Çfarë është inteligjenca?
Ky person është inteligjent, dëgjojmë të thuhet shpesh.....Por nga se e kuptojmë?, një person është inteligjent se di shumë, se është studioz apo inteligjenca është më shumë se kaq?.....Është inteligjenca një mëndje e hapur, një mëndje jo kokëfortë?
"Di që nuk di" thotë Sokrati
Unë mendoj se inteligjenca nuk është të dish gjithçka, por të dish të kuptosh shumë gjëra, të dish të sillesh, të flasësh kur duhet e si duhet. Një person inteligjent nuk është ai që di letërsinë, që flet 5 gjuhë, që zgjidh ekuacione matematike. Mendoj se person inteligjent është ai që vë njohjet e tij në shërbim të të tjerëve. Nuk ka problem të tregoj mungesat e tij, e mbi të gjitha, vë përballë idetë e veta me të tjerët dhe nëse kupton se pozicioni i tij është i gabuar e ndërron pa pasur turp.
Inteligjent do të thotë...Lexoj brenda....Pra të lexosh "brënda" gjërave…
Tashi shum kush ka lexuar dhe dëgjuar aq sa për të përsëritur atë që thonë dhe librat; pra se inteligjenca qenka aftësi për të nxënë nga përvoja vetjake dhe e të tjerëve, për të arsyetuar përmes shqisave dhe mendimit abstrakt, për të vjelë përfundime nga njohuritë e për t’ia dalë kësisoj, jetës në krye. Ndonëse e dimë përse bëhet fjalë, kam përshtypjen se e përdorim termin për të përshkruar tjetër gjë, atë që shpesh e lidhim me suksesin e dikujt në shoqëri, apo me kujtimin se aksh çun apo gocë e paskësh pasur fletoren gjithë dhjeta. Mendoj se nuk mund të jesh krejt i paanshëm kur do të shprehesh se ç’është inteligjenca, pasi do të na vijnë ndërmend testet që bëheshin dikur mbi bazë etnike për të treguar se cila racë është superiore apo testet me bazë kulturore, që duan të thonë se nga gjithë kulturat, vetëm ajo përëndimorja është prijëtare. Për të mos mbetur tek kjo pikë, po i bëj bisht përgjigjes së drejtpërdrejtë se ç’është inteligjenca dhe po hap një tjetër. Për mua inteligjenca është është produkti mendor që nuk duhet t’i përgjigjet pyetjes sa inteligjentë jemi, (sepse njeriu hyn tek qeniet inteligjente aq më shumë kur ka filluar të krijojë edhe inteligjenca artificiale) por pyetjes për çfarë e përdorim inteligjencën tonë. Në të gjitha kohërat inteligjenca ka pasur dy përdorime: të ndriturin dhe të errëtën, gjenialen dhe demoniaken, duke krijuar edhe çifte binjake si Mark Aureli apo Adriani, vs Neronit, Faust - Mefistofel, Moxart - Salier apo për ta mbyllur këtë qerthull, të kujtoj edhe tregimin e Alfons Dodesë - Njeriu me tru të artë. Rëndësia e inteligjencës, sipas meje, është përdorimi i saj. Le të kthehemi tek vetëdija e ngulitur si mendësi përmes një proverbi. “Mendja bën kala - mendja bën hata.” Është po kjo mendje njerëzore që shpiku e zbuloi gjithçka dhe është po kjo mendje, arketip i pandryshuar dhe i pandreqshëm tek njeriu, që pranon të jetojë mbi këtë kovë të nxehtë e të ndotur, siç e ka katandisur veprimtaria e tij intelektuale sot Tokën. Përse njerëzit - qeniet inteligjente, përdorin shumë dhe shpesh mënyra të palogjikshme në arsyetimin dhe veprimet e tyre? Pyetja është e thjeshtë dhe nuk është vetëm imja. Unë përpiqem t’i përgjigjem asaj.
Duke qenë baba binjakësh e kam të vështirë të bëhem palë në njërën nga zgjedhjet e ofruara për inteligjencë të lindur apo për atë që fitohet. Rasti im vlen mbase vetëm për mua që mbetem i mahnitur mbi një gjë që ndodh para syve të mi e më lë pa përgjigje kur shoh se si dy krijesa që janë ngjizur bashkë, kanë dëgjuar të njëjtën zemër në bark në nënës, kanë thëthirë të njëjtin ushqim e që kanë dëgjuar të njëjtat ninulla, kanë sot “inteligjenca të ndryshme”. Është çudi për të mbledhur supet kur sheh se si “luajnë” me njëri-tjetrin këto dy inteligjenca të lindura, se si ndahen ata që dikur ishin identikë, se si zhvendosen tek sho-shoqi cilësitë e tjetrit. Nuk dua të kujtoj ato që përmend Catell për inteligjencën fluide me prirje drejt abstraksionit apo për inteligjencën e kristalizuar me prirje për konkreten. Sa të rrekem të zgjidh atë ç’ka thënë sfinksi druaj se do të jem përjashtues duke përkrahur njërën apo tjetrën. Mua më vjen më mbarë të them jo se cila ishte e para ndër dy inteligjencat, por cila mund të jetë më e rëndësishmja, ndër ata elementë të inteligjencës së lindur apo të bërë, me të vetmen dëshirë, që së paku fëmijët tanë të jenë po aq të lirë e të barabartë me moshatarët e tyre, që janë “të lindur” dhe jo “të adoptuar” me vlerat e qytetërimit të sotëm.
