Posts

Showing posts from March, 2018

Gjenerali shqiptar Ramush Haradinaj nuk i frigohet Erdoganit

Image
Ndal kadal Erdogan !


Erdogan e kërcënon Ramush Haradinajn, i fton kosovarët të protestojnë kundër tij
Presidenti turk, Recep Tayip Erdogan, në një fjalim të sotëm, e ka kërcënuar kryeministrin e Kosovës, gjeneralin e luftës dhe Heroin e paqës zt. Ramush Haradinaj se do të japë përgjegjësi për menaxhimin e situatës me turqit e deportuar!



Jo Erdogan , Kosova nuk proteston kundër gjeneralit të vet !
Ai e ka kritikuar atë për shkarkimin e ministrit të Brendshëm dhe shefit të AKI-së, dhe i ka ftuar kosovarët të protestojnë kundër tij.

Tutje, Erdogan, në fjalimin e tij, e ka quajtur kryeministrin Haradinaj “kukull”, litarët e të cilit i lëvizin të tjerët.

“Karriera e kryeministrit të Kosovës do të merr fund”, parashikon Recep Tayip Erdogani.

“Si mund t’i ushqesh këta njerëz që kanë bërë një tentativë për grusht shteti ndaj Turqisë, vend i cili mirëpret Kosovën si një vëlla. Do të japësh llogari edhe ti për këtë. Vëllezërit e mi kosovarë nuk i japin kredibilitet një kryeministri si ti. Vëllezë…

Cili funksioner kosovar do ta marri përgjegjësin për 6 gulenistët e depeërtuar në Turqi ?

Image
“6 turqit e deportuar i pret burgimi i përjetshëm dhe tortura në Turqi”

Gjashtë shtetasit turq të cilët janë arrestuar dhe po besohet se janë depërtuar në Turqi i pret tortura dhe burgimi i përjetshëm. Kështu thotë drejtori i Rrjetit të Shkollave Gyleniste, Bujar Muzhaqi.
“Për këta persona nuk do të kemi asnjë lloj mëshirë ka thënë Erdogani. “Nuk do t’u japim asnjë pikë uji’, ka deklaruar ai. Këta persona që shkojnë atje do t’i nënshtrohet torturës”, tha Muzhaqi për Klan Kosovën.

Ai ka shtuar se ata “i pret burgim i përjetshëm”, theksoi ai.

“Ose do detyrohet të pranojnë gjëra në shërbim të Erdoganit, përndryshe do të dënohen me dënime maksimale”, shpjegoi ai.

Muzhaqi ka folur edhe për institucionet e Kosovës, ka deklaruar se s’kanë besim fare në policinë e Kosovës e as institucionet tjera
****


Askush nuk kishte informacion se a u larguan nga Kosova ditën kur u arrestuan.

Lajmi.net, ka shfaqur disa video ku shihen gylenistët duke bërë kontrolelt e fundit në aeuroportin e Prishtinës për…

Ministri më i mirë në Qeverinë e Kosovës ,Flamur(Arif) Sefaj dhe shefi i AKI-së “kurbanë” të Listës serbe

Image
Pas arrestimit të Marko Gjuriqit – drejtorit të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën pranë qeverisë së Serbisë, përfaqësuesit e komunave me shumicë serbe në Kosovë kërcënuan me largim nga qeveria e Republikës së Kosovës, ndërsa kërkuan shkarkimin e atyre që urdhëruan aksionin policor në veri.

Ata gjatë takimit të jashtëzakonshëm të mbajtur të mërkurën në veri të Mitrovicës, përmendën emrat e ministrit të MPB-së dhe drejtorit të Policisë së Kosovës që duhet shkarkuar menjëherë, duke mos përjashtuar edhe emra tjerë.


Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka hedhur poshtë raportimet e mediave se ka marr pjesë në ndonjë takim në veri, por u shpreh i sigurt se Lista Serbe nuk ka dhënë dorëheqje.

