Posts

Showing posts from July, 2013

Gjergj Kastriot Skenderbeu

Image
I pari autor i jetëshkrimit të Skënderbeut ka qenë Martin Barleti, i cili jetonte në nji kohë me fatosin tonë kombëtar. Barleti ishte nji prift katolik nga Shkodra që pat rastin me njoftë disa nga prijësit luftarak t'asaj kohe, të cilët i kallzuen gjithçka dinin mbi trimnit dhe fitoret e të parit të tyne, Gjergj Kastriotit. Ai kishte pasë gjithashtu mundësin me studjue dokumentet zyrtare të arkivit të Venedikut, ku kishte shkue me jetue mbas pushtimit të Shkodrës prej Turqve. Biografin e Skënderbeut ai e shkrojti në gjuhën latine dhe e botoi në Romë në fillim të shekullit të XVI. Nji shekull ma vonë, G. Bienuni, nji prift italian nga Brescia, gjeti nji tjetër biografi të Skënderbeut të shkrojtun prej nji auktori anonim prej Tivari, të cilin Imzot Fan Noli e pagësoi Tivarasi. Dorëshkrimi origjinal i veprës së Tivarasit, që mbante datën 1480, ka humbë përjetë dhe njifet vetëm nga referencat dhe citatat që përmban libri i Biemmit "Istoria di Giorgio Castrioto Scander-Begh"…

A ISHTE KURORËZUAR GJERGJ KASTRIOTI-SKËNDERBEU PËR MBRET?

Prof. dr. Jahja Drancolli


Në kërkim të burimeve që provojnë ekzistimin e shtetit të Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, burimet e kohës, që dalin nga provenienca të ndryshme ofrojnë njoftime të shumta edhe për titullin apo ofiqin shtetëror të Fatosit tonë. Lidhur me këtë çështje duhet thënë se për shkaqe të politikës së ditës zyrat e kohës, Skënderbeun dhe luftërat e udhëhequra nga ai, në fillim i shikonin si lëvizje spontane dhe të paorganizuara. Si të tilla, gjatë viteve 1443-1448 Republika e Venedikut, luftërat e popullit tonë kundër osmanëve në krye me Skënderbeun përpiqet t’i kanalizonte për ruajtjen e interesave të veta. Këtej, edhe dokumentet që dalin nga zyrat e Venedikut dhe nga zyrat e vendeve të tjera të ndikuara nga kjo Republikë, nuk e shohin Skënderbeun në cilësi të një sunduesi të mirëfilltë të Arbërisë, por vetëm si një sundues të thjeshtë apo ”Zot të Krujës”.
Historiografia jonë që në fillimet e veta iu përkushtua edhe çështjes së pozitës politike që zinte Gjergj Kastriot…