Inteligjenca dhe shkollimi
Te jesh i shkolluar, te kesh mbaruar nje apo disa universitete nuk eshte e barabarte me te qenurit Inteligjen. Inteligjenca eshte zotesia e gjetjes se nje rrugezgjidhjeje ne cdo lloj kushti dhe mundesie. Te paret tane nuk ishin te shkolluar , nuk kishin mbaruar universitete, por kishin shkuar shume larg me njphurite e tyre primitive.
Eshte e sigurt qe shkolla nuk te ben te zgjuar! as te dukesh. Shkolla te tregon disa prej rrugeve si te mbijetosh. Inteligjenca eshte e lindur, dhe zhvillohet me shume kur njeriu shkollohet. Inteligjenca nuk eshte e barabarte me shkollimin, pasi inteligjenca eshte e lindur ndersa shkollimi eshte i fituar.
Elise, gjeniu 2-vjecar inteligjente sa Anjshtajni
Elise ishte vetëm pesëmuajshe kur për herë të parë tha fjalën babi, shtatëmuajshe kur u ngrit në këmbë dhe dhjetëmuajshe kur vraponte. 11-muajshe dinte të thoshte emrin e saj, ndërsa një vjeç e njëmuajshe dinte të numëronte deri në dhjetë. Një vjeç e gjysmë numëronte deri në 20, për më tepër thoshte përmendësh të gjithë alfabetin, dinte shumë poezi përmendësh dhe kryeqytetet e mjaft shteteve të botës. Sot që është 2 vjeçe e katërmuajshe di kryeqytetet e 35 shteteve, di të dallojë trekëndëshat barabrinjës (thotë se kanë tri brinjë të njëjta), ata dy brinjënjëshëm, di të numërojë në spanjisht deri në dhjetë dhe arrin të dallojë pa asnjë problem të gjitha ngjyrat dhe emrat e kafshëve. Kur shoqet e saj nuk i gjejnë dot emrat e kafshëve, Elise i ndihmon pa asnjë problem. Elise Tan Roberts, 28-muajshe e lindur në një familje të thjeshtë punëtorësh në një qytet në pjesën veriore të Londrës, është fëmija më inteligjente e Britanisë së Madhe, sipas asaj që shkruajnë gazetat e gjithë botës. Ka një koeficient inteligjence, siç thuhet në gjuhën shkencore, të barabartë me 156, shumë herë më të lartë se mesatarja, jo ajo e fëmijëve, por ajo e të rriturve që është 100 dhe pak më të ulët se koeficienti i inteligjencës së Albert Anjshtajnit, 160. Me pak fjalë, është një gjeni, një fëmijë jo i zakonshëm. Elise është aq e veçantë sa “Mensa”, organizata e themeluar në Mbretërinë e Bashkuar në vitin 1946 për të mbledhur personat më inteligjentë të kombit (për të qenë pjesë e saj duhet të kesh një koeficient inteligjence që vetëm 2 për qind të popullsisë e kanë) e ka pranuar mes anëtarëve të saj, duke bërë një përjashtim nga rregullat: duhet të jesh të paktën 10 vjeç që të pranohesh. Familja e saj përbëhet nga e ëma Luoise, 28 vjeçe dhe i ati Eduard, 34 vjeç. Të dy me ngjyrë, thonë se janë një familje krejtësisht normale. Ajo punon part-time në një kompani transporti mallrash, ndërsa të dielave në një supermarket, ndërsa i ati Eduard merret me makina të përdorura në gjendje të keqe, që i riparon dhe më pas i shet sërish. Asnjë nga të dy prindërit nuk e ka mbaruar universitetin. Mes të afërmve të saj ka mjekë dhe inxhinierë, por asnjë nuk ka koeficient inteligjence kaq të lartë. “Asnjëherë nuk kemi bërë asgjë që ta bëjmë Elisen një fëmijë të tillë. Ajo e ka të dhuruar nga natyra këtë talent”, thotë e ëma. “Nuk jemi nga ata lloj prindërish që kur fëmija është ende në djep përpiqemi t‘u mësojmë alfabetin, aritmetikën, ose një gjuhë të huaj. Nuk e kemi bërë të fiksojë konceptet. Më e shumta u përgjigjemi pyetjeve që ajo bën. Dhe në të vërtetë, Elises nuk i mungojë pyetjet. Bën shumë të tilla. Ka një kuriozitet të paparë dhe një kujtesë të jashtëzakonshme”. Bashkëshortët Roberts e kishin kuptuar që Elise, që kur ishte shumë e vogël, kishte një aftësi të jashtëzakonshme për t‘u përqendruar për një fëmijë të sapolindur dhe një dëshirë për të mësuar pa kufij. Duke marrë shembullin e Xhorxhia Braunit, që është gjithashtu një anëtare e “Mensa”-s, prindërit kishin menduar prej kohësh t‘i testonin atësitë e saja. Disa javë më parë, duke parë një emision televiziv mbi fëmijët gjeni, të ëmës i kishte ardhur një mendim. Vendosi që ta çonte vajzën e vogël në një psikolog për fëmijët, te profesoresha Joan Freeman, e njëjta që testoi Xhorxhian. Pasi e takoi Elisen, e vuri përballë disa testeve për të llogaritur inteligjencën e saj. Pas një testi që zgjati 45 minuta, të gjithë panë se Elise kishte aftësinë që të mos tregonte asnjë lloj problemi për përgatitjen e tij. Pas kësaj ajo u bë menjëherë anëtarja më e re e “Mensa”-s.