Ai theksoi po ashtu se Lista Serbe nuk ka kërkuar dorëheqjen e ministrit të Brendshëm.

Menjëherë, një ditë më pas (të enjten), në Kosovë ndodhën zhvillime të reja dhe dramatike, me ç’rast policia e Kosovës vuri nën pranga gjashtë shtetas turq, të cilët u deportuan në Turqi.

Pas kësaj ngjarje, u shka…

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri i painformuar për ekstradimin e gylenistëve!

Image
Ministri i Drejtësisë Abelard Tahiri, është shprehur i painformuar rreth mënyrës së arrestimit dhe ekstradimit të gjashtë gylenistët turk, duke adresuar përgjegjësi ndaj Agjencisë Turke të Inteligjencës, Policisë së Kosovës dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Tahiri, ka mohuar se ka qenë i njoftuar për ekstradimin e tyre ndonëse thotë ta ketë informuar ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj se ata kanë qëndruar në mënyrë të paligjshme në vendin tonë.


“Arrestimi i tyre nuk ndërlidhet absolutisht me punën time si ministër i Drejtësisë sepse unë nuk kam pasur kurrfarë shkrese këto ditë për ekstradim, por është çështje Agjencisë Turke të Inteligjencës, Policisë dhe e Ministrisë së Punëve të Brendshme, por nuk është diçka që lidhet me përgjegjësin time, nuk lidhet as me prokurori e as me gjykata por ashtu siç jam njoftuar nga ministri i Punëve të Brendshme ata kanë qenë duke qëndruar në territorin tonë paligjshëm dhe për këtë arsye janë depërtuar”, tha Tahiri për “Gazeta Blic”.

Presidenti Hashim Thaçi, i zhgënjyer nga institucionet për dëbimin e qytetarëve turq

Image
"Kosova do të mbrojë me çdo kusht vlerat e saj kushtetuese. Askush nuk guxon të persekutohet e deportohet vetëm pse ka një ideologji ndryshe", përfundoi ai

Presidenti Hashim Thaçi në një konferencë për media ka thënë se është i zhgënjyer nga se institucionet kanë dështuar të përmbushin të drejtat që i sigurohen çdo qytetari pa marrë parasysh nga është ai, transmeton albinfo.ch.

“Jam duke marrë informacione për këtë deportim, kam pranuar një raport të hollësishëm për ngjarjen. Sipas këtij raporti arsye e vetme është se ata kanë bërë veprime të paligjshme në Kosovë”, ka thënë ai.

Presidenti ka thënë se detajet duhet të shpjegohen deri në fund dhe përgjegjësit të marrin dënimin e merituar. “Deri sa hetimet nuk përfundojnë, duhet të kemi kujdes se si sillemi me organet që janë përgjegjëse për sigurinë kombëtare”, theksoi ai.

Thaçi e ka quajtur rast të izoluar dëbimin e qytetarëve turq. “Kosova do të mbrojë me çdo kusht vlerat e saj kushtetuese. Askush nuk guxon të persekutohe…

Albin Kurti thotë se dëbimi i 6 turqve u bë me dijen e Hashim Thaçit

Image
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka reaguar sërish lidhur me dëbimin e gjashtë shtetasve turq nga Kosova të cilit kishin leje qëndrimi.


“Kosova është Republikë Parlamentare, që ka president despotik e abuziv, dinak e persekutues, i cili ka marrë me qira një kryeministër i cili krejt çfarë ka dashur tashmë e ka. Demokraci e drejtësi do të thotë që këta gjashtë persona t’ia kthejnë ndjekjen autorit”, ka shkruar Kurti në facebook.

Lidhur me këtë temë Kryeministri Haradinaj ka ftuar për sot Këshillin e Sigurisë së Kosovës. Edhe presidenti Thaçi gjatë ditës ka paralajmëruar se do të mbajë një konferencë ku edhe pritet të flasë për këtë çështje.

