Posts

Showing posts from July, 2014

KOSOVA PA RUGOVËN DO TË ISHTE BËRË SI PALESTINA

Image
FAMILJA E DR. RUGOVËS DHE PANDERSHMËRIA E ENVER ROBELLIT

KOSOVA PA RUGOVËN DO TË ISHTE BËRË SI PALESTINA


         Shkruan: Xhafer LECI


Më 17-07-2014 tek Koha.net, E.Robelli kishte shkruar një shkrim me titull:"Kosova nuk është pështymore për bijtë e Ibrahim Rugovës"!

http://www.gazetatema.net/web/2014/07/17/kosova-nuk-eshte-peshtymore-per-bijte-e-ibrahim-rugoves/





Enver Robelli nuk është treguar fare i sinqertë me përpjekjet e tij të kota, për t`ua ndaluar kujdesjen-mbylljen e gojës, zonjushës Teuta dhe zotit Mendim Rugova, që ata mos të flasin për vëllain e tyre Ukën!
Nuk ka familje e cila nuk kujdeset për fatin e njerëzve të vet, dhe as kush nuk mund tua mohojë atë të drejtë demokratike, pavarësisht se për çka bëhet fjalë. Nuk kam shkruar asnjëherë për Ukë Rugoven në lidhje me burgosjen e tij, sepse nuk kam informacione të mjaftueshme, të cilat flasin për fajësinë apo mosfajësinë e tij.
Drejtësia e ka fjalën e fundit, nëse ka drejtësi të vërtetë në Kosovë, e që, mjeris…

MASAKRA E ÇAMEVE DHE FASHIZMI

Image
Çamëria! Sa vrer është derdhur për gati 50 vjet mbi banorët e saj autoktonë! Sa viktima, sa krime, sa masakra ka përjetuar popullsia e asaj treve! Dhe sikur të mos mjaftonte gjenocidi i skajshëm grek, sa shpifje të paskrupullta u thurën në adresë të atij populli që kaloi nëpër kalvarin e vuajtjeve të papërfytyrueshme gjatë një shekulli që qé tepër i trishtë për të. Një fat i kobshëm i bëri njerëzit e asaj krahine objekt i shfrimit çnjerëzor të një mase të madhe fanatikësh të droguar nga urrejtja fetare. Tehu i goditjes kanë qenë çamët e besimit islamik. Grekët nuk arrinin ta konceptonin dot se si dy komunitete, me besime të ndryshme, t’i takonin të njëjtit popull. Dhe në funksion të idesë së tyre fikse e të prapambetur, ushtruan një diskriminim të thellë në gjirin e popullsisë çame, duke u përpjekur, me të gjitha mënyrat, të ngjallin përçarjen ndërmjet tyre. Në krahinën e Çamërisë, si në të gjitha krahinat e tjera shqiptare, ka ekzistuar një harmoni dhe mirëkuptim i plotë ndërmjet ça…

ÇAMËT U MASAKRUAN, U PËRZUNË DHE MË PAS UA GRABITËN PASURITË

Image
Masakra më e egër ndaj shqiptarëve myslimanë u bë nga ushtarët grekë që nuk bënin më pjesë në formacionet ushtarake më 27 qershor 1944, në zonën e Paramithisë, ku forcat e Ligës Republikane Greke (EDES) të gjeneralit Zervas hynë në qytet dhe vranë rreth 600 shqiptarë myslimanë, burra, gra dhe fëmijë, shumë prej të cilëve u përdhunuan dhe u torturuan para vdekjes. Sipas dëshmitarëve okularë, të nesërmen, një batalion tjetër i EDES hyri në Parga, ku u vranë 52 shqiptarë të tjerë. Më 23 shtator 1944 u plaçkit qyteti Spatar dhe u vranë 157 veta. Gra të reja dhe vajza u përdhunuan dhe ata burra që mbetën gjallë u grumbulluan dhe u dërguan në ishujt e Egjeut. Në bazë të statistikave që jep shoqata “Çamëria” në Tiranë, gjatë goditjeve që janë bërë në vitet 1944-1945, në fshatrat çame janë vrarë gjithsej 2771 civilë shqiptarë dhe konkretisht si më poshtë: në Filat dhe rrethinat 1286, në Igumenicë dhe rrethinat 192, në Paramithia dhe rrethinat 673 dhe në Parga 620. Janë plaçkitur dhe djegur 5…

GJËMAT DHE KOBET GREKE NË ÇAMËRI

Image
Ibrahim D. Hoxha

Jan G. Shàrra në veprën e vet “Istoria tis Periohjis Igumenìcas 1500-1950”, Athinë, 1985 thotë “Besimi i çamërve për islamin është shumë i thellë…i kurrërrejtshëm është edhe betimi i tyre, i quajtur «Shàrt»…Askush s’e shkeli ndonjëherë, pasi u betua”. Përpìrja e shqiptarëve islamikë nga kryqtarët athino-fanaritë –veçanërisht i atyre islamikë në Çamëri- ka qenë e hershme dhe e parapërcaktuar; ajo i ka rrënjët në vet génin grek.