“Ka mendjen e një fëmije sa dyfishi i moshës së saj. Mund të kalojë shumë shpejt nga një klasë në tjetrën në shkollë dhe të tregojë aftësitë e saja të jashtëzakonshme”, tregon eksperti. Por prindërit tregojnë se nëse inteligjenca e Elises, kur të jetë më e rritur do të bjerë dhe ajo do të jetë një fëmijë si gjithë të tjerët, krejtësisht normal, prapë do të jenë të kënaqur. “E rëndësishme për ne është që të jetë e lumtur”, tregon e ëma.
Elise ka lindur në Londër në dhjetor të vitit 2006. Dashuria e saj për muzikën dhe kërcimin i ka bërë prindërit që ta regjistrojnë për t‘u specializuar në këto fusha. Kështu, ata e kanë shkruar emrin e saj në listën për t‘u bërë pjesë e “Young Actors‘ Theatre”, shkollë nga e cila kanë dalë një numë i madh aktorësh të famshëm vendas dhe në “Chickenshed”, ku mund të specializohesh në muzikë, balet, imitim dhe kërcim. Një nga keqardhjet e tyre më të mëdha është se asnjë nga shkollat që ata kanë kontaktuar nuk kanë dashur të bëjnë asnjë veprim me Elisen, të paktën sa të mbushë katër vjeçe e gjysmë. Pra, çfarë e ardhme e pret? Një prej anëtarëve të “Mensa”-s tregon: “Nëse ka fatin që të pranohet herët në shkollë ku të stërvitet dhe t‘i jepet kurajë, ajo do të vazhdojë të mësojë dhe të perfeksionohet akoma më tepër, duke u bërë dikush në të ardhmen”.
Anëtaret e reja të “Mensa”-s
Xhorxhia është një tjetër anëtare e “Mensa”-s, që me koeficientin 152 u pranua në këtë organizatë që në moshën 2 vjeçe. Ecte këmbadoras që pesëmuajshe, nëntëmuajshe ecte shumë mirë, 14-muajshe filloi të vishej vetë, ndërsa 18-muajshe fliste me fraza të plota dhe bënte biseda të vështira e debate që nuk i bëjnë as të rriturit e jo më fëmijët. Por jo vetëm kaq: arrin të dallojë ngjyrat dhe të bëjë lehtësisht dallimin mes rozës dhe lejlasë, po ashtu arrin të vizatojë një rreth në mënyrë të shkëlqyer. Ajo është në gjendje të thotë në mënyrë perfekte në frëngjisht: “Përshëndetje, unë jam Xhorxhia. Jam vetëm në shtëpi. Por dhe shumë fjalë të tjera”. Po sipas asaj që tregojnë prindërit, Xhorxhia që një vjeç i ka veshur këpucët pa i ngatërruar asnjëherë, madje arrinte që t‘i çonte në vendin e duhur, ndërsa rrobat t‘i fuste në lavatriçe dhe pastaj ta ndizte atë. Nga “analizat” që iu bënë, u arrit në përfundimin se Xhorxhia bënte pyetje të vështira dhe të çuditshme, për të cilat ishte e domosdoshme të mbaje shënime. “Kur i kërkova të vizatonte një rreth, ajo e bëri atë në mënyrë aq perfekte sa shumë të rritur, madje edhe unë vetë, nuk arrij ta bëj dot. U çudita se si ishte në gjendje ta dallonte aq mirë konceptin e një rrethi”, thotë psikologia që është marrë si me Xhorxhian ashtu edhe me Elisen. Po ashtu, kur i thashë se sa bluzë të bukur rozë që paske veshur sot, m‘u përgjigj: “Nuk është rozë, por lejla”, ndryshime që fëmijët arrijnë t‘i bëjnë vetëm në vitin e parë të shkollës.
Fëmija gjeni
Elise Roberts di të lexojë disa fjalë, të thotë alfabetin, të numërojë deri në 20, di të mbledhë dhe të njohë figurat gjeometrike. Njeh 35 kryeqytete të botës, ngjyrat dhe kafshët
Çfarë është koeficienti i inteligjencës?
Në vitin 1905, psikologu francez, Alfred Binet, vuri në përdorim testin e parë modern për të matur inteligjencën e fëmijëve.