Qendra Edukative “Gülistan” në Kosovë : Ndalimi dhe ekstradimi i zyrtarëve është bërë në kundërshtim me ligjet e Kosovës”

Image
Qendra Edukative “Gülistan” në Kosovë ka reaguar edhe sot për arrestimin dhe deportimin e gjashtë shtetasve turq njëherësh zyrtarë në këtë qendër.

Ata përmes një komunikate për media thanë se të ndaluarit posedojnë dokumente të qëndrimit të ligjshëm në Kosovë, dhe shtuan se ndalimi dhe ekstradimi i zyrtarëve është bërë në kundërshtim me ligjet e Kosovës.


“Mu për këtë presim nga organet dhe institucionet relevante të Republikës së Kosovës që të ndërmarrin masat e duhura në lidhje me këtë veprim të paligjshëm”, thuhet në komunikatën nga Gulistan.

Më poshtë mund ta lexoni komunikatën e plotë:

Sot me datën 29 Mars, kolegji “Mehmet Akif” u trondit me një ngjarje të pa precedencë që rezultoi me ndalimin e paligjshëm dhe më pas sipas raportimeve të mediave, në ekstradimin e paligjshëm në Turqi të zyrtarëve dhe udhëheqëve të saj në Kosovë. Ngjarja e tillë indinjoi stafin tonë, nxënësit dhe prindërit tanë.

Fillimisht dëshirojmë të theksojmë dhe informojmë opinionin e gjerë që të gjithë të nda…

Familjarët e turqve të arrestuar: Të deportuarit janë në burgun e Stambollit

Image
Familjarët e gjashtë shtetasve turq, që të enjten u arrestuan në Kosovë dhe deportuan në Turqi, kanë kontaktuar me ta dhe kanë mësuar se janë në burg në Stamboll, konkretisht në Qendrën e Ndalimit në Stamboll.
Lajmin e ka konfirmuar avokati i të arrestuarit Osman Karakaya, Leutrim Syla.


“Familjet e konfirmuan se kanë kontaktuar me të afërmit e tyre, dhe tani të arrestuarit ndodhen ne Qendrën e Ndalimit në Stamboll”, tha Syla për KosovaPress.

Që nga dita e arrestimit familjarët kanë pasur dyshime se të arrestuarit nuk janë deportuar por janë mbajtur fshehur në Aeroportin e Prishtinës.

Plot 36 orë pa informacion dhe pa dokument arresti – Flet avokati i njërit prej të arrestuarve

Image
Plot 36 orë pa informacion dhe pa dokument arresti – Flet avokati i njërit prej të arrestuarve (Video)
Urim Vokshi avokati mbrojtës i zëvendësdrejtorit të kolegjit “Mehmet Akif”, Yusuf Karabina në një intervistë për Telegrafin me gazetarin Muhamet Hajrullahu ka sqaruar rrethanat e arrestimit të klientit të tij dhe pesë personave të tjerë gjatë ditës së djeshme.

Vokshi ka treguar se deri më tani kur kanë kaluar 36 orë, nuk kanë asnjë informacion zyrtarë për vendndodhjen e klientit të tij dhe të tjerëve.


“Kanë kaluar afër 36 orë dhe ende nuk kemi asnjë dokument zyrtar që mund të vërtetohet arsyeja e arrestimit apo deportimit të klientit të tij dhe pesë personave të tjerë”, u shpreh Vokshi.

Ai shtoi se klienti i tij është arrestuar në mënyrë flagrante.

“Fatkeqësisht unë si avokat nuk kamë asnjë informatë zyrtare për vendndodhjen e tij. Është arrestuar në mënyrë flagrante pa u treguar arsyeja e arrestimit, dhe pastaj i njëjti ka humbur kontaktet me familjen dhe avokatin…Nuk kemi pasur as…

A keni fakte zoti president Thaçi,që këto ti dëshmoni në Prokurori të shtetit ?

