2011-01-11

Trembëdhjetë më të votuarit e PDK-së

Trembëdhjetë më të votuarit e PDK-së


Pa votat e rinumëruara në Skenderaj, Drenas e Deçan dhe në vendvotimet ku u përsëritën votimet në Malishevë e Lipjan, jozyrtarisht trembëdhjetë më të votuarit nga lista për deputetë e PDK-së janë: 
1.Hashim Thaçi 114.682, 
2.Fatmir Limaj 64.164, 
3.Enver Hoxhaj 27.528, 
4.Azem Syla 19.677, 
5.Jakup Krasniqi 19.416,
 6.Ilmi Reçica 14.482,
7. Hajredin Kuçi 14.287, 
8.Latif Gashi 13.085, 
9.Zenun Pajaziti 11.144, 
10.Xhavit Haliti 10.134, 
11.Ramë Buja 9.760,
12. Bajram Rexhepi 9.682, 
13.Vehap Idrizi 9.487 vota.
Këto të dhëna i bëri publike RTV “Rrokum”, duke u mbështetur në burimet e tij jozyrtare. 



Më se shumti vota në rivotimin e 9 janarit në Skenderaj  ka marrë Bekim Haxhiu, i njohur si Komandant Kamishi, i cili pasohet nga zv/ministri për financa, Bedri Hamza dhe ish-deputeti Abdyl Ymeri, kanë pohuar burime të afërta me KKZ-në.
Sipas këtyre burimeve, renditja e kandidatëve të Skenderajt, në bazë të votave të Marra, është si vijon: Bekim Haxhiu-Kamishi 8.100, Bedri Hamza 6.600 ( i cili nuk është kandiduar nga Skenderaj), Abdyl Ymeri 6.500, Blerta Deliu-Kodra 6.000, Behar Selimi 5.200, Ramadan Gashi 4.300, Gani Koci 4.100, Valbona Dibra 3.500, Ganimete Musliu 3.200, Valbona Fazliu – Rreci 2.550, Hidajete Beqiri 2.500 dhe Murat Musliu
1.500 vota. 
Sipas burimeve jozyrtare, mësohet se Komandant Kamishi  ka numër të madh të votave edhe në Mitrovicë, ku vepron dhe ku para disa muajve është shpallur qytetar nderi i kësaj komune, ndërsa Behar Selimi ka fituar shumë vota në Prizren, ku edhe jeton.
Sipas informacioneve nga komuna e Drenasit, edhe kandidatët Abdyl Ymeri dhe Ramadan Gashi kanë fituar një numër të votave edhe në atë komunë, por nuk dihet saktësisht sa është numri i votave të fituara.
Nga kandidatët femra, bazuar në numrin e votave të fituara, tash për tash është e sigurt vetëm Blerta Deliu-Kodra.
Nëse është i saktë pohimi se 6 mijë vota sigurojnë ulëse në KK, atëherë këtë tashmë e kanë siguruar Kamishi dhe Ymeri dhe Kdra, ndërkaq afër saj janë edhe Gashi dhe Koci, për të cilët pohohet se kanë numër të caktuar votash edhe në komunat tjera.
Megjithatë, në bazë të rezultateve preliminare, po shihet se shumë kandidatë për deputetë nga radhët e PDK-së janë shumë larg për ta arritur karrigen në Kuvendin e Kosovës, pas rivotimeve me 9 janar në komunën e Skenderajt dhe të Drenasit.
Sipas burimeve që duan anonimitet, të gjithë kandidatët që nuk kanë fituar 6 mijë e më shumë vota (të llogaritura edhe jashtë komunës ku është kandiduar po qe se ka marrë ndonjë votë) do ta kenë shumë vështirë, për të mos thënë të pamundur, që të kapin ulësen e deputetit.
Ndërkaq, në Drenas, sipas informacioneve që janë siguruar, karrigen e deputetit e kanë siguruar gjashtë kandidatët nga radhët e PDK-së: Jakup Krasniqi, Azem Syla, Shaip Muja, Sala Shala – Berisha, Fadil Demaku dhe Ramiz Lladrovci. Sipas informacioneve, të gjithë ata kanë siguruar nga mbi 10 mijë vota në rivotimin e së dielës në komunën e Drenasit.

I ndjeri Ismail Kadare, ose shkrimtari që i zgjati jetën regjimit komunist

Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...