Termi IQ (shkurtimi nga anglishtja i Intelligence Quotient), u vendos në vitin 1912 nga psikologu gjerman Willian Stern. Në këtë kohë lindi edhe formula: moshë mendore përmbi moshën biologjike shumëzuar me 100. (Mosha mendore matet me një test standard që përdoret për të përcaktuar zhvillim intelektual të individit).
Në vitin 1916, testi u perfeksionua nga Lewis M.Terman i “Standford University”. Në vitin 1939 u përdor testi i parë i inteligjencës për të rritur (Wais) dhe u përshtat ai për fëmijët (Wisc).
100 pikë
Testi i inteligjencës bëhet nga një numër i madh njerëzish. Zakonisht mesatarja e tij është 100 pikë
70 pikë
3.5 për qind e popullsisë ka një koeficient inteligjence më të ulët se 70
70-90
21.5 për qind e popullsisë ka një koeficient inteligjence mes 70-90 pikë
90-110
Rreth 50 për qind e popullsisë ka koeficient inteligjence me pikë nga 90-110
110-130
21.5 për qind e popullsisë ka një koeficient të tillë
Mbi 140
E kanë rreth 3.5 për qind e popullsisë
Mbi 150
Vetëm 0.2 për qind e popullsisë
Statistikat mesatare botërore e populates në testin e intelegjencës në disa vende të botës (IQ-testi)
Shqipërët | IQ:114,95 |
IQ:1103,7695 | |
Spanjollët | IQ:111.79 |
Hongkongët | IQ:111.69 |
Gjermanet | IQ:110.72 |
Qipriotët | IQ:110.71 |
Rusët | IQ:110.41 |
IQ:110.40 | |
IQ:110.21 | |
Hungarezët | IQ:109.61 |
Italianët | IQ:109.48 |
Singapurasit | IQ:109.40 |
Holandezët | IQ:108.52 |
Portugezët | IQ:108.24 |
Belgjikasit | IQ:107.74 |
Finlandezët | IQ:107.11 |
Çekët | IQ:107.02 |
Zvicranët | IQ:106.95 |
Polakët | IQ:106.77 |
Kanadezët | IQ:106.70 |
Мaltasit | IQ:106.26 |
Suedezët | IQ:106.19 |
IQ:105.77 | |
Irlandezët | IQ:105.17 |
Kroatët | IQ:105.11 |
Sllovakia | IQ:105.03 |
IQ:104.95 | |
IQ:104.80 | |
Norvegjezët | IQ:104.70 |
Danezët | IQ:104.70 |
IQ:104.53 | |
Afrikanët Jugorë | IQ:104.29 |
Latvijanët | IQ:104.22 |
Кolumbezet | IQ:104.04 |
Luksemburgezët | IQ:103.83 |
Grekët | IQ:103.66 |
Turqit | IQ:103.50 |
Amerikanët | IQ:103.44 |
Аustralianët | IQ:103.38 |
Litvanezët | IQ:103.37 |
Маlajzianët | IQ:102.95 |
IQ:102.83 | |
Qileanet | IQ:102.74 |
Меksikanët | IQ:102.62 |
Еstonezët | IQ:102.48 |
Bullgarët | IQ:101.99 |
Inteligjenca dhe Identiteti
Ky titull do të ishte i përshtatshëm duke e zhvilluar temën në këndvështrimin e botëkuptimit lindor si "an Eastern Quest" (një vëzhgim Lindor), duke konsideruar Rusinë si mëmën e këtij konceptimi.
Për herë të parë fjala "inteligjencia" (tingëllimi në rusisht, për të përforcuar idenë e origjinës së saj) u krijua dhe filloi të përdoret në vitet 60-të të shekullit të 19-të në Rusi. Sot, studiuesit amerikanë e rusë pohojnë se ata i japin kuptime të ndryshme fjalës.
Për të kuptuar këtë, mjafton të njihet se sistemi amerikan i analizës sociale i çuar me tej nga sociologjia moderne nuk njeh termin "klasë" si një entitet i mbajtur ngushtësisht bashkë prej ndërgjegjes, mendimit kritik (me të cilin kuptohet jo vetëm aftësia për të pohuar ose mohuar diçka, por edhe për të argumentuar atë) apo pasionit moral.
Artikujt e intelektualëve të Rusisë së sotme shpesh shfaqen nën titujt: "Unë nuk dua të jem një inteligjent!"(fjala inteligjent është përdorur për të treguar anëtarësinë në inteligjencia). Me këtë ata nuk duan të mohojnë jetën intelektuale, por traditën e inteligjencës.
Ato duan të tërheqin vëmendjen e njerëzve se si kjo traditë çoi në shkatërrim të njerëzimit me përmasa biblike (llogaritet që komunizmi shkaktoi rreth 100 milionë viktima). Dëshirojnë t'i thonë njerëzve që të kërkojnë një mënyrë të re përcaktimi të përkatësisë së tyre.
Që prej gdhendjes së termit "inteligjencia" e deri në ditët tona, është debatuar rreth kuptimit të fjalës. Kuptimi dhe përdorimi ka ndryshuar dhe evoluar në kohë, në varësi të kontekstit historik të moralit e politikës.