Image
Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, në një konferencë për media, lidhur me deportimin e shtetasve turq, ka komentuar edhe akuzat e lideri të Vetëvendosjes, Albin Kurti dhe opinionistëve se presidenti ka qenë në dijeni për arrestimin dhe deportimin e gjashtë turqve.

Thaçi thotë se sa i përket asaj që ka lexuar nga një opinionistë nga Shqipëria, thotë se “akuzat e tyre janë zero dhe janë njerëz dhe zëra të atyre që kanë djegur Shqipërinë në vitin 1997, por këtë në Kosovë nuk do t’ia arrijnë”.


Sa i përket lideri të Vetëvendosjes, Thaçi tha se Kurtit iu ka bërë obsesion emri i tij, prandaj porositi gazetarët që ta pyesin atë [Kurtin] për ekipet e Vetëvendosjes që i çon ai në trajnimin në Stamboll.

“Është mirë t’ju tregoj juve se kush i çon ekipet e tij të rregullta mujore në trajnime në Stamboll. Kush janë atë njerëz që i trajnojnë dhe financojnë këta njerëz të VV-së. Kurti duhet të tregoj edhe kush janë njerëzit nga Irani, që ia financojnë partinë dhe atë personalisht. Për këtë mund t’ju…

Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në Agjencionin Floripress janë të rezervuara

Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal  të Agjencionit informativ "Floripress" janë të rezervuara

Kushtet për kopjimin e përmbajtjeve nga Agjencioni Floripress:

Kopjim falas të përmbajtjeve nga Agjencioni Floripress jashtë këtyre kushteve është e lejuar vetëm me pajtim të redaksisë së Agjencionit Floripress  gjegjësisht me Editorin  dhe kryeredaktorin e agjencisë "Floripress",zt.Flori Bruqi.

Lejohet kopjimi falas i lajmeve, raporteve dhe shkrimeve tjera nga Floripress , vetëm sipas kushteve në vijim:

- Lejohet të kopjohet më së shumti 50  % nga përmbajtja e tekstit,

- Në fund të tesktit të kopjuar, duhet të vendoset një fjali “tekstin e plotë mund ta lexoni këtu”, ndërsa me fjalën “këtu” të ndërlidhet linku i tekstit të plotë origjinal në floripress.blogspot.com

- Nëse teksti është shkruar nga një autor konkret nga Floripress , në tekstin e kopjuar, medoemos duhet të shkruhet dhe emri i autorit.

- Titulli i tekstit duhet të fillojë me fjalën “Floripress …

Sali Berisha, ka thënë se qytetarët po protestojnë kundër “plaçkës Rama”

Image
Shikoni se çfarë rreziku marrin përsipër disa drejtues mjetesh për të shmangur tarifën e vendosur së fundmi në “Rrugën e Kombit”. Eshtë thjesht çështje kohe deri sa të ndodhë ndonjë aksident rrugor katastrofal….! Siç shihet, një makinë futet kundravajtje në autostradë.


Ka nisur protesta tek rruga e kombit. Në disa momente ka pasur dhe konfrontime me policinë. Protestuesit kane bllokuar qarkullimin e automjeteve.

Protestuesit përplasen me policinë.

Protestuesit qëllojnë me gur në drejtim të policisë dhe traut.

Banorët e Qarkut të Kukësit do ta shprehin sot me protestë kundërshtimin për tarifën për të qarkulluar në Rrugën e Kombit, edhe pas deklaratës së Kryeministrit Edi Rama se ata do të lehtësohen, por nuk do të përjashtohen nga pagesa.

Qytetarë, përfaqësues të biznesit dhe këshilltarët e Bashkisë nga të gjitha partitë politike do të bëhen bashkë në vendin ku paguhet tarifa e rrugës.

Protesta pritet të nisë në orën 11:00. Organizatorët theksuan se protesta do të jetë paqësore dhe kë…

Kuksianët e hasianët i vënë flakën Rrugës së Kombit, kosovarët bllokohen në Morinë

Image
Protesta që po zhvillohet në këto momente tek Rruga e Kombit i ngjan një “lufte” për drejtësi.



