Posts

Showing posts from January, 2015

VIGAJT-LIBERATORË RANË NË ALTARIN E LIRISË PËR IDEALIN E NJË KOSOVE SOVRANE

Image
Zahir Pajaziti( 01.11.1962-31.01.1997)




Zahir Pajaziti  lindi më 1 nëntor të vitit 1962 në Turuqicë, Podujevë, Kosovë, ra dëshmor më 31 janar të vitit 1997 në Pestovë Vushtrri, Kosovë, ishte nje nder themeluesit e UÇK-s dhe Hero - dëshmor shqiptar i Luftës së Kosovës.

Zahir Pajaziti u lind në një familje bujare në fshatin Turuqicë të Llapit më 1 nëntor të vitit 1962, ishte fëmiu i pestë i prindërve Qerim Pajaziti dhe Fatime(Rudari) Pajaziti.

Nga dyert e kësaj familje kanë dalë ushtarakë që në Luftën e Parë dhe të Dytë Botërore. Po ashtu edhe babai i Zahirit, Qerimi ishte pjesëmarrës aktiv në forcat progresive të asaj kohe.

Zahiri që në fëmijëri ishte rritur në frymën e babait të tij për dashurinë ndaj atdheut.

Shkollën fillore e kreu në fshatin e tij, kurse të mesmen, shkollën e policisë, e regjistroi në vitin akademik 1976-‘77 në Vushtrri. Nga shkolla u përjashtua me arsyetimin: sjellje të papranueshme ndaj organit të shkollës, arsyetim që përdorej zakonisht për persona që kishin pikëp…