Deputetët e delegacionit shqiptar në Asamblenë e Këshillit të Europës, u mblodhën sot në kryesinë e Kuvendit, për të koordinuar reagimin e zyrtar të Shqipërisë ndaj raportuesit zviceran. “Do ketë takime të tilla gjatë gjithë periudhës për të përgatitur qëndrimin tonë zyrtar dhe qëndrimin e të gjithë Kuvendit të Shqipërisë. Nuk kishte pika që ndaheshim”, u shpreh pas përfundimit të mbledhjes së sotme Arben Ahmetaj, deputet i Partisë Socialiste. Anëtarët demokratë dhe socialistë të delegacionit shqiptar në Këshillin e Europës u thirrën dje në një mbledhje pune nga kreu i delegacionit, Ilir Rusmali, për të dakorduar qëndrimin e të gjithë anëtarëve në Asamble pas dy javësh.
Duke e cilësuar mbledhjen si një takim pune për të dakorduar qëndrimin që do të mbajë delegacioni, Ahmetaj theksoi se synohet që të dilet në një qëndrim unanim të të gjithë anëtarëve të delegacionit, pa bërë dallime partiake. “Ishte një takim pune i delegacionit të KE për qëndrimin që do të mbahet në Strasburg. Do ketë përgatitje për hartimin e qëndrimit tonë zyrtar. Synojmë një qëndrim të përbashkët”, deklaroi deputeti Arben Ahmetaj, I cili shtoi se nuk kishte asnjë pikë, ku opozita dhe mazhoranca ndaheshin në lidhje me këtë çështje. Sidoqoftë ngelet akoma për t’u parë, pasi është herët për të folur se për cilat pika të projektrezolutës Shqipëria do të paraqesë amendamente, por ajo që dihet është vetëm reagimi zyrtar e kryeministrit shqiptar Berisha, se: “Shqipëria është e gatshme për të lejuar cdo hetim në territorin e saj.”
Delegacioni shqiptar që do të marrë pjesë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës, që do të zhvillojë punimet e saj nga data 24 deri më 28 janar, do të kundërshtojë me forcë akuzat e bëra nga Dick Marty, të paraqitura në KiE në dhejtorin e kaluar. Kriza politike që ka përfshirë vendin prej më shumë se një vit e gjysëm, duket se do harrohet për pak kohë, dhe kjo falë anëtarit të Këshillit Europian, Dick Marty dhe akuzave të bëra nga ai. Marty me akuzat e bëra në raportin e tij në lidhje me shtëpinë e verdhë, e cila, sipas pretendimeve të tij, ndodhet në një fshat të Burrelit, dhe që është përdorur nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës për transplant organesh, ka bashkuar pas kaq kohësh mazhorancën dhe opozitën shqiptare, të cilat për herë të parë që nga zgjedhjet e kaluara do të kenë qëndrim të njëjtë mes tyre, për të bërë të mundur rrëzimin e raportit të Martyt. Ky është objektivi i parë dhe i vetmi i delegacionit shqiptar në punimet e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, nga data 24 deri më 28 janar. Rrëzimi i raportit të Dick Martyt, përmes të cilit akuzohet direkt edhe kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi që si ish-komandant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përgjatë konfliktit të Kosovës të vitit ’99, ka trafikuar organet e ushtarëve serbë. Në lidhje me këtë qëndrim të tillë unik ka nisur dje mbledhja mes anëtarëve të shumicës qeverisëse dhe opozitës që do të marrin pjesë në delegacionin shqiptar që do të kryesohet nga kryeministri i vendit, Sali Berisha. Mësohet se delegacioni shqiptar do të kërkojë rrëzimin e raportit të Martyt, si një raport që bie ndesh dhe me parimet e Këshillit të Evropës.
I ndjeri Ismail Kadare, ose shkrimtari që i zgjati jetën regjimit komunist
Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...
-
Genci Gora NË SHKOLLË TEK SHTRIGA Shkarko falas Begzat Rrahmani VALËT E GURRËS Shkarko falas Mehmet Bislim...
-
Akademik Prof. Kujtim Mateli Pak histori derisa nisa t ë shkruaj librin “E vërteta për Dodonën dhe Epirin” (Pjesa e parë e para...
-
"Zëra nga burime të nxehta" mbetet një libër i veçantë i shkrimtarit Sabri Godo . Ai vjen për të dëshmuar se ka autorë dhe vepr...