Qindra shqiptarë i janë drejtuar aksit të rrugës së Kombit duke protestuar per ate cka ata e quajne te drejtat e tyre.


Fillimisht qytetarët kanë qëlluar me gurë policinë e Shtetit, e cila ka reaguar me shkopinj gome dhe gaz lotësjellës.


Pas disa orësh rezistencë policia është tërhequr dhe protestuesit kanë shkatërruar dhe i kanë vënë flakën kabinave nga ku do të vilej taksa.



Në protestë pritej të merrnin pjesë edhe shtetas nga Kosova, por nuk kanë mundur të bashkohen.


Burime nga dogana thonë se ata nuk kanë mundur të bashkohen me qytetarët kuksianë pasi nuk janë lejuar nga policia.



Ndalimi i tyre është bërë në doganën e Morinës, ndërsa raportohet edhe për përplasje me policinë edhe atje pasi qytetarët kosovarë janë shprehur se ata mund të kenë edhe problemet e tyre dhe duan të kalojnë në Shqipëri.


Hysen Kolonjari : Ushtria e Shqipërisë disa herë më e fortë se e Jugosllavisë

Image
Ushtaraku që për afro 37 vjet i ka shërbyer Ushtrisë Popullore, dhe Repartit të Xhenjios në Divizionin e Elbasanit, Hysen Kolonjari, ka rrëfyer për “TemA” disa prej ngjarjeve të viteve 1970-1984, vite në të cilat ai bashkë me 340 ushtarë dhe ish-komandantin Muntaz Ruçi dhe ish-komisarin e Brigadës Nexhmi Mezlenxhiu, nisën ndërtimin e tuneleve të Krastës, Labinotit, Xibrakës, Librazhdit, dhe deri në malet e Prrenjasit, apo deri ku shtrihej Divizioni tyre, duke rrezikuar shpesh jetë njerëzish.

Kurse sot, sipas tij, “ato janë kthyer në hale politike, nga të gjithë qeveritarët e ardhur pas 1992”.

Kapiten Hyseni, ku dhe kur ka nisur kariera juaj si ushtarak?

Unë kam dalë nga shkolla “Skënderbej” në vitin 1954, kam marrë pjesë në dy parada ushtarake, kam bërë roje tek KQPPSH dhe Ministria e Mbrojtjes Popullore për afro 1 vit, dhe kam patur rastin të takoj këta burra shteti, Enver Hoxhën me gradën Gjeneral-Kolonel, Mehmet Shehun Gjeneral-Major, Beqir Ballukun Gjeneral-Major, Sadik Bekteshin…

Kush operon me sigurinë kombëtare në Kosovë ?

Image
Gylen predikon një fe të hapur ndaj dialogut, pluralizmit politik dhe besimit te shkenca. Levizja e themeluar nga Gylen quhet ‘Hizmet’ ne turqisht, e njëjta fjale qe përdoret ende në shqip, hyzmet, pra shërbim.




Lëvizja ka tërhequr një numër të madh mbështetësish në Turqi, Azinë Qendrore dhe gradualisht në vende të tjera të botës. Një prani e madhe e lëvizjes Gylen përmes rrjetit të shkollave është e pranishme edhe në vendet e Ballkanit.



Në Turqi, lëvizja Gylen ka miliona ndjekës dhe mendohet se përveç një rrjeti të gjerë shkollash, nën ndikimin e lëvizjes janë gjithashtu edhe banka, shtëpi botuese, biznese, televizione e gazeta. Konfederata Turke e Biznesmenëve dhe Industrialisteve TUSKON, pranohet gjerësisht se është nën ndikimin e Gylen. Shume idhtarë të lëvizjes veprojnë në sistemin gjyqësor dhe në rradhët e aparatit të inteligjencës e atij policor në Turqi.



Megjithese Gylen e përkrahu fillimisht ardhjen e Erdogan në pushtet, marrëdheniet mes të dyve u tendosen së tepërmi kur në T…