Por në përgjithësi, është pohuar që nuk duhet të barazohet me të gjithë njerëzit profesionalë e të arsimuar. Vetë fakti që njerëzit gjithmonë debatojnë se cilët njerëz të arsimuar janë më të vërtetë "inteligjentë" (termi rus inteligjenti) tregon se arsimi nuk mjafton.
E ajo që të mrekullon më shumë është se, shkrimtarët më të famshëm rusë nuk konsideroheshin e për më tepër nuk e konsideronin veten si "inteligjentë". Shembulli më i goditur është i Tolstoit, i cili do të mbetej i habitur nëse dikush do ta quante "inteligjent". Ai bile, e përbuzte inteligjencën që zakonisht përgjigjej në kor.
Ai besonte në Zot, përdori titullin e tij si Kont, e në vend që të merrte pjesë në "rrethet e inteligjencës" në Moskë dhe San Peterburg, ai jetonte në fermën e tij në Jasnaia Poljana.
Në romanin e post-krizës së tij personale Ringjallja, Tolstoi përqendrohet në mendjengushtësinë e pjesëtarëve të inteligjencës që mendojnë se flasin në emër të popullit, në gjuhën dhe konceptet që janë të kuptueshme vetëm për inteligjencën.
Romani Ringjallja, në një mënyrë ose në një tjetër, shpreh simpati për çdo kriminel në burgjet ruse.
Por kur heroi, Nekludovi, i ndodhur përballë një përfaqësuese të inteligjencës, ngjan që çdo shpresë për të shpëtuar identitetin, ekzistencën e saj si individ i dalluar nga turma, kishte humbur.
Nekludovi e pyet atë se, si kishte ndodhur që ajo kishte përfunduar në burg. Përgjigja e saj ishte një lum i ekzaltuar propogantistik fjalësh e fjalish të stërgjata.
Midis tyre dalloheshin fjalë të tilla si, propaganda, organizim, klasat, grupet shoqërore, seksione, nënseksione, për të cilat ajo mendonte që çdo njeri duhet të kishte njohuri për kuptimin e tyre, por që Nekludovi, nuk i kishte dëgjuar kurrë. Ajo i tregoi atij rreth të gjitha sekreteve të jetës së revolucionarit, e të vullnetit të popullit.
Nekludovi ndërkohë studionte qafën e saj imcake, të dobësuar, flokët e pakrehura, e mendonte përse vallë po i tregonte ajo të gjitha ato gjëra të pakuptueshme atij. Ai nuk po kuptonte, që ajo tashmë ishte një revolucionare.
Ai filloi ta mëshironte atë, por jo siç mëshironte Menshof-in, fshatarin që mbahej në atë burg të errët e të fëlliqur pa kryer asnjë lloj krimi. Ajo ishte e dëshirueshme për shkak të gjithë atij konfuzioni që mbushte kokën e saj.
Si në të gjitha novelat e tij, vazhdimisht Tolstoi bënte dallimin midis njerëzve që mendojnë e njerëzve që bënin pjesë në inteligjencë. Tolstoi refuzonte që dikush ta radhiste në radhët e inteligjentëve. Po nëse Tolstoi nuk ishte "inteligjent", kush tjetër vallë mund të ishte i tillë?
Emri dhe fama e Dostojevskit në Perëndim, është e lidhur kryesisht me gjërat e reja që solli ai në analizën e thellë psikologjike dhe aftësinë marramendëse për t'i dhënë jetë ideve abstrakte. Në Rusi, historia i ka dhënë emrin dhe famën e një profeti. E kur e lexon atë nuk është e vështirë të kuptohet arsyeja.
Nuk mund të gjendet asnjë mendimtar i shekullit të 19-të që të parashikonte se çfarë do të ishte totalitarizmi siç e parashikoi ai. Asnjë vepër letrare nuk do të mund hakmerrej në mënyrë kaq dramatike ndaj përmbysjeve e ngjarjet politike që parashikoheshin në to, se sa vepra e tij.
Mjafton një shembull, ai i revolucionarit, ideologut Shigalev, i cili propozon me fanatizmin dhe intolerancën karakteristike të inteligjencës planin e vërtetë për shoqërinë e ardhshme: -"Jam pak i befasuar nga të dhënat e mia dhe konkluzioni që është një kontradiktë direkte me idenë prej nga u nisa. Duke filluar nga liria e pakufizuar, unë arrij në despotizëm absolut.
Por duhet të shtoj megjithatë, se nuk ka zgjidhje të problemit social përveç se sipas idesë sime." Shigalevi sugjeron që një "sistem i spiunimit" i projektuar që të shkatërrojë nga rrënjët çdo mundësi të ekzistencës të një jete private jashtë politikës dhe shtetit. Kjo për arsyen se, në fillim njerëzit, nuk do të jenë të përshtatshëm për sistemin e ri.
Do të jetë e nevojshme "të priten një milion koka". Në një tjetër pasazh që parashikon me një përpikëri të habitshme revolucionin rus, kinez dhe kopjen e tij në miniaturë, Shqipërinë, ne mësojmë që në emër të barazisë, Shigalevizmi (lexo enverizmi) në mënyrë sistematike do të zhdukë "të gjithë intelektët" dhe me to, gjithë mendimin e pavarur, "Ciceronit do t'i pritet gjuha, Kopernikut do t'i nxirren sytë, Shekspirin do ta marrim me gurë".
