Posts

Showing posts from August, 2012

Letërsia shqiptare nga lashtësia deri të ajo modernja.

Nga Flori Bruqi


Fillimet e letërsisë shqiptare

Libri i parë shqip që njihet deri më sot është “Meshari” i Gjon Buzukut, i vitit 1555. Por ka të dhëna të drejtpërdrejta dhe të tërthorta që flasin se fillimet e shkrimit shqip e të letërsisë shqiptare duhet të jenë më të hershme se shek. XVI. Vetë trajta e ngulitur e shkrimit dhe e gjuhës në veprën e Gjon Buzukut dëshmon se ajo duhet të ketë trashëguar një traditë para saj. Një dëshmi tjetër e tërthortë vjen prej klerikut frëng Gulielmi i Adës (1270-1341), i cili shërbeu për shumë kohë (1324-1341) si kryepeshkop i Tivarit dhe e njohu nga afër jetën e banorëve të këtyre trojeve.

Në një relacion me titull “Directorium ad passagium faciendum ad terram sanctam”, dërguar mbretit të Francës, Filipi VI Valua, në vitin 1332, Guljelmi ndër të tjera shkruan: “Sado që arbrit kanë gjuhë të ndryshme nga latinishtja, prapëseprapë, ata kanë në përdorim dhe në tërë librat e tyre shkronjën latine”.

Po ashtu Marin Barleci në veprën e tij “Rrethimi i Shkodrës

KONKURSET LETRARE, JURITE DHE PROFESIONALIZMI I TYRE

Image
Mehdi Krasniqi






KONKURSET LETRARE, JURITE DHE PROFESIONALIZMI I TYRE

Konkurset letrare, janë bërë forma të realizimit të projekteve të shoqatave të ndryshme, të cilat vënë në krye njerëz filanë, e këta pastaj, realizojnë skena të vlerësimit që nuk lënë vend për pjesëmarrje herëve të tjera. Kjo është bërë traditë tashme artistike, është bërë një far turpi që detyrimisht, intelektualët e përkrahin me duartrokitje dhe luajtje kokash.
Juria përbehet nga njerëz që nuk kanë kurrë kompetencë as dije të mjaftueshme për poezinë, madje të profesioneve që nuk kanë lidhje me artin e lëre më me poezinë- poezinë e kanë hobi etj., janë shkrues tekesh, me të cilët arrijnë lehtë të manipulojnë organizatorët.

Ja se çka bëhet:

Vlerësojnë dukjen dhe jo artin, jo poezinë, jo tekstin dhe ndërtimin e tij;
Vlerësojnë moshën e autorit – sikur janë në dijeni se autori do të vdes që neser në mëngjes ( çka ka rëndësi nëse një autor është i moçëm dhe përballë tij një tjetër i ri, vlerësojeni poezinë jo moshën, ose…

“Shitet shtëpia e Thaçit - 26.300 €”

Image
Shtëpia e re që po ndërtohej në Veternik, e përfolur shumë ka mbetur pa pronarin e saj. Kryeministri Hashim Thac nuk ka vendosur të kaloj tek shtëpia e re që ka dy vite që po ndërtohet dhe gjithcka duket se ecën sipas shijes së tij. Por kjo nuk po i ngutet, e mbase Kryeministri e ka rezervuar pas përfundimit të mandatit.
Pas incidentit në shtëpinë e tij në lagjen Arbëria kur një i ri po përpiqej të vidhte, Kryeministri dhe familja e tij u larguan në lagjen Bregu i Diellit ku për dy vite jetuan në një apartament, pronë e njërit prej deputetëve të partisë së tij. Por në muajt e fundit, Kryeministri është zhvendosur në një shtëpi tjetër përderisa kjo e reja, ende mbetet e pabanuar.
Për blerjen e saj, Kryeministri në deklarimin e pasurisë në AKK pati thënë se paratë i kishte mbledhur nga shitja e shtëpisë në Arbëria dhe marrjen e një kredie prej 100 mijë eurosh. 






Aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje, të martën pasdite, ndërmorën aksionin simbolik “Shitet prona, 26.300 euro” përpara shtëpisë s…

Dialogu politik, i pashmangshëm, sfidues

Image
XHAVIT HALITI


Para gati një viti u vura në fokus të kritikave mediatike, kur citova një burim informues, në të cilin thuhej se “qendrat e vendosjes në botë janë duke dërguar sinjale se dhënia e një statusi special, të administruar nga Kosova, do të ishte zgjidhje e problemit të veriut”. Për këtë citim, që nuk përfaqësonte as mendimin dhe, aq më pak, as pëlqimin tim veprues, “u mallkova!”.

Megjithatë, shpallja e të vërtetave “të hidhura” e parakupton këtë pasojë. Ndaj, po marr “rolin e avokatit” për ta mbrojtur edhe rifillimin e dialogut Kosovë - Serbi dhe mund të them se ky nuk mund të shmanget e nuk mund të ketë vlerë pa “ndërhyrjen e diskutimin” në të të politikës.


