Kryetari i PDK-së, Hashim Thaçi është lideri më i votuar në Kosovë gjatë zgjedhjeve të fundit. I dyti renditet Isa Mustafa, i treti Fatmir Limaj dhe i katërti Albin Kurti.
Hashim Thaçi gjatë votimit të 12 dhjetorit dhe 9 janarit ka marrë më shumë se 160 mijë vota, ndërsa kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka marrë rreth 120 mijë.
Kandidati i tretë më i votuar, në bazë të rezultateve të siguruara, është ministri në largim i Transportit, Fatmir Limaj, me rreth 60 mijë vota.
Kreu i lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i cili për herë të parë mat forcën e tij politike, me më shumë se 50 mijë vota të vlefshme, renditet kandidati i katërt më i votuar.
Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ndonëse ka munguar në fushatën elektorale për shkak se gjendet në Hagë, qytetarët me votën e tyre e kanë bërë atë të jetë pjesë të pesëshes më të votuar me rreth 50 mijë vota.
Në këto rezultate nuk përfshihen edhe votat e komunës së Mitrovicës, meqë ato janë anuluar më parë nga vendimi i Gjykatës Supreme, e ku votimi piritet të përsëritet më 23 janar