Tolstoi, Dostojevski, Turgenievi dhe kritikët si Gershenzon, Kistakovski, etj., kontribuuan në krijimin e asaj literature që do të konsiderohet "kundra traditës së inteligjencës".
Gershenzon jep një shpjegim tepër interesant për të treguar ndryshimin midis shkrimtarëve që krijojnë identitetin kombëtar e njerëzor me inteligjencën, sidomos me ato që mund t'i quajmë gazetarucët apo shkrimtarucët. - "Vepra të mirëfillta të fuqishme letrare, nuk mund të krijohen duke gjykuar në mënyrën se si "inteligjentët" (duke kuptuar këtu anëtarët e inteligjencës) formojnë dhe krijojnë bindjet, "fenë" e tyre.
Ata formulojnë kritikën e tyre sociale duke u mbështetur në kode të paraformuluara e përfundime të paracaktuara. Independenca e brendshme është karakteristika esenciale e një artisti apo shkrimtari. Artistët e mëdhenj ishin të lirë dhe natyrisht jokonformiste. Analizat e tyre ishin autentike, sepse asgjë nuk ishte rrjedhojë e "një recete doktori që dikton çfarë vitaminash duhet të merren".
Kur analizon inteligjencën, të bie në sy tendenca e saj për t'i transformuar në politikë të gjitha teoritë. Ideja që çdo gjë politizohet është aksiomatike për inteligjencën.
Dostojevski nëpërmjet Ivan Karamazovit observon që "çfarë është hipotezë në Europë është një aksiomë më të riun rus, kjo edhe më shumë për mësuesit e tyre, sepse në fakt mësuesit rusë janë vetë këta nxënës".
Ivani me këto donte të thoshte që ndërsa atë çfarë një mendimtar europian mund ta afrojë tentativisht si hipotezë rreth shkencave natyrale, bëhet për rusët një koncept social-politik i aftë për të shpjeguar të gjitha problemet morale dhe historike.
Inteligjenca ruse karakterizohet nga adaptimi i konkluzioneve ekstreme, ku e ardhmja shihet në perspektivën mijëvjeçare e kataklizmike. Kështu teoritë europiane të huazuara nga rusët, shpërfytyrohen në mënyrë të tillë që t'i shërbejnë qëllimit për të arritur utopinë socialiste.
Kritiku e filozofi rus Herzen, do ta përmblidhte këtë shpërfytyrim të filozofisë europiane në thënien e famshme "algjebra e revolucionit" rus. Filozofet europiane do të shokoheshin karshi transformimit që pësuan teoritë e tyre pasi të kishin kaluar prizmin e politizuar rus.
Duke krahasuar idetë e huazuara me atë se do të dukeshin ato në anën tjetër të prizmit rus, çdo njeri do të arrinte të kuptonte rreth "aspektin rus" të mësimeve europiane. Idetë shkencore pranohen apo mohohen jo në bazë të asaj që është evidente, faktuale, por në bazë të kriterit thjesht politik.
Një tjetër kritik rus, Berdiaev, e përshkruan traditën e inteligjencës si një "tendencë gati të çmendur për të gjykuar doktrinat filozofike dhe të vërtetat në bazë të kriterit utilitar apo politik".
Berdiaev vazhdon:"... Dashuria për drejtësi egalitare, për të mirën sociale, për mirëqenien e popullit, paralizoi dashurinë për të vërtetën dhe pothuajse shkatërroi çdo lloj interesi për të vërtetën. Inteligjenca e transformoi të vërtetën në një instrument për trazirë sociale(që ne e quajmë revolucion)...e cila u shndërrua në mjetin dhe arritjen e Inkuizitorit të Madh(tek Vëllezërit Karamazov), i cili kërkoi e imponoi heqjen dorë nga e vërteta në emër të lumturisë së njerëzimit.
Premisa bazë morale e inteligjencës mund të përmblidhet në formulën: "Le të zhdukim të vërtetën, vdekja e saj do t'i japë mundësi njerëzimit të jetojë më mirë...poshtë e vërteta."
Sigurisht ky ishte qëndrimi që u bë karakteristikë e bolshevikeve (lexo komunizmit në Shqipëri). Nën regjimin e tyre çdo teori shkencore gjykohej zyrtarisht si e vërtetë apo fals në bazë të asaj që i shërbente interesave të Partisë (partinost - doktrinës partiake). Tingëllon marramendëse e profetike gjykimi bolshevik i asaj kohe: "Ne duhet të pranojmë që ajo që është e vërtetë është "shkenca borgjeze", shkencë objektive, ndërkohë që shkenca "subjektive" e populistëve tanë dhe shkenca "klasore" e marksisteve tanë është më tepër një formë besimi (feje) se sa shkence.