Përfundimi i mësipërm konsiderohet e quhet i tillë (përfundim) pas parashikimit të premisave nga të cilat rrjedh. Le t’i parashtrojmë: Së pari, Brukseli dhe Uashingtoni, që luajnë “ndërprerjen” e bisedimeve Prishtinë - Beograd, për arsye të zhvillimit të zgjedhjeve të trefishta në Serbi, iu rikthyen me intensitet rifillim…

Nobeli dhe replika midis Kadaresë e Malcolmit

Image
Malcolm: Gjonlekaj keqinterpreton shkrimin tim për Kadarenë


Artikulli i Gjekë Gjonlekaj ‘Nobeli dhe replika midis Kadaresë e Malcolmit’, që ju e publikuat , është tejet ngatërrestar. Gjithsesi, shkrimi kryen një detyrë të rëndësishme për mua: atë të zgjidhjes së një misteri që më ka munduar për një kohë tashmë.

Kur unë publikova një shkrim të gjatë rreth Ismail Kadaresë, në vitin 1997, në New York Review of Books, unë e mbrojta atë nga disa kritikë jo shumë të sofistikuar si Stephen Schwartz, dhe lavdërova vlerën letrare të punës së tij, të cilën megjithë mend e çmoj lart.

Kritika e vetme që kam bërë ka qenë e nivelit dytësor. Në intervistat dhe kujtimet e publikuara pas rënies së komunizmit, vija re që Kadareja kishte prirje të paraqiste veten sikur të kishte qenë për një kohë të gjatë një ‘disident’ aktiv, i cili konfrontohej me regjimin; unë ofrova disa arsye se pse mendoja që ky ishte një ekzagjerim. Mendova se ajo lloj rishikimi i së kaluarës thjesht nuk ishte i nevojshëm, për dy…

Mendimi në ecje

Image
ALBIN KURTI





Arbën Xhaferi e kishte për qejf një thënie të Umberto Eco-s për politikën si mendim në ecje. Siç je duke ecur, thoshte Arbëni dhe qeshej, ta vënë mikrofonin përpara dhe duhet të flasësh. Qesheshim të gjithë që ishim me të. Arbëni kishte njëfarë sikleti të brendshëm se çfarë iu desh politika. Kishte një pendim për veten në politikë por edhe një pasion për politikën kombëtare. Ky tension është vetëmohimi. Pa këtë tension nuk do ta njihnim Arbën Xhaferin si politikan. Me këtë tension, Arbën Xhaferi ishte më shumë se politikan. Përmes kësaj distance kritike ndaj politikës ai ishte politikan mbi politikën. Dhe, përmes këtij mohimi të politikës ai ia garantonte substancën asaj.

Arbën Xhaferi ka hyrë me shumë dije në politikë dhe ka prodhuar shumë dije në politikë. Sepse mendimi i tij ka qenë mendim në ecje, mendim që nuk ndalej asnjëherë. Sëmundja që e kaploi njëmend e pasivizoi atë fizikisht, porse mendja e tij u bë më dinamike se kurrë më parë. Ashtu sikurse që në trupin e ngu…

Shteti kunder njeriut

Image
MENSUR ZHABARI

Ngritja e çmimeve të bukës, naftës, energjisë elektrike, furnizimi jo i kënaqshëm me ujë të pijshëm e të pastër, madje numri i madh i të papunëve, janë duke ndikuar negativisht në përsosjen jetësore të shoqërisë sonë moderne. Tash e sa vjet, kosovarët mundohen t’u bëjnë ballë këtyre problemeve, por e kotë. E gjitha është duke ndodhur për shkak politikes së gabuar, ku popullin e vetë është duke e përdor si mjet përfitimesh për nevoja të ndryshme personale, e jo si subjekt për te arritur qëllime. Dhe kjo po na çon drejt një skllavërisë qytetare!

Njeriu si qenie politike është pjesë e qytetarisë aktive të një vendi, ku jeton e vepron aty. Është e nevojshme dhe e domosdoshme të mendojë, të mbajë përgjithësi etike se kë vendosë të përzgjedhë në udhëheqjen e shtetit të tij, në mënyrë që ne si shoqëri politike të kemi një udhëheqësi, e cila do t’i përfaqësojë interesat dhe vullnetin e përgjithshëm të të gjithë qytetarëve, në përgjithësi.

Ne, si një shoqëri demokratike, ku udhë…

Kosova pas-Ahtisarit, e pavarur apo federatë ?!

Image
ARDIAN ZEJNAJ



Përfundimi i mbikëqyrjes së pavarësisë së Kosovës nga ana e bashkësisë ndërkombëtare, është tregues se objektivat e Planit të ish-presidentit finlandez, Martih Ahtisari, janë "përmbushur", duke e "dërguar" këtë Plan në arkivat e historisë. Kjo do të thotë se nga 11 shtatori 2012, në Kosovë do të krijohet një gjendje e re politike dhe juridike, ajo post-Ahtisari. Më fillimin e kësaj epoke, nënkuptohet se palët do të kenë edhe obligime të reja të cilat, sado që po mohohet publikisht, privatisht po pranohet nga Qeveria e Kosovës dhe ajo e Serbisë, si kohë për një betejë të re diplomatike, e cila do të vazhdojë nga ku kishte mbetur më 18 shkurt 2008, mbi urën e lumit Ibër.



