Haxhiu, i njohur si Komandant Kamishi, i cili pasohet nga zv/ministri për financa, Bedri Hamza dhe ish-deputeti Abdyl Ymeri, kanë pohuar burime të afërta me KKZ-në. 

Sipas këtyre burimeve, renditja e kandidatëve të Skenderajt, në bazë të votave të Marra, është si vijon: Bekim Haxhiu-Kamishi 8.100, Bedri Hamza 6.600 ( i cili nuk është kandiduar nga Skenderaj), Abdyl Ymeri 6.500, Blerta Deliu-Kodra 6.000, Behar Selimi 5.200, Ramadan Gashi 4.300, Gani Koci 4.100, Valbona Dibra 3.500, Ganimete Musliu 3.200, Valbona Fazliu – Rreci 2.550, Hidajete Beqiri 2.500 dhe Murat Musliu 1.500 vota. 

Sipas sqarimeve të burimit të gazetës shifrat janë të rrumbullakuara, me përjashtim të votave të Blerta Kodrës, e cila i ka marr fiks 6 mijë, aq sa thuhet se janë të mjaftueshme që të sigurohet ulësja në Kuvendin e Kosovës. 

Sipas burimeve jozyrtare mësohet se 2 prej këtyre kandidatëve kanë numër të madh votash në komunat ku veprojnë apo jetojnë. Kështu Komandant Kamishi pohohet se ka numër të madh të votave edhe në Mitrovicë, ku vepron dhe ku para disa muajve është shpallur qytetar nderi i kësaj komune, sikur edhe Behar Selimi, i cili jeton në Prizren. 

Nëse është i saktë pohimi se 6 mijë vota sigurojnë ulëse në KK, atëherë këtë tashmë e kanë siguruar Kamishi dhe Ymeri dhe Kodra, ndërkaq afër saj janë edhe Gashi dhe Koci, për të cilët pohohet se kanë numër të caktuar votash edhe në komunat tjera. 

Prej kandidatëve që nuk kanë fituar numër të mjaftueshëm votash është edhe Murat Musliu, një veprimtar dhe aktivist i njohur i çështjes kombëtare prej demonstratave të vitit 1981.

http://www.koha.net/index.php?cid=1,70,46194

 

I ndjeri Ismail Kadare, ose shkrimtari që i zgjati jetën regjimit komunist

Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...