Episodi i Lisenkos është rasti tepër i njohur i aplikimeve të doktrinës bolshevike mbi të vërtetën. E aplikuar në histori, kjo mënyrë trajtimi i të vërtetës çoi në atë që quhet rishkruarja e historisë (nxënës i talentuar i të cilës ishte Enver Hoxha, dhe shqiptarët e post-komunizmit, sipas traditës vazhdojnë të rishkruajnë sipas midesë historinë e identitetit të tyre).
Një praktikë e njohur dhe shumë e përhapur në Europën Lindore nën orbitën ruse, ishte se, "socializmi është një sistem që e ardhmja i dihet me siguri, por e kaluara e interpretimi i saj mundet që gjithmonë të ndryshojë". Kjo është arsyeja që tek ruset, serbët e sllavët në përgjithësi mbizotëron ideja që faktet historike janë thjesht disa krijime sociale...
Intelegjenca artificiale
Ishte dëshirë e disa adminave që ta hapja këtë temë dhe e pashë të arsyeshme t'ia filloj me një studim rreth IA të bërë me një robot të quajtur CogVis tek i cili kërkoheshin të mësoheshin lojëra të ndryshme vetëm nga aspekti vizual i tij (robotit) kushtimisht po them.
Kompjuteri i cili mëson të luan lojën "gërshërë, letër, gur" duke vëzhguar (dhe mësuar nga) lojtarët njerëzor është ndërtuar në University of Leeds në Yorkshire/Britani. CogVis, mëson vet të luan këtë lojë të fëmijëve duke vëzhguar për përsëritje të ndryshme të formave të lëvizjës së lojtarëve njerëzor dhe duke ndërtuar "hipoteza" mbi rregullat e lojës.
Derek Magee nga Uni. i Leeds thotë "Sistem i cili mund të vëzhgon ngjarjet në një skenar të paparashikueshëm, mëson dhe jetë pjesëtarë sikur që një fëmijë do të ishte është Gral e Shenjtë (Ang: Holy Grail) e IA".
Lojtarët njerëzor luanin përpara CogVis duke lajmëruar përfundimin e lojës (pra kush fitonte) por pas pak kohe kompjuteri arriti të mëson vet se çfarë është rezultati i lojës dhe t'a raporton atë saktësisht.
Sistemi i CogVis bënë analiza të lëvizjeve përmes procesorëve vizuel duke ndarë periudhat e pauzës apo joaktivitetit dhe duke analizuar ngjyrat dhe format e vëzhguara. Kur ky sistem bashkohet me audio hyrje, CogVis ka aftësi të ndërton këto "hipoteza" mbi rregullat e lojës.
Stephen Muggleton, ekspert mbi Inteligjencë Artificiale (IA) nga Imperial College në Londër thotë që CogVis kombinon disa fije të hulumtimit mbi IA, nga analiza vizuele deri tek logjika programuese. Shpresohet që do të ketë aftësi të mëson lojëra më të komplikuara.
Për më tepër nëse doni tëdini për projektin në fjalë ja linku www.comp.leeds.ac.uk/vision/cogvis/
Ndërkaq, unë u mundova që me anë të këti studimi apo më mirë të themi observimi experimental ta jepja një pasqyrë sado pak të vogël rreth asaj se qka në të vërtë aludohet me inteligjencë artificiale e që unë mendoj se gjithnjë synohet të kopiohet truri njerëzor dhe për këtë as që kam ndonjë dyshim. Si do që të jetë qëllimi i këti topiku është ky: të bëhet një debat i mirëfillët në mes useave me qëllim që t'i ofrojmë njëri-tjetrit infirmacione sa me të shumëta dhe kuptimplote nga kjo fushë. Kështu që të gjitha informatat, idetë, bindjet, polemikat, kundërshtitë dhe kontradiksionet, sugjerimet, njohuritë e juaja, etj. që keni për Inteligjencën Artificiale do ju kisha lutur t'i postoni dhe të hapim një diskutim tamam si duhet. Po e përseris edhe nje herë se vet hapja e kësaj teme ka për qëllim debatin dhe diskutimin në lidhje me këtë lëmi të robotikës.
Shpresoj se do hasni në mirëkuptim. Mund t' ua konfirmoj se tash e tutje debati është i hapur.
Ç’është transhumanizmi?
Transhumanizmi është lëvizje intelektuale dhe kulturore që është zhvilluar gradualisht gjatë dy dekadave të fundit,[1] që përkrah rrugën interdisiplinare për t’i kuptuar dhe për t’i vlerësuar mundësitë që janë paraqitur si pasojë e përparimeve teknologjike për përmirësimin e situatës njerëzore dhe organizmit njerëzor. Vëmendje i kushtohet edhe teknologjisë së tanishme, si inxhinieria gjenetike dhe teknologjia informative, edhe atyre të ardhshme, siç janë nanoteknologjia molekulare dhe inteligjenca artificiale.