Serbia do të provojë që status-quon trembëdhjetëvjeçare në veri ta shndërrojnë në një gjendje juridike dhe politike të favorshme për serbët (në një lloj autonomie), siç do të angazhohet edhe Kosova, që këtë status-quon ta "shkrijë" nën autoritetin e Kushtetutës së Republikës…

Zgjedhjet e parakohshme (ndoshta) pastrojnë skenën politike?

Image
ZEJDUSH   KASTRATI

Kosovës, si asnjëherë më parë, i nevojitet një garniturë dhe klasë, krejt tjetër politike, dhe atë jo vetëm sa i përket ekzekutivit, përkatësisht koalicionit momental qeveritar, por në veçanti Parlamentit, por, patjetër, edhe Presidencës aktuale.

Shkojmë radhazi, dhe nëse bëjmë një analizë më të detajizuar të kësaj qeverie, nuk ka vend për mburrje apo lëvdata, as në sferën e proceseve pozitive zhvillimore, por as në aspektin e rritjes së besimit apo shpresave tek banorët e Kosovës, se e ardhmja e tyre do të jetë më e mirë,apo do të sjellë rezultate, të cilat ka kohë që jemi mësuar vetëm t’i dëgjojmë nëpër prononcime e debate mediale ,dhe atë që nga kryeministri Thaçi, ashtu edhe pothuaj gjithë ministrat e zëvendësministrat e shumtë në numër, të kësaj qeverie,por mos të harrojmë edhe të qeverive të mëhershme .

Kjo qeveri, me Hashim Thaçin në krye, i cili s’ka dilemë për momentin,edhe gjatë këtij mandati të tij të dytë,me lojën që po e zhvillon, ai është i pako…

"Ne nuk e shesim vendin, nuk e shesim Kosovën se jemi nipat e nipit të hamamit të Hyrës...

Image
MUHARREM    NITAJ

Duhet të jesh shumë i padijshëm, aspak politikan dhe ndoshta pak shqiptar, që sot të mos e kuptosh se bisedimet me Serbinë dhe për veriun nuk mund të jenë zgjedhje e klasës politike të Kosovës. Në këtë pjesë të Kosovës sot dhe tani, "haraju srpske bande" dhe pesë ose gjashtë kryeministrat e deritashëm të Kosovës dhe qeveritë e tyre nuk kanë mundur të bëjnë pothuaj asgjë që Kosova të shtrihet edhe në këtë pjesë. Kanë qenë edhe dhjetëra liderë opozitarë dhe parti, që pos llafeve për atdhe dhe liri, për veriun s`kanë pasur bythë të shkojnë as në veri.

Këtij i thonë patriotizëm me sharki në cicë. "Ne nuk flasim me Serbinë dhe për asnjë gjë". Kësaj i thonë me shitë pallavra e me rrah gjoks në odat e dala mode të katundit. "Ne nuk e shesim vendin, nuk e shesim Kosovën se jemi nipat e nipit të hamamit të Hyrës..."

Nuk besoj që sot ka njeri që ka qejf të flasë e të negociojë me Serbinë për çfarë do qoftë. I kam dëgjuar Hashim Thaçin, Isa Mustaf…

National Aeronautics and Space Administration -NASA: Ja zjarret në Kosovë

Image
Kosova është përfshirë nga zjarret. Për këtë shqetësim nuk reagojnë vetëm partitë opozitare dhe organizatat vendore. Është edhe National Aeronautics and Space Administration -NASA ajo që jep imazhin e një fatkeqësie që po i ndodhë Kosovës.

Një foto e realizuar nga aparaturat moderne të agjencisë hapësinore National Aeronautics and Space Administration-NASA, është postuar në ueb-faqen e kësaj agjencie, ku Kosova shihet në flakë.

“Disa zjarre kanë shpërthyer në kufirin ndërmjet Kosovës dhe Serbisë e të cilat po paraqesin shumë rrezik”, thuhet në raportin e National Aeronautics and Space Administration- NASA-s. Zjarret në Kosovë janë të përshkruara me të kuqe.

http://www.nasa.gov/


KFOR: Qeveria nuk kërkoi ndihmë
Forca Paqeruajtëse e NATO-s në Kosovë, KFOR, ka hedhur poshtë pohimet e Ministrisë së Brendshme se ka kërkuar ndihmë nga ky mision për të luftuar zjarret që kanë shpërthyer gjithandej vendit.
Zëdhënësi i KFOR-it, Uve Nowitzki, ka konfirmuar se asnjë kërkesë zyrtare nuk ka arritur…