Ajo ka qenë shfaqur botërisht me tërë egërsinë e vet sidomos me të lindur shteti grek(1829). Atëherë tërë çamërit islamikë të vendosur në Moré(Peloponéz) –dhe shqiptarë të tjerë të besimit islam- u përpinë tërësisht¹; shpëtuan vetëm disa qindra që s’i kapën dot. Njëri prej atyre shembujve rrënqethës ka qenë edhe ai që i ndodhi Qamil bej Korìnthit, njëri nga burrat më me ndikim në krejt Morénë, pasanik i madh prej Salicës, fshat në malësinë lindore të Gumenìcës; ai prej shumë vitesh më parë ishte vendosur në Korìnth. Sekretar – llogaritar të kamj…

KRYEPROKURORI I JANINËS-“MË URDHËRUAN TË ZHDUK DOSJET E ÇAMËVE”

Zbulohet dokumenti tronditës në Arkivën sekrete të Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë. Në Greqi, në vitin 1976, u urdhërua shfarosja e të gjitha dosjeve për popullatën çame. Ish-kreu i akuzës së Janinës, Vasilios Xhavellas, e ka konfirmuar këtë fakt Habjon Hasani
Të gjitha dosjet gjyqësore të popullsisë së dëbuar çame nga Greqia duhej të asgjësoheshin, – këtë fakt e ka konfirmuar Vasilios Xhavellas, ish-kryeprokurori i Janinës, gjatë një letërkëmbimi që ka patur në vitin 1976 me Ministrinë e Brendshme të Greqisë. Njëra prej letrave ka rënë në duart e shtetit shqiptar dhe i është dorëzuar Ministrisë së Jashtme të asaj kohe. Sot “Albania” boton të plotë kopjen e përkthyer të siguruar në Arkivën e Ministrisë së Jashtme ( e klasifikuar me vulë si dokument koefidencial), ndërsa është e qartë se në duart e shtetit shqiptar mund të ekzistojë edhe ndonjë kopje e dokumentit origjinal të shkruar në gjuhën helene. I pari që e ka trajtuar një skandal të tillë ka qenë publicisti Mentor Nazarko, …

STUDIMI GREK PRANON GENOCIDIN KUNDREJT ÇAMEVE : 50 MIJË ÇAMË U VRANË E U DËBUAN

Studimi, i cili solli të gjithë debatin në vendin fqinj, pranonte gjenocidin grek mbi popullsinë çame, duke thënë se 77 çamë të Paramithisë janë ekzekutuar nga forcat e EDHES-it, vetëm për shkak të kombësisë së tyre.

Për më tepër, në këtë studim thuhet se “50 mijë çamë të Epirit janë dëbuar ose vrarë nga UshtriaRevolucionare Çlirimtare Greke (EDHES, forcat e djathta të Greqisë për çlirim, krahas ELAS-it, që ishte komunist, në radhët e së cilës kanë luftuar edhe rreth 200 çam, shën. red.) gjatë periudhës së Luftës së Dytë Botërore”.

Studimi u paraqit në Universitetin Pandio të Greqisë, nga një grup profesorësh grekë të këtij universiteti, dhe është i pari që tregon për gjenocidin mbi çamët, nga një grup nëpunësish grekë. Numri i çamëve të dëbuar dhe të vrarë, që paraqitet në studimin grek, është më i madh edhe se numri që paraqet zyrtarisht Shoqata Politike Atdhetare Çamëria në historikun e saj.

Reagimi në sallë dhe mbrojtja e punës nga profesorët

Në sallën e Universitetit Pandio, të p…

ABEDIN RAKIPI-TE JETOSH NE ÇAMERI

Image
Ishte Janar i 1772 dhe bënte shumë ftohte. Sulejmani hapi sytë i zgjuar nga kendimi i gjelit te kuq qe ai e kishte shumë për zemër, duke falenderuar Allahun qe ja morri jetën ne darke dhe e ktheu përsëri ne jetë ne mëngjes. U ngrit morri abdes dhe filloi te falte namazin e sabahut. I bëri dua Allahut qe ta ndihmonte te luftën e tij kundër klefteve Suliote, te cilët vetëm tre ditet e fundit kishin vrarë 7 muslimane për tju marrë atyre bagetite. Ky sulm ishte drejtuar nga Jani Zerva i cili pasi i vriste ju priste kokat i merrte me vete ne malet e larta te Sulit ku fshiheshin banditet. Papritur kur ju kujtuan fëmijët jetime të atyre qe u therren nga Zerva i rrodhen lotet dhe ne me gjithë shpirt ju betua Zotit se do të bënte drejtësi. Bile këto tre ditë ata nuk kishin me as hoxhe ne xhami duke qenë se një nga 7 te vraret ishte hoxhe Junusi, i cili kur kishte dëgjuar ulerimen e grave te fshatit rrembyer nga Suliotet kishte marrë pushken dhe me bismilah
kishte vrarë dy prej tyre para se ta…

Zbulohet harta e rrallë e Shqipërisë etnike

Image
Për herë të parë del në dritë dosja e një studimi të panjohur i vitit 1941 për territoret reale gjeografike dhe historike të Shqipërisë, punuar prof. Ahmet Gashi, Prishtinë Shqipnija ethnike edhe vuajtjet e shqiptarëvet në Shqipnin e robnueme Përgatiti Veli Haklaj* Në Arkivin Qendror të Shtetit, Tiranë, në Fondin 144 – Koleksioni i hartave, gjendet dosja nr. 3, me afat ruajtje të përhershëm, me 42 fletë, e cila përmban hartën e Shqipërisë së Vërtetë, punuar nga prof. Ahmet Gashi, si dhe një studim të tij me titull “Shqipnija ethnike edhe vuajtjet e shqiptarëve në Shqipnin e robnueme”, përgatitur më 1941. Prof. Ahmet Gashi (1988-1977) – Veprimtar i lëvizjes dhe i arsimit, gjeograf dhe historian, Mësues i Popullit, lindi në Prishtinë në një familje me tradita patriotike. Pasi mbaroi Normalen e Shkupit, u diplomua Profesor i Historisë e Gjeografisë në Universitetin e Stambollit (1910). Nga viti 1910 – 1964 ka punuar si mësues në Normalen e Prishtinës, Normalen e Elbasanit, Institutin Femër…