Siç kanë bërë të ditur agjencitë zvicerane të lajmeve të martën në mbrëmje, edhe pas mbledhjeve të mbajtura për dy ditë me radhë, Komisioni për Politikë të Jashtme nuk ka mundur dhe s'ka dashur që të shprehet rreth raportit të Martyt për Kosovën duke arritur kështu tek përfundimi që ky Komision do të shprehet për këtë raport vetëm pasi ta ketë dëgjuar gojarisht Dick Martyn dhe pasi që ky do të përgjigjet në pyetjet e kolegëve të tij, raporton Zëri.
Agjencitë zvicerane të lajmeve kanë njoftuar po kështu që Parlamentari i FDP-së zvicerane nga Tesini, në raportin e tij ka bërë akuza të rënda në drejtim të Kryeministrit në largim të Kosovës, Hashim Thaçit kurse ky i dyti i ka hedhur poshtë dhe i ka quajtur si të pavërteta dhe monstruoze vlerësimet e Martyt.
Se kur ky "takim" dhe "dëgjim" do të ndodhë, nuk është njoftuar.
No comments:
Post a Comment