Opsionet për përmirësim përfshijnë zgjatjen rrënjësore të jetës dhe shëndetit të njeriut, çrrënjosjen e sëmundjeve, eliminimin e vuajtjeve të panevojshme, rritjen e aftësive intelektuale, fizike dhe emocionale të njeriut. Tema të tjera transhumaniste janë edhe kolonizimi i hapësirës kozmike dhe mundësia e krijimit të makinave superinteligjente, si dhe zhvillimet e tjera potenciale që do të mund ta ndryshonin thellësisht situatën njerëzore. Caqet nuk janë të kufizuara vetëm në aparate dhe mjekësi, por ngërthejnë edhe modelet ekonomike, sociale, institucionale, zhvillimet kulturore dhe shkathtësitë e teknikat psikologjike.
Transhumanistët e shohin natyrën njerëzore si punë në bërje e sipër, si projekt i pambaruar, që ne mund të mësojmë ta riformësojmë sipas dëshirës sonë. S’ka arsye të mendojmë se njerëzimi sot ka mbërritur në pikën e fundit të evolucionit. Transhumanistët shpresojnë që me përdorimin e përgjegjshëm të shkencës, teknologjisë dhe mjeteve të tjera të arsyeshme ne do të mundemi që eventualisht të bëhemi postnjerëz, qenie me kapacitete tepër më të mëdha se që i ka njeriu i sotshëm.
Disa transhumanistë marrin hapa aktivë për të rritur mundësinë që edhe personalisht të mbijetojnë aq sa për t’u bërë postnjerëz, për shembull, duke zgjedhur jetesë të shëndoshë ose duke ndërmarrë masa për mirëmbajtjen krionike të vetes së tyre në rast të deanimimit [2]. Për dallim nga botëkuptimet e tjera etike, të cilat në praktikë reflektojnë një qëndrim reaksionar ndaj teknologjive të reja, botëkuptimi transhumanist udhëhiqet nga një vizion evolues për të pasur një qëndrim më proaktiv ndaj politikave për teknologji. Ky vizion, në vija të trasha, është krijimi i mundësisë për jetë më të gjatë dhe më të shëndoshë, përmirësimi i kujtesës sonë dhe aftësive të tjera intelektuale, rafinimi i përvojave tona emocionale dhe rritja e ndjenjës sonë subjektive për mirëqenie, dhe, në përgjithësi, arritja e një shkalle më të lartë të kontrollit mbi jetën tonë. Ky afirmim i potencialit njerëzor ofrohet si alternativë ndaj rekomandimeve tradicionale për të mos bërë rolin e Zotit, për të mos luajtur me natyrën, për të mos i futur hundët në thelbin tonë njerëzor, ose për të mos shfaqur kryelartësi të ndëshkueshme.
Transhumanizmi nuk nënkupton domosdo edhe optimizmin teknologjik. Ndonëse teknologjitë e ardhme bartin potencial të jashtëzakonshëm për përdorime të dobishme, ato gjithashtu mund të keqpërdoren për të shkaktuar dëm të madh, deri te mundësia e skajshme për të shaktuar asgjësim të jetës inteligjente. Rrjedhoja të tjera negative mund të jenë edhe zgjerimi i pabarazive sociale ose erozioni gradual i të mirave vështirë-të matshme që janë tepër të rëndësishme për ne, por të cilat priremi t’i shpërfillim në përpjekjet tona të përditshme për përfitime materiale, siç janë marrëdhëniet e kuptimshme njerëzore dhe diversiteti ekologjik. Rreziqet e tilla duhet të merren seriozisht, ashtu siç bëjnë transhumanistët e vëmendshëm.[3]
Transhumanizmi i ka rrënjët në mendimin humanist laik, ndonëse është më radikal ngase nxit jo vetëm shfrytëzimin e mjeteve tradicionale për përmirësimin e natyrës njerëzore, siç janë edukimi dhe ngritja kulturore, por edhe zbatimin e drejtëpërdrejtë të mjekësisë dhe teknologjisë për kapërcimin e disa limiteve tona themelore biologjike.
Inteligjenca artificiale eshte dyfishe
Studimet mbi Inteligjencen Artificiale ne vitet e fundit jane zhvilluar ne dy drejtime te dallueshme. E para, e percaktuar si "Inteligjenca Artificiale e Forte" kerkon te kuptoje dhe te rindertoje inteligjencen njerezore dhe te zgjidhe problemet duke ndjekur proceset mendore te perdorura nga njeriu; e dyta, e quajtur "Inteligjenca Artificiale e dobet", perben qellimin final per zgjidhjen e nje problemi qe kerkon zgjuarsi, pavaresisht nga procesi i perdorur.
Megjithate, te dy sistemet jane te destinuara te veprojne ne harmoni se bashku.
Forme dhe memorie
Nje shembull? Nder aplikimet me ambicioze te nje te ardhmeje te afert, shkencetaret po perpiqen te vene ne pune nje makine, qe mund te niset pa nderhyrjen e njeriut. Zhvillimi i te parit artificial eshte pika e
nxehte e problemit: makina duhet te dije te njohe format dhe te njohe rrugen jo duke shmangur pengesat,
por duke perceptuar pikat e referimit.
Lusim lexuesit e Floripresit dhe miqët e mijë të shumtë që për këtë temë të debatojmë në ditët e ardhsme.
Pë vlerësimin e IQ tuaj shfletoni brosverët e intelegjencës: